12.01.2015 Views

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 3

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 3

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,mars 2008

Dituria

E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi

Viti II , Nr. 3

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008 faqe 2

Revistë kulturore, letrare, artistike

shoqërore e argëtuese për fëmijë,

të rinjë dhe prindër

D I T U R I A

Përmbajtja:

Boton QKSH “Migjeni”

Borås – Suedi

Kryeredaktor:

Sokol Demaku

Koli284@hotmail.com

Keshilli redaktues:

Rrahmon Jashari

rrahmanjashari@hotmail.com

Lena Liden

Lena.liden@boras.se

Hakif Jashari

familjajashari@hotmail.com

Ramadan Myrtaj

drmyrtaj@hotmail.com

Arsim Daka

Arsimdaka@hotnmail.com

AgronCela

agron@glocalnet.net

Adresa e redaksisë

dituria@live.se

Revista Dituria

Studiefrämjandet

L. Kyrkogatan 20

503 07 Borås

3.Nga redaksia

4.I terë Boråsi në festë

5.Dy gjuhësia tek fëmijët

6.7.Fejtoni ynë

8,9,10,Shuquri Sejdijaj-Rizah Sheqiri

11,12.Faqe për fëmijë

13,14,15. Mendime për Bedri Dedjen

16.Frihettens Döp- poezi- M.Miftari

17. Poezi

18.Për orët e lira

19.Punime argjeni e mendafshi...

20. Albansk kultur och historia

Tirazhi: 200 copë

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008faqe 3

Ja erdhi muaji mars, muaj i festës së Mësuesit dhe gruas.

Pra me shtatë mars mësuesi ynë feston Ditën e tij.

7 MARSI DITA E MËSUESIT

Dita e mësuesit është një festë e cila i kushtohet personelit edukues. Kjo festë

është festë zyrtare e mësuesve tan.

Më 7 mars të vitit 1887 në Korcë hapet mësenjtorja e parë shqipe. Mësues dhe

drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore për

popullin shqiptar ngase deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private

në mënyrë të fshehtë. Kështuqë prej kësaj dite festohet 7 marsi si dita e mësuesit

në përkujtim të kësaj ngjarje.

Mësuesit shqiptarë ishin mësues ishin edhe artistë, prindër,

pajtimtarë, shok edhe miq më të gjithë !!!

8 MARSI - DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS

Festimi i ditës botërore të gruas ka filluar në vitin 1910 nëpërmjet një

tubimit i cili kishte grumbulluar njëqind gra, të cilat prezentonin 17 shtete

në Finlandë, si kremtim i pranimit të 3 grave si deputete në parlamentin

finlandez. Pastaj erdhi edhe mbytja e 140 vajze në një fabrikë të

Njujorkut në të njëjtin vit, e kjo ishte shkak që nxiti çështjen e garantimit

të sigurisë në vendet e punës të grave.

Në dhjetor të viti 1977, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të

Bashkuara adoptoi një rezolutë për ta shpallur 8 marsin si Dita e Kombeve

të Bashkuara për të Drejtat e Gruas dhe për Paqen Ndërkombëtare.

Edhe redaksia e revistës Dituria në Borås ua uron të gjithë mësueve

shqiptar kudo që janë Gëzuar 7 marsin Ditën e Mësuesit dhe të gjitha

grave shqiptare kudo që ato ndodhën Gëzuar 8 Marsin Ditën e gruas!

Redaksia e revistës

”Dituria”

Borås

Qër nga muaj gusht 2007 mund të lexoni revistën ton edhe në internet

www.immi.se/tidskrifter/dituria

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008faqe 4

Sokol DEMAKU

I TËRË BORÅSI NË FESTË

E dielë, 17 shkurt 2008. Ditë pushimi, ditë feste, ditë e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që

ndodhën. Akrepat e orës tregojnë orën pesëmbëdhjetë, qytetit i Boråsit gumëzhinë nga veturat

pronarë të të cilave janë shqiptarët.

I tërë qytetit është në festë, i tërë qyteti feston në këtë apo atë menyrë, të gjithë janë së bashku

me kosovarët në ditën e madhe, në ditën e ngadhënjimit, në ditën e shtetësisë dhe të

pavarësisë së shtetit më të ri KOSOVA.

Flamujt shqiptar valojnë anë e kand, dëgjohen urimet dhe përgëzimet e njëritjetrit për

PAVARËSINË E KOSOVË, për shtetin e ri.

Të gjitha këto tregojnë se kosovarët festojnë ditën më të madhe në historin e popullit.

Festojnë ditën e shtetit të Kosovës, ditën kur ata do jenë zot shtëpie në shtepinë e tyre.

Kolonës së veturave me flamuj shqiptar i bashkangjitet edhe ndonjë tjetër e që është mik i

shqiptarëve edhe ata don të festojnë me miqët e tyre.

Ora 17,00 të gjithëmësyjnë vendpjekjen ku do festojnë, ku do argëtohen të gjithë së bashku,

fëmijët, të rinjët po edhe të vjetrit, ku do përgozojnë njeri tjetrit për fitoren e madhe.

Lokali i rezervuar enkast për këtë qellim nga QKSH ”Migjeni” në Borås si organizatore e

këtij manifestimi ndoshta do jetë i vogël për të pranuar të gjithë ata që dëshironin të ishin

prezent në këtë mbremje.

Do jenë së bashku mbi 600 të pranishëm në këtë mbrëmje, në këtë festë të madhe. Nuk do

mungojë ahengu e muzika, të gjithë do jenë në valle, në vallen e paqës, në vallen e shtetësisë.

QË NGA 27 SHKURTI EDHE NJË ZË NË SHQIP NË BORÅS

Me 27 shkurt 2008 filloj së emiturai programin në gjuhën shqipe Radio dituria.

Radio dituria është rezultat i punës së palodhshme të anëtarëve të redaksisë së revistës Dituria

që del nje herë në muaj në Borås.

Me vendimin e redaksisë së revistës Dituria u muar qendrimi që të fillohet me emitimin e

programit në shqip një orë në javë cdo të merkurë që nga ora 18,00 deri në ora 19,00 në

gajtësi valësh 92,5 Mhz.

Edhe kjo është një e arritur e shqiptarëve në Borås në kuadër të manifestimit të shpalljes së

Pavarësisë së Kosovës.

Emaili i redaksisë së Radio diturisë është radiodituria@live.se

Ne redaksisë së Radio diturisë ju urojmë sukse dhe pune të mbar!

