11.07.2015 Views

Raporti Final - Vlerësim Institucional i Sektorit të Ujit në Kosovë

Raporti Final - Vlerësim Institucional i Sektorit të Ujit në Kosovë

Raporti Final - Vlerësim Institucional i Sektorit të Ujit në Kosovë

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Financuar nga:Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of KosovoQeveria - Vlada – GovernmentZyra e Kryeministrit – Ured Premijera – Office of the PrimeMinisterPunuar nga:Shkipe Deda GjurgjialiMSc Shkenca MjedisoreMaj 2010

4.2. Njësia për Politika dhe Monitorim (NjPM), MEF ............................................................................... 164.3. Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik të Kosovës (IKSHPK) .......................................................... 174.4. Zyra Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM).......................................................................... 174.5. Departamenti Pushtetit Lokal, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL)........................ 184.6. Divizioni i Ujitjes dhe Kullimit, MBPZHR ............................................................................................ 184.7. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike, Iber‐Lepenci .......................................................................... 194.8. Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Prishtina ............................................................................. 194.9. SHUKOS .............................................................................................................................................. 204.10. Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK)....................................................................................... 204.11. Banka Botërore ................................................................................................................................ 214.12. KfW .................................................................................................................................................. 214.13. ECLO ................................................................................................................................................. 224.14. USAID (Kosovo Water Institutional Sector Reform, K‐WISER) ......................................................... 234.15. SCO .................................................................................................................................................. 244.16. Vërejtjet kryesore nga intervistat .................................................................................................... 24a) Strategjike ......................................................................................................................................... 24b) Ligjore ............................................................................................................................................... 24c) Institucionale .................................................................................................................................... 25d) Operative .......................................................................................................................................... 255. Analiza e aktiviteteve të institucioneve në raport me detyrat thelbësore ............................................... 266. Organizimi i Sektorit të Ujit në Regjion .................................................................................................... 287. Gjetjet ....................................................................................................................................................... 298. Rekomandimet ......................................................................................................................................... 308.1. Ligjore ................................................................................................................................................ 308.2. Institucionale ..................................................................................................................................... 308.3. Operative ........................................................................................................................................... 309. Referencat ................................................................................................................................................ 324

10. Lista e personave të intervistuar ............................................................................................................ 335

1. HYRJETask Forca për Ujëra, gjatë aktiviteteve të saj e ka identifikuar nevojën që të ndërmerret një studimpër “Vlerësimin Institucional të Sektorit të Ujit në Kosovë”. Qëllimi i Vlerësimit Institucional ështëtë përcaktohet nëse organizimi i sektorit të ujit në Kosovë është i mirëfilltë, ose ka nevoja përndërrime të politikave me ndryshime institucionale në mënyre që ky sektor të funksionojë në mënyrëmë efikase dhe efiqiente.Vlerësimi institucional përfshinë analizën e gjendjes ekzistuese; intervistimin e akterëve kryesor nësektor të ujit në Kosovë; rishikimin e raporteve dhe ligjeve ekzistuese; dhe si përfundim propozimin emodifikimeve të domosdoshme që do të ndikonin në përmirësim të performancës së institucionevenë sektorin e ujit.6

2. ROLET E INSTITUCIONEVE RELEVANTE TË KOSOVËS NËSEKTORIN E UJIT2.1. INSTITUCIONET VENDOREStruktura institucionale si dhe rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve relevante në sektorët e ujit nëKosovë janë përcaktuar në legjislacionin që është në fuqi.Institucionet kryesore dhe përgjegjësitë e tyre respektive në sektorin e ujërave janë si vijon:2.1.1. MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR (MMPH)MMPH është themeluar në mars të vitit 2002 dhe është Ministria përgjegjëse e Qeverisë së Kosovëspër një varg çështjesh të rëndësishme mjedisore dhe të planifikimit, përfshirë çështjet e resurseveujore (d.m.th. ujërat e papërpunuar), mbeturinat, pyjet, kualitetin e ajrit, menaxhimin e tokave dhezhvillimin e planifikimit.MMPH është institucion udhëheqës në sektorin e ujërave në Kosovë që ka përgjegjësi të hartojëpolitikat sektoriale dhe strategjitë.Lista e kompetencave dhe funksioneve të MMPH-sëNë bazë të Rregulloreve 2002/5 dhe 2005/15 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor duhet:Të koordinojë aktivitetet në fushën e mbrojtjes së mjedisit në mënyrë që të promovojë zhvilliminkoherent të politikave për mbrojtje të mjedisit;Të zhvillojë normat dhe standardet, si dhe të nxjerrë udhëzime në fushën e mbrojtjes së mjedisitduke marrë parasysh standardet ndërkombëtare;Të mbikëqyrë respektimin e standardeve të tilla, përfshi, aty ku është e përshtatshme, kryerjen einspektimeve dhe shërbimeve të tjera;Të menaxhojë shfrytëzimin dhe zhvillimin e infrastrukturës lidhur me mbrojtjen e mjedisit, qëështë nën përgjegjësinë e Ministrisë;Të promovojë pjesëmarrjen e komunitetit, si dhe zhvillimin e iniciativave të komunitetit dheaktivitetet lidhur me mbrojtjen e mjedisit;Të zhvillojë politika, të zbatojë legjislacionin dhe të mbikëqyr aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit,duke përfshi burimet ujore, ajrin, tokën dhe biodiversitetin;Të merr pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave për informim publik dhe në skema të tjerapromovuese për të rritur vetëdijesimin e publikut dhe respektimin e standardeve të mbrojtjes sëmjedisit;Të monitorojë dhe të vlerësojë gjendjen e mjedisit, posaçërisht ndikimin e aktiviteteve tëindustrisë, shërbimeve publike dhe aktiviteti ekonomik që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit;Të inkurajojë zhvillimin e edukimit mjedisor për të rritur njohuritë dhe aftësinë në fushën embrojtjes së mjedisit;Të zhvillojë politika për menaxhimin e burimeve të ujit dhe të mbikëqyre zbatimin e tyre;7

Të promovojë zhvillimin, zbatimin dhe transferimin e teknologjive të pastrimit;Të identifikojë, në koordinim me ministritë e tjera përkatëse, fushat që duhet të mbrohen për tëmirën e publikut dhe të zhvillojë dhe të zbatojë masat për mbrojtjen dhe administrimin e tyre;dheTë sigurojë inkorporimin e planifikimit hapësinor në politikat dhe programet e Qeverisë si dhe tëmbikëqyre zbatimin e tyre nga autoritetet relevante.Departamenti i Ujërave (DU) është njëri ndër pesë departamentet e Ministrisë së Mjedisit dhePlanifikimit Hapësinor. Përfshinë ne vete 14 punëtor. DU e përbëjnë këto divizione: Divizioni i politikave të përgjithshme; Divizioni i menaxhimit të resurseve ujore; Divizioni për koordinimin e pellgjeve lumore.Departamenti i ujërave, mbikëqyrë zbatimin e Ligjit për ujëra dhe formimin e Autoritetet Rajonale tePellgjeve Ujore (ARPU), si dhe zhvillon planet siç përshkruhen në Ligjin për ujëra dhe lëshon lejetpër ujë për të gjitha abstragimet e ujit sipërfaqësor dhe nëntokësor brenda vendit si dhe hedhjes sëujërave të zeza, apo për aktivitetet që ndikojnë në regjimin ujor, p.sh. hidroenergji, bujqësi, etj.Në kuadër të MMPH-së gjendet edhe Departamenti i Inspektoratit. Fushën e Mjedisit dhe te Ujit embulojnë gjithsej 6 inspektor.Gjithashtu, janë edhe dy institucione qe merren me çështje te ujit:2.1.1.1 AGJENCIA E KOSOVËS PËR MBROJTJEN E MJEDISIT (AKMM)AKMM është themeluar në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit në vitin 2003 si një institucionbrenda MMPH-së për kryerjen e detyrave administrative, profesionale, shkencore dhe hetuese nëfushën e mbrojtjes mjedisore. Sa i përket burimeve ujore, AKMM përgatit rregullisht ‘Raportet përGjendjen e Mjedisit’ që përqendrohet në gjendjen e furnizimit me ujë, ndotjen e ujit, derdhjen eujërave te zeza të patrajtuara, eutrofikimin dhe monitorimin e ujit sipërfaqësor.AKMM është përgjegjëse për kontrollin dhe monitorimin e ndotjes, shqyrtimin e VNM-ve,menaxhimin e informatave mjedisore dhe hulumtime. Agjencia ofron informata për institucionetndërkombëtare, kombëtare dhe vendore si dhe për publikun rreth gjendjes së mjedisit në Kosovë dhepromovon hulumtimin mjedisor.2.1.1.2. INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËSIHMK ka trashëguar Entin Hidrometeorologjik të Kosovës, dhe punon në bazë të ligjit përaktivitetet hidro-meteorologjike, të miraruar në vitin 2007.Qëllimi kryesor i saj në bazë të nenit 1 të ligjit është ”të rregullojë çështjet hidrometeorologjike dhemënyrën se si të arrihet kjo”. Ai ka për qëllim të merret me monitorimin e rrjedhave të lumenjve dhegjendjen e ujërave të tyre nëntokësore d.m.th. ujërave të patrajtuara.2.1.2. MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE (MEF)8

