15.01.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

QKSH

“Migjeni”

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Nëntor, 2011

DITURIA

E boton QKSH”Migjeni”

Borås-Suedi

Viti V , Nr. 9

PJESËMARRËS SË FESTË LOJËS PËR FËMIJE E TË RINJ -DURRËS 13 TETOR 2011

JAM I IMPRESIONUAR NGA AJO QË KAM DEGJUAR PËR PUNËN QË BËHET NË SHKOLLAT SUEDEZE THOT MINISTRI SHQIPTAR

Dr. MYQEREM TAFAJ

Pritje madhështore me rastin e vizitës së delegacionit suedez në Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë nga ana e Ministrit të Arsimit

Dr. Myqerem Tafaj në Tiranë.

Ditën e katërtë të qëndrimit të tyre në Republikën

e Shqipërisë pedagogë nga Fjärdingskolan

e qytetit Borås të Suedisë të prirë nga nënkryetari

i distriktit të Lindjes ku graviton Fjärdingskolan

Petter Löberg vizituan Ministrinë e Arsimit të

Republikës së Shqipërisë.

Këtë delegacion të pedagogëve suedez në

përbërje Per Kettisen, drejtor shkolle, Annete

Ekelund mësuese e klasës së gjashtë, Sonja Persson,

mësuese parashkollore dhe Sokol Demaku,

mësues i klasës së dytë në Fjärdingskolan e si

thash më herët nën udhëqjen e Petter Löberg i

priti dhe u uroj mirëseardhje Ministri i Arsimit i

Republikës së Shqipërisë Dr. Myqerem Tafaj.

Në këtë takimin morën pjesë edhe Drejtori i

Drejtorisë Arsimore të Durrësit Filip Gjoncaj,

pastaj drejtori i shkollës nëntëvjeçare Demokracia

nga qyteti i Durrësit si dhe koordinatori dhe

organizatori i këtij takimi mes delegacionit suedez

dhe Ministrit Tafaj shkrimtari dhe publicisti

nga Tirana Viron Kona.

Në fjalën e tij në gjuhën angleze mikpritësi

Tafaj u shprehu falënderim miqve suedez me

rastin e vizitës në qytetin e Durrësit respektivisht

shkollës nëntëvjeçare Demokracia të Durrësit,

me të cilën shkollë Fjärdingskolan nga Borås i

largët është e binjakëzuar që katër vite. Tafaj në

fjalën e tij tha se është i impresionuar nga ajo

që ka dëgjuar për punën që behet në Suedinë e

largët kur është fjala zhvillimin e arsimit dhe

demokracisë në shkollë.

Në vazhdim ministri Tafaj përmendi se edhe ai

sikur edhe shumë bashkëkombës ka përjetua

mërgimin sepse ky me familje ka qëndruar në

përendim dhe se edhe fëmija e tij kanë pasur

rastin të jenë pjesë e shumë projekteve të

binjakëzimit mes shkollave gjermane dhe atyre

franceze gjatë kohës kur ata ishin nxënës dhe

kishin qëndrim në shtetin Gjerman. Ndjehem i

lumtur që sot jam në mesin e atyre që janë realizuesit

e një binjakëzimi dhe me siguri do marrë

informacione të mjaftueshme se si realizohet ky

binjakëzim mes shkollave tona, sepse ne kemi

nevojë për bashkëpunim dhe binjakëzim e unë

jam shumë krenar dhe i lumtur kur shkollat tona

arrijnë të kenë kontakte me shkollat e Suedisë,

vendit ku lulëzon demokracia sot.

Në përfundim të fjalës së tij Ministri Tafaj shprehu

mirëkuptimin e tij dhe shprehu gatishmërinë e

Ministrisë që ai drejton të mbështesë këtë projekt

dhe të ndihmoj shkollat shqiptare që edhe tjera të

jenë pjesë e projekteve të tilla kur fjala është për

bashkëpunim me shtetin Suedez.

Në emër të delegacionit suedez u falënderua

Petter Löberg dhe pastaj ai paraqiti disa të

dhëna mjaft interesante lidhur me angazhimin e

2

Suedisë në ndihmë shtetit Shqiptar në realizimin

e aspiratave të shqiptarëve për të qenë sa

më shpejtë pjesë e bashkimit Evropian. Ai në

mes tjerash përmendi se Suedia momentalisht

ka disa projekte madhore në shtetin shqiptar si

në përmirësimin dhe ngritjen e nivelit të punës

së sistemit tatimor në Shqipëri, realizimin e të

drejtave të grave dhe përfaqësimin e tyre në

jetën politike si dhe kjo e qe ne jemi sot këtu

këtu pra bashkëpunimi mes shkollave tona dhe

sistemit shkollor ne dy shtet.

Lidhur me realizimin e projektit në fjalë punuar

nga pedagogë të Fjärdingskolan në Borås me

emrin

“Udha e shkronjave” i cili projekt ka filluar

rrugën e tij të realizmit para katër vitesh, foli

drejtori i Fjärdignskolan Per Kettisen i cili mes

tjerash tha se ky projekt veç ka dhenë rezultatet

e para në jetë dhe s ene te dy partneret jemi të

kënaqur me këtë.

Projekti “Udha e shkronjave” sipas fjalëve të Per

Kettisen në fillim dertohej mbi tri këmbë të cilat

ne kemi mendua se do jenë efektive në punën

tonë dhe këto tri këmbë ne i kemi paramendua

në bazë të nevojave dhe kërkesave të shkollave

tona.

Këmba e parë ka të bëjë me zhvillimin e

demokracisë në shkollën Demokracia të Durrësit,

pastaj ne e shohim mundësin që në suedezët nga

kolegët tanë shqiptar të mësojmë më shume në

zhvillimin e mësimit të lëndës së matematikës,

sepse ne konsiderojmë se koleget tanë janë në

një nivel me të lart se ne dhe këmba e tretë është

se ne në shkollën tonë në Borås kemi një numër

bukur të madh të nxënësve shqiptar e interesi

ynë është këta nxënës të mësojnë Gjuhën shqipe

ta ruajnë kulturën dhe traditën shqiptare dhe nga

kjo ata të ndihen krenar që janë shqiptar edhe

pse ata jetojnë në Suedi. Por më duhet të them se

projekti ynë gjatë këtyre tri ditëve të qëndrimit

tonë në Durrës u pasuar edhe me një këmbë dhe

pra fitoj edhe këmbën e katërtë e cila ka të bëjë

në bazë të propozimit të Drejtorit të Drejtorisë së

Arsimit të qytetit të Durrësit Filip Gjoncaj e cila

ka të bëjë lidhur me vlerësimin e njohurive të

nxënësve në shkolle, sepse koleget nga Shqipëria

kanë nevojë për përvoja në këtë lami të punës

edukativo arsimore e që sipas drejtorit Kettisen

është shumë me vlerë dhe me rendësi në punën e

pedagogëve dhe nxënësve në shkollë.

Sipas fjalëve të Minsitrit Tafaj, nënkryetarit

Petter dhe drejtorit të Fjärdingskolan del në pah

se ky projekt do ketë përkrahje të pa rezervë nga

te dy shtetet dhe kërkesa e palës shqiptare ishte

që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe me shkolla

tjera në shtetin Shqiptar me ato suedeze.

Nga Kadri Tarelli

Suedezët në Durrës

Durrës më 18. 10. 2011

DURRËSI PRET MIQ NGA SUEDIA

Javën që shkoi, duke filluar nga data 10 tetor, kolektivi i shkollës 9-vjeçare “Demokracia” në Durrës priti miq nga Sudia. Ishte një grup i madh prej

njëzetepesë vetësh, ku prfshiheshin, drejtues institucionesh të pushtetit vendor, drejtues shkollash, mësues, njëmbëdhjetë nxënës dhe gjashtë prindër.

Delegacioni kryesohej nga. z. Petter Lövberg n/kryetar i Komunës Bramhult në Borás.

Një ditë më vonë grupit i u shtua edhe znj.

Kadrije Meniqi, drejtore e shkollës Vushtri në

Kosovë. Drejtori i shkollës “Demokracia” z.

Avdyl Buçpapaj, i cili shoqëroi miqtë gjatë gjithë

kohës, që nga pritja në aerportin “N.treza” e

deri në përcjelljen e tyre tregon: Para gjashtë

muajsh një grup mësuesësh dhe nxënësish ishim

për vizitë miqësore në Suedi, në qytetin Borás,

ku u pritëm mjaft ngrohtë si nga komuniteti

shqiptar, por edhe nga vetë suedezët. Iteresante

ishte, dhe ne na pëlqeu, se vetë fëmijët suedez na

kërkuan që të kishim marë më shumë nxënës nga

shkolla jonë, për t’u njohur dhe miqësuar. Për

ne ishte hera e dytë që shkonim dhe kurioziteti

i fillimit i a la vendin diskutimit dhe shkëmbimit

të përvojës mësimore - edukative, organizimit

të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit

arsimor, sidomos në mbrojtjen dhe zbatimin e

të drejtave të fëmijëve, ku suedezët qëndrojnë

në majat më të larta dhe duhen marë si model.

Më vjen mirë ta shpreh, por edhe të falënderoj

kolektivin e shkllës që u tergua shumë i gatshëm

jo vetëm për t’i pritur, por edhe për t’u krijuar

miqëve kushte pune dhe frymë bashkëpunimi.

Interesi është i përbashkët: shkëmbejmë përvojë,

kemi ç’të mësojmë nga njëri - tjetri. E them këtë,

pasi mësuesit suedezë vëzhguan orë mësimi

sidomos në matematikë, dhanë vetë mësim dhe

si kolegë diskutonin lirshëm. Mbetën shumë të

kënaqur. Grupi suedez erdhi në Durrës me një

synim dhe program të menduar mirë: shkëmbimi

përvojes në zhvillimin e mësimit dhe të edukimit

të fëmijëve në shkollë, zgjerimi i bashkëpunimit

mes njëri – tjetrit dhe mes shkollave, njëkohësisht

takimi me drejtues të pushtetit vendor, për

të vazhduar më tej me takimet me drejtues të

arsimit në Qark dhe në dikaster. Ata përpiqen

dhe këmbëngulin të vazhdojnë projektin “Udha

e shkronjave”, të hartuar në vitin 2007 dhe

miratuar edhe në Program Kontoret në Stockholm

që para katër vitesh. Z. Petter Lövberg n/

kryetar i Komunës Bramhult në Borás, në fjlën e

tij shprehet: Një arrësye më shumë për të ardhur

në Shqipëri. Në Suedi sot

jeton një komunitet i madh

shqiptarësh, afërsisht

50.000 vetësh, vetëm

në qytetin Boras jetojnë

2500 shqiptarë, të ardhur

kryesish nga Kosova. Shteti

dhe shoqëria suedeze u

ka krijuar kushte për t’u

integruar sa më shpejt në

jetën e vendit, sidomos

duke nisur nga kujdesi për

fëmijët, të cilët në shkollë

mësojnë veç suedishtes

edhe gjuhën shqipe. Ata

duhet të ndjehen krenarë që janë shqiptarë, edhe

pse jetojnë në Suedi. Ne po përpiqemi që të shtohen

vizitat e ndërsjellta, me këtë rast të shtohet

edhe numri i pjesëmarrësve. Me interes është

edhe binjakëzimi me shkolla të tjera.

Z. Per Kettisen, drejtor i shkollës “Fjardingskolan”

në Borås, i cili vjen për herë të dytë në

shkollën “Demokracia” në Durrës, vuri në dukje

se projekti i tyre është i thjeshtë, si të thuash me

“Tri këmbë”, por gjatë vizitës, gjatë bisedimeve

me kolegët durrsak u bë me “katër këmbë”:E

para: Shkëmbm përvoje në matematikë, pasi

shkolla shqiptare ka arritje më të mira. Forma e

punës së mësuesëve dhe e kërkesave ndaj nxënësit

është vërtet interesante dhe me vlerë.

E dyta: Të drejtat e njeriut. Suedia është vendi

që ka 200 vjët që nuk ka njohur luftë, ndaj edhe

demokracia ka ndjekur udhën e zhvillimit të

pandërprerë, sidomos në mbrojtje të të drejtave

të fëmijëve dhe të grave. Mjafton të përmendet

se vetm në shkollën “Fjadingskolan” ku mësojnë

rreth gjashtëdhejtë fëmijë shqiptarë, veç suedishtes,

fliten dhe mësohen tridhjetëenjë gjuhë të

komuniteteve të emigrantëve nga e gjithë bota. E

treat: Mbrojtja e Mjedisit. Suedia është kampione

e mbrojtjes së mjedisit, dhe mund të meret

si model, pasi e gjithë shoqëria është e interesuar

për një mjedis të patër e të shëndetshëm. Ky shtë

një problem mjaft i mprehtë dhe shqetësues për

gjithë vendin këtu në Shqipëri, e sidomos tek ne

në Durrës si qytet turistik. E katërta: Vlerësimi

i nxënësve. Një fushë që ha shumë diskutime,

sepse ka dallime mes dy sistemeve shkollore.

Problemi i thjeshtë në dukje, por me vlera, sidomos

në cilësinë e të nxënit dhe të njohurive që

merren në shkollë.

Gjatë këtyre ditëve pati veprimtari të shumta

si për mësuesit, për nxënësit, dhe sidomos për

drejtuesit, aq sa nuk premtonte koha.

1 -Takime me qverinë e nxënësve të dy shkollave

respektive. Me interes ishte diskutimi

mbi rolin që luan ky organizëm në jetën dhe

3

veprimtarinë e shkollës: Sa dëgjohet fjala e tyre

nga drejtoria dhe mësuesit Sa merret parasysh

mendimi i nxënësve në vendim-marrje.

Përvoja suedeze është me interes.2 -Për herë të

parë nxënësit nga Suedia ishin pjesëmarës në

koncrtin “Fest Loja 2011”, të zhvilluar nga QKF

e Durrësit. Një veprimtari që zhvillohet çdo vit,

ku marin pjesë grupe fëmijësh nga vendi dhe

bota. Miqtë ekzekutuan pjesë muzikore dhe u

duartrokitën.3-Takim me kryetarin e Bahkisë

së Durrësit.4-Takim me drejtuesit e DAR-së

së Durrësit, ku u pritën nga Drejtori Z. Filip

Gjonçi. Diskutimet mes kolegësh dhe problemet

që u ngritën gjetën mirëkuptim, sidomos

binjakëzimi i shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”

me shkollën “Sandaredskolan” në Suedi.Një

ditë para largimit nga vendi ynë, në mjediset e

MASH-it, miqtë nga Suedia u pritën nga Ministri

Z. Myqerem Tafaj në një takim miqësor. Grupi

suedez kryesohej nga z. Petter Lövberg n/kryetar

i Komunës Bramhult në Borás, ndërsa pjestarë

të tjerë ishin, z. Per Kettisen, drejtor i shkollës

“Fjardingskolan” në Borás, Znj. Tuulla Elfstrom,

drejtore e shkollës “Sandaredskolan” dhe mësuesët:

Anette Ekelund, Sonja Persson dhe Sokol

Demaku. Grupi u shoqërua nga Drejtori i DAR

Z. Filip Gjonçi dhe z. Avdyl Buçpapaj drejtor i

shkollës “Demokracia” Durrës. Në fjalën e tij

mikpritësi z. Tafaj u shprehu falënderim miqve

suedez me rastin e vizitës në qytetin e Durrësit,

respektivisht shkollën 9-vjeçare “Demokracia”

të Durrësit, me të cilën shkollë “Fjärdingskolan”

nga Borås i largët është e binjakëzuar prej

katër vitesh. Z. Tafaj në fjalën e tij tha se është

i impresionuar nga ajo që ka dëgjuar për punën

që bëhet në Suedinë e largët kur është fjala

për zhvillimin e arsimit dhe demokracisë në

shkollë. Në përfundim të fjalës, Ministri shprehu

mirëkuptimin e tij dhe shprehu gatishmërinë e

Ministrisë që ai drejton të mbështesë këtë projekt

dhe të ndihmojë shkollat shqiptare, që edhe tjera

të jenë pjesë e projekteve të tilla, kur fjala është

për bashkëpunim me shtetin Suedez.

