23.01.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt, 2010

DITURIA

E boton QKSH”Migjeni”

Borås-Suedi

Viti IV , Nr. 2

Muzeu Kombëtar - Gjergj Kastrioti - Skenderbeu - Krujë

Skënderbeu, figurë legjendare e dashur për shqiptarët

Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën kundër

pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e

më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte përfaqësuesi

më konseguent dhe i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve

osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur

shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek

të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira, të

zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që

ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve me banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin

e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet

me vendet e tjera. Duke pasur të qartë se rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm

me sukses, vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve

europiane në luftë kundër armikut të përbashkët.Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë

figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeu ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe

për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë,

i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia

shqiptare.Në fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprën kushtuar

luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e

lartësoi figurën e tij si historian, humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”,

të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë

ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i

rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV.Periudha

e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga

bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve

humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. Me disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrethimin

e historisë së Skënderbeut të M. Barletit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt

realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes

së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe.Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptare të

shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut,

Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX me të

drejtë, e ka cilësuar atë si një “margaritar”. Por vlen për t’u përmendur në këtë plejadë autorësh që kanë shkruar për Skënderbeun dhe

romantiku i njohur arbëresh Jeronin De Rada për hartimin e veprës së tij “Skënderbeu i pafan” (1873), rrugën e të cilit do ta ndjekë më

vonë edhe Naim Frashëri me veprën e tij “Istori e Skënderbeut” (1898) me vargjet karakteristike:

Kruj’ o qytet i bekuar!

prite, prite Skënderbenë

po vjen si pëllumb i shkruar

të shpëtojë mëmëdhenë

Vargu i poetëve që iu kthyen epokës së Skënderbeut

nuk përfundon këtu. Ai ka vazhduar me gjeneratat në

vazhdim, duke u bërë burim i të gjithë krijuesve, e veçmas

atyre që shkruajnë poezi. Për veprën e tij madhore

shkruan edhe shumë shkrimtarë të huaj në mesin e të

cilëve përmendet edhe një poemë e shkruar në gjuhën

islandishte, duke e ngritur figurën dhe epokën e tij në

piedestalin e një personaliteti në historinë e njerëzimit.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi.

Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët dhe në

këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore, duke i

dhënë atij tiparet e një figure legjendare.

Bota Sot

2

Nga Mihai Antonescu

Drita e Dardanisë dhe Shqiponja e Bukureshtit

Shqiponja e Bukureshtit është shqiptari i prekur nga flatrat e engjëllit që depërton në horizontin e

shpirtit me një buzëqeshje pranverore në fytyrë dhe me tekste subtile të një ndjeshmërie të thellë. Pasi

mi mbushi krahët me librat e engjëjve nga Kosova historike që shtrihet deri në brigjet e atdheut tim,

ma ofroi një vëllim vargjesh origjinale në të cilat shungullon historia e rizbulimit të do lidhjeve të

mahnitshme që na e shenjtërojnë gjakun dhe gjuhën. Një libër i praruar me ballina të arta e të nxehta

nga vështrimet magjepse të një bukurie të rrallë, një vepër që sugjeron lëçitjen e një varg perlash

poetike me shijen e mjaltës së yjeve të Dardanisë dhe rrushit të pjekur nën strehën e shtëpive të

mençura shqiptare. Ja shëmbëlltyra e një vashe me vetullat e përkulura nga pesha e puthjeve të një

drite magjike që ta përkujton dritën e Dardanisë! Drita të josh me një letër të ardhur nga brigjet e

atdheut të lashtë, me rrëfimet e poetit që të përvetëson që në shikim të parë. Apo, ndoshta nuk është

letër kjo, por një pjesë nga qenja e vargjeve të mbrujtura me afshin e dashurisë: “Guaca e gjinve tu/

Ishte e shenjtë si hëna/ Ngjyra e tyre e bardhë/ Ishte e porsi shkuma/ Në brigjet e detit” (Pastel)

Çfarë muzike dhe çfarë poezie në përqafimin e tingujve që e mpiksin emrin e tij! Si guxon ta fillosh

një vëllim të këtillë nëse jo përmes një rrëfimi të besnikërisë ndaj përjetësisë së sëmurë nga dashuria,

që është gruaja! “Thuajse je një shkretëtirë/ Pëshpëritjesh të etshme!/ Që e ndez zjarrin e shenjtë/ Në çastet e lutjeve të nxehta./ Vjen

dhe ma tregon/ Perlën e kënaqësisë/ Që të shkëlqen në gji./ Nga netët që i kaplon pleqëria/ Furishohet përsëri/ Rinia” (Perla e kënaqësisë).

Gjendet këtu, betimi i fundit të shpirtit

të mbetur gjithmonë i ri përballë mrekullisë së

një guace, fuqia e zjarrit të shenjtë që na përshkon

ekzistencën e përjetshme, duke e dëbuar

vdekjen, duke na ngrohur me qëndresën e

lutjeve dhe përjetësisë së dashurisë: “A s’e

sheh e dashur/ Se jemi plagosur/ Nga kjo dritë

e shenjtë/ Për të qenë përsëri atje/ Ku vdisja/

Kur ti lulëzoje!” (Lied).

Vetëtimtar dhe i çiltërt si magjia e krojeve

të kristalta në shprehje, Baki Ymeri kërkon

dhe din ta gjejë vetë qenjen e sentimentit në

një vend bukuroshesh që ta lëvizin tepelekun

e kokës. Dhe din ta zotërojë për mrekulli,

shkencën e përkushtimit ndaj tekstit, thellësinë

e rëndë të fjalës, duke qenë në gjendje ta

kallë barin në degët e zemrës, dhe sidomos

në zemrën e femrës të cilën e pregadit ta

përkujtojë artin e së vërtetës se autori është

poeti i dashurisë, i një dashurie të pakufishme,

përjetësi e ftuar për ta kuptuar gjuhën dhe

zakonet, vatrat dhe varrezat, lulen e pakëputur

të shpresës për një të nesërme më të mirë se

sa e djeshmja e përgjakur nga faji i urrejtjes së shurdhët, që e përul jetën: “Urrejtje dhe tmerr/ Pragu i shtëpisë është shembur/ Fshatrat

digjen/ Fushat degdisen/ Në kohën kur ne/ Ngjitemi të çliruar/ Kodrinave të vdekjes./ Të trembur/ Si në një ëndërr/ Rrëshqasim përpjetë/

Ëndërrojmë/ Mbi lëndinat tua/ Që do të shndërrohen një ditë/ Nën shikimet e Zotit/ Në një botë Parajse” (Drita e Dardanisë).

Dardania, djep i trimërisë, vatër e besnikërisë, një fushë me lule të kuqe në tëmthin e një kombi të madh që e ëndërron Katedralen e

Kombit për t’u ndërlidhur me të shkuarën e shenjtë, pa marrë parasysh shqetsimet e kuajve që s’e përfillin të shkuarën për t’u ndërlidhur

me ardhmërinë. Dardania e poetit shtrihet deri tejmatanë brigjeve të vendlindjes së tij që defilon në vargje si “Një breg i largët/

I kujtesës/ Ku këndojnë edhe sot/ Vashat e Shipkovicës/ Bli pamuk all bre dilber/ Bli pamuk atesh/ Mo tët rejnë kokoanat/ Nëpër

Bukuresht!” Si mund të justifikohet atdhetarizmi i këtij njeriu që ma jep librin e tij 6 vjet pasi pat dalë nga “inkubatori” i shtypshkronjës

(Drita e Dardanisë, Editura Muzeu i Letërsiës Rumune, Bukuresht, 2004)! B. Ymeri i ka dhënë vetvetes një mision fisnik: më

parë ta afirmojë Kosovën, dhe pastaj vetveten.Vargjet e tij janë perla poetike që e justifikojnë mendimin e patundur se Bakiu është një

dëshmitar besnik i instancave të fundit të historisë së vërtetë: “Askund nuk dëgjohet si këtu/ Treni i kohës/ Duke rrëshqitur ritmikisht

mbi shina./ Gjinkallat kërcejnë/ Nga lëvorja e arës së gjumit/ Dhe kullosa dridhet./ Dhe ja tani/ Në vend të trenit/ Përballë nesh shtrihet/

Një kodrinë/ Që na magjeps” (Stacioni i Transilvanisë). Është kodrina e zemrës së poetit, nga i cili mësojmë se buzës i thonë buzë,

se gushës i thonë gushë, se kodrës i thonë kodër, se katundit i thonë katund, se vatrës i thonë vatër, në të dy gjuhët ku pulson ligji i

dashurisë dhe farefisnisë, ndërmjet Transilvanisë së bukur, dhe dritës magjike të Dardanisë.)

3

Adelina Dardha

Vjeshtë

U nisa mysafire nëpër agimin e zverdhur,

Plot mall drejt teje.

Erdha të takoja,

Të shëtisja shtigjeve të tua,

Që s’kishin mbarim,

Central Park !

Sot mbështillesh me mjegull

Pemët u lakuriqëzuan nga vjeshta,

Gjethet lëvrijnë nëpër tokë e përkunden në

faqen e erës.

Kjo ditë kryenece më valëvit edhe mua

ndjenjat.

Zogjtë cicërijnë këngën e lamtumirës, me

krahët e vegjël

Duan të shtegtojnë, kërkojnë pranverën në

anën tjetër të ikjes.

Kurrë nuk do e harrojnë gjirin tënd të

gjelbërt.

Ashtu sic ikin do të vijnë në gjethet e reja .

Bari, si qylym i vjetër, i dalë boje, është

shtruar poshtë teje,

Tokën e mban ngrohtë, këmbët tona flenë

poshtë tij.

Stolat kanë ngrirë, i ftohti u ka hyrë në

dhimbje Nuk kane me kë të flasin, kush

t’ua prekë krahët.

Është vjeshtë e verdhë, si rrezet e fshehura

të diellit,

Brenda reve të murrme që shtegëtojnë të

lodhura.

Bën ftohtë, edhe për kalin e bardhë, harruar

gjithmonë rrobat

Në garderobën e të zotit, nxituar për

nusërimin e dëborës.

Por, vjeshta nuk harron t’i hedh duke

buzëqeshur hapat,

Gjurmët lëshon mbi asfalt si rrahjet e

kohës,

nga këpucët e hekurta prodhuar në pranverën

e shkuar.

Ketrushat, shëtisin e brejnë me dhëmbët e

bardhë degët,

Sodisin vitrinat e pemëve, lodrojnë me

mua,

Më kërkojnë një foto sëbashku,

Për të më thën vitin tjetër sa janë rritur!

E shkrep aparatin në kujtime të mbetura,

Në cepin e një kënge të lënë përgjysëm,

Nga zogjët që morën arratinë..

Në rrugët e tua vjeshtë

Pas pak muajsh në Central Park

Do të mbriijnë!

FAQJA E POEZISË

Arjana Loce

Ndarja...

Ndarja erdhi krej papritur,

Pasi kishim kaluar një det të madh gëzimi

Shkrepëtiu si vetëtimë në qiell të pastër

Koha u prish dhe filloi shiu.

Gjithçka u kthye

në të kundërt

Dielli në shi

Puhiza në stuhi

Dasma në ndarje

Kuptimi në mëri

O Zot,sa cudi!

Atë natë, qielli

shfrynte nga tërbimi

në mëngjes do t`ikje ti

gjithë natën s`më zuri gjumi

aeroporti më shfaqej pa drita, i zi.

Një valixhe more me vete

Dhe le pas një tjetër

Mbushur që atë çast me mallin tim

Në tënden fshehe gënjeshtrën e hidhur

Sa do doja të kish humbur në udhëtim.