MEF në bazë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (nr. 03/L-087) përmes Njësisë për Politika dheMonitorim mbikëqyrë afarizmin e ndërmarrjeve publike të cilat janë pronësi e Republikës së Kosovëssi dhe përkujdeset për operimin e përgjegjshëm dhe transparent të tyre. Ky ligj themelon kornizënligjore për ushtrimin e të drejtës pronësore në ndërmarrjet publike dhe rregullon qeverisjenkorporative të këtyre ndërmarrjeve. Përveç kësaj MEF është përgjegjës për financimin e projektevenë infrastrukturë ujore, përfshirë punët rehabilituese.2.1.3. MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL (MBPZHR)Në bazë të Ligjit për Ujitje, Nr. 02/L-9, në kapitullin II. ADMINISTRIMI I UJITJES,Neni 4:4.1. Ministria është përgjegjëse për krijimin dhe implementimin e politikave të ujitjes dhe kullimit tëtokës bujqësore në Kosovë.4.2. Kompanitë e bëjnë menaxhimin e ujitjes në mënyrën e përcaktuar me këtë ligj.MBPZHR ka dy njësi përgjegjëse për menaxhim të ujërave bujqësore:3.1.3.1. Sektori për ujitje dhe kullim në Departamentin e Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve, qëështë përgjegjës për zhvillimin e politikave dhe mbikëqyrje të bujqësisë nën ujitje. Tani përgjegjësiakryesore e këtij seksioni është udhëzimi detal dhe kontrolli i punëve ndërtimore që kryhen përrehabilitim të skemave të ujitjes që menaxhohen nga tri kompani publike për ujitje.3.1.3.2. Departamenti i Zhvillimit Rural është i përfshirë në disa vendime në lidhje me zhvillimin eskemave të ujitjes.2.1.4. INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETIT PUBLIK NË KOSOVË (IKSHP)IKSHP është autoritet përgjegjës për përcaktimin e standardeve të cilat duhet t’i plotësojë uji i pijesqë distribuohet nga ofruesit e shërbimeve të ujësjellësit dhe po ashtu monitoron zbatimin e këtyrestandardeve. Baza ligjore për autoritetin dhe përgjegjësitë e IKSHP mbështetet në UdhëziminAdministrativ (nr. 2/99) me të cilin rregullohet problematika e cilësisë së ujit të pijes.IKSHPK është organ i Qeverisë së Kosovës përgjegjës për të gjitha çështjet e lidhura me shëndetinpublik, përfshirë “monitorimin dhe zbatimin” e standardeve të ujit të pijshëm në Kosovë nëpajtueshmëri me kërkesat e Nenit 7 të ligjit për shëndetin publik 2007/02 L78.Instituti është nën pronësinë e Qeverisë dhe është organ hulumtues dhe mbikëqyrës i shëndetitpublik nën kontrollin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.2.1.5. ZYRA RREGULLATORE PËR UJË DHE MBETURINAZRRUM është themeluar me Ligjin për Rregullimin e Veprimtarisë së Ofruesve të Shërbimeve tëUjësjellësit, Kanalizimit dhe Mbeturinave (nr. 03/L-086) i cili ligj përcakton kornizën ligjore përrregullimin ekonomik të kompanive publike që ofrojnë shërbimet e ujësjellësit, kanalizimit dhembeturinave në Kosovë dhe përcakton përgjegjësitë dhe autorizimet e ZRRUM si rregullator ipavarur që i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. ZRRUM, sipas këtij ligji, është autoritet përgjegjës për:(i) licencimin e ofruesve të shërbimeve të ujit dhe mbeturinave, (ii) përcaktimin (aprovimin) e tarifavepër shërbimet e ujit dhe mbeturinave, (iii) përcaktimin dhe mbikëqyrjen e standardeve të shërbimit,9

(iv) monitorimin e performancës së ofruesve të shërbimeve, dhe (v) rregullimin e raporteve ndërmjetofruesve të shërbimeve dhe konsumatorëve.ZRRUM gjithashtu është përgjegjës për monitorimin dhe vlerësimin e performancës së ofruesve tëlicencuar të shërbimeve të ujit dhe mbeturinave, si dhe ka pushtetin për vënien e gjobave deri në50,000 euro në rast të mospërmbushjes së kushteve të përcaktuara me licencën e shërbimit.Përgjegjësitë e përbashkëta që kanë ZRRUM dhe IKSHPK në lidhje me kualitetin e ujit të pijes qëfurnizojnë Kompanitë Regjionale të Ujësjellësit janë formalizuar nëpërmjet protokollit të nënshkruarndërmjet këtyre dy institucioneve në mars 2007.Autorizimet dhe përgjegjësitë e ZRRUM përfshijnë:Licencimi i ndërmarrjeve publike që ofrojnë shërbimet e: (i) ujësjellësit dhe kanalizimit, të ujëravetë zeza (ii) furnizimin e ujit me shumicë për ndërmarrjet e ujësjellësit, (iii) grumbullimit dhetransportimit të mbeturinave, dhe (iv) deponimit të mbeturinave (të gjithë bashkë “Ofruesit eShërbimeve”);Përcaktimi i tarifave të shërbimit për ofruesit e shërbimeve të licencuar nga ZRRUM, duke upërkujdesur që tarifat të jenë të drejta dhe të arsyeshme dhe të mundësojnë qëndrueshmërinëfinanciare të Ofruesve të Shërbimeve;Mbikëqyrja e zbatimit të standardeve të shërbimit që ofrojnë Ofruesit e licencuar të Shërbimeve;Aprovimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të Kartës së Konsumatorëve që rregullon të drejtat dheobligimet e ndërsjella ndërmjet konsumatorëve dhe Ofruesve të Shërbimeve të licencuar ngaZRRUM;Mbikëqyrja e zbatimit të shkyçjeve të konsumatorëve dhe rregullimit të kyçjeve ilegale nësistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit;Themelimi dhe mbështetja e Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve në shtatë regjionet eKosovës2.1.6. KOMPANITË REGJIONALE TË UJËSJELLËSVE (KRU‐TË)Shtatë kompanitë regjionale të ujësjellësve në Kosovë janë formuar, ndërmjet viteve 2002 e 2006, ngaAgjencia Kosovare e Mirëbesimit, një organizatë përgjegjëse për ndërmarrjet publike e themeluar nënmandatin e Misionit të KB në Kosovë. Para kësaj periudhe, shërbimet e ujësjellësit dhe ujërave tëzeza janë ofruar nga kompanitë komunale të ujësjellësit, të cilat kanë qenë rreth 30 në numër, të cilatjanë konsoliduar në një proces të bashkimit dhe inkorporimit ligjor në shtatë kompanitë që operojnësot.KRU-të mbesin pronë e shtetit nën kontrollin e Qeverisë së Kosovës nëpërmjet Ministrisë sëEkonomisë dhe Financave. Secila KRU është e regjistruar si ndërmarrje në pronësi publike mekapital vetanak në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Ato të gjitha janë të licencuara për ofrim tëujit të pijshëm nga Zyra Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina, e cila Zyrë përveç detyrave tjera ipërcakton tarifat dhe standardet minimale të shërbimit te cilat duhet ti përmbushin KRU-të në pajtimme kushtet e licencës..10

