12.07.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

QKSH“Migjeni”Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011<strong>DITURIA</strong>E boton QKSH”Migjeni”Borås-SuediViti V , Nr. 2DIMRI NË KOSOVËFoto: Shkelzen Rexha nga ekspozita PIKA në Prizren e do jetë prezent në Borås me 16042011


Sokol DEMAKUNË GÖTEBORG TË SUEDISË U MBAJT FESTIVALI I RADIOVE LOKALE MË TITULL“NÄRRADIOGALA”Mbrëmjen e të ejtës së fundit të muajt janar në Göteborg të Suedisë u mbajt festivali i radiove lokale nga Västragötalän. Në këtë fesitval u paraqiteedhe e vetmja radio lokale shqiptare nga qyteti Borås i Suedise me një prezentim të shkurtës të puenës së redfaksisë së saj si dhe një prezentim tëgjuhës, kulturës dhe traditësshqiptare.Festivali u mabjt në sallënenjohur për mbremje tëtilla në qyetin Göteborg”Valands festvåning”.Në festival të organizuarnga Shoqata e radiovelokale me emrin ”Radiotorget”dhe në bashkëpunimme ”Studiefrämjandet”ngaqyteti Göteborg, pastaj”Västra GötalandsregionenKonst- och kulturutveckling”nga Göteborg dhe 26Radiot lokale ku në mesine tyre është anëtare edheRadio dituria, e cila ështëmjaft aktive në të gjitha aktivitet që organizohen nga ”Radio torget” këtu në regjioninpërendimor të Suedisë.”Valands” salla ishte embushur me miq dhe mysafirë, adhurues të radios, ishin prezent edhe perfaqesues të komunes së Göeteborg, pastaj perfaqësuestë Radio Suedisë, të cilët mbeshtesin punën dhe aktivitetin e radio lokale ne këtë regjion me ndihmë në aftësimine kuadrove teknike dhe atyregazetareske të këtyre radiove lokale.Të gjitha radiot pjesëmarrëse paraqiten para të pranishmëve nga një film të shkrutër dokumentar për punën dhe aktivitetin e tyre në informimin ebashkëkombasve të tyre në gjuhën amtare, me rrjedhatë e jetës aktuale kulturore në vend këtu dhe vendlindje.Këtu do japin disa karakteriska me interesante per Radiod iturine, punën e saj dhe aktivitetin që ajo zhvillon në qytetin Borås.Radio dituria” radio lokale në Gjuhën shqipe në qytetin Borås, është organ i Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås.Radio dituria është një radio lokale shqipe me seli në Borås që emiton program një herë në javë cdo të mërkurë nga ora 18:00 – 19:00 në gajtësivalësh 92,5 Fm dhe nga java e parë e janarit emiton një orë program edhe ne internet po në të njejten kohë nga ora 18:00 deri në 19:00 dhe ate mundta degjoni në internet në këtë web adresë:http://www.borasnarradio.se/webbradio.htmlQellimi me këtë radio është që shqiptarët të lidhen sa më afër më njëri tjetrin, që të prezentohet kultura, tradita dhe gjuha e tyre shqipe ne keto trojeku jetojne dhe veprojneshqiptarët.Radio dituria ka degjuesnga mosha tëndryshme, duke filluarnga fëmijet deritek të moshuarit.Anëtarët e redaksisësë radioditurisë janëpër ate që të bejnëhapa përpara që tëkrijojm dhe ruajnidentitetin tonë kulturorkëtu ne Suedi.Kjo është një urëlidhëse për botëne fëmijëve mevendlindjen.Një fakt është prezent se komunitetit shqiptar në Suedi ka një përkrahje të madhedhe kjo është ana pozitive e punës së redaksisë së kësaj radioje dhe se kjo ka jehonë shumë pozitive në jetën e shqiptarëve në Borås dhe rrethinë.Redaksia e radio diturise falenderon të gjithë bashkekombasit që kanë votuar për radio diturinë në internet në gare¨n eper radion me të mire të festivalit.Në fund nga organizatori i festivalit ”Närradiogalla” Radio Dituria u shperbye me një stay me simbolin e “Radio torget” të cilëne mori redaktori iradios.2


FAQJA E POEZISËBAJAME HOXHAMOS ME BEJ QEJFINAshtu kot më erdhimbrëmë drithërima,Nga një mburrje që më bënëishte shumë vonë,tek po rrinja mendueshëmpërpara ordinatorit, po flisja me vete,Atëhere shkrova:Një poezi dashurieSi për të kujtuar kohërat furtuE një dhimbjeje të pafund,Që prej saj mora një grimë helmi,Për ditët e stuhishme,Për mjerimin e rinisë sime,Dhe s’u shërova kurrëEh, psherëtimat nuk heshtin,Ato, flasin me veten time,Më shajnë, më bërtasin , më kritikojnë,E qahen prej meje,Paskam qenë e keqe...ehNa helmove, më thonëPo, e di, e keqe kam qenëhelmova ndjenjat,psherëtimat, mendimin,Sikur të kisha dy psherëtima, dy ndjenja dymendime,Mjerishtn, kisha një ndjenje e su bënë kurrëdy,Kisha një mendim të blertë,E mbetën, shumë psherëtima për rreth...Adelina DokjaKu je shpirti im?Janë vargje te ngritura deri ne thjeshtesiper ty, i dashuri im bartin mall !Çfare ruaj ne shpirt dua te te rrefejper flaken dhe driten e pikëllimit!Nëse i lexon nje ditë mos u befasoperse ka zjarr e në të unë digjençdo çast vetmia me shkrumondhe ngrij ne heshtje si acari!Te ishe prane meje do te shikoje lotëtpushtuan permasën e rrjedhes nëper faqese zemra ndjente tërbimkur klitha : Ku je? Ku je shpirti im!Anjeza SakajTe pafajeshmitShkretetire e madhe , heshtje varri ,Levizin vec gjetheve e pemeve dhe bari .Mbizoteron qetesia , enigma e nje pajetesie ,Ecen vjedhurazi mes saj jeta dhe njeriu .Era e ftohte vjen rotull neper oborr ,Sikur do te rrembej jeten ne dore .Mes shkretetires kjo ftohtesi perfshin egersisht,Ata qe kurre s’kane pasur , mbi asgje gisht ...,Remzi BashaTrimërisht historinëndritiKushtuar luftëtarit Sadik HalitiTrimërisht historinë ndritiTrimi ynë Sadik halitiNë beteja prin I pariBir Kosove zëmërluaniKush lufon trimërisht në ballë ?Sadik Haliti trim I rallëNuk pranohet robëriaKëtu janë trojet e miaNë luftë trimi I sprovuarDardani s’të kam harruarTi më linde dhe më rriteOj Kosove me zëmër driteam krenar oj toka imeTokë e mbushur me mundimeTë luftoj si trim luanLe të vritem për vatanVenka CapaDebora nesyte e mi!Hedh syte nga mali i Dajtit ,ai dremit qetesisht’ ,eshte mbuluar me puder te lehteqe embelsisht te deh .Pemet kane veshur nje mantel te bardheme zogjte kane bere miqesi ,nen tingujt e cicerimavekercejne te emblen melodi .Hapesira qiellore ka tendosndricimin e saj tinezisht ,dielli i lagur rrezet e tij ka shtrirene imagjinaten e ngrohtesise .Po u...Mimoza BiciNGA LARGGjethet e pemëve folën ngadalë,Me shpirtin tim të trazuar.I shoh të bien çdo ditë,Lehte-lehte mbi trupin tim:Lëndojnë dashurinë.Mos më shih,Me sy të deshpëruar.Jam e jotjaDhe pse larguar!Sa më shumë vuaj,Më shumë të dua!Gjethët prapë pemët,kanë për t’i mbuluar!4


Nexhat RexhaDETERMINIM NDRIÇUES ME TEMATIKË AKTUALEIbrahim Kadriu ”Gloria në mes”, Botoi ”OMBRA GVG”, 2010,fq.225.Jeta krijon llahtari, e në të shumtën e rasteve ajo depërton edhe në poret më të ndieshme të saj. Kuptimisht, ndërhyrjet e koncepteve marrin trajta ngamë të ndryshmet.Verbi i të shprehurit është përditshmëria konstatuese që i jep kuptim kohëve. Ndërsa, veprimet dhe ndërhyrjet krijojnë skena nga mëtë ndryshmet, e në disa raste deri edhe në absurditet.Për të kuptuar këtë absurditet të jetës nëpër kohë e faza të ndryshme të zhvillimit të shoqërivenjerëzore është edhe nje herë më shumë se absuritet të shpaloset ky motivim i ngjarjeve që kanë ndodhur apo mund të ndodhin.Duke lexuar romanin e Ibrahim Kadriut ” Gloria në mes”, lexuesi kupton e mëson se flijmet e fateve janë nga më të ndryshmet dhe ato në tëshumtën e rasteve mbeten te heshtura , e të pa indentikifikara. Pse ndodhë kjo?. Është kuotizacion që kanë prodhuar shoqëritë me platformat e tyre tënjëmendësisë totalitare, e kush ka pësuar në këto rende botërore,autori me mjaftë elegance artistkike ka depërtuar nëpër këto vrima te pa dukshme tëtë ndodhurave, që ato barten përmes ktyeprotaganistes me disa emra; Dila, Tringa, Sadja, Hyria, Gloria. Narracioni i ngjarjeve përmes protagonistes,bartë dhe ruan ne vete intimitete tmerruse, por që të gjitha ato kanë lidhje me fatin e saj dhe me traditën tonë, të cilat janë ruajtur me një krenarishëmtuese për zhvillimin e fatit të individit dhe të kolektivitetit tonë, fatkeqësisht të ushqyer vazhdimisht nga kruzhoqe të farkuara mjaftë bukur , e qënjeriu ynë nëpër faza të ndryshme historike është protagonistë që ka bartur dhe ushqyer me mundin dhe djersën e tij këto blloqe politke, herë mevetëdije e herë pa vetëdije.Depërtimi në thellësi të këtyre intimiteve është i besueshëm, sepse autori nërpëmes protagonistit Bali Tuzi, ka dhënëdëshmi dhe ka shfaqur aftësinë e tij krijuese, duke qenë i vemendshëm në të ndodhurat e fatit të kryeprotagistes së romanit.Kompozicioni dheimperativi në shtjellimin e ngjarjeve ka harmoni dhe ajo gjithnjë raun në kerelacion ngjarjet dhe zhvillimin e tyre ne kontekstin kohor, që lirishtmund të kuptohet për ata, që dinë pak apo kanë informacion për këto shtjellime nëpër vorbullën e rrjedhave të kohëve në hapësirën gjeografikeshqiptare, që kanë ndodhur me të gjitha skenat e dëshirueshme apo të pa dëshirueshme.Identifikimi i peronazheve shtron dhe klasifikon apo bënëglorifikinin e të bërave dhe përcakton klauzolat e veçanta të tipareve, që bartin njerëzit, pavarësisht gjininë e tyre. Autori, ka skalitur edhe groteskunme saktësi, si; momente, skena e portrete, që janë të pranueshme në logjikën e veprimit konkrekt si dhe bartjen e lidhjen e tyre me kohët, qëpërcakrojnë klonimin e shoqërive si keto me rend e dialektikë Ballkanike. Prandaj, njeriu ynë është pjesë e këtij rendi edhe pse nuk është bartës ikëtyre rendeve, por është protagonistë zhvillimor i këtyre etapave historike. Autori ka arritur të bëjë ndryshime për të mirë, sepse vetë e kaluara epopullit tonë nën robërinë e shekujve ka kultivuar dukuri, e vese që gjithnjë kanë gjetur vend nëpër shtresat e disa familjeve, të cilët pastaj medinakërinë e tyre pushtuese, edhe kanë bërë jetën instituconale duke i shtrirë rrënjët sa më thellë, duke dëmtuar gjymtyrët më të ndieshme të kulturëssonë. Gjithnjë në damkosje për etnitetin tonë.Ibrahim Kadriu, përmes rrëfimeve ka pasqyruar ngjarje të para, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.Ai ka dëshmuar se nuk është vetëm kronikan, që ka ruajtur në kujtesë këto të ndodhura, por me tërësinë e romanit ka dëshmuar se është njohtës ithellë i traditës sonë kombëtare. Për të shprishur këtë të keqe, e për të rifreskuar memorien se, dëmtuesit, dëmtojnë vazhdimisht shoqërinë tonë.Prandaj, ai freskon , e rifreskon memorien e lexuesit për të afirmuar vlerën njerëzore, në njëren anë, përmes Glorias, kurse në anën tjetër përmesSefos, të kthen në retrospektivë se tipat e tillë edhe sot janë element turbullues se ata dinë të depërtojnë dhe vazhdimisht dëmtojnë fatet e njerëzevedhe të shoqërisë. Njohësit e realitetit tonë, se paku të ketij gjysmëshekulli të fundit, e kanë të qartë se ky soj edhe sot ka arritur të, depërtojë edhe atyku nuk eka vnedin, në institucuone. Sepse, serviliteti i tyre është shumë ndjellakeq. Ata janë tipa kameleon, mashtrojnë edhe idealistët e dikurshëm,duke i shërbyer atyre, për të mbuluar të kaluarën e zezë të tyre. Duke u thirrë në merita, të atyre që nuk janë më. E rëndësishme është mënyra eqasjes dhe paraqitja e rrëfimit, si dhe dukja e imazheve nëpër kohë, e këto pamje ndriçojnë kultin e vlerësimit dhe të demaskimit, edhe si temë, edhesi pamje të karakterit të bartësve, sepse e kaluara ka funksionaur në rrjedhat e këtij trolli, vetëm permes prizmit; e sotmja është lule, e djeshmjaferrë, kurse për të nesërmen me eufemizem e mbeshtjellur me gënjeshtra te hermetizura.E këto hallka me korozion, autori dëshiron t`i pastrojë dhekështu më mirë, sot se nesër, të hiqen temat e ngjarjet tabu. Marrë në tërësi, Ibrahim Kadriu në romanin “Gloria në mes”, ka parashtruar përgjasimete karaktereve njerëzore, nga të gjitha shtresat shoqërore, gjithnjë me origjinalitet e frymë kombëtare, sepse vetem krijuesi mirëfilltë, i shtyrë ngadashuria e etnikumit, shkrinë artin në jetë dhe di të orientojë shigjetën kah e nesërmja.Ibrahim Kadriu në roman është treguar i vëmendshëm nëtrajtimin e kësaj problematike që shtjellon në të, sepse tamatika e romanit është e nje periudhe të re historike,në të kemi motive nga trashëgimia ebartur nëpër periudha të ndryshme historike.Mirëpo, ajo që e bënë veprën konkrete dhe pikë orientuese e saj është funksionaliteti tematik, për t`iadhënë lexuesit jo vetëm iden se çfarë ka ndodhur, por edhe për t`i dhënë atij vetëdijësimin e misterit të kësaj bote.Në roman kryprotagonostja medisa emra është paraqitje në kontuniutet, e cila bartë në vete ngjarje dhe fate. Ajo është një grua me veçanti, që në vete ka moral, ka idealizëm ,porajo që e dallon atë dhe i jep shpirtë romanit është shkashtësia e saj, edhe kur ajo gjendet në situata të ndërlikuara. Këto tipare të saj, janë veçanti tënjerëzve, sepse ajo dinë të luaj rolin në jetë në çdo moment. Ajo është(vrasëse)në vetëmbrojtje në dy momente por, ato vrasje janë shumë domethënësese,e para në mbrojtje të nderit të shtëpisë dhe moralit të saj, kurse vrasja e dyte ka peshë atdhetarie dhe kështu ajo shpalosë edhe tmerrin e njelufte, që ka instaluar pushteti serb ne Kosovë. Pra , ajo fiton simpatinë e lexuesit dhe edukaon njeriun. Edhe punësimi i saj në njërin nga institucionete Kosovës, në atë të pas luftës dhe nëpunësi keqpërdorues japin pamje realiste dhe shumëkuptimplote. Autori, mëton për mes këtyre skenave tëfunksionalozojë problematikën aktuale. Kush mund ta demantojë këtë dukuri shëmtuese edhe në ditët tona. Mirëpo, kryprotagonistja e romanit, tëgjitha veprimet i bënë me vetëdije e shkathtësi të natyrshme. Ajo nuk dramatizon, por vetem ilustron dhe bën shtegtime për zgjidhje ekzsitenciale,gjithnjë me konspiracion të arsyeshëm. Pikërisht veprimet me koncepcion e qartësi krijojnë mundësi për të arrirë atje ku synojnë dy protagonistët eromanit.Koordinatat e romanit reflektojne faza të rëndësishme historike të shoqërisë sonë. Ato kanë shtrirje e dimensionalitet mbi absurdin si dheme ruajtjen e kujtesës mbi kokrteten.Ibrahim Kadriu në këtë roman si dhe në disa të tjerë, sublimon të ardhmen, duke ndriçuar edhe kontrastet ekohëve. Ajo që e bën këtë roman më tërheqës, është koncepti identifikues i tërësisë së shtjellimit të të gjitha ngjarjeve të trajtuara në vepër, si dhe rolii personazheve kryesore, që aktualizojnë ngjarje, e skena edhe nga barbaria serbe gjatë vitit 1999, sepse ata ruajnë në vete kooperativitetin simbolizuesnë realizimin e referencave me procedim të ambientit autokton.Pra, kryeprotagonistët e romanit Gloria dhe Bali Tuzi, arsyetojne gjakimin në tëgjitha veprimet e tyre. Ata janë heronj ne vete e të pa identifikuar dhe nuk dëshirojnë reklamim, por ndriçojnë eklipsin e kohëve tona, sepse ndërtojnëe avansojnë kompleksitetin kohor, si dhe arrijnë të shpalosin nyjat e psikikën e individualiteteve me mospajtime gjatë periudhave deformuese. Dhekështu, ata krijojnë raporte e marrëdhenie të qëndrueshme, sepse gjithnjë janë në kërkim të zgjidhjes dhe luajnë rolin ndërveprues me argumente tëracionales. Tërësia e shtjellimit në roman determinon konceptin aritstik me ide e ngjarje ndriçuese, për të vën në funksion tamatikën aktuale edhe sidomosdoshmëri, edhe si katalizator që vë në veprim e në njohje shfaqje edhe për kulturat e shoqëritë më të të avansuara.Konsideroj, se romani ” Gloria në mes” , i Ibrahim Kadriut, radhitet ndër romanet më të realizua në këtë decenien e parë të këtij fillim shekulli.5