Të paktën ti kishim ndërruar valixhet

Të kishe kuptuar kush peshon më shumë

Malli im a gënjeshtra jote

Të dyja të rënda si plumb.

Tashmë asnjë nga valixhet s`lëviz

Rënduar nga pesha,

e kujtimeve të dashurisë.

Kur ti më puthe në buzë

për herë të parë,

unë sytë të putha paskësaj.

Më puthe në buzë

dhe se di përse.

Të putha në sy

se s`dua më të qajnë

4

Dibran Demaku

KOSOVË-DRITË E KËNGË KRENARE

Veq në ty rrezet e diellit

janë të nxehta dhe përcëlluese

veq në ty rrezet e hënës

janë të ëmbla dhe mikluese.

Veq në ty këngë e bariut

është më e bukura melodi

veq në ty sytë e vashave

janë të bukur e plot magji.

Veq në ty lisat e malit

rriten të gjatë e gjithë kreni

Veq për ty edhe pse larg

n`zemër ruaj një dashuri.

Veq në ty e veq me ty

më lidhin ëndrra e kujtime

ti lule e bardhë e dritë në sy

O,e shtrenjëta vendlindja ime.

Sa herë vijë më del përpara

e më pret si nëna të birin

më uron:Të priftë e mbara!

Unë ulem e ta puth tokën

syri nxjerr lot-xhevahirin

ëndrra zgjohet për Nënë-Lokën.

Larg shumë larg nga tuat male

larg shumë larg nga tuat fusha

dëshirë shprishur plot me halle.

Larg nga ti më janë zbardhë flokët

gjuha ngjyrën ka ndërruar

ku t`i gjej tash miqët-shokët

Si ujë lumi vitet rrjedhin

koha ikën e harruar

e diçka nga mua vjedhin.

Pse më ike,pse të ika

në ca net të errëta fare

nëse s´kthehem më rënt pika.

Në tokën tënde veq shqiptare

n`shekuj më s`na përcjell frika

Kosovë-dritë e këngë krenare...

FAQJA E POEZISË

Adem Zaplluzha

Miradie Zymberi Avdullahu

Muzfer Ramiqi

NUK DI

Pas fluturimit të zogut

Askund asnjë gjurmë

Ku ta kërkoj

Më thuani njerëz

Përse heshtni

Kur të gjithë e dini

Se ajo iku me erën

Ju nuk dini

Se pritja

I ka duartë vrastare

Nuk kam më lot

Nga zgavrat e mi

Pikojnë bebëzat

Nuk di

A jam duke qarë

Apo duke qeshur

Nuk di

A po lind dita

Apo po vdes nata

Sepse një zog rebel

Mi ka vërbuar sytë

Edona Beqiraj

TË MOS DHEMBSET

Të mos lodhen duart

Duke shkruar

Të mos prishet gjumi

Kur ëndërron

Zogëzën e strukur

Të mos ndërprehet ëndrra

Kur fluturon

Mbi male bleruar

Të mos heshtësh

Për ta ndërprerë

Fjalën ters

Të mos dhembset durimi

Kur s’ke

çka flet.

Ti behesh zhgenjim

Brigjeve te detit,

M’shetisin mendimet,

Seç’ m’u keput shpresa,

Mbaruan dhe enderrimet.

Kaltersine e qiellit,

Erresira e perpiu,

Lulja ne kopsht,

u tha, e nuk biu.

Si do t’me zbardh agimi,

Drite me s’vjen pr mua,

Ndalet dhe burimi,

Larg te nje krua.

Me pranveren me ike,

Nuk e shof gjelberimin,

S’me deshe as per mike,

Me fale zhgenjimin.

Ajet Ajeti

Te C’mallem

Ne listen time mape qe shtrihet pa kufi

Gjaku im i shperndare, si yjet,n’galaksi

Jehona e gjuhes sime,si kolona zanore

Kumbojn kontinentet,Detet e Oqeanet

Mbremjeve te vona,mes sodit e te djeshmes

Mungullojm c’do her,shkrepave,te

vendlindjes

C’mallemi mes veti,na iken pikellimi,

Mbremjeve ne Amerike,ne Evrop,n’agime

Keshtu ne mblidhemi,me miket e vendit tim

Keshtu ne thejm heshtjen,c’rrenjosim kufit

Respekte ndersjellta i shtime prej largesive’

Ardhmeri te lumtur,te kemi,ne vendelindje.

Ja dua Shqiptares,zemrenbardhsin e madhe

T’ju bindemi sheshazi, sei kemi, Shtojzavalle

Errësira,te largohet, le të pushojn gojeliget

O ZOT, faljuni Shqipetarisë;

Te gjitha miresite.

Kolla e babës

Baba kollej në oborr para se të shkonte në

gjumë

Lokja thojke se deri sa të ndihet kolla e

plakut

Jena mirë...

Ajo kollë sikur na ishte një thirrje mbrojtjeje

Një piskamë se jemi gjallë e të fortë

Mua më dukej shum’ e pazakont

Sikur t’ishte damkë veremi

Mundohna kajherë me kollë prej ballkonit

të banesës

Por ndalna se ligji mbi zhurmën ma ndalon

Se kojshitë mujn me u anku në hyqmetSe

nesër krejt kan me më kqyr me bisht të

synit

Por as duhanin s’e pi si baba

As qajin s’e pi si ai

As plisin s‘e kam

Asgja ma nuk kam që me më dallue

Baba u kollke edhe herët para se gjeli me

thirr ezanin për m’u qu prej gjumi

Baba e ka pas këtë namaz e ka pas cdo gja

S’di a ka fjet aj rrafsh

S’di a ka fjet me një sy mshel e njo qel

Vallai s’e di

Se unë kam fjetë rehat deri sa ai asht kollë

Sot,

Kolla e tij ndihet në mendjen e hasmëve

Ushtima e kollës së babës

Si eho hala ndihet

E unë hala flej rehat

Por jo si kur u kanë baba gjallë.

Zoti nuk le me harru disa zana në jetë.

5

Qasje kritike

Një thesar i pjekur ideshë poetike

(Përkitazi me librin e Basri Çapriqit, Hapja e guacës, që e pa këto ditë dritën e

botimit në Bukuresht)

Minica Mureşan

Takimi me poezinë e Basri Çapriqit është i mirëseardhur në gjuhën rumune për të lapsëruar portretin

e një artisti shqiptar. Një ndjeshmëri e jashtëzakonshme e nxit këtë t’i fshehë emocionet abstrakte,

duke i tulatur sentimentet nën vellon semitransparente të një padukshmërie e dila mund të deshifrohet

vetëm përmes forcës dhe aftësisë sonë për koncentrim mbi idetë e mirëpozicionuara e të fshehura

në tekst. Këto pasuri dhe kjo plurivalencë vlerësohet te Hapja e guacës në cilësi artistike dhe kualitative, në prizmin e një akumulimi

të dukshëm kuantitativ përfytyrimesh, gjendjesh, shenjash, meditimesh dhe konceptesh filozofike. Diskursi poetik, herëherë hijerëndë,

nuk është gjë tjetër veçse një mburojë pas së cilës poeti e konzervon dhe mbron vetveten nga efekti destruktiv i materiales, bezdisshmërisë

dhe përditshmërisë. Artisti kosovar ka kapacitetin e hatashëm për të patur një trajekt të përpjetshëm, me një konstrukcion të

mirëpërgatitur, duke u drejtuar kah zonat esenciale të shpirtit me ndihmën e syrit të mendjes. Intuitat e tij gjejnë përgjigje dhe konture

përmes një materializimi virtual. Rikthimi në planin e materialitetit tokësor përshkohet, ndërkaq, ciklikisht, falë faktit se autori din të

përcjellë elemente nga kjo botë në botën tjetër, duke i purifikuar. Në këtë kontekst ngjet dhe një fenomen i anasjellttë, në një simetri

të përmbysur, autori duke përfituar nga pronësia e një shpirti të observimit që e ndihmon të përkthejë shenja dhe simbole, duke i

përshkruar poetikisht, kështusoj duke ua dekodifikuar manifestimin e mrekullueshëm në planin konkret të jetës së përditshmërisë me

banalitetin e saj. Përmes këtij antropoformizmi të shfrytëzuar me qëllim stilistik, disa gjëra të jetës apo elemente të botës vegjetale

marrin zë dhe është shumë më shumë se sa evidente që pa këtë pronësi senzoriale të poetit, asgjë nuk do të kishte ngajrë. Kështu pra,

gjithçka është e mundur në botën poetike të B. Çapriqit. Përndryshe, hyrja në këtë botë bëhet përmes portës së padukshme të syrit dhe

përmes iniciimit të një rituali (jo përmes një rituali të iniciimit), për motivin e thjeshtë se një i iniciuar ka aftësi për kundrimin e një

porte të padukshme. Për atë, shenjën e parë e gjejmë te Guaca (poezia me të cilën hapet ky vëllim), përmes së cilës i referohet praktikës

së gjeomancisë (pra, të deshifrimit të fatit në gjurmat e lëna mbi dheun e gurtë, gjethe apo guaca), duke i avertizuar ato në fushën

e rieditimit të kultit të lashtë të hyjnores. Sigurisht, njeriu i (pa)përmendur do ta receptonte këtë poezi në nivelin e vet e të evolucionit

të tij, por, madje, edhe ashtu, po ai di të intuojë kuptime të fshehta pas fjalëve të dukshme (aparente), siç mund të jetë në këtë rast,

morfogjeneza, respektivisht fshehtësia e krijimit. Njeriu i sakralizuar është i përfshirë nga mrekullia e krijimtarisë duke e harruar

esencën e saj hyjnore, e gulçuar herëpashere nga senzualiteti i konkretizimit të ndjenjave. Ai është “kyçur” në senzualitet, duke hapur

horizonte të reja, edhepse hapja e tij përmes njohjes ekziston, potencialisht, prej ku buron edhe shpjegimi i etjes së tij ndaj absolutes,

vetëtejkalimit dhe shijes me të cilën kundron, mahnitet dhe di ta shpjegojë e ta kuptojë. Duke i lexuar shenjat, ai nuk e ka harruar formulën

e kushtrimit për hapje: “Hapu se/ Dua të dal/ Të pi ujë drejt nga qielli// Hiqu yjeve/ Pi ujë nga goja ime/ Mbyllim farën tone/ Në

fund të detit// Sa kohë u bë që jemi mbyllur/ Humbur brenda o zot/ E s’dëgjojmë zërat e ujit” (Guaca). Në mënyrë evidente, shungullima

e fjalëve sugjeron kapacitetin e mrekullueshëm të ujit për stokimin e informacionit, vetë trupi njerëzor duke qenë i përbërë nga uji

në proporcion prej rreth 70 për qind. Pasojnë shenja tjera: Porta, Muri dhe Pasqyra, të cilat, të gjitha këto dhe secila veçmas, ndajnë

jo vetëm njërin plan nga tjetri, duke e ndarë realen nga imagjinarja, por përfaqësojnë dhe një mjedis hyrjeje dhe kalimi nga njëra në

tjetrën anë, por edhe për kontinutetin e njërit përmes tjetrit: “muri s’është aty për t’u kapërcyer/ për t’u ndarë më dysh” (shih Muri

gjigant). Ideja është e rimarë, mes tjerash, edhe te poezia Përkryerja e shiut, kështu: Kaq kohë presim atë ujë të rëndë/ Me na shkëput/

