12.07.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Promovim i librit ”Harro se ç`kemi biseduar” të Ibrahim AbedinitMë 10 gusht 2009-Strugë, forumi i intelektualëve shqiptarë të Strugës i udhëhequr nga kryetari i saj, Mr.Xhemi Hajredini dhe klubi i shkrimtarëve shqiptarë me kryetar Dr. Nuhi Vinca, në bashkëpunim me departamentine arsimit dhe kulturës pranë komunës së Strugës, organizuan promovimin e librit me tregime”Harro se ç`kemi biseduar” të autorit Ibrahim Abedini. Tubimi u mbajt në sallën e komunës së Strugës.Tëpranishëm në sallë, përveç gazetarëve, televizionit, miqve të autorit, dashamirëve të artit dhe të kulturës, ishinedhe Dr. Xhevat Gega dhe Dr. Remzi Nesimi, profesorët e dikurshëm të autorit në fjalë. Fjalën e hyrjes ehapi Mr. Xhemi Hajredini. Ai, përshëndeti me fjalë të ngrohta të pranishmit në sallë dhe shprehi një indinjatëdhe keqardhje të thellë për ata shkrimtarë dhe intelektualë që për shkaqe dasmash dhe ahengjesh lënëmë një anë tubime të llojit siç është ky promovim me interes për të gjithë; dhe vijoj më tej të flasë për autorine librit, për mikun e shokun e tij, për jetën dhe veprimtarinë e tij shumë vjeçare, si vendës i Strugës dhe si autori pavarur në egzil.Ibrahim Abedini, theksoj XhemiHajredini ndër të tjera, sa herë qëvjen nga kurbeti me vete sjell nganjë libër që gëzon të gjithë adhuruesite librit. Kësaj rradhe, tha Xhemiu,Ibrahim Abedini në pesëmbëdhjetëtregimet sa përmbanë libri ka shterurme fanatizëm të gjitha frazologjitë egjuhës së qëndrueshme. Fjalët e urtapopullore që ne i përdorim në jetëne përditshme, krahasimet e thashethemete trevës së Strugës janë prezentnë të gjitha tregimet që i apinnjë kolorit të veçantë shprehjevegjuhësore të tregimeve. Tregimet eIbrahimit me personazhet e tyre tëqëlluara kanë kaluar nëpër periudhakohore të vështira, në kohën qëishte ”një pilaf me gozhda” që dotë thoshte profesor Nesimi, tha ndërtë tjera Xhemiu. Dhe theksoi më tejse:- Unë, Xhemiu do thoja se, kur tëfutje lugën në atë pilaf do të kapjegozhda në vënd të fijeve të pilafit.Xhemiu foli për disa hollësi tëtregimit ” Sherri” dhe ” Selimi” dhenuk deshi të flasë për tregimet e tjerame që i dha fjalën Dr. Nuhi Vincësqë njëherit e kishte edhe fjalën kryesorepër librin me tregime.Parathënien e librit, që duhej talexonte ose të fliste për të, KasëmSaliasi, redaktori i vetë librit, i cilinuk qe prezent në këtë ceremonipër shkaqe objektive, në vënd të tij elexoj Mr. Bexhet Hasani:ParathënieI njohuri im Orlandoja një ditë mëtakoi dhe më tha: “Do te jap njëlibër që ta redaktosh, sepse është injë mikut tim të veçantë”. E lexovalibrin me një frymë për arësye semë tërhoqi nga titujt intrigues dhetë gjetur. Libri më pëlqeu shumëpër disa arsye: E para, shpreh botënintime dhe emocionale të autorit apopersonazheve të tjerë që marrin pjesënë tregime. E dyta, autori përveçseështë narrator shumë i mirë, di të jetëedhe një psikolog i mirë. Ai ka hyrëderi në skutat më të fshehta të shpirtitnjerëzor dhe kjo duket më së mirë nëtregimet e karakterit psikologjik siç4janë: “Selimi”, “Leonora”, ku personazhetjanë përshkruar në detajeqoftë në aspektin fizik, qoftë në atëpsikologjik. Lufta shpirtërore, dilema,udhëkryqet që ju paraqet jetajanë përshkruar bukur dhe me realizëm.Pra, autori është një njohësi thellë i shpirtit njerëzor. Libri nëvetvete ngërthen përveç përjetimevetë autorit dhe personazheve,edhe përshkrimin në mënyrë perfektetë natyrës dhe bukurive të saj.Shpeshherë, personazhet janë nëparalelizëm me natyrën dhe herëherëtë shkrirë me të. Ky libër do tëbëhet shumë familjar dhe i dashurpër ata persona që njohin Strugëndhe rrethinat e saj. Autori në këtëlibër ka vënë shpirtin e tij. Kur elexon librin të duket sikur personazhindo ta gjesh në rrugë dhe dota përshëndesësh. Ata janë jetësorëdhe afër psikologjisë së njerëzvetë thjeshtë. Bukur është përshkruardhe jeta në fshat. Autori është gatiidilik në përshkrimin e detajevedhe ambjenteve të fshatit. Si detaj,autori zakonisht përdor ujin,liqenin, lumin apo rrjedhat ujore.Këto nuk janë përdorur rastësisht.Në përfytyrimin popullor uji ështësymbol i jetës, është rrjedha e saj.Autori ka një kënd vetiak të përshkrimittë jetës dhe këto mendime