Shaban CakolliNË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLTËDo të bëja të pamundurën të gjejë kohë jashta obligimeve të mija,që të i përkushtohem krijuesëve,këtyre njerëzve me shpirtartisti që mes fjalës së shkruar dhe këngës shprehin të bukurën,kryekëput vepra artistike të mirëfillta,qoftë kur shprehingëzimin,dhëmbjen,mallin,ato mes tyre japin art të mirëfilltë,i cili mbetet në zemrën e artdashësve dhe nuk mund të harrohet.Aqmë me përkushtim do të ndiqja dhe do të shkruaja për artistët tanë në diasporë, të cilët fati i keq i përcolli dhenave të huaja, porpër asnjë çast nuk u shkëputen nga vlerat e mirëfillta kombëtare,duke bërë punë të mundimshme për të i kultivuar dhe begatuar ato.Përse e bëjë këtë? E bëjë nga se më vret ajo që sot heshtja përballëartit të mirëfilltë,sa po vjen e po bëhet më e akullt me tentimtë shkrirjes së tij! A duhet të lejojmë këtë?Asesi nga se disa përhirrë të komercializmit do të kishin vra kulturën tonë të kombitqë është ruajtur me shekuj e shumë sakrifica.Sot komercialistëtpër interesat e tyre imitojnë këngë të reflektuara nga kultura tëhuaja,madje edhe të huazuara,duke u bërë hite,nga se në vend të zëritvihen në lojë lakuriqësitë,të cilat fatkeqësisht shumë nga publikuttonë ia ka ënda!mMegjithatë fatbardhësisht sot ende te ne kady grupe artdashësish,ata që duan dhe vlerësojnë artin e mirëfilltëkombëtarë,dhe ata që shquajnë antivlerën për hirrë lakuriqësie!Uroj të fitoi kjo e para, kjo e vlerës së artit të mirëfilltë.Herë-herë jukemi prezantuar vlera të mirëfillta të artit letrar,muzikor,kurse sotpo ndajmë kohën të ju njohim me krijuesen e shquar të muzikëssonë znj.Shëngyle Berisha-Shega.Shengyle Berisha-Shega ështënga Hani i Elezit.Ajo si e vogël në fëmijëri kishte dashur artinmuzikor,me të cilin ishte ushqyar shpirtërisht,ishte stërvitur dhe kishtefilluar sukseset me te.Ajo nisi një karierë me këngën nga dashuriadhe pasioni që kishte për këtë art të bukur.Dëshira i dha pastaj vrullnë angazhimet e saja në këngë ,fillimisht në aktivitetet shkollore,nëShoqëri të ndryshme kulturore,koncerte e spektakle të ndryshme.Suksesi i saj i artit padyshimvje nga dhuntia e saj,trashëgimia dhembështetja.Shengylja thotë se këtë art të bukur e kishte traditë tëpërfituar nga gjyshja e saj e cila kishte kënduar dhe kishte pasurmjeshtri në përdorimin e disa veglave.Në shkollë ajo nisi aktivitetinduke kënduar nëpër kore,solo dhe grupe,ku më pas u inkuadruanëpër SHKA si.SHKA”SHARRI në Han të Elezit,ku aktiviteti i saj udallua,la mbresa dhe iu shtuan kërkesat për antarsim në SHKA””,”IbePalikuqi””EMIN DURAKU”etj.....Shengylja me një angazhim të paepur marshoi drejt sukseseve të një pas njëshme,kudo u prezantua mevokacione mjaft të ngrohëta dhe u prit ngrohët nga publiku.Megjithatëkënga nuk bëhet pa mbështetëje,ajo gjeti mbështetjen dhe vullneti isaj i pa shuar i mundësoi të hapëroi jo vetëm në koncerte por edhe nëfestivale kombëtare si”Kosovarja Këndon”,”Gllogovci”,u laurua meçmime në Gjilan dhe Suharekë,Kaçanik e gjetiu,dhe ngadal por sukseshëmmbeti e pandashme nga skena muzikore,pushtoi skenën dhepërmbushi kërkesat e dëgjuesëve.Në këtë plejadë këngëtarëshShengylja mbizotëroi në skenë mjaft frytshëm me prezentime mjafttë kërkuara dhe korekte.Ajo nuk e nisi artin për komercializëm,pornga dashuria për të bukurën,vlerën,kulturën dhe si e tillë u qëndroikohërave mjaft e sukseshme.Më pas Shëngylja për shkaqe të njohuratani për gjithë neve u desht të marri rrugën e mërgimit dhe u strehuanë Norvergji.Ajo mori me vete dashurinë shpirtërore për këngën,poriu desht kohë të ambientohet në një vend të huaj dhe me një kulturëkrejt tjetër.Adhuruesëve ju mungoj për pak kohë,por kjo mungesëarsyetohet nga se ajo bënte punë me përkushtmëri për projekte tëreja.Ajo shkëlqeu në zhanrin e muzikës popullore,por për këtë nënjë vend të huaj iu deshën disa pregaditje.Shëngylja filloi me njëgrup të vetin që e mbështetnin të tuboj mjete materiale për pajisjetmuzikore,pastaj mori një qëllim të shejtë në mbrojtëjen e kulturëskombëtare në mërgim,duke antarësuar në grupin e vet mërgimtarëte gjitha moshave,ku me të rriturit punonte si koreografe në grupine valleve,kurse me të rinjët përvetsonte këngët shqipe.Ajo formoigrupin”ILIRIDA”,i cili u bë i njohur për mërgimtarët tanë kudo,poredhe për norvegjezët,të cilët falë këtyre aktiviteteve shtuan interesimpër kulturën shqiptare dhe njohëjen e saj të gjërë.Kultura është ura më efortë që lidhë popujt në mes vete,duke nxitur më tepër popujt të njohingjuhën dhe kulturën e njëri-tjetrit.Shengylja pati rastin të prezantohet mekulturën tonë para popullit norvegjez ku me interesim të madh këtë aktivitete ndoqën dhe e mbështetën edhe qeveritarët norvergjez.Shëngylja ka qenëe koncentruar me gjithë vemendjen në skenë,me këngën me një rrespekt tëmadh për publikun,ka dhënë gjithë të mundshmen nga arti që të përmbushëkërkesat e adhuruesëve të vet.Poezia e bukur padyshim e bënë këngën ebukur,kur këngëtarja më pas këtë poezi e përpunon ,i jep frymë e melos,epërjeton dhe e bënë të mirëpritur për artdashësin.Nga këngët që do e veqojaështë kënga “PLAGËT QË MI DHUROVE”,autori i së cilës është poeti ynëi shquar Imri Trena.Kjo poezi e tij u bë ndër këngët hit të Shengyles,nga se ajo i dhashpirt,frymë,e thelb kësaj poezie,i dha ngjyrë e shije zëri e përjetimi dhe ubë shumë e kërkuar nga artdashësit.PLAGËT QË MI DHUROVETeksti:IMRI TRENAMuzika:MUSTAFË TAHIRIKëndon:Shengyle Berisha-ShegaPlaget qe mi dhurove,me asgje nuk sherohennga dita qe ti shkove,sa vijne edhe shtohenref.. nuk po mudem te harrojmalli per ty,me rri ne gjiooo,per dashurine tone te humburkete kenge,e k`noj per ty!Ditet kalojn me mallëme mungone buzqeshja jotekeshtu m`ke dashure vallëasnjeher s`me kujtoveref.. nuk po mundem.....Një tjetër këngë e saj mjaft e kërkuar është “GOCA E KAÇANIKUT”,ajotani është në pregatitje e sipërme edhe të një buqete këngësh.Në art nukdihet çka sjell e nesërmja,por kësaj këngëtarje të dëshmuar që këngët e sajakanë gjetur rrugën deri te zemrat e dëgjuesëve tanë,urojmë me suksese tënjëpasnjëshme të rroj në zemër të artit tonë kombëtar dhe gjithë adhuruesvetë këtij arti të mirëfilltë.6


