12.07.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

FAQJA E POEZISËBAJAME HOXHADIKUR...Nga një fllad që solli mbrëmja,Thashë: ja, ia dolëm mbanë!Menjëherë të pëshpërita:Të kam shpirt e të kam xhan!Shumë të tjera fllade solli,Por, më pas dhe një murlan,S’di ku shkuan, s’di ku vanë,Puthjet oh, me afsh e zjarr.Mbetën puthjet varfanjake,Malli e flladi, nëpër shi,Puthjet flasin, e zemra ime,Digjet shpuzë, kërkon liri.Elona ZhanaSHQIPSa të ketë bukë e kripënjë qepë të ndarë në dysh, njegote raki, këngedhe derë të hapur për mikunDo të ketë Shqipëri !Sa të ketë besë e fjalë të dhënëSa motra të japë jetën për të vëllanëE nëna të falë gjakun e të vetmit djalëDo të ketë Shqipëri !Sa të gjelbërojnë kreshtat e maleveSa të kaltëroje ëmbëlsisht qielliSa të zbardhëllojë gjiri i nënësDo të ketë Shqipëri !Sa gjinkalla do ti këndoje tokës së zhuriturSa vajza që digjet pas dritaresTe ruajë medaljonin e hënës mbi liqenDo të ketë Shqipëri !Sa serenata e pjalm e dashuriKa në tyShqipëri !Anjeza SakajNë mungesë!Heshtja cjerr methonjë mungesefjalët zhurmshëm në mendje shtyrëhëna mbetur si jetimenë qiellin ku yjet z’ndizen kurrë.Në hije vetmie të pafundndërton brigje imagjinateme lot syri po e lankete pritje, dhimbje shtrengate.....Me kemben zbathurme shpirt te ngrireflet me zene e foshnjesqe gji s’ka pire.E ende endur neper udhe ferripret me padurim te end terrie dielli mengjezi prane ta sjellne syne e vrarë shpresen te ndjell......Remzi BashaMimoza MeziniShadije HotnjaniMos harroni mëmëdhenë( Kushtuar Sali Çekut )Kur pranvera kish filluarSali Çeku fluturonSi shqiponja mbi flamurNë Kosovë trim qëndronAmanet të parët lanëMos haroni mëmëdhenëSe stërgjyshërit e tu luftuanDhe me pushkë dhe me penëNë gjumë I foli ëndrraHasmi vatrat po I djegArmën shpejt rrëmben trimiMbi armikun vret e pretDhe këngën nis këndonSe mjaft në robëriNga zemra veç buçetE jona Dardani.Botë e krahasuarLulet u vyshkan njësoj si ëndërrat,unë u rritkam njësoj si pemët,pemët u prenë në një betejë sharre!Ti ardhke drejt meje,njesoj si Toka rreth Diellite Hëna rreth Tokës magjiplotë.Pranër dritarës liqeni i vogël valëpak,s`ngjan me detin, apo jo?KUR LULEVERET BLEROJNËSikur moti i vranët i merr dritën diellit,Dhe shiu në tërë anët i sjell hijen qiellit.Jetë mërgimtari ndërron hap shumë shpejt,Stuhi e rrëmbyeshme e përmbys gjithë atë jetëPor prap del ylberi me të bukurat ngjyra,Fryn aromë jugu - hareshëm buzëqesh fytyra.Sërish del dritë tjetër, vezullon një shkëndi,Luleveret kthejnë jetën në mal e në vërri.Nis jeta nga e para, nis filli i gëzimit,Vetëtinë dritë majëmali dhe i hap rrugën zgjimit .Nis këngë zemre dhe dashuria rrjedh në deje,Gjithkah lulevere blerojnë mes meje e teje!Kështu mërgimtarët hapërojnë drejt ardhmërisëMe kurora lulevere i ngrejnë himn dashurisë!4


VARGJE DASHURIE PËR ATDHEUN DHE LIRINË(Dr. sc. Sabile Keçmezi- Basha “Kodi i pritjes” botues “L.SH.K” , Prishtinë 2010, faqe100).BILALL MALIQIDr. Sabile Keçmezi –Basha për opinionin mbarëshqiptar është e njohur në dy fusha: dhe ate në fushën e studimeve shkencore me gjashtë vepra tëbotuara me rëndësi të madhe historiko-kombëtare dhe në fushën e krijimeve letrare si në prozë por edhe në poezi me nëntë botime të zhanreve tëndryshme letrare.Kur jemi te veprat e karakterit letrar, do të ndalemi në zhanrin e poezisë të cilën e kultivon mjaft mirë. Pra kur jemi te poezia e Sabiles atëherë do tëndalemi për t’ia dhënë një këndvështrim librit i cili u botua këtë vit e që titullohet “Kodi i pritjes”, botuar nga L. SH. K. ,Prishtinë, 2010.Poezia e Sabiles në brendinë e saj reflekton fuqi për ta futur lexuesin thellë në vargjet e saja. Krijimet e saj të çfarëdo motivi qofshin e kanë forcënshprehëse, ndjenjën, shqetësimin, optimizmin etj., etj., të gjitha këto të shpërndara nëpër vargje poetike e bëjnë më interesante dhe më të lexueshëmlibrin.Pritja si motivimBrendia e librit “Kodi i pritjes” përbëhet prej poezive të cilat në vete ngëthejnë mesazh dhe fakte nga më të ndryshmet si historike, kulturore epsikologjike që ka kaluar populli ynë nëpër sfida dhe katrahura nga më të ndryshmet deri tani e për fat të keq edhe pjesa tjetër gjeografike e tkurrurdhe e ndarë padrejtësisht nga kabinete dhe konferenca të ndryshme pret lirinë, pret lirinë e drejtësinë që është e cunguar në çdo pore të jetës kolektivetë shqiptarëve matanë kufirit me Kosovën përkatësisht me Shqipërinë. Kjo pritje e motivon në masë të madhe autoren e librit që me anë të vargjevetë protesoj për këtë pritje të gjatë dhe të pakufishëm deri më tani. Nëpërmjet thënieve të bukura poetike autorja përmbush brengat e shqetësimet qëka në vete, e të gjitha këto bukur dhe në mënyrë poetike i shpreh nëpër vargje të cilat tematikisht i lidh ashtu forcërisht për fatkeqësinë e atëdheut tëcoptuar. Këtë shumë mirë e paraqet me anë të vargjeve sa emocionale aq edhe të natyrshme:“Liri pritjen ma mësove TiDhe thonjtë m’i shndërrove në kandil të djegurE para ëndrrësPlazmoi Liria”Ose“dhe në pritjen e gjatëU abortua molla e kuqe”(Poezia kodi i pritjes, faqe 26).Pra përmes këtyre vargjeve autorja kërkon “kodin e fshehur” të pritjes për lirinë si më të shtrenjtën për njerëzimin, por që ende pritja vazhdon edhe nëtrojet të cilat janë të ndarë me sinore artificiale dhe të padrejta dhe përmend Mollën e Kuqe që është kufi e tani përmendet vetëm nga krijuesit nëpërvargje poetike siç është tani rasti konkret.Shumica e poezive të Sabiles kanë të njejtin motiv për atdhedashurinë të përcjellura me figuracion të duhur poetik . Në poezitë e saja vërehet shpeshfigura Metonimia ku e ka