17.08.2013 Views

RENDOHET ?BLLACA II? - Gazeta Express

RENDOHET ?BLLACA II? - Gazeta Express

RENDOHET ?BLLACA II? - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E shtunë, 28 korrik 2012

Jo në BE pa e njohur Kosovën

Shefi i grupit parlamentar të

Partisë Demokratike të Serbisë,

Slobodan Samardzic ka thënë se

Serbia nuk do të mund të hyjë në

Bashkimin Europian nëse nuk e

njeh Kosovën.

Deklaratat e tij Samardzic i ka bërë

gjatë një debati parlamentar, në

ditën kur në Beograd Qeveria e re

serbe bëri betimin në Kuvendin e

Serbisë.

”Ju nuk mund të hyni në BE, nuk

mund t’i fi lloni as bisedimet e pranimit

në BE, nëse nuk e pranoni

SOVEN

të gjitha rezultatet e dialogut mes

Beogradit dhe Prishtinës që i ka

arritur qeveria e kaluar e Serbisë

në të gjitha bisedimet e deritashme”,

ka shtuar Dacic.

Shefi i ri i qeverisë serbe ka

thënë se Serbia dëshiron një

përgjegjësi më të madhe në dialogun

me Bashkimin Europian

dhe Prishtinën.

Ai ka thënë se bisedimet do të

jenë të gjata.

Kjo do të kërkojë biseda intensive

gjatë një faze të caktuar kohore,

por ne jemi të gatshëm të

fi llojmë këto bisedime menjëherë

pa parakushte duke respektuar

Kushtetutën e Republikës së Serbisë.

Siguria e serbëve në Kosovë

duhet të arrihet”, ka thënë ai.

Më pas ka adresuar edhe disa

kërkesa duke thënë se trashëgimia

historike dhe kulturore serbe,

kishat dhe manastiret në Kosovë

duhet të mbrohen.

“Qeveria e Serbisë duhet të punojë

në forcimin e ekonomisë në

mjediset serbe dhe në kthimin e

të dëbuarve në trojet e tyre”, ka

thënë ai.

Por pavarësisht sinjaleve pozitive

që i ka dërguar në adresë

të Brukselit se do të jetë bashkëpunues

në raport me Kosovën,

Dacic dhe kabineti i tij kanë bërë

betimin duke u zotuar se angazhohet

që ta mbajnë Kosovën

në kuadër të kufi jve të shtetit serb.

“Betohem për lojalitet ndaj

Republikës së Serbisë dhe obligohem

me nderim tim se do të se

do ta respektojë Kushtetutën dhe

ligjin se detyrën e anëtarit të Qeverisë

do ta kryejë me ndërgjegje

të plotë , përgjegjësi dhe devocion

dhe se do të përkushtohem për

ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë

brenda Republikës së Serbisë”

Ky në fakt është teksti i betimit

të qeverisë së re serbe të cilën e

kanë “recituar” njëzëri ministrat

e Daci

Reagimet e Brukselit

Menjëherë pasi Dacic ka marrë

postin e Kryeministrit kanë ardhur

edhe urimet nga Brukseli.

Mesazhin në Beograd në emër

të BE’së e kanë dërguar Përfaqësuesja

e Lartë Catherine Ashton

dhe Komisioneri Stefan Fule.

“Përfaqësuesja e Lartë Catherine

Ashton dhe Komisioneri

Stefan Fule kanë mirëpritur formimin

e Qeverisë së re në Serbi

dhe kanë uruar Ivica Dacic për

marrjen e postit të Kryeministrit.

Serbia është duke u ballafaquar

me sfi da të shumta dhe i nevojitet

një Qeveri efektive dhe e aftë për

të bërë reforma të rëndësishme

në të ardhmen” thuhet në njoftimin

për media të Bashkimit

Europian.

Ashton dhe Fule kanë kërkuar

vazhdimin e dialogut Prishtinë

–Beograd dhe implementimin e

marrëveshjeve.

“Përfaqësuesja e Lartë dhe Komisioneri

Fule presin nga Qeveria

e re që të përmbushë agjendën

për integrime europiane , bashkëpunimin

rajonal , pajtimin

përfshirë edhe rifillimin sa më

parë të dialogut mes Beogradit

dhe Prishtinës dhe implementimin

e shpejtë të marrëveshjeve

të arritura. Përfaqësuesja e lartë

ka biseduar sot me Kryeministrin

Dacic ku ka theksuar se pret që

të bashkëpunojë me të dhe qeverinë

e tij për tu ballafaquar me

këto sfi da” thuhet në reagim.

Ndërkohë Dacic ka thënë se

takimi i tij me Ashton mund të

ndodhë në fund të gushtit ose në

fi llim të shtatorit duke thënë se

një takim i paraparë për të enjten

nuk ka ndodhur për shkak se

ende nuk ishte formuar Qeveria.

Të vazhdojë dialogu

Ambasadorja amerikanë në

Beograd Mary Warlic ka deklaruar

të premten se SHBA’të do

të vazhdojnë bashkëpunimin

me Parlamentin dhe Qeverinë

e re të Serbisë, sidomos duke

e përkrahur atë në rrugën europiane.

