17.08.2013 Views

KRYE N'VETI - Gazeta Express

KRYE N'VETI - Gazeta Express

KRYE N'VETI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E mërkurë 20, mars 2013

Rikthehet jazzi turk

Nga data 2 prill deri më 6 prill në

Prishtinë mbahet java e dytë e

jazzit turk, që organizohet nga

Ambasada e Turqisë në Kosovë.

Java Turke e Jazzit do të fi llojë më 2

prill, me interpretimin e Kerem Jazz

Görsev Chamber Jazz, që mbahet

në Teatrin Kombëtar të Kosovës

tij, fjala ‘kriminale’ është menduar

të jetë ‘komerciale’. Arsyetim

tjetër i tij ishte se teksti është

dashur të hartohet brenda një

afati të shkurtër kohor dhe kësisoj

janë lëshuar gabime, edhepse

në faqen e parë fi gurojnë emrat e

katër recensentëve të librit.

“Teksti është botuar në vitin

2004. Në atë vit për të gjitha tekstet

që janë hartuar për herë të

parë me planprograme të reja të

Kosovës, afati i hartimit të teksteve

ka qenë shumë i shkurtër.

Për tre muaj është bërë hartimi

i tekstit, ndërsa vlerësimi është

bërë për katër muaj”, ishte një

prej arsyetimeve të Shatrit.

Për sociologun e kulturës, Artan

Muhaxhiri, ky vlerësim ndaj

rockut tregon nivelin kulturor të

shoqërisë sonë.

“Rocku është vlerë kulturore,

prandaj mënyra e pozicionimit

ndaj tij është tregues i nivelit kulturor

të një shoqërie të caktuar.

Shoqëritë e zhvilluara e çmojnë

rockun për shkak të ndikimit të

tij pozitiv që ai historikisht e ka

pasur në sfi dimin dhe ndryshimin

e konvencave rigjide sociale,

kulturore dhe ideologjike. Në

fakt, rocku që prej fi llimit të tij ka

qenë i atakuar nga establishmentet

politike dhe konservatore, sepse

është konsideruar si element

subversiv popkulturor që nuk i

nënshtrohet diktateve tradicionale.

Mirëpo, me kalimin e kohës

është parë se rocku, si fuqi e tillë,

ka efekt universal opozitar ndaj

sistemeve, prandaj edhe është

pranuar botërisht si vlerë kulturore”,

thekson Muhaxhiri.

Sipas tij, mosrespekti institucional

ndaj rockut në Kosovë nuk

është befasues, sepse kjo gjendje

është në përputhje me sistemin

dominant të vlerave. Muhaxhiri

thotë se në një shoqëri që ka probleme

fundamentale me funksionimin

e ligjit, keqpërdorimin

e institucioneve, korrupsionin,

shkatërrimin e hapësirave publike,

dëmtimin e natyrës, qasjen

ndaj artit, etj., - pra, me të

gjitha ato vlera që e konstituojnë

Kulturën - është më se normale

që rocku të trajtohet si ‘aktivitet

kriminal’.

Sipas Muhaxhirit, përpilimi

i teksteve shkollore është

shndërruar në monopol financiar

dhe ideologjik të grupeve

të caktuara, prandaj, shton ai,

mungojnë debatet me ekspertë

dhe profesionistë të pavarur që

do të mund të kontribuonin në

reformimin e tyre. “Këto tekste

janë të mbushura me mendësi

tradicionale, anakronizma kulturorë

dhe stereotipe gjinore”,

vlerëson Muhaxhiri. Ai thekson

se do të jetë shumë vështirë që

ato të reformohen në rrethanat

aktuale shoqërore.

(TKK). Më 3 prill, Në Teatrin Oda

do të interpretojë grupi Maden

Öktem Ersönmez, ndërsa më 4 prill

grupi Cereyanlı’ alp Ersönmez feat.

Elif Çağlar. Më 5 prill, në Sheshin

21 do të muzikojë grupi Selen

Quintet Gülün, përderisa koncerti

i fundit i Javës së Jazzit Turk do të

mbahet më 6 prill, në TKK, ku do të

interpretojë grupi Burhan Öçal &

İstanbul Oriental Ensemble.