shtrirë mirë dhe ia ka gjetur vendin e duhur në vargjet e poezive të saja.Dhembja si konceptPërmbledhja që po e shqyrtojmë është ndarë në tri cikle poetike si:/ Kodi i pritjes/, /Sa pak oksigjen/ dhe / Qeshje e ngrirë/. Duke i lexuar mevëmendje pamë se autorja me vargje gjysëmhermetike si objekt trajtimi ka çështjen e lirisë, atdheut, kombit dhe çështje të tjera që lidhen me fatin epopullit të ndarë dhe në disa poezi praraqitet dhembja si koncept për lirinë e coptuar të popullit shqiptar të gjeografisë së coptuar dhe këtë e dëshmonedhe me anë të vargjeve ku shprehet se:“Liria pa lirinëNuk do të ketë emërAs mbiemër!”Pra, pa u realizuar kërkesat elementare jetësore të shqiptarëve të ndarë për Lirinë atëherë edhe kjo Liri e fituar dhe e shumëpaguar nuk do të ketë /Asemër as mbiemër/, këtu pra paraqitet dhembja shpirtërore e autores dhe këtë “protestë” e paraqet kështu shumë arsyeshëm në këto vargje me vlerë tëtheksuar artistike.Në vazhdim nuk mund të anashkalohen edhe poezitë e tjera të këtij vëllimi poetik te të cilat lexuesi ndeshet me vargje të ndërtuaramirë me mjete poetike dhe me një individualitet krijues të autores si p.sh.:/Liria/, /Na akuzuan/, /Në zigzage/, /Ecejakje/, /Trokitje/ , /Sa pak oksigjen/,/Dëshmi/, /Mos thuaj kurrë/, /Dhembje/, /Gjarpri i shtëpisë/, /Tkurrja e gjeografisë/ , / Qeshje e ngrirë/, /Lëkura e atdheut/, /Mos e lini vetëm/,/Mesazhi i dytë/ etj., etj., te të cilat poezi dhe të tjerat Sabilja dëshmon seriozitetin e saj sa i përket ndërtimit të vargut dhe efikasitetit të saj krijues.Nëpër vargje të poezive të saj gjejmë edhe dhembjen për njerëzit e humbur gjatë luftës në Kosovë e që lanë njollë të pashlyshme dhembjeje këtamartir të humbur e që sot e asaj dite nuk kemi zbardhjen e humbjeve të tyre...Qëndrueshmëria në vargjeLibri poetik “Kodi i pritjes” i autores Dr. Sabile Keçmezi- Basha, është i veçantë, ka një strukturim dhe një sajim të fortë që autorja ka pasur në konsideratëvijën e qëndrueshmërisë artistike, andaj si të tilla poezitë e këtij libri kanë edhe vlerë të begatshme artistiko-letrare.Përveq tematikës së qëlluar dhe preokupimit të saj për çështjen kombëtare shqiptare në përgjithësi ajo vargjet e saja i ka stolisur edhe me figura poetikedhe stilistike si:metaforën, krahasimin, hiperbollën, antitezën etj., e që në këtë mënyrë i ka dhënë më tepër art poezive dhe i ka bërë edhe më tëqëndrueshme në aspektin artistik dhe estetik.Pak biografiDr. Sabile Keçmezi –Basha lindi më 1954, në Koretin të Dardanës (ish Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazinnë Dardanë.Është femra e parë nga Kosova që mbaroi fakultetin e Shkencave Politike në Beograd më 1977.Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, në degën e Historisë.Magjistroi në vitin 1980, ndërsa doktoroi më 1984, (ishte femra më e re që u bë doktore e shkencave në Kosovë).Botoi mbi 200 njësi bibliografikezhanresh të ndryshme nga ato shkencore, publicistike, trajtesa, vështrime, shqyrtime, fejtone, poezi për të rritur dhe për fëmijë, tregime, drama,romane ese etj., për të cilat mori shumë mirënjohje, shpërblime e çmime letrare.Mori pjesë në tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë.Ishte redaktore përgjegjëse për hapsirën etnike shqiptare në territorin e ish- Jugosllavisë në revisten “Bota shqiptare” e që botohej në Tiranë (1991-1993).Është anëtare e Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Në vitin 2001-2004 ishte deputete e Parlamentit të Kosovës. Aktualisht merretme probleme historiko-politike të kohës më të re. Që nga viti 1978 punon në Institutin e Historisë së Kosovës dhe ka thirrjen e Këshilltares shkencore.5


FAQJA E POEZISËLili BimiSokol DemakuMiradie AvdullahuVegim i nates!.Reshqas mbi trupintendSkutave te tij endemMe shpirt e dashuruarNe melankoli dehemNe deget e dashursTrupezimin e shof ne njePuthjet shijoj me endjeDhe pyes: valle do kete me?!Por puthjet jo nuk mbarojnPer dy shpirtera te dashuruarVegimin e nates kujtojDhe pashe se fjetem zbuluar......HIJA E JETËSHija e jetës më përcjellëE errët në horizontPor ylli pran yllit shëndritDhe jetës i jep dritë.E ndjej mallin e natësNë detin e ëndërrave te miaKu shpirti im notënNë përmallim.Noton lundra ime e pa trazuarDrejtim ka botën e panjohurPor shpirti im ka mallNë afshin e pashuar.Tutje mbi detin e kaltërUdhëtoj dhe unëDhe perfundimisht arrita të jemQë shpirti yt të jetë afër shpitit tim.Në imagjinatëPetale lulesh doja nën kokë,të shikoj përqafimin e tokës me atë qiell,para syve të magjepsur në atë orë,ëndrrat me gjumin desha ti sjellë.Zë i hollë, gjumin tremb e ëndrrat prish,me ndjeshmëri , një ofshamë në natë:-Po të pres, kur do të vish,po të pres shumë gjatë!Po të pres edhe atëherë,kur shirat i mbushin netët me pikëllim,edhe kur vapa e madhe djegë,edhe kur acari ngrinë!E unë…Dua të ecë me kristalin e gjakut tim,deri në qetësinë e pritjes së agimit,atje ku mëkat nuk ka e as pikëllim,ku ngjyrë e Ylberit, si le vend trishtimit!Dua rreze dielli më shumë nga ato lartësi,të mi mbështjellin këta sy të etur,të mos ndjej më këtë zbrazëti,në këtë trup, burg i shpirtit të tretur!Skender haskoDelvina KërlukuAgim GASHI- DRENICANë lak…Ç’më cicërin një zogë në vesh,Me frymë e zë më guxhulis,Pa qeshem unë dhe ajo qesh,Si engjëllushkë më kukuris.Unë nga gëzimi sa s’fluturoj,Se shpirt e zemër më ndizen flakë,Nga zoga s’di se ç’të kërkoj,Ndjehem si zog i zënë në lak…SHEKULLI I RIHape portën sot rinipo të troket shekulli i ritë ngrihet jeta gëzim kudobilbil në degë këngën këndo.Hidhe vallen në cdo vendjetë e bukur sot thëretkënga të jehojë malevepër fëmijët lavdplot të nënave.Zgjohu botë e lirëjetë e bukur me martirësot flakërojnë yjet në qiell.Kudo dhe kahdo liritë ngrihet flamuri kuq e zimbi trojet tona Shqipëri.TE JESH POETTe jesh poetvdes ngapak çdo ditë,se çdo varg që shkruanta merr ngapak shpirt.Te jesh poetmëgjithatë është mirë,n’ta prngosëshin trupin- shpirtin e ke t’lirë.Te jesh poetlind ngapak çdo ditë,dhe n’ta marrshin shpirtin- n’vargje te ngelë shpirt!9


