08.11.2014 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

QKSH

“Migjeni”

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, prill, 2011

DITURIA

E boton QKSH”Migjeni”

Borås-Suedi

Viti V , Nr. 4

REVY MODE ME VESHJE KOMBETARE SHQIPTARE -Do jete me 16 prill 2011 MUZEU I TEXTILIT BORÅS - SUEDI

Foto Shkelzen Rexha - Kosovë

NË MUZEUN E TEXTILIT NË BORÅS REVY MODE ME VESHJE KOMBËTARE SHQIPTARE

-16 prill 2011 nga ora 12:00 deri në ora 16:00 -

MIRË SE VINI!

Në lokalet e Muzeut të Textilit në qytetin Borås të Suedisë me 16 prill 2011 do mabhet për herë të parë në Skandinavi Revy e Modës me veshje

Kombëtare Shqiptare, organziuar nga Qednra Kulturore Shqiptare “Migjeni” nga Borås, së bashku me Muzeun e Textilit të këtij qyteti si dhe me

ndihmën e Studie främjande po nga ky qytet.

Në këtë manifestim kulturor të organziuar për herë të parë në Skandinavi nga Qendra Kulturore Shqiptare

“Migjeni” e qytetit Borås do marrinë pjesë stilistë nga Republika e Kosovës, pastaj të rinjë dhe të reja shqiptar

nga qyteti Borås si dhe nxënës dhe të rinjë e të reja nga qytetet fqinje si Kinna e Skene, Gislaved të cilët

do jenë pjesë e këtij projekti.

Të pranishmit do argëtojnë me këngë e valle anëtarët e shoqërisë kulturore artistike “Shqiponja e maleve”

nga Fallkenberg.

Pra në këtë Revy Mode, dot ë ketë edhe: Ekspozitë me fotografi me veshje kmombëtare, një film dokumentar

mbi punimin e veshjeve kombëtare, këngë e valle popullore shqipe të interpetuara nga anëtarët e

shoqërisë kulturore “Shqipponja e maleve”.

Mirë se vini me 16 prill në Revynë e Modes në Borås të Suedisë.

Foto: Shkelzen Rexha, Gjakovë

2

Kadri Tarelli

Festa e mësuesit

E SHENJTË , “DITA E MËSUESËIT” 7 MARSI !

Po afron 7 Marsi, festa e “Mësuesit”. Që në krye të shkrimit i uroj mësuesit, kolegët e mi të nderuar dhe shpreh mendimin tim se 7

Marsi, “Dita e Mësuesit” duhet të jetë festë kombëtare, pasi është “Ditë e shenjtë”, dita më fatlume për arsimin kombëtar Shqiptar

dhe ca më shumë për mbijetesën e kombit tonë. E quaj të “Shenjtë”këtë ditë, pasi u derdh mençuri dhe dituri, djersë dhe

mund, flori, jetë dhe gjak, për ta hapur, jetësuar dhe mbrojtur shkollën, gjuhën dhe kombin. Pak e çuditëshme kjo historia jonë.

Nuk është për t’u patur zili, por ja që kështu na ka rënë për pjesë,

mbase edhe vetë e kemi kërkuar, duke qënë të vonuar, ose të zënë

mes njëri – tjetrit me sherre të mëdha, e s’ja kishim ngenë këtyre

gjërave të “vogla” dhe linim shtegun hapur për komshinjtë apo

fqinjët tanë, që natyrisht nuk na kursyen. Jemi më të vjetrit e ballkanit,

të vjetër sa vetë jeta, autokton “dembabadem”, por kishim

mbetur të vetmit në Ballkan me gjuhë të pashkruar. Në këtë ditë“Të

bekuar”, me hapjen e shkollës

së parë shqipe, më 7 Mars 1878,

u mundësua ruajtja, mësimi dhe

zhvillimi i gjuhës shqipe, që na

bëri ne të mbetemi tek rrënjët e

të parëve tanë. Duke lëçitur këtë

“Gjuhë perëndie” u formatua, u

ngrit ndërgjegja e kombit, dhe,

me penë e pushkë u vu në udhë

të mbarë lufta për pavarësi dhe

shpallja e saj më 1912. Është

e panevojëshme të përsërisim

ngjarjet historike dhe përpjekjet

e rilindasve tanë të ndritur për

gjuhën dhe shkollën shqipe, por cilido mund t’i bëjë vetes pyetjen,

por edhe të përsërisë pyetjet që janë bërë prej kohësh nga njerëzit

e thjeshtë, e ca më shumë nga të diturit: Ç’do të ndodhte po të mos

ishin hapur shkollat shqipe ? A do të mund të ngrihej e forcohej

ndërgjegja kombëtare ? A do të mund shpallej dot pavarësia ? Dhe

mund të vazhdojmë të pyesim: A do të mund të përballonim lakminë

e fqinjëve, kur me gjuhën shqipe të shkruar e të mësuar në shkollë,

me luftën dhe gjakun e dredhur, mezi mundëm të mbajmë kaq pak

vend që quhet Shqipëri dhe ne të quhemi shqiptarë. A mund të mos

i vlerësojmë heronjtë e vërtetë të Kosovës, mësuesit e saj, të cilët

në kushtet e pushtimit serb, mbajtë gjallë frymën kombëtare dhe

edukuan në shpirtin e të rinjëve kosovarë ndjenjat e luftës për liri dhe

e bënë Kosovën të pavarur. Përgjigjet i gjejmë te vetja, pasi janë të

thjeshta e të qarta si dita e diellit, por që na bëjnë të mendohemi mirë,

për atë çka po bëjmë sot dhe për atë se çka presim nesër.

Është gjetje e bukur “Dita e Mësuesit”. S’ka emër më bukur ! Bashkë

me shkollën shenjtërohet edhe mësuesi. Mos po e zmadhoj paksa

duke e quajtur mësuesin “Shenjtor” ? -Jam i bindur se nuk e teproj.

Ç’bënë më shumë shenjtorët ? – Besuan në zot. U sakrifikuan si

misionarë, duke i shërbyen zotit dhe njerzimit. Bukuri !- Sot e mijra

vite me radhë ne i nderojmë, u përulemi dhe kërkojmë bekimin e

tyre. Ç’bënë më pak mësuesit tan: Papa Kristo Negovani, Petro Nini

Luarasi dhe Gjok Shqiptari, (Xhordano Bruno Shqiptar, i cili u dogj

i gjallë se në gji mbante abetaren e gjuhës shqipe ), e bashkë me ta

edhe plot e plot të tjerë: Besuan në zot, besuan në komb, i shërbyen

kombit dhe u sakrifikuan për kombin si askush tjetër, si misionarë

që përhapën dituri dhe përcollën në popull dashuri për gjuhë e komb.

Kurdoherë i prulemi me nderim të thellë.

S’ma merr mendja se ka komb tjetër, që të ketë kaq shumë martirë

të rënë për gjuhën dhe shkollën, sa çka kombi ynë. Ne ata i kujtojmë

dhe i nderojmë në çdo përvjetor. I kemi përjetësuar duke u vënë

emra shkollave. Kemi bërë e bëjmë mirë. Po është shumë pak. Ata

kanë qënë dhe mbeten për për ne dhe brezat e rinj, modeli më i

3

bukur i njeriut të ditur, të ndershëm e fisnik, trim e atdhetar.

Mësuesit meritojnë më shumë nderim dhe mirënjohje, jo vetëm nga nxënësit

dhe studentët, sepse me shkollën dhe mësuesit lidhen që nga vocëraket të cilët

mësojnë abetaren e deri te shkencëtarët dhe profesorët e universiteteve dhe

akademikët. Me shkollën është i lidhur edhe ushtari e gjenerali, mekaniku dhe

inxhineri, bujku, çobani dhe agronomi, shkrimtari, gazetari, poeti dhe artisti,

ministri, deputeti, politikani dhe presidenti. Mësuesi, i gjallë dhe i heshtur,

kurdoherë është në çdo familje shqiptare, por edhe në diasporë, ku në kushte

të vështira, si misionarë të vërtetë, po bëjnë një punë të jashtëzakonëshme për

të mbajtur gjallë gjuhën dhe zjarrin e ndezur të shqiptarizmës.

Sakrificat për shkollën dhe gjuhën shqipe nuk kanë sosur edhe sot e kësaj

dite. Breza të tërë mësuesish, kush më shumë e kush më pak, kanë vënë një

gur në kështjellën e arsimit Shqiptar. Po përmend se, vetëm nga Durrësi

janë nderuar me titullin e lartë “Mësues i Popullit”, shumë prej tyre edhe pas

ndryshimeve demokratike të viteve 1990. Këta janë: Gjini Luarasi, Petrit Velaj,

Vasil Ziu, Pertef Kruja, Agim Shehu, Isuf Puka, Sul Zalla (Sulë Shqipja),

Qazim Domi, Mexhik Bekteshi, Hysen Çela, Beqir Çela, dhe pa i përmendur

emrat e nderuar të tridhjetë e nëntë “Mësuesë të Merituar”. Nuk janë pak. Ne

krenohemi me ta dhe kemi ç’të mësojmë prej tyre, sidomos të rinjtë që e nisin

udhën e vështirë, por të bukur dhe fisnike të mësuesisë.

Sa më shumë vite që kalojnë, aq më e bukur dhe më e madhërishme na duket

“7 Marsi”, festa mbarëkombëtare e “Mësuesit”. Ndaj sot edhe për mijra vite

të tjerë, urojmë: Ta gëzojmë këtë festë hyjnore, të magjishme dhe njëherazi të

madhërishme !

Përgatiti

Kadri Tarelli

BAJAME HOXHA

FAQJA E POEZISË

Adelina Dokja

Anjeza Sakaj

MOS ME BEJ QEJFIN!

Nga një lëvdatë mbrëmë,

Ashtu kot më erdhi drithërima.

Ishte shumë vonë.

Tek po rrija mendueshëm përpara ordinatorit,

po flisja me vete dhe shkrova:

Një poezi dashurie,

si për të kujtuar kohërat furtunë,

Të një dhimbjeje të pafund,

Që prej saj mora një grimë helmi,

Për ditët e stuhishme,

Për mjerimin e rinisë sime,

Dhe s’u shërova kurrë.

Eh, psherëtimat nuk heshtin,

Ato, flasin me veten time,

Më shajnë, më bërtasin , më kritikojnë,

E qahen prej meje,

Thonë se paskam qenë e keqe...eh,

“Na helmove”, më thon

Po, e di, e keqe kam qenë,

Helmova ndjenjat, psherëtimat, mendimin,

Si të kisha dy psherëtima, dy ndjenja, dy mendime...

Mjerisht, kisha vetëm një ndjenje e s’u bënë

kurrë dy,

ZEMËR E PËR-

FLAKUR

Dhe zemren e lashe tek ti

Ne kete dite te ftohte shkurti,

Xhelozia e juaj, shpirtin me ngrine...

Buzeqeshja ne buze me mbeti

Dhe fjalet ne gryke

Ti je mendimi i pare dhe i fundit

Vetëm tek ti i kam sytë...

Po te pyesesh zemren time

Ne ç’vend kerkon te jesh?

Ajo embel te pergjigjet:

Atje ku ...

NÊ JE!

Me veshtrim te etur te gelltis.

Nuk nginjem duke te te pare ,

Ne cilen pjalme lulesh lulezove?

Na cila penelate pikturash valle ke dale?

Si fllad i nje mengjezi te embel pranveror,

Permbyte zemren me nje rrebesh te papare,

I thyeve tabute e kohes se heshtur,

Saharen e ndjenjes e permby...

Liri Loshi

TOKËS QË NA FALI

Këngë i thurim Tokës

Në tel të lahutës

Tokës që ia fali

Guximin Teutës…

Sa herë mihim Tokën

Puthim bucat e dheut

Tokës që ia fali

Urtinë Skënderbeut.

