17.08.2013 Views

DITET E KEQIA TE EULEX'it - Gazeta Express

DITET E KEQIA TE EULEX'it - Gazeta Express

DITET E KEQIA TE EULEX'it - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E shtunë, 30 korrik 2011

Cooper në Prishtinë e Beograd

Pas zhvillimeve në veri të Kosovës

dhe reagimit të komunitetit

ndërkombëtar, lehtësuesi i

Bashkimit Europian në dialogun

Prishtinë-Beograd, Robert Cooper,

do të vizitojë Serbinë dhe

Kosovën në fillim të javës së

Shpend Limoni

shpend.limoni@gazetaexpress.com

Prishtinë, 29 korrik —

Emri i Fernando Gentilinit ka sjellë

edhe një befasi. Përveç qëndrimit

të tij që pas ndërhyrjes së njësive

speciale të Policisë së Kosovës në

pjesën veriore të vendit situata atje

të kthehet në gjendjen e para 25

korrikut, emri i Gentilinit të enjten

është ndërlidhur për disa minuta

edhe me një rol të ri të tij në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media të

publikuar në ueb faqen e Kryediplomates

europiane Catherine Ashton,

përfaqësuesit të përkohshëm

të BE’së, të cilit të enjten i është

zgjatur mandati edhe për dy muaj

në Kosovë, i është caktuar edhe

detyra “për luajtjen e rolit kryesor

në forcimin e stabilitetit në rajon

dhe në implementimin e marrëveshjes

për defi nimin e statusit të ardhshëm

të Kosovës”.

Sipas këtij njoftimi, vendimi për

të vazhduar mandatin e Gentilinit

dhe për rolin e ri është marrë nga

Këshilli i BE’së.

“Këshilli ka marrë vendim sot

për të vazhduar mandatin e Fernando

Gentilinit, Përfaqësues

Special i BE’së në Kosovë, deri më

30 shtator 2011, kur edhe i skadon

mandati. Z.Gentilini ishte emëruar

Përfaqësues Special i Bashkimit

Europian në Kosovë nga 1

maji 2011 deri më 31 korrik që të

luajë një rol kryesor në forcimin

e stabilitetit në rajon dhe në implementimin

e marrëveshjes për

defi nimin e statusit të ardhshëm të

Kosovës”, thuhet në një njoftim të

publikuar në faqen zyrtare elektronike

të Përfaqësueses së Lartë për

Politikë të Jashtme të BE’së. Sipas

këtij njoftimi, vendimi hyn në fuqi

menjëherë.

Por, roli i ri i Gentilinit në “procesin

e statusit” nuk ka zgjatur

shumë.

Një komunikatë tjetër e publikuar

e ka korrigjuar rolin e Gentilinit,

duke e kthyer atë në mandatin e

vjetër.

“Këshilli ka marrë vendim sot

për të vazhduar mandatin e Fernando

Gentilinit, Përfaqësues

Special i BE’së në Kosovë, deri më

30 shtator 2011, kur edhe i skadon

mandati. Z. Gentilini ishte

emëruar Përfaqësues Special i Bashkimit

Europian në Kosovë nga 1

maji 2011 deri më 31 korrik që të

përgatis një prani afatgjatë dhe të

fuqishme të BE’së në Kosovë, në

pajtim me Traktatin e Lisbonës

dhe perspektivën europiane të tërë

rajonit”, thuhet në vendim.

Bashkimi Europian ka qëndrim

neutral karshi statusit të Kosovës

për shkak se pesë vende anëtare

nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Por, zyrtarë të BE’së nuk kanë

ardhshme. Përfaqësuesja e lartë

e Bashkimit Evropian, Catherine

Ashton, ka njoftuar për vizitën e

tij pas mbledhjes së Komisionit

të BE-së për politikë dhe siguri,

ku është diskutuar situata në

Kosovë.

bërë deklarata eksplicite, me të

cilat bëhet thirrje që të diskutohet

çështja e statusit.

Përfaqësuesi i BE’së ditëve të

fundit ka rënë në sy sidomos me

deklaratat e tij që gjendja në veri

të kthehet në kohën e para 25

korrikut.

