17.08.2013 Views

RENDOHET ?BLLACA II? - Gazeta Express

RENDOHET ?BLLACA II? - Gazeta Express

RENDOHET ?BLLACA II? - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E shtunë, 28 korrik 2012

Përgjigjen për pyetjen tënde “Çka po doni?”

besoj do ta gjeni në tekst. Shpresoj që herëve

të tjera do ta kuptojmë edhe ne më mirë se

çka po doni edhe ju?

Logjika e njëjtësimit i shërben pushtetit

Dardan Molliqaj

Reagim ndaj shkrimit “Çka po

doni?” të Imer Mushkolajt, botuar më

27 korrik në Gazetën Express.

Është bërë shprehi e disa analistëve njëjtësimi

i fajeve si në mes të partive opozitare e po ashtu

edhe në mes të pozitës dhe opozitës. Zhvillimet në

skenën politike janë shumë të qarta për të gjithë ata

që dëshirojnë t’i shohin drejt këto zhvillime. Mirëpo

shumë prej analistëve më shumë japin etiketa të

thjeshta, se sa analiza të mirëfi llta dhe argumente

konkrete. Për shembull, z. Imer Mushkolaj etiketoi

Lëvizjen VETËVENDSOJE! si fëmijërore, në shkrimin

e fundit ku pretendonte të analizonte thirrjen tonë

ndaj partive opozitare, që këto të mos i bashkohen

PDK- së dhe z. Thaçi në qeveri. Gjuha e etiketave

është gjuhë e pushtetit, e cila ka për qëllim krijimin

e imazheve të caktuara për opozitën, por aspak argumentuese

as domethënëse për shoqërinë dhe

shtetin. Etiketa si “veprime fëmijërore” nuk shprehin

asnjë të dhënë përveç paragjykimit individual, dhe

nuk shpjegon asgjë për publikun, përveç dëshirës së

opinionistit për t’i barazuar të gjithë në fajin për atë

çka po ndodh në shtetin dhe shoqërinë e Kosovës.

E barazimi i fajit në mes te opozitës dhe pozitës sigurisht

që i shërben vetëm pushtetit.

Por, siç thamë, situata politike në Kosovë është

shumë e qartë, e nëse z. Mushkolaj me qëllim nuk

dëshiron të merret me të, atëherë po ia shpjegojmë:

1. Kemi një Qeveri e cila ka ardhur në pushtet

përmes një procesi zgjedhor që është karakterizuar

nga vjedhjet industriale të votave në vitin 2010.

Një Qeveri që ka hyrë në negociata pa kushte me

Serbinë, negociata që kanë ndihmuar Serbinë ta

marrë statusin e vendit kandidat për BE, e në anën

tjetër Kosova është bërë me fusnotë, e ka hequr

fjalën republikë nga çdo dokument që komunikon

me Serbinë, e kështu mund të vazhdojmë numërimin

e dëmeve që Kosova ka marrë nga ky proces

negociator, edhe pse nuk mundemi të numërojmë

as edhe një rast përfi timi nga ky proces. Kjo Qeveri

e ka lënë të barrikaduar dhe nën kontrollin total

të strukturave ilegale të Serbisë, Veriun e Kosovës.

Kjo Qeveri mburret se është në fazën e fundit të

privatizimit të Rrjetit të Furninizimit dhe Distribucionit

të energjisë elektrike, rast ku monpoli publik

po shndërrohet në monopol privat, me një çmim

shumë qesharak dhe në një mënyrë aspak transparente.

E sigurisht që në plan të kësaj Qeverie është

edhe shitja e PTK- së dhe Trepçës. Të gjithë jemi të

vetëdijshëm që procesi i privatizimit në Kosovë e

ka rritur numrin e të papunëve, e ka shkatërruar

industrinë, e ka pamundësuar zhvillimin ekonomik,

e ka rënduar gjendjen sociale dhe sigurisht që i ka

pasuruar në mënyrë marramendës dhe të jashtëligjshme

politikanët në pushtet. Pas gjithë këtyre gjërave,

qeveria është duke u bërë gati të fi llojë negociatat

me Serbinë për ta formalizuar një autonomi për

Veriun e Kosovës.

2. Është shumë e qartë se nuk do të kishte qeveri

Thaçi 2 pa marrëveshjen Thaçi – Mustafa – Pacolli.