Miqtë nga Suedia, në këto dit të bukura të Tetorit

2011, zhvilluan edhe vizita turistike në qendrat

historike në qytetin e Durrësit dhe në Krujë. Një

mundësi më shumë për reklamimin e bukurive

dhe vlerave turistike të vendit tonë.

Në fund një kafe në Tiranë me mikun shkrimtarin

Viron Kona, autorin e librit të përkthyer

në suedisht “Eh, More Bubulino” dhe librin e

botuar pak ditë më parë “Bukuri Suedeze”.

U larguan duke falëndruar për mikpritjen. Premtuan

se më shumë vizita të ndërsjellta do të ketë

në të ardhmen.

NJË HISTORIK I SHKURTËR PËR PREZENCËN E KANUNIT DHE ELEMENTËT PSIKO-TERAPIKË PËR MINIMIZIMIN E FENOM-

ENIT TE GJAKMARRJES

Nga Ma. Rezarta Pode, pedagoge në UNIVERSITETIN ‘KRISTAL” TIRANË,

Në traditat popullore shqiptare, në atë kompleks e ka emrin etnokulturë, si trashëgimi vlerash të ruajtura e të zhvilluara në vargun pambarim të

katër gjyshërve tanë, dalin në dukje të drejtat e detyrat e njeriut në bashkësitë e shoqërore: në fshat, në krahinë apo marrëdhënie ndërkrahinore

Në bashkësitë e lira fshatare te kohëve të shkuara

ka mbizotëruar mendësia, psikika e njeriut të

lirë e të pavarur në tërë qenien e veprimet e tij

pavarësisht nga rangu e pozita që zinte në jetën

shoqërore. Po nga ana tjetër u nënshtrohej, në

tërë qenien e tij disa rregullave, disa kodeve, të

cilat ishin të detyrueshme për të gjithë për t’u

zbatuar, qofshin këto kryeparë të fshatit apo të

krahinës.Këto rregulla kishin natyrë detyruesejuridike,

por dhe morale shpeshherë ato merreshin

atribute të besimeve të lashta vendëse. Të

tëra këto së bashku siguronin ekuilibër shoqëror.

Ligje të forta, sidoqoftë arkaike e patriarkore

mesjetare, mbronin apo vinin në vend të drejtat

e njeriut, qoftë ky njeriu me i thjeshte e me pa

vlerë. Ekzistonin mjetet detyruese për të vënë

në vend të drejtën e njeriut të dhunuar, duke u

ndëshkuar fajtori. Këto mjete dënimi ishin të

ashpra, arkaike, mesjetare e të egra, por njeriu e

ndiente veten disi të kënaqur nga që dinjiteti i tij

nuk nëpërkëmbej.Këto rregulla të bashkëjetesës

fshatare, me të drejta të barabarta për çdo njeri,

janë të dhëna në të drejtën dokesore shqiptare,

në pjesët më mirëfilltësore të këtij ligji popullor.

Po, natyrisht, në këto norma, në shtresat e

ndryshimet e tyre, sidomos në zbatim të tyre,

vërejmë një diferencim social, një patriarkalizëm

mesjetar, një burim konfliktesh, që po vazhdojnë

edhe kësaj dite të trashëgohen dhe janë evidente.

Po ç’është kjo e drejtë doksore shqiptare Si

ka vepruar ajo në jetën shoqërore të krahinave

fshatareNë rrjedhojë të shekujve e deri aty

nga Lufta e Parë Botërore, në bashkësitë e lira

fshatare, përgjithësisht në malësitë shqiptare,

po diku-diku edhe në ultësira, ka vepruar një

e drejtë doksore, para një ligji popullor, një

kompleks normash tepër t ë përcaktuara e të

detyrueshme për të gjithë, pavarësisht nga

gjendja sociale a shtresa përkatëse e njeriut.Ky

kanun në parim pësonte ndryshime e risime të

normave të veçanta të tij, vetëm me vendime të

kuvendeve popullore të përgjithshme – burrë

për shtëpi. Më i ruajturi ka qenë në malësitë

e Shqipërisë së Epërme, nder Alpe, por duke

përfshirë këtu Kosovën, trojet shqiptare në Mal

të Zi, e në Maqedoninë Perëndimore, në Malësitë

e Shqipërisë së mesme dhe n ë Jug: në Labëri e

Çamëri. Kjo e drejtë ishte e ndarë në variante, si

ai i” dialekteve” dhe “të folmes”, sipas veçorive

krahinore a ndërkrahinore të viseve të ndryshme.

Me këto norma dokesore rregullohej bashkëjetesa

dhe marrëdhëniet sociale e pronësore në

mes të banorëve të maleve, ku ai ishte themeli i

njëfarë vetëqeverisjeje, të thuash një “autonomi”

në këto vise, ku ligjet e sistemit feudal e të

pushtuesve të ndryshëm nuk mundën t ndërhyjnë

e të zënë vend në mënyrë të qëndrueshme. Kjo e

drejtë dokësore zëvendëson mungesën e një ligji

ndërkombëtar të kultivuar.Duke ditur se këto

norma ligjore të traditës kanë qenë ngulitur kaq

thellë në mendësinë e banorëve të maleve edhe

pas Luftës së Dytë Botërore. Studiuesja angleze

Edith Durham, eksploruese e maleve shqiptare

në fillim te shekullit xx, thotë se malësorët shqiptarë

besojnë e respektojnë më shumë ligjet e

Lekë Dukagjinit, pra këtë të drejtë doksore, sesa

dhjetë Urdhërimet e Zotit . Pra ky ligj popullor

kish hyrë thellë ne psikikë, në mendësi dhe në

gjykimet e popullit, ishte bërë njësh me jetën e

tyre….Kompleksi i këtyre normave ligjore dokësore

është njohur në popull përgjithësisht me

emrin “Kanuni i Maleve”, “Doket e maleve”, por

dhe me emrat krahinore, si: “Kanuni i Malësisë

(në Alpet shqiptare)”, “Kanuni i Lek Dukagjinit”

(ku përfshihet zona e Pukës, Dukagjinit, Lumë,

Mirditë dhe Kosovë). “Kanuni i Skanderbegut”

(në Shqipërinë e mesme, Dibër), “Kanuni

i Labërisë” (Labëria ne Jug). Gjecovi, duke

shprehur mendimin se kjo e drejtë e themel ka

shtrirje mbarëkombëtare, shënon se në Labëri në

krahun e saj, në anë të Gjirokastrës, thuhet: “Me

ba kuvend mbas kanunit të Pirrit”, pra e quanin

“Kanunin e Pirros” e kjo ka një domethënie të

qartë historike, ruajtur në mendësinë e banorëve

të maleve të Labërisë.Për njësi më të vogla

krahinore kemi ”Kanuni i Pukës”, “Kanuni

i Lumës”, “Kanuni i Mirditës” (variante të

K.L.D ), “Kanuni i Musë Ballëgjinit”, “Kanuni i

Çermenikës”, “Venomet e Himarës”(variante të

“Kanunit të Labërisë”) e kështu me radhë.

Kjo e drejtë popullore nuk ka qenë e shkruar e aq

me pak e kodifikuar, por është e trashëguar brez

pas brezi me besnikëri, nëpërmjet pleqnarëve

(gjykuesve popullorë ), nëpërmjet të moshuarve

e kreut të çdo familje, por edhe nga çdo

njeri i këtyre bashkësive fshatare: kjo është e

lidhur ngushtë me jetën e tyre, me praktikat e

veprimtarisë së përditshme, me detyrat dhe të

drejtat e çdo njeriu e pozitën e tij në familje e

shoqëri . Këtu ne gjejmë norma (ose ndryshe

nene të veçanta) për çdo rast konkret ose me

anë të përngjasimeve e të motërzimeve a me anë

të zgjidhjeve logjike, bazuar në botëkuptim të

përcaktuar, në mendësi të shoqërisë fshatare me

tradita patriarkale; aty gjejmë norma për çdo dukuri

a element të veçantë të së drejtës familjare,

të së drejtës civile, të së drejtës së pronës, te së

drejtës administrative dhe të asaj penale.

Gjithashtu, në të drejtën dokësore, përgjithësisht

në të tëra variantet, të Shqipërisë Epërme dhe në

Jug, në ato norma juridike, që janë më të mirëfillta

e të traditës vendase më të hershme, kanë

si parime themelore: barazinë, lirinë, atdhetarizmin,

nderin, burrërinë, besën, mikpritjen etj;

ndjeshmëri të theksuar të përkatësisë në bashkësinë

sociale përkatëse. Këto mendësi e psike të

ngritura ne kult mbizotërojnë në tërë materialet

4

dëshmuese kanunore. Në këto gjykime përshkohet

fryma se njerëzit janë të barabartë, pavarësisht

nga gjendja sociale. Çdo burrë “peshon 400

dërhem në kandarin e tij ” e nuk ke të drejte ta

nënvlerësosh e ta nëpërkëmbësh. Në norma disa

herë bëhet fjale për barazinë në gjak, pra brenda

farefisit, po në përmbajtje të përgjithshme del

se, secili ka një vend të caktuar e të nderuar në

bashkësinë shoqërore krahinore. Në të vërtetë në

banorët e maleve ka mbizotëruar te secili ndjenja

e krenarisë, pavarësisë në veprimet vetjake e

në vlerësimet për veten dhe t ë tjerët: çdo njeri

bënte përpjekje të sillej e të vepronte, të fliste me

fisnikëri, duke e konsideruar veten të barabartë

me të tjerët. Ne jetën shoqërore krahinore të

traditës të quheshe”burrneshë” a “burrneshë e

dheut” , “burrë” a “burrë i dheut”, duhet të ishte i

mençur, që flet gjithnjë fjalë të peshuara, i besës,

mikpritës, i punës, pa dredhi etj.

Pra njeriu nuk lind i pavlerë, por bëhet i pavlerë

nga veset dhe veprimet e tij të panjerëzishme.

Në kanun dhe në mendësinë e popullsisë, ku vepronte

kjo e drejtë e traditës, mbrojtjes së nderit i

jep një vend tepër te veçantë e çdo cenim i nderit

te një njeriu dënohej rëndë sa shpeshherë kalonte

deri në marrjen e jetëve, tragjedi mjaft e dhimbshme.Çdo

lloj fyerje publike ishte marrje e nderit,

ta zëmë: t’i thuash burrit se ti”gënjen” në sy të

burrave të mbledhur në kuvend, ta pështysh, ta

shtysh, t’i biesh me grusht, t’i prekësh besën, t’i

dhunosh (ngacmosh) mikun, t’i thyesh shtëpinë

a vathin e bagëtive, t’i heqësh kapakun e vegshit

për të shikuar çfarë ka brenda etj (KLD fq. 65-

66, neni 601). Nderi i gruas ruhet në mënyrë të

veçantë, sipas gjykimit se “shtëpia, e mirë a e

keqe asht e mbajtur nga gruaja”, “shtëpia asht

gruaja, se burrat janë miq në shtëpinë e tyre”. Të

tjera këto shndërrime dënohen, dikush me lehtë

e dikush me rëndë, me ndërmjetësi, por ato qe

rëndonin më shumë e që detyrimisht i ndante

vetëm gryka a pushkës ishin: t’i pritej në besë

miku, t’i përdhunohej gruaja, a vajza, t’i merrej

arma. Këto nuk kishin ndërmjetësi e paguheshin

vetëm me vrasje. Vrasja e babës a e vëllait edhe

mund të falej, po miku, gruaja e arma kurrsesi.

Të dhunuarit e gruas shndërronte, jo vetëm

familjen e saj, por edhe tërë fshatin e miqësinë,

po kështu dhunimi dhe vrasja e mikut. Me këto

ligje dokësore miku e gruaja ishin të siguruar në

udhëtimet dhe punët e tyre jashtë shtëpisë. Këto

ligje i përkasin një botëkuptimi mesjetar, por për

ato kohë kishin siguri e ekuilibër social me peshë

në jetën e bashkësive të lira fshatare.

Besa, fjala e dhënë, betimi në kanun e në

mendësinë fshatare të lirë kanë pas një forcë

tepër të madhe ligjore, morale dhe hyjnore. Vlera

e besës është e sintetizuar edhe në fjalët e urta

të popullit: “Ka del fjala, del shpirti” , thyhen

kurrë, “Burri lidhet për fjalë dhe demi për brirë.

Një orë e veçantë mësimi

kl. IIA

ZABIT REXHEPI ZV/DREJTOR I SHKOLLES 9-VJEÇARE “DEMOKRACIA” DURRES

Shkolla 9-vjeçare “Demokracia” në Durrës, prej disa vitesh është binjakëzuar me “Fjardingskolan” në Boras të Suedisë.

Gjatë këtyre viteve janë bërë vizita Durrës-

Suedi dhe anasjelltas nga mësues dhe nxënës

të të dyja shkollave. Përvoja e fituar ka qenë

ndihmëse për të dy partnerët.

Në vizitën që bënë në tetor 2010 miqtë

suedezë,krahas veprimtarive të tjera, bënë edhe

një takim me shkrimtarin Viron Kona. Vironi

u dhuroi disa libra për t’ua dhënë fëmijëve

shqiptarë që mësojnë në këtë shkollë. Në bisedë

e sipër ata u interesuan për librin “Eh,more

Bubulino” dhe premtuan që do e përkthejmë

edhe në gjuhën suedeze për nxënësit e tyre por

edhe për nxënësit shqiptarë që ta lexojnë në të

dy gjuhët.

Në muajin maj 2011 një grup mësuesish dhe

nxënësish nga shkolla jonë bënë një vizitë në

Boras, në shkollën simotër. Suedezet e mbajtën

fjalën, e kishin përkthyer dhe botuar në suedisht

librin e Vironit.Për këtë ata ftuan në shkollën e

tyre shkrimtarin. Biseda me nxënësit suedezë

dhe shkrimtarit u bë shumë e këndshme dhe

zgjati tej parashikimeve.

