17.08.2013 Views

KRYE N'VETI - Gazeta Express

KRYE N'VETI - Gazeta Express

KRYE N'VETI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E mërkurë 20, mars 2013

arté

Redaktor: Faton Raçi

e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Zyrtarisht në Arkivin e Londrës

Më 13 mars, kryeshefi i ekzekutiv i Agjencisë

Shtetërore të Arkivave të Kosovës,

Ramë Manaj, dhe zyrtarët e lartë, Jusuf

Osmani dhe Hamit Shala, ishin mysafi

rë të Arkivit Kombëtar të Britanisë së

Madhe, në Londër. Delegacioni kosovar

u prit nga drejtori i operacioneve dhe

shërbimeve i arkivit britanik, Jeff James,

dhe nga drejtori i fi nancave dhe performancës,

Clem Brodier. Sipas një njoftimi

të lëshuar nga pala kosovare, gjatë vizitës

u bisedua rreth formave të bashkëpunimit

ndërarkivor ndërmjet këtyre dy institucioneve

shtetërore, siç janë: hulumtimi

i dokumenteve arkivore për të kaluarën

historike të Kosovës, shkëmbimi i përvo-

19

jave profesionale, këmbimi i botimeve

dhe literaturës profesionale, etj. Vlen të

përmendet se Arkivi Kombëtar i Londrës

është ndër arkivat më të avancuara në

botë. Ai posedon një sasi të madhe të

dokumentacionit arkivorë, përfshirë këtu

atë për trevat e Ballkanit, përkatësisht

për Kosovën dhe viset tjera shqiptare.

Arbëria bredhëritëse e Jeton Kelmendit

“…Zeus rrufehedhësi lindi stërgjyshin e rodit tonë, Dardanin: Ai pra themeloi gjithë Dardaninë …”, “Iliada”, Homeri, Kënga XX.

Vendi i quajtur Shqipëri në

shumëçka ma kujton Ukrainën

– me përkushtimin për t’u

përfshirë në Europën e bashkuar,

me “zvarritjen” e dështuar

gjeopolitike ndërmjet Rusisë

dhe BE’së. Historia u soll ashtu

që shqiptarët gjithnjë ishin të

detyruar ose t’i shërbenin dikujt,

ose të luftonin për pavarësi. Ky

popull heroik – njësoj si ukrainasit

– është i lidhur për vdekje

me tokën amtare - me çdo gropë

e çdo kodër.

Një shembull shumë i thjeshtë

është poeti Jeton Kelmendi.

Vetë mbiemri i tij rrjedh nga

emërtimi i kreshtave malore

në kufi rin mes Shqipërisë dhe

Maqedonisë. Provoni të gjeni

ndonjë mbiemër të tillë si

«Karpati» apo «Urali»! Ndërkaq,

në Shqipëri mbiemri Kelmendi

të kujton një fis luftëtar, që

diku i shërbeu udhëheqësve të

ndryshëm, dhe që shquhet me

moral krejt të pavarur. Jetoni nuk

është përjashtim. Ai është një

veteran i UÇK’së (1998-1999),

ndërsa Kosova duhet thënë se

shtrihet rrëzë Maleve të Kelmendit;

dhe është zemra e viseve të

Dardanisë. Duhet theksuar se,

themeluesi mitik i Trojës, Dardani,

përmes arratiakut mitik prej

Ilionit në fl akë dhe themeluesit

të Romës, Eneut, i bie të jetë

katragjysh i të gjithë romakëve

të vjetër. Kështu pra Adriatikun

e ndanin bashkërisht dy popuj

burrërorë – dardano-shqiptarët

dhe latino-italianët…

Po çfarë vendi është ky

(Shqipëria)? Shqipëria postkomuniste,

që ende kullon gjak

nga plagët e kujtesës për viktimat

e regjimit (komunist)? Iliria

me historinë e saj mijëvjeçare

të luftës heroike me pushtues?

Arbëria legjendare, tashmë e ri-

lindur në Kosovën krenare? Apo

Dardania mitike, që u bë një nga

trashëgimtaret e Trojës?

Për Jeton Kelmendin është

një njëjti vend, i njëjti skaj (po,

«skaj» – një fjalë e saktë, sepse

skaji ndodhet - si të thuash -

mënjanë, i largët, nuk njeh kufi j

dhe gjallon në tymnajën e mjegullt

të ëndërrimeve dhe kujtimeve);

një skaj ëndërrimesh të

trishta e të hareshme, zemërake

e ngadhënjyese. Shqipëria është

një nga temat fondamentale të

krijimtarisë së tij. E adhuruar në

shumë tekste të Jetonit, ajo identifi

kohet me visin amtar; është e

pamundur ta ndash.

Ne me Jetonin jemi të një

moshe, d.m.th., njerëz të rinj.

Megjithatë, ngjarjet e jetës së

tij që tani mjaftojnë për disa

njerëz njëherësh. Gjykojeni vetë:

lufta në Kosovë, emigracioni në

Belgjikë, rikualifi kimi në gaze-

tari e politikologji, veprimtaria

aktive shoqërore. As suksesi i

parë poetik i Kelmendit nuk

lidhej fare me gjendjen ndikuese

të emigrantit. Në vitin 1999,

kur Jetoni ende ishte ushtar i

UÇK’së, u botua libri i tij i parë

poetik, «Shekulli i premtimeve».

