17.08.2013 Views

E NDJEKIN N'LIGJERATE - Gazeta Express

E NDJEKIN N'LIGJERATE - Gazeta Express

E NDJEKIN N'LIGJERATE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Një milion e tetëqind e njëzet e pesë mijë e gjashtëqind

e tridhjetë e dy. Ky është projeksioni i

CIA’s për numrin e popullatës së Kosovës që daton

“Korrik 2011”. Me vite të tëra, CIA në raportet

e veta të famshme për shtete individuale ka bërë

“hesap” se në Kosovë ka rreth 2.2 milionë banorë.

Një numër të tillë shpesh e kemi përmend edhe ne

kosovarët, jo rrallë duke kalkuluar se ndoshta jemi

edhe 2 milionë e gjysmë, sepse rrugët i kemi plot

tollovi. E vërteta me gjasë do të dalë krejtësisht

ndryshe – dhe shumë më e logjikshme. Regjistrimi

i popullatës përfundoi dhe fi nishi i saj po përcillet

me debate të hatashme (edhepse jo fort iluminuese),

kryesisht në faqe dhe portale gazetash. Nga

komentet kryesore të publikut, janë shtruar disa

dilema të cilat janë fare lehtë t’iu gjendet përgjigjja,

ndonëse disa adhuruesve të mëgalonumrave

të shqiptarëve në Ballkan, me gjasë zemra tashmë

ka fi lluar t’u thyhet se pse dolëm “kaq pak”.

1

Si është e mundur të dalim nën 2 milionë,

kur dihet që rritja natyrore që nga 1981 ka

shtuar çdo vjet mbi 30.000 banorë, kryesisht

shqiptarë?

Më 1981, sipas regjistrimit të parë dhe të fundit

të menaxhuar nga vetë kosovarët e ku morën pjesë

të gjitha grupet etnike, na doli të kemi popullatë

prej 1.584.558. Eksperti kosovar i statistikave Dr.

Hivzi Islami, diku më 1995 projekton që Kosova

të ketë diku rreth 1.6 milionë banorë, por tashmë

edhe një diasporë jo më të vogël se 600.000 banorë.

Nëse i marrim këto shifra si përafërsisht të

sakta atëherë pa largim të asnjë strate të popullatës

nga Kosova, ne do të duhej t’i kishim diku

rreth 2.1 milionë banorë. Këtu nuk duhet harruar

që modeomos që nga 1995 kemi pasur edhe dy

vala të mëdha emigracioni të shkaktuar nga lufta

– fi llimisht ikjen nga Kosova që është bërë si shkak

të pastrimit etnik nga Milosevici, si dhe vitet e pasluftës,

ndërsa vala dytë është ikja e minoritarëve,

kryesisht serbë, nga Kosova e pasluftës – kryesisht

nga frika për shkak të rolit që kanë pasur në sistemin

represiv milosevician. Serbia insiston që

nga Kosova kanë ikur 250.000 serbë, por numri

më real është që më pak se 100.000 minoritarë e

kanë lëshuar Kosovën. Në këtë kontekst, nuk duhet

harruar që edhe sot e kësaj dite kosovarët janë populli

me numrin më të madh total të azilkërkuesve

nga tërë bota, në shtetet e BE për vitin 2010, kështu

që dyndja kontinuale e kosovarëve drejt perëndimit

modeomos len pasoja në regjistrim

2

E enjte, 21 prill 2011 3

Jemi popull “nomad” që kemi

lëshuar rrënjë në mbarë botën.

Kjo do të duhej ta ridefi nonte

identitetin tonë.

Krejt Kosova: 1.825 milionë

Petrit Selimi

Nëse diaspora e madhe po na zvogëlon

numrin, pse nuk i kemi regjistruar edhe ata?

Kjo pyetje bëhet me hile, ngase kushdo që

është regjistruar (e deri më tani, të gjithë lexuesit e

këtyre rreshtave do të duhej të ishin të numëruar)

e di se në formularin shtesë shënohet të gjithë banorët

kosovarë që nuk janë rezidentë minimum 12

muajt e fundit në Kosovë. Kjo formulë ka lejuar që

për herë të parë të fi tojmë një imazh më të qartë se

sa banorë dhe familjarë tanë i kemi jashtë kufi jve.

