18 MARKETING E mërkurë 20, mars 2013 All in one
E mërkurë 20, mars 2013 arté Redaktor: Faton Raçi e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78 Zyrtarisht në Arkivin e Londrës Më 13 mars, kryeshefi i ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj, dhe zyrtarët e lartë, Jusuf Osmani dhe Hamit Shala, ishin mysafi rë të Arkivit Kombëtar të Britanisë së Madhe, në Londër. Delegacioni kosovar u prit nga drejtori i operacioneve dhe shërbimeve i arkivit britanik, Jeff James, dhe nga drejtori i fi nancave dhe performancës, Clem Brodier. Sipas një njoftimi të lëshuar nga pala kosovare, gjatë vizitës u bisedua rreth formave të bashkëpunimit ndërarkivor ndërmjet këtyre dy institucioneve shtetërore, siç janë: hulumtimi i dokumenteve arkivore për të kaluarën historike të Kosovës, shkëmbimi i përvo- 19 jave profesionale, këmbimi i botimeve dhe literaturës profesionale, etj. Vlen të përmendet se Arkivi Kombëtar i Londrës është ndër arkivat më të avancuara në botë. Ai posedon një sasi të madhe të dokumentacionit arkivorë, përfshirë këtu atë për trevat e Ballkanit, përkatësisht për Kosovën dhe viset tjera shqiptare. Arbëria bredhëritëse e Jeton Kelmendit “…Zeus rrufehedhësi lindi stërgjyshin e rodit tonë, Dardanin: Ai pra themeloi gjithë Dardaninë …”, “Iliada”, Homeri, Kënga XX. Vendi i quajtur Shqipëri në shumëçka ma kujton Ukrainën – me përkushtimin për t’u përfshirë në Europën e bashkuar, me “zvarritjen” e dështuar gjeopolitike ndërmjet Rusisë dhe BE’së. Historia u soll ashtu që shqiptarët gjithnjë ishin të detyruar ose t’i shërbenin dikujt, ose të luftonin për pavarësi. Ky popull heroik – njësoj si ukrainasit – është i lidhur për vdekje me tokën amtare - me çdo gropë e çdo kodër. Një shembull shumë i thjeshtë është poeti Jeton Kelmendi. Vetë mbiemri i tij rrjedh nga emërtimi i kreshtave malore në kufi rin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Provoni të gjeni ndonjë mbiemër të tillë si «Karpati» apo «Urali»! Ndërkaq, në Shqipëri mbiemri Kelmendi të kujton një fis luftëtar, që diku i shërbeu udhëheqësve të ndryshëm, dhe që shquhet me moral krejt të pavarur. Jetoni nuk është përjashtim. Ai është një veteran i UÇK’së (1998-1999), ndërsa Kosova duhet thënë se shtrihet rrëzë Maleve të Kelmendit; dhe është zemra e viseve të Dardanisë. Duhet theksuar se, themeluesi mitik i Trojës, Dardani, përmes arratiakut mitik prej Ilionit në fl akë dhe themeluesit të Romës, Eneut, i bie të jetë katragjysh i të gjithë romakëve të vjetër. Kështu pra Adriatikun e ndanin bashkërisht dy popuj burrërorë – dardano-shqiptarët dhe latino-italianët… Po çfarë vendi është ky (Shqipëria)? Shqipëria postkomuniste, që ende kullon gjak nga plagët e kujtesës për viktimat e regjimit (komunist)? Iliria me historinë e saj mijëvjeçare të luftës heroike me pushtues? Arbëria legjendare, tashmë e ri- lindur në Kosovën krenare? Apo Dardania mitike, që u bë një nga trashëgimtaret e Trojës? Për Jeton Kelmendin është një njëjti vend, i njëjti skaj (po, «skaj» – një fjalë e saktë, sepse skaji ndodhet - si të thuash - mënjanë, i largët, nuk njeh kufi j dhe gjallon në tymnajën e mjegullt të ëndërrimeve dhe kujtimeve); një skaj ëndërrimesh të trishta e të hareshme, zemërake e ngadhënjyese. Shqipëria është një nga temat fondamentale të krijimtarisë së tij. E adhuruar në shumë tekste të Jetonit, ajo identifi kohet me visin amtar; është e pamundur ta ndash. Ne me Jetonin jemi të një moshe, d.m.th., njerëz të rinj. Megjithatë, ngjarjet e jetës së tij që tani mjaftojnë për disa njerëz njëherësh. Gjykojeni vetë: lufta në Kosovë, emigracioni në Belgjikë, rikualifi kimi në gaze- tari e politikologji, veprimtaria aktive shoqërore. As suksesi i parë poetik i Kelmendit nuk lidhej fare me gjendjen ndikuese të emigrantit. Në vitin 1999, kur Jetoni ende ishte ushtar i UÇK’së, u botua libri i tij i parë poetik, «Shekulli i premtimeve». Është ky një bilanc origjinal lirik i historisë së viseve të vendlindjes gjatë shekullit XX, që pati sukses të bujshëm. Gjatë pak viteve, poezia e Kelmendit u përkthye në 22 gjuhë (ndër to edhe në ukrainisht; pak kohë më parë në «Tverdini » doli një përkthim i mrekullueshëm i Ana Bagrjanova’s – «Na vjerhiv’i çasu»). Një udhë e mahnitshme – nga poeti fi llestar deri tek “zëri i Kosovës” (kështu herë-herë e