dhe mbresa nuk heziton të na i bëjëtë ditura ne lexuesve. Gjithë librine përshkruan një ndjenjë e hollëlirizmi dhe elegante. Gjuha që kapërdorur autori është e pasur dheme ngjyra. Autori është mbështeturnë gjuhën popullore. Ka një morifjalësh të urta dhe frazeologjizma,që e bëjnë të dukshme lidhjen efortë shpirtërore, që ka autori mevendlindjen dhe gjuhën e tij.Stili iautorit është individual dhe ai ngjanme një kreshendo artistike. E butëdhe e ulët në fillim, por energjiknë zhvillim dhe zgjidhje.Eshtëpër t’u përgëzuar iniciativa dheguximi artistik i autorit, për librinqë po na sjell. Urime për më tej!Kasëm SaliasiMë tej fjalën e mori Dr. Nuhi Vinca,i cili, Veprën e Ibrahim Abedinit ”Harro se ç`kemi biseduar” të botuarnë Tiranë- 2009 me 256 faqe equajti:-NJÊ VEPÊR MONUMENT,TESTAMENT E DOKUMENT INJÊ KOHE-Të promovosh një libër do të thotëtë flasësh për herë të parë publikishtpa e hapur derën e debatit apo tëtribunës,së (mendimit pro et contra).Për të qenë më i qartë do të themse në trevën e Strugës me 22 vendbanimeshqiptare, nga është edheautori ynë që e promovojmë, ështënjë ritual shekullor, jo për libra,sepse ato s`i kemi pasur për shkaqetë njohura historike, por për lindjene foshnjës që organizohet në natën etretë kur shtrohet sofra dhe rrokullisetfoshnja me urime e përgëzimetë stilit festiv. Kështu e mendojmëedhe promovimin e librit. I urojmësukses lindjes së një vepre tëquajtur ” HARRO SE Ç`KEMIBISEDUAR”, me të pesëmbëdhjetëtregimet dhe një parathënie dhe me256 faqet e tij me shkronja të imtakompjuterike. Secili tregim i ka mbi është idilike në kodrinat e Fërngovëspo aq bëhet edhe tragjike në20 deri më 36 faqe. Te secili tregim tëkënaq gjuha poetike e të bënë krenar trevën e Deçanit ku e çon shkrimtari,kompozicioni i tij dhe të vjenqëndresa prometetike nëpër valët ekohës e kontekstet historike. Pastaj keq që ajo njëzetvjeçare përfundonjetën tragjikisht duke lënë njëgjuha poetike, cështjet e ndryshmetë jetës bashkëkohore që trajtohen, trashëgimtar gjatë çastit të lindjes.janë ato që dëshirojmë t`i analizojmë Ky tregim meriton një qasje tëe të j`ua themi juve dashamirë të artit veçantë dhe na zgjon asociacione tëe të fjalës, që ju përshëndesim me shumta rreth aspektit mitologjik epërzemërsi. Libri është para nesh. tradicional ndaj dashurisë. A ngjanËshtë një fakt real me të gjitha vlerat, kështu në jetë? Pyetja konkrete hapimazhet e mesazhet dhe flet për ata fletën e diskutueshme për realitetinqë kanë vesh dhe intuitë. Urdhëroni e faktografik e realitetin artistik. Samë vlersoni, por para se të thoni dicka manifestohet në letërsi iniciativapër mua si fakt real dhe artistik ju lus e vashës dhe e djalit… Çështja setë mos më gjykoni pa më lexuar se si manifestohet në letërsi e në këtëautorim ë ka krijuar me shpirt poetik tregim iniciativa e dy faktorëvee prometeik.( Aludim te tregimi ” erotik është një çështje me rëndësi.Harro se ç`kemi biseduar”). Është me rëndësi në radhë të parëI lexova me ëndje të pesëmbëdhjetëtregimet dhe për secilin mund të ndalemi te ky aspekt, le të cekimpër versionin artistik. Por para setë bëhet një vështrim analitik sepse një çështje të njohur mitologjike qëtek secili tregim ka tema e çështje të ndërlidhet me iniciativën e tillë. Dihetse cështja për yllin e ”shkëpu-rëndësishme jetësore. Mbresa të thellamë kanë lënë tregimet si: ” Sherri”, tur” nga qielli e që bie në liqen ka” Harro se ç`kemi biseduar” e sodomos” Leonora”. Para se të ndalemi time. Njëri nga ato është si ky yll ishkaktuar shumë besime e interpre-në qasjen tonë për aspektin motivor shkëputur s`është fenomen astronomikpor poetik, është dashnorja qëtë tregimeve po prek shkurtimishttregimin ” Leonora” për një specifikë fluturimthi shkon në përqafim të tëqë rrallë e gjejmë te tregimet tjera dhe dashurit të saj dhe saktësisht ështënë gjithë letërsinë shqipe. Për mua ky perëndesha ASTARTA që shkon etregim është një befasi e këndshme. bien ë përqafim të dashnorit të sajVini re! Leonora merr iniciativë për gjithashtu perëndi, ashtu si Leonoratokësore shkon në përqafimtë shfaqur dashurinë ndaj një djaliushtar me emrin Loni. Kjo më kujtoi të Lonit.( Shih Xhems XhorxhAlbert Moravinë, neorealistin italian Frejzer, mitolog i njohur botërorme Çoçaren e tij. Edhe këtu shtrohet për Astratën e mitin skandinav,çështja e iniciativës së vashës në dyshinerotik…Pra tek vepra e Ibrahim AbedinitN.V.LPSHD,f.102 e tutje…Skenat e plazhit të Strugës, ato kodrinate Shtabit përshkruhen me një idil-tokësore. Gjykuar sipas shtjellimitky mit merr përmasa jo qiellore porizëm sa romantik aq edhe real. Po kjo të këtij motivi mund të theksohet sengjet edhe në tregimin e Ibrahim Abedinitku skenat e plazhit të bregliqenit dhe Lonit nuk janë perënditë,fuqitë e dashurisë midis Leonorëstë Strugës e sidomos shelgu bëhen në emër të të cilave janë krijuarskena dashurie, një dashuri që aq sa gjithë ato norma të stërvjetëruara5


kanunore e fetare të gjalla te babaii saj, duke i lidhur veprimete femrës e të dashurit të saj megjynahet që do të dënohen në jetëne pasvdekjes, pra në normat ” terrainkogmito” mesjeta e re. Jeta etregimit të dashurisë këtu nuk merrfrymë me këto norma; ajo qëllimishti harron dhe i eliminon ngagjiri i vet të gjitha fuqitë misteriozereligjioze që e pengojnë të pulsojnormalisht. Ajo njeh vetëm njëfuqi, dashurinë ndaj Lonit. Kjobëhet edhe fuqi misterioze në kuptiminmetaforik të fjalës edhe fuqinatyrale, reale në kuptimin jomitiktë fjalës. Fuqia e dashurisë i mundzotërat që e pengojnë atë, i mposhtnormat mesjetare, s`i përfill normatkanunore të traditës dhe del triumfalenë jetë e më shumë në letërsisi në këtë tregim me vizion poetik.Në letërsinë botërore janë të njohurashumë mite e legjenda që flasinpër funksionin që luan frymëzimi.Ndër to është fascinues Legjendae Vejnemejnemit ndër finlandezëtdhe Orfeut te grekët. Për karaktertokësor të frymëzimit vlen tëpërmendet miti i Pegazit të parnasitqë zbulon burimin e ujit, imazhqë në tregimet e Ibrahim Abedinitaplikohet në mesin e fshatarëve tëStrugës, në bregliqenin e mrekullueshëm,pra jo në sfera jashtëtokësorepor në mesin e vrullevejetësore. Aq sa ndjajmë kënaqësikur lexojmë tregimin ” Leonora”po aq ndjejmë neveri kur lexojmë” Profesori i fizikës” që kap faqetkatërmbëdhjetë deri më njëzetetetë,ku formula e dashurisë te ky personazhnuk është D+s=vazhdimësijeta por S-D që do ta quaja jodashuri njerëzore por shtazëri.Kështu mbresa të lënë rreshtat etregimit të lartëpërmendur. Skenate shtratit me një realizëm të EmilZolës prej natyralizmi të lënë efekteedukative për vazhdimësinë e jetës ejo për prostitucionin e vrazhdë…Pjesa e parë e tregimit ” Sherri”është aq funksionale sa që livadhishndërrohet në metaforë që ka përbazë historinë e Ilirisë që prore nëpërshekuj ka ardhur duke u reduktuar.…” Ngrije tani edhe njëherë gotëne rakisë se mos të vijë mendja dhepastaj shiko të tjerat, i thashë vetesdhe ndërkohë luajta gotën e vogël,duke shikuar pikat e fundit të rakisë.Ilirët duhej të dinin se sunduesitqë vinin në këto anë zhduknin çdogjurmë të testamenteve apo tapive tëtokës dhe ndryshonin edhe emrat evendbanimeve dhe toponimeve përtë humbur çdo gjurmë ekzistence”(f.32).…Por kur mendoj se edhe Ilirët kanëqenë që nga brigjet e Kroacisë… mëdhimset ky vend që dikur ishte meshumë burime… Nuk e di a qëndronnë këmbë shtëpia e gurit që ndërtoibabai. Hajde Fato Krasta hajde. Nukgjete qetësi shpirtërore asnjëherë dheasgjëkundi…”Kështu ” Sherri” shndërrohet në njëtraktat historiko letrar për gjenezënIlire të protagonistit dhe për të gjithë6lexuesit e vëmendëshëm; do t`juakisha porositur që ta lexoj secili këtënovelë-tregim për t`u vetëdijësuar see kaluara, e tashmja dhe e ardhmjajanë të ndërlidhura sa që po e harrovetë kaluarën ka rrezik t`i kthehetbumerang në të sotmen. Lexoni këtëdhe tregimet tjera sidomos ato faqetë mrekullueshme për livadhin dhebisedat informative në kuptimin adliteram dhe atë metaforik. Në ” Sherri”thamë se LIVADHI dhe BABAImarrin nuanca kuptimore duke kaluarnga semantika e parë ad literamnë kuptimin bartës me gjuhë poetikeqë më detyron të bëj një digersionaktual lidhur me poezinë e doajenittë letërsisë bashkokohore kosovare -është një poezi me titull ” Gjykimi”të E. Mekulit ku vargjet dhe aludimipërputhet me Babin e ” Sherrit” – Dotë vijnë fëmijët e fëmijëve tanë dhe edi nuk do të na shajnë për shtërzimettona të vogla e të mëdha se kush kafaj që të parët nuk na lanë asgjë posvorresh dhe padijes…” për çka nëKosovë u ngjall një diskutim pro etcontra…(-Një studjues bashkëkohor shqiptar,Sadik Bajko, thotë: ) Duke lexuarkëto tregime qoftë ” Harro se ç`kemibiseduar” apo të tjerat, unë NuhiVinca, theksoj që një problem mbetetaktual siç thotë Sadik Bajko, Gjuhajonë, shqipja, është gjuhë e vetme nëballkan dhe në botë… Ne nuk jemisllavë të Jugut që mbrojnë ata të Veriut,as gjermanë e as latinë. Pra nukbëjmë pjesë në ndonjë familje popujshsi latinët, anglosaksonët, gjermanikëtetj etj. Jemi shqiptarë pa fis,pa kushërinj. Si ne ashtu edhe gjuhajonë nuk kemi të afërt në këtë botë…Kam përshtypjen se në librin e I.Abedinit qarkullon midis rreshtashdhe haptas ideja e bashkimit dhe joe përçarjes. Ai e ka parë se sa rëndëështë të gjindesh midis të huajve, të


