12.07.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

J U P R E Z E N T O J M ËI R E N A G J O N IIrena GjoniIRENA GJONI ka kryer studimet universitare për degënGjuhë – Letërsi. Në vitin 2007 ka përfunduar StudimetPasuniversitare dhe ka fituar gradën “Master”për letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë nëUniversitetin e Tiranës. Aktualisht është në ndjekjetë shkollës doktorale po pranë këtij Universiteti. Kapunuar si gazetare në median e shkruar kombëtaredhe lokale, në Radio “Gjirokastra”, në radio dhetelevizion të Sarandës. Aktualisht është pedagoge ejashtme në Universitetin e Tiranës Filiali Sarandë,mësuese letërsie në gjimnazin “Hasan Tahsini”Sarandë. Është redaktore e revistës “Arti Jonik” dheanëtare e Këshillit Artistik të Bashkisë Sarandë.Që prej viteve të shkollës së mesme e në vijim kabotuar poezi, prozë letrare si dhe shkrime kritike estudimore në periodikë të ndryshëm. Në vitin 2003 kabotuar librin me poezi “Tatuazh në shpirt të detit”. Në2008 boton librin studimor “Marrëdhënie të mitevedhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare”(material me të cilin ka fituar Gradën “Master”), sidhe vëllimin me fiksione “Gjysma dashurish” (2010).REFLEKSION NGA PROFESOR KOPI KYÇYKUMBI LIBRIN E IRENA GJONIT “GJYSMADASHURISH”Duke marrë shkas nga intervista e Irenë Gjonit nëgazetën “Albania”, e cila, me të drejtë, po jehonanekënd, e quaj të volitshëm çastin për të vënë nëdukje një të vërtetë, natyrisht brenda caqeve që parakuptonfacebook-u. Nuk kanë kaluar veçse disa ditëqë lexova me ëndje librin e Irena Gjonit: “Gjysmadashurish” si “Fiksione”. Është një vepër me individualitettë spikatur dhe nivel të lartë, si në përmbajtje,ashtu edhe në formën e të shprehurit.Të njëzeteshtatë prozat e shkurtra, të përfshira nëvëllimin e Irena Gjonit, nën titullin intrigues “Gjysmadashurish”, përfaqësojnë farat e njëzeteshtatë romaneve.Ato të kujtojnë gurin e hedhur në liqen, i cilishërben si “bërthamë” për rrathë bashkëqëndrorë(koncentrikë), që pasojnë njëri-tjetrin. Thënë ndryshe:“mishi” i kurmit të romanit potencial, të ardhshëm,është i pranishëm, jo vetëm si sasi, por edhe sivitalitet. Mjaft që t’i vihet në dispozicion “skeleti”apo karkasa përkatëse. Farat e shëndetshme “të mbjella”në truallin e këtij vëllimi, u ngjajnë themelevetë fortë, që mund të mbajnë mbi vete një ndërtesëshumëkatshe.Duke e vënë në punë penën qysh nëvitet e rinisë së hershme, në poezi, në prozë e në kritikënletrare, krijimet e Irena Gjonit ekanë parë dritën e botimit në organetë ndryshme shtypi, për të vazhduarmë pas me vënien në qarkullim tëvëllimit poetik “Tatuazh në shpirttë detit” (2003). Në vijim, dukehedhur hapa të sigurtë drejt shkencës,me librin studimor “Marrëdhënietë miteve dhe kulteve të BregdetitJonian me ato ndërkufitare” , IrenaGjoni e ka përkryer sakaq portretine saj krijues me elementë shpirtërorëdhe racionalë. Tek “Gjysma dashurish”,e befta, e papritura, nuk janëvënë në punë për të na shtangur, përtë na stepur apo për të na mbajturthjesht nën pushtetin e efekteve, porpër të na bërë të përgjegjshëm dherespektues të çdo krijimi artistik, qëmeriton një cilësim të tillë. Figuratstilistike të breshërojnë si nga gryka enjë automatiku, me qitje e shtimje tëshkurtra, por me fishekë gjurmëlënës,ndërkohë që mesazhet “e fshehtë” (qëduan vramendje për t’u deshifruara shkokluar), të kujtojnë alfabetintelegrafik të Morsit. Tematika,gjithnjë aktuale, përmban dobi dhe,në përfundim të leximit të çdo proze,secili e ndjen se ka fituar diçka a, mësaktë, shumëçka. Këtë ndjesi provonveçanërisht çdo dashamirës a njohësi poezisë, sa herë ka në duar vargje tëIrenës. Pavarësisht