“Aksioni nuk është bërë në

konsultim me bashkësinë ndërkombëtare

dhe BE’ja nuk e ka miratuar atë”,

ka thënë përfaqësuesi i BE’së për

Kosovën, Fernando Gentilini. Përfaqësues

të Bashkimit Europian po

ashtu kishin thënë se aksioni

i autoriteteve kosovare për të

vënë nën kontroll pikat kufi tare 1

dhe 31 në veri të vendit nuk ishte

i dobishëm.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e

kabinetit të kryediplomates europiane,

Catherine Ashton, kishte

thënë se BE’ja kërkon që situata të

qetësohet dhe të kthehet në gjendjen

e mëparshme.

“Është thelbësore që situata të

qetësohet tani dhe të kthehemi

ku kemi qenë. Misioni ynë për

sundimin e ligjit, EULEX, është i

gatshëm që t’i ndihmojë autoritetet

e Kosovës në këtë drejtim”,

kishte thënë Kocijancic.

“Dialogu është mënyra e vetme

që të zgjidhet çështja e vulave të

doganave dhe të rivendoset tregtia

e lirë në të dy drejtimet. “Duhet

të kthehemi në situatën që kemi

qenë, në mënyrë që situata të

qetësohet dhe të rifi llojmë punën

tonë në kuadër të dialogut”, kishte

thënë Kociajncic, duke u përgjigjur

në pyetje nëse kthimi në situatën e

mëhershme nënkupton tërheqjen

e njësive të policisë nga pikat kufi

tare 1 dhe 31. Ajo gjithashtu ka

thënë se Bashkimi Europian ka potencuar

se as vendimi për embargon

nuk ka qenë i dobishëm dhe

se duhet dhënë mundësi dialogut.

“E shpjegova se ky (aksion) nuk

është ndërmarrë në konsultime

me ne. EULEX’i nuk ka marrë pjesë

në të. Ne edhe për vendimin për

embargon kemi thënë se nuk ishte

i dobishëm dhe se duhej dhënë

shansi dialogut, aq më tepër se ishim

afër një marrëveshjeje

për vulat doganore”, ka thënë

Kocijancic.

Sipas njoftimeve, Baronesha

Ashton pas këtyre ngjarjeve u ka

telefonuar Kryeministrit Hashim

Thaçi dhe Presidentit të Serbisë

Boris Tadicit, duke kërkuar nga ta

që të ndërmarrin aksione të menjëhershme

për të ulur tensionet

në veri. Në një deklaratë për media

thuhet se Ashton ka biseduar

me liderët e të dyja vendeve “për

të shprehur

shqetësimet e BE-së në lidhje

me përshkallëzimin e tensioneve

në veri të Kosovës”.

Ashton tha se kthimi i dialogut

mbetet e vetmja mënyrë që Beogradi

dhe Prishtina t’i zgjidhin

çështjet e hapura.

«Bashkimi Evropian pret të

ndodhë një përparim i shpejtë

dhe i domosdoshëm», ka thënë

Ashton. Ajo ka kërkuar nga të

dyja palët që «t’u shmangen

përkeqësimeve të mëtejme të

situatës dhe të angazhohen në

mënyrë konstruktive për gjetjen

e një zgjidhjeje paqësore përmes

negociatave.

POLITIKË

Trillime të Serbisë

Presidenti serb, Boris Tadic, fajëson kontrabandistët serbë dhe

shqiptarë për djegie të pikës kufi tare në Jarinje. Por, këshilltari i

Kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku, thotë se kjo është përpjekje

e mjerë e Beogradit për të shfajësuar vetën. Ai insiston se sulmi

është organizuar dhe orkestruar nga autoritetet e Serbisë.

Prishtinë, 29 korrik —

Mediet serbe kanë raportuar se

autoritetet e policisë së Serbisë

kanë identifikuar një person

serb me dosje kriminale, i cili

është i njohur për policinë e

Serbisë dhe i cili konsiderohet

të jetë përgjegjës për vënien e

zjarrit në pikën kufi tare në Jarinje.

Ndërkaq, presidenti serb, Boris

Tadic, në një intervistë për

B92, ka thënë se ekstremistët

dhe kontrabandistët serbë dhe

shqiptarë janë përgjegjës për

sulmin në kufi .