flasësh e të mendosh në gjuhë të huajedhe me vetëveten për t`u përgjigjurpara Alajbegut të gjithpushtetshëmkur i shtronte pyetjet për gjendjen nëKosovë, për antarët e familjes etj.Prandaj kur njeriu lexon kësoshkrimesh si të I. Abedinit bindetse neve nuk na duhen përçarjet e asshkrimet e anonimusëve që hartojnëkako-lista të çuditshme dhe mundohentë ngjallin sherre dhe përçarje.Bashkimi kombëtar si ideal i rilindasvetanë mbetet ideal aktual qënuk shuhet e nuk duhet të harrohetasesi. Ky del si qëllim në librin e I.Abedinit. Në fund do të them atë qëthash në fillim. Ky libër është dhe dotë mbetet një monument për shkaktë vlerave artistike, një testamentpër shkak të synimeve të brezave tërij dhe një dokument kohe që ngaviti 1981 e më tej kur në ushtrinë eIsh Jugosllavisë të rinjtë shqiptarëktheheshin në arkivole me pretekstetë vetëvrasjeve siç është edhe rasti tetregimi “ Harro se ç`kemi biseduar”ku përmendet një rast konkret. Vlerae këtij libri është edhe me pasurinëe cultures shpirtërore të këngëvepagane. Në një rast e gjejmë autorinduke përshkruar kurorat që I përpijnëvalet e liqenit në shenjë homazhi;në një rast tjetër në tregim gjejmëkëngët për ngjalljen e shiut etj etj.Kjo na kujton edhe Lazgush Poradecinton të madh që arriti kulmin nëpoezinë modern kur e gjejmë dukeshtyr mbi valet e liqenit kurora tëfreskëta që I bën si homazh përshumë viktima të liqenit dhe meemër e mbiemër për dy dëshmorëe veprimtarë të rilindjes kombëtareMenduh Zavalanin dhe TelemakGërmenjin që xhon Turqit pas 1908-tës I dënuan me dënime drastike nëliqen për të cilën edhe prozatori dhepoeti ynë I. Abedini krijoj këngënpërkatëse si pjesë e tregimit të tij.(f.54-55)I.Abedini krijon prozën e tij dhedëshmon se e njeh dhe e do teknikëne shkrimit dhe historinë e kombit tëtij. Le t`I lexojmë këto shkrime sedo të na shtohet bindja se jo vetëm eduam lirinë por edhe ta mbrojmë atëprore të jetë në vatrat tona shekullore.Pas Dr. Nuhi Vincës, Xhemi HajrediniI dha fjalën autorit të librit,Ibrahim Abedinit, icili, pasi përshëndetipjesmarrësit me fjalë të ngrohtashtoi edhe këto fjalë për librin:-Kyështë libri im I parë me tregime përtë rritur. Por në rradhitje të vepraveështë botimi im I shtatë. Kësajrradhe, ndryshe nga rradhët e tjera,nga tregimet për fëmijë dhe nga poeziakalova në tregime për të rritur.E bëra këtë nga dëshira dhe nganxitja shpirtërore për ti shpalosur nëletër dhe për t`i bërë të pavdekshmekëto tema, sa interesante aq edhetë dhimbshme, sa të ngatërruara aqedhe të kapshme për lexuesin që tëjet sa më afër një realiteti që e kadëgjuar ose që e ka pas para syve,ose edhe që e sheh kudo në jetëne përditshme; ose edhe vetëm nërrethana të caktuara, por jo në tërësisi në këto tregime.Kam prekur tematë ndryshme të jetës dhe këtë ekam bërë duke u nisur nga ajo se: -Shkrimtarin nuk e obligon asgjë qëtë jet I lidhur pas një teme të vetme(po I levize sytë ato nuk shohin mënjë drejtim të caktuar). Për lexuesit,adhuruesit e tregimit kam prekurtema që ngjallin interes dhe që bëjnëpërshtypje, por jo duke trilluarngjarje apo ndodhi dmth. Gjithmonëduke iu afruar dhe kapur relitetine jetës. Unë jam munduar që nëkëto tregime të sjell diçka të re, jovetëm në kuptimin e temës, porn ëvetë mënyrën e trajtimit të ngjarjesdhe në aspektin e përdorimit tëlire të fjalës duke mos u frenuaras edhe në shprehje banale për tëarritur efektin e dëshiruar. Këto tregimejanë shkruar pothuajse me tënjejtin stil si shumë tregime të autorëvesuedez, finlandez e danezëqë unë i kam lexuar, por gjithmonëduke mos u larguar nga tradita, ngavlerat shoqërore dhe nga rëndësiakombëtare. Unë e pranoj se nëdisa raste jam treguar I ashpër megojën e disa personazheve, dheherë-herë e kam ngritur edhe zërine revoltës dhe të nervozizmit si njëmjet domosdoshmërie për të zbuturshpirtin e tyre nga padrejtësitë.Si çdo shkrimtar i vendit të tij qëështë marr me krijimtari letrareqoftë në vend a qoftë edhe jashtëvendit nuk ka lënë anash ose papërmendur bukuritë e natyrës si:mallet, shkrepat, lumejtë, liqejtëmeatë gjallërinë dhe origjinalitetin qëkanë. Dhe më tutje I lë lexuesvenë dorë të lexojnë e të vlersojnëtregimet.Pregaditur për shtyp ngaI.Abedini- Göteborg Suedi2009.08.157