Franca, Hollanda, Italia, etj. Ku bashkëpunonte me Indiana University.Bashkëpuntor në themelimin e Univerzitetit të Evropës Jug – Lindoreishte Max van der Stoel, ku dhe është emëruar libraria në emër të tij.Cilësia e këtij Univerziteti ishte shtytja, ndërsa profesioni i ekonomisë,për t’u aftësuar në të ardhmen, për një jetë më të mirë, më të bollshme, sesa ajo e prindërve tanë që na rritën me sakrificë, e ashtuquajtur me rrogëmësuesi!Nuk shkëputeni nga studimet, në vitin 2006 regjistroheni për studimepasdiplomike, grupi “Menaxhment” në Institutin për hulumtimesociologjike, politike dhe juridike, pranë Univerzitetit “Kiril dheMetodi”, në Shkup, cka ju shtyri në këtë?Duke dashur që një ditë të jem mësonjëse i thirra mendjes dhe vazhdova,dhe i tërë mundi doli me sukses. Instituti në kuadër të Univerzitetitshtetëror „Kiril dhe Metodi“ e përbërë nga profesor me përvojë të gjatënë shkencë dhe arsim..,më formoi profesionalisht në drejtimin Menaxhment.Profesioni me pasionin, artin, të shkuarit poezi arrij ti kordinoj sepse idua të dyja.Arti është përceptimi i dickaje përmes shqisave emocioneve ose intelektit.Arti ka game të larmishme të veprimtarive njerëzore -(krijimet), pore vecanta pikon atje tek ata që e shprehin duke përfshirë, poezi, prozë,roman, muzikë, literaturë, film, fotografi, skulpturë, piktura...Arti i referohet zotërimit, si dhe aftësisë..Ndërsa shkenca “Menaxhmenti” si shkencë të pajis me principe, ndërsakur e vë si Art ai të ndihmon në kapje të situatës.Si magjistre, si e ndien veten Delvina?Jam e emëruar magistër që në Shkurt të këtij viti. Është krenari. Por endjej veten si gjithë të tjerët, ajo që më dallon është se kam përgjegjësimë të madhe. Sepse suksesi të jep përgjegjësi.Çfarë janë kushtet për të studjuar, jetuar e punuar këtu, mund të na jepninjë pasqyrë lidhur me këtë?Mjafton të kesh vullnet për të studjuar.Arsimi është arma më e fortë,andaj njeriu duhet të sakrifikoj, për ta pasur këtë armë.Të ushqesh, tëfinancosh një student është sikur të ndërtosh një ‘xhami’. Mendoj qëprindërit edhe me pak kushte, sakrifikojnë cdo gjë për t’a shkolluarfëmijën. Shkollat në ditët e sotme janë me kushte të larta, e gjithë kjonga konkurenca e madhe e shkollave. Ajo që dallon në Maqedoni tekstudentët është sasia më e madhe se cilësia.Me keq ardhje mund të them që fitimi i pozitës varet nga të tjerët. Anuk është marrëzi të lësh atë që ke në duart e tua dhe t’u drejtoheshtë tjerëve?!Jeta është e bukur kur zgjidhen problemet, këtu jetesa ka shumë probleme,nëse zgjedh një, vjen tjetra, s’rresht së pushuari problemi...Do tëdoja t’a ringjall thënien „Bashkimi bën fuqi“, në zgjedhjen e problemeveqë kanë shqiptarët këtu në mes veti dhe me palën tjetër.Ju merreni me shkrime, merreni me poezi apo me prozë?Më lejoni lirinë e fjalës sime që veten ta quaj pashmangshmëri ndajpoezisë. Do të pyetni pse?Njëra është se njerzit e mëdhenj janë ato që kanë lënë vepra, veprat mëtë mëdha janë ato që i sjellin dobi të mëdha shoqërisë njerzore. Andaj nenjerzit e penës duhet të jemi të fisnikëruar që lëmë vepra aq më shumë nëkëtë kohë nevoitet fjala shqipe, për të bërë ende të ditur se ka qenë, është,dhe do të jetë fjala shqipe në këto troje.Dhe e dyta pashmangshmëri ndaj poezisë është se kur im atë, shkruantepoezi, prozë, etj..,unë përpiqesha me muzën time të ndërtoja një poezi,tregim ap dic tjetër që s’diheshte ku është fillimi e fundi. Ai si edukatornë cdo sferë më dha skicë, dhe shumë cka. Ky edukator i mirë dhe meveprën e tij si edukues ma ushqeu moralin brënda natyrës sime. Ndërsadhuntia që ma fali Zoti ,është poezia.Keni libër të botuar dhe cfarë eshte tema që shtjelloni në te?Libri im “MUZA” E titulluar kështu, sepse vetë fajla “muzë” domethënëburimi i frymëzimit poetik, frymëzimi për të krijuar. Fjala ime eshprehur në poezi, e vlersuar nga Ali Aliu më shtyu të botoj këtë libër.Libër që shpreh dashurinë ndaj librit, njeriut, nënës, tokës amë -atdheut,vendlindjes, lirisë. Në poezitë e mia ka mall, klithmë...,mburje,krenari..,etj...Libri im i dytë që është në botim me titull “ALTAR” ka domethënien‘simbol i sakrificës dhe i flijimit’ të dickaje..,Unë e shpreh kështu: - Sinjë qënie me shpirt të ndjeshëm ku jam mbuluar tërësisht sa nga ebukura -kënaqësitë aq edhe nga dhimbjet e jetës së vërtetë. Andaj figurae gjithë kësaj është simboli i sakrificës dhe i flijimit që bën njeriu në jetë,e ashtuquajtur Altar. E ballafaquar siç jam shpesh, me një letër të bardhëdhe e nxitur ta mbishkruaj atë me fjalë duke kërcyer nga mendja në faqeapo në veprim. Unë e lodh shpirtin!Ndërsa recensuesi i librit “Altar” Halit Basha shprehet kështu: -Dorëshkrimin tënd e lexova disa herë me vëmendje të duhur dhe erdhanë përfundim se kemi të bëjmë me poezi që dëshmojnë se ke prirje tëveçantë për t’i shprehur meditimet e tua për jetën dhe dashurinë, përgëzimin dhimbjen, për të gjithë atë që të mundon, tundon, ngazëllene dëshpëron, dhe këtë e bën me një leksik të pasur e të zgjedhur dheme simbole e metafora që i spikasin vlerat e mirëfillta artistike. Unë tëpërgëzoj për përkushtimin e frytin e tij në këto vargje, dhe mendoj se kytekst i