11.07.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

FAQJA E POEZISËBAJAME HOXHAEMIGRIMIEh,Sa fjalë e egër,Malli po më këputNë prag të këtij dimri,Ky mall që ka pranë dashurinëQë përshkohet nga loti,E zbrazet me dhimbjeNga thellësitë e shpirtit tim të djegur,Për atdhedashurinë,Për njerëzit e thjeshtë,Për rrugicat me kalldrëm,Për blegërimën e qingjave,Për blerimin e lëndinave,Eh, mall,Mall që më këput...Nexhat RexhaKUR FLET VETMIASonte bënë ftohtëNë melodinë pritjesËndrrat trazojnë kujtesënPër dashurinëVetmia flet thellësishtPër rrënjët e atij trazimiSa fllad bënte shpresaPër ditët që ikënPër ditët që lidhnimE për folenë e durimitKur e shikuam orënAkrepat ishin shkrirë në njëBefas vetminë zgjoi mëngjesiJeta dhe vetmia mori trajtën e shirave.Anjeza SakajSOFRA IMEPas vitesh e viteshmerguare permallur kthehemprej kurbetikalldremi kish mbetur i shkretelarguar i gjithe mileti.Ulerita bertita u corrame zerin e mekur qe kishaFemijria,rinia me kish shkuarThinjat rrudhat fytyres kishin pushuar.Me bastunin e dores ngadale u covadrejt portes se vjeter u nisakerkova te gjeja endrratqe mot shkuar braktisa.Isha e pafuqishme tashmemalli me kishte drobiturdimri i ftohte kallkan i mergimitdhe pleqeria me kishin gelltitur.E ashtu ne heshtje qendrovame shpresen se ndoshta po vdespo mbyll syte ne sofren timeatje ku linda nje mengjes......Remzi BashaMimoza MeziniFaruk tasholliPA FUNDNuk di Në je gjallëApo nuk egzistonE di të kam krijuarMe lot e me mallDhe jam plakur për tyJam bërë sa një shekullUnë jam vetë shekulliDhe ti vitetQë lëvizin nëpër tëDashuria ime pafund...NDARJA ME NËNËNLotët e tu u ngjanin lotëve të mi,kulaci në stufë u harruar,u dogj si malli.Të thash nënë, nuk dua të qash,mos më kthe!E rendja ime pas ëndërrave të marrado të digjet si ky kulac i shkretë.Për ty do të rend si shtegëtar,të dërgoj miellin për kulac,ashtu i lodhur do të kujtojnënë, fjalët e tua:”Shëndet më pac”!SHPIRT MAGJIEPaska reshë kjo bukuriTrupit tënd si i ka hije,Vjen e bjen shikimit timSikur valë n’liqe Ohrie.Unë nuk di të jem poetTë bëj vjersha dashurie,Ku ka vjershë që e zë brendaFrymën tënde shpirt magjie?!A je bore e LybetenitA je erë e detit Jon,Zjarr n’u kallsha majë TomorritHija jote më freskon.Nuk ka ngjyrë në fund të detitAs në qiell aq shumë kaltri,Sa ka trupi - shpirti ytAq freski, aq bukuri.4


Sokol DEMAKUFATKEQËSISHT NË VENDIN TONË KA NEVOJË PËR SHUMË NDRYSHIME, POR…Nuk është edhe shumë e vështire të motivohesh në Kosovë.....kryesisht me preokupton jeta e femrës kosovare,vuajtjet, arritjet, avancimi në shoqeri etj.Them se jam e kënaqur me pjesëmarrjentime nëpër ekspozita të ndryshme me artist të ndryshëm. Ekspozitatëjanë përvojë e re per mua dhe normalisht njoftohem me përsë afermi me eksperiencat e artistve te ndryshëm nëfushën e artit. Arti tanimë është bërë pjesë e pandashme e jetës sime, por prap se prap shpërblimi zë një vend tërëndësishëm në punën time, të motivon për pune më të madhe dhe më me vlera.Mund të them që është përgjegjësi po edhe knaqësi e privilegj në të njejtën kohë te edukosh breza të ri në frymene artit.Interesimi i nxësëve për lendën e artit është tejetë i madh dhe vertetë ky interesim i tyre mua me motivon për punë edhe më të madhe dhe tëpalodhshme me ta.Ju lutem një prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?Po unë jam Saranda Kika, shkollën fillore e kam kryerë në Lupc të Poshtëm-Podujevë, të mesmen gjimnazin ”Sami Frashëri” në Prishtinë. Në vitin2000/01 jam pranuar si studente në akademinë e arteve, dega pikturë te Profesori Esat Valla në Prishtinë, më 2004 kam perfunduar studimet dhemenjëherë kam vazhduar studimet posdiplomike te i njejti profesor në Prishtinë. Jetojë në Prishtinë me familjen time dhe punojë si mësimdhënse eedukatës figurative në disa shkolla të kryeqyetit.Keni kryerë shkollën e mesme respektivish gjimnazin ”SamiFrashëri” në Prishtinë, pastaj keni studjuar dhe diplomuar në Universitetine Prishtinës Degën e Artit Figurativ tek prof. Esat Valla,cfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje?Po kushtet te ne e kanë bërë të vetën në atë kohë... mund të them selëndës së artit nuk i është kushtuar ndonjë kujdes i veqantë gjatë shkollimitfillorë dhe të mesëm me perjashtime kur kemi pasur mesimdhënëspërkatës për këtë lëmi, prap i kujtoj pikturat e mia të ekspozuara nëpërhollet e shkollës ku edhe atëhere jam shpërblyer disa herë për sukseset earritura në lëndën e artit. Mendojë që gjatë 4 viteve studime dhe dy vitemagjistraturë mundë të them që janë hapat më të sigurt që kam marrënë rrugën drejtë botës së artit...normalisht të jesh në mesin e artistavepatjetër duhesh të ndihesh edhe vet e tillë.....