12.07.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Intervistoi Arsim Halili: Intervistë me poetin Ruzhdi Berisha – RudiFillimisht z. Ruzhdi na flisni pak për vetën tuaj ?- Po, unë jam lindur në fshatin Gërdec të komunës së Podujevës ,jam fëmija i tret i lindur në familjen Berisha. Qysh në moshën e re kisha pasion përpoezinë, dhe ne moshën një-dhjet-vjet fillova të shkruaj poezi me cikël dashurie , dhe në atë kohë në shkollën ku unë po mësoja themeluam klubinletrar “Shqiponja . Aty prezantova disa poezi me radhë , nga publiku qe pëlqenin poezitë e mija me ngritke pasioni edhe me shumë qe të merrem meshkrime, dhe nga ajo ditë ende labërgoj tutje në poezi duke kërkuar figura artistike në botën reale dhe iluzionist ...Jeni i një moshe relativisht të re, por çka në të vërtet ju ka shtyrë t’i hyni botës së letërsisë?Për tu futur ne botën e letërsisë me shtyri dhuntia qe kisha për të shkruar dhe dashuria për librin. Me pëlqente se si nga asgjëja bashkohen fjalët dhethuren vargjet dhe pëlqehen nga publiku. Të jesh poet është një ndjenjë e bukur por edhe e dhembshme e vështirë por edhe sfiduese mbi jetën realedhe frymëzuese. Te merrem me letërsi me shtyn dashuria qe kam për shkrimin, kujtim qe do mbetet libra pas meje dhe ambiciet qe pretendoj ti arrijë...Deri më tani keni botuar tri përmbledhje poetike, cilat janë ato libra dhe çfarë në të vërtet i ka sjell lexuesit Rudi përmes poezisë së tij?Kam botuar tri përmbledhje poetike të cilat janë : FOLEJA E DASHURISË 2007, DALLËNDYSHJA E LIRISË 2008, KOHË E PËRFLAKUR2010. Ne këto tri vëllime kam paraqitur qe nga 2007 ciklin e dashurisë duke trajtuar tema për rinin tek dashuria e filluar dhe shumë rrallë e realizuar,pastaj është ngritur dashuria me shumë për motivin patriotike dhe kombëtar duke paraqitur tek libri i dytë, duke kushtuar dëshmorëve , pavarësisëdhe lirisë e cila menduam qe po mbretëronte . Dhe 2010 në vëllimin e fundit te librit tim “ KOHË E PËRFLAKUR, jam munduar të bëjë një thirrjegjithë kombëtar ne mënyrën filozofike dhe të qartë qe te jemi me unik dhe të bashkuar në një Shqipëri etnike. Ky libër pasuron qartë copëtimin etokave tona, sundimin nga te huajit dhe shkeljen dhe copëtimin me shekuj të tokës ton gjithë shqiptare. Tani me shumë frymëzohem për të shkruarpër kombin dhe lirin e atdheut të shqiptarëve...Me sa kam pare dhe lexuar poezinë tuaj Brenda saj trajtoni motivin patriotik dhe atë të dashurisë pse jeni i ndikuar nga këto motive?Duke mësuar nga e kaluara e hidhur , toka shqiptare ishte copëtuar nga pushtuesit me të ndryshëm të Evropës dhe me gjerë, dhe kjo tani me shtynte shkruaj për motivin patriotik dhe te dëshmoj se kam gjak shqiptari dhe te mburrëm me atë qe jam, te ju tregoja popullit tim shqiptarë të vërtetëne zymtë qe ende po qëndron dhe po na përcjellë ajo vrazhdësi e copëtimit të tokave shqiptare edhe pse për këto toka derdhem gjakun me shekuj përnjë liri të plot etnike të nënës Shqipëri. Nuk duam me shumë se të tjerët por as me pak se të tjerët e duam një liri me toka të bashkuar përjetë me njëflamur kombëtarë ...Jo gjithçka lidhet vetëm me krijimtarinë poetike, ku gjejmë diku tjetër poetin Rudi?Poet Rudin e gjeni kudo, unë kam punuar punë të ndryshme, kam punuar aty ku njeriu nuk ka vlerë njeri, aty ku është e nënshtruar çdo gjë qe kafrymë njeriu. Sot gati çdo kund fuqia punëtore është e shtypur dhe e anash kaluar kudo ne botë, ashtu edhe tek trojet tona shqiptare po ndodh kjo siduket harruan luftën , dëshmorët , sakrificën për liri dhe tani e gjithë potencialin e kanë shtrirë tek pushtimi dhe sundimi i fuqisë punëtore dhe djersa etyre. Rruga e lirë është fjala e lirë, e Rudi ende lufton me penën e tij për liri e fjalës se liri dhe qetësi ne fuqinë punëtore dhe kushte me të mira për njëtë ardhme me të sigurt për një zbatim të ligjit për lirin e njeriut kudo ...Sa jeni pjesëmarrës aktiv në jetën kulturore të qytetit tuaj