02.01.2015 Views

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor 2007 Nr 6

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor 2007 Nr 6

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor 2007 Nr 6

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Nëntor 2007 Nr 6

Dituria

E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi

Dituria - Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor 2007 faqe 2

Revistë kulturore, letrare, artistike

shoqërore e argëtuese për fëmijë,

të rinjë dhe prindër

D I T U R I A

Boton QKSH “Migjeni”

Borås – Suedi

Kryeredaktor:

Sokol Demaku

Koli284@hotmail.com

Përmbajtja:

3.Nga redaksia

4.5. 28 Nëntori

6.Låt oss stanna ännu en tid

7.Omari dhe pinguini

Keshilli redaktues:

Rrahmon Jashari

rrahmanjashari@hotmail.com

Lena Liden

Lena.liden@boras.se

Agron Cela

agron@glocalnet.net

Ramadan Myrtaj

drmyrtaj@hotmail.com

8.Emine Hoti - “Kam harruar”

9.Marigona bisedon me babin

10. Alla barn, poezi

11.Punime nxënësish

12.Nga letërsia shqipe për

fëmijë

Arsim Daka

Arsimdaka@hotnmail.com 13.Punime nxënësish për 28

Nëntorin

Hakif Jashari

familjajashari_swe@hotmail.com

14.Mitrush Kuteli- Jam shqiptar

Adresa e redaksisë

15.16. Migjeni- Zeneli, novelë

dituriash@hotmail.com

Revista Dituria

17.18. Mjekësi

Studiefrämjandet

L. Kyrkogatan 20 19.Kuriozitete

503 07 Borås

20.Mirë se vini në bibliotekë

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 3

"Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një

kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta

kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja.

Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri

ynë

Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjëve, nuk

janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë

kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura

dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë

gjurma në letersinë e gjithë popujve të

qytetëruar.

Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri

ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është

dhe një nga më të drejtët"

FAIK KONICA

Të gjithë SHQIPTARËVE kudo që janë pa dallim feje ,

krahine , ideje, partie , gjinie, moshe Ju urojmë :

Gëzuar e për shumë mot

DITËN E FLAMURIT DHE TË

PAVARËSISË

Redaksia e revistës

”Dituria”

Borås

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 4

28 NËNTORI SHPALLJA E PAVARSISË

28 nëntori i vitit 1912,do të

mbetet për ne shqiptarët si një

kryedatë e pamortshme.Ajo do të

shërbejë kurdoherë për ne si një

tempull në pragun e të

cilit,përpara se të hyjmë do të

dëgjojmë sigurisht gjëmimet

shekullore të

historisë.Paskëtej,pas trokitjes

sonë në këtë tempull,do të na

shfaqet e madhërishme ajo epope

të cilën e quajmë ende sot

“Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28

nëntori i vitit 1912 tregoi tek e

mbramja se populli ynë edhe pse i

robëruar në shekuj,nuk ishte

pajtuar me këtë robëri,në dejt

tonë zgjohej liria,në shpirt,kurajo

dhe guximi i madh.

Në dhjetë vjetëshin e parë te

shek. XX. shqiptarët organizuan

kryengritje të shumta, duke

përfshirë qytete të ndryshme, pra

edhe Preshevën. Edhe përkundër

rrethanave të ndërlikuara

ndërkombëtare, luftën për çlirim

dhe pavarësi populli shqiptar nuk

e ndali. Hasan Prishtina, deputeti i

Kosovës në dhomën e deputetëve

në Parlamentin osman më 11

janar 1912, bëri një diskutim të

fuqishëm në favor të çështjes

kombëtare shqiptare. Nga ky

diskutim, lindi takimi në lagjën

Taksim, i deputetëve shqiptarë,

që paraqet marrëveshjen se “për

Shqipërin nuk ka tjetër mjet

vetëm të fitojë me një kryengritje të

përgjithëshme”.

Në këtë mbledhje, si e quajti

Hasan Prishtina “Komplot i

Taksimit”, rol vendimtarë luajtën

dy figura të shquara të Kombit,

Ismajl Qemali dhe Hasan

Prishtina. Nga marrëveshja e

Taksimit, me punën e patriotëve

shqiptarë, në trojet shqiptare

dolën besëlidhjet e krahinave, si e

Lezhës, Bregut te Matit, Dibrës e

tjera, deri te Kuvendi i Junikut

(21-25 maj 1912).

Me iniciativën e Hasan Prishtinës

aprovohet programi i kryengritjes

e që parashihej

1. Caktimi i kufijëve,

2. Krijimi i një administrate

shqiptare,

3. Ngritja e flamurit kombëtarë,

4. Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë

zyrtare,

5. Në Shqipëri të sundojë

guvernori shqiptare i zgjedhur

nga përfaqësuesit e popullit, etj.

Si dhe për zbatimin e këtyre

kërkesave të jenë garantues

fuqitë e mëdha. Këto kërkesa, de

facto, ishin për pavarësinë e

Shqipërisë. Mirëpo ato nuk u

aprovuan nga Porta e Lartë e

Stambollit, prandaj kryengritja e

përgjithshme shqiptare vazhdoi

në të gjitha trojet shqiptare.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 5

Më 28 nëntorë 1912, në orën

14.30, u hap Kuvendi Kombëtarë i

Vlorës, në të cilin morën pjesë

përfaqësues të shtresave të

ndryshme të popullit shqiptarë.

