30.12.2014 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

QKSH

“Migjeni”

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2011

DITURIA

E boton QKSH”Migjeni”

Borås-Suedi

Viti V , Nr. 6

Viron Kona në vizitë tek Pipi çorapegjata në Vimmerby të Suedisë- maj 2011

Nga Agim Gashi - Drenica

ARTI NË SHËRBIM TË ATDHEUT

(Intervistë me poetin dhe aktorin Smajl Lushtaku-Prekazi)

(Nga shtypja serbe dhe ngushtimi i hapësirave për të vepruar, shumë intelektualë shqiptar, në fillim të viteve ’90 u dëtyruan të

emigrojnë jashtë atdheut. Në mesin e tyre ishte edhe djaloshi entuziast me shpirt artisti, nga Drenica kreshnike, Smajl Lushtaku-Prekazi. Ai u largua

me një valixhe duke marrë me vete edhe shumë kujtime dhe ëndrra për atdheun. Rrugët e jetës e degdisën nëpër botë, por kurrë nuk arritën t’ia

zbehin dashurinë për artin të cilin e shfrytëzoi si armë luftë në shërbim të atdheun. Ne e vizituam në Holandë, ku jeton sot dhe për lexuesit e revistës

«Dituria» zhvilluam këtë intervistë.)

Kush është Smajl Lushtaku – Prekazi

-U linda në vitin 1960 në Prekaz të Poshtëm,

komuna e Skenderajt, në Drenicës. Shkollën

fillore e kreva në vendlindje, ndërsa të mesmen

në Skenderaj. Kam mbaruar dhe dy vite të

fakultetit Juridik në Prishtinë, por për rrethana

tashmë të njohura e të asaj kohe u detyrova

t’i ndërpres studimet. Dëshira ime ishte që të

studioj aktrimin, ku kjo dëshirë u realizua tek në

vitin 1991, në Poloni ku mbarova Akademinë

për Teatër dhe Film. Që nga fëmijëria e hershme,

në shpirt kam pasur artin dhe kam qenë aktiv

në jetën kulturore dhe artistike. Jam baba i pesë

fëmijëve .Qe pesëmbëdhjetë vite Smajli jeton

dhe vepron në Holandë!

Smajl Lushtaku - Prekazi

Jeni njëri ndër themeluesit e Teatrit ‘’Drenica’’ të

Skenderajt, kur ka ndodhur kjo dhe ç’ju shtyri ta

themeloni këtë Teatër

-Po. Me një grup te rinjsh entuziastë dhe

dashamirë të dërrasave të skenës, themeluam

Teatrin « Drenica » në vitin 1976. Ishte kërkesë

e kohës njëherit edhe një lloj rezistence kundër

regjimit serbosllav, që ta prezantojmë kulturën

tonë të mirëfilltë shqiptare.

Sepse siç dihet arti u paraprinë edhe revolucioneve

dhe ndryshimeve rrënjësore në shoqëri.

Bazën e aktrimit përpos Zotit që na e dhuroi,

e morëm edhe ne shkollën e mesme tek prof.

Beqir Beqiri, i cili ishte një entuziast i madh dhe

punonte me ne me zemër dhe shpirt.

Më që dëshira ishte tejet e madhe për aktrim

dhe për ta promovuar edhe më tepër kulturën dhe

artin, në vitin 1976 formuam teatrin « DRENICA

», me një grup shokësh si : Bilall Koci, Shaqir

Bejta, Arif Lushtaku, Ramadan Dobra, Agim

Gashi, Shefqet Lushtaku, Rexhep Uka, Beqir

Beqiri, Nexhmije Rreci etj.

Qëllimi ynë kryesor për formimin e këtij Teatri

ishte që të rezistojmë përmes kulturës sonë të

mirëfilltë shqiptare. Duke i vënë në skenë traditat

pozitive shqiptare dhe duke i luftuar ato negative,

si dhe duke e luftuar pushtuesin serbosllav

përmes fjalës artistike-skenike.

Prishtinapress: Në cilat drama keni luajtur dhe

cilat role

Smajl Lushtaku – Prekazi: Që nga viti 1976 kam

qenë aktiv në këtë Teatër deri në vitin 1990, plot

14 vite. Kam luajtur në dramat : « Ik,Jak,ik » të

Josip Relës,- rolin e Gjonit , te drama « Buqitje

malesh » të Murteza Pezës-rolin e Shpendit ,kam

bërë regjinë e pjesës teatrale « Shtatë shaljanët

» dhe kam lujt rolin e Vuksan Gjonit, te « Halili

dhe Hajrija » -rolin e Halilit, »Toka jonë » e

Kolë Jakovës-rolin e Tuq Makut te « Rrëmuja »

e Jusuf Kelmendit – komesarin,

të «Hakmarrja » e Jusuf Kelmendit – rolin e

Musë Mehmetit, te « Agu »i Din Mehmetit -

rolin e Nikës, te « Nita » e Josip .V.Relës kam

bërë regjinë e kurse te « SHTROJERA » e Nebil

Durakut kam bërë dramatizimin dhe regjinë etje.

Diçka nga ajo kohë, ndonjë kujtim

-I tërë aktiviteti ynë zhvillohej në saje të vullnetit

dhe entuziazmit (luanim dhe aktronim pa pagesë,

pa para) në baza vullnetare e mbanim gjallë

frymën artistike, duke mos kursyer asgjë nga

vetja vetëm e vetëm të dëgjohej fjala shqip!

Më kujtohet, ishim në prag te shfaqjes së dramës

« HAKMARRJA » dhe në skenë duhej të

ishte një gardh. Pa hezituar dolëm në malet e

Prekazit,I premë thuprat dhe e thurëm gardhin,

ishim tre veta, morëm tre pjesë të gardhit dhe

duke kaluar me gardh në shpinë nëpër qendër te

Skenderajt dhe i vumë në skenë. Njerëzit që

2

po na shihnin në qytet po mendonin se jemi

çmendur, por më vonë e morën vesh. Në hapat e

parë nuk kishim shumë shikues dhe më kujtohet

edhe një rast jo i këndshëm. Erdhi Zdravko

Çolici me një koncert, është dashtë katër herë të

shfaqet koncerti sepse kishte kërkesa të mëdha

nga publiku, ndërsa ne kur shfaqnim ndonjë

pjesë në fillim interesimi i publikut ishte tejet i

vogël, vinin vetëm artdashësit e mirëfilltë. Por,

sa më shumë që shtohej shtypja serbosllavëve

vetëdija e njerëzve sa vinte e shtohej, por duke iu

falënderuar punës dhe sukseseve tona, filluan të

mbushen sallat plot kudo që shfaqnim drama.

Pas shfaqjes se dramës

« ik Jak,ik »viti 1980

Keni luajtur edhe me bashkfshatarët tuaj që

tani janë dëshmorë të Kombit, siç ishin Hamëz

Jashari e Naser Kodra

-Po thuaj se dhjetë vite kemi qenë së bashku në

dërrasat skenike me Hamëz Jasharin dhe Naser

Kodrën. Kemi luajtur në Skenderaj por edhe në

Prekaz të Poshtëm si dhe në mbare Dardaninë!

Në vitin 1983 formuam një grup të dramës në

Prekaz, ku përgatitëm dramën « Fosilet » të

Azem Shkrelit. Regjinë e bera unë ndërsa rolin

kryesor të Dyl Mehmetit e interpretonte Hamëz

Jashari, ndërsa të Bardho Bulit - Naser Kodra.

Ishte kënaqësi të punosh dhe bashkëveprosh me

këta dy aktorë të zellshëm dhe talente nga natyra.

Ishin aktorë të përkryer me nje vullnet të çeliktë.

Shumë të urtë me kolegët po të ashpër me

armikun, me çka dëshmuan duke dhënë edhe

jetën për lirinë që po e gëzojmë. Kam emocione

dhe nostalgji për këta dy aktorë që aq shumë na

dhanë si në skenë po ashtu edhe në luftë duke u

flijuar për më të shtrenjtën-LIRI.

Ju qoftë i lehtë dheu i atdheut. Lavdi !

Pas dhunës sistematike të okupatorit serb, si

shumë bashkëkombës tuajt ju morët rrugën e

mërgimit

-Po, është e vërtetë. Ato ishin ditët më kobzeza

për popullin shqiptar. Jeta u ndalë në Dardani.

Kosova u pushtua nga regjimi i bishës Karpateserbe.

Rezistenca jonë ishte e mjerë dhe pasive.

Hapësira po ngushtohej për të vepruar dhe Kosova

po shndërrohej në një burg kolektiv, duke

i privuar shqiptarët nga jeta normale: mbyllën

shkollat, largohen njerëzit nga puna dhe jeta e

shqiptarit (kryesisht e njerëzve që kishin një të

kaluar jo të « pastër » për serbët) ishte në rrezik.

Unë si dhjetëra mijëra të tjerë mora rrugën e «

korbave » , rrugën e mërgimit me shpresë që për

një kohë të shkurtër të kthehemi në Atdhe, por

mjerisht mbetëm ende këtu ku jemi.

Fillimisht mërguat në Poloni. Jeta e emigrantit

atje si dhe aktivitetet tuaja

-Në Poloni migrova në vitin 1991. Pa humbur

kohë u regjistrova në Akademinë për Teatër dhe

film, që e mbarova në vitin 1995.

Jeta e emigrantit në Poloni si në çdo vend nuk

ishte e lehtë, por pasi që isha i angazhuar në

aktrim më dukej e bukur dhe interesante, ku

falënderoj Fondacionin « BATOREGO « që më

mundësoi shkollimin duke më ndarë edhe bursë.

Në Poloni kam luajtur në shumë shfaqje teatrale

si dhe në filmin e Stiven Shpilbergut ‘’LISTA E

SHINDLERIT’’ , isha i angazhuar gati 4 muaj!

Pastaj migrova në Holande ku edhe sot jetoj dhe

veproj.

Smajl Lushtaku-Prekazi dhe Yolanda Paauwe, në

dramën «Lule pa aromë » në Holandë

Sot jeton në Holandë, si e kaloni kohën, me çka

merreni

-Momentalisht gati një vit jam në pushim

mjekësor. Kam pasur një operacion, por çdo gjë

përfundoi mirë. Merrem kryesisht me poezi dhe

së shpejti do të dalë me një përmbledhje. Jam

duke përgatitur edhe një skenar të një recitali

dramatik që i kushtohet UÇK-së dhe dëshmorëve

të Lirisë!

Vonë keni dalë në skenë si poet, kur e kuptuat se

keni afinitet për poezi

-Poezia më pëlqen, sepse është kënga e jetës.

Melodia e saj herë e dhembshme herë krenare,

herë e dashur e herë kryeneqe. S’e di as vetë

saktësisht kur kam filluar të shkruaj poezi, sepse

edhe në dramatizime të pjesëve teatrale kam

kombinuar ndonjë varg apo poezi. Por kohëve të

fundit me një intensitet më të shtuar po e krijoj

poezinë sepse inspirimin po ma jap mërgimi

(mungesa e atdheut) jeta që kemi mbetur : »As

me shehër as me Barilevë »siç thotë populli.

Mandej situata e pazgjedhur e nyjës shqiptare,

ku edhe në këtë fillim të këtij mileniumi çështja

kombëtare ende s’është zgjidhur.

Unë më shumë jam aktor sesa poet, po poezinë e

kam si vaj, sepse nuk kanë thënë me kot të mençurit

:Vaji i burrit është kënga, për mua poezia !