Intervistoi Arsim HaliliIntervistë me aktorin Fatmir SpahiuTeatri, po shëndrrohet dita ditës në objekt promovimesh politike dhe për mbledhje komemorative. Fatkeqësishtky është realitetit.Ata që kanë vendos me u marrë me aktrim, ata tani më veç kanë filluar të merren, e kam fjalën për të rinjtëe gjeneratës sime, sepse kjo moshë është edhe kur krijohet edhe karriera e secilit të ri. Ai fillon me u përsonalizume vetveten. Të gjithë ata që merren me këtë zanat, do tu them se është një profesion i mirë, i cili tëmbështet gjatë tërë jetës, por edhe ja vlen të shkojnë vitet pa hetuar.Një prezantim të shkurtërJam Fatmir Spahiu,jam njëzetë e shtatë vjeçar, i lindur në Beograd , atje kam jetuar një kohë, tash jetoj në Gjilandhe në Prishtinë, që do të thotë se jetoj paralelisht në këto dy qytete. Jam angazhuar si aktor profesionist nëPrishtinë.Konsideroni se jeni i lindur përaktor?Mendoj se talenti është ai që lind, nukbënë ndryshe, nuk krijohet gjatë kohës.Ajo që krijohet gjatë kohës, për mesushtrimeve dhe gjatë studimeve ështëshprehi e punës. Mirëpo definitivishtkam lindur si shumë: aktor tjerë, sishumë piktor, muzicient, që lindin e nukkrijohen me kohë.Ç’është për ju aktrimi?Aktrimi për mua, fillimisht ështëdashuri, është qëllim, mirëpo në ndërkohëshndërrohet edhe në punë rutinoree cila sjellë të mira materiale. Për muaaktrimi është përditshmëri, është jetëdhe është mundësi e mirë për t’u shprehur,pse jo edhe për të jetuar.Në serialin “Kafeneja jonë” njiheni merolin e personazhit ”Oki”, ju thërrasinme këtë emër edhe në përditshmëri, rrethi ku jetoni dhe si ndieni për këtë?Aspak nuk më pengon, përkundrazi më bëhet qejfi derisa e dëgjoj tek më thërrasin me këtë emër personazhi, nëgojën e shumë adhuruese të mi dhe në gojrat e pa numërta. Më bënë të kuptoj se ky serial është mjaft i shikuardhe se personazhi im është mjaft i pëlqyer tek masa.Cilin rol tuaj do ta veçonit, që keni më për zemër?Dëgjo, unë kam nja 20-30 role në teatër. Këtë gjë e di një rreth i vogël i shoqërisë, për shkak se teatri është mëpak i famshëm në krahasim me televizionin. Kam shumë role, kam shume shfaqje, në shumë drama e shumëkomedi teatrale. Rolet janë si fëmijët nuk mundesh me nda asnjërin prej tjetrit, por secili punohet me dashurinëmë të madhe. Kështu që nuk e kisha veçuar ndonjërin prej këtyre pikërisht për këtë arsye.Nëse nuk do të ishte Fatmiri aktor, ku do ta gjente veten?Mendoj se do të ish ekonomist, sepse sa do pak kam afinitet edhe për këtë fushë, unë nuk ju tregova më parë, sejam edhe pronar i një kompanie “ Buka” në Prishtinë. Kompani e cila merret me marketing, promovim të pro8


dhimeve të ndryshme komercial edhe ky afinitet i vogël që kam për ekonomi dhe biznes, mendoj se do të ishaorientuar dhe përcaktuar për atë anë.Mendoni se është mbrojtur aktori me ligj në Kosovë?Unë, mendoj se aktori dhe në këtë rast, si një lloj vegle për me arrit qëllimin, jo vetëm aktori si individ, poredhe produksionet ku hyjnë regjisori, skenografi, aktorët, apo më mirë të them komplet ajo industri, nëse mundta quajmë ashtu, janë jashtëzakonisht të dëmtuar dhe nuk mbrohen aspak me ligj. Fatkeqësisht, ju e dini se sishkon miratimi i ligjeve në vendin tonë, ecët me këmbët e breshkës. Kjo thjesht ja pamundëson, kësaj industrietë mirë ekziston. Kam shumë shokë producent, e di se në rastin e parë kur ata prodhojnë diçka, qoftë ndonjë:video-program, ose ndonjë video-kasetë, ajo mund të mbete në shitje vetëm 12-13 orë. Vetëm deri sa ta blenindividi i parë, ai më pas e bart automatikisht në Yootube, ose në faqe tjera, që do të konstatoja se gjithë kjoindustri është e pambrojtur nga pirateria.Po të ishit personalitet me ndikim politik,çfarë kishit ndryshuar në kulturënKosovare, veçmas fushën që i përkisniju?Mendoj se, aktorët janë individ që kanë ndikim nëshoqëri, nuk do ta quaj ndikim politik, por ndikimnë shoqëri. Sepse e kemi parë, para se të mbahenzgjedhjet, një numër i politikanëve, kanë dëshirëtë jenë përkrah aktorëve, sepse dëshirojnë të identifikohenme ta. Kisha për të thënë se kemi ndikimnë shoqëri, për deri sa na shohin në televizion çdoditë, pastaj në qytet, etj. Nuk do të mundem tëndryshonim diçka spektakulare, megjithatë jemiduke ndryshuar, sepse jemi gjeneratë e re, e cilaështë duke importuar një frymë të re të lojës, njëklimë të re të aktrimit, pra një zhvillim i hovshëmi aktorëve tek ne.Sa është duke u stimuluar aktori përpunën që e bënë?Mund të them se stimulim nuk ka këtë rast. Nuk do të përsonalizoj vetën time, në këtë intervistë, por produksioniështë në një krizë të vlerave, pikërisht për arsye të mos mbështetjes sa duhet dhe kjo bënë që me vështirësitë përthekohen projekte e ndryshme artistike, në mungesë të mjeteve financiare .Kur ke para më menaxhon më lehtë në familje, e të mos flasim në një institucion.Si aktor me moshë të re, por perspektivë në karrierë, çka do ti sugjeronit rinisë tonë?Ata që kanë vendos me u marrë me aktrim, ata tani më veç kanë filluar të merren, e kam fjalën për të rinjtë egjeneratës sime, sepse kjo moshë është edhe kur krijohet edhe karriera e secilit të ri. Ai fillon me u përsonalizume vetveten. Të gjithë ata që merren me këtë zanat, do tu them se është një profesion i mirë, i cili të mbështetgjatë tërë jetës, por edhe ja vlen të shkojnë vitet pa hetuar. Për bashkëkombësit e mi posaçërisht në Luginë, unëi inkurajoj që të qëndrojnë në vendet e tyre, ku edhe kanë lindur. Të luftojnë me mjete më të mira paqësore tëmundshme: me muzikë, art, kulturë në përgjithësi. Me një fjalë ta luftojnë depresionin që e kanë sjellë të tjerët.Planet afatshkurtra të aktorit Spahiu?Këtë mund ta quaj vit i angazhimeve, kam xhiruar dy- tre filma, të metrazhit të shkurtër dhe të mesëm. Nëvjeshtë filloj një cikël të dokumentarit për sigurinë në Kosovë, që e bëjë po ashtu me kompaninë “Buka”. Jeminë kontakt me disa donatorë për një film për fëmijë, por për këtë nuk do të zbuloj asgjë më shumë, sepse ështënë fazën e letrave, në fazën e projektit.9