Në seancën e parë të këtij

Kuvendi, fjalën hyrëse e paraqiti

Ismajl Qemali në të cilën e

paraqiti gjendjen e Shqipërisë dhe

i përcaktoi masat e ngutshme që

duhej të ndërrmerren. Shqiptarët

tha ai, nuk harruan as gjuhën e

as kombësinë e tyre dhe prova

më e mirë janë përpjekjet dhe

kryengritjet që bënë pa

ndërprerë, e sidomos në katër

vitet e fundit për të ruajtur të

drejtat dhe zakonet e tyre. Në

vazhdim, ai tha se: populli na

zgjodhi dhe na dërgoi në këtë

tubim historik që të ndërmerret

për shpëtimin e atdheut, e

shpëtimi i vetëm është liria.

Prandaj, duke u mbështetur mbi

dëshirat e shenjëta dhe me

vullnetin e patundur të gjithë

popullit, dhe me përfaqësuesit e

tij e shpallim Shqipërin të

mëvetësuar, të lirë dhe të

pavarur.

Në vazhdimin e punës së Kuvendit

të Vlorës, më 4 dhjetor 1912 bë

zgjedhja e plotë e qeverisë, ku

bënin pjesë: Ismajl Qemali,

kryeministër dhe ministër i

punëve të jashtme,

Dom Nikollë Libhova, ministër i

punëve të brenshmë, Abdi Bej

Toptani, ministër i finansave,

Mehmet Pashë Dërralla, ministër i

mbrojtjes kombëtare, Petro Poga,

ministër i arsimit, Mit`hat

Frashëri, ministër i punëve

botërore, Pandeli Cale, ministër i

PTT-së.

Në Kuvendin e shpalljes së

Pavarësisë nuk morën pjesë:

Hasan Prishtina, Idriz Seferi,

Nexhip Draga, Sahit Hoxha, e të

tjerë përshkak se u internuan në

burgun e Kalasë së Beogradit (në

Kalemegdan) dhe u mbajtën deri

në prill të vitit 1913.

Shpallja e Pavarësis së Shqipërisë

është një nga ngjarjet më të

rëndësishme në historinë tonë

kombëtare. Ajo shënoi jo vetëm

çlirimin nga zgjedhja

shumëshekullore turke-osmane,

por iu dha grusht vendimtarë

pretendimeve territoriale të

shteteve fqinje, edhe pse

fatëkeqsishtë nga ajo ditë e deri

më sot më se gjysma e trojeve

shqiptare mbetën jashtë kufirit të

shtetit.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 6

Sokol DEMAKU

Låt oss stanna ännu en tid

- har inget att komma tillbaka till

Allt är ok, okej. Ja, jag vet. Världen brinner. När som helst kan vi bli förgiftade med

olika bakterier eller bombade av någon galning. Det är det som man kan höra att folk

prata om en tid.

Det hände under 1900-talet i de

balkanska länderna. Det hände sig att

1999 lämnade en miljon Kosovoalbaner

sitt fosterland för att undvika våld och

tortyr. De flydde till Makedonien eller

Albanien. De som kom till Makedonien

fick sedan, med hjälp av FN-organet

UNHCR, en fristad i andra länder.

Några kom till Sverige. Vissa kom

ensamma, andra kom med familjen. För

många människor har Sverige idag

blivit ett andra fosterland, mest för de

yngre familjemedlemmarna.

I kriget i Kosovo förintades mycket av

landsbygden och många lantegendomar.

Många flyktingar har minnen från

händelser där de förlorade både

familjemedlemmar och egendom.

Många har problem med trauman som

de fick i kriget, de har problem med

hälsa och hörsel.

Dessa människor har ingenstans att ta

vägen.

De har sett med sina ögon när man

dödade hundratals gamla och oskyldiga,

kvinnor och barn.

Men Sverige och svenskarna har öppnat

sina hjärtan och har hjälp till så mycket.

Några hjälporganisationer, Eriskhjälpen

och andra har byggt bostäder. Under det

senaste året har Eriskhjälpen medverkat

till att ett 60-tal hus byggts och

renoverats, och Eriskhjälpen startar nu

ett nytt projekt att renovera 50 nya hus.

Sedan konflikten gjordes upp 1999 har

900 000 flyktingar återvänt till Kosovo

med hjälp av hjälporganisationer från

hela världen.

Den hjälpen är mycket välkommen.

Behoven är dock större än så. Därför

hoppas vi att det ska fortsätta komma in

stöd till Kosovosfolk.

Marre nga revista ”Djungeltrumman” 2005

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 7

Harun Jahja

Omari dhe pinguini

Një natë, para se të binte për të fjetur, Omari, bashkë me babain e tij, ndoqi një

film dokumentar. Filmi fliste për kafshët dhe ai u habit shumë nga fakti se si

arrijnë disa kafshë të mbijetojnë edhe në kushtet më të vështira të ambientit.

Kur ra në shtrat, po mendonte për atë që kishte parë në televizor dhe nisi të

imagjinonte që edhe ai jetonte atje, bashkë me kafshët. Papritur, e gjeti veten

në një vend të mbuluar krejt me borë. Filloi të çapitej rreth e rrotull, kur,

papritur e pakujtuar, dëgjoi një zë: -“Mirë se erdhe, Omar!”