Dhe i miklojmë Tokës

Faqet, ballin, shpinën

Tokës që mban burra

Si Hasan Prishtinën.

Edhe sot në këtë Tokë

Në fshatra të Drenicës

Vashat rrisin shtatin

E Shote Galicës

Sapo e ngjallim në bronz

Bajram Currin – Plakun

Toka nxjerr nga gjiri

Dhe Adem Jasharin…

Venka Capa

Pranvera e Stebleves

Nuk ka stine me te bukur se pranvera ,

Kur vellon e gjelber vesh Stebleva,

Nuk ka qilim si ai qe qendis natyra ,

Ku kembes i vjen keq

T’i shkel lulet plot ngjyra ...

Ne pranvere ne Stebleve dua te shkoj,

SHtepite, pemet, barin me sy t’i shikoj

Vitet t’i kthej pas , femijerine te kujtoj

Egezimin zemres sadopak t;ia shtoj ...

Pranvera kur vjen shpirtin ma perterin ,

SHume endrra e deshira

Brenda meje rrembehen

Eme vrulle bukurie dehen ...

Mimoza Bici

ETJE E MERGUAR

Zgjova vargjet,

thelle qoshes se renduar...

Dollia, pik-pik,

mbi germa pikon...

Vargjet...u corientuan nga dehja

“Erdha”ku “ike” ti...

nen hapa me endej fustani !

gjethet qepnin ferferimen...

Me trembi rrugetimi!

Rikthehem,mbi fustanin

qe me endi nata

Copeza yjesh vezulluan...

i bukuri ,loti im

pastroi syrin e dashuruar...

Oh,ja...te shoh ty..

me goten-dolli ne duar..

Me prisje...te shuanim vetmine

buzet te njomnin,

etjen e merguar...

4

Remzi Basha

Bekimi i një libri

Në vend të një parathënieje për librin e poetit Namik Selmani “Pesha e qiellit të vendlindjes”

Kur për herë të parë lamë pas kurrizëve tanë të lodhur, nga hallet që na kishte dhënë koha dhe e keqja ca shtëpi të mbetura me dyert të hapura bash si

ca gojë memece që nuk mund të flisnin me zë të lartë që ne të ktheheshim shumë shpejt tek ato, kujtuam e menduam shumë e shumë gjëra. Po, ato na

thërrisnin e na thërrasin, me një zë që mund ta dëgjojë e ta kuptojë shumë mirë vetem një mërgimtar shqiptar kudo ku ai është. Një zë që të kërkon

sërish për të ardhur sa më shpejt e sa më shpesh. E ndjenim se Kryemalli ynë ishte e mbetet shumë më i lartë se mali që kishim parë në vendlindje.

Ishte malli për gjuhën shqipe. Ndjemë jo vetëm mallin për një rrugë ku gjakosëm gjunjët, për një shkollë ku mësuam me aq dashuri e durim shkronjat

e shqipes sonë, ku luajtëm dhe u bëmë gjykatës të rreptë të lojës sonë fëminore. Atëherë e kuptuam se diçka të madhe kishim lënë pas. Kishim

lënë kumbullat dhe manaferrat që binin në tokë pa u mbledhur nga duart e fëmijëve. Kishim lënë lumenjtë e vegjël pa i përkëdhelur me trupat tanë të

hajthëm. Dhe kudo ku brodhëm nëpër botë, mbi avionë të zhurmshëm, aq komodë, me rrugë me drita që bënin e bëjnë garë edhe me diellin ku

shumë shumë gjuhë na vinin në timpanët e veshëve tanë ende të uritur për shkronjën shqipe. Çdo poezi, çdo tregim, çdo fjalë e shkruar e gjuhës sonë

të bukur na dukej e na duket ende si një lëndinë që kemi akoma mall ta shohim, ta prekim.

Këtë ndjesi të bukur e kam patur që kur më kanë rënë në duar poezitë e poetit me origjinë nga Çamëria Namik Selmani. I njëjti mall për trojet e të

parëve tanë. E njëjta dhimbje nga gjaku i derdhur për tokën e të parëve. Është shumë e vërtetë që në botën tonë moderne njerëzit të njihen edhe me

ekranët e kompjuterave, me zërat që përcjellin celualarët nga më të shtrenjtët, qoftë dhe më modernët që ka bërë njeriu. Por askush nuk mund të

bindë tjetrin se, nëse shpirtërat e atyre që ninin këtë kuvendim nuk përputhen me njëri-tjetrin, atëherë zërat e celularëve heshtin shpejt, shumë shpejt.

Faqet elektronike mbyllen shpejt, shumë shpejt. Kjo ndodh kur miqësitë ngrihen mbi themele të buzëqeshjeve të shtirura, të miqësive që iu mungon e

nesërmja.

Jo, me mikun tim të Fjalës së Mençur, Namik Selmani, me mikun tim që më zgjon shumë mirë atë filiz të kombit kudo ku shkoj, kudo ku hap e mbyll

dyert e botës së madhe, kudo ku rris fëmijët e i martoj apo bëhem si një Kryekrushk, nuk ka ndodhur kështu. E nuk do të ndodhë edhe nesër. Kur para

disa viteve në Tiranë bëhej Kongresi i Lidhjes Shqiptare në Botë, duket se ngritëm së bashku edhe me

shumë miq të tjerë një Urë. Një Urë që lidh jo thjesht dy brigjet e një lumi, të një deti. Shumë më tepër se kaq. Se mendoj se ne, si komb, jemi

ndoshta kombi i vetëm në botë që duhet të ngrejmë në kohërat moderne sa më shumë Ura të tilla bashkëpunimi. Armiqtë e dukshëm e të padukshëm

na kanë humbur shumë kohë të dobishme për rrugën tonë të mbarësisë, ose të mbrothësisië, si thonin rilindasit tanë të shquar. Ata kanë dashur

të na qorollepsin në ca shtigje ku humnerat kanë qenë aq afër syve tanë, aq afër theqafjes sonë historike. Për fatin tonë e për bekimin që na dha

Zoti nembjetuam e sot po gëzojmë Stinën më të re të Rilindjes Kombëtare, për të cilën edhe një vëllim poetik i këtij lloji është si një GUR i fortë

kështjelle dhe një trase e re re rruge.Kohë më vonë kur unë përgatita dhe botova një roman me autoren Drita Braho “Nusja nga Çamëria“ e ndjeva se

Ura e Bashkimit ishte bërë më e fortë, më e madhe, më e bukur. Kësaj radhe nuk ishim thjesht dy miq që ndërronin kafenë e mëngjesit apo bukën e

konakut. Nuk ishin thjesht dy miq që takoheshin në Pazar e shkëmbenin me shumë dashuri fjalën e mallin. Jo, Namiku po më sillte aq pranë atë që

më mungonte pak më shumë se zakonisht. Po më sillte fryën çame, atë që na mungonte në magjet dhe sofrat tona të Kosovës. Në trojet e saj po kaq

të gjakosur sa dhe ato të Çamërisë ëndërrvrarë. Dhe e desha fjalën e tij, dhe e mësova vargun e tij dhe fjalët e atyre tregimeve që të sjellin jo vetëm

mallin e dhimbjen, por edhe amanatin e madh që nuk e tret koha, lumi toka, deti, zjarri, tërmeti, oqeani..

Unë sot kam në duar librin e tij të fundit me poezi me një titull të bukur e të gjetur ”Pesha e qiellit tim”. Libri ka një organizim shumë të bukur. Duket

se krah temës së tij të dashur, asaj çame, të cilën ai e ka vënë në një cikël me një titull shumë emocional “Bëj të zë, por të merr era” ka edhe motive të

tjera, po kaq tundues se ai i Çamërisë. Është tema e Kosovës ku ka shumë epizëmë e lirizëm ( sërish me një titull simbolik “Trëndafilët e Prishtinës”)

Në të ka një kryepoezi për Loken e Këngës Nexhmije Pagarusha apo poezi për Gjakovën e për bardin e poezisë kosovare Din Mehmeti, për Urën e

Ibrit. Në ciklin e Amerikës me titull “ Sytë e Amerikës” shohim një risi tematike dhe një këndvështrim bukur të

ri . E kishim parë Amerikën në sytë e studiuesve por në sytë e petëve e kishim

pare rrallë.

Ndoshta nuk duhet të ma marrë për një humbje kohe lexuesi i vargjeve të tij dhe i fjalëve të mia nëse do të citoja në këtë parathënie disa tituj të

librave të mëpërshëm të këtij autori me poezi. me këtë libër që po lexojmë ato bëhen 8 të tilla “ Vatra e mallit”, “Zërat e brigjeve të mia”, “Kroi i

këngës çame”, “Fari çam” , “Shpirti çam”, “Djepi i këngës”, “Dritaret e besimit” dhe ky I fumdit “Pesha e qiellit të vendlindjes” Metaforat e tyre të

ftojnë që të lexosh dhe të gjesh atë që shpesh në jetën e përditshme të mungon, atë frymë atdhetare, për të cilën duhet të punojmë të gjithë e kudo ku

jemi.

Krenohem se po bekoj një libër të tij në këtë prag jete kuar ai po mbush 6 dekadat e jetës së tij të vrullshme, tërë pasion krijimi, tërë përkushtim.

Po, si pjesë e të njëjtit profesion, atij të mësuesisë, mbase duhet që tregojmë fëmijëvë tanë shqipfolës kudo ku janë jo vetem kështjellat e larta,

të panumërta e aq të forta amembanë trojeve tona, por edhe t’u ngrejmë para syve të tyre të ndezur për dije e përparim, për shqiptarizëm edhe ca

Kështjella të tjera, të larta të mençurisë sonë, ato të Shqiptarizmit tonë pa patur drojen e frikshme se dikush mund të na akuzojë padrejtësisht për këtë

gjest nga më fisnikët e botës së qytetëruar.

Librin e shoqëron edhe një pasthënie nëse do ta quaja kështu të shkruar nga studiuesi shqiptar nga Maqedonia Zejadin Ismaili me titullin“ “Shenjtëria

e papërsëritshme e shprtiti çam” kushtuar librit të tij të para disa viteve “ Shpirti çam e në përgjithsi të poezisë së tij. Ky shkrim është një dritare nga

ku mund ta shohim edhe më mirë poezinë e tij. Nga ky shkrim po shkëpus disa rreshta: “Tashnë ai ka krijuar origjinalitetin e tij vetanak të veçantë,

arketipal dhe ka një vazhdimësi të qëndrueshme në vijën e zhvillmit kreativ poetik. Në konteks më të gjërë dhe autentik trajton njeriun çam dhe sakrificën

e tij për idealin kombëtar dhe atdhetar. Virtuoziteti krijues i Namikut manifestohet përmes motiveve të reja që ai trajton…”Duke i uruar rrugë

të mabrë librit më të fundit poetik të autorit Namik Selmani “Pesha e qiellit të vendlindjes“, do të dëshiroja të citoja me shumë dashuri disa vargje

nga poezia e tij “ Zinxhirët e mallit”. Janë zinxhirë që shqiptarët i kanë të pranishëm shumë herë në jetën e tyre të përditshme, edhe ata që janë larg

trojeve të lindjes. Por po kaq të forta janë këta zinxhirë edhe për ata që jetojnë në trojet tona amtare. Zinxhirë që vëmë në provë dashurinë për trojet

tona, përpara së cilës edhe armiqtë më të fuqishëm thyhen “E bëhem dallandyshe që nuk njeh stinimin/për të trokitur te malli me frymën e fjalësbehar/kështu

mbetëm ne, drurë që nuk njohim zverdhimin /kudo ku ecim, kudo ku do të kemi një varr….

