17.08.2013 Views

FLISNI JUGOSLLAVE - Gazeta Express

FLISNI JUGOSLLAVE - Gazeta Express

FLISNI JUGOSLLAVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

28

Sport

redaktor: Valdet Hasani

e-mail: valdet.hasani@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Prishtina beson

Kampionia e Kosovës, Prishtina dhe klubi rus, Kuban,

këtë fundjavë do të përballen në Shkup, në kuadër të

rrethit të dytë të EHF Cup. Edhe pse takimi zhvillohet

në terren neutral, për kosovaret kjo ka pak rëndësi.

Të përkrahura nga tifozët Plisat dhe Shvercerat nga

Valon Konushevci

valon.konushevci@gazetaexpress.com

Prishtinë, 22 tetor— Skuadra

e Prishtinës të shtunën

në Shkup të Maqedonisë do

ta zhvillojë ndeshjen e parë të

rrethit të dytë të EHF Cup në

konkurrencën e femrave, ndaj

skuadrës ruse, Kuban.

Në fakt, kjo ndeshje duhej

të zhvillohej në Prishtinë, por

mosnjohja e Kosovës nga Rusia

e detyroi Federatën Evropiane

të Hendbollit (EHF) të

marrë vendim që ballafaqimi

mes kosovareve dhe ruseve të

zhvillohet në terren neutral,

përkatësisht në Shkup.

Mirëpo, EHF-ja ka vendosur

që edhe ndeshja e kthimit të

zhvillohet vetëm një ditë më

vonë, po në Shkup, e jo siç

ishte e paraparë për t’u zhvilluar

në Rusi.

Megjithatë, për kampionin

e Kosovës, kjo ka pak rëndësi,

pasi në kryeqytetin maqedonas,

Prishtina do ta ketë

përkrahjen e tifozëve të saj,

Plisave, të cilët do të udhëtojnë

drejt shtetit fqinj në mënyrë të

organizuar. Madje, ekipi kosovar

atje do ta ketë edhe mbështetjen

e njërit prej grupeve

më të mëdha të tifozëve në

Maqedoni, Shvercerave.

“Plisat na kanë njoftuar se

bashkë me Shvercerat do të

na përkrahin. I falënderojmë

shumë dhe besoj se nuk do

t’i zhgënjejmë. Do të jetë një

motiv shtesë për ne përkra-

hja e tifozëve tanë. Kjo do të

ndikojë që ne të ndihemi si në

Prishtinë, e jo në terren neutral”,

deklaroi për Express, trajneri

i Prishtinës, Agim Shkodra.

Ai theksoi se vashat e tij

janë përgatitur maksimalisht

për dy sfidat e radhës ndaj

Kubanit.

“Kemi punuar gjatë gjithë

kohës. Vashat e ekipit tim nuk

janë ndalur në asnjë çast dhe

me përkushtim dhe vullnet të

madh kanë stërvitur. Andaj,

ndihemi të përgatitur maksimalisht”,

tha Shkodra.

Andaj, ai beson se Prishtina

do t’ia dalë ta eliminojë nga

kjo garë Kubanin dhe të kualifikohet

në rrethin e tretë të

EHF Cup.

“Realisht, Rusia është superfuqi

edhe në sport. Mirëpo, ne

nuk dyshojmë në dy ndeshjet

e radhës ndaj Kubanit. Besojmë

se në të dyja ato ndeshje

do të triumfojmë, sepse jemi

përgatitur mirë”, përfundoi

Shkodra.

Takimi zhvillohet prej orës

17:00 në palestrën sportive

‘Kale’ në Shkup. Ndarjen e drejtësisë

do ta bëjnë dy gjyqtarë

maqedonas. Ndërsa, ndeshja

e dytë mes Kubanit dhe

Prishtinës zhvillohet të dielën,

po në të njëjtën palestër, prej

orës 13:00.

EHF-ja ka vendosur që në

palestër të valojë vetëm flamuri

i saj, por jo edhe flamujt

e Kosovës dhe Rusisë.