“Shpresoj se Qeveria

e re do të punojë sidomos në

çështjen e sundimit të ligjit dhe

luftën kundër korrupsionit dhe

kriminalitetit” ka thënë Warlick.

Ajo ka theksuar se SHBA dëshiron

të vazhdojë bashkëpunimin

bilateral me Serbinë.

“Para Parlamentit dhe qeverisë

ka shumë punë sidomos

në forcimin e bashkëpunimit

rajonal vazhdimin e dialogut

me Prishtinës dhe ndërtimin e

institucioneve të forta të gjyqësorit”

ka thënë ajo.

Kosovën. Duhet të përcaktoheni

për njërën. Nuk mund të zhvilloni

marrëdhënie të mira fqinjësore

krahas, siç keni thënë, respektimit

të sovranitetit, sepse shumica e

këtyre vendeve e njohin Kosovën”,

ka thënë Samardzic.

POLITIKË 5

Keq për Serbinë

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se njerëzit e Qeverisë

së re në Serbi janë antieuropianë dhe antidemokratikë, e që kanë

udhëhequr luftëra në dy dekadat e fundit. Megjithëkëtë, ai ka thënë

se Prishtina do të sillet me Beogradin varësisht nga politika e saj

karshi Kosovës, Ballkanit dhe BE’së

Faton Ismajli

faton.ismajli@gazetaexpress.com

P

Prishtinë, 27 korrik —

as votimit të Qeverisë së re

në Serbi, Ministri i Jashtëm

i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka

thënë se me këtë rast qytetarët

serbë janë kthyer në vitet e errëta

90-të, ku të njëjtat parti kanë

udhëhequr luftërat në vendet e

rajonit.

Në një bisedë për Express,

Hoxhaj ka thënë se koalicioni i

Nikolicit dhe Ivica Dacicit duhet

të fokusohet në kufi jtë e Serbisë

dhe të ndjekë rrugën europiane

e jo të merret me Kosovën.

“Një koalicion i tillë politik

është një koalicion i luftës së

90-ës, padyshim një koalicion

antidemokratik dhe antieuropian

dhe është një koalicion që

para njëzet vitesh dhe në vitet

e mëvonshme ka udhëhequr

luftëra kundër Serbisë, Kroacisë,

Bosnje e Hercegovinës dhe

Kosovës”, ka thënë Hoxhaj të

premten.

“Kjo Qeveri për shkak të një

të kaluare të errët të tyre do të

duhej ta kuptonte njëherë e

përgjithmonë se fati politik i

Serbisë është brenda kufi jve të

saj dhe jo jashtë kufi jve të saj”, ka

shtuar ai. Ministri i Jashtëm ka

thënë se do ta vlerësojë Qeverinë

e re në Beograd varësisht se çfarë

qëndrimi mban ajo në raport me

Republikën e Kosovës, Ballkanin

dhe Europën.

“Kosova është shtet i pavarur,

i njohur nga gjysma e shteteve

të OKB’së. Pavarësia e Kosovës

është e pakthyeshme dhe historia

e njohjeve është proces

i pandalshëm dhe Kosova përherë

do të jetë pjesë e shteteve

të pavarura dhe demokratike të

rajonit e botës. Ne e ftojmë Qeverinë

e Serbisë që më shumë

të fokusohet në përmirësimin

e jetës së qytetarëve në Serbi,

në përmirësimin e gjendjes

ekonomike, në modernizimin

e shoqërisë sesa të ndjekë një

politikë, e cila dihet se në vitin

1998 në rrafshin politik, rrafshin

ushtarak ka dështuar në Kosovë”,

ka deklaruar Ministri Hoxhaj.

Duke komentuar deklaratat

e Kryeministrit të ri serb Dacic

për vazhdimin e dialogut, kryediplomati

Hoxhaj ka thënë se me

Serbinë nuk do të ketë kurrfarë

dialogu teknik pa u zbatuar të

gjitha marrëveshjet e arritura

më herët.

“Qëndrimi jonë është i qartë:

Ne nuk do të marrim pjesë në

asnjë takim të radhës në Bruksel

në kuadër të dialogut teknik, i

cili solli shtatë marrëveshje në

nëntë raunde të takimeve për

pa ndodhur implementimi i

tërësishëm i marrëveshjeve

të arritura”, është përgjigjur

Hoxhaj.

“Marrëveshjet e arritura nuk

kanë asnjë vlerë nëse mbeten në

letër”, ka shtuar ai.

Kohëve të fundit zyrtarët e

BE’së kanë shpeshtuar deklaratat

në drejtim të Prishtinës

që të bisedojë me Serbinë për

zgjidhjen e problemit të veriut.

Por, Ministri i Jashtëm, Enver

Hoxhaj, thotë se s`do të ketë

kurrfarë dialogu me Beogradin

për territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se do të ketë dialog

të brendshëm me serbët në

Kosovë për të integruar veriun.

“Për sa i takon situatës në veri

të vendit, do të jetë një dialog i

brendshëm, i brendshëm, dhe

vetëm i brendshëm, i cili shënon

integrimin e tri komunave në

veri të Kosovës me pjesën tjetër

të vendit në përputhje me Kushtetutën,

Pakon e Ahtisaarit”, ka

thënë ai.

FOTO: PETRIT RRAHMANI

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!