KRU-të gjithashtu kanë marrëdhënie kontraktuese me secilën komunë në regjion. Këto marrëveshjejanë të nënshkruar si marrëveshje shërbimi të cilat i japin KRU-ve rolin e vetëm dhe ekskluziv sa ipërket furnizimit me ujë brenda komunës në fjalë dhe i përcaktojnë detyrat për secilën palë.Secila nga KRU-të udhëhiqet nga Bordet e Drejtorëve të emëruar nga Qeveria, gjegjësisht Zyra eKryeministrit, dhe menaxhohet në punët e përditshme nga Kryeshefi ekzekutiv.Strukturat organizative të kompanive ndryshojnë nga njëra tjera, por zakonisht secila kompani ka njëDrejtor Financiar dhe një Drejtor Teknik, ku departamenti i këtij të fundit është zakonisht përgjegjëspër prodhimin e ujit dhe kontrollimin e kualitetit.2.1.7. KOMUNATSipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë (nr. 03/L-040), komunat janë kompetente përofrimin e shërbimeve publike të furnizimit me ujë dhe të mbeturinave. Kjo kompetencë e tyre nërastin e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit duhet të realizohet përmes Marrëveshjeve tëShërbimit që nënshkruajnë komunat me kompanitë përkatëse regjionale që ofrojnë shërbimet e vetanë komunën respektive.2.1.8. SHOQATA E UJËSJELLËSVE DHE KANALIZIMEVE TE KOSOVËS (SHUKOS)SHUKOS është organizatë joprofitabile ombrellë që përfshinë në vete shtatë organizatat regjionalepër ujë dhe kanalizim. Është themeluar në 2001 dhe përkrahur nga Qeveria Finlandeze deri me 2004,e që nga 2005 përkrahet me vetëfinancim nga anëtarët.Anëtar primar të SHUKOS-it janë të gjitha Kompanitë Regjionale të Ujësjellësve –SHA dhe Njësitëoperative të regjistruar në Republikën e Kosovës sipas Ligjit te NP Nr. 03/L-087, Lista 1,2Qëllimi i shoqatës është që të veprojë si ndërlidhje në mes të anëtarëve të vetë dhe të promovojëinteresat e përbashkëta të tyre, të përparojë çështjet fundamentale gjenerale të fushëveprimit të tyre.2.1.9. ASOCIACIONI I KOMUNAVE TE KOSOVËS (AKK)Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është formuar me 26 janar 2001 në mbledhjen e parë tëKuvendit të AKK-së pas zgjedhjeve të para demokratike komunale në Kosovën e pasluftës. Kuvendii Dytë është mbajtur më 29 shtator 2003 pas zgjedhjeve të dyta lokale në Kosovë. Ndërsa Kuvendi ifundit zgjedhor është mbajtur më 27 Prill 2010.Themelimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës është mbështetur në nenin 10 të KartësEvropiane të Autonomisë Lokale në kuadër të Këshillit të Evropës (e drejta për asociacion).AKK-ja është organizatë joprofitabile, është person juridik që i përfaqëson interesat e përgjithshme tëanëtarëve të saj - autoritetet lokale. Anëtarë të Asociacionit janë autoritetet lokale të Kosovës.Autoritetet lokale anëtarësohen në Asociacion nga Kuvendi i Asociacionit pas vendimit të marrë nëKuvendin Komunal.2.1.10. TASK FORCA PËR UJËRA11

Në vitin 2008, Qeveria e Kosovës ka njohur rëndësinë e sektorit të ujërave dhe ngritur atë në nivel tëQeverisë duke dalë me propozim të themelimit të Task Forcës për Ujëra (TFU). TFU përkrahetfinanciarisht nga qeveria Zvicerane (buxheti për tetor 2008 – prill 2012), si koordinator të donatorëvepër sektorin e ujërave.Qëllimet e TFU-së janë “zhvillimi dhe vendosja e strukturave afatgjata të menaxhimit të sektorit tëujërave dhe marrëdhënieve në mes të entiteteve korporatë, komunave dhe qeverisë qendrore,përfshirë marrjen për sipër të shërbimeve komunale të ujit nga institucionet lokale për të ofruarshërbimet kosto efikase dhe të cilësisë së lartë për të gjithë sektorët e popullsisë”.TFU përbëhet nga 7 anëtarë te përhershëm:1. Kryeministri (apo zëvendës Kryeministri) si kryesues2. Ministri i MMPH si zëvendës kryesues (për resurse ujore)3. Ministri i Ekonomisë dhe Financave (për NP dhe financa)4. Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal (për pushtet lokal)5. Ministri i Punëve te Jashtme (për ujera ndërkufitare)6. Përfaqësues i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim (pa drejte vote)7. Përfaqësues i nominuar nga komuniteti i donatoreve aktiv në sektorin e ujërave (pa drejtevote, me rotacion)2.2. DONATORËTQë nga viti 1999, afër 156 milion Euro janë investuar në sektorin e ujit nga donatorët dhe janë bërëshumë përmirësime. Donatorët kryesor janë: BE-ja, KfW (Bankë Gjermane), Komisioni Evropian,SCO, USAID dhe Banka Botërore. Aktivitetet e donatorëve janë të ndara mirë përgjatë Kosovës, dheBE-ja është përqendruar në rajonet qendrore dhe veriore, SCO në jug-lindje dhe KfW në perëndim.USAID ka programe ujore dhe tjera në rajonin qendror dhe perëndimor . Takimet koordinuese tëdonatorëve, që mbahen çdo 2 muaj, dëshmojnë se donatorët janë të vetëdijshëm për aktivitetet enjëri-tjetrit, duke shmangur dyfishimin e punëve.2.2.1. KOMISIONI EVROPIAN (KE)KE-ja, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ZNKE), është e përfshirë në disaprojekte mjedisore të mëdha, disa prej të cilave janë vazhdimësi e projekteve të iniciuara nga AgjenciaEvropiane për Rindërtim (AER). ZNKE është duke ofruar përkrahje për një numër të aktivitetevepërmes investimeve në infrastrukturë e deri te ndihma teknike në MMPH. Infrastruktura mjedisorepërfshinë investimet në qendrat e reja për trajtimin e ujit të pijshëm, rezervarë, pompa ujore, linjat ebartjes së ujit dhe rrjetet shpërndarëse në zonat urbane. ZNKE ka mbështetur edhe investimet për tëshpërndarë ujin e pastër të pijshëm deri në fshatra. Këto programe janë plotësuar nga ndihma teknikedhe ngritja institucionale në nivel të KRU-ve.2.2.2. KFW BANKENGRUPPE (GJERMANI)12

Nga viti 1999, KfW ka investuar rreth 40 milion euro në sektorin ujor të Kosovës, duke mbështetur 7programe me dy objektiva të përgjithshme: i) reduktimin e humbjeve të ujit; dhe ii) përmirësimin eefikasitetit në grumbullim. Deri më tani kanë përfunduar 4 programe ndërsa 3 tjerat janë në vazhdime sipër. KfW është duke kërkuar bashkëpunim me donatorët e tjerë për të qenë i pranishëm p. sh. nëGjakovë e cila deri tani nuk ka marrë përkrahje të mjaftueshme.2.2.3. SWISS COOPERATION OFFICE (SCO)SCO ka punuar në sektorin ujor që nga viti 1999, gjatë të cilës periudhë ka investuar përafërsisht 31milion euro, kryesisht në jug-lindje të Kosovës. Aktivitetet e SCO-së përfshijnë investimet nëinfrastrukturën ujore në zonat urbane dhe rurale, ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimin, përfshirëmbështetjen e ZRUM, dhe përmirësimin e monitorimin financiar dhe teknik të 7 KRU-ve, si dhekohëve të fundit ndihma institucionale për KRU, MMPH dhe MFE. SCO është donatori kryesor nësektorin ujor në aspektin e dialogut të politikave dhe ka pasur rolin kyç në inicimin e Task Forcës përUjëra.2.2.4. BANKA BOTËRORE (BB)Shumica e mbështetjes së Bankës Botërore për mjedisin e Kosovës është orientuar në furnizimin meujë. Banka konsideron se përfshirja në planifikimin e resurseve ujore dhe hartimin e një strategjie tëpërgjithshme për sektorin ujorë si prioritete të larta, për të cilat ata kërkojnë bashkëpunim medonatorët tjerë. Rrjedhimisht, është duke u përgatitur një vlerësimin për gjendjen e ujit në Kosovë tëquajtur: “Kosova – Drejt një Plani të Veprimit Strategjik për Ujëra: Vlerësimi i kërkesës për ujë dhefurnizim” që aktualisht është në draft për diskutim.2.3. KORNIZA LIGJORE2.3.1. LEGJISLACIONI VENDORËLigji për Ujëra i Kosovës, Neni 2, ka për qëllim:a. të sigurojë zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, të cilat janë tëdomosdoshme për shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin shoqëroro-ekonomik tëKosovës;b. të themelojë procedurat dhe parimet udhëzuese për shpërndarjen optimale të resurseve ujore,mbështetur në shfrytëzim dhe qëllim;c. të sigurojë mbrojtjen e resurseve ujore nga ndotja, tejshfrytëzimi dhe keqpërdorimi; dhed. të përcaktojë kornizën institucionale për administrimin e resurseve ujore.Me Ligjin për Ujërat (nr. 2004/24) rregullohen çështjet që kanë të bëjnë me administrimin,planifikimin, mbrojtjen dhe përgjegjësinë e institucioneve në fushën e ujërave dhe resurseve ujore sidhe përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e MMPH dhe institucioneve tjera në fushën e ujërave.Sipas këtij ligji MMPH është përgjegjëse për hartimin e politikave për sektorin e ujërave si dhe përhartimin e planit strategjik për menaxhimin e resurseve ujore në Kosovë. Po ashtu sipas këtij ligjiMMPH është autoritet kompetent për lëshimin e lejeve për shfrytëzimin e ujërave si dhe përshkarkimin e ujërave të zeza.Gjate periudhës se përpilimit te këtij raporti, Ligji për Ujerat është ne procedure te amandamentimit.13