Përgjithnjë nga tokë e dashur. Poeti duket të jetë përçuesi apo elementi i lidhjes ndërmjet planeve, ndërmjet gjuhës (fjalorit, diskursit)

të shenjave dhe fjalorit të shfrytëzuar në komunikim. Është evidente se plurivalenca për të cilën bëja fjalë vjen si pasojë e specializimit

të tij si profesor i stilistikës dhe semiologjisë. Në bazë të seleksionimit të lëndës në gjuhën rumune që e ka realizuar dhe rikënduar

me mjeshtri dhe besnikëri B. Ymeri, tekstet e B. Çapriqit e justifikojnë formacionin e tij filologjik dhe shkencor, duke sjellë kontribut

të veçantë që e ndihmojnë teorecienin të aplikojë në praktikë atë që e di, dhe atë që e intuiton. Mu ky specifitet observohet në poezi,

gjë që na e përforcon impresionin se autori ka një praktikë të shkrimit, se për zotërinë e tij shkrimi është si ecja, zgjimi apo çdo ndërmarrje

dhe preokupim ditëror (i përditshëm), dhe sërish mu ky banalitet i përditshmërisë është i mbrujtur me një fshehtësi të mrekullueshme

të gjestit, dukshmërisht të imtë, një gjest që potencon në të manifestimin diskret të mahnitjes, duke e kultivuar, duke e përsosur

dhe shumëfishuar lumturinë për përfytyrimin e një bote më të mirë. A ekziston vallë nevoja të manifestojmë përgëzimin tonë për

të zbuluar një poezi magjike, arkitektura mentale e së cilës mund të rindërtojë një botë të tërë, duke filluar nga studimi i përgjithshëm

i shenjave deri te parashtrimi i pyetjeve mbi aspektet dhe relacionet e jetës sociale Bota e Basri Çapriqit dëshmohet të jetë një fryt i

proshkët ideshë të pjekura: ajo është bërë më e mirë mu për shkak të kapacitetit për të evoluar nëpërmjet observimit, eksperimentimit

dhe njohjes ; ajo duke mbetur në një plan të cerebralitetit (pjekurisë mentale), duke kristalizuar dhe stokuar (grumbulluar) inforenergji

siç është uji. Po e përmbyll duke e nxjerrë në pah edhe eksperimentin e rëndësishëm hermeneutik, duke i bashkuar përmes një harku

të bardhë tingujt nga vargjet e famshme të Goethes: ,,Ich gehe im Walde/ So fuer mich hin/ Und nicht zu suchen/ Das war mein Sin’’,

për jehonën e një poezie të poetit rumun Luçian Blaga, i cili, nuk e shtrydhte „kurorën e mrekullive të botës”. Në këtë kontekst, ja pra

se si tingëllon magjia e vargjeve të Basri Çapriqit: Sheh rrushi rrushin dhe s’piqet/ Pema ime po kalbet nga fortësia e vet/ Apo nga shiu

nga breshëri nga kohë e ligë/ Po u poqa tashti/ A më ha ti nga malli për pemët apo për drunjtë/ A më lë vjerrë nga metafizika ime e thartë/

Unë s’dua të kalbem pendimi më mire/ S’piqem fare/ Vetëm i papjekur mund të mbes pemë përgjithnjë/ Si thua ti të mbetem mollë/ Tash që po hyn së

dyti në drurin parahistorik/ Apo aty ishe e të mbulonin gjethet// Kur sheh rrushi rrushin e s’piqet (Të piqet) – fjala e poetit.

6

Nga Namik Selmani

Dasma e Therandës

Nje shqiptar nga Suedia marton djalin e vet ne vendlindje

Luftëtari i UÇK- së Idriz Selimaj edhe tani pas më se10 viteve nuk kishte ndjerë një gaz kaq të madh sa ai i dasmës së djalit të shkrimtarit

kosovar Remzi Basha, Kushtrimit që martohej me vajzën budakovare. Një dasëm që bëhej në lokalin e tij në Therandë të Kosovës

që ai ia ka vënë emrin “Estrada” Ai i gëzohej jo vetëm tingullit të këngës, goditjes së tupanit që grishte aq shumë këngë dhe valle

burrërore që nga më të vjetrat gjer te më të rejat. I gëzohej çiftit Basha si të ishin njerezit e tij të afërt se këtej e tutje Kosova do të ishte

më shumë fëmijë të lirisë që do të lidhen me më shumë dashuri me tokën.me të ardhmen. Edhe kurbeti që është ende i pranishëm në

Kosovë do ta bënin më të zbutur se do të kenë të lirë vatrën e tyre të lindjes, vatrën e baballarëve e gjyshërve që ranë duke e kërkuar

atë me pushkë, me penë, me vargje, si ka bërë edhe poeti dhe i zoti i kësaj dasme Remzi Basha me vargjet e tij të bukur .

Kushtrim Basha dhe Vjollca ishin më të lumturit e dasmës. Për lumturinë e tyre kishin ardhur që nga larg shumë njerëz. Që në ditët

e para të hapjes së dasmës dolën në garë instrumentet popullorë karakterisitikë të Kosovës. Urimet në shtëpinë e Remziut ishin të

panumërta Dhe do të arrinte kulmin kjo dasëm kur në fillim të saj do të uronte i zoti i shtëpisë .Kishte ardhur nga Suedia dhe për

shumë kohë kishte punuar që dasma të ishte sa më e bukur, e paharruar për të gjithë. Më tej, një këngëtar i shquar popullor si Afrim

Muçishti fton në podiumin e nderit të dasmës poeten me origjinë nga Çamëria Drita Braho që vinte nga Berati. Drita e kishte të

vështirë që të mbante emocionet e saj. Kishte ngjitur shumë presidiume e podiume të tjerë. Por ai i asaj dasme i ishte dukur më i

veçanti që kishte ngjitur në jetën e saj. Ishte një Skenë e madhe ku shkriheshin aq natyrshëm vallet e këngët e Kosovës me ato të

Çamërisë, shkriheshin urimet e brezave, jetohej lumturia që te jep jo vetëm një tubim dasmorësh, por edhe në tubim shqiptarësh që

gëzojnë me aq pathos për këto ditë bashkimi.

Ajo vinte njëkohosisht edhe si një lloj përfaqësuese e Çamërisë në Kosovën që i gëzohej aq shumë lirisë së saj. Bashkë me djemtë e

saj Isufin dhe Alketin në ato ditë të dasmës së madhe ata kishin sjellë edhe urime të ngrohta për të gjithë pjesëmarrësit . Dhe nuk ishin

pak, por rreth 500 vetë. Të gjithë dasmorët me zë të lartë thonin se nuk mbanin mend për shumë vite një dasëm kaq të madhe me

njerëz sa ajo e asaj dite.në ato pak minuta që i dhanë asaj ajo i tregoi për poetin Bilal Xhaferri nga Ninati i Konispolit që luftoi dhe

shkroi aq shumë për Kosovën e lirinë e saj edhe në Çikago të SHBA. Brenda kësaj njohjeje ajo kujtoi se edhe i zoti i saj ishte një poet

me zë të ngrohtë që di të këndojë aq bukur për historinë e Kosovës e të Çamërisë ,

Tingujt e valleve e të këngëve duket sikur shkonin deri larg në Budakovë prej nga ishte edhe nusja e asaj dasme.

Gjeografia e të ftuarve ishte shumë e gjërë. Kishte në të të ftuar nga Sudia nga Italia, nga Danimarka, nga Maqedonia pa folur këtu

për krahina të ndryshme të Kosovës. E qeshura e djalit kosovar nga Suedia Bujar Fetahu i shoqëroi gjatë gjithë dasmës dasmorët e

shumtë.” E ku ka më bukur se dasmat tona ”- thoshte herë pas here Bujari . Sytë e të gjithëve ishin mbushur me lotë gëzimi. Po nga

Suedia kishte ardhur edhe babai i poetit dhe i zotit të Dasmës Një bacë i thinjur në mshën e 95 viteve . Aikishte parë sa e sa dasma

në jetën e tij . Kishte ndjerë sa e sa krisma luftrash në jetën e tij. Kjo dasëm po ia bënte dhe më të bukur jetën, këto vite pleqërie. Në

gojën e tij ai kujtoi vargjet e një këngë të njohur edhe në Çamëri edhe në Kosovë

Pa Kosovë e Çamëri

Nuk ka Shqipëri

Në atë karvan të madh krushqish që shkojnë për të marrë nusen në krye ishte një djalë i bukur e i vëshur me kostum popullor të Kosovës

që quhej Artan Me një flamur në duar ai drejtonte të gjithë dasmorët që nga momenti kur shkuan për të marrë nusen deri në fund

të dasmës. Ai nuk u ul në asnjë minutë për nder të flamurit kombëtar që mbante në duar. Dukej se bashkë me këtë pamje kaq festive

kishte një vend të nderuar edhe besa, edhe mikpritja

Në ditën e dytë nusja u vesh me kostum popullor që ia dhuronte sipas zakonit dhëndërri. Në vilën e bukur të Isuf Budakovës, krushkut

të nuses, ishte po ai gëzim që kishin lënë në shtëpinë e Remziut. Isufi ishte inxhiner gjeolog i diplomuar në Zagreb të Kroacisë me

rezulatate të shkëlqyera. E sot ai është një biznesmem i shquar në Therandë. Edhe këtu mikrpitja ishte në shkallën më të lartë, Vetë

Drita dhe fëmijët e saj ishin ndër të ftuarit e nderit dhe dëshmitarë të kësaj ngrohtësie njerëzore të Kosovës që vazhdonte të ishte e

gjallë edhe sot e kësaj dite.

Dasma e Kushtrim Bashës me Vjollca Budakovën po përvijonte një portret të ri të Kosovës. Dasma të tilla prej vitesh nuk bëhen më

në tymin e barutit të luftës edhe pse këngët për trimërinë e për dëshmorët e luftës çlirimtare të UÇK-së janë gjithmonë të pranishme në

këto dasma . Dasmat e reja që do të sjellin edhe më shumë djem e çika të bukura në tokën e saj të lire, padyshim në këto ditë kur ajo i

gëzohet Pavarësisë së saj janë faqja më e lumtur e kësaj historie të re. Faqja më e lumtur e saj. Në këtë vjeshtë të mbushur me aromë

frutash e me dasma të panumërta në Therandë, në Prekaz, në Prishtinë e Prizren, është vetë rinimi i saj. Një rinim që të jep më shumë

forcë më shumë dashuri e bashkim kombëtar.

Kur po vinin në Berat në Rrugën e Bashkimit, si kishin dëshira që ta quanin me mijëra e mijëra kosovarë që kalonin në të, poetes Drita

Braho i vinin në mend vargje të reja. I vinin në mend rreshtat e romanit të bukur që e kanë shkruar me Remzi Bashën që ka një emër

të bukur e domethënës “Nusja e lirisë”. Edhe nusja që po zbukuronte shtëpinë e tij në Therandë e në Suedinë e largët, në Danimarkë e

në trojet shqiptare të Maqedonisë ku e kishin ftuan çiftin e lumtur, ishte në nuse e vërtetë lirie. Një nuse Shqipërie…

7

Sokol DEMAKU :

shqiptar Video klip promovues - Qyteti Trollhättan në Suedi nga sytë e një mergimtari

Kanë kaluar dy vite nga mvehtësia e shtetit më të ri në botë Republikës së Kosovës, por edhe më ikja apo

leshuarja e vatrave nga ana e të rinjëve dhe të rejave kosovare është aktuale. Këtë ne e vertetuam në qytetin

Trollhättan të Suedise ku këtu takuam të riun kosovar njëzet e trevjeqarin Valdrin Hoti nga Mitrovica i cila

para gjashtë muajsh ka leshuar vendlindjen dhe është vendosur këtu në këtë qytet të Suedisë përnedimore.