5

Arsim Halili

INTREVISTË ME POETEN

DEZDEMONA MARKU

Si erdhi dhe zuri vend poezia tek Dezdemona ?

Përshëndetje Arsim. Dhe të falënderoj shumë për

këtë intervistë. Jeni një gazetar i mirë dhe ndihem

shumë e privilegjuar qe jam mysafirja juaj në këtë

intervistë.

Si erdhi poezia tek Dezdemona? Unë jam kultivuar

dhe ushqyer me libra që e vogël, qëndroja me

orë mbi libra duke lexuar aq sa harroja të mësoja

mësimet. Isha shumë e dhënë mbas romancave

d,m.th prozës. Por kjo ndryshoi komplet , kur

profesori im shkrimtari i njohur Riza Lahi. Vuri

ne dukjen talentin tim për poezi duke më drejtuar

për nga poezia. Unë e adhuroja poezinë, por kisha

mjaft frikë të përballesha me të. Duhet të falënderoj

shumë profesorin tim që më udhëhoqi dhe

nguli këmbë që unë të shkruaja jo vetëm prozë por

edhe poezi.

Çka ju shtyn t’i qëndroni besnike mbretëreshës

se të artit letrar?

Do t`i qëndroj besnike kësaj mbretëreshe, sepse jo vetëm që shkruaj

por edhe e adhuroj dhe nuk mund të bëjë, Dezdemona, dot pa librat e

saja. Dhe do mundohem me gjithë forcat e mija që të lë një shenjë njw

gjurmë nga arti im.

Për aq sa kam lexuar nga ju, artit i juaj poetik dominonohet nga

lirika e dashurisë , pse ndodh?

Është më se e vërtetë, që arti im dominohet nga lirika e dashurisë.

Janë një ndërthurje mes erotizmit trishtimit dhimbjes, diçka që na

shoqëron në jetën tonë. Shpreh ato ndjenja te fshehura thellë në

subkoshiencën tonë. Dëshira dhe ndjenja që kemi frikë t`i shprehim

hapur. Pse ndoshta pyesni ju? Kurse unë mund të them që kjo vjen

natyrshëm, nuk e di as vetë, pse, por gjithmonë poezia dhe proza ime

vishet e tëra me nota erotizmi.

Libri i juaj tani më gjendet në fazën finale, gjegjësisht shumë

shpejt pritet botimi i saj, mund të na flisni për strukturën e librit?

Po, jam në pritje të librit tim të parë. Dhe jam shumë e emocionuar

dhe në ankth. Nuk e di si do përcillet nga lexuesi, a do të

pëlqehet?Besoj një frikë që mbërthen ç`do autor të ri, si unë. Për këtë

dua të falënderoj pa masë botuesin tim , zotin Enver Nezeri, i cili më

ofroi ndihmën e tij duke më përkrahur dhe duke më mbështetur që

unë të afirmohem në botën e madhërishme të letërsisë. Ai besoi tek

unë dhe besoj të mos ta zhgënjej. Botuesin tim, profesor Rizan, dhe

mikun tim Engjëll Koliqi që kanë besuar tek talenti im. Për sa i përket

strukturës së librit, është prozë e ndërthurur me poezi, pra poezi dhe

tregime. Por nuk dua te tregoj më shumë të mbetet njw surprizë, se

jam mase e bindur që është një libër krejt i veçantë. Do më besoni

lexues, kur ta keni librin në dorën t`uaj.

Një nga pasionet tuja që nuk është edhe gjë e lehtë është edhe

përkthimi, cilat janë risit në këtë fushë ?

Diçka që adhuroj është përkthimi , është një art në vete dhe shumë i

vështirë. Siç e thatë dhe ju i dashur Arsim. Të jemi koshientë tregu

i librit është një nga më problematikët dhe më të vështirë. Unë kam

6

dëshirë të sjell në Shqipëri autorë që nuk njihen por

që janë shumë të falshëm. Kam sjell disa poezi të

autores Kanadeze, Margaret Atwood. Një poete dhe

skenariste shumë e njohur. Edhe pse nuk e kam sjell

në një vëllim të plotë. Gjithashtu dhe Umberto Saba,

poet Italian i mrekullueshëm por që këtu nuk njihet.

Sapo kam mbaruar përkthimin e autores amerikane

May McGoldrick, dhe jam në pritje që ajo të më jap

ok, dhe romani i saj ‘’The Rebel’’ që është botuar në

28 gjuhë të botës. Të jetë i pranishëm edhe këtu në

Shqipëri, është një roman që të tërheq , dhe të mban

të mbërthyer deri në momentin e fundit. Aty edhe

mund të shijojmë si romancën e personazheve, por

është edhe shkollë më vete. Aty unë mësova shumë

gjëra që nuk dija për historinë e Irlandës.

Jeni një poetesh e re, por natyrshëm produktive,

më thoni çfarë ju pengon dhe çfarë ju ofron

kënaqësi gjatë leximit të veprave reja?

Unë adhuroj letërsinë me vlerë, artin e të shkruarit

që më tërheq që në germën e parë. Ka raste që libri

veç kopertinës ka të bukur por brenda fjalë dhe

vetëm fjalë. Atëherë vlera e librit kthehet në pseudovlerë, dhe i humbet vlera

librit. Më bënë që të humbas dëshirën për të lexuar. Por kur unë dashurohem

mbas librit qoftë poezi, prozë, ese, unë ndjehem komode dhe marr më të

mirën atë që më mbushë mendjen dhe shpirtin tim

Dinamika e krijuesit sigurisht se nuk ndalet, po në këtë mes çfarë do të na

ofroni ju?

Më se e vërtetë, por unë do t`i ofrojë lexuesit tim gjithmonë diçka të re në

c`do libër që do të arrij të nxjerr. Jo gjithmonë i njëjti shkrim dhe e njëjta ide

e subjektit.

Cilët nga poetet dhe prozatorët janë burim frymëzimi qoftë nga letërsia

shqipe, pse jo edhe ajo botërore ?

Impakti im i parë me letërsinë, nuk po flas këtu për librat për fëmijë,

kuptohet. E mbaj mend shumë mirë, kisha shkuar për pushimet e verës në

Kukës, te miku më i ngushtë i babait tim, artistit Shpend Halili. Që unë e

adhuroja dhe shkoja me shumë dëshirë. Aty duke gërmuar tek librat e tij,

kam qenë në klasë të tretë. Më tërhoqi vëmendjen drama e Henri Isben

‘’Shtëpi Kukulle” dhe unë fiksohem aq shumë dhe e lexoj me shumë dashuri

dhe arrij ta kuptoj. Kështu më vjen dhurata e parë, nga miku i babait tim. Që

ishte romani Gustav Flober-it Zonja Bovari. Këto dy libra kanë qenë burimi

dhe frymëzim për mua. Ëndërroja me orë duke menduar sikur isha një

shkrimtare. Pastaj duke u rritur, idhulli im bëhet Migjeni , pastaj frymëzohem

nga poezia e huaj Sergei Esenin, Artur Rimbaud,Giacomo Leopardi..Ka

shumë dhe nuk dua të zgjatem..

Përmbyllja e kësaj interviste mund të përcillet nga ju me ndonjë mesazh

Mesazhi im? Mesazhi im shkon vetëm për rinin që nuk e dashuron librin,

dua t`i them dhe ti përcjell që të dashurohen mbas librit dhe letërsisë, sepse,

është diçka e mrekullueshme dhe të ndryshon gjithçka brenda teje.

Kadri Tarelli

Loti i nënave.

NGA LOTI I NËNAVE, DETI U BË I KRIPUR

Në kujtim të 6 Marsit 1991

E dielë, 6 Mars 2011. U mbushën plot 20 vjet nga ai 6 Mars i vitit 1991, kur mijra shqipatrë morrën rrugën e mërgimit. Më është bërë zakon, që çdo

vit, në këtë ditë të shkoj në berg të detit, në shëtitoren “Taulantia”në qytetin e Durrësit. Edhe sot isha. Qendrova përballë detit, si për t’u falur me të.

Kanë kaluar kaq vite, po si atëherë më del përpara skena dhe biseda e një nëne të re, me djalin e vogël përdore, e cila me sytë të përlotur shikonte larg

në hapsirën e pafund të detit. Dukej sikur i fliste detit. Buzët i dredheshin. I lutej në heshtje.

-Mami ! Nuk po duket anija që do të sjellë babin !? -Djali nuk morri përgjigje. Lotët në sytë e nënës u shtuan. Pa pritur djali i vogël pyeti:

-Mami ! Pse deti është i kripur ? Gruaja e mori fëmijën, e shtërngoi në gji, e puthi në sy, në faqe, në gushë dhe i tha e ngashëryer:

- Deti u bë i kripur nga lotët e nënave.

Më erdhi në mendje romani “Lulja e Kujtimit” e Foqion

Postolit. Dikur edhe në Korç, në dalje të saj thirrej një vend

“Lëndinka e lotëve”, ku përcilleshin dhe ndaheshin familjarët

me ata që merrnin rrugën e mërgimit. Po atëherë iknin

një e nga një, ose dy nga dy ! Ata largoheshin duke kthyer

kokën pas, ndërsa me lot në sy mbeteshin nënat, babalarët,

motrat, gratë, fëmijët.

Edhe sot rrenqethem, pavarësisht viteve që kanë kaluar.

Janë disa ngjarje që

rrodhën shumë shpejt. 20 Shkurt i vitit 1991. Populli i bëri

me madhështi nderimet e fundit diktatorit duke e tërhequr

zvarrë bustin e tij. Dy javë më pas më, 6 Marsi. Mijra e

mijra shqipëtarë u dyndën në Durrës, mësynë dhe hipën në

anijet që u ndodhën në port. Morrën udhën e panjohur të

mërgimit, pa ditur se si do t’u vinte halli.

Herë pas here, në emisione të veçanta televizive, jepen

pamje të shkëputura që paraqesin largimin masiv të shqiptarëve.

O zot ! Vetëm ne, apo vetëm ata që i kanë përjetuar

ato çaste dramatike, kanë mundësi të thonë se ç’kanë ndjerë

kur shikonin me sytë e tyre, atë çmenduri kolektive dhe

“Malet” me njerëz, që largoheshi s’di se ku. Edhe një herë

them : O zot ! Sepse aty luhej një “tragjedi” me aktorë një

popull të çoroditur që vraponte sa andej – këtej tek anijet

që kishin mbetur në port. Tragjedi pa skenar, pa regjizor,

pa rregulla loje, me vetveten spektator. Mijra njerëz që

hipnin nëpër anije, të rinj, të reja, familje të tëra, burra gra

dhe fëmijë. Qindra të tjerë në tokë, nëna, baballarë, gra me fëmijët e vegjël për dore. Të parët thërrisnin dhe përshëndesnin me dorë kur mundënin të

dallonin të afërmiit e tyre, ndërsa pjesa e mbetur në tokë me lotë në sy, edhe ata thërrisnin dhe ngrinin duart drejt asaj mizërie njerzish, pa mundur të

dallonin djalin, vajzën, babën, apo burrin. Shqiptarët po iknin sikur po i ndiqte pushtuesi nga prapa. Askush nuk po na sulmonte. Vallë ç’të ishte ky

hasëm i padukshëm ? -Varfëria ? -Mbase ! Armik i egër është, po nuk e besoj, pasi ne varfëri kemi pasur edhe më parë, po nuk kemi ikur “Nga sytë

këmbët”. Mbase iknim nga vetvetja !? Pushtuesit kishin qënë mes nesh ! ?

Historia, e ftohtë si gjithënjë do t’i përmendë këto, thjesht si ngjarje në kronollogjinë e viteve, mbase në rastin më të mirë edhe i komenton, duke

dhënë edhe shkaqet që na çuan deri këtu, por për njerëzit që i provuan janë më shumë se ngjarje. Janë dridhma të trupit, morrnica që ngjethin shtatin,

lot e rrahje të forta zemre që sjellin djersë të ftohta, qoftë edhe në ditët më të acarta të dimrit.