3. GJENDJA AKTUALE E NDËRLIDHJES INSTITUCIONALE TË FUNKSIONEVE DHEPËRGJEGJËSIVESkema 1. Organigrami i ndërlidhjes aktuale institucionale në Sektorin e Ujit15

4. INTERVISTAT ME AKTERËT KRYESORË TË SEKTORIT TË UJIT NË KOSOVË4.1. DEPARTAMENTI I UJËRAVE (DU), MMPHQeveria e ka Ujin në pesë prioritetet e para, këtë e ka theksuar edhe në takimin me donator, kurse nëMMPH, uji është prioriteti Nr. 1.Sa i përket planeve në bazë të të cilave punojnë, përmendet Master Plani i Ujërave 1983 – 2003, sidhe Plani Zhvillimor Ekonomik i Kosovës 2007 – 2013 (i cili nuk është i aprovuar nga Parlamenti,vërejtje e Profesionales).Draftimi i strategjisë 20 vjeçare për Ujëra, së bashku me Plan te Veprimit, përafërsisht kushton 1.5mil, Euro, dhe është projekti që parashihet të financohet nëpërmes IPA 2010.Duplifikim me institucione te tjera nuk ka. Rolet dhe përgjegjësitë e ndara në mënyrë të drejtë.Bashkëpunim të theksuar me MEF dhe MBPZHR, të cilët i sjellin planet për rishikim tek DU.BRENGAT / VËREJTJET:ooMMPH nuk ka kapacitet për të draftuar Strategjinë Kombëtare për Ujëra.Nuk dihet pronari i sakte i aseteve ujore (digave)REKOMANDIME:- Të rritet buxheti, niveli i rrogave dhe numri i stafit të DU-së.- Të krijohet Instituti i Ujërave- Të saktësohet se kush është pronar i aseteve ujore (digave). Të precizohet me ligj. Kjo ju paraqetproblem DU-së gjatë menaxhimit dhe mbrojtjes se ujërave.- Komunat të fuqizohen, dhe të ju ipet më tepër kompetenca për menaxhim të ujit dhembeturinave, por njëkohësisht te rritet bashkëpunimi i tyre me MMPH- Te themelohet “Komitetit Ndërministror për Ujëra”, sipas modelit të Shqipërisë.4.2. NJËSIA PËR POLITIKA DHE MONITORIM (NJPM), MEFNJPM nuk ka duplifikim të funksionit e as përzierje kompetencash me institucion tjetër. Me Ligjinpër NP është e rregulluar qartë përgjegjësia e NJPM-se. NP i raportojnë NJPM-se, në baza semestraledhe vjetore. NP përfitojnë edhe subvencione nga MEF, për të cilat raportojnë ndaras.Rolet me MMPH janë të ndara qartë. Pronar, dhe politikëbërës për NP është MEF, kurse politikat ezhvillimit dhe strategjinë e ujit e përpilon MMPH. Planet e bizneseve të NP aprovohen nga Bordi iDrejtoreve, në konsultim me MMPH. NP marrin Leje Ujore për shfrytëzim të ujit nga MMPH, meç'rast edhe paguajnë taksën e caktuar.Me MBPZHR, si politikëbërës për ujitjen e tokave bujqësore, mungon bashkëpunimi dhe koordinimi.BRENGAT / VËREJTJET:16

Punën qe e ka bërë AKM në të kaluarën, është shndërruar në këtë Njësi me shumë pak staf (4persona), derisa në AKM për të njëjtën punë kanë qenë të angazhuar mbi 30 persona.REKOMANDIM:- Shtim i numrit të stafit të NJPM-së me qellim të menaxhimit dhe përkrahjes më të mirë të NPdhe mundësisë për qasje në programe.Për përmirësim të aftësisë propozohet që kjo Njësi të shndërrohet në Departament, gjë që do tëpërcillej edhe me nivel më të lartë të përgjegjësisë.4.3. INSTITUTI KOMBËTAR PËR SHËNDETIN PUBLIK TË KOSOVËS (IKSHPK)IKSHPK është mandatorë për cilësi të ujit të pijës në Kosovë. Nuk ka duplifikim të funksionit e aspërzierje kompetencash me ndonjë institucion tjetër. Punojnë në bazë të ligjit për shëndetin publik.Parashihet të bëhet riorganizim i brendshëm, me anë të të cilit do të rritet niveli i rëndësisë se ujit.Nga “Njësia për Ujë”, do të formohet “Qendra e Ujit” e cila do t’i referohet drejtpërsëdrejti DrejtoritEkzekutiv të IKSHPK-së.Kanë fituar projekt nga IPA, për ngritjen e kapaciteteve të IKSHPK-së nëpërmjet të draftimit tëligjeve të nevojshme, dhe përafrimit të tyre me ligjet e BE-së si dhe kanë përfituar në aspektinoperacional, me ndihmë në aparatura për analiza të ujit.Raporte bashkëpunimi kanë me Task Forcën, SHUKOS, ZRRUM, MSH, dhe MMPH-në. Gjithashtume prodhues të ujit, kooperimi është në nivel. Me KRU-të kanë të nënshkruara marrëveshjebashkëpunimi, bashkëpunim të mirë, dhe komunikim direkt.BRENGAT / VËREJTJET:oooooNë MSH mungon ekzekutivi (të përcaktohet se kush i ndërmerr hapat për veprim).Sa i përket vijës vertikale raportuese, ka mangësi.Komunat kanë Inspektor ujorë jo funksional.Me inspektor ujorë në nivel qëndrorë nuk kanë kontakte. Me inspektor sanitarë (si organekzekutiv) kanë pasur kontakt deri sa kanë qenë pjesë e MSH, kurse tash që kanë kaluar nëAgjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, nuk kanë komunikim.Raportet i dërgojnë në MSH, dhe nuk kanë feedback.REKOMANDIME:- Të këtë feedback për vërejtjet që jep IKShPK.- Të theksohet roli i inspektoratit ujorë, dhe të intensifikohen raportet me ta (ose me inspektorsanitarë!!)Komunat të fuqizohen në menaxhim, monitorim, dhe prioritizim.4.4. ZYRA RREGULLATORE PËR UJË DHE MBETURINA (ZRRUM)Ka mandat të qartë, në pajtim me ligjin. Duplifikim apo funksion të tepërt nuk ka, por mund të këtëkeqinterpretim me MEF sa i përket monitorimit të KRU-ve.17