(hahhaha)Pas përfundimt të studimeve në vitin 2004, ju në vitin 2007 u diplomuatnë studimet postdiplomike në Degën e Artit Figurativ drejtimii pikturës te po i njejti Profesor, në Fakultetitin e Arteve në Prishtinë,cili i ishte motivimi i juja për këtë?Po është e vërtetë që kam përfunduar 6 vite studime te i njejti profesor edhe pse paraprakisht kam qenë edhe në kurs te i njejti Profesor Esat Valla.Gjatë kohës sa isha në kurs te profesori Esat më ka bërë shumë pershtypje motivimi për punë e në veqanti për botën e artit dhe kjo më ka shtyrë qëunë ti vazhdojë edhe studimet të prof. Esati, e pastaj gjatë studimeve kishte edhe momente të tjera që më kan shtyrë ta dua edhe më shumë punën.Kontakti me artist të ndryshëm, vizita nëpër galeri të ndryshme, vlenë të theksohet vizita në Greqi me rastin e hapjes së ekspozitës së piktorit tënjohur botëror, surealistit Salvador Dalit,vizita në Francë, në Gjermani, Holandë shpresojë që së shpejti edhe në Suedi... me një fjale kur te duashdiq nuk është edhe aq e vështirë të arrishë.....Ju merreni me pikturë, cili është motivi i juajnë punimet tuaja?Nuk është edhe shumë e vështire të motivoheshnë Kosovë.....kryesisht me preokupton jeta efemrës kosovare, vuajtjet, arritjet, avanciminë shoqeri etj. Pejsazhet me bëjnë të ndihemshumë mirë, portretet etj. Punimet e mia mund tishiqoni edhe ne web faqen time personale www.sarandakika.comSa jeni prezente me punimet tuaja ne galeritëkosovare, në ekspozitat që organizohen këtunë Kosovë?Po mundohem të jem aktive mbrenda mundësivedhe kohës që kam në dispozicion.Keni organizuar ju në mënyrë të pavarur, por,me siguri se jeni prezent edhe ne ekzpozitakoletkive si ne vend po edhe jashta vendit, sajeni e kënaqur me këtë?Po deri më tani unë kam hapur 3 ekspozita personale,një në Galerinë e Ministrisë së Kulturësnë Prishtinë dhe dy në Qendrën e Kulturës nëPodujevë. E sa i perket ekspozitave kolektive përvitet që kam me art janë shumë...por kam marrë10


pjesë edhe në shumë koloni artistike që janë organizuar nëpër vende te ndryshme të Kosovës dhe në Maqedoni.Them se jam e kënaqur me pjesëmarrjentime nëpër ekspozita të ndryshme me artist të ndryshëm. Ekspozitatë janë përvojë e re per mua dhe normalishtnjoftohem me përsë afermi me eksperiencat e artistve te ndryshëm në fushën e artit.Ju jeni shperblyer per punen e a juaj,cfarë janë shperblimet që i janë ndarë Sarandës?Po unë fitova ose nuk fitova ndonjë shpërblim arti tanimë është bërë pjesë e pandashme e jetës sime, por prap se prap shpërblimi zë një vend të rëndësishëmnë punën time, të motivon për pune më të madhe dhe më me vlera.Une për punen time jam sheperblyer disa here ku vlenë të theksohen cmimi i parë në pikturë takimet e Kulturës ”Kadri Kadriu” Podujevë 2003, nëvitin 2004 u shpërbleva nga Univerziteti i Prishtinës me diplomën ”Studente e dalluar” në pikturë, në vitin 2009 në ekspozitën ”Arti Islam IV” unëfitova shpërblimin për specializim të ”Artit Ebru” në Konya të Turqise, po ashtu në këtë vit në ekspozitën ”Salloni vjeshtor” në Gjilan u shpërblevame cmimin e parë në pikturë.Si e kalon një ditë pune në ateljen e saj Saranda?Unë një ditë pune në ateleun tim e kaloj mvarsisht nga disponimi im, ndonjëher qendroj duke medituar punëntime dhe duke bërë krahasime në punën time nëpër vite, nganjëherë shfletojë histori nga artist te njohurbotëror, nganjëherë e kaloj kohën me vizitor që e pelqejnë punën time por të shumtën e rasteve unë e kalojkohën duke pikturuar.Ju jeni edhe mësuse, cfarë ju mund të na thoni per punën tuaj në shkollë, cfarë është inetersimi inxenësve për artin?Tani eshte viti i 5-të që unë punojë me nxënës (në shkollen fillore dhe te mesme të kryqytetit) mund të themqë është përgjegjësi po