Ksenofon M. Dilo.EMIR QAFA ESHTE NGA ATA, QE NUK MUND TE HARROHET.EMIRI èshtè bir i komandantit trim tè xhandèrmarisè së Beratit,MYRTO QAFES-shquar né luftè pèr qetèsi e liri tè vatanit po,i burgosur ngakomunistèt kur rrèmbyen pushtetin. Fèmijèt,Myrtua i mbrujti me vyrtyte Skraparlite. Qysh né vogèli,Emiri i ngjante erès tè kulmakut e tè qafèsMartès,vrullit tè pèrroit tè Mollasit e lumit tè Vlushès. Tregojnè pèr biondin e vogèl-rrethuar me aq dashuri e entusiazèm nga shokèt e tij qè u dhafitoren né futboll sa ,dhe tèrhoqi vèmèndjen e oficerit gjerman.. qè e pèrgèzoi dhe e pyeti:-nga je? Me zè tè lartè djaloshi flok-verdhè,u pèrgjegj:-JAM SHQIPTAR !-Po me armè qèllon dot ti?-shtoi oficeri.-Nèma,aprovoi me lèvizjen e kokès!..dhe..drejt e né shènjè,pa e bèrè tè gjatè.. qèlloi !Edhe njèherè-thanè tè tjerè..Po, e njèjta gjè ndodhi.. me skraparlitine vogèl..birin e atyre maleve e kodrave ku èshtè pèrkundur njèherèsh si urtèsia dhe trimèria,si patriotizmi dhe nderi .pèr tè qènè i fjalès dhei besès- né shènjè goditi !Aftèsitè,sjelljet e tija,kurajua,zotèsia pèr ti kapèrcyer pengesat e vèshtirèsitè pa ju dredhur qerpiku e mbanin lart né sy tèshokève,mèsuesve e tè gjithè atyre qè e njihnin dhe,tèrhoqèn mbi tè vèshtimin e trainerève tè sportit.E patèn né qèndrèn e aktiviteteve te tyre,derisa mbaroi shkollèn e mesme pedagogjike.Pastaj, ashtu si tèrè shokèt e tij me cene né biografi si Abaz Lumani,Tokli Salepi,Ylli Ruli etj. etj. punènsi mèsues e filloi né Skraparin malor.Shqoi kudo ,qè punoi..Pasqyroi modelin e Njeriut tè drejtè,tè pèrpiktè,,i palodhur né aktivitete kulturale esportive-brènda e jashtè shkolle e rrethi-Xhaxhi - e thèrrisnin plot respekt tè mèdhej e tè vegji..Mèsues i vèrtetè POPULLI u bè po…,i padekretuar!...Profesionist i shkèlqyer,simbol i qytetarit tè pèrkushtuar né mèsuesi . Né tèrè punèt, vuri nderin e tij,dashurinè pèr Atdhenè,dhe asnjèherè kompromisme ndèrgjegjen e tij njerèzore. I dashur me tè gjithè. I urtè,kur kish nevojè pèr fjalè tè urtè..I zjarrtè kur duhej nxitje pèr tè kapèrcyer pengesa..Sy patrèmbur. Shok e mik me kokè! I tillè ishte EMIR QAfA .Si ujèt e zallit tè Blerimès ,ecnin opinionet e pastra pèr Mèsues EMIRIN . Jeta kanevojè pèr Njerèz tè vertetè,shok e mik tè besès, prindèr tè ndèrgjegjèshèm , organizator tè zot , profesionist dhe njerèzorè,simbol tè njeriut tèndershèm si ç’ishte pèrherè dhe mbeti né kujtesè tè gjithè -sejcili EMIRI. Falè aftèsive tè tij dhe zgjimit skraparlit, qè e çmon pèrçarjen si shkatèrrimtè vatrès shqiptare ,me formulèn “vèshtroi punèn dhe jo gunèn” pèr ca kohè e caktuan dhe ispektor, seksioni me shef arsimi, demokratin AbdullaBadronja, veç,ushtrinè Emiri duhej ta bènte né brigatèn e punès(Lushnjè) ..nuk duhej t’ i besohej arma?!..Fituan mbrapshtinat aq sa me zi u regjistruame korespondencè né Universitet-tè cilin e mbaroi me nota shumè tè mira .Mèsues, qè nuk e humbi kurrè shkèlqimin e Tij. I caktuar né Bogovè ,nuk i jepej strehim ! Vetèm njè vendim kish.:”Le tu tregojmè qè edhe né majè tè gurit ,njeriu i zoti e ndèrton jetèn e tij.”..Dhe respekti pèr mèsuesEMIRIN..sa vinte rritej..sugjerimi mos u shoqèro me tè padèshiruarin , karakteri itij nuk e pèrfilli.Afroheshe Bogovès e dallonte shtèpia majè atijbregu né anè tjetèr tè Osumit e ndèrtuar me thonjè e me dhèmbè ,vetè ..nè kohè pushimi ! Ndihmoi e shoqja labe-mèsuese Dallèndyshja. Fèmijèt e tijtè vegjèl. Xina e Astriti aq tè dashur e tè zgjuar,ndihmonin babanè e tyre sé togu me Lekèn e vogèl qè nuk u ndahej.. sillte edhe ky poshtè nga luminonjè haliq ,me duart e tij tè njoma … .ndihnin tu ndèrtonte shtèpinè Babai..qè kurrè s’kish zènè çekan me dorè.. Plot pjergulla e bletè mbushioborrin e kèsaj shtèpie Si pèr zili shèmbèllen majè atij bregu!... .Veç pula..JO! Co ku bènin nga ndonjè vezè e dilnin kakarisnin te gardhi te shkretatèrè kèrkèndi po..halli…qè u dukej aparatçikève sikur pèrbuznin luftèn e klasave…! ndalonte mbajtjen e tyre!..zhvillohej”kapitalizmi né fshat”!.Diskreditojnè politikèn e partisè !!...Zhurma e Osumit duket sikur rrèmben me vehte tèrè atè sallatè propagandistike..tèrè ato “Ahe” ! ..Valèt e tijçfaqnin dhe kèto habinè :”Si èshtè e mundur tè shkrish rininè tènde,jetèn pèr SHQIPERINE dhe,tè ndjeheshe i huaj nè vèndin tend?!..Eh!..Ngjarjepafund do kujtohen … plot respekt pèr kètè burrè,qè motiv tè pèrherèshèm pati:”MIKU NE RREZIK PROVOHET” ”Le tè tunden malet ,mor birfolime zè tè lartè Hamalia, njè plakè nga Vèrseshta (sa pushoi séanca gjyqèsore e mèsuesit QERIM HYSENBEGASIT me ato akuza parafabrikatepolitike ) po , s’bien! kur Emiri burrèrisht i shkoi pranè atij dinjitozi QERIM nè tè drejtè tè tij. Dhe me zè akoma mè tè forte sa oshetiu salla :“HALLALL QUMESHTI NENES;bij! Dègjonje atè zè .. qèndronje ..dhe ngjante ,tè thoshe..po prek me dorè kulmin e çatisè sè bukurisè morale.Ishte zè burrèreshe skraparlite .qè,e di mire “Vlera e njeriut qèndron nè faktin: ti afrohesh sa mè pranè idealeve njerèzore..”. Ishte zè,qè nuk u iktedot detyrave si Meme dhe, zèri i Mèmès èshtè zèri i zèmrès – kèrkon dhe don tè vèrtetèn udhèheqèse- ndaj dhe, jep dritè dhe forcè nè dallgèt e jetès.Idealet njerèzore e forcojnè shqiptaren. E Vèrteta dhe Dashuria janè fati i bardhè i zèmres sè saj ,aq mè tepèr i Zèmrès sè Nènès,i Nènès SHQI-PERI.Do shkruhet pèr mèsues EMIRIN edhe né tè ardhmen pèr atè burrè qè,dhe kur e nxorrèn né pension ja vlente pyetja :”Si do bèjè arsimi né Skraparpa mèsues EMIRIN?”Né pension dhe gjithjnè si dhe mè parè,né aktivitet! Né ballè tè saj e gjeti lèvizja demokratike né Berat./Shami loti u bèpèr tè vuajturin- “Xhaxhi” ,z/kryetari i kèshillit Bashkisè Beratit . Kalonte makina me EMIRIN ,hallexhiu qè e priste me agoni-ndjente ti lehtèsohejzèmra. .. i burgosuri politik me 5-6 sèmundje né trup,i largohej dhimbja .. shihte qè dinjitozve si Ai u fliste né emer,pèrkulej,i pèrqafonte me dasiuriei shtèrngonte né kraharorin e tij..Ikte dhe gjithè ndiheshin mè mirè nga takimi me tè birin e Myrtos, nipin e Rexhepit,edhe pse ngarkuar me tèrè atohalle e tè helmuar…Nga ballkoni i katit tè dytè ( te shtèpia né lagjen Celipias nè 97-tè) u hodh -kur pa qè s’u bind zèrit tij..- e i meori revolen ngadora .atij qè sapo bèhej gati tè qèllonte mbi tjetrin...Nuk mund tè duronte tè mirrej jetè njeriu para syve tè tij e,ky tè ish sehirxhi! Kish gjak ngagjaku i tè pareve tè tij, ish skraparlli!Shqetèsohej EMIRI vetè .Interesohej pèr tè vuajturit vetè,,I qetèsonte duke u dhènè kurajo dhe shpresè.…Tè mèdhenj tè vegji e ndjejnè botèn tani,pak mè tè shkretè ,si tè mungojè diçka qè vèshtirè do ta rigjèjnè…Ngushèllim .. pritèn deri edhe Gjerbèsi,Radèshi, Corovoda, Bogova ..Skrapari pèr birin e tij tè devotshèm,ngushèllim pritèn dhe ato male e lugina tè Skraparit, qè i deshi aq shumè,qè ukushtoi djersèn,shpirtin, zèmrèn e tij aq burrèrore!Dhe..,sa herè brohoriten skuadrat sportive tè Skraparit ,atje brohoritet dhe EMIRI ,qè i formoi ato. Sa herè jep aktivitete kulturale Skrapari,èshtè atjedhe zèri i fizarmonikès i tè riut Emir Qafa !Sa herè dègjohen krismat e qitsave,te krisma èshtè dhe snaiperi EMIR QAFA. Sa herè thèrritet LIRI-DEMOKRACI, atje ,te oshètima èshtè EMIR QAFA.Krenohet familja,shokèt,shkolla,Skrapari,Berati,sepse ish nga ata qè ngrèjnè mè lart traditèn,kulturèn dhe nderin. Jeta e tij sot pèrcjell mesazhin :Tè jemi atdhetarè tè flakèt .Krenarè tè jetojmè né kètè tokè.Zyrtar me ndèrgjegje tè lartè. Qytetarè tè ndershèm -morali i dinjitetit burrèror gjithmonè né pèrbuzje tè maskarallèkut dhe mosmirènjohjes.AI ESHTE NGA ATA QE NUK MUND TE HARROHET.7


FAQJA E POEZISËAdem ZapluzhaKOHA ËSHTËTash është kohaT’i ndezim llambatTë ecim vertikalishtMiqtë e miKoha është të mendojmëPakëz më ndryshePër klonimin e gomarëvePo po koha ështëTë mos vonohemiMos ta presimBiletën e funditPër trenin e natësTë mos ndalemiNë këtë bërllokT’i lexojmë për së mbrapshtiKronikat e zezaBahtir LatifiMJAFT MË!!!Si në robëri si në liriSi në diktatur, si demokraciArrestohem dhe maltretohemPa mëshir dhe pa shpirtNga zemr e plasurNga shpirti që dhembende shohim dhe përjetojmDiqka që nuk meritojmMos fleni në gjumë vllezër motraSe lirin nuk po e gëzojmKemi vujt nga armikuMos të vuajm edhe nga mikuQonu vllezer qonu motraMos rrim në gjum, koha po na ikmiqët tan spo na lan me pa dritAta po han e po pinPër asnjë nuk jan ka ndieDeri dje na e ka ba armikuE sot mos të na e bëj vllau mikuNëse në trup pak zemer kemiTi hapim syt për atëdheNuk shkon jeta tuj u mashtruDuhet rrugen vetit me ja tfilluPër të ardhmen me punuSe kështu nuk e meritojmAndaj ,zgjohuni të ndertojm shtetin tonShaban CakolliFjala juajNë kujtesë do mbetetajo fjalëqë vjen maleveme flakën e kushtrimitheukush është trimse ora ka ardhëujkun e çalëta heqim zvarrënëpër baltëBilall MaliqiSTENDIM ZEMRASHNë d(r)itare malliTroket mëngjesiErrësirën e lodhurThithë d(r)itësimiNë kokën timeRrokulliset kujtimiUnë thërras ëndrrënSkenë dashurieT’i pjesëtojShprushjet e shpirtitFrymëmarrjet e laguraT’ia ngjes vertikalesT’i stendoj zemratNë murin e qëndresës…Shpresa BesaNDJEHEM SE S’JAMGJALLE.Edhe pse ngrohtësinë e trupittënd se ndjej....edhe pse frymemarrjen më nuk e ke,në zemër të ngrohtë të mbaj....dhe zjarri mallit të qetë s’më le.ndjehem se s’jam gjalle...Edhe pse nuk të kam pranë....doren e zgjas, mendoj se të prek...hap syt e turbulluar nga zjarri...gjithnjë më bëhet se po të ndjek...oh sa kam mallëndjehem se s’jam gjallë.Të thërras e bërtas, e qirrem e tëranë ënderra....të kërkoj, të lemoj e të ledhatoj,nga gjumi e zgjuar.... sa u zhgenjevase si më duron zemra, nuk e kuptoj!....nuk e di si rroj, e as si frymojnë zemrë, sa shumë kam zjarr...si kripa që hudhet ne plagë.Fort me duar ndjenjen shtrengoj,druaj se do eksplodoj...zemer e mjera ka shum mallë,ndjehem se s’jam gjallë. 8Drit SyriUjevare PerjetesieMe fal, me fal!O Diell mëngjesi..Mëngjes DriteMë fal që hyra,Thellësish në rrëzatimin tend.Me fal, me fal o Diell,Po ishe ,Që leëhove dritën tënde të artë,Më mbulove më ngrohtësinë tënde,Ku mbi të mbulonin copa akulli të ngrira,Që s`do shkriheshin kurrë.Më ngrite të vallzojaPa kthyer koken pasKërkove të kendonim në një tingull.Tingullin që s`do kishte mbarim më emrin,Ku mbarte gjithë ngjyrat e meloditë,Këndohet vetëm e Ti,Askush, askush nuk e mori këtë Dritë,O Diell,Tek Ti,Duke u shkrirë në rrezatimin tend.