Valdrini në Kosovë ka kryere gjimnazin drejtimin Ekonomi – turizëm dhe hoteleri ku dhe një kohë të gjatë ka

punuar si punëtor hotelier në disa restorante të qytetit të Mitrovicës.

Vitin a kaluar ai bie ne kontakt me një të re shqiptare me banim në qyetitin suedez Mariestad ku edhe martohet me te, pra krijon

familjen e kështu ai detyrohet të kaloj në Suedi dhe te banojë tek e fejuara e tij pasi që kushtet ekonomike këtu janë me të favorshme

se ne Kosovë.Valdrini si zakonisht në fillim kishte veshtirësi me jetën sepse nuk zotronte gjuhën e problem numër një sipas tij për të

huajt në një vend të ri është gjuha e cila edhe nuk është aq lehtë të mësohet. Por me vullnet të fortë dhe entuziazëm Valdrini thot se

edhe kjo barierë shumë e madhe dhe e vështirë per shumë të rinjë mund të kalohet.Jeta në mërgim nuk është e lehtë, kjo është keshtu,

por para se të merrja këtë rrugë unë e kam menduar ndryshe ketë jetë, më është dukur se është një jetë tjetër, një jetë më e lehtë për

ta jetuar, por jo nuk qenka ashtu.Emigrimi është shumë i hidhur. Ndryshe është jeta ne vendlindje e ndryshe në mergrim, sepse në

vendlindje ke shoqërin tende, flitet një gjuhë, ambienti shoqëror është më i ngrohtë. Kurse në mergrim c’do gjë është e ftohtë por je i

detyruar ti përshtatesh jetës ku jeton.Në mjedise të ndryshme nga të rinjët dhe të rejat shqiptare të Suedisë dëgjohet shpesh shprehja se

nuk kanë çka të bëjnë. Po kjo ndoshta është kështu por ma merr mendja se nese njeriu angazhohet do gjeje dicka cka ate e preokupon

dhe mund të punojë dicka.Unë në kohën kur në Kosovë punoja në hoteliri, kisha edhe pakez kohë të lirë. Ate kohë të lirë në qyttin tim

në Mitrovicë e kam shfrytëzue maksimalisht edhe ate duke berë fotografi në fillim e me vonë kam berë gjirime filmike e nga këto e

mesova kete zanat dhe filova të bejë edhe video-klipe të ndryshme të cilat për mua ishin mjaft interesante. Kam fituar disa mirënjohje

ne këtë zanat ne vendlindje.Edhe këtu kur erdha si thash me heret jeta ne fillim ishte shumë e vështirë për mua atëhere fillova ta veje

në veprim hobin tim të vjetër dhe kështu kërkova nga vellezerit ne vendlidnje qe te ma sjellin ketu kameran qe edhe ketu të filloj me

ndonjë film të shkrutër apo ndonjë video klip.Me të më arritur kamera qytati si qytet ketu ku jetoj me ka dhenë isnprimin dhe kamfilluar

me filmim në pjesë të ndryshme të tij ku edhe ia arrita qellimit tim që i kisha parashtuar vetës kur mendova per këte dokumentar

të vogël.Problem kisha gjuhën në fillim, por nusja me ndihmonte dhe nxirrte nga situataë e palkmueshme me gjuhën por edhe anglishtja

qe e njoh mire me ndihmonte qe te komunkoj me njerëz.Pas disa muajsh filmimi, por edhe shkolle sepse isha ne vijim të kursit

ë gjuhës suedeze, fillova të kuptoj sdo pak ne suedisht ia arrita ta kompletoj filmin tim dhe e montova.

Unë mësova se ketu në Trollhättan qenka Qendra e filmit suedez, por edhe Qendra e të rinjëve e cila ishte shumë aktive ne jetën kulturore

dhe ndihmote entuziast e rinjë në realizimin e projekteve të tyre kultutore. Dhe nje dite vizitova kete qender ku u prezentova

miqve suedez pune time që kisha berë.Kjop ishte nje habi per ta, per nje të ri kosovar i cili ende nuk din mire gjuhen suedeze te bejen

je veper aq te madhe, ata ma kishin zili thot Valdrini.Në fillim unë u thash se filmin e kam titulluar ”Trollhättan” dmth në emër të

qyteti ku jetoj.Ua përshkrova me pakëz fjalë permbajtën.”Film om Trollhättan Av MIG.Jag är ju ny i Sverige och har alltid velat göra

filmer, och nu när jag kommit till Trollhättan som är filmernas stad blev jag väldigt inspirerad. Inte bara över att den var filmernas stad

utan all underbar natur, vattenområden, stadslivet. Då började jag göra den här videon om Trollhättan, för jag ville dela med mig av att

fina. Jag ville få med dom vackraste delarna av trollhättan så att när invånarna här ser den videon ska dom känna glädje över staden

trots den kris som är nu!” (Valdrini

”Një film për Trollhätan nga unëUnë jam i ri këtu në Suedi, por gjithëmon kam zgjedhurë të bejë filma dhe tani kur kam ardhur këtu

në Trollhättan i cili edhe është qytetit i filmit, unë isha shumë i frymëzuar jo vetëm nga qyetit i filmit por edhe nga natyra e tij e

mrekullueshme, pjesët ujore të tij nga jeta e vet qytetit. Kështu unë pastaj fillova të filmoj dhe punova këtë video për qytetin Trollhättan

sepse edhe une dua të jemë pjesë e tij dhe të jem me te. Unë dua të paraqesë pjesët me të bukura të qytetit Trollhättan, kështu që

kur njerëzit të shofin këto video të ndjejn kënqësi për qytetin pavarësisht kësaj krizee cila po mbrtëron”(Valdrini)

http://valdrinhoti.blogg.se/ mund te shikohet videofilmi i ValdrinitMiqt suedëz me të cilët bisedova mbeten të mahnitur me punën time

që kisha bërë, dëgjova keto fjalë nga ata :” një i ri kosovar i posa ardhur këtu të bejë një mrekulli, fnatastike” me than se do më mbështesin

dhe do me përkrahin materlaisht dhe moralisht në punën time ku edhe me dhanë sygjerime dhe propozime per kompletimin e

këtij video materiali me pjeset tjera romantike të qyetit të cilat me admirim i pranova dhe i realizova me vonë.Ata me ofruan ndihmen

teknike ne punën time, me dhan një kamerë moderne dhe më ofruan studion e Qendres së të rinjëve për montimin e filmave që do

prodhojë unë në të ardhmen.Edhe TV Trollhättan studio lokale e STV këtu me kanë konataktue pasi kanë degjue per këtë videoklip

apo si ta quaj dokumentar për qytetin Trollhättan dhe edhe ata janë të interesuar që ta shfaqin në programine tyre ditor.Beosj së shpejti

do kem një intervistë me tad he mu ate ditë do shfaqet videoklipi.Por eshte me rendësi të thuhet se ky videoklip ka zjguar ineresim të

madhe tek të haujt të cilët vijojnë mesimet në kurse të ndryshme në shkollat e qytetit dhe përgjegjesit e mesimt për të huaj me kanë

kerkuar që video materiali im të shfaqet për këta vijues në këto shkolla gjë të cilëne kam pranuar m kënaqësi e duhet të them se jam

ndier shume i lumtur me një rast kur shfaqa videon time per të huaj e ata me uruan dhe me perqafuan si të tyrin, verejta se kjo kishte

efekte positive edhe tek te te huajt.Momentalisht jam duke vijuar kursin e gjuhës Suedishtja për të huaj e besoj se së shpejti do ia dal

me gjuhën e mendoj se pasi që ketu në qytet është shkolla e lartë dhe dega e filmit do të vazhdojë studimet në këtë lami.Por kam

edhe plane tjera jam në bisedë e sipër me Qendren e të rinjëve këtu që të punojë një film dokumentart ë shkurtër për të marrë pjesë ne

festivalin e filmit dokumentar këtu në Trollhättan.

8

FAQJA E POEZISË

Arsim Halili

NËNË MË PRIT

( Të zhdukurëve gjatë luftës)

Me lotë e ha bukën

Me lotë bje në gjumë

Ku e kam djali

Më mungon aq shumë

Ëndrron çdo ditë

Varrin që t’ia dijë

Bishat i kanë gëlltit

Eshtrat e tij

Pranvera nuk vjen

As edhe këtë vit

Të lutem nënë më prit

E gjora nënë

Shkon në përjetësi

Kërkon djalin e saj

Nuk gjenë dot qetësi

Sokol Demaku

Ti

Ti që më mësove të besojë

në këtë botë egoiste

me plotë dëshprim.

Ti që më largove nga kujtimet tua

dhe asnjëhere nuk më dëgjon

se ishim miq.

Ti që nuk kupton brengën e zemrës sime

asnjëhere në jetë.

Ti që kujdesësh për zemrën time të thyerë,

dhe që herë pas here mundohesh ta

bëshë një.

Jo, Jo !!!

Ka kaluar koha e lajkatarisë,

ka kaluar koha e marrëzisë.

Tani jetojmë në një botë të shfrenuar,

në një botë plotë ankth,

plot sketerrë e vuajtje ne shpirt.

Adem Zapluzha

KALUAN MOTET

Mora një lule

Nga kjo tokë

E mbajta ne zemër

Për kujtim

Dhembja për Kosovën

Mu bë shok

Nuk gjeja prehje

Për shpirtin tim

Kalova male

Fusha e dete

Vuajtja rritej

Si uragan

Kujtimet më të mira

I lash pas vetes

Harrova emrin

Fisin babë dhe nënë

Ikën ditët

Erdhi pleqëria

Në dhe të huaj

Duke punuar argat

Ku mbetën gëzimet

Kah u tretë rinia

Loti në letër

Më pikon çdo natë

9

Namik Selmani

Trokitje

Trokas, trokas me shkop të thatë

Dhe hapin hedh kaq kuturu.

Diku mbaron kjo udhë e gjatë

dhe nuk e di se kur, se ku .

Diku mbaron kjo udhë e bukur

si një ylber që puth një majë .

A do ma gdhendë ballin e rrudhur

si një lëndinë me gjëmbaçë

A do më hedhë ca krahë mbi supe

Si prekje dore, si një blerim

Besomë, dhe shpirti bëhet lule

Kur prek një prag, që s’ka më kthim.

Më jepni ,miq, një copë kordele

Ta bëj finish e ta bëj start.

Në s’do të jem një udhë që tretet,

Do jem mes jush në piedestal.

E ka një fund kjo udhë e njohur,

Që shpesh më ngjan si një fillim.

Po ç’do më thotë ai hap i drojtur

Pa një të dytë si një jetim

Trokas, trokas me shkop të thatë

Dhe lodhja tretet thellë në muzg.

Diku mbaron kjo udhë e gjatë ,

Dhe nuk e di se kur, se ku.

MENDIMI POZITIV

Daut Demaku

Të gjitha që i kemi dhe gjithçka që jemi,

është vetëm pasojë e mendimeve tona.

Mësuesi tha: Mendimet janë fuqi që e

vënë në lëvizje edhe qiellin, edhe tokën.

Në qoftë se vetëdijësohemi për fuqinë e

mendimeve, nuk do të kemi nevojë të akuzojmë

askënd për dështimet tona. Është

e njohur se mendimi krijues është vlera

e parë e gjinisë njerëzore: të krijosh do

të thotë të jetosh edhe shumë kohë përtej

vdekjes.