Sa janë degjeneruese serialet e huaja, në televizionet tona?Përsëri po kthehem te ligji, çdo gjë në botë edhe në demokracitë më të mëdha, si në Amerikë, ku është bazae demokracisë, çdo gjë është e censuruar dhe mbrojtur me ligj.Mendoj se duhet rregullohet dhe jo të sanksionohetme një memorandum, me një ligj nga komisionari i lart për media. Një nga serialet e huaja, tani përtani, më shikuara në Kosovë, seriali ” Jeta e hidhur”, të jepet pas orës 12 të mbrëmjes, ky do të ishte një ngashembujt e shumtë të këtyreserialeve. Fundja këtënuk mund të ja ndalosh, seështë televizion privat, potë bëhen norma të tilla dotë minimizohet interesi ishikueshmërisë. Duhet tëthem se ky trend nuk ështëvetëm në Kosovë, por ështëtrend ballkanik, andaj edhejemi të pafuqishëm në këtëaspekt.Sa i për ketë degjenerimit,përderisa shikohen në këtëmasë ndikon në masë negativisht.Kohën e lirë ku e kaloni?Kohën e lirë, e kaloj nëGjilan. Me që edhe jam Gjilanas,pas një punë aktive,gjatë javës dhe me për plotëagjenda, vij dhe çlodhem sado pak, si gjatë vikendeve, por edhe gjatë verës.Sa jeni të kënaqur me pjesëmarrjen e personaliteteve në teatër?Teatri, po shëndrrohet dita ditës në objekt promovimesh politike dhe për mbledhje komemorative. Fatkeqësishtky është realitetit. Produksioni i shfaqjeve është jashtëzakonisht i madh edhe pse jepen shfaqje të mira, teatriështë në krizë për audiencë.Vizita e personaliteteve në Teatër, bëhet para zgjedhjeve dhe në momentin që kryhen ato, ata gradualisht zhdukendhe i kthehen bizneseve të tyre.Opinioni i juaj për Luginën e Preshevës ?Kam simpati të veçantë, bile mund të them se shfaqjen e parë të realizuar në Gjilan, mandej reprizën parë. ekam bërë në Preshevë kanë qenë atje “Ditët e komedisë shqiptare”. Përveç kësaj na lidh edhe rrethi familjar dhefarefisnor, qoftë me Bujanoc, Preshevë, Kumanovë, e gjetiu.Më lidhin edhe motivet me Luginën.Mesazhi i juaj për lexuesit e revistës sonë?Kam dëgjuar edhe më herët për këtë revistë, vetë fakti keni nxjerr kaq numra, tregon se ka një qëndrueshmëriprofesionale, natyrisht edhe lexushmëri, prandaj le të jetë një nga motivet për të qëndruar në Luginë edhe kjorevistë. Duke qenë se shpërndanë informacionet më te freskta rreth Luginës dhe për Luginën në të gjitha poret ejetës .10


Me pas, për çdo natë ata të dy përshëndeteshin. Karrocieri-kalë një mbrëmje i dha shenjë Lules që të zbriste ngaballkoni. Ajo tamam si një flutur për pak sekonda i erdhi pranë.- Me çfar mund t’ju ndihmoj zotëri? - pyeti me naivitetin e fëmijës Lulja.- Lule! Unë kam nevojë për ndihmën tënde por nuk e di nëse don të më ndihmosh?- Kërkomë çfar të dush që unë kam mundësi për të ndihmuar.- Unë jam vrarë në të dy këmbët dhe dua që ti t’ mi mjekosh dhe lidhësh palgët, por..., unë s’ dua që të na shohëkush pasi...Ti e di si janë gojët e liga në qytetin tonë?Lulja nuk foli. Ajo deshte ta ndihmonte por nuk dinte se si pasi aty në rrugë kalonin vazhdimisht njerëz pa le qëmund ta shikonte e jema!- Sikur të vish me mua diku? Ke besim tek unë?- Ku?- Unë rroj vetëm në një dhomë aty poshtë, tek ish konvikti i mjekësores...- Jo, jo! Është larg dhe do më kërkojnë...- Po mire, sikur të hyme tek ai bunkeri aty lart tek rruga e Mborjes?-...!- Vetëm dy minuta sa ti të më mjekosh.- Pse nuk e bën vetë atë punë? Pastaj s’ke asnjë shok a mik?- Po unë s’kam as alkol, as fasho, as gazra, s’kam asgjë.- Ti jap unë dhe shko mjekohu në shtëpi.Fukarai i shkretë u pikëllua që nuk do provonte dorën e butë të saj dheshtërngoi dhëmbët i pafat dhe tërhoqi dhunshëm karrocën e cila ju bashkua vajtimit të tij me qarjen e rrotave.Këtë radhë do të qe Lulja ajo që do të ngelte si një monument në mes të rrugës dhe makinat do ti shkonin fareafër nga të dy krahët duke u rënë burive e duke e ftuar atë llokume.Disa djem të rinj, shofera, ndalën afër saj duke i bërë komplimente për bukurinë trupore por duke e quajturshushkamene e të lënë nga trutë! Njëri i tha patë budallaqe dhe një tjetër e quajti pëllumbeshë teleshmëne.Lulja ishte gati ta ndiqte nga prapa të panjohurin duke i thëne se i dhimbsej shumë fatëziu dhe se ajo do tëvinte kudo që ai do të deshte për ta ndihmuar. Njëkohësisht ajo ndjente dhe një fare frike siç ndjen një kafshështepiake kur i zoti e shet tek një i panjohur. Kafsha e shkretë çapitet pas të panjohurit por mëndja i dorovitet nëdrjtim të kundërt, andej nga ish i zoti i saj dhe ndjen një pasiguri që i sjell frikën por që nuk ka se çfar të bëjë.Kapistra e të panjohurit e tëreq në rrugë të panjohur.Njeriu-kalë as që e këtheu fare kokën dhe kjo e bëri Lulen që ta ndjejë veten fajtore!Të nesërmen, Lulja e priti me padurim, ne ballkonin e saj, kalimin e te panjohurit. Kur ai u çfaq përsëri në rrugëasaj i gufoi zemra nga një ndjenjë e trazuar ku ishin bërë përshesh keqardhja, pendimi, përkujdesi, mëshiradhe frika. Një forcë e panjohr shpirtërore e shtyri drejt rrugës. Ajo u ndodh përseri ballë-përballë të panjohuritfukara i cili ndali karrocën dhe e pa me kujdes që nga gishtat e këmbëve deri tek flokët e kokës. Fytyra e tij evrenjtur u kthjellua dhe dielli i zëmres i ndriçoi sytë e fjetur. Një muskul mbi vetullën e majtë i lëvizi disa herëinstiktivisht.- Me prit tek bunkeri se do te vij të mjekoj! - i foli Lulja me një ton urdhërues dhe vrapoi drejt shtëpisë për tëmarrë çfar i duhej për mjekim.***Lulja vazhdonte të qëndronte mbrëmjeve, si përherë, në ballkon. Njeriu-kalë për çdo mbrëmje vazhdonte tëtërhiqte karrocen plot me dru duke rënkuar. Vajza sapo e shikonte zhelanin që tërhiqte këmbët zvarrë nga mundimi,psherëtinte duke thënë, “Paska një vërtetë një Zot!”12


