25.03.2014 Views

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

www.kpaonline.org

e Qarkut në Mitrovicë. Prej vitit 1982 deri më 2009

ka punuar si avokat në Mitrovicë, dhe ka specializuar

në fushën e të Drejtave Civile dhe Administrative. Prej

vitit 2004-2006 ka qenë Kryetar i Odës së Avokatëve të

Kosovës. Ka ligjëruar dhe ka udhëhequr seminare mbi

çështjet e ndryshme ligjore për institucionet vendore

dhe ndërkombëtare përfshirë Programin për Zhvillim të

Kombeve të Bashkuara (UNDP), Organizatën për Siguri

dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), Këshillin e Evropës,

Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe Odën e Avokatëve

të Kosovës. Temat e përfshira janë: mbrojtja në

procedurat gjyqësore, dëshmitë, përfaqësimi i palëve në

procedurat civile, ofrimi i ndihmës juridike për komunitetet

e minoriteteve në Kosovë, zbatimi i procedurave

kontestuese, jokontestuese dhe ekzekutive, mbrojtja e

viktimave, transparenca dhe anti-korrupsioni në sistemin

gjyqësor të Kosovës dhe parandalimi i krimit financiar.

Ai gjithashtu ka udhëhequr seminare të ndryshme

mbi ofrimin e ndihmës juridike falas. Prej vitit 2002 ai

ligjëron procedurën civile për kandidatët që trajnohen

për provimin e juridikaturës dhe prej vitit 2008 ligjëron

procedurën civile për kandidatët që trajnohen për gjyqtarë.

Z. Vokshi gjithashtu ka marrë pjesë në të gjitha

juridiksionet në Kosovë, edhe në nivel të Gjykatës Komunale,

Gjykatës së Qarkut dhe Gjykatës Supreme dhe

është bashkautor i doracakut për provimin e jurisprudencës

dhe i doracakut për procedurën kontestimore. Ai

gjithashtu ka qenë anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës janë:

• Z. Andy Sparkes, gjithashtu i emëruar edhe si Kryetar i Bordit;

• Znj. Andrea Tomaszewicz;

• Z. Markus Baechler;

Anëtarët vendorë të Bordit Mbikëqyrës deri më 30 shtator

2011 ishin:

• Z. Rexhep Kelani;

• Z. Ujup Krasniqi.

Bordi Mbikëqyrës është takuar gjashtë herë brenda

periudhës raportuese kurse dy herë të tjera për shkak të

mungesës së anëtarëve vendorë të bordit, takimet janë

mbajtur gjatë takimeve të donatorëve. Në vend të takimit

të rregullt të Bordit Mbikëqyrës në shkurt 2011 është

mbajtur një seminar me donatorë; Më shumë detaje për

këtë janë dhënë në pjesën 8.3.

Drejtori Ekzekutiv i Sekretarisë Ekzekutive e përfaqëson

Sekretarinë Ekzekutive para Bordit Mbikëqyrës dhe Sekretaria

Ekzekutive i ofron shërbime të sekretarisë Bordit

Mbikëqyrës. Këtu përfshihen organizimi i takimeve, përgatitja

e rendit të ditës për takime dhe procesverbali i

takimeve, shpërndarja e dokumenteve relevante si dhe

informatat dhe monitorimi i veprimeve pasuese në lidhje

me udhëzimet e pranuara.

1.2.3 Bordi Mbikëqyrës

Bordi Mbikëqyrës ka mandat për të mbikëqyrur punën

e AKP-së dhe për t’i siguruar asaj mbikëqyrje administrative,

udhëheqje të përgjithshme dhe udhëzime

për linjën e veprimit. Megjithatë, i është ndaluar pjesëmarrja

në procesin në të cilin KKPK-ja shqyrton dhe i

merr vendimet për kërkesat. Sipas legjislacionit në fuqi,

Kryeministri duhet t’i propozojë pesë anëtarë të Bordit

Mbikëqyrës të cilët pastaj duhet të emërohen nga Kuvendi

i Kosovës. Deri në përfundim të mbikëqyrjes së

zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e

Statusit të Kosovës, tre anëtarë përfshirë edhe Kryetarin

e Komisionit do të emërohen nga PCN-ja. PCN-ja bëri

emërimet e nevojshme në qershor dhe korrik 2008. Dy

anëtarë të rinj të Bordit u emëruan nga PCN-ja në maj

dhe gusht 2011. Në lidhje me anëtarët vendorë të Bordit

Mbikëqyrës, emërimet e tyre skaduan më 30 shtator

2011, dhe pritet ri-emërimi apo zëvendësimi i dy

anëtarëve vendorë të bordit nga zyra e Kryeministrit.

11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!