respektivisht në Podujevë?Aktiviteti im nuk mungon ne qytetin tima aspak, jeta kulturore jo veç ne Podujevë por edhe në qytete tjera është ngulfatur nga politika dhe jo njerëzme kapacitete të duhura për te udhëhequr postet kulturore ne qendra të kulturës, dhe nga kjo rrugë e gabuar neve si poet na thellohen rrugët për të qenaktiv ne jetën kulturore, por ne punojmë ne mënyra vullnetare për të ngritur cilësi letrare dhe për me qen aktiv sa me shumë ne qytetin e Podujevës...Cila është arsyeja që ju nxirrni në dritë revistën letrare “ Ringjallja”, sa është funksionale dhe sa po arrini t’i përballoni vështirësitë në nxjerrjen esaj?Tek nxjerrja në dritë te revistës letrare RINGJALLJA ka arsye plot, por ne radhë të parë qyteti jon në Podujevë nuk ka pasur kurrë një revistëletrare,ne radhë të dytë ajo është edhe pjese e Klubit Letrar Zahir, bën nxitjen e brezave të ri qe të merën sa me shumë me dorëshkrimet e tyre dukei mundësuar për te botuar po në këtë revistë. Dhe një arsye edhe me e fort nga këto është qe institucionet kulturore po heshtin para këtyre ngjarjeve,dhe po aktivizohen individ shoqëror për te ngjallur ato aktivitete qe ishin dikur. Revista RINGJALLA është shumë funksionale, aty ka plot shkrimtarqe kanë fituar çmim pas botimit me neve për shkrimet e tyre, dhe tani po kjo revistë ka mbledhur shkrimtar e poet gati nga te gjitha trojet shqiptaredhe do jetë një revistë kombëtare ku thelbi i saj do jetë qyteti i Podujevës, dhe tani Podujeva ka revistë letrare pas 2009 vjetëve, kam punuar shumëpër sjelljen e kësaj reviste ne dritë, duke u hasur shumë herë ne qorr-sakaq jo veç nga ana financiare por edhe nga problemet nga individët e caktuarnga primitiviteti i tyre duke penguar rrugëtimin tonë me shpifje. Por mua nuk me mungoj vullneti dhe as guximi për te ecur tutje ne arritjen e vlerësdhe cilësisë shkrimore. U bashkuam me ata qe mendojnë si unë dhe po i kalojmë me vështërsi te madhe sfidën e botimit të RINGJALLJES, duke namunguar ana financiare dhe vendet për mbajtjen e aktiviteteve kulturore...Çka do t’i ofroni lexuesve nga krijimtaria letrare në të ardhmen e afërt?Lexuesve ne të ardhmen a afërm do te kenë revistën letrare RINGJALLJE me numrin me te ri ne duart e tyre, si dhe disa libra me poezi qe është dukei botuar tani “Shtëpia botuese ZAHIRI” ku jam duke e udhëhequr unë . Do ta kenë edhe një libër me tregime nga unë si dhe një me poezi te botuardiku ne vitin 2011 nuk do ju mungojnë vargjet tona as-njëherë...Sa është i kënaqur me jetën kulturore z. Rudi në rrethin ku jeton dhe në përgjithësi në trojet shqiptare?Me jetën kulturore nuk jam i kënaqur aspak as këtu ku jetoj e as në përgjithësi ne trojet tona shqiptare, nuk them qe diku ne ter trojet tona nuk kangritje të kulturës por jo ne atë rrugë e cila duhet të jetë, me shumë ka kulturë klanore se sa kulmor te lirë dhe moderne. Jeta kulturore duhet te jetë nenjë frymë të lirë dhe demokratike e jo të udhëhiqet nga mekanizmat të cilët për interesa te vetat ta ngufatin frymën kulturore dhe të sundohet po ngakëta mekanizma jo produktiv...Ju lutem përcillni mesazhin tuaj për lexuesit tanë?Rruga e drejt është bashkimi kombëtar, lira është jeta për çdo qytetar, andaj bashkohuni dhe veproni shqip, flisni shqip dhe gjykoni shqip. Ai i cilika gjak shqiptari ai e urren tradhtarin dhe punon për kombin e vet, dhe për bashkimin e trojeve tona qe tani janë ne gojën e ujkut. Fjala ime për juështë: te bashkohemi dhe ta duam shqiptarin, të punojmë për një etni te bashkuar në një Shqipëri, por kurrë mos ju largoni pushkës qe te jeni tëgatshme kurdoherë qe te vdesim për atdhe, po edhe librin ta kemi ne duar për te ngritë vlerën arsimore dhe kulturore historike. Libri na mëson përpa-drejtësitë qe na i bërën ne te kaluarën dhe na mëson te jemi sy-hapur përshëndetje për të gjithë juve shqiptarë kudo qe jeni ...16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!