Dituria‐Revistë mujor

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008faqe 5

Nga numri i parë i revistës sonë dhe tuaj do të botojmë në vazhdime nje

material në gjuhën shqipe dhe suedeze të botuar nga ana e Entit për shkolla i

Suedisë që ka të bejë më rëndesin që ka gjuha tek fëmijët, respektivisht mësimi

i dy gjuhëve nga ana e fëmijëve.

Kembimi reciprok në gjuhën amtare dhe në gjuhën suedeze

Växelvis på modersmål och svenska

Utan lapp för ena ögat

Det här liknar situationen fär det flerspråkliga barnet. Att få använda sina både språk ger fler

dimensioner och fördjupande möjligheter att utveckla kunskap. Men flerspråkliga barn har det

inte alltid så lätt i den svenska skolan. Även om mpnga klara sig väl, finnas andra som inte

når kunskapsmålen. Det finns flera samverkade orsaker till deta. En är att undervisningeni och

på moderrsmål har minskat i alla skolformer under de senaste 10-15 år.

I många kommuner upphörde modersmålsstödet i förskolan helt. Desa nerdragningar byggde

inte på pedagogiska avväganden, inom förskolan visste man av erfarenheter att tidiga insatser

för språk- identitetsstöd är särskilt viktiga i de lägre ålderna. Menm kommunerna behövde

spara pengar. Flertal kommuner har schemalagt större delen av skolans

modermålsundervisning till sen eftermidag. Deta bidrar till att färre elever väljer att läsda sitt

modermål. När modersmplundervisningen sker då andra lärare och elever har gått för dagen,

går skolan miste om den flerkulturella kompetens som modersmålslärarna har. Detta medför i

sin tur, att kunskapen om de flekulturella elevernas situation och de svesnkpråkliga lärarna

har sämre förutsättningar att möta desa elevers behov.

Pa arnë për njërin sy

Ja kjo i ngaj situatës së fëmijës që flet më shumë se një gjuhë. Të përdorësh tåe dy gjuhët do

të thotë më tepër dimensione dhe mundësi të thelluara për zhvillimin e njohurive. Mirëpo

fëmijët që flasin më shumë gjuhë nuk e kanë gjithëmonë të lehtë në shkollën suedeze. Edhe

pse shumica e përballojnë mirë, egzistojnë të tjerë që nuk ia arrijnë qëllimit të diturisë.

Egzistojnë disa arsye që bashkëveprojnë në këtë. Një arsye është që mësimi i gjuhës amtare si

dhe në gjuhën amtare është zvogluar në të gjitha nivelet shkollore gjatë këtyre 10-15 viteve të

fundit. Në shumë komuna, është ndërprerë plotësisht mbështetja sa i përkete gjuhës amtare në

institucionet parashkollore. Këto reduktime nuk janë bazuar në vlerësime pedagogjike. Në

institucionet parashkollore ka qenë e njohur nga përvoja se ndihmesa e hershme gjuhësore dhe

mbështetja sa i përket identitetit janë posacërisht të rëndësishme në këtë moshë të re. Mirëpo

komunat kanë pasur nevojë të kursejnë para. Shumica e komunave kanë hartuar orarin e

mësimit në atë mënyrë që pjesa e mësimit të gjuhës amtare mbahet në fund të pasditës. Kjo

ndikon që më pak nxënës të zgjedhin të mësojnë gjuhën e tyre amtare. Kur mësimi i gjuhës

amtare mbahet në një kohë kur nxënësit dhe mësuesit tjerë kan mbaruar mësimet shkolle

humbë mundësit për të shfrytëzuar komåetencat shumëkulturore që kanë arsimtarët e gjuhës

amtare. Don të thot se njohurit për situaten e nxënësve që u përkasin disa kulturave

zvoglohen dhe arsimtaret suedez kan parakushte te dobëta për tu ballafaquar me kërkesat e

këtyre nxënësve.

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008 faqe 6

Fejtoni ynë i ri: Portrete figurash të njohura shqiptare

Shkruan: Agron Çela

Arkitektët shqiptar që e lartësuan Amerikën, kombin tonë dhe

njerëzimin

Qemal ButkaKullat binjake të Nju York-ut, Ndërtesa

qendrore e NASA-s, Aeroporti

Kenedi, Shkolla e Arkitekturës në Boston, One Astor Plaza në Nju York, Stadiumi

Olimpik i Athinës, Pallati i Sporteve në Stamboll, janë këto vetëm disa nga

kryeveprat e arkitekturës më moderne të shekullit të 20-të në të cilën kanë vënë me

krenari firmën e tyre dy bashkëshortët Shqiptar, Qemal e Xhelile Butka.

Qemal Butka u lind në vitin 1907,në Kolonjë. Babai i tij Selimi u vra gjatë luftës së Parë

Botërore. Përkujdesjen e Qemailit e merr xhaxhai i tij Sali Butka i cili u kthye në një baba

të dytë për te. Në ditarin e tij Qemaili shkruante: ”Ishte viti 1917 kur kushërini im,

Safeti, kishte vajtur në Austri për të studiuar. Në mbarim të luftës së I-rë Botërore ai

erdhi në pushime në Shqipëri. Isha 11 vjeç atëherë kur më preferoi që edhe unë të

shkoja me te në Austri”. Në Vjenë, Qemaili mbaroi shkollën fillore dhe pastaj edhe

shkollën e mesme. Atje e përfundoi me rezultate të shkëlqyeshme edhe Universitetin,

ku u diplomua si Inxhinier-Arkitekt. Në atë kohë në Vjenë studionin 60 student nga

Shqipëria, mes tyre: LASGUSH PORADECI, SKENDER LUARASI, EQREM QABEJ, SELMAN

RIZAJ, RROK GERA, SKENDER UPI etj. Bajram Curri ka qenë njëri nga ata që themeluan

shoqërinë e studentëve Shqiptarë në Vjenë. Bajrami qëndroi pak ne Vjenë por qëndrimi i

tij pati nje rëndësi tepër të madhe për organizimin e studentëve shqiptarë. Në këtë kohë

Vjena ishte qendër e intelegjencës dhe kulturës Evropiane. Në kujtimet e tij Qemaili

shkruan: "Një profesor Austriak që njihte mirë Shqipërinë mbante një referat me

titull: "SHQIPERIA DHE E ARDHMJA E SAJ". Ai tregoi me fakte se çfarë ndodhi kur

Italia Pushtoi Shqipërinë. Mirëpo me këtë fjalim nuk u pajtua Çetin Saraçi (konzulli

shqiptar në Austri) që protestoi dhe i urdhëroi të gjithë studentët shqiptarë të dalin

jashtë por vetëm 2-3 veta ju bashkangjitën. Ai dyshohet se e ka organizuar vrasjen e

Luigj Gurakuqit. Ky konzull ju ndali bursat të gjithë studentëve që nuk e kishin dëgjuar e

mes tyre edhe Qemal Butkës. Pas përfundimit të studimeve Qemaili këthehet në Shqipëri

dhe mbreti Zog i beson projektin arkitektonik të varrit së nënës mbretëreshë. Në vitet

1936-1937, Qemajl Butka ishte kryetar i bashkisë së Tiranës. Në Shqipëri e projektoj

shkollën Montesori që ishte ndër projektet më bashkohore të shkollave të këtij lloji.