Pas kthimit nga Suedia ne i kërkuam Vironit

nga një libër për nxënësit e klasës së IA të

shkollës sonë që ta lexonin gjatë pushimeve

te verës dhe të ishim gati për të pritur miqtë

suedezë në tetor.

Pjesa e dyte

Një punë e palodhur e mësueses së klasës së IIA

Vangjeli Biti ,me nxënësit dhe prindërit i dha

rezultatet e saj.

Dhe ja,erdhi data 13 tetor 2011 ku nxënësit të

preokupuar presin te interpretojnë pjesë nga

libri “Eh,more Bubulino” në prezencë të miqve

suedezë,shkrimtarin Viron Kona dhe mësues të

shkollës.

Futemi në klasë. Klasa është bërë “ndryshe”

sot. Nxënësit si lule të bukura e të freskëta na

shikojnë me shumë kureshtje .

Bëjmë prezantimin e miqve suedezë. Bëhem

gati te prezantoj “babain” e Bubulinos por

nxënësit njëherazi shqiptuan vetë emrin e

shkrimtarit.

Të gjithë drejtuam shikimin nga Vironi.Vironi

si Vironi ,qëndroi në heshtje për disa sekonda, u

afrua prane tyre duke i përshëndetur dhe përkëdhelur

si miq të vërtetë.

Mësuese Vangjelia falënderoi pjesëmarrësit,foli

shkurtimisht për punën e bërë nga nxënësit me

këtë libër. Udhëzoi nxënësit të fillonin.

Nxënësit kishin përgatitur për të interpretuar

tregimet:

1-Kush i hëngri llokumet me arra

2-Bubulinoja bëhet doktor i famshëm.

3-Bubulinoja shkoi të blejë një kokërr lakër.

4-Dëshira e fshehtë e Bubulinos.

Interpretim i shkëlqyer i nxënësve. Themi i

shkëlqyer se janë nxënës vetëm një muaj në

klasën e dytë,pra nxënës të klasës së parë.

Lëvizjet e tyre,komunikimi,gjestet,mimika dhe

mesazhi që na dhanë na befasuan shumë.

U bënë shumë fotografi ,nga ne dhe suedezët.

Të gjithë falënderuan mësuesen dhe nxënësit .

Vironi qëndronte pa lëvizur .Sytë i mbetën te

nxënësit:

Segita Zerdelia, Endri Lamaj , Iljara Hoxhallari,

Enkeleda Çela, Brunilda Meçi, Sergei

Prifti, Orgito Xhemollari, Erjon Brahimi, Kejsi

Dedej, Adelis Murati dhe grupi i nxënësve që

shoqëronte.

Pjesa e trete

Pas kësaj ore të veçante u ulem për të pirë kafe.

Drejtori i shkollës Avdyl Buçpapaj e mori fjalën

i pari. Veç përgëzimeve për mësuesen Vangjeli

Biti pres të me thoni mbresat tuaja.

Fjalën e merr Sokol Demaku, mësues ne “Fjardingskolan”

dhe përkthyes .Është hera e parë që

nuk përktheva. Sinqerisht pashë një interpretim

të bukur!

Ju lumtë!

Menjëherë drejtori i shkollës

“Fjardingskolan”Per Kettisen tha:- Morëm një

mësim të shkëlqyer! Sa të kthehem në shkollën

time do të punoj që edhe nxënësit e mi të bëjnë

të njëjtën gjë. Mbeta pa fjalë,nuk kam se ç’fare

të them.Mësueset Annete dhe Sonja :Jemi në

të njëjtin mendim me drejtorin!Përgëzime

mësueses dhe nxënësve të klasës! U befasuam!

Suksese!Po ju Viron -Unë i pashë të “gjallë”

personazhet e mi. Ishin të përkryer! Faleminderit

shkollës suaj,mësueses dhe në veçanti

nxënësve që megjithëse të vegjël interpretuan si

aktore profesioniste. Sinqerisht nuk e mendoja

këtë orë mësimi në këtë formë. Edhe unë

mësova shumë.

Pjesa e fundit

Ç’fare mungoi

- KAMERA!

Nuk arritëm të filmonim!

5

Gentiana Zagoridha

BUKURI SUEDEZE

Një ditë vajza ime Kristina vjen në shtëpi me një libër të ri në dorë. Më tërhoqi fillimisht kopertina e librit me ngjyrë

të verdhë në sfond e harmonizuar mjeshtërisht me një pikturë që diku e kisha parë. Lexoj autorin dhe një ndjenjë

krenarie më pushtoi të tërën. Hape,-më tha vajza ime. Ç’të shihja! Një mbishkrim nga vetë shkrimtari Viron Kona. U

entuziazmova

Për Vironin më kishte folur shpesh vajza ime

e cila ishte një nga bashkudhëtaret e tij për në

Suedi. Ajo e përshkruante atë si një njeri të

qetë,të qeshur dhe mbi të gjitha shumë i dashur

me fëmijët. Fillimisht më bënte përshtypje

të madhe mënyra se si ajo tregonte për të,se

si entuziazmohej kur tregonte ndonjë episod

të kaluar së bashku,se si timbri i zërit të saj

ëmbëlsohej dhe merrte një ngjyrim emocionues.

Mendoja me vete: Ky Vironi duhet të jetë me të

vërtetë një njeri i veçantë përderisa Kristinës i ka

lënë kaq shumë mbresa. Dhe kështu si pakuptuar

kisha krijuar një simpati të veçantë për të.

Unë sapo kisha mbaruar së lexuari dy vëllime

të mikut tim Sokol Demakut,një në prozë dhe

një në poezi dhe akoma isha e elektrizuar nga

një botë emocionale plot ndjenja që Sokoli ka

ditur ti transmetojë me mjeshtëri tek lexuesi

i tij. Vendosa ta lexoj pa humbur kohë librin

e Viron Konës, pak nga kërshëria,pak nga

euforia që mu dha rasti të lexoj një libër nga një

shkrimtar që tanimë e njihja nga”afër”,jo vetëm

nëpërmjet rrëfimeve të vajzës sime por dhe nga

disa shkrime të miqve të tij Murat Gecaj dhe

Kadri Tarellit për revistën “Dituria”,lidhur me

udhëtimin e tij për promovimin e librit “Eh,mor

Bubulino” në Böras të Suedisë. Dhe nuk u

zhgënjeva. Duke shfletuar fletët e librit një nga

një,zbulova shumë gjëra interesante lidhur me

Suedinë në përgjithësi dhe qytetin e Börasit në

veçanti. Gjëra me vlerë që ndoshta jo çdokujt i

bie rasti të njihet me to. Personalisht do ta çmoja

librin si një mozaik të ndërtuar me perla,ku

çdonjëra prej tyre,me shkëlqimin vezullues të

ndriçon mendjen dhe shpirtin. Një ndërthurje e

përkryer do të thoja e rrëfimit me ilustrimet. Një

gjetje mjaft e arrirë për mua që e plotëson më së

miri gërshetimin e teorisë me prakticitetin, gjë që

e bën librin edhe më tërheqës. E veçanta mendoj

unë nuk qëndron vetëm këtu,por tek rrëfimet të

cilat sa reale dhe tërheqëse shpeshherë mbështillen

me informacion sa shkencor aq dhe kulturor

e informativ,të cilat shkrimtari din ti transmetojë

edhe tek ne. Më ka tërhequr veçanërisht kalimi

elegant nga realja tek shkencorja dhe përdorur

shprehjen: ”Më kujtohet”duke ndërthurur kështu

mjeshtërisht kujtimet e tij me njohuritë që don

të përcjell tek lexuesi. Këtë e vërejmë veçanërisht

tek pjesa e parë e librit p.sh në tregimet

”Kur dëgjova për herë të parë për Suedinë”,ku

autori gërsheton harmonishëm rrëfimin e tij me

një ngjarje reale të jetës së tij fëmijërore me

njohuritë shkencore lidhur me shpikësin e termometrit

suedezin e shquar Anders Celcius. Pra

lexuesi krahas magjisë së prozës merr njëkohësisht

dhe doza të mjaftueshme njohurish. Ose

kur na servir njohjen me botanistin e famshëm

suedez Karl Von Linne duke e lidhur me një orë

mësimi e duke ngritur kështu njëkohësisht jo

vetëm vlerat e një mësimdhënie ndërvepruese

mësues-nxënës por dhe shpalosje e njohurive

rreth llojeve të ndryshme të luleve dhe bimëve.

Tek tregimi “Promeksi suedez,na shpëtoi nga

“pushkatimi” ,gjejmë të ndërthurur momente të

së kaluarës tragjike të komunizmit në Shqipëri

me mirënjohjen ndaj teknologjisë suedeze e

veçanërisht për shpikjen e “prometeksit” kësaj

makinerie të fuqishme për kohën. Suedezët dhe

shqiptarët harmonizohen bukur dhe miqësisht në

këtë vepër të rrallë letrare pikërisht në pjesën e

dytë të librit. Nëpërmjet rrëfimit të emocioneve

që autori ka përjetuar që nga marrja e lajmit

6

për botimin e librit të tij “Eh,more Bubulino”

në Suedi, përshkrimit të udhëtimit, mikpritjes

shqiptare e suedeze në veçanti të cilat i kanë lënë

mbresa të pashlyera dhe që ai me modesti don

ti përçojë dhe tek ne. Pjesa e tretë ndoshta është

ajo që shpalos më së miri karakterin e vërtetë të

autorit. Kuvendimi i tij me fëmijët e ngre atë në

piedestalin e një njeriu hyjnor. Nëpërmjet gjetjes

artistike por njëkohësisht dhe fakt real pasi e

dëshmojnë dhe vetë fotot të bashkëbisedimit me

fëmijët,ai njëkohësisht njeh lexuesin me disa

nga “bëmat” e Bubulinos dhe i bën kurioz ato

për ta pasur në dorë këtë libër kaq interesant

dhe me plot mesazhe për fëmijët. Pjesa e katërt

vjen si një parantezë që autori i bën veprës së tij

“Eh,more Bubulino” duke besuar dhe shpresuar

që ndoshta një ditë dhe Bubulinoja shqiptar do

të bëhet po aq i famshëm për fëmijët sa dhe Pipi

suedez. Në fund të fundit ç’e bëri aq të famshme

Pipin përveçse bëmave të saj fëminore njëkohësisht

dhe mjeshtëria e rrëfimit të shkrimtares

suedeze Astrit Lindgrenit,të cilat i gjejmë të

mishëruara më së miri dhe tek libri “Eh,more

Bubulino” të shkrimtarit tonë të talentuar Viron

Kona. Harmonishëm bëhet kalimi në këtë

pjesë të katërt të librit nga përshkrimi i parkut

të Lindgrenit,në të cilin takon Pipin me flokët

bishtaleca ngjyrë karote me këpucët e mëdha

e çorapet me ngjyra të ndryshme,majmunin e

Pipit,Zotin Nilson,kapitenin e anijes,policët

sigurisht të gjithë aktorë, me disa kuriozitete

lidhur me trajtimin e të drejtat e kafshëve në

Suedi. E meriton shkrimtari ynë Viron Kona

shkrimin ekskluzivisht për të me titull: ”Model

shqiptar” në një nga gazetat lokale të qytetit

të Börasit. Në këtë libër veç të tjerash,krahas

imagjinatës krijuese,shkrimtari të tërheq dhe

me mjeshtërinë e rrëfimit dhe të shkruarit

bukur prandaj dhe ngjarjet në këtë libër marrin

karakter përgjithësues,ku secili prej nesh gjen

veten e tij në të. Këtë ka arritur të transmetojë

shkrimtari Viron Kona tek lexuesi i tij,dhe për

këtë e përgëzojmë që na bëri të ndihemi dhe ne

bashkudhëtarë të udhëtimit dhe eksperiencave të

tij në Suedi. Përmes dëshmive ,fakteve bindëse

autori na ka treguar se,me përkushtimin dhe

sakrificat e tyre të shumta,me punë e dituri,ata e

kanë radhitur vendin e tyre ndër më të përparuarit

e Evropës,pra kemi ç’farë të mësojmë prej

tyre,duke përcjellur kështu tek lexuesi mesazhin

aq domethënës se me mençuri,punë,dije,kulturë

e dinjitet do të bëjmë që të na nderojnë dhe

respektojnë dhe popuj të tjerë të tillë me po kaq

tradita e kulturë sa suedezët.

Kadri Tarelli

MBRESA NGA DURRËSI 3000 VJEÇAR

Në Durrësin 3000 vjeçar, për një javë dit, nga data 10 - 16 Tetor 2011, një grup miqsh nga Suedia zhvilloi një vizitë pune në shkollën 9-vjeçare

“Demokracia”. Grupi prej 25 vetësh, i cili drejtohej nga Z. Peter Loberg, n/kryetar i Komunës Komunës Bramhult, kishte në përbërje edhe pjestarë

të tjerë; Z. Per Kettisen drejtor i shkollës “Fjardingskolan” në qytetin Boras, znj. Tuulla Elfetron drejtore e shkollës “Sandaredskolan”, mësues Annete

Ekelund, Sonja Person, Karl Hallerup, Maron Abon Nader, Sokol Demaku, prindër dhe nxënës. Një ditë më pas, grupit i’u shtua edhe Kadrije

Meniqi, drejtore e shkollës Vushtri në Kosovë.

për shkëmbim përvoje mes mësuesëve, pjesmarrje

të fëmijëve në veprimtarinë ndërkombëtare të

“Fest Lojës” që u zhvillua nga Qendra Kulturore

e Fëmijëve e qytetit të Durrësit. Veç tyre edhe

vizita në qendrate e shumta historike të qytetit të

Durrësit dhe të Krujës, etj.

z. Sejdi Muzaqi, njëri nga prindërit, në një

nga bisedat e zakonshme që beri me z. Zabit

Rexhepi, zv/drejtor në shkollën “demokracia”, u

shpreh; “Qëlimi i vizitës sonë këtu është shumë

me vlerë edhe për ne prindërit, por më shumë

për fëmijët tanë. Unë për vete - tha Sejdiu, - nuk

e njoh shumë Shqipërinë ,veç kalimit transit

Durrës-Kosovë, andej nga kam edhe vendlindjen

time. Jemi të befasuar nga bashkepunimi me

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbim i përvojës mes

drejtuesëve dhe mësuesëve, por krahas tyre edhe

përvoja e nxënësve, që në fakt isht edhe pjesa

që e zbukuroi dhe i dha lezet grupit të miqëve.

Më e bukura detyrë, e cila paraqet mjaft interes

dhe njëherazi kënaqësi, ishte njohja dhe lidhja e

miqësisë mes nxënësve të dy shkollave përkatëse.