-“Kush je ti” -e pyeti ai.

-“Unë jam pinguini.”- u përgjigj kafshëza e vogël.Krijesa që po i fliste dukej

tamam sikur kishte veshur frak. Omarit i ra ndër mend menjëherë se kush ishte

ai që po i fliste. Edhe dokumentari që kishte parë atë mbrëmje me babain kishte

një pjesë që fliste për pinguinët.

-“Oh, po, tha Omari, unë sapo kam parë diçka për jetën tënde në televizor.

Ëmmm...,është vërtet ngricë këtu. Po ti, nuk sëmuresh asnjëherë” Pinguini iu

përgjigj: -“Këtu është Poli i Jugut dhe temperaturat mund të shkojnë deri në -

88°C. Kjo klimë mund t'u shkaktonte vdekjen shumë kafshëve, por, ne nuk kemi

asnjë vështirësi që jetojmë këtu, kjo, falë cilësive të veçanta që kam. Ne nuk na

bën dëm moti i ftohtë, ashtu si kafshëve të tjera, sepse nën lëkurë kemi veshur

një pallto të ngrohtë prej dhjami. Kur vjen dimri, përgjatë bregdetit, ne

drejtohemi për nga jugu.” Omarit i ra ndër mend përse e kishte fjalën ai dhe i

tha: -“Kjo do të thotë se ju migroni! Po çfarë cilësish të tjera ke ti Për shembull,

unë mësova nga dokumentari se ju kujdeseni tepër për vezët derisa të çelin të

vegjlit. Më trego, të lutem!” Pinguini buzëqeshi dhe filloi të flasë: -“Ndryshe nga

kafshët e tjera, vezët nuk i ngroh femra, por mashkulli. E ne e bëjmë këtë në

temperturën -30°C për 65 ditë pa lëvizur asnjë çast nga vendi. Në këtë kohë,

nëna pinguin shkon larg për të kërkuar ushqim për zogjtë që do të çelin. Pasi

çelin, zogjtë e kalojnë muajin e tyre të parë të jetës mbi këmbët e nënës dhe të

babait, sepse, nëse do t'i lëshonin, qoftë edhe për dy minuta, ai do të ngrinte për

vdekje.” Omari tundi kokën i habitur: -“Kjo do të thotë se ju duhet të jeni vërtet

shumë të kujdesshëm, apo jo”Pinguini iu përgjigj: -“Jeta ka mësuar çdo kafshe

se si të jetojë. -“Po, ia ktheu Omari, Jeta ka mësuar çdo krijesë ku duhet të

jetojë dhe si ta gjejë ushqimin. Jeta juaj, o miku im, është një shembull i mirë

për këtë.” Pinguini u kthye për të ikur dhe i tha: -“Ti mund të gjesh shumë

shembuj edhe tek krijesat e tjera. Familja ime po më pret, duhet të shkoj tani.

Papritur, Omari dëgjoi tringëllimën e një zileje që po binte. Tashmë ishte

mëngjes dhe ora me zile po bënte detyrën e saj. E kuptoi se udhëtimi i tij

s'kishte qenë gjë tjetër veçse një ëndërr e bukur.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 8

Emine Hoti

*Kam Harruar*

Kam harruar te thërras në emër

të them shpirt e të them zemër,

të flas për një mend asgjë s'është si më parë

zemra në qoshe më është vrarë.

Kam harruar fëtyrën tënde

me dukesh e bukur si në ëndërr,

fjalët e tua më brejnë shpirtin

më lodhin eshtrat e trupin më venitin.

Sa shuë harroj, më zë të ulur emrin Nënë shqiptoj

Sa larg dita që do të përqafoj

Emrin tënd kurr s`do ta harroj

në gjoks burg do te mbretëroj.

Ditët ecin pa pushim

po shumë mall ka ky shpirti im

Sa harrova të them moj nënë

Të dua shumë mos rri në gjamë.

Ditë më diell ,ditë dhëmbje e gëzimi

Mora rrugën e mërgimit,

n'dava zemrën ,lotim syrit

Shpirti nënës drita diellit.

Emri yt Nënë i lartësuar

shpirti im i gatuar

Ashtu siq më mësove

me bamirësi më trashëgove...

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 9

Elfat SALIHU

Göteborg

Marigona bisedon me babin

Marigona është një vajzë shumë krreshtare ta dijë historinë dhe prejardhjen

shqiptare.

Marigona jeton në Göeteborg të Suedisë.

Ajo një dtë vendosi të bisedojë me babain e sah dhe të dihë cdo gjë që është em

jundur për shqiptarët dhe historinë e tyre dhe trojet shqiptare.

Marigona: Babi unë edhe pse jetoj në mergim jam Shqiptare

Babi: Po bija ime, ne jemi shqiptar.

Marigona: Ne jemi nga Kosova, por kush kanë qenë të parët tanë

Babi:Të parët tanë kanë qenë Pellazgët dhe më pas Ilirët kanë qenë stergjyshit

tanë dhe ne jemi pasardhës të tyre.

