29.08.2013 Views

Shtetësia dhe Pashtetësia

Shtetësia dhe Pashtetësia

Shtetësia dhe Pashtetësia

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kapitulli 4

Roli i UNHCR-së

UNHCR ka qenë e përfshirë në çështje të pashtetësisë dhe me personat pa shtetësi që kur filloi

veprimtarinë e saj në 1950. Organizata është ngarkuar nga Kombet e Bashkuara për të mbrojtur

refugjatët dhe për t’i ndihmuar ata që të gjejnë zgjidhje për situatën e tyre të vështirë. Shumica e

refugjatëve që ka ndihmuar organizata gjatë viteve kanë qenë gjithashtu pa shtetësi. Në të vërtetë,

gjatë dekadave të fundit është vendosur lidhja mes humbjes ose mohimit të mbrojtjes së shtetësisë

dhe humbjes ose mohimit së shtetësisë. Tani gjithashtu është kuptuar gjerësisht se posedimi i një

shtetësie efektive dhe mundësia për të ushtruar të drejtat e mishëruara tek shtetësia ndihmojnë në

parandalimin e shpërnguljeve të personave në mënyrë jo vullnetare dhe të dhunshme.

Si u përfshi UNHCR në çështjen e pashtetësisë?

Gjatë viteve roli i UNHCR-së në ndihmë të zvogëlimit të shpeshtësisë së rasteve të pashtetësisë

dhe të personave pa shtetësi është rritur me rritjen e vetë organizatës. Puna e saj në fushën e

pashtetësisë është autorizuar nga një traktat ndërkombëtar, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme

të KB dhe nga rekomandimet e trupit këshillimor të vetë organizatës, Komiteti Ekzekutiv i

Programit të Komisionerit të Lartë (ExCom).

Nuk ka ndonjë dispozitë për krijimin e një trupi mbikëqyrës që do të sigurojë implementimin e

duhur të Konventës së 1954 në lidhje me Statusin e Personave Pa Shtetësi. Megjithatë neni 11 i

Konventës së 1961 mbi Zvogëlimin e Pashtetësisë bën thirrje për themelimin “e një trupi tek i

cili një individ që pretendon përfitime nga Konventa mund të aplikojë për shqyrtimin e kërkesës

së tij dhe për t’u ndihmuar në prezantimin e saj tek autoriteti i duhur.” Kur Konventa hyri në fuqi

në 1975, Asambleja e Përgjithshme i kërkoi UNHCR-së ta përmbushë këtë rol. Përgjegjësitë e

organizatës u përpunuan më tej në rezolutat e mëpasshme.

Në 1995 Komiteti Ekzekutiv i Programit të Komisionerit të Lartë miratoi një seri

gjithëpërfshirëse të udhëzimeve mbi çështjen e pashtetësisë: Konkluzioni mbi Parandalimin dhe

Zvogëlimin e Pashtetësisë dhe Mbrojtjen e Personave Pa Shtetësi (Konkluzioni nr. 78). (ExCom

përbëhet nga përfaqësuesit e vendeve- 66 vende ishin anëtare në janar 2005 - të zgjedhur nga

ECOSOC në bazë të interesit të tyre të treguar për gjetjen e zgjidhjeve për problemet e

refugjatëve.) Konkluzioni i ExCom i 1995 mbi pashtetësisë “inkurajon UNHCR-në të vazhdojë

aktivitetet në emër të personave pa shtetësi” dhe “i kërkon UNHCR-së të promovojë në mënyrë

aktive aderimin tek Konventa e 1954 mbi Statusin e Personave Pa Shtetësi dhe Konventa e 1961

mbi Zvogëlimin e Pashtetësisë”. Konkluzioni i ExCom i kërkon gjithashtu UNHCR-së “të

promovojë në mënyrë aktive parandalimin dhe zvogëlimin e pashtetësisë me anë të shpërndarjes

së informacionit dhe trajnimit të stafit dhe zyrtarëve qeveritarë; dhe të përmirësojë

bashkëpunimin me organizata të tjera të interesuara”.

Në 1996 Asambleja e Përgjithshme e KB miratoi një rezolutë (A/RES/50/152) që ngjashëm

inkurajon Komisionerin e Lartë të vazhdojë aktivitetet në emër të personave pa shtetësi dhe të

promovojë aderimin dhe implementimin e Konventave të 1954 dhe 1961.

Rezoluta gjithashtu i bën thirrje UNHCR-së “për të ofruar shërbime relevante teknike dhe

këshillimore në lidhje me përgatitjet dhe implementimin e legjislacionit mbi shtetësinë tek shtetet

e interesuara.”

40

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!