Dituria-Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008faqe 7

Pas peripetive në Shqipëri ai shkoi në Samboll ku njihet me profesorin Françez Henri

Prost i cili e integroj në projektet e mëdha arkitektonike të Stambollit. Këtu projekton:

Pallatin e Sporteve, Zyrat e Financës, projektin e renovimit të plotë të kompleksit

"KAPALI CARSHI", "TAKSIM", Pazarin e ri "KARCEJ", ndërtesa të ndryshme në

bulevardin "ATATÜRK". Thirret në KAIRO ku i ngarkohet me projektin i shtëpisë filmike i

cili në atë kohë ishte projekti më gjigant në Mesdhe.

Pas martesës së tij me 1949 me Xhelile Berkun me të cilën ishte njoftuar në

Turqi, (Xhelilja kishte origjinë shqiptare dhe babai i saj Qamili ishte mjek

personal i Ataturkut). Xhelilja kishte mbaruar studimet në shkollën teknike MIT në

Boston. Me 1951 që të dy u larguan nga Stambolli për tu vendosur fillimisht në Detroit e

pas disa muajsh në NJU JORK. Këtu Qemailit i besohet projekti për Stadiumin Olimpik

të Athinës, të cilin e përfundon për 3 muajve. Pas suksesit lista e projekteve që

kërkonin ti besohej atij ishte e pabesueshme.

Projektet që i realizoi në N.Y.

-Qendrën e të Sëmurëve Mendorë në N.Y.---investitor Rockfeller,

-Qendra e NASA-s,

-One Astor Plaza N.Y. ,

-Shtëpinë e rrjetit elektrik të N.Y. ,

-Ndërtesën e New York Telephone në Manhattan,

-Ndërtesën American Air Line në aeroportin ndërkombëtar KENNEDY,

-Qendrën Tregëtare të Syracuses,

-Shtëpinë e mallërave në Pittsburg-Pensilvania,

- Shtëpinë e mallërave Macy's në Colonie N.Y.,

-Projektin e shkollës së Arkitekturës në Boston,

-Udhëhoqi kompozicionin dhe kontrollin e punëve të mbrendëshme në

TWIN TOWERS – World Trade Center.

Pasioni i tij i veçant ishte mekanika. Ai është autor i 18 patentshpikjesh në

mekanikë mes të cilave edhe ajo e motorëve që përdorin energji të pastër (përdorimi i

ujit për fuzionin e hidrogjenit në anijet tejoqeanike). Patentet e tij deri tani nuk kan

gjetur një zbatim praktik, pasi janë konsideruar si teknologji e së ardhmes.

Qemal Butka ishte deri në fund të jetës së tij anëtar i Akademisë së Novatorëve të

NEW YORK-ut.

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008faqe 8

R E F L E K S I O N

Shuquri Sejdijaj

Ekzili i poetit Riza Sheqiri: gjithë bota e vogël për

çerdhën e tij

Me poezinë "Porosia e nënës" ka fituar në konkursin e poezisë së Botuesit elektronik "Skrivarsidan"

dhe pastaj është prezentuar edhe në formë të e‐librit, në antologjinë e poezive fituese në konkursin

vjetor të poezisë botuar nga Shtëpia Botuese e librit elektronik "Serum" 2001. Me dhjetë poezi Haiku

(poezi të miniformatit) është prezentuar në faqet elektronike të poezisë së gazetës së njohur suedeze

"Expressen".

Rizah Sheqiri është prezentuar në revistën më reprezentative letrare në Suedi "Artes" nr 4/2001, kjo

revistë del katër herë në vit dhe është organ i tri akademive suedeze, i Akademisë Mbretërore, i

Akademisë së Arteve, i Akademisë së Muzikës dhe botim i Shtëpisë Botuese "Natur och Kultur".

"Artes" publikon krijime letrare nga krijuesit më eminent suedez e botëror. Prandaj prezentimi i

poetit tonë Rizah Sheqiri me tetë poezi në faqet e kësaj reviste autoritative është një nder i veçantë

që i bëhet poetit tonë dhe poezisë shqipe përgjithësisht. Poezitë shoqërohen edhe me një fjalë

paraqitëse të kryeredaktorit dhe me shënimet biografike për poetin tonë dhe për përkthyesin të tij

R.Sheqiri është përkthyer edhe në gjuhën gjermane. Ai me poezitë e tij është prezentuar në revistën

letrare gjermane "Das bot" (Varka) nr.147 të vitit 1999 dhe në nr.150 të vitit 2000, pastaj është

prezantuar në revistën FLB (Fliegende Litteratur Blätter) nr. 3 të vitit 2000 botim i Wiesenburg Verlag

në Schweinfurt ‐ Gjermani. Pastaj në antologjinë e poezisë në gjuhën gjermane "Capriccio" band 2

Edition Wendepunkt, Weiden ‐ Gjermani 2000, në antologjinë "Almanach 2000" botuar nga "Aktuell ‐

Verlag für Literatur der Gegenwart, Weinstadt ‐ Gjermani. Është prezentuar edhe në nr. 87 të vitit

2000 në revistën austriake për literaturë internacionale "LOG" ‐ Wien.

Në gjuhën angleze është prezentuar në dy numra të revistës letrare "Poetcrit" 2001, që botohet në

Maranda të Indisë ku është përfshirë po në gjuhën angleze edhe në

antologjinë poetike " Parnassus of World Poets 2001" ku janë përfshirë 250 poetë eminent nga 75

vende të ndryshme të botës.