Marigona: Po si kanë jetu Ilirët

Babi: Ata kanë qenë njerëz të zhvilluar, të shkathët. Ilirët shquheshin për

trimëri, guxim dhe zgjuarësi.

Marigona: Babi po a kanë qenë Ilirët popull punëtor

Babi: PO Ililët ishin shumë punëtor, të dashur, mikëpritës, bujar për miqt, ata e

cmonin lirinë si gjenë më të shtrenjtë.

Marigona: Gjuha jonë është shumë e bukurë, Shqipja rrjedhë nga Ilirishtja.

Babi: Po bija ime gjuhën dhe zakonet e të parëve duhet ti kultivojmë e lirinë

duhet ta mbrojmë.

Marigona: Me cka janë marrë Ilirët kur thua se ishin punëtor

Babai: Ilirët kanë qenë punëtor, bujq të dalluar, ata mbillnin grurin, thekrën,

elbin si dhe merreshin me blegtori e pemtari. Ata ishin mjeshtër të dalluar për

punimin e metaleve, lundërtar të zot, zotronin detin. U shkonte për dore punimi

me bakër,hekur, ari e argjend.

Marigona: Po, Ilirët a kanë pasur shtet

Babai: Në atë kohë Ilirët krijuan disa shtete në Mbretërin e Ilirisë dhe shtetin e

Epirit.

Marigona: Po cilat kanë qenë fiset Iliria në mbretërinë e Pirros, pas mbretërisë

së Ilirisë në kohën e Bardhylit dhe mbretëreshës Teuta

Babai: Ka pasur shumë fise Ilire por më të dalluarit kanë qenë bija ime:

taulantët, arbët, dardanet, adrijanët, dalmatët, arb¨reshët, albanët.

Marigona: Shumë falmnderit babi për këto tregime shumë interesante të

rëndeësishme për mua. Por babi në muajin tjetër dua të më tregosh dicka për

historinë e Kryetrimit Skenderbe.

Babi: Po bija ime me shumë kënqësi do vijojmë me Kryetrimin Skenderbe.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 10

Alla barn…

Alla barn är viktiga.

Alla barn önskar liv.

Alla barn vill frihet.

Alla barn vill vetande.

Alla barn har rätt att få hjälp när inte mår bra.

Alla barn har rätt att säga vad tycker.

Du och jag och alla barn på jord

Har rätt att få leva i trygghet.

Sokol DEMAKU

Të gjithë fëmija…

Të gjithë fëmija janë të rëndësishëm.

Të gjithë fëmija e dëshirojnë jetën.

Të gjithë fëmija duan lirinë.

Të gjithë fëmija duan dituri.

Të gjithë fëmmija kanë të drejtë në ndihmë

Kur nuk ndihen mirë.

Të gjithë fëmija kan të drejtë të thon cka

mendojnë.

Ti dhe unë dhe të gjithë fëmija në botë

Kanë të drejtë të jetojnë në qetësi.

Sokol DEMAKU

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 11

Punime të nxënësve të dalluar

Ardiana Jashari Fjärdingskolan kl Åsen O

Alberina Mahmuti Fjärdingskolan klasa Åsen O

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 12

Uva Uva

Uva, uva,

u mërdhina,

e lash bukën,

te lendina,

Nga letërsia Shqipe për fëmijë

Bicikleta

Bicikleta ka tre rrota

kur e ngas çuditet bota

tring tring tringellon

zilja e vogel ne timon

Nina –Nana

e ma hëngri Gjeraqina. Nina -nana ore bire ,

Gjeraqina hypi në lis fli se gjumi te ben mire ,

Haxhi qeli mbet pa plis.

Te ben mire e te rehaton

shtatin bire ,ty ta pushon

Qershia

Jam e vogël, rrumbullake

jam e shijshme për merake

piqem herët në pranverë

jam e kuqe, nuk kam erë.

Më pëlqen e gjithë njerëzia,

por më shumë më ha fëmija.

A e dini se kush jam

Unë 'Qershi' emrin e kam.

Shiu

Shi, shi, o baba-shi,

bjer, bjer-o me furi,

shi, shi, o baba-shi,

jepi tokës pak freski!

Shi, shi, o baba-shi,

ku ke qenë gjërë tani

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe13

28 Nëntori – neve na mbushë forcë për të vazhduar betejën në planin

kombëtar e arsimor. Duke pasur parasysh këtë vlerë, edhe në shkollën

tonë, ashtu sikurse edhe në shumë 28 Nëntor edhe në këtë Nëntor, ne po

festojmë, duke përkujtuar ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë.

Me këtë rast falënderojmë angazhimin e nxënësve e mësimdhënësve të

cilët nuk pushuan se vepruari për të realizuar objektiva në shenjë respekti

për 28 Nëntorët e Lavdisë sonë Kombëtare.

Nxënësit bashkë me arsimtarët e shkollës përgatiten një program më

këngë, valle e recitime, mësimdhënësit e nxënësit ekspozuan punimet e

tyre didaktike në shumë lëndë mësimore, u hap ekspozita me punime të

nxënësve në lëndën e artit figurativ dhe gjithashtu grupi letrar organizoi

orë letrare.

Në këtë Nëntor ne kemi arsye edhe më shumë, të festojmë sepse shkolla

jonë në këtë vit po mbush 60 vjet të punës se saj në edukimin e brezave

të rinj.