Edhe unë vrapova drejt portit. Jo për të ikur, por për të parë e gjetur djalin. Në hyrje një togë ushtarësh të armatosur. Nuk lejonin të futej njeri këtu,

po nuk bënin zë për njerzit që kishin hapur shtigje ku mund të kalonin lirshëm. Çuditem me vete, si është puna e njeriut !? Ç’hall kisha unë e ku më

shkonte mendja ? Kisha nge edhe për shaka: Porti ishte bërë si ajo kasollja e Nastradinit, me oborr pa avlli e pa gardh, në fund në dy hunjë të kalbura,

një dryn i madh i vjetër, që të dukej nga larg. U drejtova tek ushtarët. Prisnja të më ndalonin. Në krye një oficer i ri, shumë i bukur. Si fillim nuk e

njoha. Vëtëm dëgjoj një kërcitje këpucësh. Qendrim “Gatitu” dhe nderim ushtarak !

-Hapni rrugën ! Është profesori im ! –Buzëqeshi dhe më dha dorën. U pamë në sy dhe nuk folëm. Ish nxënësi im, pas pak ditësh edhe ai kishte ikur

bashkë me shumë shokë. Sot jeton familjarisht në Itali.

Sot përsëri pranë detit. Pak vranësirë. Dielli herë dukej dhe herë fshihej. Po deti ? Ah deti ! I qetë. I bukur e madhështor si përherë. Papritur kur rrezet

puthnin valët, si një lojë mes dy perëndive nuk di se kush përkëdhelej më shumë, dielli apo deti !

Kur dëgjoj dhe gjykoj për sa e sa ngjarje që lidhen me detin, kam ndjesinë se të parët tanë, Iliret paganë kishin të drejtë ta besonin, t’i faleshin e ta

nderonin si perëndi. Edhe unë besoj se ata ishin më pranë jetës dhe të vërtetës.

Sot po udhëtojmë pa viza.. Pak si gjatë shkoi kjo punë, pasi kaluam plot shtatëdhjetë vjet të ndarë nga bota. Tragetet shkojnë e vijnë. Presim dhe

përcjellim të dashurit tanë. Më në fund edhe ne po udhëtojmë lirisht, Edhe unë isha para pak ditësh në Itali. E ndjeva veten të fisëm, sepse udhëtova si

qytetar i lirë. Veç nuk duhet të harrojmë ato ditë të marsit 1991, që mos u përsëritshin kurrë ! Dhe deti, nga lotët e nënave, mos të bëhet më i kripur

nga ç’është !

Përgatiti

Kadri tarelli

7

FAQJA E POEZISË

Adem Zapluzha

KËTU

Shpeshëherë

Në mua zgjohet

Zëri trishtuar i memorjes

Kur lumenjtë mbesin

Pa pikë uji

Në këtë rrugëtim

Gjethet vuajnë

Nga një ankth i panjohur

Kockanjarët të hendakosur

I mashtrojnë udhët e jetës

Bahtir Latifi

MBETEN VEQ KUJ-

TIMET

Më kujtohet dikur

Kur kishim dashuri

Kur mbanim respekt

Kur ndanim kujtime

Jo shumë kohë ka kalu

Gjithëqka është ndryshu

Ku mbeti dashurija

Ku mbet respekti

Val val i morri Deti

Atje larg gjithqka u shua

S`mbeti tjeter veq kujtesa

Që mos t`humbet edhe shpresa

Ta kujtojm edhe njëher mbar

Gjeneratat që kemë përball

Nuk kan mbet shumë nga ata

Fundi do ti vie me këta

Gjithëqka tash ka ndryshu

Shumë pak janë duke u pajtu

Si të parët nuk do gjejm

Nuk po dim se ku do vejm

Shaban Cakolli

AHMAKU E ZA-

VRAKU BAHEN

DOKTORË

Ahmaku:

A po ngon, more Zavrak ,

Domë me vdekë n’ fukarallak !

Domë me u ba doktorë – ekspert ,

Ndoshta dalim n’ selamet !

Zavraku:

Kanë mbetë njerëzit pa punësim ,

Pa rrogë, stazh, pa sigurim ...

Tash kur t’ bajnë ndo ‘i dergjë me iu ra –

Çare s’ kanë pa ardhë te na !

Ahmaku:

Mirë, Zavrak, ti je kujtue ,

Hiq pa dj...

Hasime Hoti

KURRË NUK TË

HARROJ

Po flas me hidhërim ,

me pikëllim

se humba njeriun e zemrës

ajo më bën të dal me rrëmbim

se jeta ushton prej erës !

Ndjej zbrazëti - dhimbje

Lotët më rrjedhin si gurrë që nuk ndalet

Do të shkruaj vargjet se ndjej hata

Më vuan zemra , dhe shpirti nga hallet !

Lotoj çdo ditë po ti nuk përgjigjesh

përse më harrove, shkove pas tjetrës ?!

Më dëgjo për këtë, kthehu të përligjesh

në dashurinë e vërtetë të asaj të vjetrës ...!

4.1.2010

Nehat Jahiu

PO VUAJ E PO TRETEM...

Seç po vuaj e seç po tretem

si qiriu flakë seç po djegem,

si dëbora në bjeshkë po shkrihem

për atdhe po vuaj e po digjem.

Seç më mbushet me lotë shamia

dua ti bashkojë trojet, trojet e mia,

lotët në sy akoma nuk më janë tharë

që kur trojet mua mi kanë ndarë.

Zemërdjegur e shpirtkallur mbetur

referate duke shkruar në letër,

gogla...

Ibrahim Abedini

Dje dhe sot

Qdo gjë na bashkonte

Qdo gjë na lidhëte

Na bënte të duam

Të respektojm

Të ndihëmojm

E sot

E kunderta

Nuk duhem

Nuk bashkohem

As që respektohem

Nga mos dija

e Humbem dashurin

Respektin dhe u ndam

Për gjithëmon në jet.

8

FAQJA E POEZISË

Lili Bimi

PRES!

Më padurim pres të-të puth

Frymen Tënde të t’a kap të puth fort, fort

përserie jetë nga jeta ime të-të jap.

Të vallëzoj mbi trupin Tënd,e fort të -të shtrëngoj

Kur shiu vrullshëm t’shkojpasi trupat Tonë t’jen

lagur....

veç kur avulli t’shkoj... të dalë,

do rri përkrahë Teje... dorë për dore t’kapur !

Do vë një muzikë tjetër

zemrat qëtësisht t’a dëgjojnë

Sokol Demaku

MOS THUAJ ASGJË

Mos thuaj asgjë,

Mos bëzëj një herë,

Është kohë pa kohë,

Është kohë e mjerë!

Mos bëzej o, burr,

Mos thuaj një fjalë,

Mos trego mllefin,

Që mbanë në barrë.

Është mllef mergimatri,

Është barrë zemre,

Është vuajtje shpirti,

E cdo shqiptari.

Fjala mergimtar,

Qenka shumë e rëndë,

Peshuaka me vite,

Në krahërorin tend.

Kadrije Meniqi

DASHURI ENGJËL-

LORE

Dua te prekë embëlsine e buzëqeshjes tende,

ta kem në shtrat, në mendimet e natës së vonë.

A e di që celsin e lumturisë sime,

pafajesisht, i dashur e mban ty në dorë?!

Me flladin vjeshtor të percjellë dashurinë,

me e kthjellët se ujratë e oqeanit të qetë.

Aty, mes mendimesh trazuar më kaltërsinë,

në ujratë e tua fundosem më leht.

Mes germa fjalësh pikturoj dashurinë,

ankth malli nëpër vargje lexoj,

fshehur mes kujtimesh të pajetuara,

në shtratin e ëndërrave te tua ëndërroj.

Ah, të dëgjojë zërin e hijes sime,

që dashurinë tende thërret si e marrë.

Je shumë afër edhe pse larg,

Trembem, kam frikë mos te humbas!

Violeta Gashi

VDEKJE T’PAPARA

Ah Madonë e Zezë, ç’Bëre…?!

Që Zinë n’zemër, t’Nënave e vë

Që n’Çati t’Bardha, Drenicën e përfshive.

Që t’Madhë e t’Vogël, ngrive.

Ah Madonë e Zezë, si shpatë me dy tehe…!

Këmbzën e Armës, Gjakpirëse.

N’Shaban Polluzhën, n’Mehmet Gradicën.

N’Shumë Trima, Ngrehe.

Jo-jo Shpatë me dy tehe, është vetëm Zoti.

Që Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën.

E Shumë Trima, Shqiptarë.

N’sy t’Madonës së Zezë, s’i Përloti.

Gjëmuan, n’Rakita t’Lumit Drenica vijuanë.

Krahë për krahë, t’dytë menduan:

Që si Uji i lumit, me Gjakun tanë.

Plumbat, n’Tokën e Drenicës u pastruan.

Kur vdesin Njerëzit e i varrosim, s’është për

t’u Qarë.

Sepse gjashtë javë, t’vdekur qëndruan:

Shaban Polluzha, Mehmet Gradica.

N’Rakita, t’Lumit Drenica.

Ah Madonë e Zezë, ç’Bëre…?!

Që zemrat, Nënave dhe Motrave e Fëmijëve.

Si dhe Baballarëve, nga bijtë janë t’Ndara.

Athua vallë, a s’janë këto Vdekje t’papara…?!

Delvina Kërluku

Qëndresa e Njeriut

Në vuajtje

heshtjen e mban

Në klithmë

zërin e ndal.

Në pikëllim

lotin e përmban

Në rrezik

hapin e ndal.

Në fjalë

tingulli s’del

Në dashuri

s’sheh pengesa

aty njeriu ndërthuret

me çnjerëzoren...

9

Agim gashi

Drenica

DY DESH

Pak pa rënë terri

- kah bëhet natë ,

hapen komjuterët

dhe u futen ne chat.

Hynë me “nik”

- jo me emer ,

njëri mashkull

tjetri si femër !

Biseduan e biseduan

- u kënaqen ne chat ,

ku s’hyn e ku s’dolën

- gjithë natën e gjatë.

Vetëm ne mëngjes

- e morën vesh ,

asnjeri s’ishte femër

por qe të dy’ desh ..

Sokol DEMAKU

NDJEHEM KRENARE QË JAM MË PREJARDHJE NGA DRENICA

Thotë e reja drenicase Hasime Hoti, që jeton dhe vepron në Espos të Finlandës

Së pari dua të them se ndjehem krenare që prejardhjen kamë nga një fshat i Drenicës, poashtu që jam mbes e

Prekazit Legjendar.

Si shumë e shumë familje tjera edhe prindërit e mi u detyruan ta marrinë rrugën e mergimit për shkak regjimit

serb.

Emigrimi është shumë i ftohtë dhe i hidhur për të gjithë.

“Të vije ai cast” është libri im i parë me poezi, besoj që është një libër i realizuar mjaft me sukses. Mendoj që lexuesi

i vemendshem tek krijimet e mija do ta dalloj mallin, heroizmin, qendresën, dashurinë, besën dhe traditen e atdheut dhe kombit.

Brenda vargjeve jam munduar gjithnjë te perdorë shumë trope dhe figura stilistike si metaforën, simbolin, njerzimin, krahasimin, etj. Jam munduar

poashtu të pershkruaj dhimbjen e furtunës e cila ka qenë renë mbi popullin tonë, për njerzit që u flijuan, sakrificat për dritën e tyre, të cilët

mbeten në shpirtin e popullit.

Jeta e studentit as këtu në perendim nuk është e lehtë dhe sidomos kur je vajzë dhe ke prindërit larg, edhe pse asnjëherë përkrahja e tyre nuk më

ka munguar në asnjë hap te jetës sime.