Poezitë tua shquhen për atdhedashuri

-Po është e vërtetë, sepse kush nuk i shërben atdheut

të vet, nuk i duhet as njerëzisë. Unë edhe

pse jetoj larg atdheut, dëshiroj të jem ai që jam.

Të prezantoj vetveten në origjinalitet. Atdheun

e dua mbi të gjitha dhe po më mungon shumë. I

mjerë është njeriu pa atdhe, jetim nën mëshirën

e fatit dhe zotnisë. Pa keqkuptime, vetëm qentë

lehin aty ku hanë. Ne kudo që jemi duhet të

dëshmojmë që jemi njerëz me identitet dhe

krenar që i përkasim Shqipërisë natyrale. Më

shumë se kurrë na nevojitet atdhedashuria, sepse

kombi po kalon në një eksperiment të tmerrshëm

nga lloj-lloj virusesh, të cilët po mundohen ta

zhdukin çdo gjë shqiptare. Andaj frymëzimin e

gjej në kombin tim, në historinë dymijëvjeçare

të robërisë!

Smajl Lushtaku-Prekazi dhe Yolanda Paauwe, në

dramën «Lule pa aromë » në Holandë

3

Pra inspirim është vetja ime!

A nuk ju duket pak jashtë mode, kur shumica

shkruajnë për dashurinë.Vargjet tuaja edhe pas

Pavarësisë së Kosovës i përshkon patriotizmi

Kur do ta ndërroni stilin e të shkruarit

-Së pari, atdheu s’matet me modë. Mëmëdheu

është dashuria më e kapshme dhe e sinqertë që

ekziston për mua. Ta duash dikë është e bukur,

por ta duash atdheun është hyjnore, takohesh

me vetë zotin. Unë mendoj se ata që s’e duan

atdheun s’mund ta duan askënd-as personin.

E di që shumica e poetëve sot shkruajnë për

dashuri, por unë s’merrem me to, jo për faktin

q, moti e kam kaluar fazën e adoleshencës, por...

sa i përket Pavarësisë së Kosovës, për mua kjo

është një lojë e vetëkënaqësisë te disa individëve,

sepse çështja jonë nacionale shqiptare

nuk është zgjidhur. Për mua Pavarësia e Kosovës

është një akt, por jo kurrsesi krejt shfaqja. Pa

Bashkimin e Kombit Shqiptar në një shtet, këto

janë dokrra për mua. Stili im i shkrimit ndërron

vetëm atëherë kur ta bëjmë ribashkimin e trojeve

shqiptare!

Çka kishit për t’i porositur poetët dhe aktorët e

rinj

-Ta duan dhe ta respektojnë vetveten-atdheun,

sepse vetëm aty ekziston e bukura dhe hyjnorja.

Ta prezantojnë vetveten, kulturën dhe vlerat e

mirëfillta shqiptare të cilat janë të veçanta në tërë

globin. Të jenë më të guximshëm në mbrojtjen e

dinjitetit personal dhe kombëtar!

Në fund ëndrra juaj që kishit dashur t’u realizohet

-Mos më marrtë vdekja, pa e parë SHQIPËRINË

NATYRALE, siç e ka krijuar vetë zoti!

Krejt në fund!

Smajl Lushtaku-Prekazi: Ju falënderoj për

vizitën, duke i përshëndetur të gjithë lexuesit e

revistës “Dituria” dhe gjithë shqiptarët ku do që

janë.

(U ndamë nga poeti dhe aktori Smajl Lushtaku-Prekazi,

të cilin më shumë se sa vitet e

kishin rënduar mbi supe skenat tragjikomike

që po luhen gjithandej trojeve shqiptare,

por me shpirt kish ngelë po ai Smajli që e

kam njohur në vitet’80 (ku për fat kam pas

rastin që me të të luaj në disa drama) plot

energji dhe elan për artin dhe krijimtarinë,

me shpresë që akti i fundit i dramës shqiptare

të përfundojë me një dasmë të madhe - me

kurorëzimin e Shqipërisë natyrale!)

Kadri Tarelli

Udhëtim në Turqi

Edhe më parë janë organizuar të tilla vizita, si

në Maqedoni dhe Kosovë, por udhëtimi drejt

Turqisë ishte i veçantë, jo vetëm nga kohëzgjatja

dhe bukuria, por ca më shumë për ç’ka

përfituam. Një kombinim i përkryer, punë dhe

turizëm, ku u përfshinë: takime me personalitete

DREJTORËT E SHKOLLAVE TË DURRËSIT VIZITË PUNE NË TURQI

Këto ditë në pushimet shkollore të fund marsit 2011, udhëtuam drejt Turqisë një grup i madh drejtorësh të shkollave të qytetit dhe

të rrethit të Durrësit, Kavajës, edhe përfaqësues të DAR-së. Ishte një vizitë pune që zgjati shtatë ditë. Nismëtar i këtij aktiviteti

ishte Z. Sezer Erdogan, drejtori i kolegjit “Turgut Ozal” në Durrës, i cili në mirëkuptim me DAR-në bëri të mundur të organizojë dhe të realizojë një

veprimtari të përmasave kaq të mëdha.

pa pengesa në Greqi dhe të udhëtojmë lirshëm

drejt Turqisë, deri në kufi, i cili ndahej aty ku

valëviteshin të dy flamujt Grek dhe Turk, në mes

të lumit Marica. Askush nuk e ndjente lodhjen,

pavarësisht se rruga ishte e gjatë. Ishte pasdite

vonë, kur u futëm në tokën turke.

për t’u ndjerë si në shtëpinë tonë.

U nisëm drejt Stambollit të madhërishëm, ku

aritëm në mesnatë. Qyteti ndriçonte i tëri, sikur

të ishte mesi i ditës. Poeti dhe shkrimtari Vaso

Papaj i frymëzuar u shpreh: “Në këtë dritë të

magjishme të Stambollit, ka bërë vend edhe

të arsimit turk, shkëmbim përvoje me kolegët në

nëpër kolegje dhe shkolla shtetërore të qytetit të

Stambollit, Bursës dhe për të vazhduar me vizita

në qendrat muzeale, historike dhe turistike.

Nisja me autobus nga Durrësi, pasditen e të

Premtes. Një natë e këndshme në Korçën e

serenatave dhe porsa zbardhur mëngjesi i të Shtunës,

në doganën e Kapshticës. Heqja e vizave

bëri të mundur që, ne si qytetarë të lire të futemi

Shumica prej nesh shkonte për herë të parë në

Turqi, dhe secili natyrisht kishte vetëm përfytyrime

nga ç’kishte dëgjuar nga miqtë, parë në

albume, apo lexuar nëpër libra. Mikpritja dhe

bujaria turke u ndje që në takimin dhe darkën e

parë në kolegjin “Derya”pranë qytetit Tekirdag,

ku u pritëm me nderime nga drejtori dhe stafi

mësimor i kolegjit. Është një mikpritje që na

shoqëroi kudo deri në fund të qëndrimit në Turqi,

qiriri i Naimit tonë të madh. Do të mundohem ta

gjej ”! Pushuam vetëm pak orë gjumë në hotelin

“Jeshil Park”. U çuam herët, pasi pavarësisht

se ishte ditë e diele, qendrat muzeale ishin të

hapura. Sa shumë vizitorë ! Na u desh të prisnim

në radhë për të vizituar Sarajet e Sulltanit, katedralen

e “Shen Sofisë”, katakombet me depon

e ujit të ndërtuar që në lashtësi dhe në fund të

magjishmen “Xhaminë blu”, një kryevepër e

4

arkitekturës për madhështinë dhe bukurinë e saj.

Përsëri mikpritje. Ishim të ftuar për drekë

nga pronari Zekeria Ballakçë në lokalin

luksoz”Muradan”me pamje fantastike nga

deti. Ora ikën si pa u ndjerë. Mbas ditë vonë

një shëtitje me anije në Bosfor, poshtë urave të

varura që lidhin dy pjesët e qytetit dhe dy kontinentet.

Në mbrëmje në mjediset e kolegjit “Burç

Kolej” në lagjen “Basak Sehir”, një takim me n/

drejtorin e Arsimit të Stambollit z. Erol Demir

, i cili pasi na uroi mirëseardhjen, na njohu me

strategjinë e zhvillimin të arsimit në Stamboll,

qytet me popullsi rreth 13 milionë banorë, me

5500 shkolla, ku mësojnë rreth 2.5 milionë nxënës.

Pa hyrë në hollësi, mund të veçojmë:

- Kujdesi që tregohet në investimet e ndërtimeve

të shkollave me parametra që t’i përgjigjen

kërkesave të kohës.

- Nxitje drejt arsimit të mesëm profesional, ku të

rinjtë mund ta gjejnë veten më pranë nevojave të

tregut të punës.

- Serioziteti i konkursit për të vazhduar arsimin

e lartë, duke i kushtuar përparësi i cilësisë. Nga

1.5 milionë konkurrentë, vetëm 1/3 mund të

ndjekë universitin.

- Për nga rëndësia, duhet vendosur në krye: Vëmendja

kryesore dhe parësore në kujdes, është

edukimi i brezit të ri me kulturë qytetarie dhe

me dashuri për kombin dhe atdheun. E gjitha

mund të përmblidhet në tri fjalë: “Edukim, punë,

njeri”.

Z. Avni Çuni, përgjegjës i programit të zhvillimit

në emër të DAR-së së Durrësit, përshëndeti

dhe falënderoi për mikpritjen vëllazërore dhe i

ftoi për të vizituar Durrësin dhe shkollat tona. U

shkëmbyen dhurata.

Kështu e mbyllëm ditën e parë në Stamboll.

Shumë vonë u kthyem në hotel. E nesërmja më

e ngarkuar se dita e parë. Kaluam urën e madhe

të Bosforit. Në Stambollin aziatik, një vizitë në

“Qytetin në miniaturë”, ku në një hapësirë mjaftë

të gjerë, ishin vendosur maketet e veprave dhe

monumenteve më me emër në territorin Turk.

Brenda një kohe të shkurtër, sikur pamë dhe

vizituam gjithë Turqinë. Ishte një ide e realizuar

mrekullisht. Një njohje, mësim dhe reklamë

fantastike për të nxitur dhe tërhequr turistët

nga të katër anët e botës, për të cilin Turqia sot

shquhet.

U ngjitëm në kodrën ku është edhe pika më

e lartë nga ku shpalosej një pamje e mrekullueshme

e Stambollit Evropian. Pak më poshtë,

në faqe të kodrës , përsëri mikpritje në kolegjin

“Coskun”. Bisedë mes kolegësh. Ata mburreshin

për rezultatet e larta dhe medaljet e fituara nëpër

veprimtari dhe olimpiada. Ishte për t’u marrë si

model përvoja e tyre në lidhjen dhe

bashkëpunimin mes shkollës dhe familjes, duke

vënë në përdorim internetin, ku informacioni

për sjelljen dhe përparimin e nxënësit në mësim

përcillej brenda ditës.