Rizah Sheqiri merret edhe me përkthime nga suedishtja në gjuhën shqipe. Ka përkthyer disa libra për

fëmijë të shkrimtarëve të njohur suedez Per Nilsson dhe Ulf Nilsson, pastaj përmbledhjen e poezive

"Ora" të Anders Johanssonit, etj. Ai e ka përkthyer edhe librin për fëmijë "Rruga e gjatë, shumë e

gjatë" të shkrimtares Rose Lagerkrantz dhe Ilon Wikland, 5000 ekzemplarë të të cilit libër u janë

dhuruar fëmijëve në Kosovë. Ndërsa bashkë me shkrimtarin e njohur suedez Ulf Nilssson kanë

përpiluar antologjinë me krijime të fëmijëve "Broar, skatkistor och guld"( Ura, arkathesari dhe ar).

Që nga dhjetori i vitit 1991 R. Sheqiri jeton dhe krijon në Suedi. Është aktiv në jetën kulturore në

Suedi, bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat që dalin këtu. Është redaktor në revistën

"Besa" dhe bashkëpunëtorë i revistës "Drita", por ka bashkëpunuar edhe me revistën "Qëndresa"

dhe "Dëshira" si dhe me gazetën "Lajmëtari".Ka qenë i angazhuar në disa projekte të ndryshme

kulturore e informative që janë organizuar në Suedi dhe që për qëllim kanë pasur të bëjnë të njohura

vlerat tona kulturore e kombëtare dhe të vërtetën mbi shqiptarët tek opinioni suedez. Po e

përmendim projektin e madh kulturor e informativ "Shqiptarët e Kosovës duan Liri" që për moto

kishte “Dejtoni ‐ po, po ku mbeti çështja e shqiptarëve”,etj.

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars ,2008 faqe 9

Në këtë fushë angazhimi i tij nuk ka munguar asnjëherë duke shkruar artikuj, debatues e informativ,

me qëllim që të marrë në mbrojtje çështjen e drejtë shqiptare, luftën e drejtë të tyre për liri e

pavarësi. Këtë sidomos e intensifikon gjatë periudhës së luftës në Kosovë, atëherë kur nëpër shtypin

suedez paraqiteshin parlamentar, bile edhe anëtarë të delegacionit të OSSE, politikan e intelektual të

tjerë që merrnin në mbrojtje pushtuesin serb dhe kështu e margjinalizonin luftën e drejtë të

shqiptarëve për liri. Po përmendim vetëm dy reagime të tij ndaj prememories së 172 intelektualëve

suedez kundër bombardimeve të Natos, dhe ndaj Karin Wegestål, ish‐deputete e parlamentit

suedez, e cila u ngrit në një fushat të egër kundër Luftës çlirimtare dhe kundër Uçk‐së. Përveç këtyre

artikujëve debatues ku ofrohen fakte nga dora e parë mbi Kosovën dhe shqiptarët dhe hudhet

poshtë gjithë propaganda pro serbe, R. Sheqiri ka shkruar edhe një varg artikujsh tjerë informativ mbi

shqiptarët dhe të vërtetën e tyre, që u janë drejtuar instucioneve shtetrore për të njohur Pavarësinë

e Kosovës, për të përkrahur shqiptarët dhe çështjen e tyre.

Rizah Sheqiri shkruan edhe recensione e shkrime publicistike. Veçanërisht ka shkruar mbi

veprimtarinë dhe të arritrurat e krijuesëve letrar e figurativ në Suedi.

Punon si mësues i gjuhës amtare dhe ruajtja e kultivimi i gjuhës traditës dhe kulturës shqiptare tek

gjeneratat e reja dhe tek fëmijët mërgimtarë kanë qenë dhe janë preokupime të përhershme të tij.

Bashk me nxënësit e tij ka organizuar dhjetra manifestime të mëdha kulurore e letrare në të cilat

përveç bashkatdhetarëve tanë kanë marrë pjesë edhe shumë vendas. Të gjitha këto aktivitete janë

përcjell edhe nga shtypi vendor i cili u ka dhënë një hapsirë tejet afirmative. Me fëmijët dhe për

fëmijët ka punuar në shumë mese shqiptare që nga dita e ardhjes së tij në Suedi. Ka punuar me

fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në strehimoren e Ystadit gjatë katër muajve të parë të vitit 1992 e

muajt në vazhdim të të njëjtit vit ka punuar si mësues në shkollën fillore të Mariannelundit në

Mariannelund, pastaj është angazhuar në organizimin e mësimit plotësues në strehimoren e Reslövit

dhe në Tomelilla ku organizon një varg aktivitetesh me fëmijë, deri në gusht të vitit 1995 kur

punësohet si mësues i rregullt i gjuhës amtare në shkollën "Kungsmarken" të Karlskronës, pastaj në

Karlshamn e në Asarum, ku vazhon të punojë edhe më tej.

R. Sheqiri, përveç kësaj është angazhuar vazhdimisht në organizimin dhe ndjekjen e mësimit

plotësues në gjuhën amtare të fëmijëve tanë në Suedi. Për këtë problematikë ai ka botuar në revista

e gazeta dhe herë pas herë është paraqitur edhe në Radio Suedinë në programin në gjuhën shqipe

"Ditari" e tani “ Jehona”, ‐ me disa artikuj që kanë të bëjnë me këtë çështje. Bashkëpunon me Entin

Shtetëror për Shkolla të Suedisë dhe është koautor i dy librave shkollorë për nxënësit shqiptarë "Urat

tona 1" (1997), "Urat tona 2" 1999 botim i këtij Enti (pra, Skolverket).

Që nga fillimet e vitit 1994 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë. Për vitin 2000 kjo

Shoqatë i ndau BURSËN VJETORE PËR KRIJIMTARI. Në vitin 2002 Departamenti për Kulturë i Kuvendit

të Komunës së Karlskronës i ndau Çmimin Vjetor për Kulturë. Regjioni i Blekinges(region Blekinge) i

ndau poashtu Çmimin për kulturë për vitin 2006, ndërsa "Tema Modersmål" dhe "myndigheten för

skolutveckling" i ndanë çmimin"Mësuesi i vitit i gjuhës amëtare 2007".Një nder i madh që i bëhet atij

si shkrimtar dhe krijimtarisë së tij letrare në përgjithesi.

Për herë të parë ka marrë edhe çmimin "Kosovë Rexha Bala" nga Festivali Poezisë dhe i Muzikës në

Malmö. Rizah Sheqiri gjatë karrierës së tij ka marrë edhe një varg shpërblimesh letrare për poezi e

prozë.

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008 faqe10

Veprat letrare të Rizah Sheqirit

Rizah Sheqirit deri më tash ka botuar këta libra për fëmijë:

1. "Hëna e di lojën" (poezi) 1990, Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore ‐ Prishtinë.