Është e para herë që bashkë me drejtuesit dhe

mësuesit në vizitën që kryen në Durres, marrin

pjesë edhe prindër dhe nxënës. Këta janë: Sejdi

Muzaqi, Vjollca Haradinaj, Xhevdet Hasani

dhe Hakif Jashari, së bashku me njëmbëdhjetë

nxënës të shkollës “Fjardingskolan” të Borasit:

Behare Muzaqi, Blerta Muzaqi, Liridona

Rexhepi, Rezarta Rexhepi, Valentina Prenkoci,

Roza Prenkoci, Meriton Hasani, Atdhe Kastrati,

Habibe Shakolli, Ibadet Shakolli dhe Arbëresha

Jashari.

Nikoqirët, pra drejtuesit dhe mësuesit e

shkollës “Demokracia” u përpoqën me të gjitha

mundësitë që kishin, t’u krijojnë miqëve nga

vendi i largët, kushte pune dhe rehatie. Drejtiri

i shkollës “Demokracia” Z. Avdyl Buçpapaj

shprehet:

Së pari: Për miqtë, gjatë ditëve të qëndrimit të

tyre u rezervuan takime zyrtare posaçrisht për ta,

shkollën tuaj. Fëmijët tanë prekën realitetin shqiptar,

duke parë orë mësimi, duke bashkëbised-

si me Kryetrin e Bashkisë, Drejtorin e DAR-së

z. Filip Gjonçi, drejtuesit e QKF-së dhe duke arritur

në pikën më të lartë, në pritjen madhështore

uar me moshatarët e tyre dhe kështu pasuruan

shumë njohuritë për Shqipërinë dhe për gjuhën

e miqësore në Tiranë nga Ministri i Arsimit Z.

tonë të bukur shqipe.Qendrimi i fëmijëve tanë në

Myqerem Tafaj.

familjet e nxënësve tuaj është shumë me vlerë.

Së dyti: U mundësua bashkëpunim konkret mësimor

-edukativ, duke përfshirë vëzhgim orësh

-“Lidhëm miqësi të reja. Njohëm njerëz të rinj.

Njohëm traditat e bukura të familjeve shqiptare

mësimore, dhënie mësimi nga vetë mësuesit suedez,

diskutime me qeverinë e nxënësve, biseda

të cilat bënin të pamundurën për të na kënaqur” -

Shprehen fëmijët.

Mbresa të veçanta na lanë vizitat që bëmë në

qytet, ku u njohëm me lashtësinë e tij, me vlerat

historike dhe kulturore, me amfiteatrin, kalanë

dhe murrin e saj rrethues, institucionet kulturore

dhe ato shtetërore. Pamë bregdetin e bukur dhe

shëtitoret, të cilat mbusheshin me vizitorë gjatë

gjithë ditës.

Ju premtoj - e mbyll bisedën Sejdiu, - se

pushimet do t’i bëj në Shqipëri, në Durrës mes

miqve të rinj që njoha !

7

FAQJA E POEZISË

BAJAME HOXHA ( ÇELIKU )

DASHURIA ESHTE PAVDEKESI

Më shkruaj në e-mail: ”gjithçka je për mua!”,

Tek unë vjen rinia sapo ti e thua.

Me shkruaj dy rreshta se s’rri dot pa mua,

Si flutur arrij në ndjenjat e tua.

Më shkruaj në e-mail: “të dua, të dua!“

Dhe unë do besoj në fjalët e tua,

Hop, bëhem erë dhe male lë pas,

tek ti do të gjendem brenda nëpër natë…

Më shkruaj në e-mail: “të dua” shpesh herë,

Unë, hop, i ngjitem resë dhe vij menjëherë.

Kur tis i natës afron e të vjen,

Ti hiç mos kij frikë, jam unë nëpër terr.

Më shkruaj në e-mail:se jam i yti,

zinxhirët s’më mbajnë dhe vij fluturimthi.

Dhe mallin mblidhe, mos e lerë të shkojë,

Si lulja me bletën do puthemi njësoj.

Më shkruaj në e-mail: “ti je kokëkrisur!“,

Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur.

Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë,

Unë, fët, kaloj malet e jam me ty në shtrat.

Më shkruaj në e-mail: ”për ty përgjërohem!”,

Vitet si njoh fare, në vashë të re shndërrohem.

Kur yjet të dremisin në më të bukurën stinë,

Ti mendo për mua e unë pavdekësinë.

Delvina Kërluku

Do ta gënjej

Do e thërras me zë të lartë,

do ta thërras si ta rrëmbej,

më s’të dua do ti them,

do ta gënjej.

Më s’të dua, më s’të dua si më parë

Ti nuk je kush me qenë,

Unë pa Ty do jetoj, do jetoj tani e tutje

do të të rrej Ty e vehten unë tani, përgjithnjë

por thellë në vehte e di

se nuk mundem pa Ty.

Të dua,

Nuk mundem dot pa Ty...

Mirvete Leku-Kabashi

Babit tim

Gjithmonë çofsh mallkuar

ti o dorë barbare !

Pse ma vrave babin

E më le bonjake .

Pse ma ndave babin ,

nga e shtrenjta jetë

E mamin e dashur ,

m`a veshe me t`zezë

S`di ç ti them vëllait ,

kur babin kërkon ,

nga malli thërret :

Po ku t`kam o shokë .

Eja vëllai im,

t`a lëmë babin në qetësi,

se jetën ia fali .

të shtrenjtës -LIRI

Kur kam mall

Për ty gjysh kur kam mall,

flas me lisa, flas me mal .

Për ju motra ,kur kam etje ,

flas me lule , flas më vete .

Pyeta malin , pyeta lisat ,

a ma keni pa gjyshin tim

Mu ba sikur mali foli

dhe më tha me krenari :

Shumë të lumtur e ke gjyshin ,

se ti rritesh në liri .

E mallëngjyer shpejt vrapova,

të një lule u ndalova

dhe më mall me te fola :

Pa më thuaj oj ti lule ,

ku i kam motrat e mija

M`u duk se , nga qielli

folën yjet dhe Dielli :

Shumë të lumtura me ne janë

se dhanë jetë për Vatan .

Sa më mall , qiellin shikova

më zë t`madh iu drejtova :

O të dashurit e mi ,

për ju më dogji malli

por , do ju lë në qetësi

se mu ma dhuruat

të shtrenjtën - LIRI

Linditë Ramushi

Më lër të psherëtij

Jam bërë si frymë

Si grimcë oksigjeni që mban gjallë qelizat

Ta mbaj gjallë dhe vijën e qafës tek lakohet

Ta fashit dhe tymin e zi rreth syve të jeshilë

Më lër

Ma lër lotin të prek faqen deri tek buza

Le të rrjedh sikur rrjedh në fletë vesa e ftohtë

Mos e fshij me dorë

Ma lër të ma çaj dhe lëkurën si valë e ngrohtë

vullkani.

Ma lërë të vijëzoj fytyrën një pikë e njelmët

Se ajo shije vjen nga një burim i verbër tymi

Oh ma lërë dhe ajrin të më hyjë ne mushkëri

Të më këputën këmbët vrapimit maratonik.

Ma fik dhe fijen e plotë të dritës

Tek po e shtrëngoj në gjoks me grusht

Veç mos më lër si pishë rrëzë malit puthitur

Se ngjyrë e sajë humbet kur i shkulet rrënja.

Më lër të psherëtijë dënesje në shi

Se rruazat e gjakut marrin ngjyrë të ndezur në

diell

Atëherë do të ngjallem dhe njëherë nga ajo ngjizje

Në mes zjarrit dhe frymës

Sikur lindë një dashuri.

Bri i rilindjes

Le të bëhem bri i dhimbjes tënde të rilindjes

Edhe peshën do ta mbaj në kurrizin me fije të

sheshta

Të të rrjedh gjaku si verë e vluar në zjarr vullkani

Atë vend do ta njomë hukama e psherëtimës në

zjarr.

Ec po deshe dhe mbi plagën time

S’je më i rëndë se malli i dy stinëve të rrahura me

erën

Gjersa ti ec

bri i rilindjes tënde jam.

Mund të tremb tufan i thatë

Të ta marr në gjoks ushtimën e zemrës

Aty ndër tokën e kulluar me ujë ku njomë buzët

Do të jem bri i dhimbjes së rilindjes.

Ti ec

Gjersa unë do të bëhem bri i rilindjes

Rilindjes së jetës tënde.

8

Sokol Demaku

FAQJA E POEZISË

Bahir Latifi

Kadrije Meniqi

TË FLASË TY

Të flasë ty nga larg,

Por si duket nuk më dëgjon.

Është një monolog zemre

Që vetëm ti e kupton.

E dua vetmin,

Si mikun më të mirë.

Heshtja më shoqëron,

Dhe në qetësi pyes,

Athua kush me mua,

Monolog kërkon.

Flas me veten time,

Askush s`më dëgjon,

Por je ti ajo,

Që mrekulli krijon.

Nuk është çudi,

Monologu im,

Ty të kërkon.

Janë si një pemë,

Që ka shumë degë,

Dhe jetën hijeshon.

Ky monolog ka kënaqësi,

Shëron plagë zemre,

Më sjellë lumturi.

NJË NATË E QETË

Një natë e qetë,

Për shpirtin lodhur.

Jam vetëm me vargun tim,

E rima ka humbur,

Kohë duhet ta gjejë,

Shkronjat janë lodhur,

Vargu nuk ka formë.

Një buzëqeshje nga larg,

Në shpirt e ndje,

E zemra ime ritëm ka.

Në syrin e kaltër,

Shoh lotin e kthjelltë,

Që shndritë si kandil,

E ky më jep shpresë,

Për të ardhmen në jetë.

Është inspirim vargu,

Për të bukurën dashuri.

Për pëllumbin krah larmë,

Që fluturon në gjithësi.

Eja pëllumb dua të porosisë,

Dua të rrugëtosh,

Fushë e male të kalosh,

Shumë të fala vendlindjes t`mi qosh

Zemrën time ta qetësosh.

Shko pra fluturim në këtë rrugëtim,

Merr me vete mallin tim,

Shko gjej sytë e shkruar,

Ata të qetësosh,

Porosinë e zemrës sime,

Atyre tu dërgosh.

QASTI

Një çasti i mirë

kur të shoh

Një çast i mirë

kur të takoj

Një çast i mirë

kur të ledhatoj

Mallkoj këtë kohë

Shumë vjet kaluan

Dhe ne nuk jemi parë

Ti ishe një simbol bukurie

Andaj edhe të kujtoj shumë herë

Ditët kalojnë por edhe netët

Dhe pres të shtrëngoj edhe një herë

Kohë e lig na ka kaplua

Dhe nganjëherë them ma mirë mos të ishim parë

fare

E mallkoj këtë kohë

E mallkoj sepse as vet nuk di pse jam pa ty

Më duket se kam hyr në gjynah me ty

Dhe tani më mungon dhe vështir pa ty

Kohë e vështir na kaploj

Dhe na ndau sikur mos të ishim njohur kurrë

Por si simbol bukurie që ishe

Nuk mundem të harroj kurrë

Shumë vjet kaluan

Dhe ne nuk jemi parë

Dua edhe një herë të takoj

Dhe nuk dua më të tretem pa ty

Fahrije Pallaqa

BEJI ZEMRAT QIFT

Pranverë dëgjuar kam,

Zemrat ne dashuri i bashkon,

Qetëson klithme, ofshamë,

Por te çdo njeri nuk shkon.

Te mendoj me suite, karvan,

Ku kanë zemrat shtëpinë,

Instalon një shatërvan,

Fatlumet gëzojnë dashurinë.

Ka njerëz qe kanë jetën ende,

Pështjelluar, rrugën s’u shohin sytë,

Dashurinë e presin çdo sekondë,

Pranverë te lutem bëj zemrat qift.

9

Bora ndal hapin tek ti!!!

Ti po rritesh

Për atë varg

I dashur

Bora ndal hapin tek ti

Horizonti im

Hyra aty dhe vështirë të dal

Bora prek flokun tim

Unë flas me fjollat e borës

Tek ti dërgoj këtë bardhësi

Endem vetëm e ty të kërkoj

Pse je larg gjithnjë mendoj

Ty bardhësi të kam lakmi

N`horizontin tënd nuk ka kufi

Do shkrihet dhe kjo borë

Që në mua sjell nostalgji

Do të ngroh prapë dielli

Unë pres,deri kur o njerëz!

Bora shkrihet

Le gjurmë në mua

Shikoj kaltërsinë

Dhe vazhdoj të shkruaj

Vargu im

Ke ngrohtësi sonte!

Mos vallë edhe ti do shkrihesh

Nga vargu i gjatë

Në një të përmblidhesh

Një varg sonte më duhet

T`më qetësoj në shpirt

Se pritjet e gjata

Tash më janë mërzit

Nisu vargu im

Atje ku unë të dërgoj

Prit dhe ti pak

Dikush do të dëgjoj

Këtë varg ka kohë që e pret

Lamtumirë i them edhe pse shumë dhemb

Dëgjo vargun tim

Se tek ti ka ardh

Pranoje dhe kthehu

Është kërkesë e zjarrtë

Të djeg ty dhe mua

Por duhet pranuar

Jeta të mashtron

Shumë të malterton

Dashuri e imja sonte të përshëndes

Lamtumirën e fundit në letër po e qes.

Xheladin MJEKU

MALLI QË PREKET ME ZEMËR

Shadije Hotnjani: ”UJËVARË MALLI”, poezi, botim i autores-Prishtinë, 2011

Kushtimisht e them, se poezia e përmbledhur këtu është rezultat i një pune të palodhshme dhe me përkushtim në

një periudhë shumëvjeçare e Shadije Hotnjanit, e cila që nga vitet e saja të rinisë ka qenë e pranishme me fjalën e

saj poetike në opinionin artdashës të vendlindjes së saj dhe, më pastaj edhe në diasporë, prej nga dërgon mesazhe

atdhedashurie tek lexuesi i pasionuar dhe dashamirës i poezisë.

Struktura organizative e librit flet për nduarnduarshmërinë

e interesimeve të autores në

shtjellimin e temave dhe ngjarjeve të rrafshit

atdhetar dhe përkushtimit të saj për prekjen sa

më gjithëpërfshirëse të shumë situatave, ngjarjeve,

episodeve a ndodhive nëpër periudha të

ndryshme kohore në trojet etnike shqiptare dhe

sidomos përkushtimi i veçantë në këndimin plot

afsh vendlindjes së saj për bukuritë natyrore,

veçoritë e trevës dhe heroizmat e brezave gjatë

shekujve, e bëjnë librin të pëlqyer nga lexuesi

dhe studiuesi i fushës së letrave shqipe.

Malli për atdheun si frymëzim dhe synim

Të pesë ciklet që e përbëjnë librin dhe poezia

programatike e epilogu poetik janë material

që të mban peng gjatë gjithë kohës sa vazhdon

rrugëtimi nëpër faqet e tij, duke bredhur labirinteve

të shumta të ngjarjeve e temave që shtjellohen

aty. Ciklet: “Ujëvarë malli”, “Pres yllin e

mëngjesit”, “Ndjenjë zemre”, “Prekje në kohë“

dhe ai për fëmijë “Ti po rritesh Arian”, përbëjnë

botën poetike të zgjedhur nga opusi krijues i

Shadije Hotnjanit, që koinçidon me periudhat

kohore që nga fillimet e krijimtarisë së saj, duke

prekur tema e ngjarje nga më të ndjeshmet, por

që gjithnjë shquhen për interesimet e autores,

duke ndërtuar kështu botën e saj krijuese me

karakteristikat dhe veçantitë që e bëjnë të ndihet

komode në fushëveprimtarinë

saj krijuese.