quajnë Kelmendin). Nuk është habitëse që përfaqësuesi i fisit luftëtar të Kelmendit u bë shkrimtar. Sepse përmendja e mësipërme e emrit të vargmaleve rrjedh nga emri i Shën Klementit të Ohrit – peshkopit të parë bullgar dhe mbrojtësit të Kishës së Maqedonisë, por edhe shkrimtar e përkthyes. Ai shkroi liturgji dhe përktheu këndime religjioze në ‘starosllavjanskij’, shkroi edhe jetëshkrimet e Shën Kirilit e Metodit (mes tjerash, Kelemnti ishte edhe nxënës i tyre). Ishte edhe njëri nga përpunuesit e alfabetit cirilik. Pra, tradita poetike e Arbërisë e ka zanafi llën që nga mesjeta e hershme. Fakti që Jeton Kelmendi është emigrant nuk është habi. Jo fort moti Ukrainën e vizitoi shkrimtarja zvicerane me origjinë shqiptare, Besa Myftiu. «Për fat të keq”, rrëfeu ajo në një intervistë, “intelektualët nuk i vlerësojnë në Shqipëri. Krahasuar me nivelin europian atje janë ende larg. Atdheu im ka mbetur prapa Europës së bashkuar të paktën nja 50 vjet. Njësoj si Ukraina. Ndoshta pikërisht për këtë, këtu e ndjej veten si në shtëpi …». Edhe shkrimtari më i njohur shqiptar - fi tues i Booker Prize për vitin 2005 - Ismail Kadare, që nga viit 1990 jeton në Francë. <strong>Gazeta</strong> britanike ‘The Independent’ e ka quajtur «Kafka i gjeneratës sonë». Megjithatë, nuk është se në Shqipëri shkon gjithçka keq. Po ai Kadare kthehet shpesh në atdhe, p[rderisa romanet e tij, që ishin të ndalauara deri në vitin 1990, tashmë janë botuar në gjuhën shqipe. Kudo që jeton një ukrainas, ai do të shkruajë për Ukrainën. Le të përmendim, për shembull, Olga Mak, Ivan Bagrjan’in dhe Vasil Bark’un. Kudo që të jetojë një shqiptar, ai do të shkruajë për Shqipërinë. Ose, të paktën, për njërin nga cepat e “tokës shqipfolëse”, siç u pëlqen të shprehen gazetarëve perëndimorë. «E habitshme, Shqipëria është atdheu im, ndërsa vendi ku unë jetoj tani, Zvicra, më duket ende një vend i largët ekzotik. Ndoshta, pikërisht ngaqë në mendje unë gjithmonë kthehem andej, sajoj histori të ndryshme, pikërisht në tokën shqiptare...» , iu tha Besa Myftiu gazetarëve. E njëjta gjë ndodh edhe me Jetonin. Në poezitë e tij shënohen vendet dhe datat; në Paris e Bruksel ai shkruan për Shqipërinë, Ilirinë dhe Kosovën, për Nënë Terezën. Kjo e fundit është për Jetonin një simbol i rëndësishëm i viseve të vendlindjes. Agnes Gonxhe Bojaxhiu – emri i vërtetë i Nënë Terezës – u lind në një familje shqiptare të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup. Ndryshe nga Tereza tjetër – shenjtorja e njohur franceze - ajo ishte paradoksale, sikurse çdo shqiptar. Thëniet e saj të habisin menjëherë. «Aborti është shkaku themelor i rrënimit të botës, sepse në qoftë se nëna mund ta mbysë fëmijën e saj, atëherë çfarë më ndalon mua t’ju vras, apo ju të më vrisni mua?», thoshte ajo. Pranojeni, nuk është ky një pohim njëkuptimësh për botën bashkëkohore. Ja edhe diçka tjetër, që sipas meje, është një fjali tipike shqiptare: ‘Jezusi ka thënë – duani të afërmin tuaj. Ai nuk ka thënë: ‘Dojeni gjithë botën’… Në vitin 2010 bota përkujtoi njëqindvjetorin e lindjes së Nënë Terezës, ndërkaq në vitin 2012 u festua një datë tjetër – njëqindvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Në jubileun e parë Jeton Kelmendi botoi vëllimin poetik «Gjithmonë fi llimi heshtur », ndërsa në të dytin u botua përkthimi i poezisë së tij në ukrainisht. Një poezi që Athanas Vancev de Trasi – përkthyes i veprës së Kelmendit në frëngjisht - e quajti “Një kopsht i fshehtë, plot me lule të rralla »… Ivan Rjabçij (nga rusishtja: Agron Tufa)
- Page 1 and 2: BOTA: GJENERATA E HUMBUR E IRAKUT f
- Page 3 and 4: E mërkurë 20, mars 2013 Pjesëtar
- Page 5 and 6: E mërkurë 20, mars 2013 Draskovic
- Page 7 and 8: E mërkurë 20, mars 2013 NACIONALE
- Page 9 and 10: E mërkurë 20, mars 2013 Fillon pu
- Page 11 and 12: E mërkurë 20, mars 2013 Ngecjet e
- Page 13 and 14: E mërkurë 20, mars 2013 BOTA 13 O
- Page 15 and 16: E mërkurë 20, mars 2013 Legalist
- Page 17: E mërkurë 20, mars 2013 MARKETING
- Page 21 and 22: E mërkurë 20, mars 2013 Rikthehet
- Page 23 and 24: Dëshiron më shumë fëmijë! Kati
- Page 25 and 26: E mërkurë 20, mars 2013 Fjalët e
- Page 27 and 28: PALUAJTSHMËRI SHITJE Shes troje n
- Page 29 and 30: E mërkurë, 20 mars 2013 Basketbol
- Page 31 and 32: E mërkurë, 20 mars 2013 Totti kth