Ibrahim Egriu: INTERVISTË ME FORTESA HOTI

Realizuam një Intervistë ekskluzive me aktoren tani më të mirënjohur, Fortesa Hoti, e cila që nga

shtatori i vitit të kaluar në serinë televizive “Avenyja tjetër” me plot mishërim, luan rolin kryesor, që

shfaqet tri herë në javë përmes R T V-suedez.

”Ju më jepni vullnet qe dhe me tej te angazhohem

palodhshem në këtë lami, te cilen e adhuroj me

mish e shpirt”.

Pas Yllit të këngës së top-muzikës, Doruntina Disha, e cila, vitin qe kaloi zuri vendin e parë në Norvegji, kurse ne Festivalin e kenges

në Shqipëri, vendin e dytë. Gjurmeve të saja hap pas hapi po ec këtu në Suedi dhe këngëtarja e re Besa Krasniqi, e cila zuri vendi e

parë në festivalin muzikor të talenteve të rinj në Karlskrona të Suedise. Kurse, në laminë e dramaturgjise, përmes suksesit të arritur,

shembullin e të dyja moshatreve e ndjek aktorja shqiptare, Fortesa Hoti. Që të tria janë shembull për Rininë shqiptare në Diasporë,

sepse, vetëm me shembuj të mirë ngritet imazhi i popullit tonë të shtypur e shumëvuajtur shekuj me radhë.

Sot, kontaktin e parë me Fortesën e mora përmes mikut dhe bashkëpunëtorit tim te çmuar, Prof. Dr. Zija Lleshi, i cili më njohtoi se,

babai i saj është Ferki Hoti, arsimtar, i cili nga viti 1992, në Munkedal, me plot përkushtim u angazhua në proçesin edukativo-arsimor

me nxënësit tanë kurbatçarë. Komuniteti i shqiptareve ne Skandinavi, veçanërisht të rinjtë, me interes e përcjellin filmin serik telviziv

”Avenyja tjetër”, ndaj, që të mësojnë diç më shumë,

fillimisht, kërkuam nga Fortesa të na ofrojë ca të

dhëna biografike:

Kam lindur, më 6 dhjetor 1988 në Polac të Skenderajt

dhe aktualisht jetoj me prindërit e mi, vëllanë dhe

dy motrat në lagjen Angered, që ndodhet në periferi

të Goteborgut. Isha 4 vjecare kur prindërit e mi, në

mars të vitit ’92, per shkak te masave represive,

dhunës e terrorit të pushtetit serb në Kosovë, babi

im, arsimtar i suspenduar nga puna,kërkoi strehim

këtu në Suedi.

Si u pritët në Suedi dhe cilat ishin disa nga

sfidat e fillimit ketu ne emigracion

Në Suedi u pritëm shum mirë nga shteti dhe populli.

Në at kohë, menduam të qëndrojmë një kohë të

shkurt në Suedi, por nuk doli ashtu. Vitet rreshtin nji

pas nji dhe une rritesha, duke shkuar në shkollë si

një nga nxënëset më të dalluara. Mendimi i familjes,

po edhe i imi ishte dhe është që sa më shpejt të kthehemi

ne vendlindjen tone, në Kosovën e Pavarur.

Çfarë shkolle keni kryer ne Suedi

Kam kryer shkollen e mesme dhe vijoj studimet ne

drejtimin -Arti skenik. Ndër kohë kam vijuar edhe

mësimin plotësues në gjuhën Shqipe. Flas, për veç

shqipes, falë ndihmës qe me ofroi babai im- arsimtar e flas dhe anglishten, suedishten dhe pak gjermanishten.

Si u kyçët në laminë e dramaturgjisë

Si e vogël me thonin së kisha talent për aktore, që në shkollën fillore në klastë e 6,7,8 dhe 9 u aktivizova ne grupin dramatik të

shkollës, ku luajta role të dryshme në skenat e shkolles. Pra, kjo më më dha shtytje që në një ditë vere, gjatë pushimeve kur kërkoja

punë, papritmas e pashë që televizioni suedez kishte hapur një audicion për një seri televizive. Konkurova dhe arrita të përzgjidhesha

në më shumë se dymijë aplikues dhe zhvillohej garë eliminuese, ku arrita të dal në fillim në 100-she e pastaj në 30-she dhe në fund në

3 më të mirët, ku arrita dhe të marr edhe rolin kryesor në seri, që ishte dhe gëzimi më i madh në jetën time.

10

Në serinë televizive “Avenyja tjetër” ua kanë besuar rolin e Roxana Nilsson. Kush ua ofroi ate rol dhe çka kishit

me na thënë rreth këtij roli specifik

Rolin ma afroj Anette Mandoki, regjisore. Eshtë nje rol i vështirë i një vajze problematike, me emrin, Roxana Nilsson, e cila jeton më

një nënë narkomane, që s’e din se cili është babai i saj. Pra, permes ketij filmi ne seri, paraqitet jeta, veshtiresitë e saj me vite, sespse,

nenen e saj e kish kapluar një virus i keq siç është droga. E kam pak të vështirë të luaj rolin e Roxanës, pasi në jetën private unë dalloj

shumë nga ky rol, por megjithatë kam

shumë telefonata urimi dhe ka shumë

adhurues të cilët me telefonojnë dhe

me japin fjalë të mira për interpretim

të suksesshem.Dhe unë, bijë e nderuar

e Kosovës, Fortesë, si njohës i lamisë

së dramaturgjisë, duke qenë se vite me

radhë kam përgatitë pjesë të ndryshme

teatrale ne Diber e Kaçanik, e vlerësoj

lartë angazhimin dhe mishërimin tuaj ne

rolin specifik dhe shume te veshtire te

Roxanes. Të lumtë, me deshirë qe dhe

ne të ardhmen te korrish suksese dhe me

te medha ne sferen e dramaturgjise e te

kinematografise. Falënderime te perzemerta

z. Ibrahim ne per keto vleresime aq

te ngrohta e te sinqerta qe m’i dedikoni.

Ju më jepni vullnet qe dhe me tej te angazhohem

palodhshem në këtë lami, te cilen

e adhuroj me mish e shpirt.

Diç rreth aktiviteteve tuaja dhe, si e kaloni kohën e lirë

Përveç angazhimit tim në filmin: “Andra Avenyn” unë lexoj libra të ndryshëm në gjuhën shqipe, suedeze dhe ate nagleze. Merrem më

vrapim, i kushtoj rendësi shumë të madhe familjes sime të dashur dhe Shoqërisë.

Do kalojmë tek nje cështje tjetër që na prekupon ne te gjithve,tek gjuha shqipe. Ty dhe motra jote, Blerta, pastër e bukur e flisni gjuhën

shqipe.

Në cilën gjuhë flisni në familje dhe, cili eshte mendimi juaj që femijët shqiptarë ta ruajne gjuhën tonë të bukur e të

ëmbël shqipe

Mbi 90 % në shtëpi flasim gjuhën tonë Shqipe, me që jetojmë në Suedi dhe eshtë e nevojshme dhe jetike këtu flasim edhe suedishten,

falenderojmë demokracinë suedeze për mundësinë e organizimit të mësimit plotësues nëpër shkolla edhe në gjuhën shqipe. Pra femijet

tanë shqiptarë janë më të aftë dhe më të dijshëm kur flasin më shumë gjuhë.

Çfarë muzikë më së shumti dëgjoni

Shqipe folklorike, popullore, po ne të rinjtë dëgjojmë edhe muzikë moderne internacionale botërore.

Çfare do te thonit per ne fund

Jam shume e lumtur që u shpall Pavarsija e Kosovës dhe kam fat të madh që jam pjesë e rinisë së saj. Nje Komb Shqiptar me 2 shtete

do të jemi shume më të fortë ne të ardhmen. Nje pershendetje te vecante keni nga babai im-Ferkia dhe krejt familja Hoti.

Ju faleminderit shume per kete interviste! Dhe une ju falenderoj për angazhimin tuaj dhe per vlerësimin që po ma bëni. Dhe në

mbarim, lus të gjithë moshataret e mi kudo në Diasporë që të vazhojnë shkollimin dhe, me sjelljet e veprimet e tona shembullore, t’i

tregojme botes se qytetruar dhe miqeve tane nga mbare bota se ç’popull i zgjuar, bujar e fisnik jemi ne shqiptarët.

Falënderime bijë e Kosoves martire! Me nderime, I. Egriu

11

VARGJE REFLEKTIVE ME MBRUJTJE POETIKE

(Sinan Sadiku, “Shigjetat e lakmisë”, Sh.B. “Brezi ’81, Prishtinë, 2009, faqe 64).

Bilall MALIQI

Kosova Lindore në të cilën gravitojnë disa qytete të cilat kanë të avancuar rrafshin e krijimeve letrare

dhe promovimin e kulturës letrare, si Gjilani, Vitia, Presheva, Bujanoci, Dardana etj., përbëjnë një

trung ku shquhet për nga kultura letrare në letersinë shqiptare në përgjithësi.

Dardana (ish kamenica), ku në gjirin e saj ka edhe Klubin Letrar “Nositi” që tubon krijues tashmë të

dëshmuar të letrave si Nexhat Rexha, Baki Krasniqi, Sinan Sadiku e shumë tjerë të cilët me veprat e

tyre dëshmuan një seriozitet në shkrime dhe tanimë janë të njohur në mbarë relievin tonë krijues.

Pjesë e kulturës letrare të këtij qyteti të bukur, ku me një mjeshtri të rrallë poetike e paraqet në vargjet e veta, është poeti dhe kritiku

letrar Sinan Sadiku, i cili para lexuesve doli nga aononimiteti nga viti 2000 me botimin e librit të parë me poezi me titull “Rrobat e

engjëllit”.Këtë vit Sinani botoi edhe librin e dytë me poezi për të rritur të titulluar “Shigjetat e lakmisë”, botuar nga Sh.B. “Fondi për

Letërsi, Art e Kulturë Brezi “81” Prishtinë.

Lirika në vargje

Përmbledhja poetike “Shigjetat e lakmisë” që nga prologu i librit deri te epilogu i saj përbëhet me një kolorit ngjyrash e motivesh të

lloj-llojshme të cilat janë evidente brenda kopertinave të librit dhe është ndarë në tri cikle poetike:”Ngjyra lirike”, “Stinë e lënduar”

dhe “Baladë për Gentin”.

Nëse merret në shqyrtim poezia e Sinan Sadikut mund lirisht të themi se vargu i tij ka një strukturim të fortë, dhe ka një figuracion të

ngjeshur dhe gjithpërfshirës, motivet që i rreh janë të qëlluara dhe i përkasin ndodhive nëpër kohë.

Poezia e Sinanit nuk është e drejtpërdrejtë, porse është e paisur me gjuhën e

metaforës dhe janë gjysëm-hermetike sa i përket kuptimit të tyre.

Muza poetike e ka futur poetin në motive të ndryshme si p.sh.:motivi patriotik

, i jetës së përditshme, vargje përkushtimore etj., të cilat i jetësojnë krijimet

poetike të tij.