Këtë realitet Artina shumë mirë e paraqet me anë të vargjeve:“Ejani, ejani, Kosova ju pretMos rrini në kurbetSe gjyshi e gjyshja thonëGyri rëndë peshon-Në vend të vet!”Përveq këtyre vargjeve kushtuar kurbetçinjve, kemi edhe poezinë “Mosni”, ku bënë thirrje për të gjithë ata që elëshojnë vendin, ku iu jep një shpresë dhe optimizëm se:“Bota tash është këtuTok me ëndërrat tona”.Artina Mehmedi është një krijuese që premton shumë, se në të ardhmen do ta rrisë gradualisht vlerën e shkrimevetë saja.Këtë prirje të natyrshme e tregoi me sukses në këtë vëllim poetik.NJË MBRËMJE ME MERGIMTARËT NGA BORÅS E RRETHINAQendra Kulturore Shipatre “Migjeni” në Borås me rastin e muajit te madhnishëm të ramazanit, ka organizuarnjë Iftar mebashkekombasittanë tëcilët jetojnëdhe veprojnene Borås dherrethinë.Ishte shumeinteresantekjo mbrëmjeku u takuanveprimtarkulture, traditedhe pune, kembyen mendime dhe ide rreth punes dhe veprimtarise se bashkekombasve tanë ketu.Ishin takuegjenrata tendryshmeme mosha tendryshme.Ishte njëmbremjeme te veretevëllëzeroreku iumundësua qëgjenerata tendryshme te njjihen me njera tjeteren të kembejne mendime dhe ide pune.Ne kete mbremje ishin ftuar edhe veprimtar të denje të qeshtjes kombëtare të cilet në kohë të ndryshme kanëdhene kontributin e tyre në afirmimin e qeshtjes kombetare shqiptare ne diasporë.14


Shkolla shqipe e mësimit plotësues në Uddevalla të SuedisëPoezi shkruar nga nxënësja e klasës së gjashtëLaura BerishaHazbi Lalincamësues, UddevalaSkënderbeuTrim e luftëtarI fortë e shpëtimtarÇliroj vendin e tijDuke luftuar për liri!Nënës simeINënën time shumë e duaSe ajo më ka rritur muaShumë e respektojSe ajo më gëzoj!IIJe ëmbëj, je e mirëJe si dielli që rrezonJe si hëna që dritë bënJe si ylli që ndriqonZemra ime shumë të doIIINënën time shumë e duaSe ajo më lindi muaMë mësoj më edukojTë mirat e saj kurrëNuk do ti harroj!ShkronjaNjë shkronjë sot e mësovaDhe atë shkronjëNuk e harrova!AtdheuAtdheu im është KosovaKëtu ku shtrohet sofraKy vend është plotë gëzim.Gjyshës simeGjyshja ime më këshillonTë shkoj në shkollëDhe mirë të mësojSa herë unë marrë pesaAjo më përqafonDhe të gjitha të miratAjo mi uronVendlindjes sime…………………………………….Rrëzë një kodrineAty unë u linda dhe u rritaAtje unë u edukova dhe u arsimovaNë Margeshin tim krenarëAty pra, është vendlindjen ime.INë shkollën fillore Ramiz SadikuShkronjat e para aty i mësovaDhe katër klasë të fillores imbarovaTe mësuesi i dashur SherifRrustemiIIMu në mes të fshatit kalon lumiMagriEmër i vjetër ilir që zbukuronfshatinKa floren dhe faunen e xehe tëpasuraKa Bajën natyrore shumë shërueseIIIVendlindja ime e dashur kahdo qëunë të shkojMe dashuri të madhe ty,cdoherëdo të kujtojDhe derisa të rroj,prore kurrë nukdo të të harroj.15


Shkruan: Sabir KRASNIQIOPTIMIZMI NË JETËOptimisti i gëzohet kësaj dhurate hyjnore, i gëzohet rrezeve të para të diellit, i gëzohet agimit dhe është gjithnjëfalënderues, prandaj edhe e përshëndet krijuesin e tij sapo t’i hapë sytë në mëngjes. Ai i qaset ditës së re, e mekëtë edhe vet jetës, me plotë gjallëri, vullnet, besim e vendosmëri, sepse e vlerëson pambarimisht këtë dhuratëhyjnore, dhe qenia e tij ndjehet e disponuar, e gëzuar, e lumtur...Gjithnjë e më shumë po dominon, po pranohet dhe po përkrahet mendimi se mënyra e jetës sonë, e në veçantiqasja pozitive ndaj saj, ndikon padyshim në të gjitha proceset psiko-fiziologjike, e më këtë drejtpërdrejt edhe nëshëndetit tonë. Qëndrimi optimist ndaj sfidave që na i parashtron jeta, pra prirja e individit për t’i parë gjërat ngakëndvështrimi pozitiv, për t’iu qasur jetës me plotë gjallëri e hare, me guxim e besim në vete, me siguri e vendosmëri,pa pasur frikë nga vështirësitë që mund t’i shfaqen si pengesa të mundshme gjatë rrugëtimit të tij drejtrealizimit të qëllimeve të përcaktuara... konsiderohet edhe shkencërisht si veprim shumë i dobishëm, bile edhei domosdoshëm, në harmonizimin e balancës shpirt - trup; si burimi i vetëbesimit i atmosferës disponuese meefekte shumë pozitive dhe të dobishme , si për sukseset në veprimtari të ndryshme ashtu edhe për organizmintonë në përgjithësi. Në përditshmërinë tonë, pothuajse të gjithë e dimë, se optimistët, në krahasimi me ata që nei quajmë pesimist, ata që ndjehen të pafuqishëm të reagojnë kur është e nevojshme, ata që i nënshtrohen pasivitetit...janë njerëz më aktiv në jetë, njerëz që, në një farë forme, e shikojnë jetën drejt në sy dhe i hedhin hapatme siguri dhe besim të plotë në vete. Pra, optimisti vlerëson dhe çmon aftësitë e veta, fuqinë e të menduaritpozitivisht, dhe i arrin qëllimet e caktuara, përderisa pesimisti është i bindur në pazotësinë e tij dhe gjithçka,në rrugëtimin e tij, e konsideron pengesë. Më e keqja është, që ai, nën pushtetin e pasivitetit, nuk merr asnjëherëmundin që të bëjë ndryshime në shprehitë e ngulitura në kokë, dhe me këtë ua trason terrenin patologjiveshpirtërore siç janë fobitë, depresioni, neurozat etj.Nuk duhet të pajtohemi me atë se njeriu lind optimist osepesimist, se këto veti janë dukuri të pandashme të personalitetit ose të trashëguara gjenetikisht, edhe pse nukmund të përjashtohet tërësisht një lidhshmëri në këtë kontekst. Optimizmi formohet, sikurse edhe pesimizmidhe, natyrisht, edhe mund të ndryshoj në kohë, varësisht prej rrethanave. Nuk është edhe aq e vështirë të fillohetme krijimin e vetive pozitive, pra, për ta parë jetën nga prizma optimiste, e vështirë është që të ruhen nëkontuinitet ato ndryshime. Kjo, përafërsisht ngjanë me dietën: lehtë është të hiqen disa kilogram, por e vështirëështë që të ruhet pesha e arritur pastaj! E për ta ruajtur këtë vazhdimësi, njeriu që dëshiron t’i qaset jetës me optimizëm,duhet të punoj me veten, me egon e tij, me mendimet e tija, t’i ushtroj ato m’u sikurse atleti që përmestrajnimeve të rregullta arin ta ruaj freskinë trupore.Ne si qenie njerëzore kemi dhuratën më të çmuar të mundshmenga Perëndia - jetën, lirin e skajshme për veprim... dhe tërësish varet prej nesh se si do t’i qasem asaj! Nëkëtë qëndron edhe dallimi esencial në raporte me gjallesat tjera. Urtaki më i madh i shekullit 20, Osho, në njëligjërim të tij, e shpalos shumë kapshëm, shumë bukur, shumë bindshëm qasjen e individit ndaj kësaj dukurie.Në pyetjen që i bëhet Oshos: “A është vallë jeta, megjithatë, e mjerë?”, në një pjesë të përgjigjes ai thotë:“Jeta vetvetiu është pëlhurë e pastër. Ti mund të pikturosh mjerimin, por mund të pikturosh edhe lumturinë. Timund ta përdorësh këtë liri në mënyrën që jetës tënde t’ia sjell ferrin, e po ashtu edhe në mënyrën që mund t’iasjellë bukurinë: mirëqenien, fatbardhësinë dhe diç parajsore. Krejt kjo varet nga ti.Ti mund t’i lejosh vetes të bëhesh një lulëzim i mrekullueshëm i vetëdijes, por mund të bëhesh edhe robot. Por,mbaje në mend, ti e mban përgjegjësinë - vetëm ti, dhe askush tjetër.OPTIMIST ËSHTË NJERIUQË NË AGIM I QASET DRITARES DHE THOTË: “MIRËMËNGJESI, ZOT!”PESIMIST ËSHTË NJERIU QË I QASET DRITARES ME FJALË: “O ZOT, MËNGJES ËSHTË?”Krejt varet nga ti. Ai është një, i njëjti mëngjes, ndoshta edhe e njëjta pamje, ndoshta edhe që të dy këta personabanojnë në të njëjtën dhomë - çdo gjë varet nga ata.”Pra, optimisti i gëzohet kësaj dhurate hyjnore, i gëzohetrrezeve të para të diellit, i gëzohet agimit dhe është gjithnjë falënderues, prandaj edhe e përshëndet krijuesin e tijsapo t’i hapë sytë në mëngjes. Ai i qaset ditës së re, e me këtë edhe vet jetës, me plotë gjallëri, vullnet, besim evendosmëri, sepse e vlerëson pambarimisht këtë dhuratë hyjnore, dhe qenia e tij ndjehet e disponuar, e gëzuar,e lumtur... dhe natyrisht edhe suksesi, edhe shëndeti por edhe dashuria do të jenë përherë në anën e tij. Ai ështëkreator personal i ardhmërisë së tij sipas arkitekturës së dëshiruar. Pesimisti, në të kundërtën: sapo të16