FAQJA E POEZISËLili BimiSokol DemakuKadrije MeniqiTI RREZJA IMEMë the yllPengu jot jamDashuriUjvar mbi mua ti te jeshfreski trupit te mi beshSe zjarr ndjenjash gurgullinky shpirt e trup ne gjirin tendE kur zjarri ska mbaruarrreke mbi mua leshon tiShuaj mallin, etjen shuajJam peng i times DashuriDo e mbroj, do e ushqejsi filizin ne agimdo jetoj e nuk do shuhemper ty thesar i shpirtit timTi je drita që flakron,Ti je rreze që rrezon.Drita e diellit,Që më jep shkelqim.Ti je fanar i pa shuar,Tingull i këngës sime,Je zjarr i shpirtit,Puthjes së pa shijuar.Je rreze hëne,Që natën hjeshon,Atë puthje të ëmbël,Kur ma dhuron.Ti rrezja ime,Ti zjarr i shpirtit tim,Të adhuroj pa masë,Të mbaj në përqafim.Më the ylldhe unë jam dritë hënemë the dielldhe unë jam rreze dritemë the trëndafildhe unë jam aromë shege...Të thash je ylberdhe ti je ngjyrë koloriketë thash je kaltërsidhe ti je shpirt magjietë thash je poezidhe ti je varg krenarie...Jemi si ëndrradhe duam realitetjemi në kujtimedhe dëshirojmë realizimejemi shpresë e kohësdhe s`duam trillime.....Skender haskoDikur dhe… sotNjë shoku im, kur ish i ri,Kur pa një xhaxho me dora,“Shiko, - më tha me qesëndi, -Si tundet - shkundet ai plak!”Ç’më pati thënë e ka harruar,Se u bë vetë si ai plaku,Ndaj thotë serbes e i menduar:“Nuk ka për pleqtë si doraku“...Delvina KërlukuNdjenjë në ikjeUnë arratisemNdjej vetmidhe të kërkoj Ty!Tani vuajPor e dipranë në shpirttë kam Ty.(Kur) S`të shoh e ndjejtë madhen dashurie them : -Zot, ti je një...9Agim GASHI- DRENICAATA QENDROJNË...(Popullit tim - popullit tëKosovës)Nata i err -mëngjesi s’dihet a i çel.I vdekuri dhe i gjallinë një vendpër një qellim...Njerëzit shendërrohennë sy e veshë ,përqafohen me barotAta shendërrohen në gurëe gurët në mur- QENDRESË...Fëmijët atjelodër të parë kanë vdekjen- ka kohë që e luajnë ketë lojë!Ata jetojnë për te ardhmën- nata i errëmëngjesi s’dihet a i çel.Ata qëndrojnë për të nesërmene atyre që vijnëpër të shtrenjtën LIRI...


Sokol DEMAKUBisedë me Kadrije Meniqin, menaxhere e shkollës fillore “Ali Kelmendi” në VushtriKAM SHPRESË QË ËNDRRA IME RINORE SË SHPEJTI DO BËHET REALITETTë punosh me fëmijë është sfidë dhe kënaqësi, t`i aftësosh ata për jetë, për të krijuar dhe gjurmuar ështëmrekulli, andaj puna e mësueses është punë që kërkon sacrifice.Ndryshimet e mëdha shkencore dhe teknologjike, e mbi të gjitha ngritja e cilësisë në arsimin shqip dhe hyrjanë garë me vendet në Evropë për arritje dhe sukses në sistemin arsimor, më shtynë që unë të vazhdoj studimetMaster për udhëheqje në arsim, sepse ndryshimet kanë filluar dhe ne jemi pjesë e këtyre ndryshimeve, dhe duhet të punojmë që gjeneratat qëvijnë të jenë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës krahas moshatarve të tyre në Evropë.Më së shumti më mundon papërgjegjësia, lakmia dhe dalja nga etika, ne duhet të fokusohemi në një pike, trojet tona janë të ndara dhe aty kubukës i thuhet bukë e ujit ujë dhe Shqipëri dhe bashkimi etnik është ëndrra ime poashtu rinore dhe këtë e pres dhe e di që do të bëhet shumëshpejt realitet.E dua shumë detin, andaj me dëshirë kisha zgjedh një vend bregdetar, të them një ujdhesë, ku do t`më shoqëronin dallgët e detit dhe fluturimi ishpendeve, rëra dhe margaritarët, mbrëmjet me shumë yje, dhe panda ime për t`i thurrur vargjet për kaltërsinë që më qetëson shpirtin.Kush është Kadrije Meniqi?Jam nga qyteti i Vushtrrisë, punoj si menaxhere në sh.f.:Ali Kelmendi”.Quhem Kadrije Meniqi, jam lindur në Vushtrri. Shkollën fillore dhe tëmesme kam kryer në qytetin tim në Vushtrri. Gjatë shkollimit gjithnjëkam trguar sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore në shkollë.Si nxënëse e dalluar çdoherë jam shpërblyer me një libër nga drejtoria eshkollës. Më pas vazhdova studimet në Shkolla e Lartë Pedagogjike nëPrishtinë, drejtimi klasor. Studimet i përfundova shumë shpejt dhe u realizua ëndrra ime fëmijërore, u punësova në një shkollë fillore në qytetintim, ku ende vazhdoj të punoj.Shkollën fillore dhe të mesme i keni krye në vendlindje cka mundtëna thoni për këtë kohë kur ju ishit nxënëse e shkolles së mesme?-Ishte një kohë e cila tek unë thurri kujtimet dhe momentet më karakteristiketë jetës, kohë kur ne mësonim dhe lexonim shumë,edhepseishin vitet e 80 dhe çdo kund ndihej era e padrejtësive të mëdha që bëntepushteti serb ndaj nesh, edhepse zhvillohej një luftë psikologjike ndajnesh, ne kishim guximin dhe krenarinë të vazhdonim tutje,vlenë të theksojlibrin më të dashur që e ruanim me xheloxi dhe e përcillnim dorë pasdore:”Gjarprinjtë e gjakut”,vepër nga i madhi Adem Demaqi, dhe shumëvepra dhe aktivitete që kryenim si nxënës të vitit të pare në bashkëpunimme lëvizjen studentore. Ishin këto vite që ne na mobilizuan për të ngriturcilësi në mësimdhënje, të tregonim se Kosova ka një burim të pashtershëmarsimor, që ishte, është dhe do të jetë krenari e kombit.Keni ndjek studimet në Universitetin e Prishitnës, cila ishte dega qezgjodhët dhe cka ju shtyri të studjoni në këtë lami?Dashuria ndaj mësueses, librit e mbi të gjitha edukimit dhe arsimimit tëgjeneratave të reja më shtyri të zgjedh edukimin si profesion, sepse penae mësuesit është profesion dhe jo vetëm punë.Keni punuar nje kohë si mësuese, cfarë mund te na thoni për punëne mësueses në Kosovë?Po i kam aty 18 vitet më të dashura dhe më kreative të punës sime.Tëpunosh me fëmijë është sfidë dhe kënaqësi, t`i aftësosh ata për jetë, përtë krijuar dhe gjurmuar është mrekulli, andaj puna e mësueses është punëqë kërkon sacrifice, është vetëm një pjesë e vullnetit të hekurt, si duhettë jemi të përgjegjshëm para synimeve që ja kemi vënë vetes sonë, paraobjektivave që i përcaktojmë dhe marrim rezultatet e pritshme nga më tëdashurit tanë, nga nxënësit tanë.Nuk shkëputeni nga studimet, por edhe merreni me shkrime, cfarëju shtynë në këtë?Ndryshimet e mëdha shkencore dhe teknologjike, e mbi të gjitha ngritjae cilësisë në arsimin shqip dhe hyrja në garë me vendet në Evropë përarritje dhe sukses në sistemin arsimor, më shtynë që unë të vazhdoj studimetMaster për udhëheqje në arsim, sepse ndryshimet kanë filluar dhene jemi pjesë e këtyre ndryshimeve, dhe duhet të punojmë që gjeneratatqë vijnë të jenë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës krahas moshatarvetë tyre në Evropë.Ndërsa shkrimet janë ushqim shpirtëror pa të cilën nuk mund të jetoj,çdovarg që unë shkruaj buron nga thellësia e zemrës dhe mua më jepfrymë,shkrimet i kam filluar nga klasa e pare e sh.f,dhe vjersha e pare kaqenë për mësuesen time të dashur të cilë e vizitoj edhe sot.10


Momentalisht jeni drejtoresh shkolle si endien vetën Kadrija?Momenti kur jam shkëputur nga ditari ka qenë shumë i vështirë porkërkesat për ndryshime në menaxhim kanë qenë mëse të domosdoshme,kjo shkollë me një numër të madh nxënësish kërkon menaxhim tëmire ndaj si mësuese e suksesshme dhe e zgjedhur ndër më të mirat nëqytet dhe rrethinë,më është rekomanduar të marrë këtë detyrë me njëpërgjegjësi shumë të madhe,është sfidë për mua dhe besoj që me një punëekipore,me të gjithë së bashku do t`i arrij objektivat që i kam vënë vetespara.Çfarë janë kushtet për të studjuar, jetuar e punuar këtu, mund të najepni një pasyrë lidhur me këtë?Kushtet nuk janë shumë të favorshme,por besoj që në një të ardhmeshumë të afërt do të rregullohen gjërat për të mire,sepse ky shtet karesurse mahnitëse që po t`i kishin vendet tjera do të rradhiteshin ndërvendet më të pasura ,gjithnjë po flas për resursin njerëzor,për rininë qëka shteti ynë me një përqindje shumë të lartë,dhe me një rini të shëndoshtë gatshëm për tregun e punës,kjo është për lakmi apo jo.Ju merreni edhe me shkrime, merreni me poezi apo me prozë?Po, shkruaj edhe shkrime filozofike, pedagogjike, merrem nga pak mekritikë, shkruaj edhe prozë, por në zemër më flen poezia, atë e kam ushqimshpirtëror.Më kujtohet libri i parë që më është dhuruar ka qenë:”Princesha e bariu“nga autori Qamil Batalli, kur unë isha nxënëse e klasës së parë tëshkollës fillore. Ishte kjo dhurata më e bukur që kisha marrë ndonjëherë.E lexova dhe pikërisht tema që shtjellohej në këtë libër më dha ide dhedashuri që unë të shkruaja dhe të merresha me poezi.Vjershën e parë ja kam kushtuar mësueses sime, të cilën edhe sot e duashumë dhe ajo ka qenë model për ëndrrën time të mëtutjeshme.Për çdo ditë rafti im mbushej me libra që m`i dhuronte drejtoria dheqë i fitoja në konkurset letrare për fesetë më të mira gjatë kohës sa ishanxënëse e shkollës së mesme.Keni libër të botuar dhe cfarë eshte tema që shtjelloni në poezitëtuaja?Libër të botuar nuk kam, punimet e mia i kam të shkruara dhe të grumbulluaranë një sirtar, dhe aty deri më tani i kam ruajur me xhelozi shumëtë madhe,tash kam filluar t`i publikojë në f.b ,për miqtë e mi, ndërsa temaështë e llojllojshme, por dominon ajo e dashurisë.Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Kadrija, cilat janë planet e juaja?Planet e mia, të përfundoj studimet Master, të hyj pak në kërkimeshkencore, dhe ndoshta një ditë do t`i botoj edhe librat e mia?Cfar është ajo që e mundon më së shumti në jetë Kadrijen në këto troje?Më së shumti më mundon papërgjegjësia, lakmia dhe dalja nga etika,ne duhet të fokusohemi në një pike, trojet tona janë të ndara dhe atyku bukës i thuhet bukë e ujit ujë dhe Shqipëri dhe bashkimi etnik ështëëndrra ime poashtu rinore dhe këtë e pres dhe e di që do të bëhet shumëshpejt realitet.Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj prejpunëtori arsimi apo pedagogu?Jam në monitorim dhe sygjerim të gjithë atyre që kërkojnë ndihmën time.Kam ndjekur shumë trajnime rreth reformave të reja në arsim ndaj jame gatshme t`ju ndihmoj kolegve, si dhe nxënësve për të cilë punoj dheveproj më së shumti.Sa ka arritur Kadrija të përshtatet në kohën dhe jetën e sotme, nekëto rrethana bashkëkohore si të themi?Është një kohë shumë sfiduese, ecën shpejt dhe ti duhet ta kapësh hapin,këtu qëndroj mire i ndjek ndryshimet dhe mundohem të jem pjesë e tyre.Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin qëjetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuardiçka ne?Mendoj që e para është të investojmë në arsim, t`i edukojmë gjeneratat ereja sepse detyra më e rëndësishme e qytetërimit është të mësojë njeriuntë mendojë, të mendojë pozitivisht sepse nuk kemi kohë për të humbur,gjersa shtetet e mëdha kanë pushtuar gjithësinë, ne jemi në tokë dhe11debatojmë rreth gjërave të kota, s`ka kohë duhet ecur para, ky ështërealitet që ne shqiptarët duhet kuptuar, jemi shumë dhe mund të bëjmëshumë vetëm duhet të vetëdijsohemi,të shohim përreth,të lexojmë dhe t`ianalizojmë gjërat.Një pedagoge kërkon të jetë pothuajse për gjithçka e informuar.Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja njëpërgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Kadrija?Jam një femër shumë e qetë, e buzëqeshur dhe e dashur, çdoherë nëhumor të mire kur të tjerëve u duhet ndihma ime, besnike dhe shumë esinqertë.Jeni aktive në jetën kulturore këtu në Vushtri, cfare mundë të nathoni për këtë?Po jam aktive në organizime të ndryshme që bëhen në qytetin e Vushtrrisë,vlenë të theksohet Takimi i Poeteshave që organizohet për çdo vitëdhe takon poeteshat nga të gjitha trevat shqipëtare.Kadrijes i pëlqen edhe shkenca, jeni aktive ne forumet pedagogjike porme shumë merreni me problemet matematikore cka ju shtynë ne këtë?Matematika është vetë jeta, gjithçka në jetë lidhet me matematikë dheprobleme logjike, por e veçanta e kësaj janë faktet, këtu çdo veprimështë fakt,1+1=2,dhe kjo është madhështia e shkencës, dhe besoj se nevena duhen faktet për të ecur me kohën.Ju ju pelqen edhe poezia, pastaj në qeshtjët e gjuhës jeni shume aktive?Po, poezia është e veçanta ime, por gjuhën shqipe e dua shumë,ne duhettë flasim dhe të shkruajmë gjuhën tone drejt,ashtu si na kanë mësuarpoetët tanë, duhet kënduar si një gjuhë bilbili sepse ajo gjason në gjuhëne bilbilit, pak jam e brengosur për gjeneratat e reja që shumë vështirë eshkruajnë dhe e flasin pastër sepse të ndikuar shumë nga gjuhët e huajadhe internete kanë filluar të harrojnë drejtshkrimin, ndaj një nga hulumtimete mia do të jetë edhe ky problem serioz dhe madhor për kombin.Nëse kjo lami që keni zgjedhur nuk do të ishte profesioni juaj, necfarë profesioni do e gjente vetën Kadrija?Më pëlqen shumë profesioni që ushtroj, dhe nuk di a do të lidhesha dikutjetër, por mund t`ju them se psikologjia më pëlqen dhe aty shpeshherë egjej veten.E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që bothet në Skandinavi, ckamund te na thoni për te?Jam shumë e lumtur që më është dhënë mundësia të lexoj këtë revistënë gjuhën shqipe. Revista Dituria është pasuria më e madhe që ju i kenëdhënë mërgimtarëve e mbi të gjitha fëmijëve.I përgëzoj gjithë ata atdhedashës që kanë bërë një punë të mrekullueshmepër të dal në dritë kjo revistë që më mrekullon, urime dheshumë suksese.Planet tuaja për të ardhmen, cka Kadrija mendon dhe ka në fokus?Mendoj të mbarojë studimet Master dhe të bëjë hulumtime rreth sistemitarsimor këtu në Kosovë.Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?Të lumtur më bëjnë foto të mira kur shoh para vetes, fëmijë të buzëqeshur,rini të punësuar, njerëz të sinqert, të përgjegjshëm,ndërsa mëmundon josinqeriteti, papërgjegjsia,korrupcioni.Si e kalon kohën e lirë Kadrija?Kam shumë dëshirë të shëtis në natyrë, lexoj veprat më të reja që botohen,shkruaj kohë pas kohe.Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?E dua shumë detin, andaj me dëshirë kisha zgjedh një vend bregdetar,të them një ujdhesë, ku do t`më shoqëronin dallgët e detit dhe fluturimii shpendeve, rëra dhe margaritarët, mbrëmjet me shumë yje, dhe pandaime për t`i thurrur vargjet për kaltërsinë që më qetëson shpirtin.Në historinë e publicistikës shqiptare ka shumë gazeta ditore, revistaletrare dhe kolana shkencore, të cilat identifikojnë një kohë, një brezkrijuesish apo edhe një autor të vetëm. Ato karakterizohen për ndikimine tyre historik, politik, kulturor dhe letrar e shkencor, për konceptet