Një prezantim aq serioz autori e paraqet përmes vargjeve poetike që nga

cikli i parë, ku shfaqet ndjenja shpirtërore e autorit e shprehur në vargje

në poezitë:”Strehim në vargje”, “Zogj të pikëlluar”, “Kampion i pritjes”,

“Tejpërtej”, “Dardania”, etj., ku me vargje të ndërtuara mirë dhe të rimuara del

me një ofshamë të fortë para lexuesve e sidomos kjo ofshamë është prezente në

poezinë kushtuar qytetit të tij Dardanës, ku përmes vargjeve paraqet shetitjen e

tij nëpër këtë fshat-qytet siç e quan autori, në të cilin autori kërkon në mënyrë

indirekte që të investohet më tepër në këtë vend të harruar siç e potencon poeti

në vargun e tij.Po në këtë poezi autori shpalos komplet panoramën e Dardanës

para lexuesve e cila panoramë është reale, ku peizazhin e paraqet kështu:

“Me lumi në mes e malin përreth

Me shtatin e gjatë e rrafshin në brez

Pret një dorë mjeshtri

T’i japë pakëz shpresë”.

(Poezia, Dardana”, faqe 14).

Përpos peizazhit të paraqitur bukur mirë të Dardanës, autori kthehet më herët në

histori duke i kujtuar edhe pushtuesit që lanë gjurmë të zeza në relievin tonë, por edhe në këtë qytet, ku qëndroi vertikal çdo sfide dhe

pushtuesi sepse më parë:

“E dogji zjarri e ngriu acari

E mori serbi e mori bullgari

Por prap jeton

E shpresë ndërton”

(Poezia, “Dardania”, faqe 14).

12

Po në këtë cikël Sinani u fali vargje edhe dëshmorëve të cilët ndërruan për shumë shkallë historinë tonë kombëtare, ku me veprën e

tyre mbetën të pavdekshëm sa të ekzistojë historia jonë kombëtare, Poezia, /Shkoi për të ardhur/, e shumë poezi që ngërthejnë këtë

cikël poetik.

Edhe në ciklet tjera të po këtij libri lexuesi ndeshet me poezi të një figuracioni të fuqishëm.Poezitë në vazhdim përbëhen me një gjuhë

të përparuar poetike, sepse Sinani ka një kontroll shumë efikas sa i përket ndërtimit të vargut dhe paisjen e tyre me figura të ndryshme

letrare.Në poezitë e tij janë të pranishme gati të gjitha figurat poetike varësisht vendit dhe momentit dhe ua ka gjetur me sukses vendin

e duhur në vargje.

Libri me poezi që po e shqyrtojmë përbëhet me poezi të rimuara 14 (poezi), të pa rimuara 28 (poezi) dhe tri poezi të përziera të cilat

kanë vlera të kënaqshme artistike.P.sh., poezitë:/Vetëm mbresave /, /Mushkonja /, /zogj të pikëlluar /, janë poezi të përziera apo mikste…

Dhembja si koncept

Brenda këtij cikli poetik lexuesi do të shoqërohet me poezi që ndjellin ofshamë, dhimbje. Te poezia “Shigjetat e lakmisë”janë të pranishme

figurat stilistike si: simboli, metafora dhe alegoria. Edhe lisi, edhe plisi, edhe fëmija e edhe qeni janë simbole.

P.sh.

Shigjetat e lakmisë

godasin lisa e plisa

dhe tallen me ne

(Poezia “Shigjetat e lakmisë”

Lisi simbolizon figurat e ndritura kombëtare, personalitetet e mëdha të cilat kanë kontribuar shumë për të mirën e kombit dhe disa nga

të cilat janë lënë pas dore, ose s`i pyet askush për asgjë.

Plisi e simbolizon kokën, mendjen, trurin e kombit etj.

Kjo poezi karakterizohet nga gjuha e figurshme me nëntekst të pasur, me simbole, alegori, metafora... ku vjen në shprehje shumësia

kuptimore.

Në vazhdim poeti paraqet në skenë Gentin personazhin poetik të poezisë “Baladë për Gentin” e cila ka motiv social.Poeti në këtë

poezi paraqet qartë aspektin social të shumë familjeve tona dhe paraqet tabllo reale ku shumica e popullit janë të pa punë dhe gjenden

buzë ekzistencës, por jo dhe kaq, edhe ata pak punëtorë shpallen tepricë teknologjike dhe largohen nga puna.Këto skena janë të përditshme,

ku bëhet shitja e organizatave prodhuese dhe punëtorët mbesin rrugëve.

Po ashtu edhe kjo poezi ka përfundim fatal, shuarja e jetës së Gentit personazhit të kësaj poezie.Pra vargjet e kësaj poezie janë shumë

prekëse.Së lexuari të këtyre dy poezive edhe lexuesi do të ketë dhembje siç pati poeti në këtë rast.

Në vazhdim nuk mundemi t’i anashkalojmë edhe poezitë: p.sh., /Mushkonja/, /Delet/, /Etje/, /Baladë/, /Kur dridhet çatia/, /Rrëfimi i

lisit/, /Dikush/, /Deti/, /Shpresa/, dhe poezia e fundit e këtij libri /Nisma/ , të cilat kanë vlera të duhura artistike.

Vlerat

Përmbledhja poetike “Shigjetat e lakmisë” të autorit Sinan Sadiku, shquhet për nga vlerat artistike.Sinan Sadiku shkruan rrallë, por ka

një stil të veçantë të shkrimit, gjithnjë përpiqet që vargu i tij të jetë i ndërtuar mirë, pra të mos ketë ramje-ngritje të vlerave artistike të

shkrimeve të tij.

Prej gjithë kësaj që u tha deri tani mund të themi se ky libër i ka të gjitha tiparet e një libri

me vlera të qëndrueshme artistike.

Biografia

Sinan Sadiku lindi në fshatin Gjyrishec të komunës së Dardanës, më 12 nëntor 1961.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Tyxhec, të mesmen në Dardanë, ndërsa fakultetin

Juridik në Prishtinë.

Shkruan poezi dhe kritikë letrare.Në vitin 2000 botoi librin poetik “Rrobat e engjëllit”, kurse

në vitin 2009 botoi librin e dytë me poezi të titulluar “Shigjetat e lakmisë”.

Sinan Sadiku jeton dhe vepron në Dardanë.

13

Arsim Halili

KUR TË QANË, E PAK TË QESHË FATI

Jeta ndonjëherë është edhe tillë, por tërë atë mllef që kishte në shpirt, nuk guxonte ta ekspozoj para fëmijëve, e sidomos para vajzës së

sëmurë. Rinori një ditë kishte mbledhur mjaftë mbeturina të hekurit, për t’i dërguar në lokacionin që t’i shiste.

Pronari i atij lokacioni i kishte e thënë: që ti lërë një herë aty, pas dy tri ditësh eja e merri parat. Rinori sa ishte gëzuar për këtë gjë,

sepse e dinte se pas dy tri ditësh, do të bëjë një shumë të mirë parash.

Bedriu doli në treg të shitjes së krahut të punëtoreve. Priti disa orë dhe askush nuk i tha, eja sot të punosh. Befas u nis rrugës dhe

u ndal në një vend, ku ishte duke u ndërtuar një objekt ndërtimor. Hyri aty dhe pas pak filloi t’u ndihmoj punëtorëve në ngarkim –

shkarkim dhe punët tjera. Mirëpo punëtorët e asaj ndërmarrje, u habitën nga kureshtja. Kush është ky njeri që na ndihmon, pa i thënë

askush

Pas pak erdhi edhe pronari i asaj ndërrmarje, biseduan me Bedriun. Pronari e pyeti.

-Kush jeni ju zotëri

-Jam Bedriu përgjigj.

-Mirë i tha pronari. Sa e di unë, nuk të kam punësuar në ndërrmarjen time!

-Bedriu jam i vetëdijshëm, për këtë zotëri, por zori qenka i madh! Kur në shtëpi, nuk ke çka t’u kthesh për darkë fëmijëve se për

vete s’ka gjë. Unë nuk po ju kërkoj para sot, por së paku nëse keni mundësi që të më siguroni pak bukë për fëmijët. Këto fjalë sikur

e ngazëllyen pronarin, më në fund tha: më vjen keq, por unë vërtet nuk kam mundësi për t’ju punësuar. Sa për t’i siguruar fëmijëve

edhe juve bukën e gojës, ju nuk keni nevojë sot fare të punonin. Nëse nuk të vjen keq, unë do t’i jap një qind euro. Bedriu e pranoi për

herë të parë këtë lëmosh. Sepse ishte ndjerë mjaftë rëndë nga ajo që kishte përjetuar mbrëmë. Ngase fëmijëve, nuk kishte pas çka t’i

kthej për darkë. Ai thoshte me vete, sonte fëmijët nuk do të bien të uritur në gjumë. Në atë mbrëmje të vonë, kollitjet e tepërta ja nxorën

gjumin Egzonës. Bedriu u ngrit, por çka t’i bënte i gjori e ledhatoi dhe i foli ëmbëlsisht si prind. Përsëri pasi u qetësua pak e zuri

gjumi Egzonën. Rinori atë natë kishte bërë gjumë të ëmbël, por mezi nuk priste të zgjohej në mëngjes. Ai do të shkoi, në lokacionin

e mbeturinave të hekurit. Do t’i merr parat, që i kishte premtuar pronari.U zgjuan në mëngjes. Bedriu doli përsëri në tregun e shitjes

së punëtorëve. Rinori shkoi në lokacionin e mbeturinave të hekurit. Në shtëpi, mbeti vetëm Egëzona. Hyri në objekt Rinori, e pa se

pronari po fjalosej me dikë. Rinori nuk e njihte atë, por e dëgjonte duke thënë se unë kam për t’ia dhënë një djalit parat. Si t’ia bëjë

hallit. Rinori hyri brenda, u qetësua pak situata. Pronari i tha, shiko Rinori: Unë nuk mund të jap parat të gjitha. Kam një problem, por

merri nja dhjetë euro. Të lutem mos sjell, asnjë lloj të mbeturine të hekurit. Rinori i mori parat, doli i dëshpëruar nga lokali. Rinorit të

gjitha ato që i kishte menduar t’i blej, këtë apo atë gjë, ranë në ujë. Më së shumti kishte menduar, t’i blej motrës. Mirëpo me ato para

që kishte, nuk ishte në gjendje të marr gjëra për të gëzuar motrën. U kthye në shtëpi, mjaft i dëshpëruar. Motra i foli butësisht, por ai

njëherë heshti. Mandej i tha mos më fol, nuk dua të flas. Motra përsëri insistonte, pse vëlla çka të ka ndodhur:

- A mos je fjalosur me dikë. A mos të ka ofenduar dikush -Jo, motër, askush nuk më ka ofenduar, e as nuk jam fjalosur, por të thash

të lutem të qetë. Hyri në një dhomë u mbyll vetëm.Egëzona nuk pati çfarë të bënte më, ajo doli me vaj në buzë në ballkon dhe priste

babin. Ai së paku t’i fliste butësisht, kurse Bedriu duke pritur në treg të shitjes së punëtorëve, papritmas erdhi një veturë me ngjyrë të

zezë. Doli një njeri nga vetura. Askush nuk e njihte prej atyre, që rrinin për tu shitur si punëtor krahu. U ofruan disa punëkërkuesit,

por ai tha jo, unë, jam duke e kërkuar një njeri me emrin Bedri. Më kanë thënë se gjendet këtu. Ju lutem cili është le të vjen. Pasi dëgjoi

Bedriu emrin e tij,u ofrua dhe tha, urdhëroni zotëri: Unë ju duhem !-Po ja ktheu njeriu i panjohur. Ju lutem, hyni në veturë.

Bedriu hyri në veturë, pa e ditur se çka po ndodhë. Ai e pa se Bedriu ishte paksa i shqetësuar.

-Nuk keni nevojë të shqetësoheni, unë besojë se për të mirë të kam ftuar dhe mendoj se do ta pranoni ofertën time. Bedriu vetëm dëgjonte,

pa bërë zë.