agon dita, mbulon kokën me jorgan, dhe fillon të mallkoj gjithçka... edhe rrezet e diellit... edhe vetveten!!! Aiqë në mëngjes e bombardon veten me parandjenja të këqija, me mendime negative dhe me këtë e ngarkon tëgjithë qenie e tij me mëri, mërzi, me trishtim duke trasuar kështu bazamentin që nga çastet e para të agimit,me pasiguri, me paaftësi, me mosbesim në vete për suksese të reja në ditën që e pret e me këtë edhe humbjene shpresave për një ardhmëri të suksesshme, të gëzuar e të lumtur.Optimisti i absorbon që në mëngjes rrezet epara të Diellit për të akumuluar energji të re dhe për ta zbrazur atë pastaj drejt caqeve të dëshiruara, përderisapesimisti e refuzon atë energji, prandaj edhe njehet gjatë gjithë kohës i plogësht.Optimisti gjen gjithnjë shtegune duhur për të lëvizur drejt qëllimeve të veta, sepse posedon besimin e duhur në aftësitë e tija për t’iu kundërvusfidave që mund t’i paraqiten gjatë atij rrugëtimi, përderisa pesimisti, me pasivitetin e vet, me mosbesimin nëaftësitë e veta, me dyshime irracionale vë barriera duke i mbyllur edhe ato pak shtigje ekzistuese që mund tanxjerrin në rrugën e suksesit. Dhe e gjithë kjo, nuk është asgjë tjetër, veçse produkt i mendimeve tona. Pra, ne,dhe vetëm ne me mendimet tona, jemi ata që e krijojmë vuajtjen ose lumturinë, dështimin ose suksesin, ose mefjalë të tjera: ferrin ose parajsën. Urtaku unë Daut Demaku në librin e tij “Sekreti i lumturisë” (të cilin mund tashkarkoni falas në sektorin “Literaturë”), ndër të tjera shkruan: “Të gjitha ligjet e natyrës punojnë për të mirën enjeriut, vetëm njeriu punon kundër vetvetes. Zoti - (mençuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrës – thoniqysh të doni) - njeriut ia ka dhënë TË GJITHA, pra, ia ka dhënë të drejtën të zgjedh e të merr çka të dojë dhesa të dojë nga jeta e vet! Njeriu e ka LIRINË e madhe – dhuratë hyjnore: prej SHËMTIE deri në SHËNJTRI.Kjo është dhurata më e shtrenjtë e hyjnores për njeriun që, njeriu i gjorë, nuk DI ta përdorë.”Megjithatë, njerëzitassesi nuk arrijë ta kuptojnë se burimi i të gjitha sukseseve ose dështimeve, i lumturisë ose mjerimit, i bukurisëose shëmtisë, qoftë ajo trupore ose shpirtërore, gjendet brenda qenies së tyre, në të menduarit e tyre. Të menduaritështë ENERGJI. Energji që vë ne aksion të gjitha mekanizmat e organizmit tonë. Mendimet janë zanafillae çdo gjëje, e të gjitha proceseve psiko-fizike, e pasqyrimit të botës sonë, të brendshme apo të jashtme. Edheoptimizmi ose pesimizmi, nuk janë asgjë tjetër vetëm hallkë në këtë proces të të menduarit, pra qasje personalendaj dukurive të jetës nga këndvështrime të ndryshme - optimisti e sheh jetën parajsë, përderisa pesimisti ferr!Po e konkretizoj këtë me një gotë të mbushur përgjysmë me ujë. Për optimistin gota është gjysmë e mbushur,për pesimistin gota është gjysmë e zbrazur! E njëjta gotë, e njëjta sasi e ujit - shikime (mendime) të ndryshme!Optimisti e sheh gotën me ujë gjysmë të mbushur pasi ai synon lartësitë, arritjen e majave - suksesin duke umbështet në besimin në vete. Vizionet e tij, dëshirat e tija janë të brumosura me frymën e mendimeve pozitivedhe nga ky spektër ai e sheh dhuratën hyjnore - jetën si parajsë në të cilën kultivohet, mirësia, dashuria dhe lumturiae amshuar. Pesimisti e sheh, të njëjtën gotë, gjysmë të zbrazur, pasi vizionet e tij janë të zbehura, dëshirate topitura, veprimet e pasigurta, besimi i humbur. Fryma e mendimeve negative i kundërvihet çdo shkëndije tëmundshme të shpresës dhe në qenien e tij lëshon rrënjë mjerimi, mjerim i cili, të njëjtën dhuratë hyjnore, prajetën, e kthen për të në vuajtje dhe ferr të vërtet. Dhe nuk duhet këtu ndonjë llogari e komplikuar për të nxjerrkonkluzion të drejtë për këto dy dukuri, për këto dy gjendje, po i quaj, komplekse të shpirtit.E para - optimizmi, i sjell zemrës buzëqeshje, gëzim, shpresë e mbi të gjitha besim dhe siguri në hapat e hedhurdrejt sukseseve të reja, dhe me këtë edhe i përballon ose sfidon vetit negative dhe gjendjet emotive që janë si burimbazë i situatave shtresuese duke krijuar kështu edhe imunitet të fuqishëm për organizmin, dhe njëkohësishtedhe shëndet më të mirë psiko-fizik. E dyta -pesimizmi, helmon zemrën me paragjykime të gabuara, me mirazheiluzive, frustracione paranojike, duke kultivuar në të vetëm gjendje pikëlluese, melankoli kontinuitive dheme këtë edhe gjendje dëshpëruese, depresive, situata të rënda shpirtëror me pasoja shumë serioze për higjienënmentale dhe për shëndetin e tij në përgjithësi.Këto që i shkrova më lartë nuk janë pjellë e imagjinatës sime, asteori të thata formale, por dukuri shumë reale të vërtetuar shkencërisht përmes eksperimenteve e bëra në shumëinstitute, laboratorë e klinika me famë botërore. Nuk po i cekë këtu rezultatet pasi nuk po dua ta ngarkoj lexuesinme llogari matematikore, thjesht, dëshira ime është të dërgoj një impuls sado të vogël deri te receptorëte vizitorit të nderuar të kësaj web faqeje, dhe t’ia bëjë të ditur se leva e marshit është në duart e tij, në mendjene tij, dhe prej tij varet se kah do t’i jep asaj...Bëhu optimist dhe përqafoje jetën - buzëqeshi i pari asaj që pastajajo të ta dhuroj buzëqeshjen e pafund ty - parajsën e vërtet. Mos harro: buzëqeshja është nektari i jetës dhe njëzemër që ushqehet me këtë nektar nuk do t’i mungoj kurrë lumturia.17