Prof. as. dr. Myrvete Dreshaj – BaliuESAD MEKULI DHE REVISTA LETRARE JETA E RE[1]Në historinë e publicistikësshqiptare ka shumë gazeta ditore,revista letrare dhe kolana shkencore,të cilat identifikojnë një kohë,një brez krijuesish apo edhe njëautor të vetëm. Ato karakterizohenpër ndikimin e tyre historik, politik,kulturor dhe letrar e shkencor, përkonceptet intelektuale të një nismetë re në jetën e një kombi dhe mënë fund për ndikimin konceptualtë bardëve të tyre. Mjafton të kujtojmëkëtu gazetat, revistat letraredhe shkencore të dy shekujve tëfundit, sikur janë: Shqiptari i Italisë,Drita-Dituria, Albania, Hylli iDritës, Leka, Bota e Re, Jeta e Re, Nëntori, Fjala, Drita, Shejzat etj., përtë kujtuar njëkohësisht botuesin e parë të gazetës shqiptare Jeronim deRadën, shoqëritë kulturore të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptarenë Stamboll, Bukuresht dhe Sofje, bardin e qytetërimit shqiptar FaikKonicën, brezin e akademizmës shqiptare në krye me Gjergj Fishtën,opozitën shqiptare të viteve ’30, fillet e letërsisë së realizmit socialist,Ernest Koliqin, shkollën letrare të gjysmës së dytë të shekullit XX nëTiranë dhe në Prishtinë etj. Në këtë rrjedhë është edhe revista letrare Jetae Re, e cila nuk mund të mendohet pa themeluesin dhe kryeredaktorin esaj Esad Mekulin. E themeluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore(1949), kur shqiptarët brenda ish-Jugosllavisë pretendonin të realizonindisa nga premisat e tyre kombëtare (e kjo do të thotë edhe gjuhën eshkruar, historinë e kulturën e identifikuar), revista letrare Jeta e Redhe kryeredaktori i saj Esad Mekuli, kanë kryer një nga misionet më tërëndësishme kombëtare të gjysmës së dytë të shekullit XX.Duke qenë e vetmja revistë letrare për rreth tri dekada, derisa filloi tëdalë revista e përdyjavshme Fjala, dhe duke qenë një nga dy revistatshkencore krahas Përparimit, revista letrare Jeta e Re fillimisht mbulontenjë pasuri të gjerë kulturore, letrare dhe madje shkencore edhe jashtëfushës së letërsisë së shkruar. Kjo është arsyeja pse në revistën Jeta e ReEsat Mekuli dhe bashkëpunëtorët e tij fillimisht krahas krijimeve letrareshqipe, në poezi, në prozë, në dramë dhe në kritikë, do të botojnë edhetekste të letërsisë popullore (rreth 400 njësi në poezi dhe në prozë), tekstetë muzikologjisë (të Lorenc Antonit, Akil Kocit etj.) tekste gjuhësore (meautorë Pjetër Bogdanin, Ndre Mjedën, Aleksandër Xhuvanin, SelmanRizën, Idriz Ajetin, Shaban Demirajn, Henrik Bariqin etj.), dhe më nëfund shtojcën e Kronikës, e cila mbulonte jo vetëm zhvillimet kulturorenë Kosovë (teatrin, aktivitetet letrare dhe filmike, panoramat letrare etj.),por edhe aktivitetet e kësaj natyre në gjithë ish-Jugosllavinë, ku merrninpjesë edhe krijuesit dhe artistët shqiptarë nga Kosova.Brenda kësaj kohe, krijimet e tyre letrare i boton brezi i parë i formuari krijuesve shqiptarë të Kosovës: Sat Nokshiqi, Adem Demaçi, RexhepHoxha, Mark Krasniqi, Azem Shkreli etj., ndërsa përkthehen edhekrijimet letrare të krijuesve më të mirë të ish-Jugosllavisë e shkrimtarë tëletërsisë botërore. Le të kujtojmë këtu se gjatë kësaj kohe veç të tjerashbotohet edhe vepra e Radovan Zogoviqit, me të cilën Esad Mekuli, dëshmonpër guximin intelektual, krijues dhe qytetar, si bard i popullit të tij.Në qoftë se për dekadën e parë revista mbulonte një përmasë më të gjerëkrijuese letrare, gjuhësore dhe shkencore dhe synimi i saj parësor ishtetë krijonte brezin e parë të krijuesve letrarë në ish-Jugosllavi, ku deri nëvitin 1940 gjuha dhe letërsia shqipe ishin të ndaluara, në dekadën e dytëbrenda saj del shtojca e brendshme Përpjekje letrare e poetëve të rinj,që tashmë shkruajnë poezitë e para. Është një nga shtojcat letrare për të12cilën kujdesej vetë Esad Mekuli dhe brenda së cilës do të bëjnë hapat etyre të parë disa krijues të rinj në Kosovë. Në shtojcën e saj do të botojnëedhe krijues të cilët nuk janë bërë të rëndësishëm në letërsinë shqipe, pornë faqet e saj kanë botuar pa përjashtim të gjithë ata krijues të cilët mëvonë janë bërë përfaqësues të rëndësishëm të saj. Pasuri të rëndësishmenë historinë e saj revista letrare Jeta e Re ka edhe serinë e botimeve tëveçanta, brenda të cilës për rreth 20 vjet nxori nga shtypi shumë vëllimetë para të autorëve shqiptarë, të cilët me kohë do të bëhen të afirmuarnë poezi, në prozë e në kritikën letrare: prozën e Adem Demaçit, ShimeDeshpalit etj., poezinë e Besim Bokshit, Nihi Vincës, Rrustem Berishësetj., si dhe kritikën e esenë e Rexhep Qosjes.Po gjatë kësaj kohe në revistën Jeta e re do të fillojë botimi i rregullti teksteve kritike letrare nga Hasan Mekuli, Vehap Shita dhe RexhepQosja, si dhe botimi i përkthimeve letrare nga letërsia botërore. Është përt’u theksuar edhe një veçori e përkthimit të letërsisë jugosllave me krijuestë prejardhjes shqiptare nga Mali i Zi dhe Kroacia, por që shkruaninnë gjuhën serbokroate, si: Josip Rela, Shime Deshpali, Qamil Sijariq,Zuvdi Hoxhiq, Aliriza Gashi etj. Dekada e parë dhe e dytë e revistësletrare do të dallohet në mënyrë të veçantë për botimin e një numri tëmadh dramash shqipe nga Çajupi, Josip Rela, Adem Gajtani, MuharremQena, Hivzi Sulejmani, Tahir Jaha, etj. Në fillim të viteve ’70, kur përveçrevistës letrare Jeta e Re tashmë kemi të konsoliduar edhe revistën letrareFjala dhe revistën shkencore Gjurmime albanologjike, Jeta e re merr njëfizionomi të re, pa hequr dorë nga disa prej vlerave standarde që tashmë ikishte arritur. Themeluesi i saj Esad Mekuli, tashmë nuk është kryeredaktordhe përgjegjës i të gjitha botimeve, përkthimeve e redaktimeve të saj,por kryeredaktor nderi, në njëfarë mënyre një simbol i arritjeve të saj.Revista letrare Jeta e Re lirohet prej disa temave të karakterit jugosllavdhe hapet duke botuar krijime letrare të shkrimtarëve bashkëkohorëshqiptarë të Shqipërisë. Mënjanohet shtojca e brendshme e saj Horizontetletrare me poezi e proza të brezit të ri dhe shtohet botimi i dramës, e cilatashmë kishte filluar të konsolidohet në letrat shqipe të Kosovës. Përveçpoezisë, prozës, dramës dhe kronikës artistike, e lidhur kurdoherë melibrin, teatrin dhe filmin, në faqet e saj fillojnë të botohen një seri temashtë karakterit letrar e sociologjik (kryesisht nga shkrimtari e studiuesiRexhep Qosja), ndërsa vend të veçantë zë kritika letrare e letërsisë bashkëkohore(me autorë studiuesit: Isak Shema, Agim Vinca, Ali Aliu, SadriFetiu, Emin Kabashi, Sabri Hamiti, Ibrahim Rugova, Bajram Krasniqietj), me të cilën përcillen pothuajse të gjitha botimet e letërsisë shqipenë ish-Jugosllavi. Kjo është periudha e arritjeve më të suksesshme tërevistës letrare. Poezia, proza, drama, kritika, përkthimet dhe studimetletrare, të botuara në Jetën e Re, paralajmërojnë veprat e plota letrare,kritike dhe studimore të shkrimtarëve, përkthyesve, kritikëve dhe studiuesveshqiptarë kudo që janë. Njëkohësisht, përkthimet e tyre tashmëi botojnë jo vetëm Esad Mekuli e Tajar Hatipi, por edhe Vehap Shita,Ramiz Kelmendi, Ymer Jaka, Abdullah Kajragdiu, Enver Gjergjeku,Ibrahim Rugova etj. Kjo është periudha kur në Jetën e Re botohen nëmënyrë të veçantë edhe krijimet letrare të arbëreshëve të Italisë: VoreaUjkos, Karmel Kandrevës, Buzdhelpërit, Kate Xukaros etj.Pas ngjarjeve të vitit 1981 dhe mbylljes së kufijve me Shqipërinë,mundësitë për të botuar tekste letrare nga autorë të Shqipërisë përjashtohen,prandaj, me gjithë krijimtarinë letrare të bollshme në Kosovë,revista letrare Jeta e Re pa i përmbysur konceptet e saj redaktoriale, eplotëson atë me studime të letërsisë së traditës (Rexep Qosja), me studimehistoriko-letrare të letërsisë botërore (Hasan Mekuli) si dhe mepërkthime jo vetëm letrare, por edhe teoriko-letrare nga Borhesi, Çehovi,Llukaqi, Tomas Mani, Sartri, Shelli, Andre Zhid etj.Në fillim të viteve ’90 kur shtypi shqiptar i nënshtrohet një restrikcionitë thellë, mundësitë për të botuar revistën letrare Jeta e Re si një seri që