- Shiko i tha i pa njohuri:E njihni doktor Xhevatin Po zotëri, është fqiu im i parë. Unë e kam shokë tha i panjohuri. Më ka treguar

doktori, për gjendjen dhe përjetimet tuaja. Unë e kam një ndërrmarje ndërtimore dhe më duhet një punëtor serioz, për juve më ka thënë

doktori se i keni ato cilësi. Nëse doni mund të filloni punës që sot. Bedriu po si zotëri, nuk pranoj të punoj, kur i kam punët si është

më së keqi.

Shkuan në një vend, ku ishte duke ndërtuar një objekt. Këtu do të punoni i tha pronari i ndrmarjes ndërtimore Bedriut. Kjo risi, që

gjeti punë për një kohë të gjatë, Bedriun e gëzoi pa masë. Së paku për një kohë, fëmijët dhe ai vet nuk do të përjetojnë kriza ekstreme.

Atij nga gëzimi i dukej dita e shkurtër. Rinori pas një kohe doli nga dhoma. Kur e pa se motra nuk ishte brenda, atëherë e mori

një sapunë dhe në pasqyrën e banjës e shkroi: “ Një gojë më pak bukë dhe shpresoj se do të shërohet Egëzona dhe nuk ka nevojë

për barna”. Pas kësaj që shkroi, nga depresioni ra në infarkt dhe vdiq.Bedriu pak para mbrëmjes, u kthye në shtëpi. Ishte i gëzuar dhe

kishte blerë mjaftë gjëra. Kur e pa Egzona, vrapoi ta përqafoi babin e saj. Hyri brenda.Bedriu e pyeti vajzën, ku është Rinori Brenda

në dhoma tha ajo. Hyn në dhomë,ai nuk ishte aty!

-Rinor bërtisnin ku je .E kërkonin, por më nuk fliste.

Hyn në banjë. Fillimisht e panë se çka kishte shkruar dhe kur e panë të shtrirë pa jetë. Bërtitën me sa zë që kishin. Të nesërmen

përcollën për në banesën e fundit. I dhanë lamtumiren e fundit, familja, shokët dhe arsimtarët. Kështu Bedriut, i qan fati në fund, pas

humbjes së gruas, humbi edhe djalin e vetëm që kishte.

Tani mbeti vetëm me vajzën. Ai edhe pse e gjeti punën, ishte i shokuar me humbjen e djalit. Sidomos në rrethanat çfarë i ndodhi. I

vetmi gëzim, në fund ishte se Egzona, u shërua plotësisht nga TBC-ja. Një gëzim vogël, me që tani ajo, nuk është e sëmurë dhe nuk

bie në gjumë e uritur.

Ajo vazhdimisht qan dhe nuk gjen dot ngushëllim për nënën dhe vëllain e saj....

14

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Lepurushi

Lepurush, o lepurush,

Përse fshihesh në gemushë

Bëhu trim, jo frikakcak,

Se s`të dua, jo aspak.

Kopshti ynë

Sa me qejf që shkoj

Unë në jopshtib tim!

Edukatoren e degjoj

Kur më jep mësim.

Dhe kur shkoj në shtëpi

Mbushur me gësim,

Por mendja më rri,

Prapë te kopshti im.

Viti I Ri

Jan a erdhi Viti I Ri

Shkëlqen bredhi plot stoli,

Plot me lodra i ngarkuar

Tërë yjet flakëruar.

Lart në majë ngjyra-ngjyra,

Tollumbace kaq të fryra.

Rrotull bredhit jemi mbledhur

me gaz vallen për ta hedhur

Bie shiu

Bie shiu pika-pika

Lahet rosa, lahet rika,

Lahen patat qafëgjata,

Lahen bibat pendarta.

I sheh Mira dhe cuditet,

Pastaj gjyshës i avitet

-shiko rosat budallaqe!

Mirë që lajnë këmbë e faqe,

Pse si heq qe ti thajnë

Qeshi gjyshja, qeshe ti,

Qeshim dhe ne tani.

Bicikleta

Bicikleta ka tri rrota,

Kur e ngas cuditet bota.

Tring-tring tringëllon

Zilja e vogël në timon.

Shokë e shoqe më vijnë pas,

Kur unë bicikletën ngas.

Tring-tring tringëllon

Zilja e vogël në timon.

Ëndërra e Alketës

Shalqini I rrumbullakët

Këmisha lara- lara

Përbrenda skuq si gjak

Dhe ka një mijë fara.

Sa mirë do të ish,

Shalqini lara- lara,

Vec lëng e tul të kish

Dhe të mos kish fara.

Kështu mendon Alketa

Pasi enede s`di

Se fara, po të mos ketë,

S`do të ketë më shalqi.

Tri mollët

Unë jam molla rrumbullake,

Faqekuqe topolake.

Rrumbullake jam dhe unë,

Por e verdhë, e pjekur shumë.

Edhe unë jam motra juaj;

Më pranoni, jam e pjekur,

Pasi ngjyrën e kam të gjelbër.

15

Hysni Demaku: Shenim nga vendlindja

Piloti që mendon të kthehet në Airoportin e Prishtinës

Sheremet Berisha, qëysh në moshën 14 vjeçare fillon t’i shfaqet deshira të bëhët një pilot, e që endrrën e ka menduar të parealizueshme,

falë KFOR-it kanadez, përkatësisht pilotit Jonathan ai është sot një pilot i diplomuar në universitetin e Kandas, në dy drejtime

si pilot dhe inxhiner i aviacionitNjeriu që mbajti të fshehur endrrën për t’u bërë pilot, tani sekretin e ka shendrruar në realitet të

pabesueshëm. Rasti i veçant i tij ka shtyer edhe producentet e filmit kanadez të përgadisin një film dokumentar për arritjen e tij deri të

bërja pilot. Ky është, Sheremet Berisha nga fshati Vasilevë i Drenasit vetëm 24 vjeçar, piloti i vetëm shqiptarë që ka studiuar inxhinierin

e elektros së aviacionit dhe shkollën e pilotit në universitetin kandez. “Isha vetëm 14 vjet, atëher kur mora guximin t’i ofrohëm

bazes ushtarake të KFOR-it kanadez, vetëm sa kishte përfunduar lufta në Kosovë, veshtrojsha ngritjen edhe uljen e helikoptereve që

mu dukeshin sikur diqka të jashtëzakonshme”, nis bisedën Sheremeti për Kohën Ditore. Ai kur i është ofruar bazës së KFOR-it është

njoftuar me pilotin kanadez Jonathan Knaul. Shermeti tregon se John e kishte verejtur këtë dhe e kishte ofruar tek baza, madje edhe i

kishte ofruar mundësin që t’i shiqonte “apaqet” që i quan Sheremeti. “Nuk e disha ansjë fjalë në gjuhën që ata flisnin, por takimi me

Johnin u shpeshtuar dhe fillova të merrem vesh me te”, tregon veshtirësit e komunikimit Sheremeti. Johni i kishte premtuar se do t’i

mundësoj Sheremetit të qendroj në Kanada për të studiuar. “Shpresën dhe kominikimin me Johnin përmes internetit e kam mbajt të

feshur, nuk kisha guxim t’i tregoj askujt, ngase mendojsha

se me merrnin për humor iden time për t’u bërë

pilot”, thotë Sheremeti që këtë sekret e ka mbajtur të

fshehur plot 4 vite, madje edhe nga familja. “Familja

më thonin se ku po i shpenzoi parat që ata mi jepnin,

atë kohë nuk kishte internet në Drenas, udhëtoja në

Prishtinë posa i mbaroja orët për t’i kontrolluar letrat

që mi dergonte Johni”. Premtimi i Johnit që Sheremeti

të behëj pilot u realizua. Pasi kishte përfunduar

shkollën e mesme, Sheremeti nisëj për në Kanada dhe

atje për 4 vite edhe studion drejtimin e ingjinieris së

elektros së aviacionit, të njejtën kohë edhe drejtimin e

pilotit një drejtim që vetëm një vit i kishte kushtuar 30

mijë euro, por këtë ja ka mundësuar fillimisht Johni

më pastaj edhe njerëz tjer n ë Kanada vetëm që endrren

e Sheremetit të bënin realitet. Sheremeti tregon

se kur ky ishte regjistruar kishin qenë 20 studenta në

këtë drejtim, të gjithë kanadez, vetëm ky i huaj, ndërsa

vetëm 8 kishin arritur t’i përfundonin këto studime,

në mesin e tyre edhe Sheremeti. Tani Sheremeti është

punëtor i aviacionit si pilot në Airoportin më të madhë

në Kanada, atë të Torontos dhe mendon të kthehet për

t’u bërë pilot i Airportit Ndërkombetarë të Prishtinës. “A promise is a promise” (premtimi është premtim) pikërisht kështu edhe thirrët

dokumentari i metrazhit të gjatë prej 90 minutash që janë duke e përgaditur disa producent të filmit kanadez që i kushtohët jetës dhe

arritjës së bërjës pilot të Sheremetit e që ky dokumentar lidhet edhe me premtimin e Johnit që i ka dhënë premtimin se “nje ditë do të

bëhësh pilot”. Një dokumentar i cili do të shfaqet në shumicën e kinemave botërore dhe do të merr pjes edhe në festivale. “Ndihëm

tejet i lumtur që jeta ime është lidhur ngusht edhe me jetën e filmit, aktor se kamë paramenduar vetën, por në këtë film jamë protagonisti

kryesor i ngjarjës”, ka thënë Sheremeti. “Përshtypja e kanadezeve ka qënë për Kosovën si një vend që nuk din se qka është edhe

coca-cola, nuk kanë shtëpi, ekonomi të zhvilluar dhe kur unë ju them se Kosova është një vend që ka arritur në të gjitha sferat, ata

gëzohën, pikërisht edhe ky film do të pasqyroj edhe jetën e kosovareve të dalur pas lufte dhe të arriturat e tyre”. Sheremeti thot se do

të vazhdoi të avancohët në drejtimin e pilotit edhe më tutje, në studimet e metutjeshme, vetëm që premtimin e Johnit të shëndërroj në

realitet të plotë. Producentja dhe drejtoresha e filmit që është duke përgaditur dokumentarin e Sheremetit, Jaime Leigh Eianopouios,

thotë se kur është takuar dhe ka degjuar për Sheremetin është interesuar për jetën e tij, për Kosovën që ka dalë nga lufta, për guximin

dhe synimin e këtij vendi për të arritur të jenë të lirë. “Pasi mësova nga jeta e Sheremetit dhe për Kosovën, tash kamë një qëllim që

të ju tregoi terë botës se Kosova mundet me ec përpara, sikurse Sheremeti që ka filluar një projekt nga fillimi dhe tani është një pilot

i shkelqyeshëm”, thot Jaime. Ajo shton se qëllimi i këtij dokumentari është që të shfaqet në televizionet e Kanadas, po ashtu edhe

në kinemat e botës, të merr pjes më këtë dokumentar në festivale të filmit. “Këtë film do të prezentoi në ato vende ku mundëm, ky

dokumentar do të shfaqet edhe në Kosovë, është një dokumentar që tregon një historik brenda 10 viteve, që kthen një histori të takimit

në mes të Sheremetit dhe Johnit, ku ky i fundit jep premtimin dhe e mban, ndërsa Sheremeti e realizon premtimin e Johnit, andaj edhe

dokumentari ka titullin “premtimi është premtim”, tregon disa detaje të këtij filmi kushtuar pilotit të ri kosovar, Jaime. Këta producent

të filmit së bashku më Sheremetin dhe ish-pilotin e KFOR-it kanadez, Jonathan Knaul po qendrojnë në Kosovë dhe janë duke e gjiruar

këtë filum dokumentar që në gjysmen e vitit 2010 do të jetë premier në kinemat e Kanadas më pastaj edhe në vende tjera.