Ribotim më 1995, nga Shtëpia Botuese "Besa" ‐ Suedi.

2. "Zemër krejt dashuri" (poezi) 1990, Forumi i Krijuesve të Artit ‐ Prishtinë.

3. "Çerdhja e gëzimit" (poezi) 1992, Botim i autorit ‐ Suedi.

4. "Mos na e ndalni rritën" (dramë) 1992, Klubi Letrar "J. Gërvalla" ‐ Malmö ‐ Suedi.

5. "Shëngjergjat e mi" (poezi) 1993, Bashkësia e Shoqatave Shqiptare në Suedi.

6. "Peshq të vegjël" (novelë) 1993, LASH "N. Frashëri" ‐ Suedi.

7. "Bashkë shkojnë e vijnë ndërrojnë mote e stinë" (poezi) 1996, Shtëpia Botuese " Besa" ‐ Suedi.

8. "Kujt i buzëqeshin lulet" (poezi) SHB "Toena" ‐ Tiranë,1998.

9. "Dashuri mbi dashuritë" ( poezi ), Botim i autorit, Suedi, 1998.

10. "Shëtitja" ( novelë); SHB "Lilo", Tiranë, 1998.

11. "Kur bishti e harron kokën" ( fabula), SHB "Lilo", Tiranë 1998.

12. "Në shoqëri me të adhuruarit e mi" ( poezi) "Toena"- Tiranë dhe NBV- Blekinge, Suedi, 1998.

13. "Pranverë pa pranverë" (poezi) "Toena" - Tiranë 1999.

14. "Shoferi i lojës (tregime për fëmijë) Doruntina - Gjermani 2000.

15. "Pak më ndryshe" (tregime dhe përralla për fëmijë) - Doruntina - Gjermani 2000.

16. "Përqafim në ëndërr" (tregime për fëmijë) Malme -Suedi, 2000.

17. Utan hem.Var ska man bo (Ku të banosh kur s'ke shtëpi) novelë suedisht, Sydostbiblioteket,

Suedi 2002.

18. "Pranvera do të vijë" (pjesë teatrale) Doruntina, Gjermani 2002

19. "Zemër krejt dashuri"- "Ett hjärta fullt av kärlek" shqip e suedisht - Ardhmëria, Suedi, 2003.

20. Magjistari i shatë ngjyrave (gjëza në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese "Rizah Sheqiri" ,

Suedi, 2004.

21. 88 Gjëza (gjëza në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese "Rizah Sheqiri" , Suedi, 2004.

22. Të dua shumë (rrëfim për më të vegjëlit në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese "Rizah

Sheqiri" , Suedi, 2005.

23. Për shëndet të mirë (rrëfim për më të vegjëlit në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese "Rizah

Sheqiri", Suedi, 2006.

24. Dëshira dëshirë Botim i Shtëpisë Botuese "Rizah Sheqiri" , Suedi, 2007.

R.Sheqiri për të rritur ka botuar këto përmbledhje:

1. "Merimanga e dritës" ( poezi ), "Dielli" - Prishtinë, 1991.

2. "Shkurt e shqip" ( poezi), ShB "Lilo" - Tiranë, 1994.

3. "Flutura në erë" ( poezi), ShB "Lilo" - Tiranë, 1995.

4. "Rruga drejt vendlindjes" ( tregime), ShB "Lilo" - Tiranë, 1997.

5. "Flutura në natë" (poezi) SHB "Toena", Tiranë, 1998.

6. "Nëse patjetër të duhet e vërteta", (poezi) SHB "Rosengård"- Malme (botim shqip e suedisht) 2000

7. "Nëse patjetër të duhet e vërteta", (poezi) ShB "Botimpex" - Tiranë (botim shqip e gjermanisht)

8. "Degëz e këputur" - zgjedhje poezish, "Toena" -Tiranë, 2002

9. "Shprishje" (recensione, shënime kritike e studime për letërsinë për fëmijë) "Toena" - Tiranë 2002

10. "Nëse patjetër të duhet e vërteta", (ribotim) poezi shqip e suedisht, Suedi, 2003.

11. "Nëse patjetër të duhet e vërteta"- "If you really want to know the truth" (poezi shqip e anglisht)

12. "Flutura në kaktuse" skica poetike, Botim i Shtëpisë Botuese "Rizah Sheqiri" , Suedi, 2005.

13. Ftesë për dashuri - Apel pentru iubire (zgjedhje antologjike e poezisë së Rizah Sheqirit shqip e

rumanisht) Bukuresht 2007.

Rizah Sheqiri merret edhe me fotografi artistike

Gjatë gushtit 2008 do të ketë poashtu një ekspozitë vetanake në galerinë në qendrën e qytetit.

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008faqe11

Ditët e muajit

Tridhjetë ditë ka nëntori,,

së bashku me prillin, qershor, shtatorin

njëzet e tetë ka vetëm një,

gjithë të tjerët tridhjetë e një.

Muajt e vitit

Fëmijët e dinë

sa muaj ka viti,

të mëdhenjë e të vegjël

jane gjithsej dymbedhjete.

september

Secila ka lulen e vet

secila ka frutin e saj,

asnjë ndërmjet tyre

nuk është mei bukur se njëri tjetri.

Januari börjar året

februari kommer näst

mars, april har knopp i håret

maj och juni blommar mest

juli, augusti och

härlig sommar är det då

men oktober och november

och december är så grå.

Familje më të bukur

askush nuk ka parë kurrë,

janë dymbëdhjetë muaj

të gjithë punëtorë..

Fryni era

Frynte era nga përjashta,

tundte perdet e mëndafsha,

mos kujto se të harrova,

Kartolinën ta dërgova.

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008faqe12

MAT SHTATË HERË DHE PRIT NJË HERË!

U takuan një here Ngutja dhe Durimi! te dy për te njëjtin hall; Ngutja

kishte blere dy metra basme te bukur për te qepur një fustan.

Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe ...pa menduar gjatë ,mori gersheret e

filloj te priste.

Prit këtej e prit andej e fap fap fap, gerr gerr ger, e bëri copa-copa gjithë

basmen.

Pasi bëri këtë pune, u mendua pakëz, morri dy copa dhe i vuri për se gjati

trupit,dhe për te zezen e saj vuri re qe kish bërë dem gjith copën.

-Qyqja c'bëra !-tha me vehte Ngutja.-Asnje vajzë vajzë e vogël nuk do ta

kish bërë këtë e jo unë qe jam goxha cupe!