ka arritur kriteret e duhura e të nevojshme për të dalë në dritë sinjë botim - një libër, që do të merrej me kënaqësi ndër duar e të lexohejme ëndje nga dashamirësi i pasionuar i poezisë.Vargu është i shkurtër, lakonik, i ngjeshur, i mbështjellur me forcën endjenjës së ngrohtë e të fuqishme, të dlirë e të sinqertë, që do të thotë seështë prodhim dhe rrjedhë e shpirtit, i ëndrrës, e aty - këtu i bukurisë dhedashurisë së prekur. Është varg i ndjenjës së shpirtit rinor të padjallëzuardhe i jetës e sfidave që atë shpirt të pastër e rrethojnë, e megjithatë ishtruar në letër me një gjeturi e mjeshtri poetike, me ritëm, rymë e muzikalitettë mishëruar brenda tyre, që e bën vargun të këndshëm e ndjellëspër lexim, e bën artistik, por edhe meditim të përmbajtshëm e domethënës- mbase edhe me porosi të rëndësishme, e kjo, ndërkaq, është rrjedhëe frymëzimit më të fortë dhe shprehjes së tij të qëlluar dhe në kërshëri tëduhur.Pra, kemi të bëjmë me poezi që mirfillti ia vlejnë, si vlerë, të dalin nëdritë në një përmbledhje që do ta nxisë kënaqësinë e atyre që do tu bjerënë dorë e do ta lexojnë. E ti, gjithsesi do të stimulojë të krijosh edhe në tëardhmen. Dhe unë këtë ta dëshiroj, sepse poezia është fisnikëri e shpirtite shprehur përmes fjalës së bukur artistike. është pasqyra e personalitetittë autorit të vargjeve dhe e vrulleve të ngacmimit artistik që i bën vargu.Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Delvina, cilat janë planet ejuaja?Bota ime do të vazhdojë të prodhojë fjalë që do të mbesin ndër brezasepse idetë nuk e përfillin palëvizshmërinë.Gjuha është shpirt i kombit.Dhe kur shkruajmë ne ruajmë gjuhën tonë, atëherë ne kemi gjithçka.11


Cfar është ajo që e mundon më së shumti në jetë një vajzë të re siDelvina në këto troje?Është i njejti mundim, që e kanë pasur të parët tanë. B.K.SH! Këto ditëkam shkruar një poezi, që do t’ua dhuroj disa vargje:...atdheu...……më dha ujë – lotmë dha ajër – jetëqë t’a dua përjetë.Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuajkëtu dhe jetën stundetore?Mundësitë për të dhënë atë që kemi janë shumë të dobta. E quaj veten tëvetë punsuar sepse zhivlloj aktivitete në mënyrë vullnetare, duke prezantuar,ligjëruar tema të profesionit. Rasti i fundit ishte tema „Suksesi nëbiznes“. E cila përfshin teori dhe praktikë që d.m.th bëj hulumtim në tregdhe nxjerr rezultate dhe ato i shfaq në publik.Sa ka arritur Delvina të përshtatet në kohën dhe jetën e sotme?Më pëlqen të rri në kufijtë e mentalitetit shqiptar. Jeta e një ballkanasi menjë evropian dallon, aq më shumë me atë amerikan. Ballkanasit kanë liritë kufizuar, janë të mbjatur në kthetra.Mbisundohen dhe udhëhiqen nga tëtjerët. Shqiptarët, pjesë të ballkanit kanë këtë cilësi, ajo që e dallon nga tëtjerët është hierarkia ku mbisundon më i madhi në moshë. Dhe kjo më kabrengosur dhe tentoj t’a luftoj. Sepse liria e mendimit e të vepruarit ështëe drejta e cdo kujt. Ndërsa barazia është e vulosur, në mendim. Evropambështjellet me rregullat e saj, ka të drejta dhe liri të pa kufizuara, qëfundin cdoher e ka tragjik. Këtë e vërejmë edhe në shumicat e librave tëshkrimtarëve Evropian.Ndërsa Amerika që mbetet shembull posacërisht i dibranëve të emigruar.Jeta e tyre kufizohet me principe, por të ardhmen dhe fundin e kanë tëbukur, sic shprehet edhe në romanet,filmat e Amerikanëve.Kultura dhe traditat tona që e bëjnë jetën sa të ngjeshur aq edhe të bukur,na bën të dallohemi nga kombësit tjera. Jeta jonë është më e bukur, sepsembi të gjitha i kushtojmë vëmendje dhe jemi për njëri – tjetrin. Kjo nabën më të fuqishëm.Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin qëjetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuardiçka ne?Po të mundja do të forcoja:- fjalë- dhënien, besën, burrërinë, atdhedashurinë.Mëshirën ndaj njëri – tjetrit. Kam bindjen se dikur njerzit ikanë pasur këto veti, që sot jan zbehur dhe janë zhbërë!Dhe poashtu partitë do t’i ktheja në Pari. Sepse Paria ka qenë shtresa mëe pasur dhe më e lartë.Por, Paria ka qenë e investuar nga vetë shteti dhenuk ka pasur nevojë që të koruptohet.Ndërsa sot „nuk e kuptoj“ pse shtetinuk investon aq shumë në këto shtresa – parti. Që shquhen si luftues përtë mbrojtur interesat e shtresës shoqërore!?Një e re kërkon të jetë pothuajse për gjithçka e informuar. Kjo ka tëbëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje tëshkurtër. Si është nga natyra Delvina?Informata të bën më të vetëdijshëm dhe në trend me kohën. Por,shumicën e informatave e marr nga librat, më duket më përfituese, ejo nga interneti, mediat, por nuk e përjashtoj edhe këtë. Kontaktoj menjerëzit për t’a dhënë dijen time. Dhe për të përfituar nga ato, në cështjenprofesionale. Poezia më takon me njerëzit kur ajo më ik nga duart, kurpublikohet.Jeni anëtare e “Art” klub-it, në Dibër dhe pjesëmarrse e disa manifestimekulturore letrare në trojet shqiptare këtu në Maqedoni, cfarëdo të thotë kjo për ju?Kjo më mundëson që të dalin në pah veprat – poezitë e mia. Gjithashtumë plotëson pasionin tim -recitimin.Delvinës i pëlqen edhe shkenca, ishit edhe pjesëmarrëse e konferencësinternacionale në Bullgari me temën: -“Neë Approach ofManagement in Organizational Conflict Situations”, për cka u bëfjalë këtu?12Në institutin “ISPPI” ku studioja unë magistraturën na u dha mundësiaqë të konkurojmë me temat tona në vetë institutin, dhe kush fiton do tëpërfaqësoj institutin në konferencë në Bullgari. Dhe kjo mundësi m’udha mua. Që për mua kishte domethënien përgjegjësi dhe sukses. Temaishte e drejtimit ekonomi, gjegjësisht problemet në organizatë dhe qasjete reja të menaxhimit për zgjedhjen e situatave kritike dhe organizimin esituatave më të përshtatshme...Një përvojë që vlen për të ardhmen...Ju ju pelqen edhe sporti, në 2004 keni marrë pjese në garat “Crossspring” në Tetovë ,cfare ishte rezultati juaj?Sporti e freskon njeriun, posacërisht atë që rri me kokë në libër. Te jeshpjesë e një gare duheshte të ushtrohesh. Dhe pas nje stërvitje të vazhdueshme,i’a rrita vendin e parë në atë garë.Ku mora medalje dhe njëkupë, këto pjesë e krenarisë në dhomën time.Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesionijuaj, ne cfarë profesioni do e gjente veten Delvina?Letërsi.E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botoet në Skandinavi, ckamund te na thoni për te?Më gëzon fakti që shqiptarët në Suedi, kanë vend ku flasin shqip dhelexojnë shqip.Revista Dituria është shumë e pasur në programin e saj, e vecanta ështëse cfarë do dorë (moshë) që t’a merr ka cka të lexojë dhe të gjen prehjenë të. Unë e lexoj me vëmëndje dhe e ndjej në vete se ata që punojnë përkëtë revistë do t’ju dedikoja mirnjohje.Tani që jam pjesë e kësaj reviste, me poezitë e mia, ndjej krenari që mërizgjuan, më rilindën si poete. Misioni i revistës „Dituria“duke paraqiturkrijmtarinë, vlerat, arritjet edhe të brezave të rinj, duhet falemnderuardhe vlersuar.Vetia e shquar që ndodhet te njerëzit që meritojnë me të vërtetë tënumërohen për të mëdhenj, është mos harrimi i mirësisë që u është bërënga ndokush.’Planet tuaja për të ardhmen, cka Delvina mendon dhe ka në fokus?E kam realizuar misioni e shkollimit dhe kjo më bën të ndjehem e plotësuar.Patjetër, që njeriu sa rron, përpiqet të mëson...Të flasësh për të ardhmen, në një kohë ku gjërat varen nga të tjerët ështëe kotë, bosh.Ndërsa fuqia ime për të ardhmen është të punoj edhe në vuajtje. Tëpërpiqem të kthej dhimbjen në veprim. Dhimbja që ndjejmë në këtë vendndoshta s’do kalojë, por puna do t’na ndihmojë ta durojmë. Vuajtja s’kafuqi të vrasë një njeri -trup të lodhur.Cka ju bën të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?Po t’i ktheni njeriut atë që e ka humbur do të ishte njeriu më i lumtur nëbotë. Kemi humbur atdheun, njeriun...Lumturinë e gjej në shëndet, në arritje – sukses, në dashuri...Ndërsamundimin e kundërta.Si e kalon kohën e lirë Delvina?Njeri i zakonshëm, me familjen e gjërë, shoqërinë ose në ndonjë aktivitet,ecje, lexim, film...Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?Nuk ndroj vend me vendlindjen! Vetëm nëse ajo më lëshon nga duart...Me shume respektM-r. Delvina Kërluku


Né emigracion, ne c’do skaj té botésDr. Jani Dilo“Té jemi krenaré, qé jemi lindur né tokén shqiptare”,Jam njé Shqipéri e vogélPas ndeshjes brutale te endrrave rinore me realitetin e paméshirshémshqiptar, ne ate atmosfere déshpérimi, boshlléku, konfuzioni erebelimi, iken djemté e morén dhene per njè jeté me te mire, per njéShqipèptar tè lire, per njè Shqipéri té lire e te lumtur.Kaptuan male e dete , “larg e larg merguan” si ne legjenda , jo sejane kureshtare feminore,por se ,u detyruan nga kushtet mizerje tejeteses , qe shkaktojne mekanizmat e marrezise komuniste (sidomosme luften e klasave me vazhdimesine e saj- diktature rruge:Vrasjee Shpifje ) veshur me kostumin e mashtrimit”Perça e Sundo” ,dheluftojne per te mbijetuar…Té bindur: Mithat Frashéri, Hasan Dosti, Jani Dilo,Zef Pali,Vasil Andoni,Nezhat Peshkèpia etj. shérbestaré té Kombit ishin :”njé dite akullin siberian do ta shkrinte dielli i qytetérimit njerézor “.Edhe pse s’è pane dot vendin té çliruar, fituan moralisht. U bène tépavdekshém, se nuk iu trembén vdekjes.Tani, qé té magjepsurit nga kailla e kuqe nuk ruanin asnjé minimumdinjiteti e’ars’yeje, dukeshin qè kérkonin té bénin njé paqe té veçuarme shoqériné pò “forcai e erréta” brenda e jashté mbushnin sfondin epérgjakshém té njé sadizmi té pashoq (organizuar prej tyre).Ikin emigrantét... Ecin pérpara, pa friké, né detin e madh dhe té panjohur...Do luftojné me uriné dhe me vèshtirésitè, me gjuhèn qé nuke dine, me sémundjet... Luftojné dhe kané per arme kudo qè vene,vetém guximin, zgjuarésinè dhe sedrén qé té mos turpérojné Shqipériné,bekimin e Nènés qé i vuri né trasté buké misri me djathé, njépale ndérresa”, e puthi né balle 2 a 3 heré te kroi atje, kur e pércolli.Dy jané fjalèt kyç: NJERI dhe SHQIPTAR,biro! Porosit dhe e nis tégjejé fatuin. djali.Zeri i Mémés-zèri i zemrés per té. Né ç’do vend té botés qé té shkeléai ka njé mision dhe duhet té qéndrojé né lartesiné e kétij misioni: ténjohé dhe té reflektojé vlerat shqiptare, per té ndjekur gjurmét e ndikimitté emigrantéve, te té paréve té tij, té personaliteteve té shquarashqiptare emrat e té cileve kané hyré né panteonin e njerézve témédhenj qé ka nxjerrè populli ynè!Ndryshe e gryen ngadalè gangrena e veseve,simbol i shprehjes dhe ivdekjes sé shpirtit shqiptar,qè i premton njè jetè qè s’èshtè gjè tjetèrveçse njè formè vdekjeje.Vdekje e njè tè pafuqishmi,se s’ka kohè tèjetojè shqiptar.Té keqen e rastìt e bien ndjenjat. E megjithkété, ka qè thoné seshqiptarét jané té tillè ose té kètille.”Fakirèt” nuk janè”fajtorè” portè sèmurè ! ç’èshtè mè e keqja ka raste qè kane dhe frikè nga afrimii shèrimit tè sèmundjes.Ndjenja e fajit èshtè memece e nuk i thotè:jefajtor! Veç,dukuria melankolike e pamohuarshme edhe pse ngushèllimgjèjnè deri te nevoja pèr tè qènè “internacionalist”! e,sipas zhargonitkomunist kanè rrèmbyer pèr vehte ndèrgjegjen ! ..Mbeturinakujtimesh ..dhe..si gjithè mbeturinat e tjera mund tè riaktivizohenkur nuk u kushtojmè vèmèndjen e mjaftueshme,sidoqè