17.08.2013 Views

RENDOHET ?BLLACA II? - Gazeta Express

RENDOHET ?BLLACA II? - Gazeta Express

RENDOHET ?BLLACA II? - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E SHTUNË, 28 KORRIK 2012 SKEMA PROGRAMORE

“Shërbëtoret”

thonë fjalën e tyre

Ka një skenë në fi lmin “The Help”, e bazuar në romanin e Kathryn Stockett,

që fl et hapur për botën e viteve ’60, ku buzëqeshja gjendej vetëm në buzët e

njerëzve të bardhë, por jo edhe të zezakëve. Filmi “The Help”, në Digi Gold në

javën e fundit të korrikut dhe fi llimit të gushtit.

“The Help” është një nga fi lmat

më të arrirë dhe më prekës të

vitit, fitues i çmimit Oskar dhe

44 çmimeve të tjera kinematografike.

Ngjarjet zhvillohen në

Misisipin e viteve 1960, një kohë

përçarjesh raciale dhe ndryshimesh

të mëdha. Një vajzë e bardhë,

shkrimtare plot aspirata do të

tronditë gjithë kombin. Pa marrë

parasysh pasojat dhe kundërshtimet,

ajo vendos të shkruajë një

libër bazuar në historitë e grave

shërbëtore me ngjyrë.

Aibileen është një shërbëtore e

përkushtuar që luhet me sharmë

nga Viola Davis. Papritur autobusi

ndalon dhe një njëri i bardhë

urdhëron pasagjerët e zinj të dalin

jashtë, duke shpjeguar se një

zezak është qëlluar me armë – ai

nuk do të thotë zezak, por “Negro”

(fjalë fyese kjo për zezakët

në SHBA) apo njerëz me ngjyrë.

Në një pishinë gjatë natës Aibileen

sheh se si trajtohen njerëzit

më ngjyrë dh pavarësisht rrezikut

edhe me jetë, ajo i futet një punë

shumë të rrezikshme.

Nga ai autobus Aibileen mëson

që njeriu që u qëllua për vdekje

ishte Medgar Evers, një aktivist për

të drejtat e njeriut, i cili u qëllua

me armë para shtëpisë së tij. Gruaja

e tij dhe tri fëmijët e vegjël, të

cilët u shtrinë gjatë kohës kur u

gjenden në breshëri plumbash, e

gjejnë mandej të vdekur prindërit

e tyre. Disa orë më parë, presidenti

John F. Kennedy përpiqet që të

ulë gjakrat, edhe pse Dr. Martin

Luther King Jr kishte fi lluar fjalimet

e tij për të drejtat e njeriut. Ai

paraqitet edhe në fi lm, ku thotë

“një krizë morale e ka përfshirë

këtë vend dhe këta njerëz’ përderisa

me vonë themelohet Akti për

të drejta civile në vitin 1964.

Në film regjisori Tate Taylor e

ndjek rrugën e tij deri te fundi,

duke ndërtuar një fund të madh

që përfshin edhe një ndarje të

dhimbshme romantike, një të

sëmurë nga kanceri i cili përcjell

emocione të mëdha.

Së pari, ky film është bazuar

në një roman dhe në karaktere

edhe të racës së bardhë që kanë

probleme edhe me fëmijët e tyre

jashtëmartesorë, përderisa fi lmi

përcjell një luftë të gjatë që të

mos ketë dallime në mes të bardhëve

dhe të zezakëve. Ndërkaq,

shkrimtarja bën më të mirën që së

paku të ndalojë këtë urrejtje e cila

ende vazhdon të jetë e pranishme

në disa vende në SHBA.

THE HELP

Skenari dhe regjia: Tate Taylor,

bazuar në librin e Kathryn Stockett;

drejtor i fotografi së: Stephen

Goldblatt; montazha: Hughes

Winborne; muzika: Thomas

Newman; dizajner: Mark Ricker;

kostumograf: Sharen Davis; producentë:

Brunson Green, Chris

Columbus dhe Michael Barnathan;

Distributor: DreamWorks

Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë 17

minuta.

Aktorë: Jessica Chastain (Celia),

Viola Davis (Aibileen), Bryce Dallas

Howard (Hilly), Allison Janney

(Charlotte), Chris Lowell (Stuart),

Sissy Spacek (Missus Walters),

Octavia Spencer (Minny), Emma

Stone (Skeeter), Cicely Tyson

(Constantine Jefferson), Mike Vogel

(Johnny Foote), Anna Camp

(Jolene), Aunjanue Ellis (Yule

Mae), Mary Steenburgen (Elaine

Stein), Ahna O’Reilly (Elizabeth),

Eleanor Henry (Mae Mobley) dhe

Emma Henry (Mae Mobley).

TV

TIP

Faqe 23

PINO LANÇETI, STILISTI PIKTOR

Jeta e stilistit të njohur italian Pino Lançeti. Karrierën e tij artistike ai

e nisi si piktor dhe dekorues qeramikash. Ky fakt e ndihmoi më tej për të

krijuar një stil unik, që me elegancën e tij do të fi tonte me shpejtësi zemrat

e mbretëreshave dhe princeshave... Ai punoi për ndërtimin e një ëndrre

dhe ia doli mbanë...

Çdo të diel, ora 19:00 në Explorer Histori.

TV

TIP

MISTERET E UNIVERSIT II

Misteret më të mëdha të ekzistencës. Pyetje, që kanë jetuar brenda nesh

prej shekujsh... Si u krijuam ? Çfarë kishte para Big Beng-ut? A jemi vërtetë

vetëm? A ka një krijues? Sot shkenca ka evoluar deri në pikën ku faktet dhe

provat, në vend të teorive fi lozofi ke, janë në gjendje të na japin një përgjigje.

Për të zbuluar të vërtetën e jashtëzakonshme të universit do t’ju sjellim mendjet

më të ndritura dhe zbulimet më të fundit nga Astrofi zika, Astrobiologjia,

Mekanika Kuantike dhe Teoria e Fijeve...

Çdo të diel, ora 21:00 në Explorer Shkencë.

TV

TIP

NË KËRKIM TË ELDORADOS

Thesare të groposura, të humbura e të fundosura në thellësi të oqeaneve,

kanë tërhequr mijëra gjahtarë thesaresh nga e gjithë bota prej shekujsh.

Një udhëtim në të shkuarën e largët në vende ku koha duket se ka harruar

të lërë gjurmët e saj... Ekspedita të mbushura me emocione dhe aventura

në kërkim të Eldorados...

Çdo të hënë, ora 20:00 në Explorer Natyrë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!