Pra në fakt është LDK-ja ajo që e mundësoi këtë

qeveri, e rrjedhimisht mban përgjegjësi edhe për

dëmet që ajo ka sjellë. Z. Mustafa dhe LDK nuk

kanë qenë kurrë në opozitë, apo së paku nuk kanë

vepruar si të tillë gjer në këto dy javët e fundit. Pra

» Autori është

Sekretar Organizativ i Lëvizja VETËVENDOSJE!

pasi që z. Thaçi ju tregoi “aleatëve” që marrëveshja

ishte vetëm për një përdorim, sa për ta zgjedhur

znj. Jahjaga presidente dhe për ta krijuar qeverinë

e re në atë kohë, meqenëse pa prezencën e LDKsë

në Kuvend nuk do të ishte e mundur të zgjidhej

presidentja dhe vendi do të shkonte në zgjedhje të

reja. Se sa ka qenë LDK-ja opozitë mund të shihet

nga reagimet e vonuara, ta zëmë si ai për kontraten

Bechtel – Enka, që për LDK-në u bë problematik

dy vjet pasi të njëjtën gjë e kundërshtoi dhe Lëvizja

VETËVENDOSJE!. Po ashtu edhe reagimet e këtyre

ditëve tregojnë më së miri se vetëm tash ka fi lluar

ta bëjë “opozitën” LDK-ja, pasi e ka kuptuar që i ka

“tradhtuar” z.Thaçi.

3. Qëndrimi i vagullt i AAK–së për gjatë gjithë kësaj

kohë u rikuptimësua nga qëndrimet e fundit kontradiktore

të zyrtarëve të kësaj partie rreth hyrjes në

koalicion ose jo me PDK–në. U dëshmua që AAK

nuk paska qenë kundër z. Thaçi e aq më pak kundër

projekti të tij politik, por ka qenë kundër sepse nuk

ka qenë vetë në Qeveri. Normalisht për të qenë pjesë

e qeverisë ata e kanë një pazar, pra me z. Haradinaj

kryeministër, por prapëseprapë në koalicion me të

njëjtën PDK, me projektin e njëjtë, pra për shitje të

ndërmarrjeve publike dhe për negociatat politike

me Serbinë për Veriun e Kosovës. I bie që AAK ka

qëndruar gjatë gjithë kësaj kohë kinse në opozitë,

e në anën tjetër vijon të japë shenja të dukshme që

do ta pranojë pjesëmarrjen në pozitë sapo të vijë z.

Haradinaj nga Haga.

Është shumë e qartë që nuk do të kishte Qeveri

Thaçi 2 pa LDK- në, tani është edhe më e qartë që

nuk do të këtë autonomi për Veriun e Kosovës, as

shitje të Rrjetit të Furnizimit dhe Distribucionit të

Energjisë Elektrike, as shitje të PTK – së dhe shitje

të Trepçës pa AAK-në. Po ashtu nuk do të ishte e

mundur që z. Thaçi të bëhet president i Kosovës pa

ndodhur koalicioni PDK – AKK, i paralajmëruar për

vjeshtën e këtij viti.

4. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka thirrur 5 interpelanca

në Kuvendin e Kosovës, për çështje jetike për

vendin, ka iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve për

komision hetimor për SHIK- un (deri më sot janë

mbledhur vetëm 27 nënshkrime nga deputetet), ka

iniciuar mocion mosbesimi për Qeverinë Thaçi(që

nuk është përkrahur nga opozita), ka propozuar një

projektligj në Kuvend, ka organizuar tri demonstrata

edhe këto për çështje me rëndësi politike

mbarëqytetare, ka zhvilluar me dhjetëra aksione,

tribuna dhe tryeza. Sa për informatë në shumicën

e nismave tona nuk kemi pasur përkrahjen e partive

opozitare, as në Kuvend dhe as jashtë tij, edhe

pse e kemi kërkuar një gjë të tillë nga të gjithë. Po

ashtu në fi llim të këtij viti janë ftuar nga Lëvizja

VETËVENDOSJE! me shkrim krerët e LDK- së dhe

AAK – së gjegjësisht z. Isa Mustafa, z. Ismet Beqiri, z.

Blerim Shala, Ardian Gjini në një takim në Kuvendin

e Kosovës, për të diskutuar për zhvillimet politike në

vend dhe për koordinimin e hapave opozitarë por

ata nuk i janë përgjigjur ftesës tonë, edhe pse gjatë

gjithë kësaj kohe i janë përgjigjur pozitivisht çdo

dreke apo darke me z. Thaçi.

Z. Mushkolaj nuk e di se ku i keni marrë të dhënat

që Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk i qenka përgjigjur

pozitivisht nismave të LDK- së dhe AAK –së, sepse

me sa di unë nuk kanë pasur as edhe një nismë që

ata kanë propozuar e ne e kemi refuzuar, ndërsa e

kundërta ka ndodhur shumë shpesh.

Përgjigjen për pyetjen tënde “Çka po doni?” besoj

do ta gjeni në tekst. Shpresoj që herëve të tjera do ta

kuptojmë edhe ne më mirë se çka po doni edhe ju?

Dhuratë

për klientët

besnik!

Bëhu pjesë e programit

IPKO Pika!

Mbledh pika dhe shëndrroi në minuta,

internet në mobil apo dhurata!

Regjistrohu FALAS duke dërguar

SMS me tekst “pika” në numrin 123

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!