edhe knaqësi e privilegj në të njejtën kohë te edukosh breza të ri në frymen e artit.Interesimi i nxësëve për lendën e artit është tejetë i madh dhe vertetë ky interesim i tyre mua me motivonpër punë edhe më të madhe dhe të palodhshme me ta. Unë kam organizuar shumë ekspozita të nxënsëvebrenda objektit shkollorë po edhe jashtë, pra kemi marrë pjesë në shumë eskspozita në nivel të Kosovës ku tëshumtën e rasteve puna jonë është shepërblyer me cmime të ndryshme...Si i prisni kritikat dhe lavdat dhe si e ndjen vetën një piktor pas nje suksesi me punimet e tij në njëekspozitë?Për të hapur ekspozitë personale, apo për të marë pjesë në ndonjë ekspozitë kolektive normalisht që duhetkohë e gjatë dhe mund i madh, e pikërisht ekspozitat janë ato që mua më nxisin të punojë dhe ta dua edhemë shumë profesionin tim. Normalisht duhet të jeshë e përgaditur që ti pranosh lavdatat dhe kritikat edhepse mendoj se arti është qështje shije, nuk mund të pëlqehet nga të gjithë, por sido që të jetë si kritika edhelavdata për mua janë të mirë se ardhura dhe janë pjesë drejt skukseseve të mëtejme. Nëse unë ndihem mirë mepunën time është ndjenjë e veqantë po kur arrijë që ajo ndjenjë e mirë e punës time të reflektoj edhe në shpirtin ose syrin e shikuesit për mua ështësukses i madh, sukses ky që më bën më të lehtësuar shpirtnisht, thjeshtë ndjenjë e pa përshkruar...Sa ka arritur Saranda Kika të krijoj shokë apo shoqe në një mes të piktorëve të shquar kosovarë?Shoqëria nuk më ka munguar asnjëher por kam edhe atë shtresë te shoqerisë që na ka lidhur arti.Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj?Aktualishte unë ligjerojë lënden e edukatës fgurative në 3 shkolla fillore dhe atë të mesme, jam aktive në profesionin tim ku mar pjesë në ekspozitatë ndryshme në vend dhe jashtë vendit.Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot këtu në Kosovë, ku mendon se konkretisht duhetndryshuar diçka ne?Fatkeqësisht në vendin tonë ka nevojë për shumë ndryshime por më konkretisht (përvoja ime me nxenës më ka bërë të shoh për së afermi nevojat përshkollim)do kisha ndryshuar rrënjësisht atë që ka të bëjë me afirmimin e fëmijëve ndihmesën rreth shkollimit dhe mundësive për tu edukuar…. esidomos atyre vendeve rurale ku kushtet për arsimim janë minimale, pra ju mungojnë gjerat elementare për shkollim ndohta edhe për jetë.Po normalisht një ndihmesë të veqantë do ti kisha bërë edhe investim më të madh artit dhe kulturës së Kosovës në përgjithësi.Një piktor kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje tëshkurtër. Si është nga natyra Saranda?Më pëlqen të njoh dhe të zbuloj sa më shumë për kultura të vendeve të ndryshme....Pyetje qe ndoshta me mirë kish me qenë me ja bërë dikujt tjetër per mua...të flasësh për vetën tende hmmm ...problem, artistat në përgjithësi janëpersona më të ndjeshëm, them se jam e sinqertë po persona te tillë mundë të reagojnë më shpejt dhe të jen edhe ekspresiv, jam person i shoqerushëm,komunikative .Ju jetoni këtu në kryeqytet, sa janë kontaktet tuaja me piktore tjerë miq dhe a shoqëroheni me ta?Po unë jetojë në Prishtinë dhe mund të them se kam krijuar një rreth të gjërë me artist, normalisht jam në kontakt me ta dhe shoqërohem me ta.Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Saranda?E kam menduar po nuk kam mundur me fokusu mendjen dhe shpiritin dikund tjeter perveqse në art...por gjithsesi nëse jo si piktore ose si mësuesegjithsesi me ndonjë aktivitet me fëmijë dhe për femijë.Planet tuaja për të ardhmen, cka Saranda mendon dhe ka në fokus?Planet e mia janë të përaferta sikur të cdo artisti...të mirren me art dhe të kem mundësi më shumë të ekspozojë punimet edhe jasht vendit.Përveç pikturimit si e kalon kohen e lirë?Pervec pikturimt dhe kohës qe kaloj me nxënës një pjesë te kohës mundohem me ja perkushtu familjes sime dhe shoqërisë, më pëlqejnë shëtitjet dhesportet e ndryshme.Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?Hmmm, mundësitë për të zgjedhur nuk janë edhe aq të veshtira (hahahha) kam dëshirë të shëtis shumë nëpër vende të ndryshme të botës, por prap seprap deshira ime është që të jetojë dhe te kontribojë në KOSOVE...11