Pavarësisht se shkurtuam një pjesë të mirë të

rrugës duke udhëtuar me traget, në qytetin e Bur

sas arritëm natën vonë. Bursa, kryeqyteti i

parë i shtetit Turk me 2.6 milion banorë, i katërti

për nga madhësia, shumë i bukur, i ndërtuar në

këmbët e malit Ulludag, me klime të shëndetshme

dhe ujë të ftohtë. Vizituam muzeun, varret

e sulltanëve dhe qendrën e hershme ushtarake

“Tophane Park”. Shumë fotografi në hyrje të

kështjellës. Vizitë në xhaminë e madhe me 20

kube. Drekë në lokalin “Haspek” ku provuam

një gatim të veçantë të traditës turke “Iskander

qebap”, shumë i shijshëm, shoqëruar me lëng

rrushi. Pas dite shumë fotografi tek rrapi 600

vjeçar. Në mbrëmje në mjediset e kolegjit

“Nylefer”një takim me Drejtorin e arsimit

të Bursës Z. Ail Dilitatlë, i cili në fjalën e

mirëseardhjes theksoi: “Jemi të lumtur që sot

jemi bashkë, sepse ju kemi mes nesh. Gjithmonë

porta për ju është e hapur”. Përsëri ftesë për të

vizituar Durrësin e cila u prit me kënaqësi. U

shkëmbyen dhurata. Në Bursa vizituam shkollën

shtetërore “Canaidin”.

Edhe këtu hapësira të bollshme dhe pajisje moderne

për zhvillimin cilësor të mësimit. U pritëm

me shumë dashuri. Porsa mbaruan fjalimet e

rastit, na befasoi një përshëndetje: “Mirëserdhët

burra”, në një shqipe të pastër.

5

Ishte Selim Shenoxhak, mësuesi shqiptar nga

Kumanova që na takonte i mallëngjyer, na

shtrëngonte duart duke buzëqeshur dhe fliste pa

pushim për komunitetin e madh shqiptar që jeton

në Bursa.

Të nesërmen përsëri rrugë. U nisëm drejt qytetit

Çanakala. Një ndalesë në kolegjin “Firet” në

rajonin Balla Kizir, i klasifikuar si një ndër 100

shkollat më të mira të Turqisë, ku u pritëm plot

dashuri, si nga mësuesit dhe nga nxënësit. U

ngazëllyem kur dëgjuam nxënësit e klasës

së III-të cikli i ulët, që na përshëndetën në

shqip “mirëserdhët”, prani e një komuniteti të

madh shqiptarësh në këtë rajon të Turqisë. Në

Çanakala në grykën e Dardaneleve, që lidh detin

Marmara me detin Egje dhe ndan dy kontinentet,

arritëm në pasdite vonë. Me traget lundruam

drejt perëndimit, kaluam ngushticën dhe u rikthyem

në Evropë në qytetin Kilitbahir. Kishim

qarkuar gjithë detin Marmara. Një vizitë në

varrezat dhe përmendoren madhështore, kushtuar

250.000 të rënëve për mbrojtjen e tokës Turke në

luftën e I-rë botërore. Darka e fundit në Turqi u

kalua në fshatin turistik Alçitepe.

Morëm rrugën e kthimit. Natën vonë arritëm

në qytetin Kavalla në Greqi. Të Enjten herët në

mëngjes, përsëri udhë drejt Shqipërisë. Një kafe

buzë liqenit në qytetin e Kosturit. Në mesditë në

Kapshticë, në Shqipërinë tonë të dashur. Rruga

drejt Durrësit, se si na u duk si më e shkurtër,

lodhja u hoq si me magji nga këngët, shakatë por

edhe nga vallet brenda në autobus.. Një drekë

buzë liqenit të Ohrit, pasi kishim kaluar qytetin

e bukur të Pogradecit. Udhëtimit tonë të gjatë i

erdhi fundi. Në mbrëmje vonë arritëm në Durrësin

tonë të dashur.

Ishte një udhëtim i paimagjinueshëm. Organizim

i përsosur, i llogaritur deri në minuta. Mikpritje,

kulturë dhe bujari nga njerëzit dhe nga të gjitha

institucionet e qendrat që mundëm të vizitojmë.

Një politikë dhe strategji arsimore e menduar

mirë dhe që po jep rezultat, sepse lakmojnë dhe

mbështesin cilësinë në mësim dhe sidomos në

edukim. Objektet shkollore publike dhe jo publike,

të ndërtuara dhe të pasura me mjetet më

moderne të kohës. Është një përvojë që na bën të

mendohemi. E vlejnë për t’u marrë si model.

Vazhdojmë më tej: kujdes i veçantë për qendrat,

monumentet dhe objektet historike të trashëgimisë,

të cilat i kanë, i ruajnë dhe i mbrojnë me

fanatizëm. Respekti për historinë dhe të rënët

e kombit të tyre, harmonizim i të shkuarës me

modernen, pa prishur identitetin. Me një fjalë e

duan vendin e tyre.

Faleminderimet për drejtuesit e Kolegjit

“T.Ozal”të Durrësit, duke uruar suksese dhe

forcim të bashkëpunimit në veprimtari të tjera në

të ardhmen !

MUZEUT TË TEXTILIT NË BORÅS DHURATË VESHJE TIPIKE TË DUKAGJINIT NGA VITI 1700

Veshjet tradicionale shqiptare përmes ekspozitës

së fotografive të Shkelzen Rexhës, veshjeve të

gjitha trevave të Kosovës dhe Veriut të Shqipërisë

të Bora Balaj, filmit dokumentar të Gëzim

Arifit dhe revysë së modës nga Flora Balaj, janë

prezantuar për një javë në qytetin suedez Boras,

të Suedisë me finalen ditën e shtunë me 16 prill

kur u mbajt Sfilita e modës me Veshjet Kombëtare

Shqiptare. Vizitorët shqiptarë e suedez

u ndanë të kënaqur me paraqitjet e krijuesve

gjakovarë duke i hap dyert e bashkëpunimit mes

qytetit të tekstilit Boras dhe Gjakovës. Ishte

karakteristike edhe pritja e suitës gjakovare nga

mikëpritsit shqiptar Qendra Kulturore Shqiptare

madhështoreMuzeut të Textilit të këtij qyteti i

dhuroj një veshje tipike të Dukagjinit që nga

viti 1700. Një veshje origjinale tradicionale e

zonës së Dukagjinit me lidhëza, këmishë, jelek,

pshtellak para dhe prapa si dhe çorapë punuar që

para 60 vitesh, i është dhuruar Muzeut të njohur

të tekstilit në Borås duke begatuar akoma më

tepër këtë muze të njohur. Përmes kësaj veshje

është prezantuar edhe një pjesë e trashëgimisë

kulturore të shqiptarëve. Edhe kjo bëri jehonë

tek miqtë suedez dhe tek bashkëkombësit e pranishëm

gjë që u pritë me duartrokitje.

Ndërkaq autori i ekspozitës së fotografive

Shkëlzen Rexha theksoi mikpritjen e banorëve

organizatorët e manifestimit dhe përgjithësisht

për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë

qytet. “Ai përmendi bashkëpunimin mes Fjärdingskolan

nga Borås me shkollën nëntëvjeçare

“Demokracia” nga qyteti i Durrësit, ndërkohë që

pret një bashkëpunim edhe me komunën e Gjakovës

që është e njohur me traditën për industrinë

e tekstilit”.

Manifestimi i dha jetë edhe filmi dokumentar

”Punim i i veshjeve Kombëtare Shqiptare” premiera

e të cilit u shfaq për herë të parë në Borås,

autor i të cilit ishte kameramani Gzim Arifaj me

idenë e ideatorës Bora Balaj, ky film bëri përshtypje

tek të pranishmit dhe një kopje e tij mbeti

Migjeni sie dhe nga ana a udhëheqjes komunale

te qytetit Borås.Duke u mbështetur ne një bashkëpunim

shembullore mes QKSH ”Migjeni”,

Muzeut te Textilit të qytetit Borås dhe organeve

komunale këtu suksesi i sfilitës ishte fantastik

dhe u mirëprite nga ana e te pranishmëve dhe

bëri jehonë jo vetëm ne këtë regjion por edhe më

gjerë.

Bora Balaj kreatorja e modës nga Gjakova

për bashkëpunim të shkëlqyer dhe mikpritje

të këtij qyteti suedez me një kulturë të lashtë dhe

me një marrëdhënie të shkëlqyer me shqiptarët

dhe popujt tjerë. “Ekspozita përmbante 32

fotografi të veshjeve tradicionale shqiptare që tek

mërgimtarët zgjoi nostalgji dhe krenari, ndërsa

tek suedezët njohuri të reja për trashëgimin kulturore

të popullit tonë” theksoi Rexha. Siç u tha

me këtë rast, në këto aktivitete ishte i pranishëm

edhe kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit

Borås Per-Olof Höög, i cili nderoi me dhurata

6

dhuratë në Muzeun e Textilit të qytetit.

Organizatorët e këtij manifestimi QKSH

“Migjeni” mendojnë se edhe në të ardhmen do

angazhohen që në mënyrë të denjë të prezantojnë

gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare këtu

në Skandinavi, por ata thonë se duhet edhe një

angazhim i të gjithëve në këtë drejtim në mënyrë

që puna të jetë më efektive dhe frytdhënëse.

Ata thonë se ndjehen krenar me atë që ata kanë

prezantua para publikut dhe miqve suedez.

Nga: Bashkim Saliasi

Pak muaj na ndajnë nga viti 2012,

kur ne do të festojmë 100 - vjetorin

e Pavarësisë sonë Kombëtare. Për

të folur për këta100 vjet, duhen

faqe të tëra dhe unë, kësaj here, nuk

po marr përsipër të përshkruaj arritjet

dhe sukseset e mëdha të kulturës

e letërsisë shqiptare. Ato janë mjaft

të dukshme dhe sot vendi ynë përfaqësohet

me dinjitet në Europë dhe

në Botë me njerëzit e vet, të ditur e

të shkolluar, emra dhe personalitete

të shumë fushave, që po e tregojnë

veten çdo ditë e më shumë, por

edhe duke konkurruar suksesshëm,

me dijetarët dhe njerëzit e kulturës

europiane e botërore.Fillimi i këtij

shekulli ka nisur me një progres të

dukshëm dhe befasues. Kjo është e

qartë dhe gjithkush, çdo shqiptar

atdhetar i vërtetë do ta pohonte

me gjithë zemër. Por, në këtë

shkrim, dëshiroj të përmend disa

nga arritjet në fushën e krijimtarisë

artistike dhe shkencore, botimet

monografike, studimet e origjinës

së fiseve etj., pa lënë pas dore

zhanret e pikturës, artit, muzikës,

sportit e tjerë. Potenciali i intelektit

në Shqipëri, mund të krahasohet sot

me atë të vendeve më të zhvilluara,

që konkurojnë deri edhe për

Çmimin “Nobel”, siç është rasti i

shkrimtarit të madh të letrave shqipe,

Ismail Kadare, për të cilin kemi

dëshirë dhe besim se së shpejti do

FALEMINDERIT, SUEDI!

(Shkrimtari Viron Kona do të përurojë atje, librin e tij suedisht, “Bubulio”)

t`i jepet ai çmim, i merituar prej

kohësh. Ndërkaq, të tjerë njerëz

të artit e të kulturës dhe letërsisës

shqipe kanë arritjet dhe sukseset e

tyre të vlerësueshme.

Shkrimtari Viron Kona, ndërmjet

lexuesve të librave të tij të bukur

Këto ditë mësova me kënaqësi të

veçantë se miku im, shkrimtari Viron

Kona, lëvrues i njohur i gjinisë

së letërsisë për fëmijë, vazhdues

i Prof. Bedri Dedjes, më 17 maj

niset për në Suedi. Atje është i ftuar

nga miqtë suedezë dhe do të bëjë

përurimin e librit të tij, “Eh, more

Bubulino!”, tashmë të përkthyer

edhe në gjuhën e bukur suedeze.