ZRRUM e ka fokusin në mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, avancim të monitorimit tëvlerësimit të performancës së KRU-ve, si dhe avancim të procesit tarifor.ZRRUM do të pësojë ndërrime organizative, sepse do t’i hiqet përgjegjësia për Mbeturina, dhe do tëvazhdojë të funksionojë si Zyre e Rregullatorit për Ujë (struktura për ujë është tashmë funksionale).ZRRUM raporton në Kuvend me Raport Vjetor, kurse KRU-të raportojnë në baza mujore teZRRUM.Sa i përket bashkëpunimit, me MEF kanë takime mujore, kurse me MMPH kontakte të herë pashershme.BRENGAT / VËREJTJET:oooMungon Dokumenti i Politikave Kombëtare për UjeraMungon Plani Strategjik i Menaxhimit të UjëraveNë Ligjin për NP, pronarë definohet shteti i Kosovës, dhe komunave nuk u definohet roli,megjithëse në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, komunave u jepet kompetencë për ujë dhembeturina.REKOMANDIMET:- Të përpilohen sa më parë dokumentet e politikave dhe strategjive kombëtare për ujëra.- Të sqarohet roli dhe përgjegjësia e komunave në çështjen e ujit4.5. DEPARTAMENTI PUSHTETIT LOKAL, MINISTRIA E ADMINISTRIMIT TË PUSHTETITLOKAL (MAPL)Me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, përcaktohen edhe rolet dhe përgjegjësitë e komunave për sa ipërket shërbimeve komunale, duke e përfshi edhe ujin. Por, ky Ligj nuk është i harmonizuar meLigjin për NP. Në fakt, në bazë të ligjit për NP, kompanitë komunale janë regjionalizuar, dheautomatikisht kanë kaluar në kompetencë të MEF. Pra, njeri ligj ju jep kompetenca komunave, e tjetrija u merr!VËREJTJE:Roli dhe ndarja e përgjegjësive në mes të komunave dhe NP regjionale i turbullt, dhe nukfunksionon. Ende nuk është sqaruar statusi i NP komunale dhe s’ka model të qartë të funksionimit.4.6. DIVIZIONI I UJITJES DHE KULLIMIT, MBPZHRDivizioni i Ujitjes dhe Kullimit, gjendet në kuadër të Departamentit për Prodhimtari Bimore. Eposedojnë Strategjinë e Ujitjes 2007 – 2013.Aktivitet kryesor i Divizionit janë investimet kapitale në nivel komunal, kryesisht penda dhe kanale tëujitjes. Në vitin 2009 janë investuar 1.850.000 euro nga BKK, kurse për vitin 2010 janë ndarë1.950.000 euro për investime kapitale.Divizioni ka 3 persona, dha nuk ka kapacitet për disenjim të projekteve, për atë arsye edhe bëhettenderimi për tri faza: Disenjim, Mbikëqyrje, dhe Implementim.18

BRENGE / VËREJTJE:oooInfrastruktura e legjislacionit të ujit – jo e qartë.Bashkëpunimi me NP nuk është i rregulluar me ligjKompanitë e Ujitjes nuk konsultohen me MBPZHRREKOMANDIM:- MBPZHR të ketë përfaqësues në Bordet e Drejtoreve të kompanive të ujitjes.4.7. NDËRMARRJA PUBLIKE HIDROEKONOMIKE, IBER‐LEPENCINH “Ibër-Lepenc” me seli në Prishtinë është ndërmarrje publike shumë-funksionale e cila furnizonindustrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike ngaHidrocentrali i Ujmanit.Te hyrat kryesore (70%) i ka nga prodhimi i energjisë elektrike, kurse 5% nga ujitja, megjithëse kakapacitet 10 fish më të madh për ujitje.Me ujë e furnizon: Mitrovicën (500 l/sec), Drenasin (65 l/sec), Feronikelin (100 l/sec) dhe KEK-un,gjegjësisht TEC Kosovën B, (400 l/sec), si dhe TEC Kosovën A gjatë verës, por me sasi më të vogël.Përpilojnë Plane Vjetore të Biznesit, të cilat dërgohen për aprovim te Bordi i Drejtoreve, e me pastajnë MEF.Me MMPH-ne, përveç lejes ujore, dhe pagesës se taksës për shfrytëzim të ujit nuk kanëbashkëpunim. Nuk vizitohen nga inspektorët mjedisor/ të ujit.Me MBPZHR, si hartuese e strategjive dhe planeve për ujitje nuk kanë kontakte.BRENGË / VËREJTJE:oT’i kushtohet kujdes sigurisë së digave.4.8. KOMPANIA RAJONALE E UJËSJELLËSIT (KRU) PRISHTINARolet dhe përgjegjësitë janë të qarta, KRU-të janë të formuara në bazë të praktikave të mira të BE-së.Kanë plan strategjik afatgjatë, deri më 2040, si dhe Plan të biznesit 2010 – 2014Me ndihmën e KfW kanë përpiluar Raportin për Mbrojtjen e Burimeve Ujore (në regjionin eakumulimit të Batllavës dhe Badovcit), por pa bashkëpunim me MMPH-në.Për plan të biznesit konsultimet dhe vija raportuese është me MEF, kurse sa i përket planevestrategjike, nuk konsultohen me MMPH, dhe në këtë rast MMPH shihet si faktor dytësor.BRENGAT / VËREJTJET:ooooNiveli i rëndësisë se ujit në Qeveri është i ulët.Mungojnë kontaktet dhe bashkëpunimi me Inspektor të ujëraveMbikëqyrja institucionale nuk funksiononLigji për NP nuk është në harmoni me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.19

REKOMANDIMET:- Të ngrihet niveli i rëndësisë se ujit në Kosovë. Ujërat për Qeveri të kenë të njëjtin prioritet siEnergjia.- Të rregullohet subvencionimi i pagesës për ujë për shtresën e varfër.- Të subvencionohen KRU-të (me parë kimikatet janë subvencionuar nga AKM). Sugjerohetsubvencionim i energjisë.- Faturimi i energjisë të bëhet me tarifë më të ultë se për biznese (nuk ka tarifë te veçantë përenergji).- Të ngrihet vëmendja e gjykësisë dhe policisë për çështjet e ujit (ligjet nuk zbatohen)- Të qartësohen raportet me komuna (rolet dhe përgjegjësitë)- Ligji për NP të rishikohet dhe të harmonizohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.4.9. SHUKOSShoqata është PRO regjionalizimit të NP.Në bazë të LVL-MAPL, komunat janë përgjegjëse për ofrim të shërbimeve, për këtë duhet tëndërtohen raporte të ndërsjella në raport Komunë - KRU.BRENGAT/ VËREJTJET:oooBordet e Drejtoreve të kryejnë punë profesionale pa ndikime nga politikaTë forcohen mekanizmat për zbatimin e legjislacionit në sektorin e ujërave.Moskordinimi i duhur i aktiviteteve mes palëve me interes të sektorit.REKOMANDIME:- Uji të caktohet si prioritet te Qeveria- Përkrahje më e madhe nga Institucionet për problemet siç janë rastet sociale, enklavat,energjia elektrike, ndihmë nga gjykatat për zgjidhjen e rasteve që procesohen ngaKompanitë- Ujësjellësit e Kosovës të rangohen në një kategori të posaçme si konsumator të energjisë (josi biznese)- Rregullorja e ZRRUM, e shndërruar në ligj, të rishqyrtohet (posaçërisht niveli i larte itaksave për licencim, si dhe neni që ka të bëjë me padi drejtuar gjykatave). Një procestarifor i favorshëm qe merr parasysh kostot reale për mbulimin e shpenzimeve dheinvestimeve kapitale (ZRRUM)- Të krijohet Fondi i Ujërave4.10. ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS (AKK)Nuk janë të pajtimit që NP të jenë në kuadër të MEF. Kanë pasur mosmarrëveshje edhe me AKM nëtë kaluarën sa i përket menaxhimit të ujit dhe mbeturinave nëpër komuna.20