përcjell letërsinë shqipe, pothuajse bëhen të pamundshme. Kjoështë arsyeja pse gjatë viteve ’90 me dashamirësinë e lexuesvedhe redaktorëve të saj, fillon botimi i serisë së botimeve tëveçanta për autorë të traditës,autorë bashkëkohorë (si: Esad Mekuli, Azem Shkreli, Din Mehmetietj.) dhe sidomos për autorë të ndaluar (si: Gjergj Fishta,Mithat Frashëri, Vinçenc Prenushi, Ernest Koliqi etj.)E shikuar në tërësinë e saj prej gjashtë dekadash, revista letrareJeta e Re dhe Esad Mekuli kanë bërë shkollën e tyre në Prishtinë,në të gjitha format e krijimtarisë letrare nga poezia deri te përkthimi.Në të gjitha rastet ajo ju ka dhënë hapësirë vlerave më tëlarta artistike shqipe dhe botërore, duke ju hapur rrugë kështuedhe stileve letrare. Në revistën letrare Jeta e Re janë botuar përherë të parë disa nga fragmentet e veprave më të mira letrare shqipenë poezi, prozë, kritikë dhe dramë, dhe të letërsisë botërore,për të cilat meritën dhe kontributin personal e ka Esad Mekuli.Në këtë revistë janë botuar të plota apo fragmentare, krijimetme tema të guximshme kombëtare të traditës letrare shqiptare,të letërsisë botërore dhe të letërsisë bashkëkohore. Le të kujtojmëkëtu prozën e Adem Demaçit në vitet ‘50, kritikën letraretë Hasan Mekulit në vitet ’60, tekstet sociologjike dhe tregimete Rexhep Qosjes (me pseudonimin Luan Dukagjini) në fillimtë viteve ’70, fragmentet e romanit të Ramiz Kelmendit Shtatëpersona ndjekin autorin, fragmentet e veprave romanore të JakovXoxës, Sterio Spases, Hivzi Sulejmanit, Qamil Buxhelit, NazmiRrahmanit; pothuajse të gjitha poezitë e veprës së mëpastajmetë Ali Podrimjes Lum Lumi; poezia po kaq e guximshme e AzemShkrelit dhe sidomos ajo e Din Mehmetit në fund të viteve ‘80,përkthimet e poezisë së Jevrem Bërkoviqit nga Azem Shkreli,studimet historike-letrare të Rexhep Qosjes, me të cilat i prinëbotimit të Historisë së letërsisë shqipe, fragmentet e romaneve tëDostojevskit, Prustit, Hemingueit, Milan Kunderës, Kërlezhës,Selimoviqit, pothuajse pa përjashtim që të gjitha përkthime tëEsad Mekulit; fragmentet e para të dramave të përkthyera tëBeketit, Molierit, Shekspirit, Tagores etj.; poezitë dhe fragmentete prozave të shkrimtarëve të vrarë: Rexhep Elmazit, Jusuf Gërvallës,Enver Hadrit etj.Në të vërtetë, në faqet e revistës letrare Jeta e Re janë formuardhe janë bërë pjesë e historisë së letërsisë dhe kulturës shqiptaretë gjithë krijuesit më të mirë të letërsisë së sotme shqipe nëKosovë, poetët: Esad Mekuli, Enver Gjerqeku, Murat Isaku, LatifBerisha, Din Mehmeti, Adem Gajtani, Fahredin Gunga, QerimUjkani, Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja, SabriHamiti, Eqrem Basha, Edi Shkuriu etj., prozatorët: Hivzi Sulejmani,Adem Demaçi, Anton Pashku, Ramiz Kelmendi, RexhepQosja Nazmi Rrahmani, Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja, YmerShkreli etj., dramaturgët: Hivzi Sulejmani, Anton Pashku, YmerShkreli etj., si dhe studiuesit e kritikët e letërsisë: Vehap Shita,Hasan Mekuli, Rexhep Qosja, Agim Vinca, Ibrahim Rugova,Sabri Hamiti, Bajram Krasniqi, Emin Kabashi etj.Kjo është arsyeja pse sot pas gjashtë dekadash të fillimit të saj,mund të thuhet se Historia e letërsisë shqipe e gjysmës së dytë tëshekullit XX, nuk mund të shkruhet pa referencën mbizotëruesetë revistës letrare Jeta e Re, brenda së cilës është sistemuar mekohë dhe çdo vit e çdo muaj një pasuri e jashtëzakonshme letrare,kritike, studimore dhe e përkthyer. Sot në këtë vlerësim të saj,në kontekst të shënimit të kontributit të Esad Mekulit, mund tëthuhet se ajo paraqet arkivin me të plotë dhe më të besueshëm tësaj.[1] Kumtesë e lexuar në Sesionin letrar të Lidhjes sëShkrimtarëve të Kosovës kushtuar Esad Mekulit, më 17. 12.2010, në Institutin Albanologjik të PrishtinësDaut DEMAKUNJË NXËNËS, NJË ZOG DHE MËSUESINjë nxënës shkoi tek Mësuesi dhe i tha: - O Mësuesi im i dashur, më ndihmo, oMësues! Koka ime është bërë si zgjua bletësh dhe vetëm gumzhimë e zhurmëkam në kokë, sepse i kam njëmijë probleme.- Ngadalë, tha Mësuesi, mos u ngut. Njëmijë probleme nuk zgjidhen përnjëherë.Problemet duhet zgjidhur një nga një. Me qetësi. Pa ngutje. Por, a diçka? - Urdhëro, Mësues!- A pijmë kafe, rrimë e pushojmë dhe, të shohim, mospo krijohet ndonjë situatë prej të cilës mund të mësojmë të dy: edhe unë edheti. - Mirë...- u pajtua NxënësiHynë në dhomë. U ulën mirë e këndshëm. Pinin kafe e rrinin. Në një moment,nëpër një dritare të vogël, që kishte mbetur rastsisht e hapur, hyri një Zog.Ishtenjë Zog i vogël, i bukur, por shumë i trembur. Kur hyri në dhomë, në ambientine panjohur, Zogu i trembur fluturoi më rrëmbim: herë përplasej për xhamave tëmbyllur të driareve të mëdha, herë përplasej për dere, e prapë, kthehej dhe përplasejnë xhamat e dritareve të mbyllura. Kur i lodh nga dhimbjet e përplasjeve,nga vuajtjet e përpjekjeve për gjetjen e derëdaljes me rrëmbim, pra kur u lodhëfort, shkoi dhe u ulë në një kënd të vitrinës. Mësuesi e pa Nxënësin e i tha:- Esheh këtë Zog? - Po, tha Nxënësi, nuk jam i vërbër, e shohë!- Eh, ky Zog je ti Nxënësi im i dashur. Dritarja e vogël qëlloi e hapur. Zoguhyri rastsisht. U përplasë me vuajtje e dhembje nëpër xhama, në derë e kudodhe nuk e gjeti rrugën për dalje. Tërë kohën, ajo dritare nëpër të cilën HYRIZogu, ishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje impulsive, zgjidhje me panik, zgjidhjee vrullshme. Asnjëherë, kurrë në jetë, përpjekjet e këtilla nuk përfundojnëme rezultate...Mësuesi pushoi pak dhe tha: - Pasi të pushoi Zogu mirë, pasitë qetësohet, shihe me vemendje çka do t’i bëj unë Zogut. Në atë çast Mësuesii përplasi duart: baaam! Zogu u tremb nga përplasja e duarve të Mësuesit,fluturoi dhe, nëpër dritaren e hapur, doli në liri- E sheh, Nxënësi im, kur pushoiZogu, kur u qetësua, kur u kthjellë, atëherë e pa dritaren e vogël, që tërë kohënishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje e vetëdijshme. Kështu duhet të veproshedhe ti.- Por unë i kam njëmijë probleme!...- E di dhe të kuptojë mirë, por mëkupto edhe ti mua. Të gjithë njerëzit në botë dinë të hyjnë në probleme, sikurZogu që hyri nëpër dritarën e vogël. Por nëntëdhjetë e nëntë përqind të njerëzvenuk dinë të dalin edhe pse gjithnjë dera e hyrjes është e hapur siç ishte dritarjae hapur për Zogun. Pse? Sepse duan t’i zgjidhin të gjitha problemet përnjëherë,sikur ti, me vrull, me rrëmbim, pa qetësi e vetëdijësim.- E çka duhet të bëj unë?- Të qetësohesh, sikur Zogu, që pushoi në këndin e vitrinës. Të pushosh, tëkthjellohesh mirë, të të vijë drita në sy, apo më saktë drita në mendje dhe tëbëhesh dritë e tërë, të jesh krejtësisht syçelë, sepse: secili problem e ka DERËNpër hyrje dhe, ajo derë e hyrjes është edhe DERË e daljes. Dhe gjithmonë ështëe hapur. Qysh ke ditur të hysh në problem, nëpër cilën derë ke hyrë në problem,nëpër të njëjtën derë do të dalësh, por dalja gjithmonë është e kushtëzuar ngaSYÇELTËSIA.E lexove tregimin, nipçe? E tash, a më lejon t’i them nja dy-trifjalë? Nuk hidhërohesh, a? Më dëNë qoftë se këtë tregim nuk e lexon sa përta lexuar një herë, dy e tri, por e lexon dhe e përsëritë shumë herë, atëherë, kytregim, pas çdo përsëritjeje, do të hyjë në qenësinë tënde, nuk do të mbetetvetëm dije në kokë, por do të bëhet dije-përvojë dhe, atëherë, të betohem kemësuar shumë. Në qoftë se e lexon sa për t’u krekosur para shokëve e shoqeve,edhe mundi im, por edhe leximi yt, kanë arritur të bëhen një hiçgjë, një zhurmëe kotë, një punë pa vlerë. Ndërkaq, nëse e rilexon dhe SIDOMOS nëse iarikujton vetvetes në çdo situatë dhe në çdo rrethanë, atëherë, të betohem se, kytregim, e ka vlerën e një jete: do të jetë me ty gjatë tërë jetës sate, do të jetë mety gjithmonë dhe do të mësojë të hysh e të dalësh në probleme e brenga, në hidhërimee gëzime, por gjithnjë e gjithnjë e gjithnjë – ti do të dalësh fitimtar.Unëta thashë ty, por edhe ti thuaju të tjerëve. Sidomos në familjen tënde. E ke parësa zhurma bëhet për hiçgjë, sa herë babi e ngritë zërin pa lidhje, sa herë nënabëhet nervoz për imtësirat e parëndëishme, sa herë vëllau rrebelohet me tekete tija, kurse motra i tharton turinjtë thuase erdh dita e përmbytjes së botës? Juthuaj: qetësi, sepse qetësia është kulturë. Pa qetësi nuk gjendet dera për dalje. Apo, nipçe?13