U ndjeva mirë dhe u mbusha me

krenari, kur miku im, përfaqësues

dinjitoz i letërsisë së Shqipërisë,

vlerësohet dhe nderohet në një

vend të zhvilluar dhe modern,

siç është Suedia.Në një bisedë të

rastit, duke pirë një kafe, Vironi më

foli me shumë respekt për mjaft

atdhetarë të vërtetë nga Shqipëria

dhe Kosova, me vendbanim që

herët në Suedi. E, veçanërisht ai

u ndal tek emri i Sokol Demakut,

poetit, publicistit dhe drejtuesit të

njohur të revistës “Dituria” dhe

Radio “Dituria”, në Boras të Suedisë.

Ndërkohë, nga Vironi mora

edhe një informacion të pasur për

kulturën dhe letërsinë suedeze dhe

për njerëz dashamirës të atij vendi

7

mik, të cilët dashurinë për shqiptarët

e shprehin edhe duke përzgjedhur

vlerat letrare e artistike dhe duke ua

afruar ato popullit suedez. Duke klikuar

faqet e Internetit, u ngazëlleva

kur pashë seriozitetin me të cilët

suedezët i vlerësojnë veprimtaritë e

këtij lloji. Pashë afishe të përgatitura

posaçërisht në Boras të Suedisë,

për takimin e shkrimtarit tonë me

fëmijë, me nxënës shkollash, me

shkrimtarë dhe artistë, personalitete

të kulturës suedeze, por edhe vizita

në qytete të tjera të këtij vendi mik,

si vendlindja e shkrimtares së madhe

suedeze për fëmijë, kandidate për

çmimin “Nobel”, Astrid Lindgren,

për të cilën Vironi ka shkruar me

shumë dashuri edhe një artikull

të veçantë.Një njeri akademik, që

zotëron njohuri nga shumë fusha

të zhvillimit dhe të teknologjive të

përparuara të kohës, Viron Kona flet

pak për veten,dhe, ndërsa e pyet për

emocionet, që ka për këtë vizitë të

rëndësishme jo vetëm për atë, por

edhe për kulturën shqiptare, ai zë

e tregon për zbulimet e vikingëve,

të cilët si lundërtarë të zotë zbuluan

Greonlandën, Islandën, Kanadanë

etj. Por ai tregon me pasion edhe për

historinë dhe lashtësinë e Suedisë,

për kulturën dhe artin atje, për

personalitetet e shkencës botërore,

si Celcius dhe Line, por edhe për

shkencëtarin tonë të ri Besnik

Sykja, i cili mbrojti doktoraturën në

Universtetin e Uppsalës në Suedi

dhe që, fatkeqësisht, pati një jetë

të shkurtër. Ndërsa më tej,Viron

Kona shpjegon se nga Suedia është

regjisori i madh Bergman, janë

shkrimtarët e mëdhenj Strindberg

e Lagerlëf, skulptori Sergel, piktori

Larson dhe grupi muzikor Abba.

Ndërkohë që Suedia i ka qendruar

gjithnjë pranë, si një mike e

vërtetë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Shkrimtari Kona jep mesazhe

mirëkuptimi dhe është një nga

njerëzit më prodhimtarë për fëmijë

dhe të rritur, të këtij fillim shekulli,

në fushën e letrave shqipe në

vendin tonë. Ta njohësh nga afër

këtë shkrimtar të talentuar dhe të

depërtosh në botën e tij të brendshme,

është një kënaqësi e veçantë,

që të mbetet në kujtesë për një kohë

të gjatë, për ato çka bisedon.

Kur miku im filloi të më fliste për

Suedinë dhe librin e tij të ri, për

atë vend të Veriut të largët, por me

histori dhe kulturë aq të pasur, m`u

duk vetja se dhe unë po udhëtoja së

bashku me të, për te këta miq suedezë.

Në një çast, m`u duk vetja se

e gjithë elita e Kombit tonë po udhëtonte

me mikun e shumë miqëve,

jo vetëm të letërsisë, por dhe të

fushave të tjera: artit, arsimit, kulturës

e sportit shqiptar, drejt vendit

të vikingëve, sot ndër kombet më

të zhvilluar të Europës.I pushtuar

nga emocionet dhe ndjenjat e bukura

për udhëtimin e tij në Suedi, me

shumë dashamirësi nxora nga çanta

librin “Katër krisma të mallkuara”

dhe ia dhurova mikut tim, Vironit,

që t`ia jepte në dorë mikut tonë

nga Kosova, Sokol Demakut, të

cilin ai e mori me shumë kënaqësi.

Jemi dëshmitarë të një lulëzimi të

pandalshëm të letërsisë dhe artit

tonë popullor e të kultivuar të të

gjitha llojeve e gjinive. Ky zhvillim

është i nevojshëm të publikohet

në vende të ndryshme të botës. E,

Viron Kona, kurdo që ka shkuar,

na ka dhuruar libra të bukura, për

mbresat që atij i mbeten në kujtesë.

E mirëpresim me shumë kënaqësi

librin e tij të ardhshëm, ku do na

njohë më nga afër me përshtypjet e

marra nga Suedia.

Natyrshëm, nga gjoksi na del tani

urimi ynë i bardhë: Faleminderit,

Suedi!

FAQJA E POEZISË

Vaso Papaj

Jo një natë, as dy, as tre*

Në korrik në mes të verës

S’ e mbaj mend të cilit vit

Te ballkoni, prapa derës

Zëri i tij paprit u fik

Zbriti era e çakërdisur

E mbërtheu me shpejtësi

Nga foleja, të zvarritur

E përplasi në kuvli

Ëndërrove këng’ të lir’

Përfundove në zinxhir’

Jo një natë, as dy, as tre

Po shtat’mijë tridhjetetre

Pas bedenash si në varr

Ah zinxhir, more tinëzar

Lidhe këngë, lidhe erën

Mbaje lidhur dhe pranverën

Po një ditë ajo shpërtheu

Erdhi,…këngën e rrëmbeu

Te ballkoni, prapa derës

Shpirt më dha në prag të verës

Ah, i dashuri trumcak

Shkove djalë u ktheve plak

Jo një natë, as dy, as tre

Po shtat’mijë tridhjetetre

Nuk e pashë Trojën, Enea*

Trojën nuk e pashë atë ditë, Enea

Megjithëse i kalova fare pranë

S’doja të shihja një qytet të vdekur

Vallë, për një grua ishte bërë kurban

Po kioskat në rresht suvenire ofronin

E bleva një kalë edhe unë, gjithsesi

Ata kuaj më dukej akoma mashtronin

Veç dy euro. Sa lirë, m’e madhja pabesi!...

I ngjante kështjellës, me vrima, kamare

Një kalë kuqalash me qeramikë të pjekur

Sa e bleva, bir, e hodha tej, për fare

S’do s’merresha kurr’ me qytete të vdekur.

As ti mos u merr me të tillë asnjëherë

Shpëtove, ah, atë natë të pafund

Mes flakësh që rrotull villnin veç tmerr

Do të ngrije dhe ti një qytet tjetërkund.

Nuk e pashë Trojën atë ditë , Enea

As ti mos e shih asnjëherë, kurrsesi

Por as kalin me qeramikë të pjekur

Në kioska suveniresh kurrë mos e bli.

Arqile Gjata

VAJZA E KËNGËS LABE

Vajza e Këngës Labe

nga majëmalet

hapi derën e mëngjesit…

Bukurisë së saj

i rrinë afër retë dhe erërat.

E pa vëmendshme prej tyre

qëmton këngë

me iso labe në trastën e saj

për ditën e Shënë Valentinit.

Shikonte lindjen…

Nga një zhurmë e bardhë

nën gjethet e një lisi

iu shfaq dëshira

për ta thyer qelqen e moshës.

Dua të soditem, t’i jepem djalit të isos!

Tingëllimën e qelqtë ta shijojë

si melodi këngësh

dalë nga oshtima e zërave tanë,

në ditën e të dashuruarve

kur dielli do shlodhet

dhe hëna të fle.

MONOLOGU I SHURDHUR

I betuar në sytë e kohës

ndërgjegjja ime qëndron si kockë

në këngë

e hovshëm merr frymë

monologu i shurdhur.

Monologu…

pret të shkruaj mes erërave

dhe qiellit që pikon yje

të nesërmen,

mbetur në ashtë të trupit.

Në vite ndërtuam gjigantë,

më pas i tretëm rrëzë maleve

ngrohur nga drita e hënës.

Në monologun e shurdhur

hija ime

banon në lagjen e vdekatarëve

ku stinët kremtohen me dhimbje.

Të gjithë ankohemi për keqësimin e motit,

më shumë natë se ditë.

Dhe me mall e kurajo pimë gotën e verës

nëpër rrathë ku nuk ka rrufe djegëse.

Flokët e monologut

krehin mallëngjimet e detit,

ku e djeshmja mungon

në përgjigjen time,

veç e nesërmja zgjatë krahët

të më shuaj etjen e moshës.

Kadrije Meniqi

Lotët e kaltër

Lotët e kaltër

bien lehtë

mbi fletën e bardhë.

Ritmi bart lehtësisht

shkallët e nostalgjisë.

Bien lehtë

në duart e fatit

në fletën time

të pastër pa varg.

Sytë e mi

që ndrisin prej ëndrrash

zbusin gurët e mureve.

Vargu shtrihet ngadalë

dhe qëndis fjalën e parë.

Mall dhe zjarr

lot dhe shpresë

për një rreze ngrohtësie

që pres të ndez.

Thura vargun tim

prej penjve yjorë.

Mbulova flokun tim

në velin e shpresës,

morra rrugë

gjurmës së besimit tim

në kaltërsinë

e pritjes sime.

Rashë në krahët e gjithësisë

preka kaltërsinë

përshëndeta lule,zogj e engjëj

dhe u ndala tek ti yll.

Zëri yt i butë

si deti pa dallgë

më pëshpëriti

preku horizontin tim:

-Ti je shkëndi zjarri,

je hije që më ndjek

të kam njohur në ëndrrat e mia

e imja je,

plotësoje detyrimin që ke.

U përkula pastaj

mbi pëlhurën diellore,

pashë pikat e lotit

që u shndërruan në reze qiellore,

në margaritarë ,në gotën e shpresës

dhe shkrova vargun e jetës...

8

FAQJA E POEZISË

Ndue Ukaj

Sokol Demaku

Bahtir Latifi

TUNDIMI

Koka e rraskapitur tundet vend e pa vend,

Zoti im sa vështirë e kam ta mbaj drejt

Era e heshtjes e luhat si një fletë qershie

Bota qesh mistershëm

Unë nuk çaj kokën engjëllushja ime

Përkundem në tundimin tim

Aty ku rrëshqet dheu nën këmbë,

Mundësia për të mbajtur boshtin drejt

Është më e vogël si një zero e madhe

Tundimi mban peng kokën time

Rrëmujës së përplasjeve tokë e qiell

Për fjalën e ëmbël si gjini i nënës

Për shkronjat e emrit tim që i përpiu Liqeni i

Shkodrës

Mori krimbash t’ qelbur, ushqyer nga dromcat e

vjella nga alkooli

Rrëzë Kalasë së Rozafatit u kryqëzua një grua

Dhe dymbëdhjetë meshkuj dhanë betime të

rreme

Tridhjetë e tri shishe të zbrazura

Tridhjetë e tri të mbushura i cakërroj përnjëherë

Pëlcet pikëllimi dhe bërtet:

Sa i mirë është të mos lexosh poezi -

kjo domethënë, thjesht, të mos vrasësh kokën

për asgjë,

Vetëm poetët, vetmitarë dinë të duan,

Të duan e të duan pakufi,

Të kapin diellin në shuplakë dore,

E të përqafojnë detin në gji

Vetëm poetët dinë t’i numërojnë

Heshtjet tua të dhimbshme

Të lavdishme, o Shkodra jonë,

Të puthurat e përgjakshme nga Kosova,

Dardania Antike e maja e Stubllës së kryqëzuar

Dhe një emër i përbashkët:

Të vdesësh për të rrëfyer mistere t’ përjetshme

Si të mësohet te shkruhet ardhmëria në dheun

Që rrëshqiti nën këmbët tona elastike,

Ikën frikshëm, sa çel e mshel sytë ikën si era

Ku ta vjedh një pikë uji ta shumëzoj si Krishti,

Ta shumëzoj e det ta bëj

Për pastrim të pluhuri të mykur ka etje

Dhe mendimet e burgosura të lirohen

Lëkura e gjarprit të nëmur, O Zoti im

Ngre kokën mbrëmje e mëngjes

Zvarritur tokës së cilës i zihet fryma

Dhe një kope zvarranikësh të dehur

E një mollë e mbjellë pa dëshirë

Në oborrin tonë rrethuar pa dashje

Nga pluhuri dhe merimangat

ehu, po si të digjet pa tym e zjarr...