Janë PRO kompanive komunale, në rastet kur ekziston burimi i ujit në atë komunë dhe i cili nuk iafekton komunat tjera.Ligji për vetëqeverisje lokale është në proces të amandamentimit, dhe shpresojnë që ligji i ri do t’iqartësoj rolet dhe përgjegjësitë e komunave për shërbime publike.Ne kuadër të AKK ekziston edhe Kolegjiumi i Drejtoreve Komunal të Shërbimeve Publike, qëmerret me çështje të ujit.Sipas AKK, komunat kanë marrëveshje mirëkuptimi me MMPH. Me MMPH, komunat kanëkryesisht bashkëpunim sa i përket çështjeve të planifikimit urban, kurse me DU nuk kanë ndonjëkomunikim të theksuar.BRENGE / VËREJTJE:Rol i paqartë i menaxhimit të ujit dhe mbeturinave nëpër komuna.REKOMANDIM:- Te thjeshtëzohet mënyra e aplikimit të komunave për leje dhe shfrytëzim të ujit (duhet të shkojnënë ZRRUM, MEF, MMPH).4.11. BANKA BOTËROREa) Si është zgjedhur prioriteti për investim?Në vitin 2009 kanë përpiluar raportin “Kosova – Drejt Planit Strategjik të Veprimit për Ujëra”. Nëbazë të tij, edhe e kanë përcaktuar prioritetin për investim me Sektor të Ujit. Fokusin e kanë nëSistemin Hidroekonomik Ibër-Lepenc, ku së pari do të bëjnë studimin për gjendjen e furnizimit meujë dhe lidhjen me sektorët tjerë, si energjinë, industrinë dhe ujitjen. Projekt të mundshëm parashohinrehabilitimin e kanalit të këtij sistemi, (duke u nisur nga fakti që ende nuk ka Strategji Kombëtare përUjëra, rehabilitimi i Sistemit Ibër- Lepenc, është konsideruar si zgjedhje e duhur dhe e nevojshmepavarësisht Strategjisë).b) A ka pasur pengesa gjatë komunikimit dhe bashkëpunimit me institucionet vendore vendimmarrëse?Duke marre parasysh që deri më tani kanë bërë vetëm studime, nuk kanë hasur në barriera.c) Propozimet për ndryshim:oooTë përcaktohet qartë se kush është në krye (të mos jetë uji i “gjithkujt dhe i kurrkujt”)T’i ipet ujit një prioritet i qartë.Të përpilohet Strategjia Kombëtare për Ujëra4.12. KFWa) Si është zgjedhur prioriteti për investim?KFW funksionon si bankë, pra e ka fokusin në zhvillim të bizneseve. Që nga viti 2002 ka qenëprezente me projekte për kompanitë e ujit në regjionin e Dukagjinit.Kriter për prioritizim janë rehabilitimi i rrjetave urbane të ujësjellësit, me qëllim të:ozvogëlimit të shkallës së humbjes së ujit, dhe21

orritjes së shkallës së inkasimit.b) A ka pasur pengesa gjatë komunikimit dhe bashkëpunimit me institucionet vendore vendimmarrëse?oooMe institucionet vendore nuk kanë pasur ndonjë pengesë.Me MEF, përkatësisht Njësinë për Politika dhe Monitorim të NP kanë bashkëpunim tëvazhdueshëm.MMPH-në e informojnë herë pas here, por nuk kanë ndonjë kërkesë ose lidhje më të shprehurme ta.BRENGAT/VËREJTJEToooZgjedhja politike e anëtarëve të Bordeve të Drejtoreve & ZRRUM-it.Ndërrimi politik i Drejtorëve të KRU-ve.Mos reagimi i Qeverisë dhe gjykatës ndaj rasteve sociale dhe mos pagesës për shfrytëzim të ujit.c) Propozimet për ndryshim:ooooBordet e Drejtorëve të jenë me anëtarë profesional.Të definohet qartë roli i komunave.PRO regjionalizimit – kompanitë ujore komunale të Kaçanikut dhe Deçanit, të përfshihen nëregjionalizim të kompanive ujore.Të përcaktohet uji prioritet nga Qeveria.4.13. ECLOa) Si është zgjedhur prioriteti për investim?Uji është lartë në agjendë të Komisionit Evropian, si dhe plotësimi i kërkesave që dalin nga Direktivakornizë e ujërave e BE-së. Që nga viti 2000, kanë investuar në sektorin e ujit.Uji është prioritet i Qeverisë, por vetëm në mënyrë deklarative, e jo si politikë e mirëfilltë.Me anë të IPA 2010, planifikojnë t’i ofrojnë MMPH-së asistencë teknike për përpilimin e StrategjisëKombëtare për Ujë.b) A ka pasur pengesa gjatë komunikimit dhe bashkëpunimit me institucionet vendore vendimmarrëse?Nuk kane hasur në pengesa për bashkëpunim me institucionet vendore.c) Propozimet për ndryshim:ooooDuke u bazuar në WFD, duhet të ekzistojnë Autoritetet Rajonale të Pellgjeve Lumore që janëpërgjegjëse për administrimin e ujit në tërë pellgun të cilin e përfaqësojnë.Ministria përkatëse të jetë përgjegjëse për krijim të politikave, kurse Autoritetet Rajonale tëPellgjeve Lumore të jenë përgjegjëse për menaxhim dhe operim (drejtim)Lejet ujore të jepen nga Autoritetet Rajonale të Pellgjeve LumoreTë bëhet themelimi dhe funksionalizimi i Autoriteteve Rajonale të Pellgjeve Lumore – si trupavendim-marrës (siç parashihet edhe me ligj).22

BRENGAT / VËREJTJETooNë përgjegjësi të kujt janë digat!Situatë kritike e shfrytëzimit të zhavorrit pa kontrollë (dëmet e shkaktuara në shtratet e lumenjvejanë enorme, dhe duhen së paku 10 vite të ripërtërihen)4.14. USAID (KOSOVO WATER INSTITUTIONAL SECTOR REFORM, K‐WISER)a) Si është zgjedhur prioriteti për investim?Prioriteti është përcaktuar nga politika e investimeve të USAID-it.Projekti i tyre ka të bëjë me përkrahje në punën e Bordeve të Drejtorëve të KRU-ve, fuqizim tëmenaxhimit të KRU-ve, zhvillim i kapaciteteve të KRU-ve në Pejë dhe Prizren, si dhe investime nëinfrastrukturë.b) A ka pasur pengesa gjatë komunikimit dhe bashkëpunimit me institucionet vendore vendimmarrëse?Pengesa në bashkëpunim nuk ka pasur, por janë disa paqartësi brenda sektorit të ujit:oooooProblemi më i madh: mospërputhshmëria e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale me Ligjin për NP.Për të bërë ngritje të kapaciteteve, së pari duhet pasur situatën aktuale më të qartë.Menaxherët ekzekutiv të KRU-ve, Bordet e Drejtorëve dhe MEF kanë paqartësi për rolet dhepërgjegjësitë e tyre të mirëfillta.Megjithëse Task Forca ekziston, dhe ministrat relevant janë pjesë të sajë, në realitet nuk kabashkëpunim të mirëfilltë në mes të ministrive përkatëse.MMPH nuk ka mjaft staf profesional dhe nuk ka mjaft inspektorë.c) Propozimet për ndryshim:ooooooooooMMPH të jetë më e fuqishme, dhe më efektive dhe efiqente në punë.Vendimet teknike të merren në MMPH, kurse për vendime politike të formohet një trup ndërministror.Task Forca për Ujë të jetë organi qendror që definon prioritetet për shfrytëzim të ujit në planinafatgjatë.KRU-të jenë përgjegjëse për të gjitha çështjet e ujit në regjionet e tyre.Institucionet t’i kenë të përcaktuara qartë rolet dhe përgjegjësitë e tyre. Të evitohen situatat kumund të këtë konflikt interesi (p.sh. MMPH dhe KRU të jenë të ndara nga njëra tjetra).Të zbatohet ligji, dhe të ketë “follow up”.Ndarje dhe dallim i çështjeve politike dhe teknike.Të planifikohet zhvillimi i industrisë së ujërave, dhe të shikohet e ardhmja e saj.Të përforcohet monitorimi, dhe të zbatohet zinxhiri menaxhues.Një përparësi: pasi që jemi duke shkuar kah BE, mjedisi do të ngrihet më lartë në listën eprioriteteve të shtetit.23

4.15. SCOa) Si është zgjedhur prioriteti për investim?Sektori i ujit ka qenë një prej prioriteteve te SCO që nga fillimi i operimit të saj në Kosovë. Janëprezent në jug-lindje të Kosovës. Pas luftës së fundit, në fazën emergjente, janë fokusuar në kërkesatdhe nevojat e popullatës për ujë të pijes, kështu që janë fokusuar në përkrahje të KRU, rrjeteve dhefurnizimit me ujë.Tani prioritetet për investime i përcaktojnë në bazë të vlerësimit të nevojave të popullatës, si dhepropozimeve për prioritet që vijnë në komunat, pjesët rurale dhe KRU, si dhe nga Planet Lokale përZhvillim të Komunave.b) A ka pasur pengesa gjatë komunikimit dhe bashkëpunimit me institucionet vendore vendimmarrëse?Nuk kanë pasur barriera në bashkëpunim.BRENGAT:ooooNominimet politike në KRU dhe Borde të Drejtorëve (ndryshimet mund të ndikojnë nëinvestimet e donatorëve).Bashkëpunimi jo i mjaftueshëm në mes të aktorëve të ndryshëm – ministrive relevante.Vështirësitë në bashkëpunim në mes të KRU-ve dhe komunave.Ka paqartësi për lëshim të Lejeve Ujore në MMPH.c) Propozimet për ndryshimooooKRU-të të mbështeten më tepër nga QeveriaTë qartësohet roli i komunës (problem në koherencë të ligjeve për vetëqeverisje lokale dhe NP).Kjo mund të rrezikoj investimet e donatorëve.Komunat të kenë aksione në KRU.Task Forca për Ujëra të ngris nivelin e bashkëpunimit në mes të Ministrive relevante.4.16. VËREJTJET KRYESORE NGA INTERVISTATA) STRATEGJIKEooMungon Dokumenti i Politikave Kombëtare për UjëraMungon Plani Strategjik i Menaxhimit të UjëraveB) LIGJOREooLigji për NP nuk është në harmoni me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.Të përcaktohet qartë se kush është në krye, pronar i resurseve ujore (të mos jetë uji i “gjithkujtdhe i kurrkujt”)24