DY FJALË PËR NJË BURRË ME EMËR,MEXHID HAXHIUNNga Luan ÇipiE kam njohur Mexhid Haxhiun qysh fëmijë, sapo kishte filluar të shquhej talenti i tij si futbollist. E kam ndjekur me dashuri e simpati dhe më pas,kur na çudiste me virtuozitetin e tij të pashoq të futbollistit xhongler, kur duke luajtur me topin e rrumbullakët bënte veprime të papara dhe, sikur takishte gjymtyrë të tij topin e futbollit, driblonte e sikur fluturonte me të dhe shënonte lehtësisht gola fantastik e njërin me të bukurin se tjetrin.Më tej, na bëhej zemra mal, kur mësonim për korrektesën e tij maksimalenë jetë e në shoqëri, krenoheshim nga çdo sukses i tij dhe, në periudhën eegërsisë komuniste të luftës së ashpër të klasave, na vinte keq për qëndrimetnënvleftësuese, denigruese e ndonjëherë fyese ndaj tij. Shumëkushe vuante poshtërimin së bashku me këtë njeri të duruar, gjithnjë të urtë, tësjellshëm e zëmër gjerë. Në këtë drejtim, sidomos ne vlonjatët, indinjoheshime ndikoheshim edhe më shume se e dinim mirë edhe prejardhjene shquar prej trimi dhe patrioti të Mexhid Haxhiut. E kaluara shkëlqentesidomos me gjyshin e tij, Osman Haxhiu, prefekt i Vlorës për një kohëtë gjatë, burrë shteti, që spikati në veçanti si prijës i “Luftës se Vlorës”,epopesë vendimtare për vetë ekzistencën e Kombit Shqiptar.E kam parë Mexhid Haxhiun, si futbollist sapo lindi, të instruktuar ngaVasillaq Ndini, trajneri i parë që e zbuloi, më pas me Loro Boriçin e madhdhe në dhjetëra ndeshje si futbollist virtuoz të Partizanit dhe Flamurtaritdhe pjesëtar të imponuar nga opinioni publik, te ekipi përfaqësues iKombëtares Shqiptare, në krahë të Panajot Panos, të Vasil Rucit, si dhetë plejadës së shquar të futbollistëve të talentuar shqiptar, duke luajturfutboll të bukur, si rrallë të tjerë.Stadiumi Flamurtari, aso kohe, mbushej plotë me burra e gra entuziaste qëkrenoheshin dhe inkurajonin në kor futbollistin e tyre të dashur, shumë tëpreferuar e tepër elegant. Kur ai rrëmbente befasisht topin dhe drejtohejdrejt portës kundërshtare, me fanellën kuqezi dhe numrin 10 në shpinë,të gjithë e ndiqnin të emocionuar duke e inkurajuar “forca dhjeta” dhekur i afrohej portës rrufeshëm në pozicion të volitshëm thërrisnin “zhyteXhite” që do thoshte godit Mexhid fort drejt portës dhe atëherë, herë metë djathtën dhe herë me të majtën si s’pritej, goditej fort topi që prekte njënga trekëndëshet e portës, duke fluturuar si plumb në formë gjethi për t’upleksur me rrjetat e brendshme djathtas apo majtas, ndërsa portieri shiheji shtrire në anën e kundërt. Dhe atëherë, në Vlorë, apo gjetiu në rrethet ekategorisë së parë, ku gjithnjë kishte qindra tifozë vlonjatë që shoqëroninekipin, nuk pushonin britmat inkurajuese dhe emrat e nderit me të cilat ekishte pagëzuar populli Mexhid Haxhiun si “uragan i ndërprere, “brigadieri”,etj. Kjo nuk rreshti nga ditët e para kur e nisi si 16 vjeçar futbollinMexhid Haxhiu dhe në vazhdimësi për të 16 vitet e jetës së tij aktive silojtar titullar në fushat e futbollit, lojës masive popullore dhe ndofta midistë paktave kënaqësi, në ato ditë të vështira.Mexhid Haxhiu u ngrit shpejt në nivelet më të lata cilësore të mjeshtërisësi futbollist, duke u klasifikuar me të drejtë dhe në anketën populloresportive si sportisti më i mirë shqiptar i vitit 1972 dhe se fundi u përfshimidis dhjetë futbollistëve më të mirë të vendit për të gjitha kohët. Kynivel i lartë cilësor u arrit, padyshim në radhe të pare falë cilësive vetjake,të talentit të tij të spikatur, punës këmbëngulëse e vullnetit të pamposhtur,po në ketë drejtim ka ndihmuar dukshëm fati që ai u lind dhe u rrit nëVlorën e futbollit. Kjo edhe për faktin që krahas tij në Vlorë bashkëvepruanshumë futbollist cilësor, mjeshtra sporti dhe anëtarë të ekipit kombëtartë futbollit ndër vite, po dhe që Flamurtari i Vlorës ka dalë kampion kombëtardhe ka marrë kupa e supërkupa dhe për më tepër ka fituar ndeshjetë bujshme ndërkombëtare me ekipe elitare në futbollin evropian, si meBarcelonën dhe Partizanin e Beogradit.Gjimnazisti i maturuar me notat vetëm dhjeta, do të detyrohej të priste tëvinin vitet e demokracisë që të lejohej për të vazhduar studimet e larta dhepër t’u diplomuar (prapë një çudi), së bashku me djalin e tij, po tashmënë