TI RREZJA IME

Ti je drita që flakëron,

Ti je rreze që rrezon.

Drita e diellit,

Që më jep shkëlqim.

Ti je fanar i pa shuar,

Tingull i këngës sime,

Je zjarr i shpirtit,

Puthjes së pa shijuar.

Je rreze hëne,

Që natën hijeshon,

Atë puthje të ëmbël,

Kur ma dhuron.

Ti rrezja ime,

Ti zjarr i shpirtit tim,

Të adhuroj pa masë,

Të mbaj në përqafim.

PUHIA

Një puhi vere,

E ndjejë në kraharor,

Më shpon trupin,

Si me gjilpërë.

Po e ndjejë,

Erën ia marrë,

Dua ta shijojë,

Por koha ...

Një puhi e nxehtë,

Vjen nga Jugu i ngrohtë,

Të gjithë e kanë mall,

Shpirtin ua ngrohë.

Vjen kjo puhi,

Si për çudi,

E ndjejnë të gjithë,

E kanë shumë lakmi.

Oj, puhi, puhi vere,

Që shpirtin ushqen ,

Zemrën shëron,

Mërgimtarin e qetëson.

Më mungon

Të dy sytë më lotojnë

As një fjalë nuk del nga goja

Ngas loti flet vet

Ishe dhe do të jesh në zemrën time

Sepse me bëre të dua

Nuk del loti nëse nuk dhemb zemra

Andaj kuptoje se nuk pata dëshirë të jem pa ty

E di se nuk jemi bashkë me trup

Por me mendje të kam afër dhe

Kurrë nuk do të harroj

Nuk e di se si mendon ti

Unë jam ky që jam dhe do të jem për jetë

Pse nuk të kam afër kjo ska kuptim

TË KUJTOJ PËR JETË

Ti nuk ke vdekë, por linde sërish

Dashurin që kisha për ty ende e mbaj

Do ta mbaj përgjithmonë

Edhe pse fizikisht nuk je me ne

Ti ishe dikur që ndryshove edhe Botën

Tani Bota ka kuptimin por jo dhe pa ty

Ishe i butë ,i sinqertë ,por edhe dashur

I dashur për të gjithë pa dallim

Të kemi borxh miku im

Ti na e solle lirin pas robërisë

Ti na e solle gëzimin pas hidhërimit

Ti na e solle dashurin pas vuajtjes

Ndoshta ke pas shumë për të bërë ende

por ja që edhe Zoti ndoshta e kuptoj

se ju keni bërë shumë andaj edhe të morri

që tua lësh radhën të tjerëve

Miku im na mungon shumë

Bota kishte kuptimin ndryshe me ty

Ende spo bindem që ke shkuar

Dhe se nuk do të kthehesh sërish

Edhe pse ke shkuar ,ke punuar

Ke kryer detyrën e jetës suaj

Ke kryer obligimin më të madh në jetë

Duke sjell dashuri në familje, shoqëri e ku do

tjetër

Edhe njëherë Mik i dashur

Jam mirënjohës dhe falënderues

Për Zotin që të krijoj dhe ndihmoj

Që ti të mos kursesh as për Zotin e as për ne

9

NGA VIZITA E NXËNËSVE DHE PEDAGOGËVE DURRËSAK DHE SHKRIMTARIT VIRON KONA NË SUEDI

NJË UDHETIM IMPRESIONUES

NË BOTËN E ASTRID LINDGREN

Është ditë e enjte e muajit maj, ditë me shi në

ketë mëngjes pranveror në truallin suedez këtu

në veri të botës, ku ka ditë po qëndron ekspedita

e fëmijëve shqiptar nga qytetit i Durrësit për

vizitë miqve të tyre suedez në Fjärdingskolan

të qytetit Borås. Por këtë maj ishte dic e

jashtëzakonshme këtu sepse nga Shqipëria e

vogël dhe e largët në skandinavi kishte udhëtuar

së pari për në Borås e pastaj në Botën e

NJË PRITJE VËLLËZERORE PER VOGLUSHËT DURRËSAK NE BORÅS

Kaherë ”Bubulino” kishte planifikuar shkruajrn

e tij në planetin Mars, por tani ai është në qëndrim

në shtetin skandinavik Suedi së bashku me

Ishte aty Per Kettisen drejtor shkolle, mësuesja

Annet , Sonja e shumë e të tjerë në fytyrat e të

cilëve shihje gëzimin që shprehej për ardhjen e

mysafirëve durrsak.

Per thotë se kjo është traditë e kësaj shkolle

sepse këtu tek ne gërshetohen kultura te ndryshme,

tradita të ndryshme dhe se në shkollën

tonë fliten 32 gjuhë nga vende të ndryshme të

botës ku edhe ne suedezet kemi përfitua nga kjo

dhe kjo traditë është pjesë e jetës dhe punës sonë

në shkollën tonë. Po edhe atë ne jemi kujdesur

që fëmijët shqiptar të jenë mysafirë të familjeve

Astrid Lindgren i famshmi ”Bubulino” tani më

i njohur edhe për fëmijët suedez sepse atij tani

iu mundësua që të komunikoj edhe në suedisht

me bashkëmoshatarët e tij shqiptar dhe suedez

këtu në Skandinavi, e këtë ia mundësoj Qendra

Kulturore Shqiptare ”Migjeni” me seli në Borås

me rastin e botimit të Bubulinos në gjuhën suedeze

këto ditë.Së bashku me nxënësit suedez për

në qytetin Astrid Lindgren do udhëtojnë edhe

fëmijët shqiptar bashkë me pedagogët e tyre si

dhe apo autori i “Bubulinos”.Do jetë ky një rast

i mire për nxënësit dhe të rriturit që të njihen

me personazhet e veprave të Astrid Lindgren si

“Pipi çorapegjata”, Emili, “ Karlson në kulm”e

të tjera të cilat kanë pasur mundësin ti lexojnë

edhe në shqip.Ishte ky një udhëtim impresionues

dhe se njeriu kishte çka të shihte dhe mësonte

thonë durrsaket.Ne kemi nevojë ta njohim botën,

të dimë si duhet të sillemi dhe si të punojmë

për veten tone¨e vizita të tilla janë një udhërrëfyes

për ne.Viron Kona gjatë vizitës në “Bota

Astrid Lindgren”, thotë se është e vështirë të

imagjinosh se sa emocionuese kjo mund të jetë

që të jeshë këtu për të përmbushur karakterin e

tyre të preferuar të fëmijëve në jetën reale është

një përvojë e madhe për një fëmijë të vogël.

Të gjitha mjediset janë të punuara në bazë

të tregimeve të Astrid Lindgren. Si që është

Vilekulla, Pipi, Emili apo Karlson. Në këto

mjedise të gjalla luhen çdo ditë në skenë ngjarje

që janë marrë nga librat në mjedise të ndryshme

ku publiku vjen shumë afër ngjarjeve. Vironi

thotë se edhe Bubuliono do u bashkohet këtyre

personazheve pasi ai do ketë mundësi që një

kohë të qëndrojë këtu.

moshatarët e tij nga qyteti Durrës. Ai së bashku

me ta është mysafir i nxënësve të Fjärdingskolan

të qytetit Borås të Suedisë, ku është pritur në

mënyrë madhështore nga fëmijët shqiptar por

edhe fëmijë të kombeve dhe kombësive tjera

të cilët vijojnë mësimet në këtë vatër arsimi në

këtë qytet skandinav. Është interesant se me te

kanë udhëtuar edhe nxënës shqiptar nga vatra e

arsimit dhe diturisë e qytetit bregdetar shqiptar

Demokracia e qytetit Durrës.

Ishte një pritje e ngrohtë e nxënësve durrsak nga

bashkëkombësit tanë në aeroportin Landveter të

Göteborg të Suedisë mbrëmjen e 16 majit ku ata

ateruan në token suedeze. Kishin dal në pritje

Petriti, Behari, Arbëresha, Habibja, Ibadeti që të

presin vëllezërit dhe motrat e tyre nga Durrësi.

Ishte moment mallëngjimi, ishte moment,

gëzimi e nga ky gëzim rridhnin edhe lotët. Ishin

të pranishëm edhe prindërit, Sejdiu, Vjollca,

Fadili, Hakifi të cilët së bashku me personelin

e Fjärdingskolan kishin ardhur në Landveter të

presin mysafirët e largët nga Shqipëria.

10

shqiptare ndërsa pedagoget do jenë të akomoduar

në hotel. Kjo është sa unë di dhe kam njohuri

vizita e parë e fëmijëve nga Shqipëria në Suedi

dhe kam besimin se nuk do jetë edhe e fundit,

pasi që ne kemi një projekt bashkëpunimi me

shkollën demokracia te Durrësit.

Dita e parë e vizitës prezantim i pedagogëve dhe

nxënësve për mikpritësit që ishte shumë impresionuese,

çdo gjë këtu funksionon sipas planit,

çdo gjë është në vendin e vet e edhe miqtë nga

Durrësi ndihen të kënaqur me këtë që ata shohin

dhe përjetojnë. Takime me moshatarë, me pedagogë

por edhe me bashkëvendës. Do jetë kjo

një jave e paharruar me shpresë se këta nxënës

serish do jenë bashkë dhe serish do takohen

për këmbim mendimesh. Java do jete shume

e ngjeshur, do ketë vizita në shkolla, kopshte,

pishinën e qytetit ndër më bashkëkohoret në

regjion, Kopshtin Zoologjik, Qendren shkencore

per fëmije e të rinj “NAVET” dhe kulmi i kësaj

do jetë vizita ne “Botën e Astrid Lindgren”në

qytetin saj të lindjes Vimmerby.

Nga promovimi i librit të Viron Konës në gjuhen suedeze në Borås të Suedisë në maj 2011

NJË PRITJE VËLLËZËRORE NË BORÅAS TË SUEDISË PËR BUBULINON DHE KRJUESINE TIJ

i njohur për lexuesit e këtushëm me veprat e

tija të botuara ne suedisht Hamit Gurguri, pastaj

Drejtoreshën e drejtorisë arsimore të komunës

së Brämhult një nder komunat me më shumë

banorë të qytetit Borås, shumë drejtor shkollash

dhe kopshtesh, mësues, dhe bashkëkombës nga

te gjitha trojet shqiptare.