drita e fortèverbuese e Demokracisè , rrezatimi i flaktè i tè drejtave tè njeriut. e,deri te vitaliteti i shqiptarizmit kurrè nuk kanè vdekje ;pèrfytyrimetè tilla nuk e gjallerojnè jetén, por e fikin.. U iket detyrave qè kemisi shqiptare, né vend qè ti plotésojmé sa me mire, ti ruajmé dhe tishtojmé thesaret tona kombétare. Virtyti dhe bashkimi me té vértetévéllazèror jané dinamoja e Atdheut, sidomos sot kur sulmohemi meshumé se nga armiqté, prej veseve.E duam Shqipériné dhe e duam me té vérteté. Atéheré pse té mosjemi té bashkuar per tu treguar miqve dhe armiqve anembanè nébotè se jemi té denjé per Skèndérbene dhe per té parét tanè, perburrérinédhe fisnikérmé shqiptàre, per virtytet tona shqiptare qé u béjnè aqnder virtuteve njerézore?!Kushdo e di, rrénjèn e ka né vendin e vet, sado qé té mendojé semund té veçohet, kurré s’è heq dot nga vetja vulèn e tij. Ajo e ndjeksi hija trupin.-U bera siç jam, se késhtu me gatoi vendi im, toka ime, dheu im qè ekam lidhur me dy emrat me té shtrenjté At-dhe Mémè si rrallé kushtjetér popull né boté. Késhtu me béri gjuha ime, prejardhja ime,kultura ime qé i kambrenda vetes sime. Kudo qé shkoj, jam njé Shqipéri e vogèl.“Vèshtirésité e pengesat qè na viné né jeté, s’janè poshtèrim,pò lartésim, atèheré kur i kapércejmé pa peshuar né to ndiejmékénaqésiné qè éshté efekti i larté i gézimit”, thotè J.D. S’jemi télindur, pò lufta e klasave me korrupsionin qe me i hidhuri ai nédrejtési, sa mund té mendosh se Nder dhe Vértetèsi s ‘puqen e naben me lot gjaku té qajmé pérçarjen me njéri-tjetrin. “Afrohu edégjoi lotét e rénkimet e asaj Memeje qé mbeti pa shpresén e jetès,pa dritén e syve, si pérplaset nga mjerimi sa i dhemb dhe gurit! Meç’besè e paburréri iu mor jeta djalit té ri?!” O njeri me gjak miu,vrave dhe plakè, dhe Mèmè, té shuaje shtépi dhe mjerè moj drejtésije katandisur : Azil per padrejtési. Heqim e vuajmé se “ç’del ngamacja, gjuan mij”.“Habitem kur dégjoj per shqiptarét té flitet ashtu e ashtu”, me thaMarshalo Kastelano, i ndodhur né shtratine vdekjes. “Kam qenéné Korçé e Pérmet né kohèn e Luftés sé dytè Botérore “S’ka popullme té mire, me njerézor se shqitparèt né Ballkan. Jini me virtyte télarta. Binim né pèrpjekje né zonén e Korçès a Pérmet. Té plagosurittanè qè ne i dinim té zhdukur né até zone, i strehonte, i mjekontené shtèpiné e tij fshatari e na i sillte ! Sa té egér né lufté, aq njerézorpas saj ! “ U kthye pastaj nga shokét pranè tij dhe ngriti zérin:“Bombardonim, predhat binin fare afer njé udhètari, ai i qeté, sikurajo ç’ka ndodhte, s’kishte té bènte me té, e besoni, dridhte cgarin!Kur dégjoj ndonjé té keqe per shqiptarét, s’dua ta besoj. Hakmarrésjané, pò jo katila.” Me dhimbje, né fund shtoi: “Juve Shqiéprinéuà prishén komunistét”.E vérteté shqiptari éshte i nire_sa te. duash^ por asnjéherè i dobét,urren shumè mékatin. méshiron gjynahqarin. vetes nuk i lejonmburrje. por me kundèrshtarin mban dinjitetin.Karakteristikè eçuditèshme e mirèsisè shqiptar,por dhe nuk pérbén rrezik té njohimté metat e té vèmé sinqerisht dorè né regullimin e tyre nga hipokriziae té luftojmè pikèpamje antishoqérore, antishqiptare.Té mbajmé pozitiven toné, pò ! Zemra mal béhet kur shohimemigrante qé i gézohen punès sé tyre, mençurisé, urtésisè. Jemishqiptare, thonè me ate buzéqeshje qè u ka aq vetépèrmbajtje, aqguxim dhe hapésiré té pafundme, dhe asgjé pèrsa u takon e u intersonshqiptaréve nuk éshté e huaj per ne. Apo dègjon dhe té huaj:nxénésit shqiptare shquajné neper shkolla kudo ose sheh KlediKadiun aq te njohur nga publiku italian e té tjerè té rinj e té rejashqiptare qé nderojnéemrin shqiptar, sì Kladi, Klejdi, Anxhela (poetesha famose e v. 2005né Amerikè), kèngètarja Elsa Lila etj e si té mos ndihesh dyfishkrenar qe je: Njeri dhe je shqiptar ! Madhéri,- e pyetén Nolinné sallén e kombeve,- per njé milion njeréz, konsumove kètè fjalimte shkélqyer?!-“Jané njè million, - u pérgjigj Noli,- po , njè miljon SH Q I P T AR E ! “E ,dihet se nuk éshté numri as pasuria, por personaliteti me cilésité13


F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J ËPoezi për fëmijë nga Skënder HaskoMoj kasolle!Çudi njerëzit se si janë?!Të shanë e çfarç s’të thanë,Ty, moj kassollja me kashtë...Prapë ti njerëzit s’i le jashtë.Nuk i le t’i lagte shiu,As t’i bënte “trung” veriu…I mbajte në gjirin tënd,M’u si delja qengjin mënd…Vatra jote zjarr pashuar,Pranë saj sofra shtruar,Aty hëngrën bukë të thekur,Aty hëngrën mish të pjekur,Dhe kulloshtra, kos e trashë,Aty zjeu avash-avash...Dhe bariu aty fjeti,Aty plaku prehje gjeti,Aty nusja bebin ndjeu,Si në bark të saj “kërceu“...Aty nusja u bë nënë,I dëgjoi foshnjës zënë.Edhe kur dikush sëmurej,Pranë vatrës tënde ulej,Zjarr’ i vatrës kurrë s’t’u fik,Prite fis e prite mik.Dhe tani, oh, sa çudi!Ca që bënë nga një shtëpi,Ca, që vunë nga pesë grosh,Ec, moj, ec e t’i dëgjosh,Sikur s’janë të kësaj bote...Po, a shahet rrënja jote?!Se, kur s’kishin ku të rrinin,Moj kasolle, te ti vinin...Ti, moj, ti ua hape gjinë,Tani na tregojnë shtëpinë…Portofolin na tregojnë,Vatrën tënde e harrojnë.Ti ke qënë vat’r e hallit,Ti ke mbetur vat’r e mallit!Eh, moj e dashur kasolle,S’korre dot atë që mbolle...