Të organizohet një operacion mbarëplanetar të

regjistrimit të secilit shqiptar prej Zelandës e deri

në Norvegji është projekt i kotë dhe pamundësisht

i shtrenjtë. Regjistrimi nevojitet për arsye statistikore

të dimë se sa shpirtra marrin frymë në Kosovë

dhe çfarë të mira materiale posedojnë. Që ta kalkulojmë

papunësinë, t’i kalkulojmë parametrat si

rritjen ekonomike për kokë banori, përqindjet e

participimit të grupmoshave, shkollimit, shëndetit

publik, projektimin afatgjatë të papunësisë, rritjes

dhe nevojave të popullatës. Regjistrimi nuk është

mjet politik për të dëshmuar se jemi ma shumë se

tjerët apo se jemi më të vjetrit se tjerët apo se kemi

gjak ilir. Nga familja e autorit të këtyre rreshtave,

65% të tërë trungut familjar nga një gjyshe dhe një

gjysh, tashmë jetojnë jashtë vendit. Për të kalkuluar

nivelin e analfabetizmit, të ardhurave mesatare

apo papunësisë - kushërinjtë në diasporë, shumë

prej tyre tashmë edhe të lindur atje, nuk kanë se

si të hyjnë në numër të banorëve rezidentë kosovarë

se na prishin statistikat. Thjeshtë – nuk janë

rezidentë në këto treva tash e shume vite apo edhe

dekada. Shumica absolute prej tyre kurrë nuk do të

kthehen të jetojnë këtu, le të jetë edhe kjo e qartë

për ata që insistojnë në “statusin e përkohshëm”

të kosovarëve jashtë kufi jve. Ndërsa diskrepancë

e ashiqarshme që po shfaqet në mes të numrit të

votuesve dhe banorëve lehtë shpjegohet me faktin

që diaspora në anën tjetër tash e 10 vite është

pajisur edhe me dokumente kosovare dhe janë

regjistruar në regjistrin civil, gjë që “fryn” artifi cialisht

edhe numrin e listave të votuesve në procese

elektorale. Pas përfundimit të Regjistrimit 2011,

është me rëndësi të fi llon pastrimi i listave nga të

vdekurit, por edhe të kalkulohet numri i votuesve

rezidentë, jo për t’ia ndaluar dikujt nga jashtë të votojë

në Kosovë, por thjesht që të dimë nivelin real të

participimit të popullatës në procese demokratike.

3

Regjistrimi nuk është i plotë, sepse nuk

përfshin serbët?

Rreziku nga mospërfshirja serbe nuk ekzi-

ston. Fillimisht, shenjat janë që shumica absolute

e serbëve në zonat jashtë veriut të Kosovës janë

regjistruar, pak edhe nga frika e një thashetheme

konspirative krejtësisht të gabueshme se nëse nuk

regjistrohen – i humbin të drejtat pronësore. Veriu

i vendit mbetet problem, por një ekip i mirë i ekspertëve

statistikore s’do të kishte vështirë të bën

projeksion të popullatës atje në bazë të dhënave

sekondare si orëmatësit e instaluar të rrymës, edhe

pse ndoshta një lloj regjistrimi edhe do të bëhet

me ndihmën e UNOPS edhe EUROSTAT, pa bërë

shumë zhurmë politike. Në cilindo variant, numri i

banorëve në dy-tre komuna ekstrapolohet në bazën

e madhe të të dhënave për të fi tuar numër jo shumë

larg të vërtetës ekzakte.

4

» Autori është

anëtar i PDK-së dhe kolumnist i rregullt i Gazetës Express.

Si është e mundur që Prishtina t’i ketë vetëm

200.000 banorë?

Mu ky është numri që ka shokuar më së

shumti analistët prishtinalinj. Me vite të tëra kemi

bërë licitacion me numër të prishtinalive. Komuna

gjithmonë ka bërë hesap se i kemi rreth 350,000 dhe

për aq ka marrë pare nga qendra. Anekdotalisht

kemi bërë hesap që i kemi edhe 500 e jo rrallë edhe

600 mijë banorë në kryeqendër. Më 1981 Prishtina

kishte rreth 110 mijë banorë të ndarë në 21 mijë

familje. Një projeksion i vitit 1991 fl iste për qytet

prej 165.000 banorëve.

VAZHDON NË FAQE 25

Mirëserdhët

në botën HD!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!