Kush është Hasime Hoti?

Quhem Hasime Hoti, jam nga

Mitrovica me prejardhje nga

Drenica. Ne vitin 1989 edhe familja

ime u detyrua si shumë familje tjera

të shprengulet nga vendlindja e unë

atëher isha vetëm diku dy vjeq.

Shkollimin fillor dhe ate të mesëm

kam kryer në Oulu të Finlandes ku

edhe u kualifikova si laborante e

kimisë. Tani jetoj me familje afër

kryeqytetit te Finlandes Helsinki.

Për momentin jam punësuar në spitalin

Rinnekoti në qytetin e Espos.

Keni studjuar në shkollen fillore

ne qytetin Oulu te Finlandes . Aty ke mbarua edhe shkollën e mesme

për laborante të kemisë, në kohe rekord edhe me sukses në vitin 2010

në Oulu te Finlandes cfarë mund të na thoni për kohën e studimeve

tuaja atje?

Koha e studimeve mundë të them ishin koherat ma të vështirat per mua.

Isha larg atdheut por dhe large familjes diku 700 km.

Jeta e studentit as këtu në perendim nuk është e lehtë dhe sidomos kur je

vajzë dhe ke prindërit larg, edhe pse asnjëherë përkrahja e tyre nuk më ka

munguar në asnjë hap te jetës sime.

Ne kohën e studimeve në qytetin e Oulu jo që më ka munguar vetëm

familja por mundë të them më ka munguar edhe rrethi shoqëror shqiptar.

Edhe pse si e huaj në vend te huaj me malle të familjes dhe të atedheut, ia

dola mbare.

Cka e shtyri familjen e Hasimes ta le vendlindjen dhe të jetoj në

Skandinavi?

Si shumë e shumë familje tjera edhe prindërit e mi u detyruan ta marrinë

rrugën e mergimit për shkak regjimit serb.

Emigrimi është shumë i ftohtë dhe i hidhur për të gjithë. Nuk thonë kot

guri rendon në vend të vet dhe peshon.

Jeni e punësuar në Spitalin Rinnekoti në qytetin e Espos, Finlandë ne

laboratorinë gjenetike, cka mund te na thoni per punën tuaj këtu?

Akoma gjatë studimeve unë u punësova ne spitalin Rinnekoti në Espo.

Si ndihmëse e motrësmedicinale dhe pas një kohe të shkurte më ofruan

punën e profesionit tim.

Mbase mbarova studimet dhe u diplomova, morra dhe një stipendie

prej 1000 euro dhe u punësova në profesionin tim po në të njejtin Spital

“Rinnekoti”.

Për punën time në laboratorin klinike/gjenetik mundë të them se jam

poashtu e angazhuar edhe në disa projetke të mjekësisë, por kam titullin

dhe si ndihmse e kimistit tonë të mirenjohur i cili quhet Pekka Kaipainen

me të cilin bashkëpunoj në projektet e ndryshme që kemi.

Pacientat që kemi janë nga gjithë teritori i Finlandës, dhe të gjithë janë

10

me të meta fizike/psiqike.

Hasime Hoti ka një kohë gjendet në Spitalin Rinnekoti cfarë është

eksperienca e juja këtu?

Nuk mundë të them akoma që kamë berë ndonjë eksperiencë për shkak

që jam një kohë të shkurtër punësuar në këtë spital.

Vendi i punës është shumë aktraktive dhe besoj që do fitoj një eksperincë

të mirë e të duhur me kalimin e kohës.

Si e kalon një ditë Hasime Hoti?

Zakonisht cdo ditë pune zgjohem herët ne mëngjes qe nga ora 7 filloi

punën në laboratori, e cila zgjat 8 orë.

Mandej merrem me studime më trajnimin si ndërmjetsuese e krimeve

dhe mosmarreveshjeve dhe kohën e lirë e kaloj në mesin e familjes si

dhe duke pregaditur vellimin e dyt me poezi poashtu here pas here punoj

vullnetarisht duke moderuar emisione në “Radio Bozhure”.

E lindurë në Mitrovicë, me preardhjen e familjes nga fshati

Turiqevc Komuna e Skenderajt, si e ndjen dhe spjegon këtë

Hasimja?

Së pari dua të them

se ndjehem krenare

që prejardhjen

kamë nga një fshat i

Drenicës, poashtu që

jam mbes e Prekazit

Legjendar.

Unë kam jetuar në

Kosovë diku rreth

3 vjet dmth shumë

pak, e dua Turiqevcin

aq sa e dua dhe

Mitrovicen dhe terë

Kosovën.

Jeni pranuar ne trajnimin

si ndermjetsuese

e krimeve dhe

mosmarreveshjeve

në shoqëri, cka

mund te na thoni

pëtë angazhim tuajin?

Po jam pranua në

trajnimin si ndërmjetsuese

e krimeve dhe mosmarreveshjeve në shoqëri dhe pas një muaj

pres të ia filloi edhe punës që të merrem me dosje të ndryshme.

Vërtetë është krejtesisht një profesion i ndryshëm nga ai qe kam si

laborante e kimisë, por gjithnjë që nga fëmijëria kamë pasur dëshirë të

merrem me mjeksi o diqka me juridik.

Dhe mendoj qe në të ardhmen të merrem pak nga pak me të dyja.

Jeni regjistruar këtu në fakullteti për të studiuar shkencat juridike,

cka do thot kjo për ju?

Po jam regjistruar ne fakulltetin e “hapur” për të studjuar shkencat

juridike, shpresoj pas një kohe ti kushtoj me shumë kohë fakulltetit

sepse tani kamë shumë pak kohë, shkoj në ligjerata kohe pas kohe

mbremjeve ka 2-3 orë.

Jeni autore e librit ”TË VIJË AI ÇAST” cila është tema që shtjelloni

në te dhe është në prozë a poezi?

“Të vije ai cast” është libri im i parë me poezi, besoj që është një libër

i realizuar mjaft me sukses. Mendoj që lexuesi i vemendshem tek

krijimet e mija do ta dalloj mallin, heroizmin, qendresën, dashurinë,

besën dhe traditen e atdheut dhe kombit.

Brenda vargjeve jam munduar gjithnjë te perdorë shumë trope dhe

figura stilistike si metaforën, simbolin, njerzimin, krahasimin, etj. Jam

munduar poashtu të pershkruaj dhimbjen e furtunës e cila ka qenë

renë mbi popullin tonë, për njerzit që u flijuan, sakrificat për dritën e

tyre, të cilët mbeten në shpirtin e popullit.

Kam shkruar edhe për figura të shquara kombëtare si për: Sadik Ramen,

Ukshin Hotin, Adem Jasharin, dhe Ibrahim Rugoven

Arsyeja pse kam shkruar per keta njerëz ishte sepse ndjeja në njëfarë

mënyre që e kisha obligim. Janë emra të shquar që nuk do vdesin

kurrë!

Libri doli nga shtypi më datën 22.07.2010 po atë dite kur pavarësia e

Kosovës u konfirmua edhe në nga GJND:ja në Hagë që do të thotë atë

ditë kisha dy arsye për të festuar..

Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Hasimja, cilat janë planet

e juaja?

Unë do vazhdoj rrugën e krijimtarisë dhe tani jam duke e përgaditur

vëllimin e dytë me poezi, ku më shumë do shkruaj për dashuri të përflakur,

por as në vëllimin e dytë nuk do mungojnë vargjet për atdheun

tim.

Sa ka arritur Hasimja të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri?

Sic e ceka diku me herët kur isha ne qytetin e Oulut me të vertetë më

ka munguar shoqëria sepse në ate qytet jo që nuk ka pasurë shqiptar,

por nuk ka pasur moshatar të mi dhe skam pasurë ndonjë rreth shoqëror.

Tani këtu afër kryeqytetit kamë një rreth shoqeror, por shumë

rrallë gjejmë kohë për tu takuar sepse të gjithë jemi të punësuar. Por

mbajm shumë kontakte mes fcbookut ne ditët e sodit.

Miq kam rreth e rreth botës, dhe perkrahja e miqve nuk më mungo ne asnje

aspekt.

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmesën tende në realitetin që

jetojmë ne shqiptarët sot këtu në diasporë por edhe ne vendlindje, ku

mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

“Betejën më të madhe që familja ime ka pasur këtu në mergim ka qenë që ta

mbajmë gjallë gjuhën shqipe, kulturën, traditatën dhe që të dinim të krenohemi

se kush jemi!

KRENOHEM qe jam Shqiptare!

Cfarë janë kontaktet e Hasimes me vendlindjen, konkretisht me Turicevcin?

Zakonisht së paku njëherë në vit përpiqem të shkoj ne vendlindje. Dhe cdo

herë që shkoj në Kosovë gjithnjë shkoj per ta vizituar edhe Turiqevcin, atje

kam axhën babait tim dhe kushërinjtë të cilët më respektojnë shumë por dhe

për të cilët kam shumë respekt

Një poete dhe një mergimtare kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i

informuar se e brenë dic në shpirt. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën

e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra

Hasimja?

Nga natyra jam shumë e hapurë , e urrej servilizmin, genjeshtrën dhe

hipokrizinë, por e cmoj jetën dhe ate që është reale e jetës dhe të vertetës

njerëzore...

E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botohet në Suedi, cka mund të na

thoni për te?

Revistën “Dituria” që botohet ne Suedi e lexoj kohë pas kohe dhe më pëlqen

shumë.

Ju pergëzojë per këtë

punë të mirfillt intelektuale

që po e bëni.

Ju deshrojë shendet e

suksese. Dhe vetem

vazhdoni kështu se

jeni duke berë punë të

madhe për mergatën

shqiptare në Suedi e

edhe jashtë saj.

Planet tuaja për të ardhmen,

cka Hasimja

mendon dhe ka në

fokus?

Planet e mija për të

ardhmen janë që ti

përfundoj studimet

që i kam filluar, dhe

të filloj të mendoj për

ta realizuar kthimin

në vendlindje. Mua

gjithnjë më brenë dicka

në shpirt, largësia ndaj

atdheut tim! Mundë të

them që ndjehem e humburë dhe e treturë kështu në vend te huaj. Motrave

shpesh ju them “Nje dite do të jetë më mirë dhe te gjithë do kthehemi, te

paktën ne arkivole qe eshtrat bile të na pushojnë lirë në tokën tonë!” Unë

kamë vendosur që kur ti mbaroj studimet të kthehem në Kosovë për ta dhenë

kontributim tim, për ta provuar jetën edhe atje!

Si e kalon Hasimja kohën e lirë?

Kohën e lirë e kaloj në burgun e mallit apo nuk di si të shprehem më mirë,

duke hedhë ndjenjat dhe mallin që kam për atëdheun në letër të bardhë.

Më këtë dua të them se kohën e lirë kaloj duke shkruar vargje të ndryshme.

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

Patjetër që në KOSOVË po të mos ishte gjendja ekonomike-sociale shumë e

veshtirë si dhe një papunësi e madhe, një anarki e përgjethëshme, në të gjitha

sferat jetësore, atje është parajsa jonë.

