25.03.2014 Views

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Raporti Vjetor 2011

2.2 Njoftimi për Kërkesat

Njoftimi për kërkesat është punë e cila mbikëqyret nga

Njësiti i Informimit dhe kryhet nga personeli i Zyrave

Regjionale. Dispozitat e legjislacionit në fuqi e trajtojnë

dhe rregullojnë pjesëmarrjen e palëve dhe sigurojnë

që procedurat përkatëse të procedimit të kërkesave dhe

vendimmarrja mbi kërkesat të përmbushin standardet e

kërkuara të procesit të rregullt dhe procedurave të paanshme.

Legjislacioni në fuqi paraqet hapat proceduralë të

cilët duhet të ndërmerren për të siguruar që palët të cilat

kanë interes ligjor në pronën e kërkuar të njoftohen për

kërkesën dhe t’u ofrohet mundësia për të marrë pjesë në

procedura. Kjo qasje është kryesorja gjatë procesit, duke

ditur që për kërkesat vendoset bazuar në parashtresat me

shkrim dhe zakonisht palët nuk kanë mundësi të prezantojnë

dëshmi apo argumente gojore para KKPK-së.

Nga Sekretaria Ekzekutive kërkohet që të njoftojë dhe t’i

dërgojë kopjen e kërkesës çdo personi të ndryshëm nga

paraqitësi i kërkesës i cili ushtron apo pretendon të drejtë

në pronën e cila është lëndë e kërkesës, dhe të bëjë përpjekje

të arsyeshme për të njoftuar çdo person i cili mund

të ketë interes ligjor në pronë. Palët e njoftuara kanë të

drejtë të përgjigjen në kërkesë dhe të paraqesin shkresat

apo të prezantojnë dëshmitë në lidhje me kërkesën.

Palët njoftohen përmes vendosjes fizike të formularit të

njohur si ‘njoftimi për kërkesën’ në pronë, i cili jep detajet

e kërkesës dhe natyrën e të drejtës së kërkuar pronësore.

Bashkë me njoftimin për kërkesën gjendet edhe

njoftimi për pjesëmarrjen përmes të cilit njoftohen palët

për të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procedurë

duke plotësuar këtë formular dhe duke e paraqitur atë në

AKP brenda tridhjetë (30) ditësh apo përndryshe duke

u paraqitur personalisht në zyrën e AKP-së për t’i dhënë

këto informata.

2.3 Publikimi i Kërkesave

Publikimi i kërkesave është gjithashtu punë që e kryen

Njësiti i Informimit. Procedura e publikimit përfshinë

publikimin zyrtar të regjistrit me të gjitha kërkesat

e paraqitura në AKP, në buletinin e njohur si Gazeta e

AKP-së, e cila përmban adresën e pronës për të cilën

është paraqitur kërkesa së bashku me numrin e kërkesës.

Gazeta shpërndahet si shtojcë e një gazete në gjuhën shqipe

në 10,000 kopje. Gazeta siguron që detajet e të gjitha

pronave të kërkuara të arrijnë tek palët e interesuara dhe

palët e mundshme përgjegjëse brenda dhe jashtë Kosovës.

5,000 kopje tjera në gjuhën shqipe dhe serbe në mënyrë

të rregullt shpërndahen në të gjitha komunat, gjykatat,

enklavat, organizatat për PZh-të dhe OJQ-të në tërë

Kosovën. AKP-ja nuk mund të nxjerrë Gazetën e saj në

Serbi dhe prandaj për të siguruar që informacioni shkon

tek ata persona që duhet të jenë të informuar për ekzistimin

e kërkesave, rreth 3.500 kopje të Gazetës së Zyrave

Pronësore të UNHCR-së e cila përmban të njëjtat informacione

si Gazeta e AKP-së shpërndahen përmes Zyrave

Pronësore të UNHCR-së në Serbi. Gazeta gjithashtu

publikohet edhe në ueb faqen e AKP-së.

Gjatë periudhës së raportimit nuk është publikuar asnjë

kërkesë sepse AKP-ja ka vendosur të shtyjë publikimin e

fundit të kërkesave derisa të ndahen të gjitha kërkesat që

duhet ndarë.

Kur personi i cili ka interes ligjor në kërkesë nuk e ka

marrë njoftimin për kërkesën, rregullat e procedurës

parashohin që ai apo ajo mund të pranohet si palë në çdo

fazë të procedurës, nëse kërkesa nuk është vendosur nga

KKPK-ja.

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!