moshën 50 vjeçare. Diploma e Universitetit për këtë njeri faktikisht mekulturë të gjere autodidakte dhe zotërues perfekt i italishtes dhe anglishtes,ishte një akt formal e moral, që mposhti vetëm një nga diskrim-inimet dhe padrejtësitë gjysmë shekullore.E kam të pashlyeshme në kujtesë Mexhid Haxhiun, gjithashtu, si trajnertë brezave të futbollit vlonjat. Nuk do më harrohet kurrë “spektaklime topa futbolli” i ideuar dhe i realizuar nga Mexhidi pasionant dhekëmbëngulës me një grup fëmijësh të talentuar futbollistë të rinj: Në njëpushim ndeshjeje ndërkombëtare u shfaqën me madhështi në StadiuminFlamurtari rreth 20 fëmijë shtatlartë, në gjithfarë pozicionesh, dukevrapuar me topat e futbollit në kokë, në sup, në qafë, në thembër e putërtë këmbëve, që me përpikëri, ia përcillnin topin njeri tjetrit me shpejtësimaksimale për një kohë të gjatë, pa gabuar asnjëherë.Në vazhdën e viteve, shumë më vonë, e shohim Mexhidin trajner tëFlamurtarit dhe ekipeve të tjerë të futbollit elitar, gjithashtu të zgjedhurnë Federatën e Futbollit; të caktohet ndërmjetës me Federatën Evropianee Botërore të futbollit dhe me sportistë e trajnerë të spikatur kudo; të jetëpedagog i trajnerëve dhe arbitrave të futbollit shqiptar; autor dhe këshilltarasnjanës dhe përcaktues i të mirës, të përparuarës dhe të drejtës nësport, si dhe analist të thellë cilësor televiziv e deri gazetar sportiv.Veprimtarinë e spikatur futbollistike dhe sjelljen shembullore të MexhidHaxhiut unë i njihja mirë edhe sepse aktivizoheshim së bashkusuksesshëm në aktivitetet sportive. Këto më mjaftonin për ta konsideruaratë, si u shpall më vonë në vitet e demokracisë, me plot meritë,“ Mjeshtër i Madh” në sport dhe nga mbarë opinioni publik u cilësuasi një nga bijtë brilant e më të nderuar të qytetit të Vlorës e të mbarëShqipërisë.Po, kur e dëgjova, para pak ditësh, futbollistin e shquar Mexhid Haxhiundirekt, duke mbajtur një ese kritike e vlerësuese për shkrimtaren epëlqyer e shumë produktive vlonjate, Vilhelme Vranari, për dy librat esaj të fundit, apo kur e kundrova më pas, në “intervistë televizive mezhurmues” te “Klani” me telekronistin dhe regjisorin e shquar PandiLaço, unë jam mahnitur sërish, si ne ato vite kur ai demonstrontemagjinë e futbollistit të madh.Duke e dëgjuar, në të dy rastet, se çfarë fshihet këtë radhë te mendjadhe koka e tij, sërish u emocionova thellësisht, si në ato vite kur aqshumë vlerësohej më tepër këmba e tij e artë dhe njëkohësisht ndjevasërish krenari, për shokun dhe mikun tim të zemrës, që si kurdoherëemeton cilësi të larta dijesh, mençurie, burrërie, vendosmërie dhe talentishumëplanësh. Për kritikën letrare Mexhidi kishte bërë një pune seriozedhe të lavdërueshme, çka dukej, jo vetëm me mbresat dhe përfundimete paraqitura, po edhe nga që u ishte referuar filozofëve dhe specialistevetë letërsisë, për të nxjerrë argumente bindës dhe përfundime të sakta.Pasi dëgjova dhe intervistën u binda edhe njëherë si për vullnetin podhe për maturinë dhe tolerancën e tij, karakteristika këto të mbartura nëvite. Ishin këto momentet që më nxitën të shkruaj këto dy fjalë dhe tëfalënderoj publikisht Mexhid Haxhiun.Këto, gjithashtu më nxorën në përfundimin se Vlorës dhe Shqipërisënuk i kanë munguar thesaret njerëzore, ato kanë qenë dhe janë midisnesh dhe u takon drejtuesve të politikës dhe të shtetit në qendër dhe nërrethe kryesisht, po dhe institucioneve e individëve me mundësitë përkatëse,t’i zbulojnë ato, t’i evidentojnë, t’i nderojnë e vlerësojnë, (e kushmë shumë se ai do ta meritonte të ishte NDERI I VLORËS), t’i inkurajojnë,dhe t’i shfrytëzojnë, për aftësitë e tyre dhe si model përsosmërie, et’i vënë më mirë në dobi të kombit.13


