25.03.2014 Views

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

www.kpaonline.org

Kapitulli X

VEPRIMTARITË PËR NDËRGJEGJËSIM DHE KOMUNIKIM

SI DHE SHPËRNDARJA E INFORMATAVE PËR PUBLIKUN

10.1 Transparenca dhe Ndërgjegjësimi

Gjatë periudhës së raportimit AKP-ja ndërmori një sërë

iniciativash për të qenë më afër palëve në kërkesa, OJQve,

organizatave vendore dhe ndërkombëtare dhe publikut

të gjerë.

AKP-ja gjithashtu vazhdoi t’i ketë shërbimet e veta si

Qendrën e Thirrjeve si dhe linjën telefonike dhe e-mailin

(mailbox@kpaonline.org) të dedikuar për informata në

mënyrë që palët të mund të informohen shpejt për statusin

aktual të kërkesave të tyre, dhe të marrin informacione

për procesin dhe procedurat që zhvillohen në

AKP. Gjatë periudhës së raportimit 10,000 kopje të një

fletëpalosje informative për qiradhënien e pronave bujqësore

dhe 8,000 kopje të një fletëpalosje informative

për mandatin e AKP-së në përgjithësi janë prodhuar dhe

shpërndarë duke ju falënderuar mbështetjes se misionit

të OSBE-së në Kosovë.

10.2 Bashkëpunimi në mes Agjencive

Në përpjekje për t’iu ofruar informacione institucioneve

vendore dhe ndërkombëtare, AKP-ja u takua rregullisht

me akterët tjerë në fushën e të drejtave pronësore me qëllim

të ngritjes së vetëdijes për punën e saj dhe rëndësinë

e saj në ndërtimin e paqes, zhvillimin ekonomik dhe

sundimin e ligjit. Këtu përshihen në mes tjerash edhe

UNHCR-ja; OSBE-ja dhe OJQ-të e ndryshme. AKP-ja

e takua gjithashtu me zyrtarë e Kuvendit dhe të Qeverisë

së Kosovës. Përveç kësaj zyrtarët e AKP-së rregullisht

morën pjesë në takime, punëtori dhe seminare brenda

dhe jashtë Kosovës, të organizuara nga organizatat dhe

OJQ-të e përfshira në çështjet që kanë të bëjnë me të

drejtat pronësore dhe me procesin e kthimit.

Agjencia gjithashtu vazhdoi të ketë ueb-faqen (www.

kpaonline.org) për kërkesat e AKP-së në mënyrë që të

ofrojë një numër të madh të informacioneve dhe statistikave

në lidhje me aktivitetet e saj, gjegjësisht për pranimin

e kërkesave, vendimmarrjen për kërkesat nga ana e

Komisionit, shpërndarjen dhe zbatimin e vendimeve të

Komisionit, menaxhimin e dosjeve të pronave nën administrim

dhe skemën e qiradhënies.

Gjatë vitit, AKP-ja ka vazhdoi të jetë e pranishme në media.

Përfaqësuesit nga AKP-ja morën pjesë në intervista

në gazeta, radio dhe televizion si dhe në konferenca për

shtyp në lidhje me çështjet pronësore. Gjithashtu AKPja

rregullisht u ofron mediave informata dhe statistika

të përditësuara për aktivitetet dhe politikat e saj, përmes

Njësitit të Informimit.

35

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!