Gjithashtu, do të ketë edhe

punëtori, synim i të cilave do

të jetë afrimi i muzicientëve të

njohur turq me homologët e tyre

kosovarë. Pas koncerteve, do të

Ball’për

Ball’

Të mërkurën (sot) del numri i dytë i revistës

“Ball’ për ball’”. Revista do të shitet rrugëve të

Prishtinës nga pjesëtarët e grupeve të margjinalizuara

dhe të varfra të Kosovës. Çmimi i

revistës është një euro, dhe gjysmën e kësaj

shume e merr shitësi i saj rrugor – që do të

jetë një pjesëtar i grupeve të margjinalizuara

shoqërore në Kosovë.

Express

Prishtinë, 19 mars – Shtypja

dhe promovimi i kësaj reviste

është pjesë e projektit rajonal

«Liceulice - Platform of

Activism», partner i të cilit

në Kosovë është organizata

joqeveritare Culturist.

Projekti është i financuar

nga Programi Kulturor

Zviceran për Ballkanin

Perëndimor (Swiss Cultural

Programme in the Western

Balkans). Ndryshe, revista

«Ball’ për ball’» është një

platformë unike mediale,

e iniciuar për herë të parë

në Kosovë nga organizata

lokale joqeveritare Culturist.

“Revista «Ball’ për ball’» është

një brend për një shoqëri

më të mirë, gjegjësisht, një

emër që do të qëndrojë prapa

shumë iniciativave që për

qëllim kanë të bëjnë diçka të

dobishme – që sot”, thuhet në

kumtesën e OJQ’së Culturist.

Sipas po kësaj kumtese,

misioni i kësaj reviste është

promovimi i aktivizmit, i vle-

rave të caktuara shoqërore

dhe i nevojave të përbashkëta

të saj, siç janë: hapësirat

publike, interesi publik,

mjedisi jetësor, zhvillimi i qëndrueshëm,

aktivizmi kulturor

e social, përfshirja e grupeve

të margjinalizuara në shoqëri,

filantropia e vullnetarizmi, etj.

Sipas drejtuesve të OJQ

Culturist, ideja është që

revista “Ball’ për ball’

të publikohet periodikisht,

dhe si model ka «gazetat e

rrugës», prandaj ajo edhe

do të shitet nga pjesëtarët

e grupeve të margjinalizuara

e të varfra, në formën

e një rrjeti të organizuar

të shitësve rrugorë.

Veç kësaj, revista “Ball’

për ball’” shtypet në letër

të ricikluar, ndërkohë që

nga vlera e saj e shitjes,

prej një eurove, gjysma do

t’i takojë shitësit rrugor,

përderisa gjysma tjetër

organizatë joqeveritare

Culturist, për mbulimin e

kostos së përgatitjes së

numrave të tjerë të revistës.

mbahen seanca të përbashkëta,

përderisa në Hamam Jazz Bar do të

performojnë DJ të ndryshëm nga

Turqia.

Edhe sivjet Java e Turke e Jazzit

organizohet në bashkëpunim me

Muzicientët e Pavarur – SERBEST,

nga Stambolli, me mbështetjen e

SËRISH DEBAT MBI GJUHËN

Në portalin e gazetës shqiptarja.com ditore ka nisur një debat lidhur me

disa ndryshime të cilat synohen t’i bëhen standardit të gjuhës shqipe.

Bëhet fjalë për disa ndryshime që kanë të bëjnë me heqjen nga përdorimi

të shkronjës në një numër rastesh (si, për shembull, jo traumë, por

traum; jo kauzë, por kauz; jo rruazë, por rruaz; jo ulçerë, por ulçer, etj).

Tiranë, 19 mars – Kjo gjë,

sipas portalit ResPublica.al,

po shihet si një tentim gegnizimi

i disa fjalëve të tjera (si

për shembull, i fjalëve jo hapësirë,

por hapsinë; jo thyesë,

por thysë; jo bliri, por blini; jo

e dashur, por e dashun, etj).

Synimin për ndryshime të tilla,

sipas këtij portali, e ka mbrojtur

në një intervistë për shtyp edhe

Ardian Marashi. Aty, Marshi

përmend dhe “pickon e pickonte

në mënyrë idhnake” edhe Rami

Memushajn, si njërin ndër gjuhëtarët

që po i bëjnë rezistencë

këtyre ndryshimeve. Të martën

ndërkaq, Memushaj në një shkrim

autorial të tij polemizonte me Marashin.