11

Tregim nga Viron Kona

L E J L E K Ë T

Por Rrapoja nuk i merrte parasysh vërejtjet që i bëheshin. Punonte si një njeri

Në fillim ata i panë fëmijët, që brohoritën që, e di se ç`bën. Kur zërat nga poshtë bëheshin këmbëngulës, sepse, me të

dhe u derdhën me potere në qendër të vërtetë ai dërrasat i kishte vënë shtrembër, Rrapoja ua kthente me inat:

fshatit. Çifti i lejlekëve, pasi erdhi dy-tri herë rrotull, u ul qetësisht mbi -Sikur nuk i shoh unë!

lisin e madh, ku kishin ngritur prej vitesh folenë e tyre. Qëndronin mbi Nuk i pëlqente ta mësonin të tjerët. E kishte këtë huq dhe, të gjithë në fshat

këmbët e gjata dhe të holla si purteka dhe kthenin kokat nga të gjitha ia kishin mësuar e nuk ia merrte njeri për keq. Tregonin për Rrapon se, kur

anët si të donin të përshëndetnin fshatin dhe banorët e tij.

shkonte për të gjuajtur peshk me pezevoll, e, kur fëmijët që e ndiqnin pas i

Ndërkohë, rreth lisit ishin mbledhur ca fshatarë që ktheheshin nga tregonin duke thirrur: ”Xhaxhi Rrapo, ja peshku, hidhe rrjetën!” a i shihte me

puna.

bisht të syrit dhe thoshte shprehjen e tij të preferuar: ”-Sikur nuk i shoh unë,

-Erdhën, ë? - thoshte ndonjëri dhe, ashtu me vështrimin nga lisi fliste do më mësoni ju!” Dhe, nga inati, nuk e hidhte rrjetën. Me gjithë këto huqe,

për lejlekët e për dobinë e tyre. Sidomos dëgjohej zëri i një plaku. Rrapoja ishte marangoz i mirë dhe folenë e lejlekëve e ndërtoi për bukuri.

-Ata na kanë ndihmuar shumë në kohët e para, - thoshte ai -Ndodhte Me gjithë punët e shumta të stinës, kishte edhe nga ata që nuk i harronin

që shpesh që ne orientoheshim nga lejlekët. Më parë kishte shumë lejlekët dhe pyesnin përse nuk po dukeshin. Madje, u tha se, Thanasi, që e

lejlekë”, - dhe ai lëmoi mustaqet e bardha.

thërrisnin “Shkencëtari”, kishte disa ditë që rrëmonte nëpër libra ku flitej

-Po tani, pse s`ka shumë? - pyeti një fëmijë, duke e parë plakun me edhe për lejlekët. Kur dilte nëpër fshat, sidomos fëmijët e pyesnin se, cili

kërshëri.

ishte mendimi i tij: “do të vinin lejlekët”?

-Pse s`ka? - Plaku nënqeshi lehtë, - E di ti djalo me se ushqehen Thanasi fliste ngadalë, përmendte këtë e atë titull libri dhe, në fund, shtonte të

lejlekët?

njëjtën gjë: -E ku ta dish!

-E kam mësuar në shkollë, - nxitoi të thoshte djali, - Lejlekët ushqehen

Një pasdite,

me bretkosa, gjarpërinj…

kur ca fshatarë

-Ja ku më dole, - tha plaku, - po, duhet ta dish se, këto gjallesa që

ishin mbledhur

përmend ti, jetojnë nëpër këneta e moçale. Po, pa më thuaj, ka këneta e

në qendrën e

moçale tani? - pyeti ai duke picërruar sytë.

fshatit e bisedonin,

se kush

-Jo, - iu përgjigj djali.

-Hë të lumtë! - tha plaku dhe vazhdoi: - Kështu që, edhe lejlekët s`lanë

tha se i kishte

se ç`hanë!

parë lejlekët

Kalonin ditët. Njerëzit sikur ishin mësuar me lejlekët, të cilët jetonin

në një fshat

në paqe e qetësi, të sigurt se asnjeri nuk i ngacmonte. Tregonin një

tjetër. Mirëpo

herë, se, kur një fëmijë i kishte goditur me gur dhe e kishte plagosur

lejlekët duhej t`i

në këmbë njërin nga lejlekët, fshati e kishte qortuar.

ktheheshin prapë

-Ja, ky e qëlloi lejlekun! - e tregonin me gisht dhe, djali i vogël s`dinte

fshatit të tyre, të

ku të futej nga thumbat. Edhe pse që atëherë kishin kaluar disa vjet,

tjerët nuk kishin

kjo ngjarje kujtohej sa herë që ktheheshin lejlekët nga shtegtimi i

të drejtë t`i

largët.

mbanin. Kështu

Një mbrëmje filloi të frynte fort. Lisat dhe plepat e gjatë përkuleshin

që telefonuan në

me rënkim, ndërsa xhamat e dritareve kërcisnin sikur do të thërrmoheshin

të gjithë. Atë mbrëmje ra në tokë foleja e lejlekëve dhe vezët

vërtetë lejlekët e

atë fshat se mos

u thyen. Shpendët u sollën të shqetësuar rreth lisit, u ngritën e u ulën

tyre ndodheshin

disa herë thuajse mbi kokat e njerëzve si të kërkonin ndihmë prej tyre,

atje.

pastaj klithën me dhembje ( kështu iu duk njerëzve) dhe u ngritën lart.

-Janë dy lejlekë

Si bën disa rrathë mbi fshat, u zhdukën tutje dhe s`u panë më.

të mëdhenj, borë

Largimi i lejlekëve la pas një boshllëk trishtues.

të bardhë, - këmbëngulte në telefon Xani, që ishte edhe më i shqetësuari për

-E morët vesh, ikën! - thoshte dikush.

zhdukjen e tyre. Ai ishte rroje në depot e fshatit dhe e kishte përballë folenë e

-E pra…,- i përgjigjej tjetri dhe, ai që ishte ndodhur aty, tregonte me lejlekëve, kështu që ishte miqësuar prej vitesh me ta.

hollësi si kishte ngjarë.

-Ik ore nga telefoni! Paske nge ti! - s`ju durua tjetrit nga fshati fqinj, - ne na

-A do të kthehen më? - pyesnin fëmijët. Por, kësaj pyetje, s`para i zjenë koka, ti flet për lejlekë. Ç`lejlekë, more!”

përgjigjej njeri.

-Ç`lejlekë!...- Xani ishte skuqur nga fyerja që iu bë dhe u mat t`i jepte një

Të nesërmen në mëngjes, maja e lisit duke e shkretë. Dikujt i lindi përgjigje të mirë atij tjetrit, por telefoni matanë ishte mbyllur.

mendimi që të ndërtonin përsëri folenë, ndoshta lejlekët ktheheshin. -Me siguri, aty janë, - tha Xani duke turfulluar, - Pak se na morën me hile fitoren

në ndeshjen e futbollit, por, na tashti, edhe lejlekët! Po gjejnë dhe bëjnë.

-T`i themi Vasos, atij marangozit të ri që i do lejlekët, - propozoi.

-Marrim Rrapon, se ai është marangoz i mire, - tha një tjetër dhe, Kur i kemi të humbur këta drejtuesit tanë, ata do të bëjnë ç`të duan me ne!

shpejt, ata ranë në një mendje. Pas pak, një mesoburrë me flok kaçurrela

të zeza, që i pëlqente të mbante mustaqe, u gjend aty me sharrë, sportive, ca bënin shaka me Xanin për atë punën e lejlekëve. E zonja e loka-

Atë mbrëmje binte shi dhe në klubin e fshatit, ca komentonin një ndeshje

çekanë, gozhdë e disa dërrasa.

lit, Zena, ankohej se po ia mbushnin klubin me baltë dhe me bishta cigaresh.

-Një shkallë, - tha Rrapoja dhe, me cigaren në buzë, shihte i menduar -I hëngërt skifteri ata të flamosur! - shfrente ajo për lejlekët, si të ishin ata

në majën e lisit.

shkaktarët që njerëzit ishin mbledhur aty.

Prunë shkallën dhe Rrapoja hipi sipër.

-Moj ti, s`paske dhembshuri! - u hodh e i tha Katina, një mesogrua, shitësja

-Më lart, më anash, - i thërrisnin nga poshtë.

e ushqimores, e cila kishte pasur një zënkë me Zenën. Ato të dyja sikur nuk

12

shkonin me njëra-tjetrën. Tani, me sa duket, Katina përfitoi nga

mënyra sesi u shpreh Zena dhe vazhdoi me qesëndi:

-Prandaj i ke fëmijët aq të mbarë ti! - Dhe, ndërkaq hodhi një vështrim

përreth si për të gjetur miratim.

Megjithatë ditët e javët shkonin dhe mysafirët s`po dukeshin. Në

një mbledhje fshati, ku kishte ardhur edhe një përfaqësues i bashkisë,

Xanit s`iu durua dhe pyeti, nëse, mund të bëhej gjë që lejlekët

të ktheheshin përsëri. Ca ia dhanë të qeshurave.

-Ç`janë këto broçkulla, more! - ndërhyri përfaqësuesi i bashkisë,

-me lejlekët do merreni?

Në sallë u ndjenë të kollitura dhe lëvizje karrigesh. Gëzimi, kryeplaku

i fshatit uli kokën. Dukej se kishte një hall edhe ai dhe diç

donte të thoshte.

-More, po të gjithëve na ka mbetur pak merak jo punë, - tha me një

buzëqeshje që iu ravijëzua në cepat e buzëve. Pastaj, u ngrit dhe

zuri të fliste për halle të tjera të fshatit….

Lajmin e përhapën të parët fëmijët.

-Po vijnë lejlekët, lejlekët!

Ata që u ndodhën aty, ngritën sytë lart. Tej, në horizont, dukeshin

dy pika të bardha, që sa vinin zmadhoheshin. Ata erdhën mbi fshat

dhe, një copë herë u duk sikur lejlekët po mendonin nëse duhej të

uleshin apo jo. Kurse fëmijët nisën të thërrisnin:

-Ja foleja, ja foleja e re! - si të donin t`i bindnin lejlekët që të

uleshin.

Njëri nga lejlekët filloi të zbriste. Tjetri e ndoqi dhe ata erdhën thuajse

mbi kokat e njerëzve. Pastaj panë folenë dhe, sa s`klithën të

gëzuar (kështu iu duk njerëzve) dhe u drejtuan atje.

Rrapo marangozi u hodhi një vështrim të tjerëve. Një fëmijë që

ishte llangosur me baltë, e tërhiqte nga mënga e xhaketës duke i

thirrur:

-Xhaxhi Rrapo, erdhën lejlekët!

-Sikur nuk i shoh unë! - tha Rrapoja, dhe, për herë të parë, në

kundërshtim me zakonin e tij, ai pa andej nga tregonin fëmijët.

Xani kënaqej, tundte kasketën prej meshini dhe herë – herë i binte

me bërryl Rrapos, i cili vazhdonte të qëndronte rëndë-rëndë.

Pleqtë nënqeshnin dhe diçka bisedonin me njëri-tjetrin. Katina

se ç`pëshpëriste mbi dashurinë e fëmijëve dhe kthente sytë nga

bufeja, por Zena bënte sikur nuk interesohej për lejlekët.

Pas pak, edhe asaj nuk iu durua dhe doli në derë duke fshirë duart

me përparëse.