Në poezinë programatike “Jetë” që është edhe

pika e parë e takimit të recipientit me krijimtarinë

poetike që po vështrojmë gjejmë një mesazh

poetik me synim botën mërgimtare dhe atdhetarizmin

e fuqishëm për kthim në gjirin e atdheut,

si qëllim i patjetërsueshëm i autores:

“Fjalë e urtë e gjyshërve vjen si amanet:

Jetën borxh i kemi çdokush vendit të vet,

Atje ku kushtrimi nuk mbaron për jetë

Kthehuni bijtë e dheut kur vendlindja thërret!”

Që në poezitë e para të ciklit “Ujëvarë malli”, sipas

së cilës pagëzohet edhe përmbledhja poetike

e Shadije Hotnjanit, i këndohet jetës me ëndje

dhe mbetet në kujtesë si një poezi e dëgjuar

prej kohësh, si një këngë e thënë nga rapsod të

ndryshëm, por gjithnjë e frymëzuar nga ndjenja

e mallit dhe dashurisë për jetë dhe atdhe, por në

vazhdimësi të cytë ta shijosh për të satën herë,

për melodinë dhe timbrin që krijon. Rrjedhshmëria

e krijimit poetik në poezitë e përfshira

këtu kthejnë në realitetet e kohës që ka kaluar

autorja, qoftë si qytetare në moshën e rinisë,

qoftë tash kur e djeg malli për vendlindjen e saj

që për dekada e mban flakë në gji si plagën më

të pashëruar. Poezitë rrjedhin nga brendësia e

shpirtit deri në gjetjen e një shtegu të tejkalimit

të kësaj gjendjeje dhe në kthimin përfundimtar

në mesin e atyre me të cilët shijoi një pjesë të

jetës së saj rinore. Këtu do të veçonim disa nga

poezitë, si: “Gurra e mallit më djeg”, “Ritme

jete mërgimtarësh”, “Urë plot dashuri – Luginë

e Dardani”, “Atdheut i këndohet me zemër”,

“Tri lulet e Luginës” dhe “Kujtesë idilike”, të

cilat paraqesin peizazhin e atdheut dhe atdhedashurinë

plot mall prej mërgimtareje.

Edhe në lirikat e tjera të përfshira këtu, nga

njëri në ciklin tjetër takojmë format e realizimit

poetiko-artistik me motive të shumta me

sensivitetin e hollë të temës. Receptori i kësaj

krijimtarie, tashmë të dëshmuar veçanërisht me

tematikën përkushtuese për kujtimet e së kaluarës,

zhgënjimin e përkohshëm dhe angazhimet

serioze në daljen nga ajo nebulozë eventuale

për të arritur në gjetjen e rrugëtimit të jetës,

sikur i japin forcën e vargut të shprehur në këto

poezi. Mirëkuptimi për njeriun, për jetën dhe

për synimet e një hapërimi serioz me elementet

e virtytshme të njerëzores, për mirësinë, sikur

dominojnë në të shumtën e poezive të Shadije

Hotnjanit.

Pa u rreshtuar në vështrimin e akcilit cikël dhe

poezi, këtu do të shkëpusim disa mendime për

tema e motive që shquhen me kreativitetin

dhe përkujdesjen e autores për të ndërtuar një

pasqyrë të tejdukshme në rrugëtimin e saj poetik

dhe jetësor, paralelisht.

Poezia “Urë plot dashuri – Luginë e Dardani”

është lartësuar edhe si ideal edhe si qëllim.

Përshkrim të fuqishëm takojmë në vargjet që

e provokojnë intuitën krijuese të autores që të

ngris zërin shlirshëm, në mënyrën rapsodike, të

jehojnë fusha e male nga malli e dashuria me

zërin mallëngjyes, duke ftuar njëra-tjetrën: “Dil

të piqemi tek ajo kodër,/Me pak fjalë zemre të

heqim mall!”. Kjo shtrirje edhe sipas titullit

shquhet për vlerën e dëshmive të pakontestuara

historike dhe synimeve të botës së re.

Simbolika e titullit “Shiu ma kthen vrullin e

këngës”, si poezi dhe si mesazh ngërthejnë më

vete sfidimin e jetës në vargjet lirike, që kanë

një metaforë: jetën dhe vetëm jetën. Dashuria

për të sfiduar gjithçka në të mirë të një jete të

ardhshme e të lumtur e preokupon vargun e

Shadije Hotnjanit gjatë gjithë rrugëtimit të saj

poetik

Udhëtimi përmes ëndrrës gjithmonë synon ta

10

arrij cakun, por varësisht prej situatës është

vështirësuar mundësia e realizimit për shkaqe të

ndryshme. Ky rrugëtim sikur nuk ka orar, nuk

ka kohë, as orë të caktuar. Realizimi i ëndrrës,

si duket varet nga dëshira dhe përkushtimi i

personazhit të akceptuar në ngjarjen që përjetohet

edhe përmes vargjeve me një sens të qartë

tek poezia “Ëndrra e gjen rrugën e vet”: “Më

ngriu gjaku ndër deje, s’munda të lëviz tutje,/

Krajatat e jetës më kthyen mendimet në lutje”.

Çfarë shqetësimi Kjo poezi sikur shpreh gjithë

shqetësimet e jetës duke ilustruar mallin e atdheut,

të nënës, të njerëzve të dashur me ëndrrën

në një rrugëtim të vazhdueshëm për të dalë nga

kjo amulli që nuk i duket fundi. Përshkrim i hollësishëm

i jetës në mërgatë, por që jep shenjat

e një drite shprese në fundin e tunelit shpresëmadh

si tek çdo mërgimtar.

Ky është synimi i tyre kryesor, me dëshirën e realizimit

të ëndrrës së tyre për kthimin në mesin e

më të dashurve. Për të satën herë është theksuar

se poezia e mërgimit ka të veçantat e saj, që

sjellin freskinë shpirtërore në trojet arbërore. Ajo

poezi ka aromën e dheut e të mallit, njëkohësisht.

Tek “Ritme jete mërgimtarësh” takojmë

një ambientim tjetër në botën e mërgimtarit.

Derisa shumë poezi kishin për synim mallin për

jetën në atdhe, dashurinë për njerëzit e vet të

mbetur atje, qoftë si personazhe, qoftë si kujtime

të paharruara, në këtë poezi kemi të pasqyruar

punën dhe jetën e mundimshme që i përcjell ata

në dhe të huaj, ku:

“Pa mbaruar njëra punë, rinisë puna tjetër,

Në këto metropole gjithnjë avazi i vjetër”.

Sidoqoftë, kjo poezi ka itinerarin e vet dhe ai

është relacioni atdhe-mërgatë, njëkohësisht dhe

pashkëputshëm. Karvani i poezisë me motive

kurbeti ecën dhe nuk ndalon gjatë gjithë krijimtarisë

së Shadije Hotnjanit, ku për synim ka

ndërtimin e besimit dhe dashurisë për atdheun

dhe jetën.

Kjo poezi është e motivuar edhe me peripetitë

tjera të jetës, pasqyrimeve të botës që e jetojmë,

ambienteve dhe objekteve që e rrethojnë fushëveprimtarinë

e njeriut dhe krijuesit në veçanti.

Gëzimi për jetën, për lumturinë, për ardhmërinë,

për të renë… kanë pikëpjekjen e përbashkët në

vargjet e shumë poezive të tjera. Kjo vërehet

edhe në poezinë “Jetës nuk i dihet…!”, që

reflekton këto karakteristika të kësaj krijimtarie

poetike: “Jetës kurrë s’i dihet,/S’i besohet dot,/

Befasitë e jetës/E sjellin këtë botë!”. Sjellja

e botës sipas fateve dhe shpresave njerëzore,

atdheun, për simbolet kombëtare, për gjuhën,

kombin, gjakun, për fushat, malet, stinët,

gjithnjë duke ndërtuar një peizazh të bukur të

atdheut, si frymëzim dhe ëndërr e mërgimtarëve,

që doemos do ta ndiejnë edhe brezat e rinj.

Krijimtaria e saj në dy kategoritë letrare sikur

flet bindshëm se jo veç krijimtaria për të rritur,

por edhe ajo për fëmijë e provokojnë unin e saj

krijues. Një e veçantë te kjo krijimtari dallohet

me ndjenjën e nënës, gjyshes dhe edukatores, që

e prek në temat e saj duke i dhënë fuqinë poetike

dhe mesazhin e qartë për fëmijën, si pjesë e pandarë

e jetës dhe vlerave prindore. Tek poezia “Ti

po rritesh Arian”, që mbulon kupolën e gjithë

ciklit për fëmijë, paraqet fuqishëm dëshirën që

edhe Ariani, ndonëse fëmijë, të ketë gjithmonë

mendjen dhe synimin tek atdheu i stërgjyshërve:

apo më shkurt, synimi si shpresë dhe si fatum i

jetës kanë pikënisjet e përditshmërisë jetësore

edhe në këto krijime poetike. Vargjet e poezisë

“Shkëlqim meteorësh” vijnë si paraqitje spontane

emocionale e një kohe të ikur, por e mbetur

në kujtesën që gjatëjeton. Meteorët që shkëlqejnë

në jetën e ikur, sikur rrugëtojnë të shoqëruar

përgjatë gjithë kohës me autoren. Ky kthim në

motivin erotik sikur pretendon ta paraqes edhe

më komplete veprimtarinë krijuese të Shadije

Hotnjanit, e cila ka krijuar një opus personal,

tashmë të personifikuar. Me qasjen kësaj tematike,

tashmë paralajmëron shtrirjen e rrafshit

krijues edhe në pikëtakimet tjera jetësore,

gjithnjë duke ruajtur emblemën identifikuese të

krijimeve atdhetare-emocionuese.

Pafundësisht do të gjenim fjalë e mendime

nga mbresat e leximit të kësaj poezie, por në

përmbyllje shkëpusim edhe një vlerësim nga

poezia “Shoh një pikë drite”, ku deti si dëshirë,

si ëndërr dhe si metaforë del i qëllimshëm dhe

plot mesazh. Autorja gjen shpëtim në kaltërsinë

e detit dhe në shpresat e reja për rikthim të

lumturisë në jetë, duke dëshmuar me “një pikë

drite” dhe “këngën e zogut” që njëjtësohen në

një pikë shprese për jetë.

Si gjithnjë, poezia e Shadije Hotnjanit

pikësynim e ka dashurinë për jetën dhe atë e

gjen në cilëndo situatë, edhe atëherë kur në

“vend të panjohur, vetmia po më trishtonte”.

Këmbëngulësia e qasjes së temave të këtilla e

bën të veçantë stilin e saj krijues dhe të qëndrueshëm

si vlerë poetike.

Bota e fëmijës – dashuri prindore dhe vlerë e

veçantë krijuese

‘Ti po rritesh Arian” vjen si rezultat i ndjeshmërisë

prindore dhe ëndrrës së pafund për t’i

prekur me kujdes temat e botës fëmijërore. Ky

cikël është ngritur mbi vlerat e dashurisë prindore,

mbi dëshirat e krijimit të një fryme edukative

tek ky brez dhe mbi të gjitha nga ndjenja

e të qenurit edukatore e brezave, gjithnjë duke

aluduar në pjesën e ndjeshme të botës fëmijërore

të mërgatës. Ajo sjell vargjet më të ëmbla për

“Vërtetë nipi im

U rrite në dhe të huaj

Për atdheun e shqipeve

Kurrë mendjen mos e luaj!”

Frymëzimi poetik sa vie e shtohet edhe mëtutje,

derisa synimet e kësaj poezie shihen sheshit

se kanë një mesazh të fuqishëm dhe të prerë:

“Shumë herë kisha mendjen/Atje më pret

vendlindja!/Në tokë të huaj të mos vdes/Për

këtë fakt edhe unë u binda!”, (“Atje më pret

vendlindja”).

Mesazhi që vazhdon

Poezia si shkrim tashmë e ka arritur misionin e

saj, duke ndërtuar motivin e kurbetit me të gjitha

elementet e një shkrimi që prek të gjitha pikat

e ndjesisë së personazheve që paraqesin mallin,

dhimbjen, nostalgjinë, dashurinë dhe brengat e

tyre për atdheun, gjakun, të afërmit; pastaj për

kujtesën e një jete të ikur, për dashuriçkat e para

dhe për mallin e lënë peng diku në rrugicat,

kopshtijet e livadhet e fëmijërisë në atdheun e

tyre të shtrenjtë.

Asgjë nuk i ikën vrojtimit të mprehtë të Shadije

Hotnjanit, e cila as për një çast nuk do ta ketë

harruar kohën mbresëlënëse, ku: “Diellit dhe

hënës do t’i përkulem,/T’i ndezim zemrat sikur

prush!”, (“Mall dhe prush”).

Përveç kësaj që u tha për poezinë, si vlerë artistiko-letrare

dhe si mesazh, këtu takojmë edhe

një leksik të pasur, një figuracion të larmishëm

dhe elemente të tjera ndërtimi të kësaj lënde

poetike, duke veçuar rimën, vargun asonantik,

metaforën e pasur dhe trope të tjera, që e bëjnë

të qëndrueshme dhe me vlera të nivelit këtë

poezi.

Të shpresojmë në vlerat dhe temat e reja, që

do ta plotësojnë edhe më fushëveprimtarinë

krijuese të Shadije Hotnjanit, me përkushtimin e

pandalur dhe synimin e realizimit të ëndrrës së

saj për jetën, dashurinë dhe atdheun, si motive

dhe vlera poetike.

11

Nga: Murat Gecaj

Publicist-Tiranë

AH, KËTO NDARJET, ME EMIGRANTËT TANË!

(Duke përcjellur kolegun Fiqiri Shahinllari)

Ata, shkojnë e vijnë, vijnë e shkojnë, që nga

korriku i vitit 1990, kur dolën nga ambasadat në

Tiranë e u ndanë me Atdheun. Por edhe që nga

6 marsi 1991, kur morën udhët e detërave me

anije, pa ditur se ku do të arrinin! Ishin të rinj e

të reja, por dhe prindër, me fëmijët e tyre në gji.

Kjo “zbrazje” e vendit tonë vazhdoi dhe nuk

ka patur të sosur edhe në vitet pasardhëse, me

gomone nëpër detëra të tërbuar, që shpesh na

sollën edhe kuje nëpër vatrat tona. Në mesin e

këtyre shqiptarëve, që ia kthejnë përkohesisht

shpinën vendlindjes ose me vite të tëra, ka patur

e ka edhe shumë nëna e baballarë, por dhe

gjyshër. Se janë detyruar që t’u shkojnë pas e t’u

ndodhen pranë djemëve e vajzave të tyre, nipave

e mbesave të dashura. Ndërsa atje, në dhera

të huaja, ata përherë e kanë patur dhe e kanë

mendjen e zemrën në vendlindje, në Shqipërinë

e dashur.