C) INSTITUCIONALEoooooooooTë bëhet themelimi dhe funksionalizimi i Autoriteteve Rajonale të Pellgjeve Lumore – si trupavendim-marrës (siç parashihet edhe me ligj).Uji është prioritet i Qeverisë, por vetëm në mënyrë deklarative, e jo si politikë e mirëfilltë.Institucionet t’i kenë të përcaktuara qartë rolet dhe përgjegjësitë e tyre. Të evitohen situatat kumund të këtë konflikt interesi (p.sh. MMPH dhe KRU të jenë të ndara nga njëra tjetra).Nuk dihet pronari i saktë i aseteve ujore (digave).MMPH nuk ka kapacitet për të draftuar Strategjinë Kombëtare për Ujëra.Në MSH mungon ekzekutivi (të përcaktohet se kush i ndërmerr hapat për veprim).MMPH të jetë më e fuqishme, dhe më efektive dhe efiqente në punë.Task Forca për Ujëra të ngris nivelin e bashkëpunimit në mes të Ministrive relevante.Të themelohet “Komitetit Ndërministror për Ujëra”, sipas modelit të Shqipërisë.D) OPERATIVEoooooShtim i numrit të stafit të NJPM-së me qëllim të menaxhimit dhe përkrahjes më të mirë të NPdhe mundësisë për qasje në programe.IKSHPKja nuk kanë komunikim me inspektorë ujorë në nivel qendrorë. Me inspektorë sanitarë(si organ ekzekutiv) kanë pasur deri sa kanë qenë pjesë e MSH, kurse tash që kanë kaluar nëAgjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, nuk kanë komunikim.Të qartësohet roli i komunës (problem në koherencë të ligjeve për vetëqeverisje lokale dhe NP).Kjo mund të rrezikoj investimet e donatorëve.MMPH nuk ka mjaft staf profesional dhe nuk ka mjaft inspektorë.Të këtë feedback për vërejtjet që jep IKSHPK.25

5. ANALIZA E AKTIVITETEVE TË INSTITUCIONEVE NË RAPORT ME DETYRATTHELBËSOREMMPH-ja, edhe pse në mandat të saj e ka administrimin e ujërave të Kosovës, duke përfshi edhembrojtjen e resurseve të ujit dhe lëshimin e lejeve për shfrytëzim te ujit dhe zhavorrit, i mungojnëkapacitete menaxheriale, teknike dhe administrative që të bëj administrimin e mirëfilltë të këtijsektori.Sipas raportit të Rishikimit Funksional Vertikal të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor(MMPH) i kryer në kuadër të projektit të Rishikimit Funksional dhe Organizimit Institucional tëMinistrive (FRIDOM): Dobësitë kryesore janë identifikuar në Inspektoratin për Mjedis dhe Ujëra. Ekziston njënumër shumë i vogël i inspektorëve të vërtetë profesional mjedisor. Përveç tjerash, ka mungesë tëlegjislacionit përkatës, metodologjisë së aplikueshme të punës, standardeve përkatëse mjedisore dhekoordinimit adekuat të tyre, si dhe proceseve të zbatimit. Standardet dhe konceptet moderne të zbatimit,ndonëse të parapara me legjislacion parësor të nxjerrë, ende nuk janë vënë në shfrytëzim.Ligji për Ujëra i Kosovës, Neni 2, ka për qëllim:a. të sigurojë zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, të cilat janë tëdomosdoshme për shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin shoqëroro-ekonomik tëKosovës;b. të themelojë procedurat dhe parimet udhëzuese për shpërndarjen optimale të resurseve ujore,mbështetur në shfrytëzim dhe qëllim;c. të sigurojë mbrojtjen e resurseve ujore nga ndotja, tejshfrytëzimi dhe keqpërdorimi; dhed. të përcaktojë kornizën institucionale për administrimin e resurseve ujore.MMPH-ja si zbatuese e këtij ligji, duhet marr parasysh një varg argumentesh: që uji është resursnatyror themelor; që uji i pijes është nevojë elementare për jetesë dhe funksionim të shoqërisë; që ujinevojitet për zhvillim të bujqësisë dhe industrisë; si dhe fakti që administrimi i mirëfilltë i ujëraveështë parakusht për integrim në BE.Në bazë të konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm, administrimi i ujërave duhet të krijojë baraspeshënmes shfrytëzuesve të këtij resursi për përmirësim të kushteve të jetesës dhe zhvillimit ekonomik nënjërën anë, dhe mbrojtjes së këtij resursi në anën tjetër. Kjo mund të arrihet me një qasjegjithëpërfshirëse sa i përket sektorit të ujit, dhe krijim të lidhjeve me të gjithë shfrytëzuesit. Megjithësenuk mund të kënaqen kërkesat e të gjithë shfrytëzuesve me ujë, prioritizimi do të duhej të jetëobjektiv, transparent dhe i pranueshëm nga shoqëria.26

MBPZHR, në bazë të ligjit për ujitje, e ka përgjegjësinë për krijimin dhe implementimin e politikavetë ujitjes dhe kullimit të tokës bujqësore në Kosovë, deri sa Kompanitë e Ujitjes të bëjnë menaxhimine ujitjes në mënyrën e përcaktuar me këtë ligj. Në realitet, kjo lidhje nuk ekziston, MBPZHR nuk kaarrit të ketë përfaqësues në Bordet e Drejtoreve të Kompanive, dhe me këtë rast edhe është e privuarnga procesi i vendim marrjes.IKSHPK, instituti që bën kontrollin e cilësisë se ujit për pije, gjendet nën MSH. Në njërën anë kanëmarrëveshje bashkëpunimi të nënshkruara me KRU-të për kontroll të ujit, por në anën tjetër lidhjenme MSH dhe inspektorat të ujërave / sanitare sa i përket raportimit e kanë inekzistente. Prej se ështëformuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, dhe inspektorët sanitarë nga MSH kanë kaluar atje,është shkëputur lidhja direkte e raportimit dhe feedback-ut. Sa i përket inspektoratit të ujit, edhe mëparë nuk kanë pasur kontakte.Përzierje e roleve dhe përgjegjësive në mes të komunave dhe KRU-ve, dhe konfuzion në menaxhimtë sektorit të ujit rrjedh nga dy ligje kontradiktore. Derisa Ligji për Vetëqeverisje thekson se komunatjanë përgjegjëse për të ofruar shërbime të ujit, Ligji për NP përcakton se të gjitha ndërmarrjet publikedo të transformohen në kompani aksionare, dhe Qeveria e Kosovës do të jetë pronare e aksioneve.KRU - Për plan të biznesit konsultimet dhe vija raportuese është direkt me MEF, kurse sa i përketplaneve strategjike, nuk konsultohen me MMPH, dhe në këtë rast MMPH shihet nga KRU si faktordytësor.Një çështje tjetër, që për momentin është jashtë institucionale, është përkujdesja dhe inspektimi idigave, që paraqitet si pasojë e konfuzionit ligjorë.27

6. ORGANIZIMI I SEKTORIT TË UJIT NË REGJIONNë raportin e Rishikimit Funksional Vertikal të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor(MMPH) i kryer në kuadër të projektit të Rishikimit Funksional dhe Organizimit Institucional tëMinistrive (FRIDOM), MMPH është krahasuar me gjashtë shtete të përzgjedhura te BE-se (Estonia,Finlanda, Letonia, Lituania, Sllovakia dhe Sllovenia). Prej kësaj liste të përzgjedhur për krahasim,vetëm Sllovenia e ka Administrimin e ujërave në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe PlanifikimitHapësinor, dhe atë duke deklaruar se: “Ministria siguron që standardet dhe masat mjedisore janë nëpërputhje me legjislacionin e BE-së, posaçërisht sa i përket furnizimit adekuat me ujë, kualitetit të ujit,dhe eksploatimit të qëndrueshëm të ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësorë dhe detit, pasi që uji ështënjë nga resurset më të rëndësishme natyrore të Sllovenisë”Për më tepër, në të kaluarën Sllovenia e ka pasur Ministrinë e veçantë për ujëra dhe administrim tëujërave.Sa i përket shteteve fqinje, sektori i ujit ka një strukturë institucionale që dallon nga i yni. Maqedonia,Mali i Zi dhe Serbia, kanë strukturë të ngjashme mes veti, dhe çështjet e ujërave i trajtojnë në“Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore”. Vetëm Shqipëria trajton çështjen e ujëravenë “Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave”Pra, siç shihet, të gjitha këto shtete Ekonominë ujore e kanë në emërtim të ministrive përkatëse, dukedëshmuar kështu rëndësinë e këtij burimi natyror.28