Nga ky numër i revistës sonë Dituria ne do botojmë nga një problem matematikorNjë grua po barte për në treg një shportë me vezë. Një kalimtar e shtyu atë padashje,shporta i ra në tokë dhe vezët u thyen. Fajtori deshi ta shpërblente gruan.- Sa vezë kishe në shportë?- e pyeti ai.- Nuk e mbaj mend mirë, por e di se kur i nxirrja nga 2, nga 3, nga 4, nga 5 enga 6, nëshportë më mbetej gjithnjë një vezë, kurse kur i nxirrja nga 7 nuk mbetej gjë.Sa vezë kishte gruaja në shportë?ZgjidhjeGjejmë SHVP (2,3,4,5,6) = 60Numri që kërkojmë është shumëfish i numrit 60 plus 1. Këta numra paraqiten meformulën:60n+1, që mund të rishkruhet edhe 7*8 n+4n+1.Meqenëse 60n+1 plotpjesëtohet me 7 (sipas tregimit të gruas) dhe 7*8n plotpjesëtohetme7, del që edhe 4n+1 duhet të plotpjesëtohet me 7.Vlera më e vogël e n që e kënaq këtë kusht është 5. D.m.th, në shportë ka pasur:7*8*5 +4*5 +1 = 56*5+21 = 280 +21 = 301 vezë.Vlera tjetër, për n=12, jep një numër të madh, 721 vezë, gjë që ka pak gjasë.Kemi një sasi vezësh më pak se 100. Kur vezët grupohen nga 2, tepron 1 kokërr;kur atogrupohen nga 3, teprojnë 2 kokrra; kur grupohen nga 4 teprojnë 3 kokrra dhekurgrupohen nga 5, teprojnë 4 kokrra. Sa vezë janë gjithsej?Zgjidhje: Numri i vetëm dyshifror që e plotëson këtë kusht është 59.18


ANEKDOTAT SHQIPTAREAnekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes sëcilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj.,japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdoditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas nëtë kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehuranga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla,por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët,personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale,ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndajkundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend tërëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humortë hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtëjanë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës,dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut DemakutXHEMAJL OBRIJA E SHEMSI PASHAShemsi Pasha, pashë i Mitrovicës kish pasë shkue n’Prekaz me asqer me i râ Drenicës e me kallë at katûnd.Kur vjen n’Prekaz, krenët, tânë dalin n’mal. Pasha pvetë:- A ka njèri t’mençëm n’kêtë vênd?I thonë për Xhemajlin. Çon e e thrret pasha edhe vjen Xhemajli. E pvetë pashën:- Çka ke ardhë ti Pashë Efendi?- Kam ardhë me e kallë Drenicën top prej fundit deri n’krye se po luftojnë kundra asqerit t’mbretit.- Pashë Efendi, a t’kanë faj asqeri yt me bâ diçka keq a ke faj ti? A ti u prîn asqerit a aty ty?- Une u prîj asqerit edhe çka t’thom une bâjnë se jo çka t’më thonë asqeri mue.- Pra n’kjoftë qi të ngojnë asqeri ty, une po t’kallxoj kush janë pashallarët e ktij vêndi. Njâ mâ i pari â Ahmet Delija i Prekazit tu kush je ti qi po ia ha t’gjallët e tinaj. I dyti âsht bajraktari i Klinës Epërme; i tretiâsht Halil Haxhija i Vitakut; i katërti âsht Aruç Gjinovci i Makërmalit. Qatyne u shkon mileti përmas. Pra,qata mund t’jenë kabahatli e me urdhën tyne kanë punue tjerët qi janë si asqert qi punojnë për urdhnit tând.Lêni rahat Drenicën se s’kanë faj e kapi qita.Edhe pasha e ngoj. I kapi këta t’katër e i çoi syrgjyn dikû n’Turkí e Drenicën e la rahat e s’bâni zullum si ekish pasë mendjen.SI E SHKUNDTE DARDHËN XHEMAJL OBRIJAMustafë Syla shkoi me marrë nji rob s’pari te Haxhi Salihi. Haxhija thirri do burra t’mirë t’katundit edheMulla Jupën e Krekovës. Erdhën miqtë e me ta ishin edhe Xhemajl Obrija e Lush Mehiqi i Plluzhinës.Bâjshin muhabet burrat nërmjet vedi e Mulla Jupa folke sall me Xhemajlin. Lushi i tha Mulla Jupës:- Pse po flet sall me Xhemajlin e me ne jo?- Po flas sall me Xhemajlin se ky po e shkund dardhën mirë e kadal, e po m’i qet para sall dardhat e saritae t’dukta, e t’verdhat po i len n’rrem qysh jânë kânë deri sa t’i vjen rêni me u pjekë edhe ato. Me folë meju tjerët, po tutna se e shkundni dardhën me hez e i qitni n’tokë t’verdha e t’sarita, e s’ka kush i han veç n’ihânkshin loptë.19


Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër, tetor, 2009Albanska -- ShqipNyheter och program på albanskaTransmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR nëgjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dheE martë: 14:30 -15:00 dhe ne internet www.sr.se/albanskaKjo është web faqja e re e Qendres Kulturore Sqhiptare Migjeni në Borås,e revistës Dituria si dhe radios lokale Radio Dituriahttp://www.dituria.se/Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; koli284@hotmail.comKeshilli redaktues:Rrahmon Jashari, rrahmanjashari@hotmail.com; Lena Liden, lenadarlene@yahoo.se;Gjyljeta Andersson; letapeja@hotmail.com;Bahtir Latifi; bahtir2005@hotmail.com;Hakif JashariBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,arsimhalili@hotmail.com;Bilall Maliqi; b.maliqi-press@hotmail.comAdresa e redaksisë,Revista dituria,Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedidituria@live.seDiturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/si dhe në: www.immi.se/tidskrifter/dituria

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!