Ju kërkoj të falur disa miqëve e kolegëve të mi,

që po ua përmend tani emrat dhe që ndodhen

larg nesh, në shtete të ndryshme të botës. Dikur,

ndoshta, ata e kanë ëndërruar këtë gjë, pra që

të shkonin drejt Perëndimit. Por, më pas, kur

këtë ëndërr e prekën, papritmas i pushtoi malli i

pashuar për Atdheun. Vazhdojnë të jetojnë atje

familjarisht dhe me raste kam lidhje me anën e

Internetit, me bashkëstudentë e kolegë të punës

ndër vite etj. dhe tashmë të moshuar: Prof.

Remzi Përnaska (Francë), Llazar Vero e Veli

Bici, Fuat Memelli e Ibrahim Gashi (SHBA),

Tomson Nishani (Itali) e të tjerë. Ndërsa, për

fat të keq, ndonjëri edhe mbeti përgjithnjë atje e

u shkri në dheun e zi të shtetit të huaj. Kështu,

kujtoj këtu me nderim Prof. Anastas Dodin apo

bashkëstudentin tim e kritikun, Rinush Idrizi.

Në Nju Jork jeton familjarisht edhe bashkëkrahinasi

im, ish-arsimtari Pal Neçaj. Në librin e tij të

ri, “Ëndrrën e lashë atje”, publikuar kohët e fundit

në Tiranë, ai ka edhe një vjershë, me titullin e

dhimbshëm,”Varrimi n’ Atdhe më bën të gjallë”.

Ndër të tjera, aty shkuan vargjet drejtuar fëmijëve

të tij: “Vdekja, paparitur po më rrëmbeu,/

si amanet kam për t’ua lënë,/ në mërgim vështirë

m’ tretë dheu/ varrimi n’ vendin tim më bën të

gjallë!”. Po, se siç thotë populli ynë, shqiptarin

nuk e tretë dheu i huaj!

2.

Me anën e telefonit të shtëpisë, por dhe Internetit,

kolegu e miku im i mirë, publicisti e

shkrimtari Fiqiri Shahinllari më njoftoi se pikërisht

nesër, më datën 28 tetor 2011, do të udhëtojë

me avion për në Nju Jork, bashkë me gruan.

Për t’u takuar e çmallur sadopak, u takuam sot,

diku në një lokal të Tiranës së Re dhe pimë kafe

bashkë. Ishte mjaft i emocionuar dhe i përfshirë

në përgatitjen e valixheve për udhëtim. Ndër të

tjera, kishte merak të siguronte edhe ndonjë tekst

tjetër të gjuhës shqipe. Kjo sepse e bija, Erisa,

banuese në Virxhinia të SHBA-së, po i meson

gjuhën tonë amtare një amerikaneje, e cila

përgasitet të shërbejë në një në ambasadë amerikane,

në shtetet e Ballkanit. Gëzim të veçantë

kishte Fiqua edhe se atje e priste mbesa e vogël

4-vjeçare, Eliza, por dhe djali Andi, me të shoqen

amerikane, Elisha. Këta të fundit, pata rastin

t’ takoja me kënaqësi në mjediset e Muzeut Historik

Kombëtar të kryeqytetit tonë, në përurimin

e librit të Fiqos, “Kushtrimi i gjakut”.

Por ai është edhe autor i librave të tjerë, “Lis

në shkëmb” dhe “Seriozitet, me buzëqeshje”, të

cilët i ka shkruar në vitet e fundit, gjatë kohës,

kur ka jetuar bashkë me fëmijët e tij, në SHBA.

Pra, tashmë, këta libra janë në duart e lexuesve,

si në Shqipëri, por dhe te bashkatdhetarët tanë

atje. Por, krahas librave të tjerë, në bagazhin e

tij ai mori dhe librim tim të ri, “Rrahin zemrat

arbërore”, me shënime nga udhëtimet në Shkup,

Preshevë, Prishtinë e Ulqin.

Kur po ndahesha me këtë koleg timin, por dhe

emigrant i përkohshëm, i dhashë kujtim dy

stilolapsa e dy varëse çelësash, me shqiponjën

në to. Por i dhurova simbolikisht dhe një varëse

tjetër çelësash, me busull të vogël. Me shaka,

iu drejtova Fiqos: “Merre këtë busull, që të

orientohesh në udhën e kthimit për në Tiranë…”.

Por, ah, e kisha lënduar në shpirt mikun tim të

ndjeshëm dhe atij i rodhën lotët nëpër faqe! Si

në ngashërim, ai m’u përgjigj: “Nuk do të rri

shumë atje, i dashur Murat. Pra, do të kthehem

shpejt, se vetëm në Shqipëri më pushon trupi

im!”

U ndamë me përmallim dhe shpejtova për në

shtëpi, të shkruaja këto pak radhë e nga aparati

të nxirrja fotografinë, që bëmë bashkë me Fiqon

dhe me të, ta shoqëroja këtë shkrim. Kur ia

përshkrova bashkëshortes sime atë, që ndodhi

me kolegun tim e mikun tonë familjar, padashur,

edhe unë nuk u përmbajta e sytë m’u mbushën

me lotë. Prandaj, në heshtje, pëshpërita me vete:

“Ah, këto ndarjet, me emigrantët tanë!”

Tani unë uroj nga zemra: Udhë të mbarë, Fiqo,

me bashkëshorten Nadina dhe t’i gjeni shëndosh

e mirë djalin e vajzën, me mbesën e vogël! Por,

ama, ju presim të këtheheni këtu, sa më shpejt

dhe kështu të riprovosh e ripërjetosh ngrohtësinë

e miqëve e kolegëve tu të shumtë, të vendlindjes

sonë të përbashkët.

Tiranë, 27 tetor 2011

12

Mitrovicë e dashur...

Se shkruaj, e di që askush nuk e din, jo deri

tani…, vërtetë as vet nganjëherë.

Nuk është thelbi, është një fshehtësi…..,

Unë vetëm desha ta kujtojë vjeshtën pak, pa u

lodhur shumë, në disa pika, toka ishte shtruar

me gjethe lloj lloj ngjyrash si sot, dje 20 shtator

dhe 20 vite tash më, isha nisur nga vendlindja

ime për një vend të largët……,

sonte një promenadë e heshtur, atëherë s´po dija

se c`kisha humbur dhe c`kisha fituar…. Se nuk

e dija ishte mirë, dhe kush më mirë se vjeshta

mallin lexon.., ashtu ndoshta edhe gjethet luten

që vera mos të na lë….

Ecja rrugës, herë prisja, herë vëja hapa të

dridhur, përballë kisha shkollën time 8 vjeçare.

Shikoja vendlindjen time, jetohej sikur çdo gjë

është siç ka qenë, shumë gjëra dukeshin siç ka

qenë shumë kohë më parë, sikur edhe unë jam

një nga të gjithë ata njerëz që i shoh…, po gabohem,

rëndë!

Në vend të asaj, unë eci rrugës, shikoj, dhe asgjë

tjetër nga ato që i mendova se si do duhej…..

Aq sa e dhimbshme, sa edhe e bukur, më se e

duhur për të ndodhur!

Këtu kam lindur dhe rritur, por shtëpinë time

nuk dita ta gjej, këtu kam lidhje gjaku, kujtimet

më të bukura të jetës time më dalin para syve….

Mitrovica qenka bërë e ftohët!

Gjithmonë e kam menduar të vdes këtu, tash

nuk di as a do të qëndrojë këtu, të gjitha rrugët

ku kam ecur, të gjithë njerëzit që kam parë, po

ata njerëz, më nuk sillen aq miqësisht….. Do

duhej të ikja nga këtu, do duhej të pushoja diku

buzë detit, aq sa kam nevojë, aq edhe afër e

kam, në mundësinë për të qenë çdo kund tjetër

në botë, unë po qëndrojë në këtë vend, më me

dëshirë se çdo kund tjetër ….., në Mitrovicën e

dashur.

Vjollca Haradinaj

2011

Libri i radhës ”LUNDRA IME ” nga Sokol Demaku

Shkroi:Bahtir Latifi

Këto ditë në Borås të Suedisë, e pa dritën e botimit libri i radhës nga shkrimtari, publicisti, poeti

Sokol Demaku .

Sokol Demaku është një personalitet i merituar, i palodhur dhe i dashur për të gjithë njerëzimin

ku do që aj jeton dhe ku do që ai shkon.

Vullneti që ka për punë ai di mos të ndalet kurrë

as duke punuar as duke shkruar, andaj edhe

kësaj radhe pas disa vëllimeve që ai bëri në

Suedi më herët , pati fatin të vazhdoj edhe me

vëllimin e radhës i cili e pa dritën këto ditë në

mesin e bashkatdhetarëve në Suedi .

”LUNDAR IME ” është një libër me gjithsej 94

faqe , me poezi të ndryshme nga autori I cili.

Gjithçka që ka përjetuar dhe ka ndjerë nga momentit

në jetën e ti , e ka shkruar në këtë libër

me poezi të ndryshme nga çasti në qaste apo

nga momenti në moment.

Të gjithë ata që lexon poezinë e Sokol Demakut,

kanë për të mësuar

diçka, kanë për të përjetuar

diçka që të bënë të fort dhe

të fuqishëm në rrugën e

jetës dhe të dashurisë.

Të lexosh poezinë e Sokol

Demakut ,nuk dot ë kesh

kohë të mendosh apo të

rrish ulur së koti. Aq ma

shumë nuk do ti besh këto

po ta kesh fatin dhe ta njihesh

Sokolin për së afërmi

duke e parë gjithmonë duke

vrapuar.

Të gjithë punojnë duke

ecur por Sokoli punon dhe

vepron duke vrapuar që siç

thash nuk do të kesh kohë

të mendosh shumë apo të

ulësh por as të lodhesh kur

ke mundësi ta njohësh një

njeri si Sokol Demakun.

E njëjta gjë ndodh edhe kur

ti lexosh librat që ai botoi

deri më tani dhe po ashtu

me librin e radhës që pa

dritën këto ditë.

Sokol Demaku është një

aktivist i palodhur ,i pa pritshëm,

jeton qe një kohë në

mërgim dhe punon shumë

në afirmimin e komunitetit

shqiptar.

Është mësues në Borås në ”Fjärdinskolan”,

dhe pas shkollës siç thash edhe më herët i pa

lodhur, punon dhe vepron shumë në afirmimin e

shqiptarëve në këtë shtet Suedez.

Në bashkëpunim me disa aktivist shqiptar ,por

si ideator dhe organizator kryesor ,organizon

aktivitete kulturore shqiptare me bashkatdhetarët

shqiptar në Suedi dhe jashtë saj.

Që nga viti 2007 e deri më tani Sokoli ka

bërë punë shumë të mëdha në qeshjen e

shqiptarëve,siq thash organizimin e aktiviteteve

kulturore shqiptare, Botimin e një reviste në

gjuhen shqipe një herë në muaj”Dituria”, transmetimin

e një programi në gjuhen shqipe në radion

”Radio Dituria” ,”Udha e Shkronjave”,një

lidhje miqësore mes dy shkollave asaj në Borås

”Fjärdisnkola” dhe në Durrës ”Demokracia” që

nga viti po ashtu 2007.

Si dhe shumë organizime dhe bashkim të bashkatdhetarëve

në shumë festa zyrtare shtetërore.

Për veç e gjithë kësaj pune që Sokoli bën, ai

gjen kohë edhe për të shkruar vëllime që si mesazh

kanë në vazhdimin e rrugës së ti gjeneratat

e ardhshme.

Një rrugëtim i mirë e jetës së autorit me shumë

suksese dhe dashuri për të gjithë njerëzimin.

Librat që botoi Sokoli më herët ishin si “Jehona

e Shekujve”,”Kujtime nga Diaspora”, “Mbrëmja

në mërgim ” dhe libri i katërt dhe i radhës këto

ditë ”Lundra Ime”.

Ai pati fati të përfshihet edhe në disa antologji

me poezi ,nga botues shqiptar në diasporë.

13

ME SHKRIMTARIN E NJOHUR NAUM PRIFTI, BISEDUAM “PËR SHKUP E PËR SHKODËR”…

Nga: Prof. Murat Gecaj

Publicist e studiues-Tiranë

Ndoshta, ky titull i shkrimit tim duket pak i pakuptueshëm. Kjo mund të jetë për ndonjë lexues, që nuk e di kuptimin e shprehjes popullore, që “folëm

ose biseduam për Shkup e për Shkodër”. Megjithëse nuk jam i qartë se si ka mbetur e tillë kjo shprehje, që përdoret kryesisht në Malësinë e Gjakovës

(Tropojë), përmbajtja kryesore e saj është, kur dy veta flasin me njëri tjetrin për tema nga më të ndryshmet, pra kur ata kalojnë “nga një degë, në

tjetrën”. Kështu na ndodhi edhe mua e kolegut e mikut tim të kahershën, shkrimtarit të shquar Naum Prifti.

Pas një “odiseje” të mëparshme me anën e

Internetit, përmbi Oqenain Atllantik, fatmirësisht,

u morëm vesh me telefon dhe u takova

dje në mbrëmje, në Tiranë, me këtë shkrimtar të

njohur, aktualisht me banim në Nju Jork. Kishim

afër 15 vjet që nuk ishim parë dhe, së fundi, kur

unë isha për vizita atje, në vitet 1993 e 1994.

Sigurisht, takimet e dy njerëzve ose kolegëve

janë të natyrshme dhe nuk ka se përse të bëhen

publike, nëqoftëse ato nuk kanë dhe një interes

të tillë. Por, meqenëse mendova se ky mik i imi

i kahershëm është ndër shkrimtarët e tregimtarët

më të shquar shqiptarë, mendova se lexuesi ka

kërshëri të njihet me të, më nga afër.Zanafilla e

njohjes sonë është që në fillimin e viteve 60-të

të shekullit të kaluar, kur unë mbarova studimet

e larta e nisa të punoja në shtypin e fëmijëve.