J U P R E Z E N T O J M ËD I N M E H M E T I - 1932Letërsia shqiptarenuk mund të quhetmë dukuri anësore nëJugosllavi, nuk mundtë quhet produkt i njëpakice kombëtare tëhumbur diku në njëcep të vendit. Shqipjasot përbën realisht gjuhën e dytë më të folur e të përhapur nëfederatën jugosllave (pas serbo-kroatishtes), kurse pjesa shqiptare,me gjithë problemet të njohjes politike, po fillon dalëngadalë tëbëjë që ndikimi i saj të ndjehet në kulturën e Jugosllavisë dhe nëletrat evropiane. Ndonëse proza letrare në shqip është e vonë dhedrama prej kohësh ka qenë e dobët, poezia ka gëzuar kurdoherënjë traditë të qëndrueshme, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.Statistikat e botimeve, gjithashtu e pasqyrojnë këtë prirje përpoezinë: në Tiranë rreth 40 për qind e botimeve letrare të vitevetë fundit kanë qenë në poezi, në Prishtinë 80 për qind - fakt ky qënuk mund të merret me mend në Perëndimin racional.Din Mehmetiështë ndër përfaqësuesit klasikë më të mirënjohur të poezisësë sotme në Kosovë. Ai ka lindur më 1932 në fshatin Gjocaj tëJunikut të Gjakovës dhe ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipenë Universitetin e Beogradit. Tani, ai është mësues në shkollënpedagogjike të Gjakovës. Edhe pse ka botuar disa proza, kritikaletrare dhe një dramë, ai njihet kryesisht për poezinë e tij figurative,e cila është botuar që nga viti 1961 në 12 vëllime. Libri i tij ifundit, një përmbledhje më njëzetetetë vjersha lirike, mban titullinAs në tokë as në qiell.Poezia e Din Mehmetit shquhet për ndjeshmëripopullore. Ashtu si dhe Ali Podrimja, i cili është po ngaGjakova, ai mbështetet në shumë figura, metafora, dhe simboletë poezisë popullore të Shqipërisë së Veriut për të mbrujtur dhendërtuar lirikat e tij të trazuara me vizionin stoik të malësorëve.Megjithëse është një fllad i lehtë romantik që përshkon poezinëe tij, sikundër e pati cilësuar dikur kritiku Rexhep Qosja, kyasimilim krijues i folklorit është i shkrirë fuqishëm me një rrjedhërealiste, herë-herë ironike, që buron pjesërisht nga etika e revoltësnë traditën e Migjenit (1911-1938) dhe Esad Mekulit (l. 1916).Shqetësimi poetik i Din Mehmetit, megjithatë, nuk i drejtohetprotestës mesianike ose kritikës sociale, por krijimtarisë artistikedhe përvojës individuale.As në tokë as në qiell është e ndarënë pesë cikle: Trimat e këngës sime, Bishat e bardha, Kujtesa eletrave, Barka ime mbahu, dhe Këngë për vete. Titulli i ciklit tëkatërt, Barka ime mbahu, është ndofta simbolik për praninë esotme e letrave shqipe, bile edhe të shqiptarëve në Jugosllavi. Aivjen nga poezia Dialog me liqenin, shkruar në Strugë buzë Liqenittë Ohrit në kufirin jugosllavo-shqiptar, gjatë festës ndërkombëtaretë poezisë në Strugë në gusht 1987.Në thellësitë joshëseValëte liqenit i stolis britma e fëmijëve si kundërvlerë për freskinme të cilën ato përkëdhelin trupat e tyre të njomë. Kalamajtë iazbukurojnë njëri – tjetrit trupin me pika uji, të cilat hijeshojnëlëkurën e tyre si lule të lagështa dhe të ndritshme. E pranishmeështë edhe kënga e bilbilave e cila herë pas here pushon, thuajsedorëzohet dhe humb betejën që ua ka shpalluar qeshjeve dhebritmave lazdrane. Atje larg, një barkë e vogël e cila ka ngarkuardiellin me vete dhe zvarrit rrezet e tij duke i derdhur mbi valët ekaltra si toptha kristali. “Shihni barkën që bart diellin!” – bërtet një vogëlushebjonde. “Ajo nuk bart diellin, por zvarit rrezet e tij!” – e korigjon mocaniku isaj dhe merr qëndrimin e burrit i cili nuk lejon fjala t’i bëhet dy. “Mirë de, ajoi bie njësoj!” – tërhiqet vogëlushja ashtu si i ka hije zonjës e cila mund të prektë paprekshmen – sedrën burrërore. Po, dielli pas një kohe u ngjit edhe më lartnë qiell, u lodh nga ai lundrim i ngadalshëm në barkën e ngushtë dhe shtoibuzëqeshjen.Zogjtë këndojnë pandërprerë. Ndalen vetëm sa të hanë mëngjesine rëndomtë; ndonjë mizë të pakujdesshme në fluturim e sipër e cila, pa ia varurveshin rrezikut që i kanoset dhe joshur nga lartësitë, ishte nisur t’i shohë rrezet ediellit nga më afër. Edhe fëmijët nuk lëshojnë pe; të ledhatuar nga valët e liqenitme mjeshtëri u ikin duarve të nënave dhe qortimeve të prindërve që të kenëkujdes nga thellësitë e errëta.Përnjëherë këngët e bilbilave e gulçoi britma e njënëne. Ajo jehonte e dhembshme, shtangu qeshjen e lazdranëve të vegjël, frenoifuqishëm gëzimin e tyre dhe i la të shtangur buzë liqenit.Gruaja që dënestebuzë liqenit ishte nëna e trimit i cili, i joshur nga freskia dhe thellësitë, kishtevendosur të kridhet deri në fundin e errësisë më të dendur ku rrezet e pakëta qëdepërtojnë i ngjajnë kristalit të copëtuar, xixave që të shkaktojnë marramendjedhe të ndalojnë frymëmarrjen. Pas një kohe, koka e tij e pashpirt