17.08.2013 Views

E NDJEKIN N'LIGJERATE - Gazeta Express

E NDJEKIN N'LIGJERATE - Gazeta Express

E NDJEKIN N'LIGJERATE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 19 prill 2011

Rehatohen

me rroga

Kici (Prishtinë)

Turp për Bordin e RTK -se. Këta nuk i kanë merituar as rrogat që i kanë pasur

e lëre ma me ba rritje. Prej se kane ardhe nuk kanë ba asgjë tjetër vetëm kanë

mendu për rritjen e rrogave për veti. Punët janë llugë në RTK e këta as që mendojnë

për këto gjana, po e rahatojnë veten e për të tjerët punë e madhe. Të

gjithë anëtarët e bordit i kanë edhe nga 2 ,3 punë tjera e për këtë as që mendojnë

për RTK-n Për disa anëtarë të bordit kemi pasur respekt dhe kemi mendu

që jena ndryshe por.... më në fund e kuptuam që janë si të gjithë të tjerët.

Tirana (Dardani)

Mire e ka pas Sadri Ferati, pse a duhet me punu pa rrogë a?!

Prizi (Vendali)

Ju të kurbetit mos komentoni për rrogat e Kosovës, se nuk jeni hiq më të mirë. Të

gjithë e keni këqyrë interesin tuaj, e kur dëgjoni rritje rrogash xhelozoni pa masë.

Është mirë të ngrihen rrogat që në të ardhmen kur të fi llojë ekonomia me lulzu të kemi

një start të mirë. E sa për ju “shacat”, që sa herë vini për pushime në Kosovë u thoni

njerëzve se unë s’kisha punu kurrë për 200 a300 euro nuk ju takon të na shitni mend!

Bota (Prishtinë)

Nuk e kanë merituar rritjen e pagave, duke pasur parasysh që është televizioni

më i dobët në Kosovë. Sidomos, debatet politike nuk ia vlen as te shikohen.

Gazetarët e këtyre programeve janë shumë të dobët, janë të kapluar nga

servilizmi dhe joprofesionalizmi. Ndërsa, sa i përket programeve shkencore

dhe kulturore nuk diskutohet, nuk e kanë asnjë program të mirëfi lltë.

Luta (Danimarkë)

Bravo, ashtu duhet, vetëm rritni, e ju s’jeni në gjendje një RTK në internet me rregullu

pa pare, ashtu duhet pak i keni rrit a, rritni hala ju me paret e qytetarëve...

Driton (Austri)

Rehat, rehati-a, rehatohem-rehatohesh-rehatohet...rehatohemi-rehatoheni-rehatohen.....Sa

e bukur gjuha jonë!

Express online, 20 prill 2011

Vetëvendosje

pengon Thaçin

Majlinda (Prishtinë)

Unë jam studente e AAB-se dhe isha e pranishme aty. Aktivistet e Vetëvendosjes

kishin plotësisht të drejtë dhe u mbështeten nga studentët. Pyetjet

e tyre ishin shumë me vend dhe mënyra e paraqitjes ishte demokratike.

Truprojat e Thaçit i rrahën ata dhe na e morën fytyrën edhe neve.

Isa (Prishtinë)

Faj ka Thaçi që shkon me fol atje. E paska ul veten me këtë gjest shumë.

Flamur (Prishtinë)

Kjo qeveri me ato skija po do me ngreh popullin mbrapa.

Ngucakeqi (Fshati Serrnisht)

E paskan harxhu ngjyrën, a? Me këso gjestesh, në zgjedhjet

e ardhme as pragun nuk kanë me e kalue.

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

De-coca-colonizimi është neologjizëm,

i cili nënkupton mendimin dhe veprimin

politik, por edhe kulturor i cili kundërshton

dhe mundohet ta reduktojë e parandalojë,

përhapjen e të mirave dhe vlerave kulturore,

ekonomike e politike dhe të tjera të

botës perëndimore posaçërisht të ShBAsë,

tek të tjerët. De-coca-colonizimi konsideron

se ka invazion kulturor, ekonomik

dhe politik nga bota perendimore të cilat

rrezikojnë kulturat lokale, vetë vendosjet

politike dhe pavarë sitë e natyrave të tjera.

De-coca-colonizimi është edhe antiglobalizëm.

