29.08.2013 Views

Shtetësia dhe Pashtetësia

Shtetësia dhe Pashtetësia

Shtetësia dhe Pashtetësia

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Të zhvishesh nga qytetaria është si të zhvishesh nga përkatësia tek bota; është si të kthehesh në

gjendje të egër si njeri i shpellave ose primitiv…Një njeri që nuk është asgjë përveçse një njeri që

ka humbur cilësitë e vërteta që i mundësojnë njerëzit e tjerë ta trajtojnë atë si njeri… ata mund të

lindin dhe vdesin pa lënë ndonjë gjurmë, pa kontribuar asgjë tek bota e përbashkët.”

Hannah Arendt, Origjinat e Totalitarizmit (The Origins of Totalitarism)

Ky libër synon t’u ofrojë parlamentarëve një përshkrim të gjerë të parimeve ndërkombëtare që

rregullojnë shtetësinë dhe pashtetësinë. E drejta ndërkombëtare u jep shteteve kompetenca të

gjera për të përkufizuar tërësinë e tyre fillestare të qytetarëve dhe kushtet për fitimin, humbjen

dhe mbajtjen e shtetësisë. Megjithatë parimet e të drejtave të njeriut të zhvilluara gjatë shek. XX e

kufizojnë këtë hapësirë, nëse ajo çon tek mungesa e shtetësisë dhe/ose nëse aplikohet në mënyrë

diskriminuese.

Ndërsa shtetet punojnë së bashku për të trajtuar problemet e lidhura me pashtetësinë, ka ende

miliona individë rreth e rrotull botës, të cilët nuk kanë shtetësi efektive. Ky doracak diskuton të

drejtat dhe detyrimet e personave pashetetësi siç mbrohen nga e drejta ndërkombëtare, sidomos

nga Konventa e 1954 në lidhje me Statusin e Personave Pa Shtetësi. (Pavarësisht përpjekjeve

promovuese të UNHCR-së, vetëm 57 shtete e kanë ratifikuar Konventën e 1954; për krahasim

146 shtete që kanë ratifikuar Konventën e 1951 në lidhje me Statusin e Refugjatëve.) Ky doracak

përshkruan çfarë bën UNHCR-ja për përmbushjen e këtij roli. Ai gjithashtu sugjeron masa

praktike që parlamentarët mund të ndërmarrin për të zvogëluar shpeshtësinë e rasteve të

pashtetësisë, që nga rishikimi dhe nëse është e nevojshme ndryshimi i ligjeve të shtetësisë së

vendit të tyre, tek inkurajimi i qeverive të tyre për të aderuar tek traktatet ndërkombëtare mbi

pashtetësinë, e deri tek rritja e ndërgjegjësimit të publikut për problemet që shoqërojnë

pashtetësinë.

Ky doracak gjithashtu ofron shembuj pozitivë sesi situata të zgjatura të mungesës së shtetësisë

janë zgjidhur falë vullnetit politik të shteteve të përfshira, angazhimit të shoqërisë civile dhe

ndihmës së ofruar nga komuniteti ndërkombëtar. Këto “praktika të mira” ilustrojnë që kur

qeveritë, shoqëria dhe komuniteti ndërkombëtar punojnë bashkë, individët pa shtetësi më në fund

mund të gëzojnë “të drejtën për të pasur të drejta”.

8

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!