Është një mbrëmje komplete letrare, ku nuk

mungon komunikimi me artin e letërsinë.

Mbrëmje, të cilën unë do ta ëndërroja ta përjetoja

edhe ndonjë herë tjetër jo vetëm këtu në

Borås të Suedisë por edhe në Prishtinë, Tiranë,

apo gjetiu në hapësirat shqiptare apo edhe në

e kësaj mbrëmje dhe të takojnë shkrimtarin

e njohur për fëmije dhe të rijnë Viron Kona i

cili në vitin 2006 për këtë vepër kishte marrë

çmimin UNESKO e tani ajo mund të lexohet

dhe suedisht.

Vironit thotë së është shumë i lumtur që

Bubulinoja e tij tani komunikon edhe suedisht

jo vetëm më fëmijët shqiptar që jetojnë dhe

mësojnë këtu, por edhe me fëmijët suedez dhe

fëmijët e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në

Suedi.

Ndjehem krenar që arrita që Bubulino të flasë

suedisht, por ai është shumë i shkathët, shumë

i zgjuar, do qëndrojë ca kohë atje edhe pa

mua sepse unë nuk pata kohë të jem më gjatë

atje, ai do vazhdoj misionin e tij do bëjë vizita

edhe tjera në shumë qytete suedeze, do jetë në

Stockholm, do vizitojë Uppsallan, por nuk do

ndalet vetëm me kaq ai do vizitoj edhe qytetin

Nga organizatoret e mbrëmjes Fjärdingskolan

dhe QKSH “Migjeni” për mysafirët nga

Shqipëria me këtë rast ishte porositur Torta

speciale me Flamurin Kombëtar Shqiptar si

shenje respekti për autorin Viron kona me rastin

e prezantimit të “Bubulinos” në Suedisht.

Gjatë kohës së eveniment mu kujtuan shumë

figura të çmuara letrare shqipe, të cilat nuk e

qytet tjera Skandinave ku jetojnë dhe veprojnë

shqiptarët, me shkrimtarë shqiptar dhe të huaj.

Teksa analizonim me miqtë suedez këtë eveniment,

vijmë në përfundim se këso eveniment

janë të nevojshme të organizohen jo vetëm me

shkrimtar shqiptar, finlandez apo suedez por

edhe me shkrimtar dhe poet të kombeve tjera që

jetojnë këtu, në mënyrë që të njihen me gjuhën

dhe kulturën e njeri tjetrit.

Me ftesë të Qendrës Kulturore Shqiptare

”Migjeni” nga Borås i Suedisë dhe në bashkëpunim

me Fjärdingskolan është organizuar ky

eveniment në të cilin u prezantua libri për fëmije

dhe të rijnë i Viron Konës ”Eh more Bubulino”

apo me përkthim n¨åe suedisht ”Min kära Bubulino”.

Ishin prezent miq suedez, bashkëkombës

nga vet Borås por edhe nga qytete tjera suedeze

të cilët kishin shprehur dëshirën të jenë pjese

më verior Kiruna. Atje ai do bëjë mrekulli besoj

unë thotë autori.

Në mbrëmje të prezantimit të “Bubulinos” në

sallën e mbushur për plotë me adhurues të fjalës

së shkruar, në mesin e tyre gjejmë edhe shkrimtarin

e njohur nga Kosova që ka kohë jeton dhe

vepron në Suedi dhe është bërë shumë

kanë mundësinë për të komunikuar me lexues,

me kritikë dhe me dashamirë të artit dhe gjuhës,

sepse mungon publiku,mungon kritika, kryesisht

mungon publiku shqiptar sepse ata vendas pra

suedez janë admirues dhe adhurues të artit dhe

letërsisë, por ne nuk jemi

Pra duhet të mburremi me ata të cilët kontribuojnë

në këtë drejtim dhe ti ndihmojmë dhe japim

përkrahje.

Prandaj ne duhet të angazhohemi sa më shumë

dhe të kontribuojmë në këtë drejtim.

Besojm se ky bashkëpunim mes qytetit Borås,

atij të Durrësit dhe shkrimtarit Viron Kona me

QKSH “Migjeni” edhe në të ardhmen do jetë në

nivel.

11

Sokol Demaku

”BUBULINO” I SHKRIMTARIT VIRON KONA ARRITI NË BORÅS

Gjatë javës së njëzet të muajit maj 2011 qëndroj në Borås të Suedisë shkrimtari i njohur shqiptar për fëmijë dhe të rinj Viron Kona.

Qëllimi kësaj vizite në këtë shtet të largët

skandinavian ishte botimi i librit të tij”Eh more

Bubulino”në gjuhën suedeze nga ana e Qendrës

Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në këtë qytete

Suedez javë më parë.

Tërë organizmin e prezantimit të librit ”Eh more

Bubulino” përkthyer në suedisht nga Qibrije

Hoxha e redaktimin Sokol Demakut e kishte organizuar

QKSH “Migjeni”e ky është libri i parë

i Viron Konës botuar në një gjuhë të huaj çka

kjo ka një domethënie të madhe për vet autorin.

Udhëtim i për në Borås thotë Vironi ishte i gjatë

nga Shqipëria, por në mua la mbresa të paharrueshme.

Kënaqësia më madhe për mua ishte

thotë ai se me të shkelur në tokën suedeze unë së

pari isha mysafirë në një familje suedeze e cila

na ofroj ngrohtësi dhe miqësi të pa parë çka kjo

për mua ishte në statisfakcion në jetën time. Kjo

më bëri edhe me të lumtur dhe më krenar sepse

mikpritja ishte fantastike dhe se edhe miqtë

suedez kishin shprehur interesimin e tyre për

librin tim të përkthyer në gjuhën suedeze i cili

libër do prezantohej për lexuesin shqiptare dhe

suedez këtë javë.

Pritje të veçanta, biseda vëllazërore nga miqtë

suedez, nga bashkëkombësit tanë, të cilët

Vironi i falënderon nga zemra për bujarin e

tyre dhe zemërgjerësinë që ata kanë edhe pse

larg atdheut, krejt kjo në organizimin të QKSH

“Migjeni” në Borås.

Kontaktet me fëmijët shqiptar, por edhe me ata

suedez dhe kombeve tjera të cilët jetojnë këtë

qytet kanë lenë përshtypje në vizitën e Vironit

në Suedi.

Salla e mbushur për plotë me adhurues të fjalës

së shkruar, kur në foltore paraqitet krijuesi i

“Bubulinos”, para auditorit suedez, por aty këtu

mund të gjesh edhe bashkëvendës adhurues

të fjalës së shkruar është madhështore kjo. Të

gjithë një zërit janë të interesuar të dinë më

shumë për autorin e “Bubulinos” për të cilin

këto ditë këtu është folur aq shumë në këtë

qytet suedez.

Vironi, si Vironi, i thjeshtë, modest por me plotë

gjallëri prezanton “Bubulion” e tij i cili tani ai

fletë edhe suedisht me fëmijët dhe të rinjtë suedez,

pra “Bubulino” është bërë i të gjithëve.

Ai thotë se ndjen kënaqësi me këtë, është i

lumtur.

Salla në Fjärdignskolan është arenë bisede mes

autorit të Bubulinos dhe mësuesve të cilët me

kureshtje dua të dinë më shumë për “Bubulinon”

dhe është kënaqësia e Viron Konës që

ekzemplaret e parë të librit ti dhuroj bibliotekës

së kësaj shkolle e cila në gjirin e saj ka mbi

60 nxënës shqiptar, por edhe vogëlushëve dhe

pedagogëve të kësaj shkolle.

Kënaqësia e autorit ishte edhe prezantimi i

“Bubulinos” në Bibliotekën e qytet Borås ku me

këtë rast Vironi u prit nga përfaqësuesit e kësaj

shtëpie të librit një nder më modernet në regjion

dhe edhe kësaj biblioteke i dhuroj “Bubulinon”

e tij në suedisht dhe u premtoj autoriteteve te

bibliotekës një dhuratë me të gjitha veprat e tij

të botuara deri më sot.

Viron Kona do paraqitet edhe para vogëlushëve

të po thuaj gjitha kopshteve të komunës së

Brämhult kjo një komunë e qytetit Borås, me

“Bubulion “ e tij dhe do ketë rastin që të gjitha

kopshteve dhe shkollave fillore të kësaj komune

në fondin e tyre tu dhuroj nga 20 ekzemplar të

librit të tij në gjuhën suedeze.

Në bisedë me autorin e “Bubulinos” ai thotë se

Bubulino ishte në rrugë për në Tropojë por nga

ai kishte marrë një mesazh përmes satelitit dhe

tani ai gjendet këtu në Borås të Suedisë për ca

ditë dhe do jetë mysafirë i moshatarëve të tij

këtu në këtë qytet në polin verior.

Edhe mjetet e informimit i dhanë publicitet kësaj

ngjarje kulturore.

12

Bahtir Latifi

Në Helsingborg të Suedis u mbajt Spektakeli Miss Shqiptaria 2011

MARIGONA SHILLOVA M ISS DIASPORA 2001

Në mesin e shumë bashkëatdhetarëve shqiptar në qytetin e Helsingborg u mbajt spektakeli Miss Diaspora 2011.Si zakonisht në

manifestimet shqiptare në skandinavi, salla e mbushur me musafir nga e gjithë Suedia dhe vendet tjera të skandinave.

Ishe një natë madheshtore dhe me rëndësi për shqiptarët ku u prezantua bukuria e femrave shqiptare.

Knaqësi të jesh në mesin e bashkatdhetarëve dhe

në mesin e bukurosheve shqiptare në diasporë.

Fillimisht ky spektakel u falenderua dhe u

përshendetën organizatrët dhe pjesëmarrësit

nga moderatori ynë i madhe Sabri Fejzullahu

ku edhe pati rastin të jet si moderator në Miss

diaspora 2011.

Më pas para publikut luajtën grupi i valltarëve

nga Ängeholmi dhe menjëherë pas kësaj valleje

filloj spektakeli sipas agjendës së organizatoëve

që kishin përgatitiur, Para se të filloj sfilata e

parë e bukurosheve shqiptare në Skandinavi.

Nga sfilata e parë deri te sfilata e katërtë programin

e madheshtoj edhe vet moderatori duke

kënduar këngë të bukura shqipe.

Sfilata e katërtë mbaroj duke defiluara të gjitha

vajzat apo bukuroshet shqiptare me fustane

mbramëje.Pas Sfilatës së katërtë sipas juris e që

ishin Ylka Berisha, Adnan Haliti gazetar, Agim

Spahija organizator i spektaklit, Blondina Haliti

dizajnere dhe Mimoza Zeka Alia miss 2002.

Pra sipas vlersimit të juris u zgjodhën pesë finalistet

e para të cilat ishin: Donika si finaliste e

parë, Ekzotina Selmani finalistja e dytë, Arta Avdiu

finalistja e tretë, Marigona Shillova finalista

e katërtë dhe finalistja e pestë Keli Buja.

Nga pesë finalistet e përzgjedhuar sipas juris

përcjellsja e parë e miss 2011 u zgjodh Arta

Avdiu, përcjellësja e dytë Keli Buja dhe së fundi

me një zgjidhje të merituar nga jurija u zgjodh

Miss Skandinavia 2011 Marigona Shillova.

Ndërkaq miss sharmi u zgjodh Arbnora Syla.

Këtë manifestim e vlersuan shumë për kulturën

shqiptare si organizatortët ashtu edhe qytetarët

apo bashkatdhetarët që ishin prezent .