Këtë frymë kulturore dhe politike

e gjejmë në vende të ndryshme të botës,

posaçërisht tek ato që kanë politika antiamerikane.

Të shpeshtën fryma e de-coca-colonizimit

shkon paralel me konceptet

majtiste, por viteve të fundit ato i gjejmë

edhe tek konceptet islamiste. Kjo frymë jo

e re politike është prezente ku më shumë

e ku më pak edhe në Evropë, atë gjithsesi

mund ta gjejmë edhe në Ballkan.

Të kësaj natyre dhe me nuanca autoktone,

është ta zëmë de-coca-colonizimi

në Serbi. Dy deceniet e fundit kjo frymë

është e shprehur larg më shumë se sa që

mund ta gjenim zakonisht atë në mendimin

dhe kulturën politike serbe. Kjo është

e determinuar nga lufta e fundit ku Serbia

është bombarduar nga forcat e NATO-s.

Shumë serb mendojnë se Serbia pas përfundimit

të luftërave për shkak të këtyre

intervenimeve është defaktorizuar krahasuar

me gjendjen që dikur kishte në rajon,

por edhe në krahasim me potencialin e

përgjithshëm që ka aktualisht. E vërteta

është se pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe

ndryshimeve kualitative në Ballkan faktori

Serbi për herë të parë po vije në vendin e

saj të ri gjithsesi të merituar. Kjo mund të

ndryshoj në të mirë të Serbisë edhe pse jo

shumë, por gjithsesi për aq sa Serbisë në

Ballkan dhe më gjerë, i shkon për dore të

bëhet edhe gjenerator i paqes dhe stabilitetit

si dhe frymës së bashkëpunimit. Anti-

Coca-colonizimi serb është ende i fortë që

Serbia brenda një afati të shkurtë të mund

të bëhet e tillë.

Edhe në Greqi një frymë është e pranishme,

gjithsesi jo e theksuar sa dhe si në

Serbi, por krahasuar me vendet e tjera në

Ballkan atje një anti-coca-colonizimi një si

qasje, një koncept politik i natyrës se është i

shtrirë më shumë dhe më gjerë se gjetiu në

rajon. Në të parë kjo të duket e çuditshme

kur dihet se qytetërimi perëndimor shtyllat

kruciale i ka mu tek Greqia, apo thënë më

saktë te konceptet fi llestare politike e fi lozofi

ke të saj. Por duket se në Greqi si rrjedhojë

e të qenit të këtij kombi edhe pjesë aktive e

qytetërimit ortodoks janë krijuar lidhjet e

forta me idetë dhe konceptet majtiste. Sot

Greqia është një nga vendet e pakta evropiane

ku ka parti komuniste në parlament

me ndikim të theksuar dhe ku konceptet

majtiste kanë shpesh frymë anti-perëndimore.

Këtu qëndron edhe baza mbi të cilën

ngritet edhe ideja e de-coca-colonizimit që

e gjejmë të shfaqur sheshazi në protesta,

sikundër ishin ato kundër intervenimit të

NATO-s në Serbi apo ato antiglobaliste. Kjo

frymë herë t’i kujton ideologjitë e disa vendeve

latino-amerikane, herë idetë e lëvizjes

komuniste të Kurdistanit, herë konceptet

e Fidel Kastros e herë të Hugo Shavezit.

Mbase është kjo frymë ajo që po e pengon

Greqinë ta luaj një frymë më konstruktive

në integrimin e Ballkanit në BE. Sipas shumë

sondazheve Kosova dhe përgjithësisht

shqiptarët vazhdojnë të mbesin më proamerikanët

jo vetëm në Ballkan. Arsyet i

dim mirë, edhe pse vlen të ceket se prouesternizmi

shqiptarë është më i hershëm

se sa ardhja dhe intervenimi i amerikanëve

në Ballkan, apo thënë ndryshe, sesa rritja

liberal –demokratike e amerikanëve për

E enjte, 21 prill 2011

De-coca-colonizimi dhe Kosova

t’i arritur këndet e ndryshme të planetës.

Megjithëkëtë duke përcjellur me vëmendje

atë çfarë thuhet dhe si thuhet dhe duke

marrë parasysh kush dhe pse e thotë, mund

të konstatohet se ka indice që na japin të

drejtë të konstatojmë se në Kosovë ka një

frymë në rritje të de-mecdonalizmit. Atë e

gjejmë në dy varianta.