Misioni i shkollës do të këtë kuptim dhe fuqi për të vepruar edhe më

shumë, vetëm kur jemi të bashkuar.

Alban Asllani,

nxënës,

Kosovë

Ja erdhi muaji Nëntor, muaji i krenarisë sonë, muaji i festave dhe

kremteve madhështore të kombit tonë.

Muaji Nëntor, muaji i lavdisë, muaji i bashkimit të kombit.

Si ne cdo pjesë të atdheut tone ashtu edhe në fsahtin tim, në shkollën

time hareja dhe gëzimi shifen në fytyrat e të rinjëve, të vjetërve,

prindërve.

Kjo është Festa e Flamurit.

Kjo është dita e madhe e kombit.

Nënë këtë Flamur i madhi Skenderbe udhëhoqi vite me radhë shqiptarët

në beteja të lavdishme kundër hordhive turke dhe ia arriti qëllimit që të

bashkoj shqiptarët në një,dhe të krijoj shtetin e Arbërit.

Edhe sot të bashkuar nën këtë Flamur të Arbërit të gjithë pa dallim feje,

gjinie, a nahije do ia dalim fitimtar në betejën tonë.

Vetëm bashkim i kombit na bënë të fortë dhe të zotët në vendin tonë.

Ajnie Gashi,

nxënës,

Kosovë

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 14

MITRUSH KUTELI

Jam shqiptar

Jam shqiptar

e kosovar;

zot e krenar,

zot e bujar

mbi këtë dhé,

q'e kam si fe,

e përmbi fé:

E kam vatan!

E kam atdhe!

Që gjysh stërgjysh,

që brez pas brez,

që gjithëmonë.

Ti shqa thërret,

ti shqa bërtet,

gjer lartë në retë

se jam barbar.

Jo, s'jam

si bërtet ti,

si buçet ti,

ti, Mal i Zi.

Po vendin tim e dua,

lirinë e dua,

e s'dua

zot

mbi mua.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 15

M i g j e n i

Z E N E L I

Zeneli është si ajo tokë e mirë e plleshme ku fara dosido e hjedhun zen, rritet

dhe ep fryt ma tepër se pritej.

I tham:

-Zenel, thuaje ti atë që s`diti shoku… Cohet me syt e tij të gështenjtë të

përqendruem mendueshëm ndër syt e mij. Dhambët e bardhë, fytyra e zeshkët,

balli I rregulltë, kryet e zgjatun përmbrapa. Flet. Përgjigjet me besim të madh në

vetvete. E at besim e fitoi me shum`prova, mbassi gjithmon`kur s`dijnë të

tjerët atij I takon me folë. Dhe flet me ball`pak të rrudhun në mes të syvet.

Nganjëherë- ashtu tue folë- e tradhton Zenelin fantasia fëmijënore, I hype kalit

imagjinar me flatra dhe fluturon nga reja në re,- por me të vum re buzqeshjen

teme, kujtohet se asht tue gabue, ndalet, disi ndjehet ngushtë, ulet pa I thane

unë me ndejë, dhe mbulon fytyrën me duar nga turpi. Atëhere qeshem unë,

qeshen shokët e tij dhe sjellin kryet nga unë, here nga Zeneli.

Nganjëherë, rrallë, I mbushete mendja Zenelit dhe thotë: s`dijë, zotni. Atëhere

mësimi nuk shkon si duhet. Nuk don me ditë për të.

Nganjëherë, gjithashtu rrallë, I futet Zenelit gëzimi fëminuer mu në zemër,

asgjasend e ban të qeshi, dridhet nga gazi, s`rri urtë dhe trazon shokët. Dhe nuk

ndihmojnë as qortimet as interesimi I mësimit. Mue atëhere më bahet se edhe

më tallë dhe më qorton Zeneli në këtë mënyrë: mjaft ma, zotni mësues, mjaft na

mësuet, - megjithatëna po rrojmë si rrojtën stërgjushnit tone, po n`ato gëzime e

po n`ato mjerime, të lanun e të tretun ndër këto bjeshkë. Qe, na shiko njëherë,

njenit nëpër këmishë të shkyeme I shifet supi I verdhë, tjetrit barku si drrasë,

atij atje gati t`i bijë të fikët nga uria, një tjetër prap mezi përmbahet mos t`I

bajnë dhambët brrr nga ethet… Kështu më dukej se më qortonte me tallje ftyra

intelegjente e Zenelit ndërsa qeshej.- Pra na len pak deri sa jemë në shkollë:

rroftë shkolla! Rroftë arsimi! Sa herë kemi këndue, e në shtëpi s`ka gaz, s`ka të

qeshun… rroftë shkolla! Rrpftë arsimi! Që na mëson këndim e shkrim, të cilët me

të vertetë nuk kanë me na hymë shumë në punë në jetën tonë, por mjaft që

kemi me marrë një hu… jo gja tjetër por, për të shkrue n¨åe qiellë: rroftë

shkolla! Rroftë arsimi!