Ndërsa Naumi, shtatë vjet më i madh se unë

në moshë, në atë periudhë kishte nisur të bënte

emër me krijimet e tij. Përveç tregimeve, ai filloi

të shkruajë edhe skenarë për filma, kryesisht

artistikë. Jo vetëm për ata, që nuk e dinë këtë

fakt të fundit, por edhe për ndonjë që e ka harruar

atë, po rikujtoj këtu se Naum Prifti është

skenarist i filmave të Kinostudios sonë: “Pika e

ujit” (1976), “Zani, partizani” (1976), “Udha e

shkronjave” (1978), “Era e ngrohtë e thellësive”

(1982), “”Kush vdes në këmbë” dhe “Fejesa e

Blertës” (1984) e “Tre veta kapërxejnë malin”

(1988).Kur e përmendim tani këtë tematikë,

pra të skenarëve për filmat artistikë, ai flet me

dashuri të veçantë për atë, që i kushtoi “Mësuesit

të Popullit” dhe martirit të shkollës shqipe, Petro

Nini Luarasi, i cili këto ditë (17 gusht 2011)

mbushë 100-vjetorin e vdekjes. “Ndoshta,-tregon

tani Naumi,- këtë skenar e shkrova edhe për

lidhjet e mira dhe respektin e veçantë, që kisha

për birin e tij, pedagogun Skënder Luarasi, të

cilin e kujtoj gjithnjë me nderim”. Por ai i ka për

zemër edhe mjaft nga librat e tij, ndonjërin nga

të cilat thotë se nuk e kishte gjetur në libraritë

e kryeqytetit. Ndërsa edhe në vitet e qendrimit

në Amerikë, Naumi nuk ka ndenjur duarlidhur.

Përkundrazi, ka shkruar artikuj të ndryshëm në

shtyp, si për shembull te gazeta shqip-anglisht,

“Illyria”. Me rëndësi për këtë autor ishte libri

me tregime e novela, “Gërryerja e shpirtit” (me

tema nga periudha e diktaturës në Shqipëri). Në

vitin 2003 publikoi librin tjetër, “Nëna e diellit”,

në të cilin flitet për figura të njohura shqiptare,

si S.Malëshova, M.Kuteli, K.Trebeshina,

B.Xhaferi, T.Zavalani, S. Luarasi etj. Po kështu,

bashkë me Nuhamet Mjekun, ka botuar librin

me shumë interes, “Shekulli XXI dhe Kombi”

(shkrime nga nga autorë të ndryshëm). Ai tani

më tregon se ka mjaft dorëshkrime të vlefshme,

ende të pabotuar, ndër të cilët disa në arkivin

e tij vetjak, në shtëpinë që ka në Tiranë.Në

bisedën tonë zunë vend edhe disa shkrimtarë e

personalitete të njohur të letrave shqipe, që nga

Fan Noli, Faik Konica e Dritëro Agolli, por edhe

Isuf Luzaj, veprat e të cilit po i publikon tani

shkrimtari e poeti Xhevat Beqaraj. Me të drejtë,

për I.Luzajn tani po përgatitet një propozim, që

atij t’i jepet titulli më i lartë, “Nderi i Kombit”,

me nismën e shkrimtares vlonjate Vilhelme

Vranari. Po kështu, kujtuam me respekt vëllain e

tij, Peter Priftin dhe studiuesen Safete Juka, që

e kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre atdhetare e

letrare në Amerikë, deri sa janë ndarë përgjithnjë

nga jeta. Si kolegë të shtypit të shkruar, folëm

edhe për disa gazeta e revista, si në Tiranë e në

Nju Jork dhe për qendra Interneti, të cilat po

bëjnë një punë të vlefshme për nxitjen e krijimtarisë

letrare e publicistike të autorëve shqiptarë,

siç janë: “Fjala e Lirë”, “Bota e Re”, “LGSHD”

e tjerë.Të jem i sinqertë me lexuesin, ne biseduam

bashkë edhe për tema të aktualitetit, si për

Shqipërinë e Kosovën, por dhe për Nju Jorkun,

ku ka një komunitet shqiptarësh, të vjetër e të ri

dhe që e kanë gjetur aty mirë vetën, në atë qytet

e shtet të stërmadh. Pra, në përgjithësi, pikëtakimet

tona në bisedë ishin shumë të përafërta, se

folëm edhe për tema “të nxehta” të politikës së

ditës, të mbështetjes së krijuesve e botimeve të

tyre e tjerë, por gjithnjë me frymë miqësore dhe

mirëkuptim të plotë.Si pjesë të këtij shkrimi, për

bisedën e zhvilluar me mikun e kolegun Naum

Prifti, dëshiroj të rikujtoj këtu diçka nga jeta e

krijimet dhe botimet e tij letrare, e cila është e

larmishme dhe me vlera të shumanshme.

Ka lindur në Rehovë të Kolonjës, në një datë

të shënuar për arsimin tonë kombëtar, pra më

7 mars 1932. Shkollën fillore e përfundoi në

vendlindje dhe atë 8-vjeçare në qytetin e vogël

të Ersekës. Me dëshirën për t’u bërë sa më mirë

njerëzve, ndoqi e përfundoi Politeknikumin

Mjekesor në Tiranë, në vitin 1953. Por ishte

letërsia ajo e fshehtë magjike, që e tërhiqte më

shumë dhe që e bëri të ndiqte më pas studimet

në degën gjuhë-letërsi shqipe, në Tiranë. Në

vitet 1954-1960, punoi redaktor në revistën

humoristike “Hosteni” dhe tre vjet të tjerë

në vazhdim, redaktor në revistën e ilustruar

“Ylli”. I detyruar nga rrethanat e kohës, në vitet

1967-1970 e provoi edhe profesionin e fituar në

auditorët e shkollës së lartë, pra mësuesinë, në

Divjakë të Lushnjës. Në vitet 1970-1972, e rikthyen

në kryeqytet, tashmë redaktor përgjegjës

14

i buletinit “Skena e fëmijëve dhe dy vjet të

tjera inspektor i degës së teatrit, në Ministrinë e

Arsimit dhe Kulturës (1974-1976). Po kështu,

gjatë asaj kohe ka dhënë leksionet e letërsisë

shqipe, si pedagog i jashtëm, në Fakultetin

Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës.Me

fitoren e proceseve demokratike në Shqipëri,

shkoi emigrant në Nju Jork të SHBA-ve. Përsëri

atje e vijoi punën e tij, në shërbim të bashkatdhetarëve,

duke publikuar në shtyp e duke botuar

libra. Që nga viti 1995, është zgjedhur sekretar

i Federatës Mbarëshqiptare “Vatra”. Ndërsa, me

krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-

Amerikanë, e zgjodhën kryetar të saj.Naum

Prifti ka nisur të shkruajë e të publikojë që në

rininë e tij. Sasia dhe cilësia e librave të tij e

rendit atë ndër shkrimtarët më prodhimtarë të

shekullit të kaluar. Krijimtaria e tij letrare është

e larmishme dhe shtrihet në disa gjini: tregime,

drama, komedi, novela, skenarë filmash,

pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma

vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë

etj. Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë

se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli

krijimtarie. Ka fituar çmimin “Penda e Argjndë”

(Tiranë, 2001) për vëllimin me tregime “Nëna

e Diellit” dhe “Penda e Artë” (Nju Jork, 2003),

për librin me tregime dhe skica humoristike,

“As Miço, as Muço”. Tregimi i tij, “Dimri i

Urisë” ka merituar Çmim-Nderi (Honour Prize),

në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të “Maison

Naaman pour la Culture”(2004-2005). Ky autor

shqiptar është pranuar anëtar-nderi, i Shoqatës

Kulturore “Naji Naaman”.…Ishte mbrëmja e

fundit e qendrimit, gjatë kësaj radhe në Tiranë,

e njeriut të mirë dhe autorit të shquar të letrave

shqipe, Naum Prifti. Tani ai ndodhet përsëri

në familjen e tij, në një pjesë të Nju Jorkut.

Ndërsa unë kujtoj fjalët, që ai tha: “Bëre mirë

ti, që nuk qendrove në Amerikë, kur ishe dhe u

takuam bashkë, më 1993 e 1994. Se, me gjithë

jetën e mirë, që bëjmë atje, përsëri na mungon

shoqëria jonë, nuk i kemi pranë vendlindjen as

Shqipërinë. Dhe, sa dëshirë kam që këtë vend

tonin ta shoh sa më të zhvilluar, të përparuar

e të lulëzuar! Por, kjo do të arrihet vetëm me

mirëkuptim të plotë ndërmjet njerëzve, me

diturinë dhe punën e bashkuar të të gjithë

bashkatdhetarëve tanë, pa asnjë dallim partiak,

fetar ose çdo lloji tjetër, qoftë ai”.I urojmë nga

zemra mikut e kolegut Naum Prifti: Shëndet të

plotë e jetëgjatësi, përsëri krijimtari të zgjedhur,

si përherë dhe le të shohë vetëm gëzimin e

lumturinë e pasardhësve të tij!

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Poezi për fëmijë nga: Shahe rama

Në Bibliotekë

Bibliotekën e qytetit

Me shokë, shpesh e vizitojmë

Eshtë si një pulëbardhë buzë detit

Eh, ç`kohë të mirë kalojmë.

Një ditë ndodhi të hezitojmë

Çfarë duhet t`lexojmë

Njëri thoshte histori, tjetri poezi

U krijua tollovi as vet nuk e di

Njeri tjetrin lehtë qortonim

Nuk mund të duronim.

Xha Sokoli na vështronte

Mendjen na e lexonte

Sillte kokën, ngriste syzet

Këshilla na ofronte.

T`i lexoni tha të gjitha

Sa shumë i`a vlenë

Mëmëdhe keni Shqipërin

Stërgjysh Skëndërben.

Kosova nuk mbetet prapa

Për këtë ju bëjë benë

Mbret të penës që të dyja

E kanë Kadaren.

Shiu i Vonë

Tërë verën e lume, gjithë të kemi pritur

Se do të mungoje, nuk e kemi ditur

Me sa shumë durim, dielli përcëllonte

Me vajzën e saj - verën - kuvendonte.

Kësaj here shiun, e kemi mashtruar

Vjeshtën verdhacake, mbase befasuar

Por këtë lojë me qiellin e dashura ime

Ta lëmë pak të luhet me disa ndryshime.

Dhe kështu nga rruga, rrezet u larguan

Shiun si një shoqe, fort e përqafuan

Radha është e jotja, mike jonë e mira

Shko gëzoje bujkun, me njëmijë dëshira.

Qielli si shalle deti me gjithë kaltërsi

Buzëqeshi me vete për këtë tradhti

Ylberin e zgjoi me ca lot gëzimi

Tokën e freskoi me shumë lot pikëllimi.

Bora

Nga dritare ime e vogël

Vështroj borën si po bie

Nga gëzimi për këtë bardhësi

Më thurrë zemra melodi.

S`mund durova dhe u zgjova

Kapelë, dorëza shpejt kërkova

Në tavan me shumë nxitim

Hulumtoja Sajin tim

Edhe Saji fort u gëzua

Do më marrish tha dhe mua

Do shetisim tërë qytetin

Borës do i`a dimë lezetin

Shokët më panë me zili

Prit, mos u bërë qilimi

Duam të gjithë një dordolecë

Kokë tenxhere e hund-spec.

Do të lozim gjithë së bashku

Unë, Ti, Loti e Miloti

Topa bore ne do bëjmë

Vashëzat t`i ngacmojmë.

Hëna

Verdhacake, shpesh gjysmake

Sa e bukur rrumbullake

Të përcjell në rrugëtim

Pa nda, pa nda syri im.

Bota yte planetare

Lakmitare, ziliqare

Prej nga thonë kjo bukuri

E paparë në gjithësi!

Sa herë hënëz ti buzëqesh

Yjet pranë sikur i ndezë

Të përcjellin për çudi

Në çdo hap, sikur fëmijë.

Baresha

Të besoj të kamë mikeshë

Si kur qan edhe kur qesh

Shoqe imja sokoleshë

Në fshat njihesh si mbretëreshë.

Qengji vogël të përcjell

Be be banë njëmijë herë

Me këtë qengji shpreh dëshirë

Që ta bëjë një gjumë të mirë.

Prehrin gati ke përditë

Qengji yt për ti mbyll sytë

Pula, gjeli me të tjerë

Sorollaten si përherë.

Besa pak ndjellin zili

Por ti bëhesh gjë nuk di

Me radhë t`gjitha ledhaton

Disi me to kuvendon.

Se më je e dashur mike

Një bareshë shumë fisnike

Pos luadhit grushti yt

I ushqen ditë e përditë

15

Hasan Gremi

Përjetim letrar

Asaj nate jetova me Migjenin

…Sonte është natë. Qielli mbi qytetin tim, Tiranën, është i kthjellët, me pak re dhe hëna vjen pak e ngenë, siç është në këtë

natë vjeshte, herë fshihet e herë nxjerrë vetullën e saj në re mbi strehën e kapelës së Dajtit. Në shtëpi, pas diskutimesh herë

të zjarrta, herë të qeta me gruan dhe vajzën, vijnë e bëhen tek-tuk me ndonjë fjalë të vetme, se lodhja nga punët e ditës, u

ulet mbi qepalla të syve dhe ato shkojnë për të fjetur. Gjithçka bie në qetësi. I hedh një vështrim bibliotekës. Më shkrepi një

dëshirë që sonte të ndaja me ju, të dashur lexues të vegjël, disa mendime për poetin e talentuar Migjenin, pa hyrë në analiza

të thella, do të shohim si kërkohet e bukura në letërsi, ajo që të krijon një situatë të veçantë shpirtërore dhe të bën të

ndjeshëm ndaj çdo gjëje që të rrethon, Këtë do ta gjejmë të shprehur te shkrimtarët tanë, te Mjeda, Fishta, Naimi, Çajupi,

Asdreni,Lasgushi e shumë të tjerë, po ne do të ndalemi te poeti që theksuam më lart, që ta nderojmë me rastin e 100 vjetorit të

lindjes.

Vë përpara librin e tij me poezi e prozë, me fotografi, kur ka qenë i ri, në seminarin e Manastirit, në Pukë e Vrakë me shokë e

mësues i rrethuar nga nxënësit e vet, në Itali pak kohë para se të mbyllte sytë, kur shkroi “Nën flamujt e melankolisë”…

Tani, natën, në vetmi, ndërsa në qytet dëgjohet ulërima e lodhur e ndonjë makine që kthehet nga rrugë e largët dhe sirenat

e urgjencave që rrinë syçelë natën, që rrëshqasin me shpejtësi mbi asfaltin e butë.. Ndërsa unë shfletoj librin e Migjenit nën

dritën e një abazhuri dhe kërkoj të bukurën në mendimet e thella të poetit, që qëndroi i paepur deri në ditët e fundit të jetës

së shkurtër, pa iu ndarë krijimtarisë letrare. Dhe këtë e gjejmë tek e vërteta e hidhur që ai pasqyroi, te sinqeriteti i një zemre

të ndjeshme, te fuqia e mendimit. Ndal sytë mbi poemën e mjerimit, që më trondit! Sa mjerim ka në çdo kohë! Ai shikonte thellë

prapa atyre gjërave të sipërfaqshme dhe nuk donte t’i ngushëllonte kot dhe t’i vinte në gjumë njerëzit, viktimat e varfërisë.