u paraqit mbisyprinën e ujit si lule e posaçelur. Buzëqeshja e tij në fytyrën e shtangur fshehtetërë bukurinë që i kishte parë atje poshtë, aty ko frikoheshin të depërtojnë edherrezet e diellit sepse terri i thërmonte në xixa. Buzëqeshja e tij mori me vete tërëqeshjet e lazdranëve të tjerë që me frikë shikonin trupin e shtangur të atij trimiqë pati guxim t’i ndërprejë të gjitha lojërat fëmijërore vetëm që të kënaqet dukesoditur lojën që zhvillonin në fund të liqenit terri dhe drita. Sytë e tij të mbyllurshprehnin pmundësinë që ajo lojë të shpjegohet. Dhe e çuan rrugës së qytetit tëshoqëruar nga kuja e nënës së tij.Të gjithë ia lëshonin rrugën sepse ia ishte udhëtimii fundit i një engjulli të cilin e shoqëronin fluturat e tejdukshme me flatratë kristalta.Po, bukuria ende kishte që të tri rrathët e veta të mëparshme; qiellinnëpër të cilin diell nuk ndalte udhëtimin, harkun e largët të liqenit ku kaltërsiae tij derdhej në kaltërsinë qiellore dhe degët e plepave të lartë të mbushur mekëngën e bilbilave. Por asaj tani askush nuk i gëzohej e as që e vërente; e mbuloipëlhura e tejdukshme e vdekjes dhe kukama e një nëne.Tanusha. Ajo nuk ishteTanusha e këngëve popullore, por vashë e vërtetë. Ndoshta edhe më e bukur seajo e këngëve popullore, sepse ishte e pranishme, hapëronte pranë nesh dhe nukkishte nevojë t’ia trillonim bukurinë. Erdhi në lagjen tonë si freski mpirëse, silule në lule, si ëndërr në ëndërr, bukuri që zbukuronte të bukurën. Erdhi dhe nabëri të gjithëve t’i harronim vashat me të cilat me vite kishim thurrur kështjellate kënaqësisë e dashurisë sonë. Prishi foletë e dashurisë rinore me kujdes tëthurura. Përnjëherë na bëri me dije se as bukuria e as kënaqësitë kanë fund. Sene ishim si peshq të cilët as në detin e bukurisë e sa në atë të dashurisë nuk ishinzhytyr në thellësitë marramendëse. Ajo na detyroi të pyesnim veten se si kishimmundur t’i dashuronim vashat që donim, si kishim qenë aq të verbër të mos ihetonim të gjitha ata të meta që kishin krahasuar me ecjen e saj, me lëvizjen eshtatit, me ngritjen e duarve që t’i rregullojë flokët..., me rrezatimin magjepsësqë na la pa gjumë dhe ua ndryshoi drejtimin ëndërrave tona. Të gjithë ne edashuronim ndërsa ajo e gjora ishte vetëm një. Në kënd të dashurohej kur ne tëgjithë njësoj gjunjëzoheshim dhe ishim në gjendje t’i premtojmë se hëna do tandriçonte dhomën tonë të dhëndërrisë e jo poçi elektrik vetëm nëse ajo pranontetë bëhej nusja jonë. Dhe nuk ishte premtim i kotë; Tanusha do të ishte hëna qëduhej të shëndriste dhomën e dhëndërrisë.Sa dashuri shumëvjeçare shkatërroiTanusha, sa vasha e mallkonin dhe sa djem i dorëzoheshin gjumit dhe zgjoheshinduke përmendur emrin e saj. Tanushë, pse nuk pranon të të më bëheshlule në shpirt që do të kundërmojë këndshëm nëpër dhomat e qenies simerinore?, klithnin djemtë.Vallë kishte ndonjë djalë që nuk ëndërronte Tanushan taketë në shtrat? Vallë ekzistonte mashkull që do t’i kishte thënë jo Tanushës sikurajo t’i kishte propozuar takim?14


F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J ËAutor : NEHAT JAHIUEJANI SHOKE TE DASHURKaluan pushimettë dashur fëmijë,filloi mësiminë shkollë përsëri.Oh, sa ëmbëlzilja tingëllon,për në mësimnxënësit i fton.Ejani shoqe e shokënë shkollë të shkojmë,me gaz e vallemësimin ta fillojmë.RRITU, RRITU…Rritu, rritu o fmijëvjen ylberi të puthë në sy,rritu, rritu me ëndrra në gjumëty të don nëna shumë!Rritu, rritu o fëmivjen dielli të puthë në sy,rritu, riitu si lulja në pranverëvjen shtatori në shkollë të gjen.rritu, rritu o fëmivjen hëna të puthë në sy,rritu, rritu porsi mollëmësuesja të kërkon në shkollë!TRINGLLON ZILJAZilja e shkollës po tringëllontë gjithë nxënësit po i fton,e fton ajo çdo shkollarnë bankën e klasës së parë.Tringëllon zilja për mrrekullinxënësit e shkollës hyjnë,hapen dyer e dritarelexojnë vogëlushët në abetare.ABETAREEJA VOGLUSHEja voglush, zilja të thërretbanka e shkollës po të prêt,eja voglush, zilja të ftonty mësuesja fort të don.Eja voglush ,eja në shkollëme çantën e bukur në dorë,eja voglush, mos u frik faretë mësosh shkronjat në abetare.Pranë do e ke mesuesen Besëtë meson këngë e vjershë,eja voglush me gaz e dashurise fort të don