Thanas “Shkencëtari” hoqi syzet, u tregoi të tjerëve librin që

mbante nën sqetull dhe tha:

-Ja, këtë edhe libri e thotë…

Kosova e Makensenit dhe Mitrush Kuteli i ditëve tona

Baki Ymeri

Se letërsia është shprehja e një përvoje të gjatë jetësore, dëshmon edhe vëllimi

me tregime i zt. Makenson Bungo, një shqiptar i shquar që e përjeton pleqërinë

e bardhë tejmatanë brigjeve të mëndafshta të Atlantikut, në Amerikë. Libri i

tij, „Gruaja me të zeza” (Tiranë, 2008), është një nga veprat më të përsosura

të botës tregimtare shqiptare, një album letrar ku defilon jeta dhe vdekja, një

vëllim vlerash të rralla ku defilojnë dhjetë tregime kushtuar atyre që diktatura ua

grabiti lirinë. Duke lekturuar faqet e kësaj vepre, duke analizuar gjuhën, stilin

dhe mjeshtrinë e rrëfimit të çiltërt, na dalin para sysh Mitrush Kuteli dhe Nonda

Bulka i ditëve tona. Sipas Kostaq Xoxës (gazetar), një meritë e qenësishme e

këtij vëllimi është „vërtetësia e ngjarjeve që përshkohen tejtej nga dashuria për

mëmëdhenë larg pasioneve dhe retorikës, me një stil tërheqës që tregon se autori

e ka pulsin e tregimtarit, tashmë me përvojë letrare.” Autori vjen para lexusit me

përshkrimin e një realiteti të trishtë, me njerëz të ndryshëm që dinë të vuajnë,

të durojnë, të rezistojnë e të heshtin, njerëz që kujtojnë ngjarje të ndryshme, që

përjetojnë trauma dhe dramën e një sistemi që po kalbet në koshin e plehërave

të historisë, njerëz të pajisur me një shpirt të florinjtë që kujtojnë „dashurinë

që kishin pasur për njëri-tjetrin, ndershmërinë, dhe sinqeritetin”.Apostol Gega

është një personazhet e kësaj vepre me vlerë, një nga viktimat e diktatursë komuniste.

„Kur e kishin emëruar mësues në një fshat të largët malor, kishin hequr

nga muri i klasës yllin me pesë cepa të komunizmit, që kishte vënë mësuesi i

mëparshëm, dhe në vend të tij kishin vendosur fotografinë e Skënderbeut, kishte

ndaluar nxënësit që të nderonin me grusht dhe të këndonin këngë sllave...,

kishte hartuar dhe shtypur trakte kundër komunizmit dhe i kishte shpërndarë në

popull.” Nuk ka hapsirë tipografike për të përshkruar fundin e tij e të shqiptarëve

tjerë të asaj kohe, „të dëshpruar, të lodhur, të mëzitur, të iritur”, për

hallën që ia kishin pushkatuar dy vëllezërit, për Qeverinë që nisi luftën kundër

intelektualëve demokratë, për frikën midis jetës dhe vdekjes, për Diktatorin që

afrohej gjithnjë e më shumë me ato shtete që e kishin copëtuar Shqipërinë, për

atë vend aq të bukur dhe aq të begatshëm që vajtonte mjerimin e varfërinë, „kur

njerëzit në heshtje kishin filluar kujet duke përkundur vdekjen.”Elbasanasi i burgosur

pse tha se Kosova është e robëruarSipas tregimit të parë (Xha Thanasi),

Thanas Gjoka simbolizon portretin e shqiptarit të qetë e gojëëmbël, i afërt dhe

i dashur me të gjithë. Në shtëpinë e tij, çdokush gjente mikpritje dhe bujari,

madje edhe komesarët që tentonin ta përvetësojnë për „partizanizëm”, e të cilët

i përcjellte (pa u inkorporuar në asnjë parti), duke i trimëruar, sidomos ata që

luftonin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë: „Hani djem! Ju bëftë mirë!

Po luftoni për Shqipërinë.” Thanas Gjoka, sipas autorit, „në të ritë e tij kishte

punuar disa kohë në Kosovë dhe atje kishte parë se si shovenistët serbë ishin

sulur mbi Kosovën dhe kishin djegur krahina të tëra e kishin rrafshuar fshatra

mbarë, se si i merrnin pleqtë e shkretë e i vritnin kot së koti, se si i hidhnin në

zjarr fëmijët me gjithë djepe, se si nuseve shtatzëna u fusnin bajonetat në bark u

nxirrnin fëmijët duke u gajasuar me të madhe, se si u suleshin vajzave dhe ato,

për t’i shpëtuar turpt, hidheshin në humnerë e bëheshin copa-copa.” (fq.8).

Makensen Bungo ka lindur para 84 vitesh në Elbasan (1927), ku ka kryer

shkollën Normale, duke absolvuar me korrespondencë Fakultetin e Letërsisë

pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës. Në ndërkohë ka shërbyer si mësues

në disa fshatra të largëta të Tepelenës, Gjirokastrës, Beratit dhe Fierit, për të

përjetuar më vonë arrestimin dhe burgun me punë të detyruar pse tha se Kosova

është e robëruar. Si i burgosur qe detyruar të merret me tharjen e Kënetës së

Maliqit në kampin famëkeq të Vloçishtit. Edhepse pat filluar të shkruajë që

në moshë të njomë, gjatë diktaturës komuniste nuk iu lejua të botojë, por pas

përmbysjes së saj ka botuar artikuj të ndryshëm publicistikë, skica, tregime,

biografi dëshmorësh, reçensione dhe poezi. Nga bibliografia e tij letrare shquhen

veprat e botuara në Shqipëri dhe SHBA: „Këneta e vdekjes” (roman), „Mesazh”

(kushtuar martires Musine Kokalari), „Abaz Kupi” (monografi), „Gruaja me të

zeza” (tregime), „Nëna kosovare” (poemë), „Rrugëtim me psherëtima” (roman).

Ka gati për botim dramën „Ky vend ka zot”, romanin „Udhëtimi i fundit i zonjës

Bozhena”, ndërsa këto ditë përfundoi një vëllim me tregime („Dhimbje”),

ku defilon jeta plot dhimbje e shqiptarëve. Gjithashtu ka sistemuar disa

nga poezitë e shkruara në kohë të ndryshme, duke i përfshirë në vëllimin

„Vargje në mote”. Në vitin 1995, Makensen Bungo qe nderuar me titullin „Mësues

i Merituar”, kurse në vitin 1997 u largua nga Shqipëria, duke u vendosur në

13

J U P R E Z E N T O J M Ë

DRITËRO AGOLLI

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi

mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin

e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë.

Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg.

Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e

përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet

ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe

Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me

radhëDritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria

e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje

të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela,

romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i

disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej

veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer

në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që

në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një

protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e

së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si

protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti,

malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës

dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe

i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit

krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo

na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së

madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”,

ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas,

sa dhe në metropolet e kulturës botërore.

Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ‘60) nuk

u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua

mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun

e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë.

Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet

teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita

e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në

letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë.

Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë

individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”,

përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të

bashkuar masat”.

Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në

problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi

natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me

mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e

komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja

e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku

mbështetet poezia e tij.

Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën

narrative, por dhe në galerinë e personazheve

të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe

të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të

thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e

pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë

përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit

sot për sot ndër më të lexuarën.

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritero Agollit

është e larmishme. Në vjershat dhe poemat

e Dritero Agollit gjejnë shprehje mendimet

dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe

besnikëria ndaj idealeve revolucionare,

cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë

(Devon, Devoll. Poemë malore. Hapat e mia

në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar

është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet

figura e Atdheut me traditat heroike, me

vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e

vet dhe me vendosmërinë për të përballuar

çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët

theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së

traditave revolucionare në jetën e shoqërisë.

Në një sërë vjershash dhe poemash Dritero

Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës

së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për

babanë dhe për vete etj.).

Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari

Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i

madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës

ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr

subjektin edhe romani Njeriu me top (1975),

që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në

mentalitetin e njerëzve. Dritero Agolli ka

botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e

sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi

dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë

konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si

shfaqje të huaja për njeriun e ri.

Poezi nga Dritëro Agolli

Taraboshi:

“Kesaj nate me hene te vjeshtes”

Kesaj nate me hene te vjeshtes

Dola fushes te bredh kuturu.

Rete shtohen me vrap pa rreshtur,

Hena duket aty-ketu.

Porsi vete mendimet e mia

Po me shtyhen nder mend me shpesh

dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti

si kjo hene qe duket mes resh.

Hena shpejt do te zhduket dhe netet

do te mbeten pa te, kurse ti

ne enderrimet e mia pa jete

perendim s’do te kesh kurrsesi

14

Taraboshi:

Malli per heronjte

S’ka heronj, heronjte i perzume

Me lavdi perdite i nanuritem

Dhe me lajka dalengadale i vume

Nje nga nje ne prehje dhe ne gjume

S’ka heronj, heronjte u merzitem

Prisnin endrrat, endrrat u vonuan

Duke pritur heshten dhe dremiten

Dhe ne nina-nana u kenduam

C’digjeni nga malli per heronjte?

Kush e di kur kthehen nga kjo ane!

C’i kerkoni? Pritja eshte e kote

S’ka heronj, tani ka vetem pelivane

(prill 1991)

E drejta per t’u falur

Njeriu i lodhur ka ndofta te drejte

Te falet tek Zoti

Te tjeret, tinzar e ujqer te vjeter

I falen se koti

Kete e them se shume kam pare ne jete

Ku gurin cpon loti…

Taraboshi:

Veshtrim pas gjurmeve

Me lodhi mundimi ne shpirt tere jeten

Ta them lakuriq te verteten

Pos s’munda ta them ngahere te plote,

Se ishte zuske kjo bote

Tani me vjen keq per aq sa genjeva,

Megjithse genjyen dhe Adami dhe Eva

Te paret genjeshtare te mjere

Dhe kjo me jep ngushullim here-here

(1991)

Takimi

Sot ne varreza e pashe diku emrin tend

Te gdhendur mbi gurin e murrme,

Cigaren e ndeza e te solla ne mend

Si nje enderr te frikshme ne gjume

Atje ne shtepine time pas deres gri

Eshte ende gozhda ku varje pallton e vjeter

Eshte qoshja ku lije cadren e lagur ne shi

Me dorez me reter

Eshte dhe nje kasete magnetofoni ne raft

Me zerin tend fjalepake...

Une erdha ketu ne varreza nga larg

Dhe do shkoj ne hotel ne darke

Kur te kthehem serisht ne shtepi

Ne kendin e heshtjes dhe paqes

Kaseten do marr dhe me shpirt ne merzi

Zerin tend do degjoj me pellemben pas faqes...

(1988)

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Poezi për fëmijë nga Zymber Elshani