I la fëmitë t`argtohen dhe sillem nga dritorja. Vërej. M`at bjeshkë të naltë

përballë asht pyll I madh të cilit s`I dihet kufini e ku shkuem një here në sheti;

asht nji visar që s`bahet. Vërej shpatet e kodrave, të brigjeve, vërej ndoj anë të

vetmueme në largësi, drujt, dhenë e kuq dhe gjelbrimin e verdhë; ma afër vërej

kasollet e rrasuna për dhe e që përbahen vetëm nga mbuloja e kashtës… Tretem

në kontemplacjon të mërzitshëm e buzët e mija makinalisht lëvizin, flasin me

vetvete. Shpejtë kujtohem se më shikojn ë fëmitë, sillem e Zeneli:

- Zotni, apo bajmë mësim

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 16

Orë gjeografije. Marr globin në dorë. U flas.

- Po Shqipnia ku asht – pyesin dy-tre veta e tjerët i ngrehin qafat që të shofin

ma mire.

Kur ua dëftoj shejin: një pike e kuqe në mes të ngjyrave tjera, ndëgjohen zanet

të pakënaqunë, disi të shqetsueme;

Sa e vogël!...

-E vocërr e vocërr, mezi shifet…

-Po si, Zotni, kaq e vogël Shqipnia- cohet njeri tue kundërshtue me dorë.

Të gjithë flasin njeni me tjetrin, të shqetsuem, thue se tashti, në kët cast u ba

Shqipnia e vogël, ku duhet me u vra për me qëndrue mbrenda kufinit. Vetëm

Zeneli s`flet gja; më shikon në dritzën e syrit me syt e tij të mencëm, si me më

thanë: zotni, shpeto situatën, si tjera herë që e shpëtove kur kemi folë për

mjetet teknike të bujqsisë dhe shkaku pse s`i kemi, kur kemi folë për

komoditete e jetës, të cilat s`i kemi, për shtetet e pasun cka na nuk jemigjithëherë

ke shpëtue situatën, shpëtoje dhe tash.

Vërej shpirtet e vegjël të shqetsuem, pse atdheu i tyne i madh-si u duket atyne

në natyrë-asht vizatue aq i vogël dhe mendojnë se asht gabim. E dij se nenesre

Shqipnia në glob kam e u rritë, kam e u ba kushedi sa e madhe prej dorës së

ndonjenit nga shqipot e klasës.

Për me i ngjallë, me ua cue moralin, u flas:

-Cfarë! Shqipnia nuk asht e vogël! Asht e madhe! Pot`u pjestonte ndër njerëz

sa jemi, i bjen kaq e kaq secilit sa nuk u bjen njerzve të shteteve të tjerë të

Evropës.

-Pse e kanë vizatue pra kaqë të vogël- me zemrim dhe tue u ndihmue me duer

flet mprojtësi I vogël I drejtave t`atdheut. Mezi përmbahem së qeshunit dhe

flas: - Pse jemi ma të vegjël se shtet e tjerë. Por kjo s`do me thane gja. Për me

qenë të lumtun na mjafton kjo tokë qe kemi, vec duhet ta punojmë e …- në kët

cast ra zili e fmitë ma nuk kuptojshin gja nga fillozofia e lumnisë që nisa t`ua

zhvilloj. Duelën jashtë pa qehf, ngadalë, ende tue u skjarueme shoq-shoqin,

ndersa Zeneli mundohej të mbesi mbrapa pa u vue re. Kur duelën të gjithë, më

than ë mes të buzëqeshjes dhe hidhnimit:

-S`kemi kurgja, zotni, as vegla të reja për punë, as shtëpija higjenike, të mira, si

shtetet e tjera, jemi të vegjël…

E ndala. Deduksijoni I Zenelit tem ish sa i hidhët aq edhe i vërtetë. I fola … U

mundova ta paqtoj. Nuk dij a më besoj:

Shpeshherë më pëlqente të mendoj mbi ardhmerinë e Zenelit. Por c`e do. Nuk

mjafton vullneti i mirë i em, që ta baj Zenelin të hypi ndër majat e nalta kah

shpërthejnë horizontet e dritës. Mandej dhe pjesa eme fataliste arsyetonte: lene

Zenelin të rrojë jetën st¨rgjyshore, primitive, e kam a mire, mos e merr në qafë

me e hype nder majat e nalta nga mund të thej qafën i dëshpruem tue pa të

vetët të dashtun tepër ultë dhe tue mos mujtë me u ndihmue.

Prandaj, kur erdhi koha, ja dhashë Zenelit dëftesën e lirimit, u përshendetëm

dhe kur shkoi m`erdhi keq që s`do shifemi ma kurr.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 17

SËMUNDJET KRYESORE KARDIOVASKULARE

Sëmundjet e zemrës janë shkaktar kryesor i vdekjes dhe rreziku më i

madh për shendetin e njeriut.Ndër faktorët e riskut që shkaktojnë

sëmundjet e zemres janë: ushqimi i pasur me yndyrëra, përdorimi i tepërt

i krypës, pirja e duhanit, mungesa e aktibiteteve fizike. Të gjithë këta

faktor shkaktojnë shtupjen e lartë të gjakut dhe arteriosklerozën e që vjen

deri te ngushtimi i arterieve. Ngushtimi i arterieve të zemrës që e

ushqejnë muskulin e zemrës është shkaku kryesor i angjinës pektorale

dhe infarktit të zemrës.

Arterioskleroza është sëmundje që

vjen nga ngushtimi i arterieve.