Në variantin e parë këtë frymë e gjejmë

tek ajo pjesë e qytetarëve të Kosovës të

shpeshtën të rinj, të cilët kanë përqafuar

idetë islamiste të përhapura në Kosovë,

sidomos pas luftës. Tek ata ndjenjat dhe

idetë e de-coca-colonizmit nuk shprehen

me vrazhdësitë e mohimit dhe veprimit

ekstrem, por ato shprehen më shumë me

kritika dhe vlerësime negative p.sh. ndaj

intervenimeve të botës perëndimore, posaçërisht

SHBA-së, në shtetet e ndryshme

me popullsi myslimane si në Irak, Afganistan,

Palestinë etj. Tek ata feja dhe kultura

islame, e interpretuar në mënyrën e tyre,

zë vend larg më primarë sesa kombi dhe

shteti. Për një pjesë të tyre është më brengosëse

se çfarë ndodhë me fatin e Irakut,

sesa veriut të Kosovës, fatit të Palestinës,

sesa integrimeve shqiptare në Ballkan apo

të. Çeçenisë sesa integrimit të Kosovës në

BE. Ndërkaq në planin e brendshëm në Kosovë

kjo frymë kritike p.sh. për fenomenet

negative socio-kulturore si prostitucioni,

alkoolizmi, korrupsioni etj, fajëson shpesh

konceptet liberal-demokratike, kulturën

perëndimore dhe si zgjidhje mundohen

të ofrojnë konceptin e ri politiko-islamistë.

Edhe pse e re kjo frymë, megjithëkëtë

nuk është e përhapur shumë, as edhe nuk

mund të gjendet e fortë nëpër institucione,

bile as edhe ato fetare.

Në variantin e dytë de-coca-colonizimi

shprehet me karakteristika autoktone të

Kosovë s, jo të njohura më parë. Kjo frymë

gjithsesi është e përhapur tek një pjesë e

të rinjve të cilët për pengesat dhe problemet

e jetësimit të plotë të pavarësisë së

Kosovës, fajësojnë involvimin e shteteve të

ndryshme perëndimore e jo rrallë edhe të

ShBA-ve në çështjet e Kosovës. Kjo frymë

nuk po mbetet vetëm në suazat e shprehjes

së mendimit ndryshe, por po merr edhe

karakteristika tjera. Prandaj atë e gjejmë

edhe në disa media bile edhe në parti

politike, sikundër është ta zëmë Lëvizja

Vetëvendosja. Këtë frymë e gjejmë më

të theksuar te kjo parti, tek e cila për herë

të parë majtizmi politik në Kosovë nuk

e ka ndikimin e drejtpërdrejtë nga Tirana,

sado që edhe ajo si jo pak majtizma të tjerë

në Ballkan, gërshetohet suksesshëm me

nacionalizmin. Ndërkaq tek disa media,

analistë e publicistë , kjo frymë është më

e sofi stikuar. Për dallim atje indicet e para

të kësaj fryme i gjejmë tek përpjekja për

të vënë dallime më të mëdha sesa ato ekzistuese

ndërmjet Evropës konkretisht BE-së

dhe SHBA-së. Jo rrallë këtë dallim e vejnë

jo për ta lavdëruar njërën në dëm të tjetrës,

por për ta paraqitur involvimin e amerikanëve

në Ballkan si pengesë për pranin

më të lirshëm e më pozitiv të Evropës në

këtë rajon. Nëse dekodohen me vëmendje

këto teza, ato vijnë shumë të sofi stikuara

dhe të njësuara në kuptimin e akuzave konkrete

si p.sh ndaj ambasadorëve përkatës

apo të zyrtarëve të ndryshëm amerikan

në Ballkan. Ironia është se këto cilësime

vijnë nga njerëz, klane dhe grupe të cilat

kohë më parë kanë përfi tuar shumë dhe

shpejtë mu nga ndihma konkrete e SHBAve.

Këta njerëz dhe këto grupe, mungesën

e ndihmës konkrete të cilën e kanë pasur

për kohë të gjatë nga SHBA-ja e konvertojnë

në zhgënjim dhe revoltë dhe pastaj

mbi ato ngrehin teori të ndryshme që sado

që janë të sofi stikuara mbesin thjeshtë antiamerikane.

Faton Abdullahu

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!