Dhe, ms tjerash, jepte tri

arsye pse Marashi nuk duhet të

Reagim

ARTE

21

Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe

Sportit (MKRS), Qendrës Kulturore

Turke në Kosovë - Junus Emre,

Turkish Airlines dhe të kompanive

të ndryshme të turke dhe kosovare,

si: Limak, BKT, TEB, İşbank, Enka,

Swiss Diamond Hotel, Medicine

International Hospital, etj.

përzihet në punët e drejtshkrimit.

Sipas Memushajt, këto arsye janë:

- Ardian Marashi nuk është as

gjuhëtar, as lëvrues i saj. Ai është

thjesht mësues i frëngjishtes,

që jep mësim në INALCO (këtu

Memushaj shfrytëzon rastin të

përmendë një frazë latine: Sutor,

ne ultra crepidam! – Këpucëtar,

merru me këpucë!).

- Ardian Marashi nuk është

anëtar i Këshillit Ndërakademik

për Gjuhën Shqipe.

- Ardian Marashi nuk e ka

shqipen gjuhën e nënës. (Më

saktësisht, Memushaj thotë, se

“kur vjen puna te gjuha e nënës,

ata që nuk e kanë shqipen të

tillë, duhet të kenë urtësinë

të na lënë të merremi me të

neve që e kemi gjuhë amtare).

Ndaj shkrimit të botuar në Express të datës 19.03, me titull “Ia

sheh sherrin Kukumit” ka reaguar auditori i brendshëm i MKRS-së.

Në vazhdim e japim tekstin e plotë të reagimit.

Më datën 19.03.2013, në gazetën e përditshme Express është botuar

artikulli “Ia sheh sherrin Kukumit”.

Në këtë artikull apostrofohet emri im, Bislim Gashi, nga ish-drejtori

i KosovaFilmit Gani Mehmetaj.

Ish-drejtori i KosovaFilmit Gani Mehmetaj thotë: “Auditori është

kërcënuar me largim nga puna nga zyrtarët e MKRS-së dhe për

këtë arsye ai ka shpifur në raport” dhe “Para disa muajsh më vinte

keq për pozitën e tij të rëndë, ma kanë thënë se e kanë kërcënuar

me pushim nga puna po nuk e nënshkroi shpifjen e shefave të tij”.

Duke shprehur respektin për punën e gazetës tuaj, mendoj se

bazuar edhe në parimet e gazetarisë, por edhe në rregulloret dhe

kodet që janë në Kosovë, do të duhej që në një rast të tillë, kur në

akuza të tilla përmendet emri im, të kontaktohem edhe unë dhe

të japë përgjigjen time, pasi në një rrethanë të tillë, ku janë vetëm

deklaratat e tij, drejtuar për mua, përben një njollosje dhe mua

nuk më është dhënë e drejta që të jap përgjigjen time.

E gjithë puna ime, si profesionist në këtë fushë është ndërtuar për

12 vjet dhe në asnjë rrethanë nuk jam ndikuar nga askush. Mua,

dhe të tjerëve në Njësinë e Auditimit në MKRS na takon të veprojmë

sipas ligjit dhe gjithmonë fl asim mbi bazën e fakteve dhe asaj çka

ne gjejmë gjatë auditimit.

Njësia e Auditimit të Brendshëm të MKRS-së e ka bërë auditimin në

KosovaFilm duke u mbështetur në Ligjin e Auditimit të Brendshëm

nr. 03/L-128, nga faktet e ofruara nga u.d.drejtor i KosovaFilmit,

nga materiali i ofruar nga komisioni i themeluar nga ZSP-ja dhe

nga shërbimet tjera të MKRS-së (Departamenti i Kulturës, Zyra e

Financave, Zyra e personelit etj.).

Të gjeturat janë vendos në raport në përputhje me faktet dhe dëshmitë

të cilat i posedojmë!

Njësia e Auditimit të Brendshëm në MKRS-së punën e vet e kryen

mbi baza profesionale.

Sërish, duke besuar në qëllimin tuaj që ta informoni drejt publikun,

kërkoj që ky demant i imi ndaj deklaratave të zotit Mehmetaj, të

botohet në numrin e gazetës.

Bislim Gashi,

Drejtor i Njësisë për Auditim të Brendshëm, MKRS

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!