KËNGË PËR YLBERIN

Bukuri që nuk arrihesh

Buzëqeshjet e ylberit

Çka sheh ylberi kur del në qiell

Piktura më e bukur e qiellit

Në ty fshihet numri shtatë

Ylberi

Vizatimi

Ç’thotë ylberi

Si përqafohen krojet

Kënga e humbur

Mose dole nga përralla

Ç’t’u desh që ike aq shpejt

Ylberi ku mbeti

Dita e spërkatur me harkun më të mirë

KËNGË PËR ERËN

Kur u zgjua era

Kush u hidhërua sot

Nga udhëton era

Çka është era

Nga endet era

Era nëpër stinë

Si fiket qiriu

Ç’I thonë fëmijët e botës erës

Ti je, oj erë

Stuhia

RRUMBULL, RRUMBULL, SI NJË RRUMBULL

Koka m’u bë ringishpil

Rrumbull, rrumbull, si një rrumbull

Asht e lëkurë

SI BUZËQESHIN STINËT

Si buzëqeshin stinët

Si flasin stinët

Çka ëndërrojnë stinët

Si shikojnë stinët

Në ç’ditë shëtisin stinët

KUSH ISHTE AI TRIMI

Rrëfimi i urës së vjetër

Rrëfimi i lisit të zgavruar

Kush ishte ai trim

Kush ishin pushtuesit

Pranë një pylli

Të ruhet si një zambak

Dëshmorët

Dhurata më e mirë

MBRETËRIA E BLERTË

Hidhuni në valle

Kërpudha dhe ylberi

Çka do lumi

Cinxër, cinxër, cinxëro

Kënga e cinxërit

Shelgjet buzë lumit

Dy ogiçë

Përshëndetje për diellin

Flutura

KËNGË PËR DETIN

Nusja, Meti e deti

Prehja praën detit

Feneri i detit 1

Pulëbardha

Ankim peshku

Kjo ndodhi në det

Kaltër

Giaca e vjedhur

Simfoni thur lehtë

Ditari i detarit

Goma e valës

Feneri i detit 2

Kush e ndez fenerin

Ylli i detit

Ç’sheh syri i një vogëlushi që rrezitet

Kthimi i detarit në shtëpi

Ç’tha pulëbardha

KËNGË PËR BUZËQESHJEN

Dy musafirë

Edhe loja ngjyrë të saj ka

Buzëqeshja

Gjuha e buzëqeshjes

FONTANA

Xhita

Lulebora

Deti

Fontana

Luledielli

Dituria

Ç’është dashuria

Koha

Për çka të këndojmë

15

EZOPI I VARGËZUAR

Lisi dhe sëpata

Lisi dhe derri

Dreri dhe luani

Peshkatari dhe peshqit

Lepujt dhe bretkosat

Gruaja dhe pulat

Korbat

Kali dhe gomari

Anza dhe pëllumbi

Dreri dhe hardhia

Gomari i ngarkuar me kripë

KUJT ÇKA i PËLQEN

Çka mendon një vogëlush

Merre lapsin për dore

Ora

Macja e braktisur

Eja gjyshe, gjysh, baba

Qarja

Prapë u rrit çmimi

Vetëm dy sy

Erdhi zogu në oborr

Pite që ç’ke me të

Kur të shohësh

Plepat dhe soliterët

Në një libër të bukur

Ti hidhërohesh

KUSH ISHTE AI TRIMI

Rrëfimi i urës së vjetër

Rrëfimi i lisit të zgavruar

Kush ishte ai trim

Kush ishin pushtuesit

Pranë një pylli

Të ruhet si një zambak

Dëshmorët

Dhurata më e mirë

Poeti Remzi Basha botohet

në anglisht

Është botuar në Amerikë libri me poezi, Zjarri në duart e mija

( Fire in my hands), i poetit dhe veprimtarit Remzi Basha, që

jeton në Suedi, autor ky i cili njëherësh anëtar i shoqatës së

shkrimtarëve në këtë vend nordik. Libri është përkthyer nga

Peter Tase dhe është botuar nga Lulu Enterpress, duke u bërë

i mundshëm nga Piro Tase, përfaqësues për botime.

Poezia e Bashës vjen në anglisht me një ritëm të fuqishëm patriotik, ku theksohen hovshëm

momente të kombit dhe gjallimit të tij, të cilat ky autori i këndon fuqishëm . Kjo poezi, në

këtë formë, ofron para lexuesit amerikan ndjenjat dhe perceptimet e poetit për jetën në robëri,

për jetën në emigrim, për këto tema të mëdha të poezisë së tij, tema këto të trajtuara me hovet

e shpirtit të një njeriu që do atdheun dhe poezinë. Ky libri është vënë në qarkullim edhe nga

rrjeti gjigant botëror Amazon.

Nga Remzi Basha

LUIGJ SHKODRANI VJEN ME DY PERMBLEDHJE KETE MUAJ

Luigj Shkodrani lindi ne qytetin e Shkodres. Pasi

perfundimit te studimeve,ai ka kryer nje kurs per

gazetari. Ka shkruar ne shtypin e dites ne Shqiperi

por eshte marre me pune te ndryshme kulturore.

Ka qene nje aktivist i punes me rinine dhe drejtues

i saj per 10 vite me ralle dhe i zgjedhur,ne forumet

drejtuese te rinise se rrethit te Shkodres. Pas ardhjes

se demokracise ai eshte marre me nje bisnes

privat.

Ne prag te vitit 2000,si shume shqiptare te tjere,

ai eshte vendosur ne Danimarke,ku ka kontribuar

ne aktivitet e zhvilluara nga komuniteti shqiptar

ne kete vend Skandinav. Ai ishte dhe njeri

nder inisiatoret e daljes se revistes “Aktuale” ne

Danimarke,ku ishte dhe Kryeredaktori i saj.

P er asnje cast ai nuk i eshte ndare shkrimeve te

ndryshme,duke qene bashkepuntore i shume organeve

te shtypit ,ne Shqiperi dhe ne diaspore.

N epermjet faqes se tij ne internet “Shqip.dk”,ka

krijuar ura lidhjeje e bashkepunimi ,ne mes te

shqiptarve ne te gjithe boten.Njekohsisht , ka

levruar dhe poezine per femije,ku poezite e krijuara nga ai ,jane recituar nga femijet ,ne nje radio

shqipe ne Danimarke. Ai eshte dhe sekretar i shoqates “Alba - Dansk”,ku jep kontributin e tij te vazhdueshem ,ne ndihme te bashkeatdhetrve tane

,qe jetojne ne kete pjese te Skandinavise.Detyra qe ai i ka vene vetes ,ne sherbim te kombit e te atdheut eshte: - “Qe ti njohim e ti lidhim shqiptaret

ane e mbane botes,te jemi nje ure lidhese ne mes te shqiptareve ane e mbane globit, qe rinia dhe femijet tone ta dine se ne po punojme tu leme dicka

atyre,si ne histori ,ne kulture dhe ne te gjitha sferat e jetes.Ku gjuha jone te degjohet ne cdo vater shqiptare ane e mbane botes ku ka shqiptarte.Besoj

se keshtu te gjithe se bashku duke vendosur nga nje gur ne kete kala do te ngrejme kalane e madhe te shqiptarve”.

Paraqitet para lexuesit me vellime me poezi,mbi jeten e tij ne emigracion.Ne to ai paraqet gjendjen e tij shiprterore ne te cilen gjindet momentalisht

,por dhe dashurine per atdheun e tij eshte ne qender te veprave te tij. Ai nuk ndalet se shkruari.Se shpejti do te hedhe ne qarkullim dhe librin biografik

te tij i cili pritet me teper kureshtje nga te gjithe shoket e miqte e tij,por dhe nga njerez te familjes,duke bere keshtu per here te pare prezent ,gjithe

jeten e tij private.

16

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLIT

Kujtim Agalliu

PLAKA ZEMËRBARDHË DHE NJERIU I PASUR E CMIRËZI

Kohë më parë jetonte një plakë zemërbardhë, që gatuante supën më të mirë të botës. Askush nuk ia dinte emrin e plakës. Askush nuk e dinte se ku

banonte ajo. Askush nuk e dinte pse supa e saj ishte më e mirë dhe gjithmonë e ngrohtë.

Çdo mëngjes plaka vente në sheshin e pazarit me një qyp të madh plot me supë mbi kokë dhe ua ndante të varfërve, sa çel e mbyll sytë. Ata gëzoheshin.

e hanin me shije dhe nuk pyesnin se ku dhe si e bënte ajo supën. Se e dinin që nuk do t’u tregonte. Dhe kështu rridhnin ditët. Por njëherë një

njeri i pasur e cmirëzi që donte t’i shikonte të varfrit të vuanin urie, vendosi ta zbulonte të fshehtën.

Kur plaka e shpërndau tërë supën dhe me qypin e zbrazët në kokë u largua nga pazari, ai e ndoqi atë nga prapa tinës e tinës. Ec e ec ajo, arriti te një

kodër. Dhe ai — pas. Ec e ec ajo, hyri te një kasolle e vogël në majë të kodrës.

Njeriu i pasur e cmirëzi priti sa plaka u shtri të flinte dhe u fut edhe vetë atje. Pa një qyp shumë të madh në mes kasolles. Iu afrua atij në majë të

gishtave dhe i hodhi sytë brenda. Po, ç’të shihte!? Ishte plot me supë. Ajo vlonte dhe nga qypi dilnin avuj, që kundërmonin erë të këndshme. Të

pasurit cmirëzi iu lëngështua goja, ndaj rrëmbeu lugën e drunjtë dhe e zgjati të merrte pak supë. E mori dhe e rrufiti sakaq.

Ilustrimet: Safo Marko

Plaka e ndjeu, hapi sytë dhe thirri duke përplasur pëllëmbët:

- Çi bëre kokës, more katran, ç’i bëre! - Dhe shtoi: - Supa është veç për të varfrit. Askush tjetër nuk duhet ta lakmojë atë. Kur e shijon një i pasur e

cmirëzi si ti, ngrin e bëhet gur.

Dhe ashtu ndodhi. U bë gur njeriu i pasur e smirëzi atje brenda në kasolle. Kur ishte mot i nxehtë, ia shtonte të nxehtin plakës. Kur ishte mot i ftohtë,

ia shtonte të ftohtin plakës.

“Cmirëziu - cmirëzi – mërmëriste plaka. – Edhe i shndërruar në gur bën veç të këqija !”

17

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E

Nga Bardhyl Selimi

Pista e vrapimit

Gjatë pistës së vrapimit janë vendosur 12 flamuj të vegjël në largësi të njëjtë njëri

nga tjetri. Starti jepet nga flamuri i parë. 8 sekonda pas nisjes, një vrapues ndodhet te

flamuri i tetë. Pas sa sekondash ai do të ndodhet te flamuri i dymbëdhjetë? E zëmë se

shpejtësia e vrapuesit është e njëjtë.

Përgjigje:

Nga flamuri i parë tek i teti ka shtatë intervale (jo tetë!). Nga i pari deri tek i dymbëdhjeti

ka 11 intervale. Sportisti e përshkon çdo interval për 8/7 sekonda, atëherë 11 intervale i

përshkon për 11 x 8/7 = 88/7 sekonda ose afërsisht 12.5 sekonda.

18

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e

ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit

tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas

në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë),

arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë

klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet

e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë

siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare,

por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë

të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe

“Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

DHËNDRI GRYKËS

Kishte shkuar një dhëndër tek miku i vet. Vjen dreka e miku ja kthen bukën. Dhëndri kishte qenë grykës i madh. Atë ditë i kishin pas disa lloje

gjellrash. Vjehrra ju shërbejke e rrike gjithë kohën në këmbë. Dhëndri për secilën gjellë që e qitnin në sofër, thoshte: “Qeky ma ka mytë babën” e t’ju

lëshojke e ta hante gjysmën e gjellës. Kur e qitën së fundi hallvën, dhëndri i tha:

-Burra, në paçit qef m’i ditë, bash qekjo ma ka mytë babën, e s’kam si e lshoj! -e nisi të ha ngutshëm në të.

-Valla po m’dhimesh, more dhandër, -ia priti vjehrra -se t’u paska çkepë gjaku i babës e s’po ditke ku m’e lypë ma përpara.

NJË PALË TIRQ...

Në Pejë, kishte pasur dikur artizanë të zotët, të cilët i punonin shumë mirë tirqit. Shkon një plak i anës së Pejës, veshur tamam si zotëri, me qelibar e

kuti duhanit të bakfanit, shall e shokë, orë me qostek, bastunin dhe myhyrin në dorë e futet te një mjeshtër tirqish, duke i thënë: - unë dua një palë tirq

tamam, si të Azem Bejtës!

- Si urdhëroni zotëri, - po i thotë mjeshtri, dhe filloi të ia masë. Mat andej e mat këndej, por kot, atij nuk po i binin tirqit si të Azem Bejtës, në

fakt ky zotëria, nga prapanica ishte më i mbushur dhe... Terziu i tirqve u lodhë e po i thotë plakut: - dëgjo mor plak, ty tirqit si të Azemit, nuk të bien

pasha bacën se Azem Bejtë Galica tjetër prapanicë ka pasur...

19

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”

Revista “Dituria”

Kryeredaktor: Sokol Demaku; koli284@hotmail.com

Keshilli redaktues:Rrahmon Jashari, rrahmanjashari@hotmail.com; Lena Liden, lenadarlene@yahoo.se;

Bahtir Latifi; bahtirlatifi@live.se;Hakif Jashari; hakif@dituria.se, Griselda Hallulli

Bashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,arsimhalili@hotmail.com;

Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi

dituria@live.se

Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/

dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!