Mirëpo, zyrtarë të Qeverisë

së Kosovës insistojnë se pika

kufi tare në Jarinje është djegur

nga struktura paralele serbe, që

udhëhiqen direkt nga Beogradi

zyrtar.

Këshilltari i Kryeministrit të

Kosovës, Bekim Çollaku ka deklaruar

të premten për Express

se autoritetet e Serbisë po bëjnë

përpjekje të shfajësojnë vetën.

“Tendenca e autoriteteve të

Serbisë për të fajësuar një individ

të vetëm serb apo grup individësh

për sulmet e tmerrshme

kundër Policisë së Kosovës dhe

pikës kufitare 1 dhe 31, është

një përpjekje e mjerë për të

shfajësuar vetveten nga veprimet

e dhunshme kriminale,

të cilat i ka orkestruar vetë”, ka

thënë Çollaku.

“Është për të ardhur keq që

kreu më i lartë shtetëror i Ser-

bisë, presidenti Tadic tenton

të plasojë një trillim të tillë të

pavërtetë për të shfajësuar vetën

dhe politikën e dhunës që Serbia

vazhdon ta aplikoj në raport me

Kosovën”, ka shtuar ai.

Këshilltari i Kryeministrit

Thaçi thotë se organet e sigurisë

në Kosovë, vendore dhe

ndërkombëtare, kanë të dhëna

të sakta për të gjitha aktivitetet

kriminale që janë bërë në Kosovë

nga ana e pjesëtarëve të strukturave

paralele të Serbisë, të cilat

udhëhiqen drejtpërsëdrejti nga

autoritetet zyrtare në Beograd.

“Nëse presidenti Serb Tadic

konsideron se Borko Stefanovic

dhe Goran Bogdanovic janë

elemente të krimit të organizuar,

atëherë është mirë të pranojë

publikisht këtë gjë sepse ne e

dimë mirë kush i ka udhëhequr,

kush u ka dhënë instruksione

grupeve kriminale që vranë një

polic të Kosovës, plagosën disa të

tjerë, dogjën pikën kufi tare 1 dhe

kanë bllokuar lirinë e lëvizjes në

veri”, ka thënë Çollaku.

Në intervistën për B92, presidenti

serb Tadic ka fajësuar

edhe ambasadorin amerikan në

Prishtinë, Christopher Dell dhe

shefi n e ICO’së, Pieter Feith, për

zhvillimet e fundit në veri.

“Është për t’u befasuar që në

Kosovë politikën e zbaton ambasadori

i atjeshëm i SHBA’ve, i cili

jo vetëm një herë është shquar

me deklaratat e tij radikale, si

5

dhe përfaqësuesi i lartë i grupit

civil, Feith. Ky është një fakt të

cilin duhet ta marrim parasysh,

por që nuk do të thotë se krejt

administrata amerikane qëndron

prapa një aksioni të tillë,

gjë që mund të shihet edhe nga

deklarata e ambasadores Mary

Warlick dhe përfaqësuesve amerikanë

pas fi llimit të kësaj krize,

si dhe deklaratat e përfaqësuesve

të BE’së”, ka thënë Tadic.

Duke folur për sulmin në Jarinje,

Presidenti serb ka thënë se

“është mirë e ditur që struktura

kriminale në Kosovë kanë lidhje

të fuqishme me Prishtinën”.

Të gjitha pohimet e zyrtarëve

serbë lidhur me autorët

e dhunës në veri, Çollaku i cilëson

si propagandë.

“Nuk jam i befasuar nga këto

deklarata të mjera të autoriteteve

të Serbisë, të cilat kundërmojnë

në një të pavërtetë të madhe. Kjo

propagandë është vazhdimësi

e propagandës së shekullit të

kaluar. Për fat të mirë, askush

në botë nuk u beson trillimeve

të tilla. Madje, edhe Këshilli i

Sigurimit i OKB’së refuzoi kërkesën

e Serbisë për seancë të

jashtëzakonshme për situatën

në Kosovë”, ka thënë Çollaku.

Ai shtoi se zotimi i Qeverisë

së Kosovës është shumë i qartë.

“Ata që po bëjnë krime dhe

po shkaktojnë dhunë, do të ballafaqohen

me ligjin, pashmangshëm”,

ka thënë ai.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!