nga vjen e çfarëgjuhe flet. Përtë ilustruar çka sapothashë, këto ditë, - para se ta mbartnë facebook, - u dhashë tre miqve tëmi rumunë, poetë dhe pedagogë tëletërsisë rumune dhe botërore, të lexoninnjë cikël poetik të Irenës, që patdalë para ca kohësh, po në facebook.Më erdhi mirë që më përgëzuan për“nivelin e lartë të përkthimit”, pore vërteta është se merita i takon, nëradhë të parë, autores, Irenës, qëprodhon “grurë” të cilësisë së parë, jo“gurë” shterpë.NGA FADIL CURRI “Proze e refleksionevete poetizuara drejt gjetjesse te panjohures” MBI LIBRIN“GJYSMA DASHURISH” TEIRENA GJONITIrena Gjoni duket se me guxim intelektualhyri në Republikën dituroredhe artistike së pari me librin poetik“Tatuazh në shpirt të detit” (2003),me librin shkencor “Marrëdhënietë miteve dhe kulteve të Bregdetit14Jonian me ato ndërkufitare” (2008) e këto ditë edheme librin në prozë “Gjysma dashurish”.Tufa e prozave “Gjysma dashurish” i autores IrenaGjoni, është krijim letrar që ngërthen në vetenjohjen e guximshme të së panjohurës, përpjekjetpër sheshimin e saj nga mjegulla e kohëve eepokave, letrarizimin e ngjarjeve e personazhevebaladeske në dioptrinë e modernitetit, rinjohjene riformatizuar, lindja e vdekja e mbërthyer sipasvullneteve jovullnetare. Mbarështrimi i motiveve,frymëzimeve dhe ofrimi recepientëve lexuesorëbëhet me refleksione të poetizuara në këtë prozë dheformon stilin e autores ndaj lexuesit me nëntektstualitetndërkohor. Fati përsëritet paafatshëm,rrokulliset herë i vogël, herë i madh, përsëri i delpërpara njeriut farfuritshëm, duke ia kujtuar të mose harrojë veten se mund ta pësojë, nëse nuk përvojësohetnga ai. Autorja e bën një punë humane,sikur do një fotografi të moçme, të zhubraviturdhe gati që po shuhet, ta shpëtojë duke ia dhënënjë fotografi a portretisti ta ripërjetësojë para se tëtretet përfundimisht.Duket se prore ka lëndë trajtimiunin e njeriut, shpirtin e mendjen e tij që lindin ezhvillohen binjakërisht. “Të duket e çuditshme qëunë kam qenë gjithë këto vite te ti? Ndoshta, sepseunë s’kam qenë te ti. Unë kam qenë vet ti. Ndjenjate mia më treguan historinë e shpirtit tënd. Në këtëekzistencë të përjetshme u ngjita drejt qiellit tëndritshëm, ku përjetësia nuk mbaron”. Prandaj, zhdërvjelltësiaideore “që kam qenë…, …sepse s’kamqenë”, krijon bukurinë e zgjidhjes enigmatike medisiplinë zbërthyese në këtë përballje kundërshtishtë rrethanave të përshkruara në prozë. Dhe lexuesiështë në një ankth të pritjes së kësaj zgjedhjeje përnjë zgjidhje të mirëfilltë. Rruga e mistereve të jetëssë njeriut është analoge me atë të ideshmërisë dhetë karakterit, sikur lexuesi i vëmendshëm në prozën“Monologu i embrionit” e gjen në paralindje osesapolindje, gen, frymëmarrjet e para.Në prozën “Sozia” autorja sikur bën deshifrimin efatit dialektik në histori dhe fenomenin e rinjohjessipas baladave e legjendave e riformëson me atëmodernitetor. Personazhet takohen në një udhëtimdetar, të cilët nisin bisedën në gjuhë të huaj, pormë vonë rrëfimi për fatin jetësor të tyre shkaktonrinjohje shpirtërore, si të një gjeneze që janë.Po ashtu, dukuria e njohjes së të errëtës në prozat ekëtij libri, vërehet kur mëtohet të spikatet çështja ementaliteteve të ndryshuara, por edhe e dashurivetë palajthitura.Ndër tregimet më të arritura të IrenaGjonit është edhe “E vdekura”. ““Më ço bir, tëlutem! Më ço copa – copa!” - dhe i përkëdheli lehtasflokët. Me dorën që i dridhej, filloi të copëtonte(...). “Edhe sikur copa-copa, copa-copa” i oshtinë nëvesh. Nuk dëgjoi asgjë, veç zhurmës karakteristiketë prerjes së kockës. “Nëna duron”, mendoi mevete.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!