Shkaku kryesor i kësaj sëmundje

është rritja e nivelit të kolekterolit në

gjak, kështu që bëhet shtresimi i

yndyrërave në muret e brendshme të

arterieve. Kjo sëmundje më së

shpeshti paraqitet te të moshuarit.

Deri në moshën 60 vjeçare më

shpesh te meshkujt, kurse pas kësaj

moshe njejtë te të dy gjinit. Faktori

trashegues ka rol pasi kjo bartet brez

pas brezi. Mënyra e jetesës ka

rëndësi sidomos ushqimi i pasur me

yndyrëra, pirja e duhanit, mungesa e

aktiviteteve fizike, trashësia e

tepruar e trupit, shtypja e lartë e

gjakut etj. Shenjat e arteriosklerozës

në fillim pothuajse nuk

manifestohen, më vonë pasi të vijë

deri tek zvoglimi i furnizimit me gjak

organeve që i ushqejnë arteriet fillon

shfaqja e saj. Nese eështë berë

bllokad e tersishme e arterieve në

tru, atëhere vjen deri te apopleksioni

(pika në tru). Nëse pjesërisht janë

lartësin).

Ngushtimi i arterieve koronare ose si

quhet sëmurjet koronare të zemrës

janë të ngushtuarit i një ose më

tepër arterieve koronare. Qarkullimi i

gjakut nëpër këto arterie është i

kufizuar e që vjen deri te damtimi i

muksulit të zemrës. Sëmundjet e

zemrës si është angjina e gjoksit,

infarkti i miokardit rendom janë të

Ngushtimi i arterieve të zemrës

bllokuar arteriet e zemrës që e

ushqejnë muskulin e zemrës vjen

deri te angjina e gjoksit. Po qe se

vjen deri te bllokada e tersishme e

ndonje arterie të zemrës mund të

vijë deri tek vdekja e papriturinfarkti

i miokardit. Kur janë të

sëmuara arteriet në kembë nga

arterioskleroza, shenja e parë e

paraqitjes është dhëmbja spazmike

gjatë ecjes, sepse është shkaktuar

nga qarkullimi i dobët i gjakut në

muskujt e këmbës. Diagnostika e

arteriosklerozës bëhet në Entet

shëndetsore, ku mjeku ekspert bëjnë

EKG, ultrazërin depler, angjiografin,

skenimin me radiomikloide, testin në

shiritin levizës etj. Mjekimi më së

miri bëhet duke e penguar

arteriosklerozën që të përparojë. Në

masa preventive bënë pjesë mënyra

e shendoshë e jetës,( ushqimi pa

ynyrëra, ndërprerja e duhanit,

aktivitete fizike, mbajtja e peshës

normale në marrëdhenje me

shkaktuara nga ngushitimi i arterieve

koronare. Shakqet e ngushtimit të

arterieve koronare janë:

arterioskleroza, ushqimi i pasur me

yndyrëra, ngritja enivelit të

kolesterolit në gjak, pirja e duhanit,

abesiteti, mungesa e aktiviteteve

fizike, sëmurja e sheqerit, shtypja e

lartë e gjakut.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 18

Angjina e gjoksit – angina pektoris

Manifestohet me dhëmbje krahëror,

në muskulin e zemrës, gjatë

aktiviteteve fizike dhe se shpejtë

qetësohet dhembja kur njeriu

pushon. Angina pektoris paraqitet te

të dy gjinitë, e më rrallë te gratë

para menopauzës, për shkak të

mbrojtjes së hormoneve. Sëmurja

shkaktohet nga pamjaftueshmeria e

furnizimit me gjak të muskulit të

zemrës. Shkaqet kryesore të

anginës së gjoksit janë ngushtimi i

arterieve koronare që e ushqejnë

muskulin e zemrës. Kjo ngusgticë

vjen si rezultat i shtresimit të

yndyrërave në muret e brendshme të

arterieve kështu që sasia e gjakut që

Dhëmbja angjinoze që është në

formë të shtërngimit në mes të

krahërorit duke u shtrirë në drejtim

të qafës dhe duarëve e më shpesh në

dorën e majtë. Manifestimi i angjinës

rendom mund të parashihet gjatë

sforcimeve të caktuara fizike,

sidomos kur ecet përpjetë shpatinës

ose ecet nëpër shkallë dhe se

dhëmbja manifesothet cdo herë në të

Shenjat e angjinës së gjoksit janë:

Si mjekohet angjina e gjoksit:

Mjekimi bëhet në bazë të gjendjes së

rendë të sëmurjes.

Kjo mjekohet duke përdorur barna

nitrate që ndikojnë në pengimin e

atakut të angjinës dhe duke zgjeruar

enët e gjakut.

Këto barna janë: Nitroglicerinë,

Izosorbid dinitrat, mononitrat. Pastaj

qarkullon nëpër arterie mundet me

qenë e mjaftueshme ,kur pushojmë

por bëhet e pamjaftueshme për

zermrën kur bëjmë aktivitet fizike.

