25.03.2014 Views

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

www.kpaonline.org

PARATHËNIE

Kam kënaqësinë të ju prezantoj Raportin Vjetor të Agjencisë Kosovare të Pronës (AKP) për vitin 2011. Këtë vit

fokusi i punës së AKP-së është drejtuar nga rezultati i seminarit të donatorëve i mbajtur në shkurt 2011 në vazhdim

të vlerësimit nga donatorët që është kryer në tetor 2010. Të dy këto ngjarje të rëndësishme u ndihmuan nga konsulentët

e jashtëm të financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim. Pas seminarit, ku morën pjesë menaxhmenti i

lartë i AKP-së, të gjithë anëtarët e Bordit Mbikëqyrës, përfaqësuesit e donatorëve dhe aksionarëve të angazhuar si dhe

përfaqësuesit e qeverisë qendrore, konsulentët ofruan një projekt dokument për periudhën 2011-2013 që përfshinte

disa kritere dhe rezultate që AKP-ja do të duhej t’i arrinte. Projekt dokumenti dha rezultate të menjëhershme përmes

një marrëveshjeje të donatorëve të arritur me Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim për të financuar në vlerë prej 2.23

milion € për periudhën 2011- 2013, e cila pastaj u nënshkrua në qershor 2011. Kriteret dhe rezultatet janë përfshirë

në Planin e Punës së AKP-së për vitin 2011 që u lëshua në prill, kurse plani i vitit 2010 u vazhdua për të mundësuar

adresimin dhe përfshirjen e rezultateve të seminarit.

Një nga rekomandimet kryesore që u bënë ishte për ristrukturimin e njësitit për përpunimin e kërkesave në dy nënnjësite,

njëri prej të cilëve do të punojë vetëm me një numër më të vogël të kërkesave kontestuese të ndërlikuara që

shpesh janë lëndë e ankesave në Gjykatën Supreme, kurse tjetri me një numër më të madh të kërkesave jokontestuese

dhe të shfuqizuara. Ristrukturimi u bë në prill të viti 2011 dhe më pas juristë të tjerë kanë ardhur në secilin njësit

gjatë vitit, së pari në njësitin e kërkesave kontestuese e pastaj në atë të kërkesave jokontestuese. Si rrjedhojë, dhe

përmes transferimit dhe rekrutimit të jashtëm, numri i juristëve në NJPK është rritur nga dhjetë në pesëmbëdhjetë

deri në fund të vitit.

Këto ndryshime kanë sjellë një rritje domethënëse të kapacitetit të AKP-së për të përgatitur kërkesa për Komisionin

për Kërkesa Pronësore të Kosovës (KKPK) dhe përkundër ndërlikueshmërisë në rritje si të kërkesave kontestuese ashtu

edhe të atyre jokontestuese gjatë vitit, 13,566 kërkesa i janë paraqitur KKPK-së në vitin 2011, përkundër 5,527

kërkesave të paraqitura në vitin 2010. Kjo rritje e konsiderueshme pasqyron përfshirjen e kërkesave të rinotifikuara

të paraqitura më shpejt për të korrigjuar notifikimet e mëhershme të gabueshme prej vitit 2006 deri në 2009. Edhe

pse numri i përgjithshëm i kërkesave të paraqitura nuk e ka arritur synimin e 18,347 kërkesave, ai ende paraqet një

përmirësim të dukshëm në kapacitetin dhe efikasitetin e Sekretarisë Ekzekutive, që duhet të vazhdojë në vitin 2012.

Pas rritjes së numrit të kërkesave të paraqitura KKPK-së dhe të vendosura nga KKPK-ja, fokusi i dytë kryesor i

zbatimit të kërkesave ka vazhduar megjithëse me pak vonesë, e cila ka qenë e paevitueshme sepse është dashur të

sigurohemi se të gjitha kërkesat e vendosura janë pasqyruar saktësisht në vendimet grupore dhe në vendimet individuale

që janë përgatitur për secilën kërkesë të vendosur. Një nga problemet kryesore që pengon zgjidhjen efektive dhe

efikase të kërkesave është mungesa e përgjigjes nga ata paraqitës të kërkesave të cilëve iu është dërguar vendimi por të

cilët, për çfarëdo arsye që mund të kenë, nuk e kanë informuar AKP-në për mënyrën se si dëshirojnë që të zbatohen

kërkesat e tyre. Këto raste “mosbashkëpunimi” siç quhen përbëjnë një numër të madh nga numri i përgjithshëm i

vendimeve të shpërndara dhe AKP-ja planifikon të zbatojë procedura të reja që ta adresojë këtë çështje në fillim të

vitit 2012.

Në nëntor të vitit 2011 konsulentët e njëjtë u kthyen për të ndërmarrë një mision ndihmës përsëri të financuar nga

Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe kjo çoi në rishikimin e projekt dokumentit i cili ishte përfshirë në Planin e

Punës së AKP-së për vitin 2012 Propozimi apo ri-propozimi i anëtarëve vendorë të Bordit që emërohen nga Kuvendi

i Kosovës, megjithatë, është në pritje në Zyrën e Kryeministrit që nga skadimi i mandatit të anëtarëve të mëparshëm

në shtator 2011. Si pasojë, disa rekomandime shtesë të bëra nga konsulentët, duhet të presin për t’iu adresuar

menaxhmentit të lartë të AKP-së dhe Bordit Mbikëqyrës, derisa të emërohen anëtarët vendorë.

7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!