Është ky një bilanc origjinal lirik

i historisë së viseve të vendlindjes

gjatë shekullit XX, që

pati sukses të bujshëm. Gjatë

pak viteve, poezia e Kelmendit

u përkthye në 22 gjuhë (ndër to

edhe në ukrainisht; pak kohë

më parë në «Tverdini » doli një

përkthim i mrekullueshëm i

Ana Bagrjanova’s – «Na vjerhiv’i

çasu»). Një udhë e mahnitshme

– nga poeti fi llestar deri tek “zëri

i Kosovës” (kështu herë-herë e

quajnë Kelmendin).

Nuk është habitëse që përfaqësuesi

i fisit luftëtar të

Kelmendit u bë shkrimtar. Sepse

përmendja e mësipërme e

emrit të vargmaleve rrjedh nga

emri i Shën Klementit të Ohrit

– peshkopit të parë bullgar dhe

mbrojtësit të Kishës së Maqedonisë,

por edhe shkrimtar e

përkthyes. Ai shkroi liturgji dhe

përktheu këndime religjioze në

‘starosllavjanskij’, shkroi edhe

jetëshkrimet e Shën Kirilit e

Metodit (mes tjerash, Kelemnti

ishte edhe nxënës i tyre). Ishte

edhe njëri nga përpunuesit e

alfabetit cirilik. Pra, tradita poetike

e Arbërisë e ka zanafi llën

që nga mesjeta e hershme.

Fakti që Jeton Kelmendi

është emigrant nuk është habi.

Jo fort moti Ukrainën e vizitoi

shkrimtarja zvicerane me

origjinë shqiptare, Besa Myftiu.

«Për fat të keq”, rrëfeu ajo

në një intervistë, “intelektualët

nuk i vlerësojnë në Shqipëri.

Krahasuar me nivelin europian

atje janë ende larg. Atdheu

im ka mbetur prapa Europës

së bashkuar të paktën nja 50

vjet. Njësoj si Ukraina. Ndoshta

pikërisht për këtë, këtu e ndjej

veten si në shtëpi …».

Edhe shkrimtari më i njohur

shqiptar - fi tues i Booker Prize

për vitin 2005 - Ismail Kadare, që

nga viit 1990 jeton në Francë.

Gazeta britanike ‘The Independent’

e ka quajtur «Kafka i

gjeneratës sonë». Megjithatë,

nuk është se në Shqipëri shkon

gjithçka keq. Po ai Kadare kthehet

shpesh në atdhe, p[rderisa

romanet e tij, që ishin të ndalauara

deri në vitin 1990, tashmë

janë botuar në gjuhën shqipe.

Kudo që jeton një ukrainas, ai

do të shkruajë për Ukrainën. Le

të përmendim, për shembull,

Olga Mak, Ivan Bagrjan’in dhe

Vasil Bark’un. Kudo që të jetojë

një shqiptar, ai do të shkruajë

për Shqipërinë. Ose, të paktën,

për njërin nga cepat e “tokës

shqipfolëse”, siç u pëlqen të

shprehen gazetarëve perëndimorë.

«E habitshme, Shqipëria është

atdheu im, ndërsa vendi ku unë

jetoj tani, Zvicra, më duket ende

një vend i largët ekzotik. Ndoshta,

pikërisht ngaqë në mendje

unë gjithmonë kthehem andej,

sajoj histori të ndryshme,

pikërisht në tokën shqiptare...»

, iu tha Besa Myftiu gazetarëve.

E njëjta gjë ndodh edhe me

Jetonin. Në poezitë e tij shënohen

vendet dhe datat; në Paris

e Bruksel ai shkruan për

Shqipërinë, Ilirinë dhe Kosovën,

për Nënë Terezën. Kjo e fundit

është për Jetonin një simbol i

rëndësishëm i viseve të vendlindjes.

Agnes Gonxhe Bojaxhiu –

emri i vërtetë i Nënë Terezës –

u lind në një familje shqiptare

të kryeqytetit të Maqedonisë,

Shkup. Ndryshe nga Tereza tjetër

– shenjtorja e njohur franceze -

ajo ishte paradoksale, sikurse

çdo shqiptar. Thëniet e saj të

habisin menjëherë.

«Aborti është shkaku themelor

i rrënimit të botës, sepse në

qoftë se nëna mund ta mbysë

fëmijën e saj, atëherë çfarë më

ndalon mua t’ju vras, apo ju të

më vrisni mua?», thoshte ajo.

Pranojeni, nuk është ky një pohim

njëkuptimësh për botën

bashkëkohore. Ja edhe diçka

tjetër, që sipas meje, është një

fjali tipike shqiptare: ‘Jezusi ka

thënë – duani të afërmin tuaj.

Ai nuk ka thënë: ‘Dojeni gjithë

botën’…

Në vitin 2010 bota përkujtoi

njëqindvjetorin e lindjes së

Nënë Terezës, ndërkaq në vitin

2012 u festua një datë tjetër –

njëqindvjetori i Pavarësisë së

Shqipërisë. Në jubileun e parë

Jeton Kelmendi botoi vëllimin

poetik «Gjithmonë fi llimi heshtur

», ndërsa në të dytin u botua

përkthimi i poezisë së tij në

ukrainisht. Një poezi që Athanas

Vancev de Trasi – përkthyes i veprës

së Kelmendit në frëngjisht

- e quajti “Një kopsht i fshehtë,

plot me lule të rralla »…

Ivan Rjabçij (nga rusishtja:

Agron Tufa)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!