16

Sabir Krasniqi

NDJEJ MALL!

Ky artikull është bartuar nga faqja www.sa-kra.ch dhe editohet në këtë faqe, në shenjë respekti dhe përkrahje

morale ndaj mikut tim te nderuar, z. Sabir Krasniqi, të cilit, me këtë veprim modest nga une,tentoj që sado

pak t’ia lehtësoj dhembejen e një kujtese të hidhur, e cila si vragë e thellë jete, kurrë tek ai nuk mund të

shëndërrohet në harresë.

Koha lëviz në procesin e vet të pandalshëm... ajo nuk është e varur prej nesh! Ne po, ne jemi në varësi të saj! Ne numërojmë sekonda,

minuta, orë, ditë, vite... Disa thonë se koha shëron plagët, por kjo nuk më duket e qëndrueshme: sa më tepër që koha kalon, aq më e

ndjeshme bëhet dhembja e tyre... por për një gjë u binda në kontekst me kohë: Ajo na bënë ta kuptojmë se sa i fuqishëm është malli

i dashurisë.Ditët e janarit janë të ftohta!... Edhe kur rrezaton dielli, përveç shkëlqimit që reflektohet mbi borë e ngrica, acari mbetet

sunduesi i heshtur dhe i plotfuqishëm i këtij muaji. Ndryshe nga rrezet e diellit pranverorë, kur gjithçka frymon, merr jetë... kjo gjallëri

është e zbehur në këtë muaj të akullt. Dhe kjo atmosferë e zymtë shtresohet edhe në qenien time në trajta të lloj-llojshme duke provokuar

lojën e dhembjes por edhe të mallit. Megjithëse fjalët nuk arrijnë ta zgjidhin asnjëherë enigmën e shpirtit, unë do të vazhdoj t’i

rendis ato mbi letër të bardhë, si udhërrëfyese të ndjesive më të thella shpirtërore... Thellësitë shpirtërore janë të pafundme m’u sikurse

edhe universi... ndoshta edhe vet shpirti është univers në vete - pa fillim e pa mbarim! Renditja e shkronjave nuk është edhe aq e lehtë,

sepse shpeshherë dora rrëmbehet nga emocionet e çastit dhe ndjek plagët e zemrës, plagë të pashërueshme... Dhe derisa lundroj me

shkronja mbi valët e kujtimeve, nuk mund t’i ik ndjesisë së mallit... sa më thellë që depërtoj, aq më e fuqishëm bëhet edhe kjo ndjesi

e cili papërshkrueshëm pushton gjithë qenien time... Përpiqem e përpiqem me gjithë fuqinë që kam për t’i kapur ato copëza të shpërndara

nëpër vite e për t’i vendosur në mozaikun e dikurshëm, për ta përmbushur sërish atë - s’paku virtualisht! E në kërkim të shtigjeve

për zgjidhjen e kësaj enigme shpirtërore, vërtitëm pafund në labirintin e ngatërruar të jetës.... pa shtegdalje... Nuk kam frikë e as nuk

vuaj nga temperamenti mashkullor! Jo, jo, as nga komplekset e gjinisë së fuqishme e as nga mentaliteti patriarkal. Unë jam ky që jam

dhe nuk mund ta mohoj as ndryshoj realitetin, andaj as nuk dua t’i fsheh dhembjet e zemrës... para askujt - ndjej mall! Po a ka ndonjë

mendje të ndritur që nuk e ka ndjerë peshën e mallit, ju lutëm më thoni!...

...dhe lexoj vargje të Çajupit:

Doje dritë o qiell more dritën time

dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime

Tani rroj pa shpresë ndaj s’dua të rroj

Se dhe perëndinë tani s’e besoj.

Pastaj edhe të Kadaresë:

Ca pika shiu ranë mbi qelq

Dhe unë për ty seç ndjeva mall...

...edhe të Agollit:

Trupi m’u nda nga shpirti pak e nga pak.

Tani të dy jetojmë më vete me ditë e me net,

Trupi djersitet, ecën në rrugë, ha në tryezë e prehet në shtrat,

Shpirti me ëndrrat, mendimet e dhimbjet flet...

Ah vargjet e Fatosit:

Unë e desha përtej vdekjes,

Ashtu dashurova unë

Edhe prapë s’ia fal dot vetes:

S’i s’e desha pak më shumë...

... e kështu me radhë valëvitëm mbi vargje si një varkë në mes të stuhisë!

Por malli nuk është dukuri organike, edhe pse pasojat e tij reflektohen fuqishëm në botën materiale, malli është ndjenjë, ndjenjë e

thellë shpirtërore, dhembje dhe dashuri njëkohësisht!... Kot mundohet ta fsheh ndokush mallin, ai shpërthen në brendi me fuqinë

e vullkanit dhe llava e derdhur prej tij është përvëluese... Atë e ndjen, e përjeton secili në botën “sekrete” të unit të tij, pavarësisht

kamuflimit që mundohet t’ia bëj!...Edhe ky vit që kaloi, sikurse edhe tre vitet e tjerë, përveç zgjimit të kujtimeve për kohën e kaluar,

përfytyrimeve imagjinare dhe bredhjes nëpër to, nuk e lehtësoi aspak mungesën e pranisë së saj... por unë, megjithatë, provoj ta mbajë

ritmin e tingujve të shthurur. E di se ato nota nuk mund t’i kap e rendis më asnjëherë sipas dëshirës sime në pentagramin e jetës, por

përpiqem të ndjek valëzimin e pakoordinuar të tonalitetit të tyre! Thjesht, t’i vë në lojë ndjenjat - t’i gënjej ato!!! Të aktroj në teatrin e

jetës për hir të engjëjve të dritës. E keni parë ylberin! Fenomen që të mahnit me ngjyrat e bukura të tij... dhe sado që të mundohemi,

ne nuk do të arrijmë kurrë ta prekim madhështinë e atyre nuancave!Koha lëviz në procesin e vet të pandalshëm... ajo nuk është e varur

prej nesh! Ne po, ne jemi në varësi të saj! Ne numërojmë sekonda, minuta, orë, ditë, vite... Disa thonë se koha shëron plagët, por kjo

nuk më duket e qëndrueshme: sa më tepër që koha kalon, aq më e ndjeshme bëhet dhembja e tyre... por për një gjë u binda në kontekst

me kohën: Ajo na bënë ta kuptojmë se sa i fuqishëm është malli i dashurisë.

Mall i përjetshëm...Më të dashurës sime që kaloi në amshim më 20 janar 2006

Kreuzlingen , janar 2010

SABIR KRASNIQI

17

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E

Nga Bardhyl Selimi

Problema e Vidmanit (1489)

Një luan e ha një dele për 1 orë, një ujk për 4 orë dhe një çakall për 6 orë. Për sa orë e

hanë delen së bashku këto kafshë

Kujdes: Nga përvoja ime, nxënësit nxitohen dhe japin përgjigje të pasakta, madje

shumica nuk e kuptojnë që koha duhet të dalë më pak se një orë.

Zgjidhje:

Për një orë luani ha 1/1 pjesë të deles; ujku ¼ e deles dhe çakalli 1/6 e deles.

Së bashku për një orë ata hanë:

1 + ¼ + 1/6 = (12 + 3 + 2 ) / 12 = 17 / 12 të deles.

Atëherë, tërë delen ata e hanë për 12/17 e orës ose afërsisht 42 e ½ minuta.

18

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e

ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit

tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas

në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë),

arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë

klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet

e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë

siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare,

por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë

të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe

“Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

BERISHA

Ish mbytë njiherë njêni n’lum e ishin tubue do gjind, tue u orvatë me ia nxjerrë kufomën. Lypën goxha giatë, po kurrqysh s’mujshin

me i râ n’fije. Kapërcen n’atê nji plak e i pvetë njata dashamirë, se çka ishin tue lypë. I diftojnë këta plakut, qi ish mbytë nji bashkudhtar

e qi s’po mund ia gjeshin kufomën. Kujtohet plaku e pvetë: “Çfarë fisit ka kênë i shkreti” - këta gjegjen, qi kish pas kênë

Berishë. “Po ku bash ka sharrue” - pvetë plaku. Gjindja i diftojnë me gisht mâ përpjetë e i thonë, qi po e lypshin teposhtë, se “lumi i

rrëmbyeshëm e do ta ketë bajtë”. - “Jo”, u thotë plaku, “lypne përpjetë, se berishët janë aq kryefortë, sa edhe t’dekun veç t’kundërtën e

bâjnë.” Edhe njimênd kufomën e gjetën nja njiqind kâmbë përpjetë vêndit, ku kish sharrue i ngrâti.

A JE TUJ PRITË SURLET ME KRISË

Ishte kohë ramazani. Tri-katër copë katundesh në Kabash të Prizrenit kishin pas bërë ramazan me një tupan. Ndërmjet atyre katundeve

kishte qenë një kodër, Murlan e kishin pas quajtur. Për kohë të iftarit dilte në majte të kodrës tupanxhiu me rrahë për ifta

Hoxha kishte pas shkuar tek njëri në Kabash dhe pritshin të bëhet iftar, pasi të gjithë ishin të uritur. I murrën orët e po i vendosin përpara

me shikuar kohën. Një djalit të shtëpisë i thanë:

- Del n divanhane e vëzhgo! Kur t’krisin tupanat, na kallxo e t’bajmë yftar.

U bë koha e yftarit e djali nuk po lajmëron gjë. Këta të lodhur e të uritur po i ja lëshojnë një zë djalit:

- O djalë!

- Hoj! - Përgjigjet ai.

- A krisën more tupanat a shka u bo

- Qe besa, more babë, ni tupan krisi qatje n’kodër...

- Po shka dreqin je tuj pritë. Me krisë edhe surlet a Ramazani s’ka surle. Pse s’erdhe me na kallxue

19

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinj dhe prindër, shkurt, 2010

Albanska -- Shqip

Nyheter och program på albanska

Transmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në

gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe

E martë: 14:30 -15:00 dhe ne internet www.sr.se/albanska

Ndihmoni O H AK!

ORGANIZATA HUMANITARE

ANTIKANCER(OHAK)-

është themeluar me qëllim te:

ndihmës humane të pacientëve

me sëmundje kanceri ,për

preferencat më të mira dhe më

të suksesshme për shërimin

e këtyre sëmundjevet të

rrezikshme.Këto sëmundje

kanceroze përbëjnë koficient të

lartë vdekjeprurës si në Kosovë,

gjithashtu edhe nëpër botë..

OJQ OHAK - KOSOVË

Tel. mob:+377 44 175 966,

+386 49 175 966

Kjo është web faqja e re e Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås,

revistës Dituria si dhe radios lokale Radio Dituria

http://www.dituria.se/

Revista “Dituria”

Kryeredaktor: Sokol Demaku; koli284@hotmail.com

Keshilli redaktues:Rrahmon Jashari, rrahmanjashari@hotmail.com; Lena Liden, lenadarlene@yahoo.se;

Gjyljeta Andersson; letapeja@hotmail.com;Bahtir Latifi; bahtirlatifi@live.se;Hakif Jashari; hakif@dituria.se

Bashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,arsimhalili@hotmail.com;Bilall Maliqi; b.maliqi-press@hotmail.com

dhe e reja nga Gjilani:Edona Beqiri; edona.beqiri.2009@hotmail.com

Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi

dituria@live.se

Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/

dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!