Shkaqet tjera janë: rritja e

kolesterolit në gjak, shtypja e lartë e

gjakut konstante, sëmurja e

sheqerit, aktivitetet e

pamjaftueshme fizike, spazma e

përkohshme e arterieve koronare,

demtimi i valvulave të zemrës,

sidmos te stenoza e aortes,

pagjakësia për shkak të zvoglimit të

aftësisë së gjakut që ta bartë

oksigjenin dhe se zemra nuk ka

oksigjen të mjaftueshëm.

njejtin nivel të aktivitetit. Angjina e

gjoksit e shkaktuar nga sforcimet në

natyrë shpesh paraqitet në kohën e

ftohtë dhe me frymë. Nëse keto

shenja paraqiten shpesh atëhere

është shenjë se mund të vijë deri tek

keqësimi i angjina pektoris dhe se

mund të krijohet kualgolimi i gjakut

në arteriet koronare. Diagnostifikimi

bëhet në bazë të shenjave të EKG

përdoren banra që e zvoglojnë

nevojën e zemrës për oksigjen.

Por efekt nmë të madh pozitiv në

këtë gjendje kanë: ndryshimi i

mënyrës së jetesës, aktivitete e

duhura fizike, ndërprerja e duhanit,

zvoglimi i peshës së trupit etj.

Dr. Med. Ramadan MYRTAJ,

Spec.Internist-kardiolog,

Gastroenterolopatolog dhe

ultrasonist

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 19

K u r i o z i t e t e

Zemra e njeriut krijon aq shtypje, sa që gjaku rreth 10 metra larg mundë të

stërpikë.

Se njeriu merr frymë vetëm nga njëra vrimë e hundës;dhe në çdo 15 minuta

pason ndërrimi

Gjatë kollitjes, rritet shpejtësia e ajrit në mushkëri rreth 100 km/h

Kur shkruan njeriu përdorë 57 muskuj të dorës dhe krahut

Në gjum truri është më aktiv se gjatë përcjelljes së televizionit

Se gjaku përbënë 8 % të peshës trupore të njeriut

Se në trupin e njeriut me moshë 75 vjeçare kanë kaluar 30 tonelata ushqim dhe

50.000 litra lëngje.

Vetëm mushkonjat femra piskojnë.

Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe.

Vendi me më tepër rrugë të asfaltuara është Franca.

Ajnshtajni deri në moshën 9-vjeçare nuk fliste normalisht.

Një shqiponjë mund ta shohë prenë e sajë 3000 metra larg.

Kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

Nuk mundë të teshitësh pa i mbyllur sytë.

Fluturat shijojnë me anë të këmbëve.

Delfinët flenë me një sy hapur.

Minjt mund të durojnë pa ujë më tepër se devet.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Nëntor,2007faqe 20

Mirësevini në biblotekën tuaj vendi ku mund të kaloni kohë e lirë

Ju nuk keni nevojë të bëheni antar të biblotekës që ta shfrytëzoni atë. Ju

mund të antarsoheni vetëm nëse dëshironi të huazoni libra dhe sende të tjera.

Çdokush mund të vijë dhe lexojë libra, gazeta apo revista, apo vetëm të gjejë

qetësi. Punëtorët e biblotekës mund të ju ndihmojnë nëse nuk mund të gjeni

se çka kërkoni dhe mund të ju përgjigjen pyetjeve tuaja nëse keni ndonjë,

përndryshe ju nuk keni nevojë të flisni me ata. Nëse suedishtja nuk është

gjuha juaj amtare, bibloteka mund të ketë libra apo gazeta në gjuhën tuaj pra

ju mund të lexoni dhe huazoni libra në shqip.

Në bibliotekë mund të gjeni informata

• Bibloteka është vend i shkëlqueshëm për të gjetur informata. Ju mund të

përdorni libra dhe kompjutera apo të huazoni fletushkat.

• Punëtorët e biblotekës mund të ju referojnë që t’i kontaktoni njerëzit më të

përshtshëm për këshilla në edukim dhe këshilla tjera të nevojshme.

• Disa bibloteka poashtu kanë dhoma të cilat organizatat e komunitetit mund t’i

përdorin për aktivitete dhe ngjarje.

Lexoni, mësoni dhe kënaquni

• Nëse anëtarsoheni në biblotekë të huazoni libra është falas. Ju zakonisht mund

të huazoni kaseta, videokaseta, dvd, muzikë nga çdo anë të botës si dhe në

shqip, dhe sende të tjera, por këto duhen të paguhen me çmim shumë të ulët.

• Si ta përdorni internetin dhe t’i lexoni lajmet në gjuhën tuaj në biblotekë dhe si

të dërgoni e-mail familjes dhe shoqërisë në shtete tjera.

• Në disa bibloteka fëmijët tuaj mund të kenë ndihmë me detyrat e

shtëpisë. Shpesh aty organizohen lexime të librave falas dhe ngjarje tjera

që fëmijët mund të marrin pjesë, posaqrisht gjatë pushimeve shkollore.

Poashtu ka aktivitete dhe lodra për foshnje.

Si mund të antarsohem

• Ju mund të anëtarsoheni në bibliotekë në çdo moshë, edhe si foshnje.

• Disa shërbime të biblotekave kërkojnë një vërtetim të identitetit tuaj. Pyetni

punëtorët e biblotekës se çka ju duhet saktësisht.

• Vërtetim i identitetit tuaj mund të jetë një dokument zyrtatar apo më sakët

Letërnjoftimi.

Pra ejani dhe kënaquni në Bibliotekën e qytetit

B O R Å S

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!