Ç’është kështu, e marrtë djalli?!Hidhet lumi-shahet kali...Ti kasolle, prapë je,Në mendjen time, si muze!Si ujë bore në bardhakKu është fshehur bukuria,Posi gur i xhevahirit?Ku përvëlon dashuri,Si prushi në mes të hirit?Miidis malesh, strall e pyje,Bukuroshi - fshati im,I ka vajzat hëna e yje,Thëllëza në fluturim...Vajza ritur si kavak,Luleshqerra në lëndinë,Ujë bore në bardhak,U vjen era trëndelinë…Vajza-flakë, zjarr e prush,Që djeg heshtazi, ngadalë,Vajza me sërma në gushë,Si shigjetë, për çdo djalë...Aty fshihet bukuriaPosi gur i xhevahirit,Aty djeg dhe dashuri,Posi prush në mes të hirit…Këngë - zonjaOda prej valles gjëmon,“Gjym” po vete kënga labçe,Ç’të zë gulçi kur dëgjon,Një këngë treshe dukatçe!Si jë klithmë, kur shqiponja,E lëshon, kur fluturon,Ashtu këlthet këngë-zonja,Kënga treshe e fshatit tonë.Pa le, kur në faqe malesh,Ia thotë treshaj me zë plot,Fjalë dertesh, këngë hallesh,Të dridhmon e të përlot.Zjarrit tënd s’i bëj dot ballëMoj e vogël, pikë loti,Delikate si laboti,O moj hëna pranë yllit,Pse më vret me cep të syrit?Mos lësho shigjeta zjarri,Se ngre të vdekur nga varri,Dhe mua më djeg të gjallë,Zjarrit tënd, s’i bëj dot ballë…Syri yt po të më vrasë,Do të shkoj, moj, shend e gaz,Zemrën do ta lë mbi tokë,Se me vete s’e marr dot…Shpirtin do ta lë tek ti,Që të flesh me të në gji,Të të kthehet çdo mçngjes,Në unazë për martesë…Më ke ndezur zemrënSiç ndez stralli eshkën,Më ke ndezur zemrën,Mu në pik të natës,Më vjen bashkë me ëndrrën.Mu si bor’ e malit,Të farfurin gusha,Me bukurinë tënde,Sytë e mi ç’i mbusha.Fluturoj në qiell,Si pëllumb me fletë,Siç të kam në ëndërr,15


Etien Dilo dhe Shqipëria e tijBaki YmeriKrejt shqiptarët pajtohen me mendimin se nuk është diçka në rregull me klasën tonë politike. Janë të shqetsuar si pasojë e varfërisë sociale, kërkojnëdiç tjetër, duke kundruar me të njëjtin parametër, edhe nga e majta, edhe nga e djathta. Duke u nisur nga ky pikëshikim i përgjthshëm, do të ishte gjënormale pritja e disa propozimeve të reja që do të zgjonin interes dhe besim te të dy palët, edhe te pala e majtë që vuan nga komplekset e socializmittë dështuar si sistem politik, edhe te pala e djathtë që është ntrashur me djersën dhe gjakun shqiptar, duke i lënë kriminelët e pandëshkuar, sidomosata që e masakruan Kaliopi Dilon në Sheper të Zagorisë, më 25 janar 1991. Po vrasësit ku janë, pyet Piro Kuqi dhe përgjigjet me fjalë të tjera: Askushnuk na përgjigjet. O, kjo kasaphanë, këta ujqër që e mbrojnë xhelatin, këta vampirë që endennëpër popull! Kush është Etien Dilo, autori i monografisë “Në udhëtim” ku bën fjalë përfamiljen e tij të persekutuar dhe personalitetet të padiskutueshme kur luhej fati i kombit.Etieni u lind më 1938 në Sheper të Zagorisë, kreu studimet e larta në Universitetin eTiranës, shërbeu si mësues dhe drejtues shkollash në rrethin e Fierit dhe gjimnazin e Balshit.Pas shembjes së diktaturës komuniste qe nderuar me titullin “Mësues i Merituar”. Ka ribotuar“Gramatikën” e Ilia Dilo Sheperit dhe ka botuar disa artikujt studimorë në shtypin e kohësdhe ka botur librat “Bija e Sheperit, një emër që rron mes nesh”, “Ilia Dilo Sheperi, asht ngaashti i mëmëdheut”, “Një botë që lind e nuk lind dot”, etj. Ka lënë në dorëshkrim edhe dy libratjerë dhe është ndarë nga jeta aksidentalisht në korrik të vitit 2008. Nga burimet elektronikekuptojmë se Etieni iku e prishi punë, me punën e papërfunduar. Një libër e la në kompiuter. PërEtienin pa prishur qejf e me modesti do të rikujtoja thënien: ”Nuk është vetëm fisi që lartësonnjeriun, por është edhe njeriu që lartëson fisin”. E përjetojmë dhimbjen me kurajon zagoriote:“Kujtoj Mëmën e Babanë. Qaj me lot duke kujtuar motrën e vëllanë. Etienin që kurrë “nuk ubinte” kambanave” për t’u dukur, e mendojmë ulur në karige, stoik para kompjuterit tek i jepZagorisë, Kosovës, Shqipërisë, edhe një dëshmi atdhetarizmi, ashtu në heshtjen e heshtjes qëdëgjohet vetëm nga ”kujtesa e kohës”.Dhe më tej: “Etien Dilo ishte shqiptari në fytyrën e shpirtin e të cilit zbuloje veç urtësi emënçuri, atdhetari që kurdoherë do të jetë një faqe libri për ne dhe gjeneratat që do vijnë, siarkeolog i dokumentave për gjuhën shqipe. Ngushllohemi me punën e me jetën aktive të këtijfidani të brishtë të lisit Dilo, majë kulmore në Zagori e në Shqipëri, si studiues e atdhetar qëna jep mesazhin e krenarisë së vlerave dhe vyrtyteve shqiptare që i bëjnë aq nder vyrtyteve njerëzore.” Libri i tij “Në udhëtim” strukturohet në 3 kapituj:Bij të Zagorisë, punëtorë të Rilindjes Kombëtare; Era e lirisë, zëra të Zagorisë; Shkërmoqja. Derisa në kapitullin e fundit boton disa elegji dhenjë pjesë të letërkëmbimit (Xh.Puravelli-F. Dilo), në kapitujt tjerë, pas fjalës hyrësejep mesazhin e Agim Shehut merastin e përurimit të bustit të Ilia Dilo Sheperit, citonnga fletët e historisë në gojën epopullit, jep shkrimet Nga pusi në mal, në Fushën eSheperit, Drejt “Itakës” sonë, Dyfjalë për Sejfullanë, “Apostuj të rremë”, Një studimakademik, Studimi i RilindjesKombëtare, një domosdoshmëri e kohës sonë, JaniDilo, një jetë kushtuar çështjessonë kombëtare, Këta bij të Zagorisë, ç’vend zënëmidis rilindësve dhe midis atd-hetarëve veteranë?Nga korrespondenca kup-tojmë se pasardhësit e Ilia Dilo Sheperit janë idealistë“që shkruajnë me krenarinëe shqiptarizmit që rrënjët i ka të thella në edukatëne të parëve.” Aty bëhet fjalë përpasojat e krimit komunist dhe trimërinë e asaj nënezagoriote (Kaliopi Dilo), që ra nëatë vend e që lartëson nderin dhe lavdinë e nënavetona të masakruara nga bishat ediktaturës bolshevike. Në shkrimet e Etien Dilosdhe korrespondencën e përfshirënë librin e tij kuptojmë shumë gjëra për heshtjen eatyre që s’lanë hale pa trazuarpër të vrarë shqiptarizmin e traditën zagoriote, përzagoritët e Çajupit “që e bënë tëparët tanë me mençuri e sakrifica të pashoqe deri nëvetmohim”, për Faik Konicën qëka thënë: “Për të bërë Shqipërinë do të mbështetemite tre shtylla të mëdha, te edukatafamiljare