29.08.2013 Views

Shtetësia dhe Pashtetësia

Shtetësia dhe Pashtetësia

Shtetësia dhe Pashtetësia

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Duke synuar zvogëlimin e shpeshtësisë së pashtetësisë, Koventa e 1961 u kërkon shteteve

nënshkruese të miratojnë legjislacionin mbi shtetësinë që reflekton standardet e përshkruara në

lidhje me fitimin apo humbjen e shtetësisë. Mosmarrëveshjet në lidhje me interpretimin ose

aplikimin e Konventës mes shteteve palë, të cilat nuk zgjidhen me mënyra të tjera, mund të

drejtohen tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me kërkesën e secilës prej palëve në

mosmarrëveshje.

Akti Final i Konventës përfshin një rekomandim shumë të ngjashëm me atë që gjendej në Aktin

Final të Konventës së 1954 që i inkurajon shtetet palë të shtrijnë dispozitat e Konventës tek

personat pa shtetësi de facto kurdo që kjo është e mundur.

“Një ditë unë isha duke qëndruar në mes dy kufijve, dhe nuk mund të hyja në asnjërin prej

vendeve. Ishte eksperienca më e paharruar e jetës sime. Unë s’mund të hyja në vendin ku kisha

qenë; edhe as nuk mund të hyja në shtetin ku kisha lindur, isha rritur dhe kisha jetuar! Ku përkas

unë? Ende s’mund ta harroj ndjenjën e fortë të humbjes që përjetova në aeroport.”

Si e garantojnë të drejtat të njeriut të drejtën e shtetësisë?

Chen, që ka qenë më parë pa shtetësi

Disa instrumente të tjera ligjore ndërkombëtare e trajtojnë të drejtën e shtetësisë. Konventa mbi

Shtetësinë e Grave të Martuara e 1957 përforcon Deklaratën Universale të të Drejtave të

Njeriut duke parashikuar të drejtën e një shtetësie dhe të drejtën për të mos u privuar nga një

shtetësi. Ajo gjithashtu synon të promovojë “respektin universal dhe zbatimin e të drejtave të

njeriut dhe lirive themelore për të gjithë pa diskriminim në lidhje me seksin.” Tre nenet e para të

Konventës përmbajnë dispozita specifike në lidhje me shtetësinë e një bashkëshorteje:

Neni 1 deklaron se “as lidhja dhe as zgjidhja e martesës mes një prej shtetasve të tij dhe

një të huaji, as ndryshimi i shtetësisë nga bashkëshorti gjatë martesës nuk do të ndikojë

në mënyrë automatike tek shtetësia e bashkëshortes.”

Neni 2 deklaron se “as fitimi vullnetar i shtetësisë së një shteti tjetër, as lënia e

shtetësisë së tij nga një prej shtetasve të tij nuk e parandalon mbajtjen e shtetësisë

së saj nga bashkëshortja e atij shtetasi.”

Neni 3, i cili ndahet në dy pjesë deklaron se “bashkëshortja e huaj e një prej shtetasve (të

një shteti palë) mund, me kërkesën e saj, të fitojë shtetësinë e burrit të saj me anë të

procedurave të natyralizimit të privilegjuara në mënyrë të veçantë” dhe se “dhënia e

kësaj shtetësie mund të jetë në vartësi të kufizimeve që mund të vendosen për interesa të

sigurisë publike dhe politikave publike.” Ai gjithashtu parasheh se Palët Kontraktuese

nuk do ta interpretojnë Konventën “se ndikon tek ndonjë prej praktikave legjislative apo

juridike me anë të së cilës bashkëshortja e huaj e një prej shtetasve të tij mund, me

kërkesën e saj, të fitojë shtetësinë e bashkëshortit të saj si çështje të së drejtës.”

Konventa mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial e 1965 i detyron

shtetet “t’i garantojnë çdo njeriu, pa dallim race, ngjyre ose origjine kombëtare apo etnike, të

drejtën e barazisë para ligjit,” veçanërisht në gëzimin e disa të drejtave themelore të njeriut,

përfshi të drejtën e shtetësisë (neni 5).

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!