12.07.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLITKujtim AgalliuKËSHILLA E BABAITNjëherë, në një fshat të largët, jetonte një plak i moçëm. Plaku ishte shumë i Kamur, por i vetmuar.Ai kishte edhe një djalë.Djali na qenkësh shumë i llastuar dhe i përkëdhelur. Ai ishte rritur jetim, por me të gjitha të mirate kësaj bote. Nuk e njihte as varfërinë, as vuajtjen. Jeta për atë ishte, tek rënça mos u vrafsha, siç ithonë.Kaluan vite. Një ditë dimri të acartë dhe me ngrica plaku i moçëm ra i sëmurë dhe zuri shtratin. Aiishte shumë rëndë dhe askush nuk i dha shpresa për të jetuar më. U bind se jeta e tij varej në fije tëperit dhe e thirri djalin e vetëm pranë shtratit. Ai donte t’i linte një amanet para se të mbyllte sytëpërgjithmonë:- Biri im! — mërmëriti plaku me zë të fikur. — Jeta ime po këputet. Pas pak shpirti im do të fluturojënga trupi. Mendja do të më pushojë së menduari dhe trupin tim do të ma kallin në dheun e zi.Djali, me lot në sy, e dëgjonte gjithë sy e vesh të atin pa i shpëtuar asnjë fjalë.- Desha të të jap një porosi, - vazhdoi plaku i moçëm. – Pasurinë që po të lë, e kam vënë me munddhe me djersë për një jetë të tërë. Nuk dua qe ta bësh rrush e kumbulla sapo të mbyll unë sytë. Prisheme masë dhe shtoje dyfish në mundesh. Mos lejo të ta hanë njerëzit e këqij kot së koti.- Po baba, - ia kthen djali, - siç më thua zotërote do të bëj!- Po qe se nuk ma dëgjon fjalën dhe një ditë ndodhesh duarbosh, më mirë vdekur se sa gjallë.- Si urdhëron, baba!- Ne odën e miqve, në traun e mesit, kam lidhur një litar. U pa puna, bëje lak litarin dhe var veten, -vazhdoi me një fije zëri plaku.- Po, baba, siç më urdhëron zotëria jote!Kaq tha plaku dhe fjala iu këput në buzë. Ai i mbylli sytë për të mos i hapur kurrë më. Të nesërmen, igjithë fshati, e varrosi me dhimbje dhe lot.Tani që plaku vdiq dhe e gjithë pasuria i ngeli të birit, ende pa i plasur sytë të vdekurit, djali filloi taprishë pasurinë me grushte. Paraja e trashëguar dhe e fituar pa djersë qenkësh shumë e lehtë për t’uprishur.Djaloshi filloi të pijë në mejhanen e fshatit deri vonë pas mesit të natës. Në shoqërinë e tij gjithmonëdo te gjeje njerëz interesaxhinj dhe të paskrupullt. Edhe ata që deri dje nuk e përfillnin fare, tani,hiqeshin si shok të ngushtë, vetëm e vetëm që të zhvatnin ca para të majme nga ai. Kishte edhe nga ata që kërkonin borxhe për gjëra të kota. Ai, vuuu,me të dyja duart i jepte paratë që i kishte lënë i ati pa iu dridhur dora. Një ditë, duke vepruar kësisoj, pasuria u sos. Djali plangprishës ngeli pa një leknë xhep. Tani, që ngeli me xhepa bosh dhe i braktisur nga shokët interesaxhinj, iu kujtua amaneti i plakut të mençur. Ishte tepër vonë. Pasuria shkoie vajti. Mbeti pa miqtë dhe shokët e dikurshëm, me të cilët pinte gjithë natën në mejhanen e fshatit. Le që nuk i jepte borxh askush, por as paratë etija nuk po ía kthenin. Jeta iu bë sterrë dhe ai nuk po e donte veten nga inati. Mendoi e mendoi, dy net e dy ditë dhe nuk po i jepte dot rrugëzgjidhjegjendjes ku ishte katandisur. Ai nuk ishte mësuar as me punë që ta nxirrte kafshatën me djersën e ballit.U betua e u stërbetua se, sikur ta kishte përsëri në dorë gjithë atë pasuri qe i kishte lënë i ati, tani e tutje do të dinte se si ta përdorte. Ne djalltë vinin të gjithë ata, që i ishin hequr si miq dhe shokë të mirë dhe në këtë gjendje të mjerë i kishin kthyer kurrizin. Po ku ta gjente pasurinë se? Ajo,tani, kishte fluturuar e gjitha sa hap e mbyll sytë. Gjë që nuk bëhej. Ai vendosi të varë veten, sepse rrugë tjetër më të mirë nuk po gjente dot. Kështue kishte këshilluar edhe i ati, para se të mbyllte sytë. E bëri lak litarin që kishte lidhur i ati te trari i mesit dhe e vuri në qafë. Poshtë këmbëve vendosinjë trung. Hoqi trungun me njërën këmbë dhe... sa çudi! Nga pesha e trupit të tij të ngjallur, trari u thye dhe ai u gjend në dyshemenë e odës. Qëlart, sipër kokës se tij, u derdh një lumë me florinj dyllë të verdhë, që të verbonin sytë. Djali mbeti i hutuar për sa ndodhi. Kur e mblodhi veten ngatronditja i futi shpejt e shpejt florinjtë në një qyp të ri e të fortë. Duke mbledhur florinjtë, iu kujtua porosia e plakut. Nga sytë i rrodhën ca pika lot tënxehtë. Tani e kuptoi pse e këshilloi i ati të varte veten. A mund ta këshillonte, cilido baba që të ishte, të varë veten biri i tij i vetëm?!- Të falënderoj, o at! — mërmëriti djali i penduar. — Më dhe një mësim të mençur. Këto para unë do t’i shtoj dhe shumoj trefishin e tyre.Pas ca muajsh djali u martua dhe jetoi i lumtur, gjersa u plak. La mbrapa nipër e mbesa, të cilëve u tregonte gjithmonë për këshillën e babait të tij tëmençur.17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!