shqiptare, tek edukata shkollore dhe tekedukata fetare.”Nga letërkëmbimi edeshifrojmë edhe përmbajtjen e librit të EtienDilos, sipas të cilit kuptojmë sekëto tre shtylla që i përmend Konica, “zagoritët ikishin ngritur të shëndetshme,shumë kohë përpara se të ngrihej shteti shqiptar.Familjet zagorite totalisht kishinnë themelin e tyre moralin e lartë dhe në praktikëedukatën e punës shembul-lore, edukatë kjo që kishte emancipuar tërë jetënshqoërore në krahinë e kudo kujetonin këta engjëj që rrezatonin kulturë e multikulturë.Një vepër briliante që ta mëson të vërtetën se “të parët tanë zagoritë, si të gjithë rilindësit, e kishin orientuar busullën e mirësisë tek drita editurisë dhe këtë e bënin realitet. Me mençuri e sakrifica hapën një shkollë gjysmë të mesme mu në mes të Zagorisë, në Manastirin e Nivanit, që më1880.” Ja kjo është Zagoria ortodokse e të parëve tanë që e predikonin diturinë, atdhetarizmin dhe fenë, pa urrejtje e përçarje, ngase ata që e kutivojnëfanatizmin islamik, ortodoks apo katolik, nuk ndërtojnë por vetëm prishin. Ndaj edhe unë po e përmbyll këtë shkrim me thënin e Jezu Krishtit: “Fali,o Zot, se ata nuk dinë se ç’bëjnë!”16


P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R ENga Bardhyl SelimiNumrat kinezëMendoni një numër të plotë nga 1 deri në 26. Pastaj vështroni tabelën e mëposhtme dhethoni vetëm kutitë ku ndodhet ky numër:1 4 710 13 1619 22 252 5 811 14 1720 23 263 4 512 13 1421 22 236 7 815 16 1724 25 269 10 1112 13 1415 16 1718 19 2021 22 2324 25 26Zgjidhje:Unë do t’ju gjej numrin që keni menduar duke arsyetuar si vijon:Nëse numri që menduat është në këtë tabelë, shkruani mënjanë numrin që qëndron nëqoshen e majtë të rreshtit të sipërm. Pastaj mblidhni numrat e shkruar.P.sh. mendova numrin 16. Ky numër gjendet në kutinë e parë lart dhe në kutitë e para dhetë dyta poshtë. Atëherë unë mbledh 1 + 6 + 9 = 16.A mund ta shpjegoni si bazohet kjo?Çdo numër n £ 26 është më i vogël se 27 = 33 . Në sistemin e numërimit me bazë 3, atëmund ta paraqesim në këtë mënyrë:N = (0 ose 1 ose2)*3o + (0 ose 1 ose 2)*31 + (0 ose 1 ose 2)*32Me fjalë të tjera, n = (0 ose 1 ose 2) + (0 ose 3 ose 6) + (0 ose 9 ose 18).Të gjithë numrat që përmbajnë në këtë paraqitje njëshin janë mbledhur në tabelën e parë,ata që përmbajnë dyshin në tabelën e dytë, ata që përmbajnë treshin në tabelën e tretë ekështu me radhë deri te tabela e gjashtë (6 në të katërtën, 9 në të pestën, 18 në tëgjashtën).Prandaj numri n gjendet duke mbledhur numrat që qëndrojnë në qoshen e majtë tësipërme të tabelave ku ai ndodhet.Përgjigje: Është fjala për sistemin e numërimit me bazë 3. Numrat e tabelës nuk janëshkruar në sistemin me bazë 10, por në atë me bazë 3. P.sh. 10 = 1*32 +1*3o. Tjetër, 22 =2*32 +1*31 +1*3o. Në përgjithësi N = (0 ose 1 ose 2) * 3o + ( 0 ose 1 ose 2) * 3 + (0 ose 1ose 2)* 32 .Pra, N= (0 ose 1 ose 2) + (0 ose 3 ose 6) + (0 ose 9 ose 18)22Prandaj numrat në çdo kuti kanë diçka të përbashkët: numrat e kutisë së parë kanë nëzbërthimin e tyre shifrën 1, ata të kutisë së dytë shifrën 2, të kutisë së tretë shifrën 3, të sëkatërtës shifrën 6, të së pestës shifrën 9, të së gjashtës shifrën 18.18


ANEKDOTAT SHQIPTAREAnekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit endryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetittonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanasnë të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë),arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojëklasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemete ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanësiguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare,por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janëtë vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe“Tregime shqiptare” shkruar nga Daut DemakutKush asht ma trimE veti ni djal i ri ni plak e po i thot:O baba Osë !Hoja !A m’tutesh ?Boll valla.A e di qi t’vras ?E di.Edhe t’djegu ?E di.A ma trim je ti a une ?Jo, ma trim jam une se ti.Qysh ti ma trim edhe po m’tutesh !Jam ma trim qi t’i bajë fjalët ty e nuk t’bie pistole me t’i qitë trutë n’tokë se, kur po t’vras ty, un po fikna e kur po fikna, edhe po koritna. At’here astrimnija s’m’duhet gja. Qata po t’duroj.Jo isha duke folur për Azem Bejtën!Në një dasëm në Syrigonë një i moshuar po tregonte se si “kishte” luftuar kundër Serbisë gjithmonë.-Burra, -fliste ai, në një rrethim që më ishte bërë, as zogu i malit nuk shpëtonte. Kërciste pushka në të katër anët, por edhe unëgjuaja me pushkë pa ja da, dhe thërrisja me sa zë që kisha, ooo prite, prite… Ndal pak, ndal pak, - ia priti një bashkëmoshatar i tij që enjihte shumë mirë. Ti tregona një herë për kë e ke fjalën?-Prite Azem Bejtën, e drodhi plaku, pasi që e vërejti së do t’i dalin për lëndinë. Isha duke treguar për Azem Bejtën, kur e kanë pasrrethuar se me pasë qenë unë asi trimi, tashi ma kishit dëgjuar këngën19


REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “<strong>DITURIA</strong>”Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; koli284@hotmail.comKeshilli redaktues:Rrahmon Jashari, rrahmanjashari@hotmail.com; Lena Liden, lenadarlene@yahoo.se;Bahtir Latifi; bahtirlatifi@live.se;Hakif Jashari; hakif@dituria.seBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,arsimhalili@hotmail.com;Bilall Maliqi; b.maliqi-press@hotmail.com dhe e rejanga Gjilani:Edona Beqiri; edona.beqiri.2009@hotmail.comAdresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedidituria@live.seDiturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!