Por gabimi tani qe bërë.Ngutja perplaste duart dhe thoshte ”korba unë”

”korba unë”,por pa dobi.

Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e

ka prishur copene pantallonave.

Dhe me një fryme vajti te Durimi.E gjeti me meter ne dorë, duke matur

me kujdes dhe duke shënuar me një copë sapuni .

Pastaj shtriu mbi te një pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip

me cip vizatimin.

-Duket sikur çdo gjë është ne rregull -tha Durimi-po ky cepi këtu sikur

nuk ma mbush syrin.

Pa ta kontrolloj, për bese bëra mirë qe nuk e preva,duhet korrigjuar.Dhe

vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit....edhe këtë mirë e kam shënuar

duke vazhduar

akoma me kujdes matjet dhe shënimet në fund tha;

Tani nuk me mbetet gjë tjetër vetëm te marr gersheren e te pres copën.

Ja ti mbajmë me shëndet dhe fer fer e preu copën.

Ngutja e habitur shumë nga Durimi e pyeti:

-Kush te ka mësuar te presësh kaq bukur ,more Durim

-Më ka mësuar gjyshja,-tha Durimi.

-Po si

-vazhdoi kureshtare Ngutja

-Ja më ka ngulur ne mendje gjashtë fjale

MAT SHTATË HERË DHE PRIT NJË HERË!

Populli

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008faqe13

Kolosi i letrave shqipe Bedri Dedja

`xÇw|Åx Ñ§Ü UxwÜ| Wxw}xÇ w{x äxÑÜ§Ç x à|}

…Bedri Dedja është një emër i nderuar i letrave dhe arsimit shqiptar, personalitet i kulturës

dhe shkencës sonë, “babai” i letërsisë për fëmijë, siç e kanë cilësuar me të drejtë për së gjalli;

ai është i pranishëm në ballë të bibliotekave të mbarë shqiptarëve; romanet, librat me poezi e

rrëfenjat, përkthimet nga letërsia botërore, janë të shumta e cilësore; ato kanë ushqyer dhe

edukuar me ndjenjën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror, me frymën e atdhetarizmit dhe

bukurisë artistike të shqipes mijëra e mijëra lexues, anembanë vëndit.

Alfred Moisiu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë

…Bedri Dedja ishte njëri nga përfaqësuesit më të denjë të kulturës shqiptare,

Akademisë së shkencave, studiuesve në fushën e psikologjisë e pedagogjisë, Lidhjes së

Shkrimtarëve të Shqipërisë, themeluesi i letërsisë shqiptare për fëmijë, Miku i Madh i

fëmijëve, Humanisti shumëdimensional, i cili deri në ditët e fundit nuk reshti pa dhënë

kontributin e çmuar për të sotmen e për të ardhmen e tyre.Vepra e tij poliedrike, shkencore

dhe letrare do të jetojë për brezat e ardhshëm si një vlerë e madhe e kulturës sonë Kombëtare.

Dritëro Agolli, Prof.Dr.Ylli Popa, Prof. Dr. Farudin Hoxha

Prof. Dr. Luan Omari, Prof. Dr. Anesti Kondili, Dr. Moikom Zeqo,

Dr. Makbule Çeço, Adelina Mamaqi, Valentina Leskaj, Prof.Edmond Dragoti,

As.Prof. Rubena Moisiu, Diana Çuli, Sadije Agolli, Ilir Çumani, Ferhat Cakaj,

Ema Qazimi, Evanthi Ciko, Violeta Manushi, etj.

Bedri Dedjen e kam njohur edhe para se të shkoja në Tiranë, në vitin 1970: e kam njohur

përmes prozave të tij për fëmijë që në Kosovë ishin sjellë prej profesorëve, të cilëve u ishte

bërë e mundur të shkojnë në Shqipërinë shtetërore pas vendosjes së mardhënieve kulturore

midis Shqipërisë dhe Kosovës. Mbas këtij viti, në Tiranë do të shkojë edhe shumë herë të tjera

dhe gjithnjë, kur kthehesha në Prishtinë, kisha me vete vepra të reja të Bedri Dedjes. Si të mos

kisha

Gëzim Tushi

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008faqe14

Bedri Dedja ishte krijues shumë i lexuar e shumë i dashur dhe njëkohësisht, krijues shumë i

frytshëm. Ai ishte krijues i tregimeve, i përrallave dhe i romaneve për fëmijë, por ai ishte edhe

kritik e studiues i gjithë letërsisë shqipe për fëmijë. Bedri Dedja ishte, kështu, krijues me

prirje të gjithanshme. Si cilësia ashtu edhe numri i veprave të tij letrare dhe shkencore e

dëshmojnë një të vërtetë tashmë të pranuar nga studiuesit e psikologjisë së krijimtarisë: e

dëshmojnë të vërtetën se përkushtimi ndaj krijimtarisë artistike e asaj shkencore, apo artistike

dhe shkencore njëkohësisht është përbërës i domosdoshëm i dhuntisë së madhe krijuese.

E Bedri Dedja ishte krijues me dhunti të madhe krijuese.

Në veprën e tij shumëvëllimshme letrare dhe studimore janë bashkuar vlera e lartë

artistike e shkencore dhe vlera e madhe humaniste. Janë këto dy cilësi që veprën e një krijuesi

e bëjnë të përhershme, kurse krijuesin e saj të pavdekshëm.

Akademik Hamit Beqja

…Psikolog, pedagog, historian i arsimit dhe i pedagogjisë, kulturolog, mendimtar erudit,

shkrimtar i shquar për fëmijë, një shëmbull i rendimenti të lartë në punë: me të drejtë Bedri

Dedja konsiderohet si dekani i letërsisë së sotme shqiptare për fëmijë. Në këtë fushë ai na

shfaqet tejet i gjithanshëm – krijues, teoricien cilësor, kritik, historian. Hartues i mbi 60

veprave letrare, midis të cilave shquhen “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”, “Një udhëtim i

rrezikshëm”, “Kalamajtë e pallatit tim”, “Republika e 1100 çudirave”, etj. Në Shqipëri Bedriu

është një figurë popullore, por atë e njohin mirë edhe jashtë truallit amë, kudo që ka shqiptarë

e në vënde të tjera.

Me kthjelltësi të rrallë mendimi, me një të folur të qartë e të shtruar, të rrjedhshëm e të

këndshëm, shquhej në komunikimin me të gjithë, që nga kolegët e deri tek lexuesit e vegjël,

fëmijët.