J U P R E Z E N T O J M ËI R E N A G J O N IIrena GjoniIRENA GJONI ka kryer studimet universitare për degënGjuhë – Letërsi. Në vitin 2007 ka përfunduar StudimetPasuniversitare dhe ka fituar gradën “Master”për letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë nëUniversitetin e Tiranës. Aktualisht është në ndjekjetë shkollës doktorale po pranë këtij Universiteti. Kapunuar si gazetare në median e shkruar kombëtaredhe lokale, në Radio “Gjirokastra”, në radio dhetelevizion të Sarandës. Aktualisht është pedagoge ejashtme në Universitetin e Tiranës Filiali Sarandë,mësuese letërsie në gjimnazin “Hasan Tahsini”Sarandë. Është redaktore e revistës “Arti Jonik” dheanëtare e Këshillit Artistik të Bashkisë Sarandë.Që prej viteve të shkollës së mesme e në vijim kabotuar poezi, prozë letrare si dhe shkrime kritike estudimore në periodikë të ndryshëm. Në vitin 2003 kabotuar librin me poezi “Tatuazh në shpirt të detit”. Në2008 boton librin studimor “Marrëdhënie të mitevedhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare”(material me të cilin ka fituar Gradën “Master”), sidhe vëllimin me fiksione “Gjysma dashurish” (2010).REFLEKSION NGA PROFESOR KOPI KYÇYKUMBI LIBRIN E IRENA GJONIT “GJYSMADASHURISH”Duke marrë shkas nga intervista e Irenë Gjonit nëgazetën “Albania”, e cila, me të drejtë, po jehonanekënd, e quaj të volitshëm çastin për të vënë nëdukje një të vërtetë, natyrisht brenda caqeve që parakuptonfacebook-u. Nuk kanë kaluar veçse disa ditëqë lexova me ëndje librin e Irena Gjonit: “Gjysmadashurish” si “Fiksione”. Është një vepër me individualitettë spikatur dhe nivel të lartë, si në përmbajtje,ashtu edhe në formën e të shprehurit.Të njëzeteshtatë prozat e shkurtra, të përfshira nëvëllimin e Irena Gjonit, nën titullin intrigues “Gjysmadashurish”, përfaqësojnë farat e njëzeteshtatë romaneve.Ato të kujtojnë gurin e hedhur në liqen, i cilishërben si “bërthamë” për rrathë bashkëqëndrorë(koncentrikë), që pasojnë njëri-tjetrin. Thënë ndryshe:“mishi” i kurmit të romanit potencial, të ardhshëm,është i pranishëm, jo vetëm si sasi, por edhe sivitalitet. Mjaft që t’i vihet në dispozicion “skeleti”apo karkasa përkatëse. Farat e shëndetshme “të mbjella”në truallin e këtij vëllimi, u ngjajnë themelevetë fortë, që mund të mbajnë mbi vete një ndërtesëshumëkatshe.Duke e vënë në punë penën qysh nëvitet e rinisë së hershme, në poezi, në prozë e në kritikënletrare, krijimet e Irena Gjonit ekanë parë dritën e botimit në organetë ndryshme shtypi, për të vazhduarmë pas me vënien në qarkullim tëvëllimit poetik “Tatuazh në shpirttë detit” (2003). Në vijim, dukehedhur hapa të sigurtë drejt shkencës,me librin studimor “Marrëdhënietë miteve dhe kulteve të BregdetitJonian me ato ndërkufitare” , IrenaGjoni e ka përkryer sakaq portretine saj krijues me elementë shpirtërorëdhe racionalë. Tek “Gjysma dashurish”,e befta, e papritura, nuk janëvënë në punë për të na shtangur, përtë na stepur apo për të na mbajturthjesht nën pushtetin e efekteve, porpër të na bërë të përgjegjshëm dherespektues të çdo krijimi artistik, qëmeriton një cilësim të tillë. Figuratstilistike të breshërojnë si nga gryka enjë automatiku, me qitje e shtimje tëshkurtra, por me fishekë gjurmëlënës,ndërkohë që mesazhet “e fshehtë” (qëduan vramendje për t’u deshifruara shkokluar), të kujtojnë alfabetintelegrafik të Morsit. Tematika,gjithnjë aktuale, përmban dobi dhe,në përfundim të leximit të çdo proze,secili e ndjen se ka fituar diçka a, mësaktë, shumëçka. Këtë ndjesi provonveçanërisht çdo dashamirës a njohësi poezisë, sa herë ka në duar vargje tëIrenës. Pavarësisht nga vjen e çfarëgjuhe flet. Përtë ilustruar çka sapothashë, këto ditë, - para se ta mbartnë facebook, - u dhashë tre miqve tëmi rumunë, poetë dhe pedagogë tëletërsisë rumune dhe botërore, të lexoninnjë cikël poetik të Irenës, që patdalë para ca kohësh, po në facebook.Më erdhi mirë që më përgëzuan për“nivelin e lartë të përkthimit”, pore vërteta është se merita i takon, nëradhë të parë, autores, Irenës, qëprodhon “grurë” të cilësisë së parë, jo“gurë” shterpë.NGA FADIL CURRI “Proze e refleksionevete poetizuara drejt gjetjesse te panjohures” MBI LIBRIN“GJYSMA DASHURISH” TEIRENA GJONITIrena Gjoni duket se me guxim intelektualhyri në Republikën dituroredhe artistike së pari me librin poetik“Tatuazh në shpirt të detit” (2003),me librin shkencor “Marrëdhënietë miteve dhe kulteve të Bregdetit14Jonian me ato ndërkufitare” (2008) e këto ditë edheme librin në prozë “Gjysma dashurish”.Tufa e prozave “Gjysma dashurish” i autores IrenaGjoni, është krijim letrar që ngërthen në vetenjohjen e guximshme të së panjohurës, përpjekjetpër sheshimin e saj nga mjegulla e kohëve eepokave, letrarizimin e ngjarjeve e personazhevebaladeske në dioptrinë e modernitetit, rinjohjene riformatizuar, lindja e vdekja e mbërthyer sipasvullneteve jovullnetare. Mbarështrimi i motiveve,frymëzimeve dhe ofrimi recepientëve lexuesorëbëhet me refleksione të poetizuara në këtë prozë dheformon stilin e autores ndaj lexuesit me nëntektstualitetndërkohor. Fati përsëritet paafatshëm,rrokulliset herë i vogël, herë i madh, përsëri i delpërpara njeriut farfuritshëm, duke ia kujtuar të mose harrojë veten se mund ta pësojë, nëse nuk përvojësohetnga ai. Autorja e bën një punë humane,sikur do një fotografi të moçme, të zhubraviturdhe gati që po shuhet, ta shpëtojë duke ia dhënënjë fotografi a portretisti ta ripërjetësojë para se tëtretet përfundimisht.Duket se prore ka lëndë trajtimiunin e njeriut, shpirtin e mendjen e tij që lindin ezhvillohen binjakërisht. “Të duket e çuditshme qëunë kam qenë gjithë këto vite te ti? Ndoshta, sepseunë s’kam qenë te ti. Unë kam qenë vet ti. Ndjenjate mia më treguan historinë e shpirtit tënd. Në këtëekzistencë të përjetshme u ngjita drejt qiellit tëndritshëm, ku përjetësia nuk mbaron”. Prandaj, zhdërvjelltësiaideore “që kam qenë…, …sepse s’kamqenë”, krijon bukurinë e zgjidhjes enigmatike medisiplinë zbërthyese në këtë përballje kundërshtishtë rrethanave të përshkruara në prozë. Dhe lexuesiështë në një ankth të pritjes së kësaj zgjedhjeje përnjë zgjidhje të mirëfilltë. Rruga e mistereve të jetëssë njeriut është analoge me atë të ideshmërisë dhetë karakterit, sikur lexuesi i vëmendshëm në prozën“Monologu i embrionit” e gjen në paralindje osesapolindje, gen, frymëmarrjet e para.Në prozën “Sozia” autorja sikur bën deshifrimin efatit dialektik në histori dhe fenomenin e rinjohjessipas baladave e legjendave e riformëson me atëmodernitetor. Personazhet takohen në një udhëtimdetar, të cilët nisin bisedën në gjuhë të huaj, pormë vonë rrëfimi për fatin jetësor të tyre shkaktonrinjohje shpirtërore, si të një gjeneze që janë.Po ashtu, dukuria e njohjes së të errëtës në prozat ekëtij libri, vërehet kur mëtohet të spikatet çështja ementaliteteve të ndryshuara, por edhe e dashurivetë palajthitura.Ndër tregimet më të arritura të IrenaGjonit është edhe “E vdekura”. ““Më ço bir, tëlutem! Më ço copa – copa!” - dhe i përkëdheli lehtasflokët. Me dorën që i dridhej, filloi të copëtonte(...). “Edhe sikur copa-copa, copa-copa” i oshtinë nëvesh. Nuk dëgjoi asgjë, veç zhurmës karakteristiketë prerjes së kockës. “Nëna duron”, mendoi mevete.


F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J ËPoezi për fëmijë nga Nehat JahiuEJANI SHOKE TE DASHURKaluan pushimettë dashur fëmijë,filloi mësiminë shkollë përsëri.Oh, sa ëmbëlzilja tingëllon,për në mësimnxënësit i fton.Ejani shoqe e shokënë shkollë të shkojmë,me gaz e vallemësimin ta fillojmë.ABETAREAbetare, abetarehapi ti ato dritare,hapi dritaret me luleti shoh ato burbuqe36 drita të kuqe.Abetare-lulja jonësa bukur e kealfabetin tonëabetare, abetare,hapja Lulit ato dritare.Abetare, moj selvitë shtrëngon Luli në gji,të shtrëngone fort të donsi nëna fëmijën e dashuron.EJA VOGLUSHEja voglush, zilja të thërretbanka e shkollës po të prêt,eja voglush, zilja të ftonty mësuesja fort të don.Eja voglush ,eja në shkollëme çantën e bukur në dorë,eja voglush, mos u frik faretë mësosh shkronjat në abetare.Pranë do e ke mesuesen Besëtë meson këngë e vjershë,eja voglush me gaz e dashurise fort të don mësuesja ty…TRINGLLON ZILJAZilja e shkollës po tringëllontë gjithë nxënësit po i fton,e fton ajo çdo shkollarnë bankën e klasës së parë.Tringëllon zilja për mrrekullinxënësit e shkollës hyjnë,hapen dyer e dritarelexojnë vogëlushët në abetare.RRITU, RRITU…Rritu, rritu o fmijëvjen ylberi të puthë në sy,rritu, rritu me ëndrra në gjumëty të don nëna shumë!Rritu, rritu o fëmivjen dielli të puthë në sy,rritu, riitu si lulja në pranverëvjen shtatori në shkollë të gjen.rritu, rritu o fëmivjen hëna të puthë në sy,rritu, rritu porsi mollëmësuesja të kërkon në shkollë!NE SHTATORNë shtatorpiqen mollëtzilet tringëllojnëhapen shkollat.Pastaj vjene dashura vjeshtëkokrrat e rrushitshkëlqejnë në vreshtë.Na vjen vjeshtaduke buzëqeshë,lulet e pemëtlahen me vesë.Në mal zverdhetbungu e dushku,bereqetin me gazgrumbullon bujkuMë së shumti në shtatorgëzohet shkolla,vijnë me vrap nxënësitkuq si molla.Venë e vijnëporsi bletë,zemra e nënavee gjërë- det.15


Intervistoi Arsim Halili: Intervistë me poetin Ruzhdi Berisha – RudiFillimisht z. Ruzhdi na flisni pak për vetën tuaj ?- Po, unë jam lindur në fshatin Gërdec të komunës së Podujevës ,jam fëmija i tret i lindur në familjen Berisha. Qysh në moshën e re kisha pasion përpoezinë, dhe ne moshën një-dhjet-vjet fillova të shkruaj poezi me cikël dashurie , dhe në atë kohë në shkollën ku unë po mësoja themeluam klubinletrar “Shqiponja . Aty prezantova disa poezi me radhë , nga publiku qe pëlqenin poezitë e mija me ngritke pasioni edhe me shumë qe të merrem meshkrime, dhe nga ajo ditë ende labërgoj tutje në poezi duke kërkuar figura artistike në botën reale dhe iluzionist ...Jeni i një moshe relativisht të re, por çka në të vërtet ju ka shtyrë t’i hyni botës së letërsisë?Për tu futur ne botën e letërsisë me shtyri dhuntia qe kisha për të shkruar dhe dashuria për librin. Me pëlqente se si nga asgjëja bashkohen fjalët dhethuren vargjet dhe pëlqehen nga publiku. Të jesh poet është një ndjenjë e bukur por edhe e dhembshme e vështirë por edhe sfiduese mbi jetën realedhe frymëzuese. Te merrem me letërsi me shtyn dashuria qe kam për shkrimin, kujtim qe do mbetet libra pas meje dhe ambiciet qe pretendoj ti arrijë...Deri më tani keni botuar tri përmbledhje poetike, cilat janë ato libra dhe çfarë në të vërtet i ka sjell lexuesit Rudi përmes poezisë së tij?Kam botuar tri përmbledhje poetike të cilat janë : FOLEJA E DASHURISË 2007, DALLËNDYSHJA E LIRISË 2008, KOHË E PËRFLAKUR2010. Ne këto tri vëllime kam paraqitur qe nga 2007 ciklin e dashurisë duke trajtuar tema për rinin tek dashuria e filluar dhe shumë rrallë e realizuar,pastaj është ngritur dashuria me shumë për motivin patriotike dhe kombëtar duke paraqitur tek libri i dytë, duke kushtuar dëshmorëve , pavarësisëdhe lirisë e cila menduam qe po mbretëronte . Dhe 2010 në vëllimin e fundit te librit tim “ KOHË E PËRFLAKUR, jam munduar të bëjë një thirrjegjithë kombëtar ne mënyrën filozofike dhe të qartë qe te jemi me unik dhe të bashkuar në një Shqipëri etnike. Ky libër pasuron qartë copëtimin etokave tona, sundimin nga te huajit dhe shkeljen dhe copëtimin me shekuj të tokës ton gjithë shqiptare. Tani me shumë frymëzohem për të shkruarpër kombin dhe lirin e atdheut të shqiptarëve...Me sa kam pare dhe lexuar poezinë tuaj Brenda saj trajtoni motivin patriotik dhe atë të dashurisë pse jeni i ndikuar nga këto motive?Duke mësuar nga e kaluara e hidhur , toka shqiptare ishte copëtuar nga pushtuesit me të ndryshëm të Evropës dhe me gjerë, dhe kjo tani me shtynte shkruaj për motivin patriotik dhe te dëshmoj se kam gjak shqiptari dhe te mburrëm me atë qe jam, te ju tregoja popullit tim shqiptarë të vërtetëne zymtë qe ende po qëndron dhe po na përcjellë ajo vrazhdësi e copëtimit të tokave shqiptare edhe pse për këto toka derdhem gjakun me shekuj përnjë liri të plot etnike të nënës Shqipëri. Nuk duam me shumë se të tjerët por as me pak se të tjerët e duam një liri me toka të bashkuar përjetë me njëflamur kombëtarë ...Jo gjithçka lidhet vetëm me krijimtarinë poetike, ku gjejmë diku tjetër poetin Rudi?Poet Rudin e gjeni kudo, unë kam punuar punë të ndryshme, kam punuar aty ku njeriu nuk ka vlerë njeri, aty ku është e nënshtruar çdo gjë qe kafrymë njeriu. Sot gati çdo kund fuqia punëtore është e shtypur dhe e anash kaluar kudo ne botë, ashtu edhe tek trojet tona shqiptare po ndodh kjo siduket harruan luftën , dëshmorët , sakrificën për liri dhe tani e gjithë potencialin e kanë shtrirë tek pushtimi dhe sundimi i fuqisë punëtore dhe djersa etyre. Rruga e lirë është fjala e lirë, e Rudi ende lufton me penën e tij për liri e fjalës se liri dhe qetësi ne fuqinë punëtore dhe kushte me të mira për njëtë ardhme me të sigurt për një zbatim të ligjit për lirin e njeriut kudo ...Sa jeni pjesëmarrës aktiv në jetën kulturore të qytetit tuaj respektivisht në Podujevë?Aktiviteti im nuk mungon ne qytetin tima aspak, jeta kulturore jo veç ne Podujevë por edhe në qytete tjera është ngulfatur nga politika dhe jo njerëzme kapacitete të duhura për te udhëhequr postet kulturore ne qendra të kulturës, dhe nga kjo rrugë e gabuar neve si poet na thellohen rrugët për të qenaktiv ne jetën kulturore, por ne punojmë ne mënyra vullnetare për të ngritur cilësi letrare dhe për me qen aktiv sa me shumë ne qytetin e Podujevës...Cila është arsyeja që ju nxirrni në dritë revistën letrare “ Ringjallja”, sa është funksionale dhe sa po arrini t’i përballoni vështirësitë në nxjerrjen esaj?Tek nxjerrja në dritë te revistës letrare RINGJALLJA ka arsye plot, por ne radhë të parë qyteti jon në Podujevë nuk ka pasur kurrë një revistëletrare,ne radhë të dytë ajo është edhe pjese e Klubit Letrar Zahir, bën nxitjen e brezave të ri qe të merën sa me shumë me dorëshkrimet e tyre dukei mundësuar për te botuar po në këtë revistë. Dhe një arsye edhe me e fort nga këto është qe institucionet kulturore po heshtin para këtyre ngjarjeve,dhe po aktivizohen individ shoqëror për te ngjallur ato aktivitete qe ishin dikur. Revista RINGJALLA është shumë funksionale, aty ka plot shkrimtarqe kanë fituar çmim pas botimit me neve për shkrimet e tyre, dhe tani po kjo revistë ka mbledhur shkrimtar e poet gati nga te gjitha trojet shqiptaredhe do jetë një revistë kombëtare ku thelbi i saj do jetë qyteti i Podujevës, dhe tani Podujeva ka revistë letrare pas 2009 vjetëve, kam punuar shumëpër sjelljen e kësaj reviste ne dritë, duke u hasur shumë herë ne qorr-sakaq jo veç nga ana financiare por edhe nga problemet nga individët e caktuarnga primitiviteti i tyre duke penguar rrugëtimin tonë me shpifje. Por mua nuk me mungoj vullneti dhe as guximi për te ecur tutje ne arritjen e vlerësdhe cilësisë shkrimore. U bashkuam me ata qe mendojnë si unë dhe po i kalojmë me vështërsi te madhe sfidën e botimit të RINGJALLJES, duke namunguar ana financiare dhe vendet për mbajtjen e aktiviteteve kulturore...Çka do t’i ofroni lexuesve nga krijimtaria letrare në të ardhmen e afërt?Lexuesve ne të ardhmen a afërm do te kenë revistën letrare RINGJALLJE me numrin me te ri ne duart e tyre, si dhe disa libra me poezi qe është dukei botuar tani “Shtëpia botuese ZAHIRI” ku jam duke e udhëhequr unë . Do ta kenë edhe një libër me tregime nga unë si dhe një me poezi te botuardiku ne vitin 2011 nuk do ju mungojnë vargjet tona as-njëherë...Sa është i kënaqur me jetën kulturore z. Rudi në rrethin ku jeton dhe në përgjithësi në trojet shqiptare?Me jetën kulturore nuk jam i kënaqur aspak as këtu ku jetoj e as në përgjithësi ne trojet tona shqiptare, nuk them qe diku ne ter trojet tona nuk kangritje të kulturës por jo ne atë rrugë e cila duhet të jetë, me shumë ka kulturë klanore se sa kulmor te lirë dhe moderne. Jeta kulturore duhet te jetë nenjë frymë të lirë dhe demokratike e jo të udhëhiqet nga mekanizmat të cilët për interesa te vetat ta ngufatin frymën kulturore dhe të sundohet po ngakëta mekanizma jo produktiv...Ju lutem përcillni mesazhin tuaj për lexuesit tanë?Rruga e drejt është bashkimi kombëtar, lira është jeta për çdo qytetar, andaj bashkohuni dhe veproni shqip, flisni shqip dhe gjykoni shqip. Ai i cilika gjak shqiptari ai e urren tradhtarin dhe punon për kombin e vet, dhe për bashkimin e trojeve tona qe tani janë ne gojën e ujkut. Fjala ime për juështë: te bashkohemi dhe ta duam shqiptarin, të punojmë për një etni te bashkuar në një Shqipëri, por kurrë mos ju largoni pushkës qe te jeni tëgatshme kurdoherë qe te vdesim për atdhe, po edhe librin ta kemi ne duar për te ngritë vlerën arsimore dhe kulturore historike. Libri na mëson përpa-drejtësitë qe na i bërën ne te kaluarën dhe na mëson te jemi sy-hapur përshëndetje për të gjithë juve shqiptarë kudo qe jeni ...16


