25.03.2014 Views

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

Raporti vjetor 2011 i KPA-së

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Raporti Vjetor 2011

Tek çështja e skemës së kompensimit për të cilën AKP-ja, si pasardhëse e përgjegjësive të DÇPB-së, është përgjegjëse

ndarja dhe administrimi mbeten të pazgjidhura. Kjo skemë ka të bëjë me pronat banesore shoqërore ku Komisioni

për Kërkesa Pronësore dhe Banesore ka konstatuar se bartësit të parë të së drejtës pronësore i është mohuar mundësia

e blerjes së pronës banesore në fjalë si rezultat i diskriminimit dhe më pas prona i është ndarë dhe është blerë nga një

palë tjetër. Në korrik 2011, Bordi Mbikëqyrës aprovoi propozimin e menaxhmenti të AKP-së se si duhet adresuar

çështjen. Me miratimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat Ekziston e Drejta Banesore nga Kuvendi i Kosovës,

që përfshinë një mekanizëm për të caktuar vlerën e banesave, vetë skema u bë operative. Megjithatë, përpjekjet për

të siguruar financimin e skemës kanë qenë problematike dhe një përpjekje e madhe është bërë në këtë drejtim por

deri më tash pa sukses. UNMIK-u tashmë është përmendur nga Paneli i tij Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut

për vonesat në zbatimin e skemës, prandaj skema do të mbetet prioritet për AKP-në, jo vetëm kur janë në pyetje

shqetësimet për të drejtat e njeriut.

Natyra e punës së AKP-së i jep përparësi nevojës për planifikim paraprak dhe menaxhim të qëndrueshëm të një

numri të madh të stafit që është i koordinuar në mënyrë të ndërlikuar, për një periudhë të gjatë kohore. Natyra

e ekzistencës së saj financiare, me financim të pjesshëm nga Qeveria e Kosovës dhe pjesën tjetër nga donatorët e

ndryshëm ndërkombëtarë, bëhet shpesh në baza të zotimeve afatshkurtra dhe i nënshtrohet ndryshimit të mjedisit

ekonomik dhe politik. Kjo rezulton në kushtet e veprimit financiar që janë mjaft të pasigurta dhe shpesh bien ndesh

me mundësitë që kanë menaxhmenti dhe Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë. Si rrjedhojë dhe siç është detajuar në këtë

raport, është kërkuar vëmendje e vazhdueshme e menaxhmentit ndaj çështjeve të financimit për të dhënë rezultatet

a arritura këtë vit. Si përfundim, vlerësimi i donatorëve në vitin 2010 pranoi se AKP-ja po e kryen mandatin e saj

në mënyrë efikase dhe efektive. Në rrugën e veprimit të dakorduar në bazë të rekomandimeve të bëra në vlerësim

dhe në seminarin e mëvonshëm të donatorëve, është bërë progres i konsiderueshëm por nevojitet edhe më shumë.

Viti 2012 është koha për të vazhduar dhe për t’u bazuar në këtë progres përderisa AKP-ja shkon drejt përfundimit të

mandatit të saj përmes zgjidhjes së kërkesave të mbetura dhe zbatimit të vendimeve të lëshuara nga KKPK dhe nga

Gjykata Supreme e Kosovës për ankesat.

Andy Sparkes,

Kryetar i Bordit Mbikëqyrës

Agjencia Kosovare e Pronës

janar 2012

8

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!