Bashkë le të kuptojmë vargun: …“mëshirë, bijë basdartë e etënve dinakë!”…., ose vargje të tjerë: “Mjerimi asht nji njollë e pashlyer

/ Në ballë të njerëzimit që kalon nëpër shekuj / Dhe ket njollë kurrë nuk asht e mundshme / Ta shlyejnë paçavrat që zunë

myk ndër tempuj!/

Sa i fortë mendimi i poetit, pa zbukurime, pa fjalë tingëlluese, po që të mbërthejnë në shpirt! Po, ku e gjejmë të bukurën Te

“Zeneli” që pyeste pse është e vogël në hartë Shqipëria, te ai që shiste qymyr, te “Moll’ e ndalume”, te “Bukuria që vret“! E, këtë

realitet të rëndë, të asaj kohe, ai na i paraqiti me një mjeshtëri të rrallë artistike, se ndërtoi figurën letrare me forcën shprehëse

të fjalës së bukur shqipe, që na i bëjnë të prekshëm në përjetimin tonë atë dramë të rëndë të jetës.

Migjeni kishte lexuar shumë, po shkruante jo nga librat, po nga jeta, me fjalë tronditëse. Ai e jetonte shpirtërisht “dhimën” e

luleve të vocërr apo të atyre vocërrakëve që dimri i egër i ktheu në statuja të akullta të varfërisë, të atij që shiste qymyr, se

koha ata njerëz i kishte harruar, Po vocërrakët te mësuesi i tyre gjetën dashurinë e sinqertë njerë- zore.

Përballë këtij realiteti, shpirti i poetit me ndjeshmëri të lartë njerëzore shpërthen me sarkazmin e hidhur, duke drejtuar

grushtin …”një grusht malit me ja ngjesh”… ndaj shkaktarëve të kësaj drame të rëndë shoqërore

Ndonëse rrahën në shpirtin e tij të vrarë, edhe flamuj trishtimi, po ai nuk e dha veten gjer në ditët e fundit të jetës së shkurtër

që pati. Kështu ai mbeti për ne të gjithë sot e për ata që do të vijnë një pishtar që do të ndizej në errësirë për t’u qëndruar

pranë njerëzve, që t’u ndriçonte rrugën e ndryshimit atyre që dridheshin nga të ftohtit, që mjerimi i shpinte edhe në ç’thurje

morale. A nuk ndodhin edhe sot dukuri të tilla!

Ai e shkriu jetën e tij që t’u sillte njerëzve pakëz lumturi, t’u thoshte ca të vërteta, po edhe shpresë në poezinë ,“Nën flamujt e

melankolisë”, që e shkroi ditët e fundit të jetës.

Po e mbyll shkrimin tim me optimizmin e Migjenit që shprehet në vargjet e poezisë cituar më lart, ju ftoj edhe juve vogëlush. t’i

lexojmë bashkë, pa zë, ashtu si po i lexoj në dhomën time …”dhe pranvera erdhi / nëpër fytyrat tona rrëshqiti një gëzim / Dhe

ndër zemrat tona ngrehi një fole / E një jetë e bukur, e një jetë e re / Me dëshira të shumta po buzëqesh në lulëzim”…

Ne gëzohemi që kemi poetë të tillë se na bëjnë të pavdekshëm si komb dhe do të mbetemi përherë krenarë për kulturën tonë

kombëtare dhe bukurinë e fjalës shqipe.

16

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLIT

Lirigzona Murati, kl.6

Gullviveskolan , Gislaved

Pushimi im veror

Si gjithnjë kemi qenë në Kosovë. Jam gëzuar shumë, por rruga ishte shumë, shumë e gjatë. Kaluam nëpër shumë vende e Italia më ka

pëlqyer shumë, kishte kodra të mëdha e të bukura. Por,vazhdojmë. Kur arritëm unë dhe familja ime në Kosovë, nuk mundem ta përshkruaj

si jam ndier. E KËNAQUR! Në Kosovë kam një familje shumë të madhe, hallat e mija, xhaxhallarët, tezet, dajat dhe gjyshja që më ka

gëzuar zemrën më së shumti. Ditë e bukura me diell dhe me familje kaluan shumë shpejt. Çdo ditë shkoja te shtëpia ime e re. Nuk është ende

e përfunduar krejtësisht por unë shkoja . Me kushërirat e mija, vajzat e tezes dhe axhës kam shkuar edhe në xhami e kam vizituar dhe kam

mësuar diçka..

Vajza e axhës tim është fejuar dhe edhe ajo do të shkoj larg në Zvicër me të fejuarin e saj, si shumë tjerë të rinj.

Edhe te gjyshja në Prishtinë kam qenë. Shumë e dua gjyshen time dhe më merr mali për te. E përcillja çdo herë kur dilte në qytet sepse

frikohesha se mos po e shkelë ndonjë makinë.

Një përshtypje të mirë nga pushimi im veror kam nga vizita që i kemi bërë shpellës së Gadimes, që ishte një shpellë shumë e mirë dhe unë

kënaqesha duke e shikuar e duke e dëgjuar ciceronin duke na treguar për sallat e ndryshme të shpellës e figurat e ndryshme. U kënaqa

shumë.

Ditët e pushimit tim në Kosovë kaluan shpejt. Ne shkuam pastaj në Shqipëri, në Shën Gjin ku qëndruam disa ditë e u lamë në ujin e pastër u

rrezitëm në diellin e ngrohtë. Prej aty vazhduam për në Gjermani te daja im e pastaj u kthyem në Suedi për të vazhduar përditshmërinë.

Ishte ky një pushim i këndshëm.

Vangjush Saro

Këmbëvogli shpik kamerën përgjuese

Tregim gazmor

Eh, ja kjo është bota. Kështu po thoshte me vete Genc Këmbëvogli një mbasdite. Ka të mirë, ka të këqinj. Njëherë, gjyshja e Landit iu kishte

thënë se Të paudhët nuk janë gjithnjë të këqinj. Domethënë nuk kanë lindur kështu. Ata bëhen të tillë se ashtu iu vjen jeta. Nga njëri rast te

tjetri, ka shumë ndryshime. Të këqinjtë janë...si ta themi...Genci e ndjeu se po ngatërrohej në këto arsyetime.

Sidoqoftë, një gjë ishte e qartë; diçka mungonte në këtë tablonë paqësore të pallatit të tyre. Ja, shkolla ishte duke përfunduar. Do të fillonin

pushimet. Pa le se ç’mund të ndodhte, kur njerëzit t’ia mbathnin nëpër plazhe, ca andej e ca këtej.

-Po ç’ke o, ç’ke - i thoshte Land Bullafiqi Këmbëvoglit - Je zhytur në mendime, si babi kur ia fillojnë shkurtimet në punë.

-Po. Po mendohem. - e pranoi Genci.

-E për çfarë po mendohesh Punët na shkojnë si jo më mirë.

-Jo edhe aq. Për sa kohë, ende na mungon një gjë.

-Na mungokërka një gjë! Cila na qenka kjo gjë - tha Landi, sikur po i kërkonte llogari, - Doje stërvitje, e bëmë. Kërkove një qen, s’ta

prishëm qejfin. Plase të përlesheshe me Të paudhët, ia dolëm...

Befas Genci sikur u zgjua nga një gjumë i rëndë.

-E di si Më duket se e gjeta, Land. E gjeta çfarë mungon. Një kamerë vëzhguese...Përgjuese, si i thonë.

-Një kamerë! - hapi sytë Bullafiqi.

-Po po. Një kamerë. Ne do ta vendosim atë në një qoshe...Ja këtu. - Genci tregoi pjesën më të palyer të shkallës së parë. Pastaj, duket u

pendua - Po pse ore, ta vendosim në një qoshe Nëc! Këtu do ta vendosim. Këtu përpara. Ta shikojnë dhe t’iu dridhen leqet e këmbëve.

Land Bullafiqi zuri kokën me duar. Mami, ç’ngatërron ky njeri! Po si u bëkërka një kamerë vëzhguese!

-Çfarë duhet për këtë - pyeti Genci, sikur t’ia kishte blerë mendjen shokut të tij - Një ekran, domethënë një xham i posaçëm. Pastaj një

aparat që të filmojë. Fundja të bëjë fotografi. Kjo lidhet me një fije nga ato të telefonit, që gjenden gjithandej. Për xham si i bëhet...

Papritur u hodh përpjetë.

-Hë, xhamin special e gjetëm. E mban mend Xhaxhi Popi i bëri lokalit të tij rregullime. Ai pati edhe ca xhama të zinj, kështu si specialë...

HëNë mbrëmje, djemtë i kishin mbledhur të gjitha ato që iu duheshin. Kështu që iu futën punës për të bërë atë kamerën përgjuese. Xhami,

aparati i vjetër fotografik, një kuti ebaniti, që do t’i mbante mirë të gjitha pajisjet...Fija u zgjat lart, lart, deri aty ku fillonte tarraca. Djemtë

u lodhën pak. Veç, gjithçka po shkonte në rregull.

Papritur, Land Bullafiqi u kujtua se duhej ta provonin atë gjënë.

-Po tamam! Merr qenin, Mjerushin; dhe zbrit poshtë!, - e urdhëroi Këmbëvogli. - Poshtë fare! Të shohim a do të shohim...

Doemos që nuk shihej gjë. Djemtë u shtrënguan t’i zgjidhin e t’i lidhin fijet sërish. Dhe Bullafiqi zbriti e ngjiti shkallët disa herë. Për fat të

keq, ajo ditë e lodhshme u mbyll me një errësim të papritur dhe të rëndë. Sikur të donte të vinte në lojë skuadrën e lodhur dhe kamerën e

tyre përgjuese. Kështu që ata i ndërprenë provat.

Por “kamera” mbeti e varur atje, gjatë natës dhe ditët në vazhdim. Dhe njerëzit habiteshin nga ajo pajisje e çuditshme, që rrinte mbi kokat

e tyre, si ndonjë majmun që të përqesh. Dhe thoshin...Nuk e di sa e vërtetë është. Por thoshin që kamerën përgjuese e kishin parë edhe ca

lugetër nga këta Të paudhët “armiqtë” e Genc Veshllapushit. Dhe kishin ikur nga sytë këmbët...

1) Ky tregim është shkëputur nga novela gazmore “Aventurat e Polic Këmbëvoglit”.

17

PROBLEME MATEMATIKORE - nga Bardhyl Selimi

A është vërtet e vështirë matematika1

Shumica e njerëzve e konsiderojnë zakonisht matematikën si një shkencë tepër e vështirë, e mundishme dhe jo tërheqëse. Megjithatë sot do të doja të

provoja të kundërtën dhe të bëja një paralelizëm ndërmjet matematikës dhe filozofisë, në se është e mundur..!

Kështu, prej shumë kohësh filozofi dhe matematikani i madh Blaise

Pascal ka shkruar midis të tjerash: “Objekti i matematikës është kaq serioz, sa është e dobishme të mos lëmë asnjë rast për ta bërë atë sado pakëz

argëtuese!”

Nuk dua të them se gjithmonë mund të argëtohemi me matematikë por mbase, pas kësaj ligjërate, ju do ta shihni matematikën me sy të tjerë!

Do t’ju propozoj disa probleme, enigma dhe ide filozofike që i kam zbuluar kohët e fundit në librin e vogël të Petko Arnaudovit dhe Ljudmilla Arnaudovës

të titulluar: “Matematikë dhe lexime për të gjithë”.

Do t’u shpërndaj nga një fletë për të bërë më lehtë llogaritje dhe për t’u përgjigjur ndaj disa pyetjeve.

Euklidi e pyeti njerin nga nxënësit: Çfarë do kishit dëshirë të kishit: dy mollë apo katër gjysmat e tyre –

Unë pëlqej gjysmat- u përgjigj nxënësi.

1 (Marrë nga ligjërata e mbajtur më 18 nëntor 2002 nga Claude Pierroux nga Belgjika)

Përse A nuk është njësoj –Jo, nuk është! Kur ato janë të paprera, si ta di unë në se ato nuk kanë brenda krimba

Është bukur dhe fisshëm t’i lëshosh pe më të fortit dhe më të zotit, por më bukur dhe më fisnikërisht është të bëhesh më i fortë dhe më i zoti.

(Kështu thotë një proverb popullor). Sa më shumë i mënçur dhe më i mirë është njeriu aq më shumë ai i vë re të mirat te njerëzit. (Blaise Pascal).

• Ja problemi i parë: Një peshkatar kapi një peshk. Ai ishtë shumë i lumtur. Kur e pyetën se sa kilogram peshon peshku, peshkatari u përgjigj: “Bishti

peshon një kilogram; koka peshon aq sa bishti dhe gjysma e trupit; trupi peshon sa koka dhe bishti së bashku.”

Më thuaj se sa kilogram peshon peshku

Në të kaluarën njerëzit e mëdhenj ishin enciklopedikë. Pra Pitagora ishte edhe filozof. Dikush e pyeti Pitagorën: Si mund të provohen më mirë një

burrë, një grua dhe floriri

-Floririn e provojnë në zjarr, gruan me anë të arit dhe burrin me anë të gruas!- u përgjigj ai.

Një llafazan e bezdiste tepër Pitagorën dhe një herë njeriu i urtë i tha atij: “Më mirë është të heshtësh kur nuk ke për të thënë diçka që është më e mirë

se heshtja!”

18

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e

ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit

tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas

në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë),

arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë

klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet

e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë

siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare,

por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë

të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe

“Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demaku.

Mbasi ke ngê

Nji hallë fukarae vjen me lypë kumësht n’katundin Vuçak. Kah ngjitet përpjetë me shkue p’ej shpije për ngutë hasë n’do argatë, qi kishin kênë tue

prashitë kallamoq rrâjë udhe. Plaka i kish dertet e veta e tue mendue s’u thot argatve “Puna e mbarë”! Njêni prej argatve, ndreqet në kambë e i thot

plakës: “O mbarë paç, hallo, mbarë paç!” Halla e kthej kryet e tha: “Po, po, mbasi ke ngê, thuej qysh t’duesh!”

Kur flet trapazani

Ish nisë nji i makërmalas me shkue te nji mik i vedi në nahije t’Kaçanikut. E kish pasë fort jaran at shoqin e fort me gëzim ish bâ gadi

me njet me ndejë nja nji javë. Kur u kthye mbas tri ditësh ish râ fort mazun. Gjindja e shpisë zunë me shoshitë tue pvetë, qysh kish

kapërcye, se e panë, qi diçka nuk i kish pilqye, tukse ish kthye aq shpejt. “Mirë”, tha, “muhabet m’kanë bâ fort e tepër bile”. “He”, e

ngucshin ata me kallëzue mâ shum. “O mirë, bre, mirë, po, po flitte trapazani atje”, e ju diftoj dikur plot idhnim, qi fëmijët e shpisë (qi

ulen te trapazani nëpër oda) kishin folë shum e s’i kishin lânë mâ t’moçmit as me çilë gojën.

19

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”

Revista “Dituria”

Kryeredaktor: Sokol Demaku; koli284@hotmail.com

Keshilli redaktues:Rrahmon Jashari, rrahmanjashari@hotmail.com; Lena Liden, lenadarlene@yahoo.se;

Bahtir Latifi; bahtirlatifi@live.se;Hakif Jashari; hakif@dituria.se, Griselda Hallulli

Bashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,arsimhalili@hotmail.com;

Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi

dituria@live.se

Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/

dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!