Akademik Hamit Beqja

…Bedri Dedja (1930-2004) është kolosi, themeluesi dhe babai i modernitetit në letërsinë tonë

për fëmijë, të cilin do ta nderojmë për një kohë të gjatë, sepse puna e tij shënon një epokë

kthesash të mëdha. Prej tij kemi mësuar se letërsia shkruhet edhe ndryshe…

Agim Deva, shkrimtar Kosovë

…Akademiku Bedri Dedja ka qënë një nga themeluesit dhe shtyllat e letërsisë për fëmijë të

pasçlirimit. Ishte një personalitet shumëplanësh: poet e prozator, përrallëtar e tregimtar,

dramaturg, novelist e romancier, përkthyes e kritik, studiues e teoricien i letërsisë shqiptare

për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, mbajtës i “Çmimit të Republikës” dhe titullit

“Mjeshtër i Madh i Punës”, Bedri Dedja është vlerësuar gjithashtu nga Qëndra

Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë një vend nderi në vëllimin XVI të

biografive, si një nga autorët më të shquar të shekullit XX.

Astrit Bishqemi

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008faqe15

…Bedri Dedja u bë prijëtar në pavarësimin e shkencës psikologjike shqiptare. Krijues si ai

janë njëkohësisht edhe dëshmitarë të asaj pikëpamjeje, sipas së cilës, të menduarit krijues në

shkencë dhe në art kanë pikëtakim dhe, në kushte të veçanta, shfaqen si në njërin, ashtu edhe

në lëmin tjetër krijues.

Akademik Pajazit Nushi, Kosovë

…Akademiku Bedri Dedja ka qënë një nga themeluesit dhe shtyllat e letërsisë për

fëmijë të pasçlirimit. Ishte një personalitet shumëplanësh: poet e prozator, përrallëtar e

tregimtar, dramaturg, novelist e romancier, përkthyes e kritik, studiues e teoricien i letërsisë

shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, mbajtës i “Çmimit të Republikës” dhe

titullit “Mjeshtër i Madh i Punës”, Bedri Dedja është vlerësuar gjithashtu nga Qëndra

Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë një vend nderi në vëllimin XVI të

biografive, si një nga autorët më të shquar të shekullit XX.

Astrit Bishqemi

…Bedri Dedjen nuk e kemi më midis nesh, por e ndjejmë përherë pranë nëpërmjet librave të

tij të mrekullueshëm. Ndodh si me yjet, që ndonëse ndodhen miliarda kilometra larg nesh,

edhe kur shuhen, vazhdojnë të na dërgojnë dritën e tyre. Bedri Dedja mbetet një yll i pashuar i

letërsisë për fëmijë. Ai vazhdon të përhapë dhe të dërgojë dritë vezulluese, ngrohtësi, mirësi

dhe dashuri njërëzore, mesazhe paqeje dhe humanizmi, veçanërisht te lexuesit e vegjël, që ai i

donte aq shumë dhe që u kushtoi pjesën më të madhe të jetës dhe të energjisë krijuese.

Viron Kona

…Sivjet xhaxhi Bedriu do të mbushte 74 vjet. Por u nda nga jeta kaq papritur. Ai

mbetet i gjallë mes librave të tij. Po, lexues të vegjël, është aty, mes fletëve, si një personazh i

gjallë dhe me zërin e tij atëror u thotë ngadalë: “Na ishte njëherë”. . . Po, ja se kush…Një

njeri i mirë, i dashur, një mësues dhe mik besnik i fëmijëve: Bedri Dedja.

Shpresa Vreto

…Shuhet Bedri Dedja, “babai” i Fatbardh Pikaloshit, i cili nuk mundi ta përdorë në

kohë shkopin e tij magjik, për t’i ridhënë jetë krijuesit të tij. . .

Moikom Zeqo

…Të gjithë ata të rritur, që dikur harroheshin pas aventurave të Fatbardh Pikaloshit, me

fyej magjikë e katallanë, dje janë ndjerë nga pak jetimë…Babai i letërsisë për fëmijë dhe

akademiku Bedri Dedja është ndarë nga jeta…

Alma Mile

Bedri DEDJA: YJE NË QIEJT’ E KOMBEVE

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008 faqe16

Fihettens Döp

dikt om Kosova

Jag är glad!

Inte bara för mig

som nu botar min själ

utan också för de blinda

som du är öronen

för de döva.

Du är namn

för de odöpta sedan årtusenden.

Jag är glad!

Inte bara för mina barn

som är vaggade i din vagga

men också för de som gav sitt liv

och vakade i gravarna

till den här Dagen

och nu får vila i lugn och ro.

Jag är glad!

Hur ska jag beskriva mitt hjärtas glöd,

vänner

Muharrem Miftari

Februari 2008

F i n l a n d

Dituria‐Revistë mujor

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008 faqe17

Bahtir LATIFI

DASHURIA NUK VDES

Harroje atë që dikur e kishe ,

harroje atë që ti mendon se nuk do të kesh.

Ik nga e kaluara që tëka lëndue, përndryshe do të lëndohesh më shumë .

Harroje atë që të theu zemrën, ate që të deshprojë .

Ti do t`i mposhtësh të gjitha, sepse ti do të ndihesh me dhembje.

Mos u dëshpro, dashuri do të kesh.

Harroje atë se plagët në trupin tënd nuk do të shërohen!

Sigurisht se po! Atëhere kur ti prapë do dashuron.

Mos u dëshpro do të vijë ajo ditë.

Nuk mendoj se nuk e meriton, jam i bindur se po,

prandaj e lumtur do te jeshë!

Nese një dashuri e re mendon se kërkon lutje!

Gabon!!!Prandaj mos hezito sepse dikujt zemra do ti dhembë për tu .

Nëse mendon se zemra ka vdekë prap gabon,

ajo sërisht do të ngjallet.

Prandaj jeto!

Dashuro! Ik nga e kaluara!

Jeto të tashmen!

Emine HOTI

*Mergimi

Kërkova strehim

gjeta vuajtje e pendim

atje larg vendit tim.

Cdo ditë mall e pak gëzim

qafës liqenit, bregut Sulit,

majës zezë kufinjëtt e ndarë.

zemra e gurit,

e guri qarë.

Mall cdo ditë,

e malli s'shuhet,

në mërgim shumë punohet

zemrat tona kurr nuk gëzohen.

Kalova detra liqenjë e lumenjë

i bukur vendi im.

Shtet me shtet e i pa shpetim,

i pa s'treh i pa shtëpi .