7. GJETJETGjetjet e këtij studimi, që bazohen në vlerësimin e gjendjes aktuale, raportet relevante, ligjet në fuqi, sidhe intervistimet shumë të vlefshme të akterëve kryesorë të sektorit të ujit në Kosovë, janë sa vijon:- Shpërndarje e gjerë e përgjegjësive dhe përcaktim i papërshtatshëm i roleve vendimmarrëse nëmes Ministrive dhe institucioneve përkatëse që merren me ujin. Si pasojë ka veprime njëkahëshe,mungesë komunikimi dhe informimi, dublim të roleve dhe kooperim të dobët.- Mungesa e Strategjisë Kombëtare për Ujëra është evidente dhe hartimi i saj së më i shpejtë është idomosdoshëm.- Nuk ka një organ qendror planifikues i cili bën vlerësimin e resursit të ujit dhe prioritizimin përshfrytëzim të tij.- Edhe pse me ligjin për ujëra parashihet krijimi i Këshillit Kombëtar për Ujëra, si dhe AutoritetetRajonale të Pellgjeve Ujore, asnjëra ende nuk është funksionale.- Nga përshkrimi i veprimtarisë së Divizioneve ekzistuese të Departamentit të Ujit, të MMPH-sëshihet qartë se mungon hallka e shfrytëzimit të ujërave, që si pasojë ka pamundësuaradministrimin integral të ujërave.- Nivel i ultë i stimulimit financiar për përfshirje të ekspertëve në sektorin shtetëror. Gjendjafinanciare e tanishme është faktor demotivues edhe për stafin ekzistues.- Mungojnë mekanizmat e koordinimit në mes të nivelit qendror dhe komunal.- Industria Ujore si veprimtari është e mangët, e përfaqësuar në nivel të ultë në departamentet eministrive përkatëse dhe zhvillohet në mënyrë autarkike dhe pa koordinim qendror ngakompanitë e ujit.29

8. REKOMANDIMETNga ky studim, rrjedhin një sërë rekomandimesh për ndryshimet e domosdoshme që do të ndikoninnë përmirësim të funksionimit të Sektorit të Ujit në Kosovë. Ndryshimet e propozuara, janë tënatyrës ligjore, institucionale dhe operative.8.1. LIGJORE Te definohet në ligj Statusi i Ujit, dhe atë të jetë me interes të përgjithshëm, si dhe të theksohetpronari i ujit (Republika e Kosovës). Të themelohet një organ qendror planifikues i cili bën vlerësimin e resursit të ujit, administrimine rezervave të ujit, si dhe prioritizimin për shfrytëzim të tij. Të themelohen dhe funksionalizohen institucionet e duhura në përputhshmëri me WFD. Të specifikohen përgjegjësitë dhe llogaridhënia sa i përket planifikimit, rregulloreve dheoperacioneve.8.2. INSTITUCIONALE Të themelohet Divizioni për Shfrytëzim të Ujërave në kuadër DU-së. Arsyeja e themelimit tëkëtij Divizioni është që të realizohet koncepti integral i qeverisjes (administrimit) me ujëra, qënënkupton shfrytëzimin e ujërave, mbrojtjen e ujërave dhe mbrojtjen nga ujërat. Kydivizion do të ishte hallka lidhëse me MBPZHR, MEM, MEF dhe MSH. Departamenti i Ujit të riemërohet në Departament të Administrimit të Ujërave. Propozohet që Inspektorati i Ujërave, të kthehet në ingerenca të DU-së, në mënyrë që tëpërmbyllet qarku informativ në administrimin e ujërave. Te funksionalizohet Këshilli Kombëtar i Ujërave si organ shtetëror suprem në çështjet strategjiketë administrimit të ujit. Në emërtim të MMPH-së të shtohet nocioni “Administrimi i Ujërave” për hirë të ngritjes sënivelit institucional të rëndësisë së ujit si resurs kombëtar. Njëkohësisht, të emërohet njëzëvendësministër për administrim të ujërave.8.3. OPERATIVE Të përforcohen mekanizmat e koordinimit në mes të nivelit qendror, komunal dhe të pellgjeveujore me themelimin e korporatës “Ujërat e Kosovës”. “Ujërat e Kosovës” do ishte subjekt i pavarur juridik që do lidhte në mënyrë vertikale të gjithandërmarrjet e ujit, dhe do të administronte në mënyrë operative që të dy pellgjet rajonale ujoredhe atë posaçërisht: shfrytëzimin e ujit, mbrojtjen nga uji, mbrojtjen e ujit dhe ujitjen. Ky subjektdo të dispononte dhe qeveriste me Fondin e Ujit, i cili plotësohet nga parimi “shfrytëzuesipaguan” dhe “ndotësi paguan”. Kjo korporatë do të ishte pronare juridike e aseteve të IndustrisëUjore dhe do t’i qeveriste, mirëmbante dhe zhvillonte ato.30

Skema 3. Organigrami i propozuar i ndërlidhjes institucionale në Sektorin e Ujit31

9. REFERENCAT1. Ligji për Ujërat e Kosovës Nr. 2004/242. Ligji për Ndërrmarrje Publike Nr. 03/L-0873. Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Nr. 03/L-0404. Ligji për Shëndetësi Publike, Nr. 02/L-785. Ligji për Ujitje, Nr. 02/L-96. Strategjia dhe Plani Zhvillimor për Kosovën 2007-2013 – Strategjia sektoriale për ujëra7. Studimi i fizibilitetit për kualitetin e ujit të pijes në Kosovë, Tetor 2009 (projekt i financuarnga BE)8. ZRRUM - Raporti Vjetor 20089. Direktiva Kornizë e Ujërave e BE-së 2000 /60/EC10. Raporti Vjetor i Ujërave, AKMM, 200811. Rishikimi Funksional Vertikal i MMPH, FRIDOM 200912. Development of Sida Strategic Environmental Interventions, 2009-201313. UNDP – Assessment of the state of the water sector in Kosovo, HRBA to WaterGovernance programme for Europe and CIS in December 200914. Banka Boterore - Kosova – Drejt Planit Strategjik te Veprimit per Ujera; Vlerësimi ikërkesës, furnizimit dhe i fizibilitetit për skemën jugore të Ibër-Lepencit, 200915. GFA – Proposed Organisational Structure Report of River Basin Organizations, No 2008 /162 – 152 (EU funded Project)32

10. LISTA E PERSONAVE TË INTERVISTUAREmriBaton BegolliSelvete KrasniqiRamadan SejdiuSkender BublakuAfrim LajciNaser BajraktariBali LestraniRozafa UkimerajArbëror PrekaziSazan IbrahimiNadire VitijaSkender AgolliGuido BeltraniArdiana Efendija-ZhuriGazmend SelimiPremtim IslamiKrenar BujupiFatos MullaAlan BrownPozitaKëshilltar për politika të ujërave, Zyra e KryeministritZëvendës drejtoreshë, IKSHPK, MSHDrejtor i Njësisë për Politika dhe Monitorim, MEFDrejtor, KRU PrishtinaIsh-Drejtor, ZRRUMDrejtor, Departamenti i Ujit, MMPHShef, Divizioni i Ujitjes, Departamenti i ProdhimtarisëBimore, MBPZHRDrejtoreshë, Departamenti i Qeverisjes Lokale, MAPLDrejtor për Njësinë e Ujit dhe HC, NH Ibër-LepencDrejtor, Asociacioni i Komunave të KosovësDrejtoreshë menaxhuese, SHUKOSKëshilltar për politika të ujërave, Zyra e KryeministritZëvendës Drejtor, SDCZyrtare Nacionale për Programe, SDCTM – Resurse Natyrore & Mjedis, ECLOKfWWBSIDAK-WISER, USAID33

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!