Massa mbetet në Ferrari

Felipe Massa ka mohuar spekulimet

se mund të largohet nga

Ferrari në fund të këtij sezoni në

Formula 1. Presidenti i Ferrarit,

Luca di Montezemolo ka

kërkuar nga ngasësi brazilian të

përmirësojë paraqitjet e tij për

t’i ndihmuar kolegut Fernando

Alonso në garë për titull. Por,

Massa insistoi se marrëdhëniet

e tij me Ferrarin janë “shumë të

mira” dhe mohoi dyshimet rreth

të ardhmes së tij. “Çdo vit është

njësoj. Nuk ndryshon asgjë.

Kurrë nuk ka qenë problem për

mua. Jam ende këtu dhe përga-

tis gjithçka për vitin tjetër”, tha

Massa. Spekulimet rreth largimit

të Massës nga Ferrari filluan në

korrik, pas garës për Shpërblimin

e Madh të Gjermanisë, ku ekipi

kërkoi prej tij që ta lejoi Alonson

ta tejkalojë në mënyrë që spanjolli

të fitojë garën.

E shtunë, 23 tetor 2010

SIVJET ME D

Pas një pushimi shumë të gjatë, më në fund do të nisë edicioni i ri në

basketboll. Njohësit e basketbollit kosovar parashikojnë se kampionati i

sivjetmë, për nga cilësia, do të jetë më i dobët sesa i kaluari. Ata mendojnë

se kampioni Sigal Prishtina edhe në këtë sezon do të jetë favorit për titull.

Valon Konushevci

valon.konushevci@gazetaexpress.com

Prishtinë, 22 tetor—

Më në fund, të shtunën po

fillon edicioni i ri basketbollistik

në Kosovë, pas një

pushimi shumë të gjatë.

Megjithatë, pauza rreth

gjashtëmujore nuk është shfrytëzuar

si duhet nga klubet e Superligës,

në mënyrë që ato të riorganizohen

brenda vetes për të shpresuar

më pas se edicioni i ri do të mund

të jetë më cilësor sesa ai i kaluari.

Kështu thonë edhe njohësit e

basketbollit kosovar. Sipas tyre,

edicioni i ri nuk pritet të jetë më

kualitativ sesa ai i kaluari. Madje,

ata parashikojnë se cilësia e basketbollit

kosovar në kampionatin e ri

do të jetë dukshëm më e ulët sesa

në atë të mëparshmin.

“Klubet nuk janë mirë të organizuara.

Ato po përjetojnë krizë financiare.

Si pasoj e krizës, skuadrat

nuk mund të përforcohen me lojtarë

të huaj. Në mungesë të mjeteve

financiare, skuadrat nuk mund të

punojnë as me lojtarët vendorë dhe

gjeneratat e reja. Andaj, cilësia sivjet

mendoj se do të jetë e dobët”, tha

trajneri prizrenas, Naser Oskaçek

për Express.

“Madje, jam i bindur se ky do të

jetë kampionati më i dobët në Kosovën

e pasluftës. As Federata nuk është

e organizuar. U bë një shtyrje e

madhe deri te fillimi i kampionatit.

Po ashtu, Federata nuk ka gjetur donatorë

për liga dhe disa klube nuk e

di si do t’ia dalin t’i paguajnë referët,

etj. Do të jetë vështirë”, theksoi Oskaçek,

i cili edhe këtë sezon favorit

për titull e sheh kampionin aktual,

Sigal Prishtina.

Edhe trajneri tjetër i njohur kosovar,

Jeton Nixha mendon se kampionati

i sivjetmë do të jetë më i

dobët për nga cilësia, në dallim

prej atij të vitit të kaluar, ku dominoi

Sigal Prishtina.

“Sigal Prishtina, Trepça, Bashkimi

dhe deri diku Peja, edicionin

e kaluar e patën nisur si ekipe më

të organizuara. Kurse sivjet, vetëm

Sigal Prishtina dhe Peja duket se

po e nisin edicionin e ri si skuadra

më të organizuara, në dallim

prej klubeve të tjera”, deklaroi për

Express, trajneri i njohur kosovar,

aktualisht i lirë, Jeton Nixha.

“Prandaj, cilësia e edicionit të

sivjetmë mund të jetë i përafërt

me atë të edicionit të kaluar, apo

ndoshta për një nuancë edhe më

e dobët. Mirëpo, cilësia mund të

përmirësohet më vonë, e posaçërisht

atëherë ka fundi i kampio-

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!