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008faqe18

Muajt e vitit e kanë burimin nga koha e romakëve të vjetër.

Muaji Janar (muaji i parë i vitit tek pas vitit 152 p.e.s.) mban emrin e zotit të shtëpisë Janus

(Januarius) i cili kishte dy fytyra. Njëra fytyrë simbolizon hyrjen, tjetra daljen. Me këtë mbrohej edhe

marrje‐dhënia e detyrës së konzujve të cilët merrnin detyrën e tyre në Janar.

Muaji Shkurt rrjedh nga romakishtja e vjetër “Mensis Februarius” gjatë të cilit kremtohej festa e

shpagimit dhe e pastërtisë.

Deri në vitin 152 p.e.s. muaji Mars ishte muaji i parë i vitit. Marsi rom. Martius (dedikuar perëndisë së

luftës te romakët e vjetër Mars) ishte muaji në të cilin fillonin betejat.

Për muajin Prill (April) supozohet se rrjedh nga aperire=hape.

Muaji Maj nderon baba‐perëndinë romake Jupiter Maius.

Ndërsa qershori (Juni) i është kushtuar bashkëshortes së tij Juno.

Në muajin korrik (Juli) romakët nderonin Julius Cesarin, ndërsa në Gusht (August) pasardhësin e tij

Augustus.

Pasiqë deri në vitin 152 p.e.s. viti fillonte në muajin Mars, muaji Shtator ishte muaji i shtatë i vitit.

Tetori i teti e kështu me rradhë. Pra, që nga viti 152 p.e.s. katër muajt e vitit shtator‐tetor‐nëntordhjetor

quhen ende ashtu edhe pse nuk janë muaji i shtatë, i tetë ...

Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23‐79 e.s.)

Natyralist romak i famshëm që botoi në vitin 77 e.s. serinë madhështore prej 37 vëllimesh për

historinë natyrore të titulluar Naturalis Historia.

Këtu, në vëllimin VII, ai shkruan: "Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e

morën nga ilirët."

Ja fjala e urtë në vazhdim për këtë numër të revistës,ndoshta kishte qenë e udhës

të na dergoni ju ndonjë më të mirë.

Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush!

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008 faq.19

Sokol DEMAKU

PUNIME ARGJENDI, MËNDAFSHI DHE LESHI

Në Shqipëri dhe Kosovë dhe viset e tjera shqiptare në Ballkan, mjeshtrit e talentuar argjendarë

të qyteteve, gjatë shekujve XVIII-XIX, kanë punuar për të veshur me pafta argjendi një numër

koburesh, jataganësh, vezmesh, që konsideroheshin si pajisje të nevojshme të çdo burri, nga të

cilat, një numër i madh ruhet ende nëpër muzetë e vendit.

Midis të gjitha objekteve prej argjendi të ekzekutuara me teknika të ndryshme. Finesë të

veçantë paraqesin punimet me filigran, qe ishin më fort një specialitet i mjeshtërve argjendarë

të qyteteve të veriut se sa i atyre të jugut. Gratë fshatare në Shqipëri, prej shekujsh janë marrë

me endjen e pëlhurave të ndryshme, që shërbenin qoftë si pjesë veshjeje, qoftë si pajisje

shtëpiake (dyshekë, peshqirë, shtroje, mbulesa, peceta duarsh, mësalla tryeze, etj).

Në Shqipëri dhe Kosovë, pëlhurat e mëndafshta janë punuar e përdorur më shumë se në

vende të tjera të Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit të

mëndafshit, meqenëse në disa zona ishte mjaft i përhapur mani i bardhë. Tekstilet e leshta, të

ekzekutuara me një varg teknikash të ndryshme pune, përdoreshin gjerësisht dhe ruanin

shumë karakteristika lokale, që i bënin punimet e një krahine të dalloheshin nga ato të

krahinave të tjera.

NGA QËNDISJET E THJESHTA DERI TE ATO MAHNITËSE

Të tjera punëdore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantellat e sidomos

qëndisjet e shumëllojshme, që nga qëndisjet e thjeshta fshatare deri tek qëndisjet e

mahnitshme e virtuoze, me fije mëndafshi ose ari të mjeshtërve qëndistarë të disa qyteteve,

dhe më herët, edhe pranë manastireve të kohës. Midis punëve të tyre, kemi edhe ekzemplarë

të rrallë, si është rasti i Epitafit të madh të Gllavenicës (pranë Beratit), që mban datën 1373, si

dhe të tjera qëndisje laike e fetare me interes të veçantë.

Dituria‐Revistë mujore

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,mars,2008 faqe20

Albansk kultur och historia

Under medeltiden kallades området Arberia eller Arbania. Ordet arban eller alban

härstammar från den illyriska stammen Albanoi som nämns i romerska och

helleniskaskrifter. Stammen var bosatt i dagens Durrës, där albaner för första

gången omnämns i bysantiska källor under 1000-talet. Albania betyder "det

bergigaste landet". Albanerna själva kallar sitt land för Shqiperia eller Shqypnia,

vilket betyder "örnarnas land". Detta går tillbaka på en gammal sägen, enligt

vilken albanerna skulle härstamma från en svart örn. En svart dubbelörn på röd

botten antogs som fälttecken redan på 1400-talet av Skanderbeg, vilket

avspeglas i dagens nationalflagga. Skanderbeg ville förena alla illyrer som levde i

söder under ett och samma namn, istället för att vara uppdelade i olika stammar.

Vilket blev "shqiptaret", nämligen örnens folk.

Kultur

Albanien har under långa perioder lytt under olika härskare varför den

albanska kulturen har blivit hårt trängd, men trots detta har albanerna

kunnat bevara sin kulturella identitet.

Sagoväsen i den albanska folkloren är mycket omfattande men är litet

känd för den västerländska publiken.

Kulturen i Albanien undertrycktes av den kommunistiska regeringen, som

även förföljde albanska författare och intellektuella. Ur detta uppstod ett

litterärt och kulturellt vakuum i syfte att skapa en ny nationell identitet

baserad på den kommunistiska ideologin.

Mat

Många av det albanska kökets lokala maträtter är typiska för Balkan och

Medelhavsområdet men några är albanska specialiteter. Det traditionella

albanska huvudmålet är lunchen som vanligtvis äts tillsammans med en

sallad på färska grönsaker; tomater, gurka, grön paprika, oliver, vinäger

och salt.

Nationellt valspråk: E mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqyptarit asht

shqyptaria

("Och se ej på kyrka och moské ty albanens tro är albanskhetens idé")

Dituria‐Revistë mujore

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!