T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLITKujtim AgalliuKËSHILLA E BABAITNjëherë, në një fshat të largët, jetonte një plak i moçëm. Plaku ishte shumë i Kamur, por i vetmuar.Ai kishte edhe një djalë.Djali na qenkësh shumë i llastuar dhe i përkëdhelur. Ai ishte rritur jetim, por me të gjitha të mirate kësaj bote. Nuk e njihte as varfërinë, as vuajtjen. Jeta për atë ishte, tek rënça mos u vrafsha, siç ithonë.Kaluan vite. Një ditë dimri të acartë dhe me ngrica plaku i moçëm ra i sëmurë dhe zuri shtratin. Aiishte shumë rëndë dhe askush nuk i dha shpresa për të jetuar më. U bind se jeta e tij varej në fije tëperit dhe e thirri djalin e vetëm pranë shtratit. Ai donte t’i linte një amanet para se të mbyllte sytëpërgjithmonë:- Biri im! — mërmëriti plaku me zë të fikur. — Jeta ime po këputet. Pas pak shpirti im do të fluturojënga trupi. Mendja do të më pushojë së menduari dhe trupin tim do të ma kallin në dheun e zi.Djali, me lot në sy, e dëgjonte gjithë sy e vesh të atin pa i shpëtuar asnjë fjalë.- Desha të të jap një porosi, - vazhdoi plaku i moçëm. – Pasurinë që po të lë, e kam vënë me munddhe me djersë për një jetë të tërë. Nuk dua qe ta bësh rrush e kumbulla sapo të mbyll unë sytë. Prisheme masë dhe shtoje dyfish në mundesh. Mos lejo të ta hanë njerëzit e këqij kot së koti.- Po baba, - ia kthen djali, - siç më thua zotërote do të bëj!- Po qe se nuk ma dëgjon fjalën dhe një ditë ndodhesh duarbosh, më mirë vdekur se sa gjallë.- Si urdhëron, baba!- Ne odën e miqve, në traun e mesit, kam lidhur një litar. U pa puna, bëje lak litarin dhe var veten, -vazhdoi me një fije zëri plaku.- Po, baba, siç më urdhëron zotëria jote!Kaq tha plaku dhe fjala iu këput në buzë. Ai i mbylli sytë për të mos i hapur kurrë më. Të nesërmen, igjithë fshati, e varrosi me dhimbje dhe lot.Tani që plaku vdiq dhe e gjithë pasuria i ngeli të birit, ende pa i plasur sytë të vdekurit, djali filloi taprishë pasurinë me grushte. Paraja e trashëguar dhe e fituar pa djersë qenkësh shumë e lehtë për t’uprishur.Djaloshi filloi të pijë në mejhanen e fshatit deri vonë pas mesit të natës. Në shoqërinë e tij gjithmonëdo te gjeje njerëz interesaxhinj dhe të paskrupullt. Edhe ata që deri dje nuk e përfillnin fare, tani,hiqeshin si shok të ngushtë, vetëm e vetëm që të zhvatnin ca para të majme nga ai. Kishte edhe nga ata që kërkonin borxhe për gjëra të kota. Ai, vuuu,me të dyja duart i jepte paratë që i kishte lënë i ati pa iu dridhur dora. Një ditë, duke vepruar kësisoj, pasuria u sos. Djali plangprishës ngeli pa një leknë xhep. Tani, që ngeli me xhepa bosh dhe i braktisur nga shokët interesaxhinj, iu kujtua amaneti i plakut të mençur. Ishte tepër vonë. Pasuria shkoie vajti. Mbeti pa miqtë dhe shokët e dikurshëm, me të cilët pinte gjithë natën në mejhanen e fshatit. Le që nuk i jepte borxh askush, por as paratë etija nuk po ía kthenin. Jeta iu bë sterrë dhe ai nuk po e donte veten nga inati. Mendoi e mendoi, dy net e dy ditë dhe nuk po i jepte dot rrugëzgjidhjegjendjes ku ishte katandisur. Ai nuk ishte mësuar as me punë që ta nxirrte kafshatën me djersën e ballit.U betua e u stërbetua se, sikur ta kishte përsëri në dorë gjithë atë pasuri qe i kishte lënë i ati, tani e tutje do të dinte se si ta përdorte. Ne djalltë vinin të gjithë ata, që i ishin hequr si miq dhe shokë të mirë dhe në këtë gjendje të mjerë i kishin kthyer kurrizin. Po ku ta gjente pasurinë se? Ajo,tani, kishte fluturuar e gjitha sa hap e mbyll sytë. Gjë që nuk bëhej. Ai vendosi të varë veten, sepse rrugë tjetër më të mirë nuk po gjente dot. Kështue kishte këshilluar edhe i ati, para se të mbyllte sytë. E bëri lak litarin që kishte lidhur i ati te trari i mesit dhe e vuri në qafë. Poshtë këmbëve vendosinjë trung. Hoqi trungun me njërën këmbë dhe... sa çudi! Nga pesha e trupit të tij të ngjallur, trari u thye dhe ai u gjend në dyshemenë e odës. Qëlart, sipër kokës se tij, u derdh një lumë me florinj dyllë të verdhë, që të verbonin sytë. Djali mbeti i hutuar për sa ndodhi. Kur e mblodhi veten ngatronditja i futi shpejt e shpejt florinjtë në një qyp të ri e të fortë. Duke mbledhur florinjtë, iu kujtua porosia e plakut. Nga sytë i rrodhën ca pika lot tënxehtë. Tani e kuptoi pse e këshilloi i ati të varte veten. A mund ta këshillonte, cilido baba që të ishte, të varë veten biri i tij i vetëm?!- Të falënderoj, o at! — mërmëriti djali i penduar. — Më dhe një mësim të mençur. Këto para unë do t’i shtoj dhe shumoj trefishin e tyre.Pas ca muajsh djali u martua dhe jetoi i lumtur, gjersa u plak. La mbrapa nipër e mbesa, të cilëve u tregonte gjithmonë për këshillën e babait të tij tëmençur.17


P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R ENga Bardhyl SelimiÇiftet• 14 vajza dhe 12 djem vallëzojnë dy e nga dy (djalë me vajzë) në një mbrëmje. Saçifte të ndryshme mund të kërcejnë?ZgjidhjeÇdo vajzë mund të kërcejë me çdo djalë, pra 14*12=168 çifte; ose çdo djalë mund tëkërcejë me çdo vajzë, d.m.th. 12*14 = 168 çifte.18


ANEKDOTAT SHQIPTAREAnekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit endryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetittonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanasnë të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë),arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojëklasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemete ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanësiguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare,por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janëtë vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe“Tregime shqiptare” shkruar nga Daut DemakutDHËNDRI GRYKËSKishte shkuar një dhëndër tek miku i vet. Vjen dreka e miku ja kthen bukën. Dhëndri kishte qenë grykës i madh. Atë ditë i kishin pas disalloje gjellrash. Vjehrra ju shërbejke e rrike gjithë kohën në këmbë. Dhëndri për secilën gjellë që e qitnin në sofër, thoshte: “Qeky ma ka mytë babën”e t’ju lëshojke e ta hante gjysmën e gjellës. Kur e qitën së fundi hallvën, dhëndri i tha:-Burra, në paçit qef m’i ditë, bash qekjo ma ka mytë babën, e s’kam si e lshoj! -e nisi të ha ngutshëm në të.-Valla po m’dhimesh, more dhandër, -ia priti vjehrra -se t’u paska çkepë gjaku i babës e s’po ditke ku m’e lypë ma përpara.NJË PALË TIRQ...Në Pejë, kishte pasur dikur artizanë të zotët, të cilët i punonin shumë mirë tirqit. Shkon një plak i anës së Pejës, veshur tamam si zotëri, meqelibar e kuti duhanit të bakfanit, shall e shokë, orë me qostek, bastunin dhe myhyrin në dorë e futet te një mjeshtër tirqish, duke i thënë: - unë duanjë palë tirq tamam, si të Azem Bejtës!- Si urdhëroni zotëri, - po i thotë mjeshtri, dhe filloi të ia masë. Mat andej e mat këndej, por kot, atij nuk po i binin tirqit si të Azem Bejtës, nëfakt ky zotëria, nga prapanica ishte më i mbushur dhe... Terziu i tirqve u lodhë e po i thotë plakut: - dëgjo mor plak, ty tirqit si të Azemit, nuk të bienpasha bacën se Azem Bejtë Galica tjetër prapanicë ka pasur...19


REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “<strong>DITURIA</strong>”Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; koli284@hotmail.comKeshilli redaktues:Rrahmon Jashari, rrahmanjashari@hotmail.com; Lena Liden, lenadarlene@yahoo.se;Bahtir Latifi; bahtirlatifi@live.se;Hakif Jashari; hakif@dituria.seBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,arsimhalili@hotmail.com;Bilall Maliqi; b.maliqi-press@hotmail.comAdresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedidituria@live.seDiturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!