mësuesja ty…ABETAREAbetare, abetarehapi ti ato dritare,hapi dritaret me luleti shoh ato burbuqe36 drita të kuqe.Abetare-lulja jonësa bukur e kealfabetin tonëabetare, abetare,hapja Lulit ato dritare.Abetare, moj selvitë shtrëngon Luli në gji,të shtrëngone fort të donsi nëna fëmijën e dashuron.NE SHJTATORNë shtatorpiqen mollëtzilet tringëllojnëhapen shkollat.Pastaj vjene dashura vjeshtëkokrrat e rrushitshkëlqejnë në vreshtë.Na vjen vjeshtaduke buzëqeshë,lulet e pemëtlahen me vesë.Në mal zverdhetbungu e dushku,bereqetin me gazgrumbullon bujkuMë së shumti në shtatorgëzohet shkolla,vijnë me vrap nxënësitkuq si molla.Venë e vijnëporsi bletë,zemra e nënavee gjërë- det.15


T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLITKUJTIM AGALLIUDJEMTË BINJAKË TË DRUVARIT TË VARFËRThonë, se diku, në një fshat midis maleve të larta, jetonte një druvar i varfër. Ai kishte dy djem të pashëm si dy pëllumba. Ata ishin binjakë dhe ngjaninsi dy pika uji. Njëri kishte një nishan në kra¬hun e majtë. Tjetri kishte një ni¬shan në krahun e djathtë.Tregojnë se në fshatin e druva¬rit na ishte edhe një bej ziliqar sa më s’bëhet. Edhe ai na pas¬kësh dy djem binjakë! Edhe ata na qenkëshin të pashëmqë s’ke ç’thua! Ndaj beu kudo që shkonte mburrej për djemtë e tij. Njëherë pa u thoshte fshatarëve:- Unë kam çunat më të bukur në botë.Por një plak i doli përpara dhe ia ktheu:- Dale, dale, mos u ngut, se janë me të bukur binjakët e dru¬varit!Beut i lëshoi goja shkumë!- Jo, more! — iu hakërrye pla¬kut. Pastaj u egërsua, thirri dru¬varin dhe i tha:- Qysh sot thyej qafën që këtej me gjithë ç’ke! Mos të të shoh më asnjë minutë këtu!Dhe kësisoj e përzuri. Ç’të bënte i gjori druvar! U strehua te një shpellë tutje në pyll. Hë - ¬hë, iu rritën djemtë atje, të fortë si lisa.Befas, një ditë, teksa po gju¬anin kafshë të egra me heshta e shpata, ata panë një njeri të shtri¬rë përtokë. Kur u afruan që tandihmonin ai hapi sytë dhe u tha ngadalë:- Mos humbni kohën me mua, por kaloni shpejt tre male, tri fu¬sha, tre lumenj dhe arrini te Shkëmbi i Arinjve! Atje po bëhet luftë.Armiqtë janë të panumërt. Vihuni përkrah luftëtarëve tanë, që të mos na e rrëmbejnë lirinë!Dhe binjakët ashtu bënë. Ua hi¬pën kuajve dhe u nisën si veriu. Tri ditë fluturuan me kuaj. Tri net hëna përshkënditi mbi shpatat e tyre,gjersa u gjendën midis zjarrit të luftës. U bashkuan me luftëtarët dhe shpejt u vunë në ballë të tyre. U duk sikur betejën tashmë e ndiznin flakët errufeve. Gjithë trimat morën hov, kurse armiqtë ua mbathën me katra.Më në fund, njëri prej luftëta¬rëve, duke treguar dy binjakët, tha:- I shihni këta? Nuk janë djem, por zogj shqiponjash! Neve na dhanë zemër e armiqve u kallën tmerrin!Luftëtarët nuk pritën, po i ngritën në krahë duke brohori¬tur. Ca të tjerë po shihnin me ku¬reshtje, se nuk i njihnin.- Nga ju kemi, or bij? — pyeti një luftëtar i moshuar. Djemtë nuk iu përgjigjën, por përveshën mëngoret. Atëherë të gjithë panë nishanet etyre, lëshu¬an një britmë habie dhe thanë:- O po, këta qenkan djemtë tanë, djemtë e druvarit!Dhe me t’iu kthyen beut ziliqar:- Ja ç’na bëre, o faqezi! Që kur ishin të vegjël, na i përzure nga fshati këta sokola! Shikoji tani se ç’janë! Dhe mos guxo t’i krahasoshme ata lepujt e tu të butë, që sapo filloi lufta, u fshe¬hën brimaPastaj të gjithë bashkë, për dru¬varin dhe djemtë e tij trima, ndërtuan në mes të fshatit, te një çair i bukur, një shtëpi të re, që s’ishte parë kurë në atoanë.17


P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R ENga Bardhyl Selimi• Biçikleta dhe triçikletaNë një dyqan shiteshin 18 biçikleta dhe triçikleta. Numri i përgjithshëm i rrotave të tyreështë 39. Gjeni sa janë biçikleta dhe sa triçikleta.Zgjidhje:Pasi shënojmë me x dhe (18-x) numrat e biçikletave dhe triçikletave, formojmëekuacionin:2x + 3(18-x) = 39Heqim kllapat: 2x +54 - 3x = 39Veçojmë të panjohurat-x = 39- 54-x = - 15, nga ku x = 15; 18-15= 3.Pra janë 15 biçikleta dhe 3 triçikleta.Mund të arsyetojmë edhe kështu:Sikur të ishin të gjitha biçikleta ato do të kishin gjithsej 18*2 = 36 rrota ose 3 më pak se39. Kjo do të thotë se janë tre triçikleta dhe 18-3=15 biçikleta.18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!