Sipas organizatorit Agim Spahija, ky spektakel

ishte i teti me radhë që nga viti 2001 me përjashtim

të një pauze të arsyshëme brenda dy viteve.

Besoj se spektakëli ka shkuar mirë, femrat të

gjitha kanë qenë të bukura.Kanë marrë të gjitha

atë që kanë merituar dhe jamë i kënaqur për këtë

punë që është bërë pasi që edhe u pa rezultati

i saj shpehet Spahija.Se sa ishte e veshtir një

punë e till dhe kush ishte përkrahës i tij për

finalizimin e këti spektakeli ai shprehet duke

then se ka dy apo ma shumë muaj që kanë filluar

përgatitjetKa pas punë shumë,është dashtë angazhim

i madh dhe përkushtim ,ndërkaq ndihmen

që kam pas për¨këtë punë dhe si krahë të djathtë

shpreheta ai ishte Edona Sejdiu që gjithmon

ka qenë me mua e cila ka kryer edhe punën e

koreografes.

13

Në fundë të bisedes Spahija e vlerson shumë

këtë spektakel dhe shpreh falenderim për rinin

shqiptare në diaspor të cilët gjithëmon shprehin

gadishmëri të punojn për kulturën shqipëtare.

Edona Sejdia njëra ndër organizatorët, koreografja

dhe përkrahëja ma e madhe e Agimit

thot se puna ka shkuar mirë .Para pesë dite

ishim takuar me vajzat që merrnin pjesë në këtë

spektakel ku kemi bërë ushtrime,fotografi dhe

gjirime.

Të gjitha vajzat kanë qen të leta për të punuar

me to shprehet Edona.Më pas ajo shton duke i

falenderuar të gjitha vajzat edhe pse ne ishim organizator

ato kanë kryer punen e vet me pjekuri

dhe maturi, andaj edhe jam e kënaqur se si ka

rrjedh puna.

Në fund ajo vlerson se spektakeli i till kulturor

ka rëndesi në veti e cila paraqet dhe prezanton

bukurin shqiptare.Kultura shqiptare prezantohet

në mënyra të ndryshëme , kësaj here pse jo edhe

me bukurin shqiptare.

Sipas Afrim Selmanit njëri nga bashkëatdhetarët

e Danimarkës, përndryshe nga Kumanova shprehet

i knaqur që ishte në këtë mbrëmje.Sipas ti

ishte një mbrëmje madheshtore dhe me vler. Mu

dukë se shumë qka ishte në rregull dhe me lan

përshtypje edhe Juria që përzgjodhen njeriun

e duher dhe që meritoj pra bukuroshen Miss

Skandinavia 2011. Ne patem fatin të bisedojmi

edhe me këngëtarin tonë të madh dhe njëherit

edhe si moderator në Miss Skandinavia 2011 se

si e vlerson një spektakel të till

Sipas Sabri Fejzuallhut së pari e falendroj Agim

Spahiun i cili organizon një mbrëmje të till

dhe është për tu përshendetur kur vajzat tona

integrohen në një spektakel të till qfar ishte edhe

sante .

Po ashtu në fundë Sabriu nuk harron ti pershendet

rinin në diaspor e veqanarisht në Suedi, ku

sipas tij është njëra ndër rinit më të vequara në

diaspor e ku do që shkon.

E gjith vazat që morren pjesë në këtë spektakel

ishin katërmbëdhjetë nga qytete dhe vende të

ndryshme të diasporës.

Vlen të veqohet se në këtë spektakel morren pjes

edhe disa vajza suedeze që deshirojnë të jen si

të huajat .Ato para publikut në mesin e shumë

bashkëatdhetarëve lujaten disa here me nga një

vallzim oriental.

Pas zgjedhjes së Miss 2011 në fundë të spektakelit

një i ri bashkëatdhetar nga Peja Muharrem

Nikqi i cili punon si shef në kompanin

”Elgiganten”në Suedi, shpërndau disa dhurata

për Miss Diasporen 2011 dhe përcjellëset e saj.

Në këtë Spektakel moren pjes edhe këngëtari

Labinot Tahiri si dhe Majlinda Spahija.

E gjith kjo punë që shkojë mirë dhe si ështe

menduar sipas organizatorëve vlen të theksohet

po ashtu se edhe garueset që nuk u zgjodhen por

që ishin konkurente ishin të kënaqura që ishin

pjesëmarrëse .

Pra një punë me vler dhe me rendësi të veqantë

për shqiptarët ku do që janë. Duke shpresuar

se organizime të tilla të mos ndalen dhe të ketë

gjithëmon sepse duke punuar në këtë mënyr ne

prezantojmi identitetin shqiptar dhe me këtë

jemi më afer kulturës,traditës,gjuhës dhe zakoneve

tona shqiptare.

Me më rendësi që organizimet e llojit të till na

afrojnë më afer vendëlindjes që nuk duhet harruar

kurr se nga jemi ardh dhe se ku do shkojmi.

Pra Spektakëli Miss Skandinavia 2011, ku

shqiptaret prezantuan bukurin e femres para Evropës,

Botës që i dhuroj Zoti të gjitha femrave

për ta mbajtur sa janë gjallë.

Sabriju shton duke thënë se bukuria i takon

pjesës më të mirë të jetës ,pra rinis dhe rinia dhet

të jetë e hapur dhe të bëjnë punë të tilla qfare

përjetuam sante.

14

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Poezi për fëmijë nga:

Vaso Papaj

Po në mbrëmje nën jorgan,

sapo gjumi syt’ m’i nget,

pyes veten her’ pas here:

Hija ime ku do t’ jetë

Dritën ndez në abazhur

edhe ulem përmbi shtrat.

Hijen time shoh mbi mur,

bëj ta kap e dot s’e kap.

Hija ime , shoqja ime,

ti qëndro gjithmonë me mua.

Po të them diçka intime:

Do ta dish Un’ fort të dua.

Hija ime , shoqja ime…

Dhe përsëritet historia.

Më ndihmon për të kuptuar,

cila është miqësia.

Babushi dhe gjumi

Dje në darkë në nëntë sahati

Kish një film me gjak e dhunë

Me ç’ka pash, m’u rrënqeth shtati,

ndaj gjith’ natën s’bëra gjumë.

Kokën futa nën jorgan,

se një ankth në shpirt m’u ngjesh.

“Ku je, babi, eja pranë.

Një bandit ka hyrë mes nesh.”

Babi im u ngrit nga shtrati.

Erdh në çast e më qetësoi:

“S’ka njeri, ndaj fjalët mati.

Jam këtu, që të të mbroj.”

“Ja, këtu, në shtratin tënd,

pranë e pranë me ty do t’ rri.

Orë të tëra në këtë vend.

fli i qetë, pafrikë, tani!”

Kur më pa duke dremitur,

desh të ikte dalëngadalë,

por sa preku derën ngjitur,

mua zemra desh m’u ndal .

Prapë babushin zë thërras:

“E dëgjon, ç’është kjo hata

Zemrës ndiej një si tallaz !

Se mos është një nga ata”

Dhe babushi kthehet prapë:

“S’ka asgjë veç hapit tim .

More djalë, nuk kam ç’të kap.”

Dhe vazhdon me këshillim:

“Nesër mbrëma, bëj kujdes.

Hyrë në shtrat me shpejtësi.

Ndryshe, bir, gjer në mëngjes,

e sheh gjumin me dylbi”.

Rizah Haziri

VARGJET DHE SHKRONJAT

Sapo rashë në shtrat

Në kohën që bie prore,

Më erdhën vargjet

Kapur dorë për dore.

Fillo me mua,

Shkronja Zh - kërkoi

- Nuk je e para, të lutem,

fare s’do të harroj.

- Jo, jo - tha shkronja P, -

Vendi i parë m’takon,

Fjala poezi

Me mua fillon.

Ndërsa shkronja D

Foli me qesëndi,

- Si do të shkruhej pa mua

Fjala Dashuri

Secila nga shkronjat

Të jetë e para kishte dëshirë

Me zotim se poezia

Do të dalë më e mirë.

Assesi shkronjat

Nuk u pajtuan,

Të ndërhyja ashpër

Ato më detyruan:

- Heshtni, ju lutem, -

Ua preva nga vendi -

Do t’ju përdor

Vetëm sipas rendi.

UJKU NË LAK

Një ujk syskuqur

E lesh kërqethur

Kishte kohë

Që n’aksion ish hedhur.

Me këlyshët e tij

Vetëm gjak kërkonte,

Çkado që gjente

Priste e gllabëronte.

Kishte pre qengja e dele,

Drerë e drenusha,

Kudo që i gjente,

Male dhe fusha.

Por, puna e gjakësorit

Nuk vajti për merak,

Veprat e këqija

E çuan drejt në lak.

15

Shaha Rama

NË BIBLIOTEKË

Bibliotekën e qytetit

Me shokë shpesh e vizitojmë

Është si një pulëbardhë buzë detit

Eh, ç’kohë të mirë kalojmë.

Një ditë ndodhi t’hezitojmë

Çfarë duhet t’lexojmë

Njëri thoshte histori, tjetri poezi

U krijua tollovi as vet nuk e di

Njeri tjetrin lehtë qortonim

Nuk mund të duronim.

Xha Sokoli na vështronte

Mendjen na e lexonte

Sillte kokën, ngriste syzet

Këshilla na ofronte.

T`i lexoni tha të gjitha

Sa shumë ia vlenë

Mëmëdhe e kan Shqipërinë

Stërgjysh SKËNDERBENË.

Kosova nuk mbetet prapa

Për këtë ju bëjë benë

Mbret të penës që të dyja

E kanë Kadarenë

KUR MAMI ANKOHET

Mami babit i ankohet

Se s’dëgjuakam unë

Bëjnë shumë plane, propozime

Për njëmijë ndëshkime

Në shkollë të muzikës,

Është mirë ta dërgojmë

Dhe në kurs vallëzimi

Duhet ta regjistrojmë

Doemos i duhet

Një kurs kompjuteri

Së fundi as dy plus dy

S’di me i mbledh i mjeri

Dhe Gjuhën Angleze

S’duhet lënë pas dore

Do të jetë tha një recetë

Që ta ketë për jetë.

Nga të gjitha këto ndëshkime

U mbush mendja plot mësime

Andaj buza në gazë më shkoi

Athua mami keq mendoi

TEKSTET SHKOLLORË, ME PËRMBATJE KOMBËTARE, NË TË GJITHA TREVAT SHQIPTARE DHE NË DIASPOR

( Veprimtari e Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare)

Nga: Prof. Murat Gecaj

Përgjegjës sektori, pranë IIKSH-Tiranë

Këto ditë, në disa adresa Interneti, por dhe

me njoftime telefonike, studiuesi e shkrimtari

Dr. Ibrahim Gashi shpërndau njoftimin se, në

kryeqytetin Tiranë, do të organizohej një tubim

i rëndësishëm i drejtuesve të komisioneve të

punës, ngritur pranë Institutit të Integrimit të

Kulturës Shqiptare. Për shumëkënd, ky institucion

është ende i panjohur. Pra, shkurtimisht,

ruar edhe me shkolla të qytetit të Durrësit, nën

kujdesin e Drejtorisë Arsimore atje.

Në përgjithësi, studimi krahasues në fjalë synon

të nxjerrë në dukje ndryshimet dhe të përbashkëtat

e plan-programeve dhe teksteve mësimore,

kryesisht për tematikën e tyre, saktësinë

e trajtimit të fakteve, përfshirjes së çështjeve

themelore të lëndës, domosdoshmërinë e

paraqitjes së saj sa më të plotë e të kuptueshme

etj. Të gjitha këto, do të shihen duke vëzhguar

trajtimin sa më realist e të plotë të identitetit të

shqiptarëve, në trevat autoktone arbërore dhe në

Diasporë. Sigurisht, gjatë kësaj pune tërësore

do të përfshihen dhe veprimtari të ndryshme,

gjithnjë në përputhje me këtë detyrë kryesore të

këtij Insituti.

Me vlera të veçanta ishin dhe diskutimet e bëra

nga Prof.Emil Lafe, nga Akademia e Shkencave

e Republikës së Shqipërisë, i cili theksoi

nevojën e përdorimit të gjuhës shqipe të njësuar

në të gjitha tekstet shkollorë, që nga Abetarja

dhe deri te tekstet e Universiteteve tona. Ndërsa

dr. Ramiz Zeka, drejtor i Institutit Shqiptar

të Mendimit dhe Qytetërimit Ismam (Tiranë)

po tregoj se ai është ngritur në vitin 2009,

sipas procedurave ligjore dhe vepron, mbi baza

vullnetare, me një program të caktuar. Një ndër

synimet kryesore të punës së tij është: studimi

i mundësive të përafrimit, deri në njësim, të

programeve e teksteve mësimore, në të gjitha

shkollat e trojeve etnike shqiptare (Shqipëri,

Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Çamëri e Kosovë

Lindore-Lugina e Preshevës) dhe në Diasporë.

Por edhe komisionet e formuara dhe grupet e

punës, veprojnë sipas këtyre vendeve. Është

parashikuar që studimi i teksteve të kryhet në

shkolla të grupuara, në shtete të ndryshme:

në pesë shkolla 9-vjeçare, pesë gjimnaze,

pesë shkolla të mesme pedagogjike dhe pesë

shkolla të mesme profesionale. Në këtë studim

me rëndësi, është parashikuar të përfshihen,

sidomos, gjuha e letërsia shqipe, duke nisur që

nga Abetarja, historia e gjeografia e tjerë. Po

kështu, mendohet të bëhet studimi i programeve

e teksteve për mësimet plotësuese në gjuhën

shqipe, historinë e trashëgiminë tonë kulturore,

për nxënësit shqiptarë në Diasporë. Studimi për

shkollat e Diasporës do të bëhet në pesë shtete të

SHBA dhe në më shumë se pesë shtete të Euro-

Azisë. Ndërsa një studim i veçantë do të bëhet

për shkollat dhe gjuhën shqipe në Çamëri. Është

për t’u shënuar se kjo veprimtari e dobishme e

Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare për

studimin e teksteve shkollorë ekzistues, duke

evidentuar përmbajtjen e tyre kombëtare, po

mirëpritet edhe nga institucionet arsimore, në

rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Kështu, për

shembull, bashkëpunim i frytshëm është sigu

Pikërisht për të shqyrtuar plotësimin e detyrave

fillestare dhe për të caktuar objektivat në vazhdim,

u organizua tubimi për të cilin fola më lart.

Përveç drejtuesve të këtij Instituti, merrnin pjesë

përgjegjës sektorësh nga Shqipëria, Kosova e

Maqedonia dhe përfaqësuesi për Çamërinë.

Tubimin e hapi drejtori i Institutit të Integrimit

të Kulturës Shqiptare, Rezart Gashi. Ndërsa

kryetari i Komisionit Qendror, Dr. Ibrahim

Gashi lexoi një informacion të detajuar për disa

nga veprimtaritë e zhvilluara deri tani shkallë

Instituti dhe ato, që janë kryer nga vetë grupet e

punës.

Pastaj, për veprimtaritë e zhvilluara dhe për ato,

që do të kryhen gjatë këtij viti e në vazhdim,

dhanë mendimet e tyre disa pjesëmarrës. I pari

foli Prof.Dr. Hulusi Hako, i cili paraqiti edhe

broshurën e botuar prej tij, në afër 70 faqe, me

titullin “Ç’ na mësojnë tekstet shkollore për

Kombin (Shënime kritikë për disa tekste të

lëndëve shoqërore, në kuadrin e Projektit të

IIKSH-së”(Tiranë, 2011). Kolegët e komisionit

të ardhur nga Maqedonia, Dr. Skënder Asani,

Fadil Curri e Mitat Shaqiri theksuan nevojën

dhe vlerën e një studimi të tillë për tekstet shkollorë,

përgatitur e botuar për shkollat në gjuhën

tonë amtare, i cili do të ndihmojë për një kuptim

më të mirë të identitetit të shqiptarëve në këtë

shtet fqinj.

Nga Lugina e Preshevës foli arsimtari Alixhemal

Salihu, i cili tregoi se atje po përgatitet një

tribunë (sesion), ku do të lexohen disa kumtesa

për përmbajtjeje dhe problemet e teksteve në

shkollat shqipe të atjeshme. Ndërsa Fazli Hajrizi

u ndal në domosdoshmërinë e krahasimit të teksteve

mësimorë, ndërmjet Shqipërisë e Kosovës

dhe përmendi problemet, që dalin posaçërisht

për pjesën veriore të këtij shteti, Mitrovicën.

foli për disa çështje të botimit e përdorimit të

teksteve në shkollat fetare, që funksionojnë në

trojet shqiptare. Me interes ishte dhe diskutimi

i arsimtarit e shkrimtarit Namik Selmani, për

disa problema të teksteve për shkollat shqipe në

Çamëri. Në vazhdim, Latif Hajrullahu, drejtor

i Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor “Albas”

(Tiranë), përmendi nevojën e botimit sa më

cilësor të teksteve të ndryshëm shkollorë dhe për

përdorimin e tyre alternativ. Prof. Murat Gecaj

nënvizoi domo- sdoshmërinë e pasqyrimit

korrekt, sa më të gjerë e të shpejtë, të

veprimtarive të IIKSH, në shtypin e shkruar e

atë elektronik, si dhe ne faqe të ndryshme të

Internetit. Kështu, do të krijohet një mendim

mbarëshqiptar për mbarëvajtjen e këtij projekti

me shumë rëndësi, që lidhet mjaft ngushtë me

identitetin tonë kombëtar.

Në fjalën përmbyllëse, Dr. Ibrahim Gashi i

falënderoi pjesëmarrësit në tubim për mendimet

e shprehura dhe theksoi nevojën e bashkëveprimit

të punës së komisioneve, në rajone e shtete

të ndryshme, ku shqiptarët banojnë në trojet e

tyre stërgjyshore dhe në Diasporë.

Pastaj, të gjithë së bashku, morëm pjesë në një

darkë, që ishte shtruar për pjesëmarrësit, ku nuk

u ndërprenë dhe vazhduan bisedat për temën

kryesore të tubimit, pra për tekstet mësimore

në shkollat, ku mësohet gjuha e bukur amtare

shqipe

16

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLIT

Kujtim Agalliu

FESTA

Njëherë prijësi bëri festë për popullin e tij. Ai çoi njerëzit nëpër fshatra për të lajmëruar po¬pullin se e priste në shtëpinë e tij. Ata thanë:

- Prijësi kërkon që çdo njeri të sjellë me vete një katruve me verë si dhuratë. Të gjithë verën ta zbrazin në një qyp të madh që ndo¬dhet pranë derës,

në hyrjen e pallatit.

Erdhi dhe dita e festës. Njerëzit veshën rrobat me të mira që kishin dhe shkuan në pallatin e prijësit së bashku me familjet e tyre. Secili nda¬lonte në

hyrje të pallatit të prijësit, zbrazte katruven në qyp dhe ngjitej në sallonin e festës.

Na ishte një burrë i varfër, që kishte shumë dëshirë të shkonte në gosti, por nuk kishte verë..

Gruaja i tha:

- Bli ca verë dhe të shkojmë edhe ne në gosti.

Por burri iu për¬gjigj:

- Si Jo, nuk mund të blej verë për një gosti, që është me dëshirë! Në asnjë mënyrë!

Si u mendua pak, ai tha:

- Qindra njerëz do të sjellin verë me vete dhe do ta zbrazin në qyp. Një katruve me ujë nuk do mund ta zbutë verën.

Kështu, ai shkoi në gosti me një katruve me ujë. E zbrazi në qyp si të tjerët dhe hyri në sallonin e pritjes. Mezi priste, për gotën e verës, që e pëlqente

aq shumë.

Më në fund prijësi tha:

- Le të pimë, pra, të dashur miq, për shëndetin tuaj!

Gjithë të ftuarit morën gotat të ngrinin dollinë, por ç’të shihnin Ne vend të verës po pinin ujë.

Pra, i varfri nuk kishte qenë i vet¬mi që mendonte se një katruve ujë nuk mund ta zbutë verën.

17

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E

Nga Bardhyl Selimi

Pikniku

Poli u nis në orën 9.00 me biçikletë nga vendi A në vendin B me shpejtësi 15 km/orë.

Në orën 9.45, Pjeri u nis nga vendi B për në vendin A me shpejtësi 20 km/orë. Ata

kishin rënë dakord që të bënin së bashku një piknik në gjysmën e rrugës dhe e

mbajtën fjalën.

Gjeni në ç’orë u takuan ata.

Zgjidhje:

A-----------------------------------M--------------------------------------B

® ora 9.00, 15 km/orë ora 9.45, 20 km/orë ¬

Shënojmë me x = AM gjysmën e rrugës AB.

Atëherë x/15 është koha që iu desh Polit dhe x/20 koha që iu desh Pjerit për të udhëtuar

deri në mesin e rrugës.

Diferenca është 45 minuta ose 0.75 orë.

Prandaj zgjidhim ekuacionin:

x/15 = x/20 +0.75

nga ku marrim

x= 45 km.

Atëherë 45/15 = 3 orë.

Ata u takuan në orën: 9+3= 12.

18

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e

ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit

tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas

në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë),

arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë

klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet

e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë

siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare,

por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë

të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe

“Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

Mos dvet çka nuk dvetet!

“Na paskësh qenë një herë një grua e cila kishte mbetur e ve dhe si dukej kishte vendosur që të mos martohej më. Por, se si i vjen puna e martohet

sërish. Pas disa kohësh burri i ri po e pyet: -Allahile grua - a ma i zoti a kanë ai burri i parë, apo unë

Ajo po i thotë: -Bre ti njeri, nuk është borxh me dvet çka nuk dvetet se qe besa burri i parë na kishte mbajtur të dyve mbi shpinë, dhe e kishte lëvruar

arën!

A ka lugetër Hoxhë

Në një mevlud, ku ishin kallaballëk njerëz, pasi që u kryen ceremonitë fetare, filloi muhabeti. Aty kishte qenë edhe një djalë i ri,

i cili ditë më parë hoxhës ia kishte vjedhur pulat natën.. Ai djali dikur po e pyet Hoxhën: -Hoxhë, a di me na kallxue a ka lugetër a jo

Hoxha pasi i kishte rënë në të se kush ia ka vjedhë pulat po i thotë: -Po bre djalë, bile ma lugat se ti unë hala nuk kam pa!

19

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”

Revista “Dituria”

Kryeredaktor: Sokol Demaku; koli284@hotmail.com

Keshilli redaktues:Rrahmon Jashari, rrahmanjashari@hotmail.com; Lena Liden, lenadarlene@yahoo.se;

Bahtir Latifi; bahtirlatifi@live.se;Hakif Jashari; hakif@dituria.se, Griselda Hallulli

Bashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,arsimhalili@hotmail.com;

Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi

dituria@live.se

Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/

dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!