11.07.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

QKSH“Migjeni”Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, maj, 2011<strong>DITURIA</strong>E boton QKSH”Migjeni”Borås-SuediViti V , Nr. 5BORÅS 16 prill 2011


ETNOKULTURA DHE ZAKONET E VESHJEVE KOMBETARENga fjala e mbajtur me rastine Revysë së modes ne Borås të Suedisë, mbajtur nga Qibriej HoxhaArti popullor tek shqiptarët në përgjithësi ështëzhvilluar në lidhje të ngushtë me vetë jetën qëka bërë ky popull, duke ruajtur si pasuri artistikedhe krijimtari e përbashkët e tërë popullit gjatëepokave historike me një zanafillë të hershme.Për këtë trashëgimi me një fond të pasur, qëtashmë quhet pasuri etnologjike, e ruajtur si folklordhe bëhet material jetësor – shpirtëror.Etnokultura si një nga përbërësit dhe formuesite kombësisë shqiptare tregon dheligjëron antropologjikisht, arkeologjikisht,folklorist në mënyrëshkencore, zinxhirin e pa këputurgjenealogjik shqiptar.Kronistët e kohës kanë përshkruartraditën, me tërë etnosin, dukeu bërë dëshmi me interes përlashtësinë, jo vetëm për veçorit etnokulturoretë një populli, por dukepërshkruar dukuritë evolutive nëperiudha me themelore të historisë.Eksplorimi i traditave dhe dokeveshqiptare, duke qenë në opus tëgjerë, u bë lëndë studimi për shumëhulumtues të huaj që duan të dinmë shumë për shqiptarët.Ndër elementet dalluese, që i japinngjyrime veçuese jetës dhe kulturëssë një populli, pa dyshim, janëedhe doket dhe zakonet popullore.Ato janë rregulla apo normanë mënyrën e jetesës (në sjellje,veshje, marrëdhënie shoqërore etj.),që zbatohen si ligje të pashkruaranga një popull, nga një fis, nga njëklasë, apo shtresë shoqërore.Thesari i kulturës materiale të njëpopulli, mund të hulumtohet ngaaspekte të ndryshme, sepse paraqetnjë fushë të gjerë të krijimtarisë sëtij gjatë zhvillimit historik.Pa dyshim, në radhën e vepravetë këtij lloji, vend të rëndësishëmzë edhe veshja. Në pikëpamjenetnologjike, veshja popullore ështënjë ndër mani¬festimet më të fuqishme të kulturëspopullore. Veshja popullore, e krijuar ngapopulli, e ndjek atë dhe ndërron krahas të gjithatransformimeve të tjera shoqërore, ekonomike,kulturore, arsimore, etj. Kështu, shumë elementetë veshjeve, që i hasim në veshjet e sotme shqiptare,të Rrafshit të dukagjinit, Drenicës, Podujevës,Sanxhakut të Nishit, Maqedonisë Malit tëZi, Çamërisë dhe Shqipërisë në përgjithësi, nasjellin në përkime të shumta tipologjike, strukturoree ornamentale, me veshjet e paraard¬hësvetë tyre- Ilirëve. Do të thotë, se kemi të bëjmëmë një veshje, e cila gjurmët e saj i ka nga ekaluara historike mjaft e largët. Veshjet tek ne,në përgjëthsi janë tregues i qartë i fushës sëetnokulturës, përmes së cilës tregohet bindshëmnjëri nga zinxhirët e pa këputur të kulturës shqiptare,që nga lashtësia e deri më sot. Kjo tregonnjë kronologji të pashkëputur të artit popullor,i cili është zhvilluar në lidhje të ngushtë më vetjetën që e ka bërë ky popull, duke e ruajtur sipasuri artistike dhe si krijimtari të përbashkëttë tërë popullit gjatë epokave historike me njëzanafillë të hershme.Në tërë hapësirën gjeoetnografike ku jetojnëshqiptarët, gati secila krahinë apo zonë gjeoetnografikeka veshjen e vet karakteristike, të cilatdallojnë nga njëra-tjetra. Ndryshime dhe nuancaekzistojnë prej fshatit në fshat, por ka raste (kuptohetmë të rralla) që ndryshojnë edhe brendafshatit, sidomos kur kemi të bëjmë me pjesëtarëte besimit mysliman dhe katolik që jetojnë brendanjë fshati. Veshja popullore e regjionit të Deçanitështë identike me veshjen e pjesës veriperëndimoretë Rrafshit të dukagjinit, përkatësisht të“nahisë” së Pejës e të Gjakovës, prej Urës sëFshejtë të Drinit afër Gjakovës e deri në Istog,dhe prej Junikut deri në Klinë. Kjo, pra është njëzonë mjaft e madhe etnografike, në të cilën bëjnëpjesë si zona më të vogla të këtij lloji: Reka, Dushkaja,Vokshi, Lugu i Baranit, Lugu i Leshanit,Lugu i Drinit, Podguri i Pejës dhe “Katundet eStrellcit” – rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, prej Pejederi në Deçan, ku fillon Reka. E njëjta veshjeështë edhe në rrethinat e Tropojës; tëMalësisë së Gjakovës, në Shqipëri.Në pikëpamje etnografike, veshja populloreështë një ndër manifestimet më të fuqishmetë kulturës popullore. Nganjëherëdisa pjesë të veshjes, janë vënë në funksiontë objekteve gjatë disa ceremonivemagjike, në momente të caktuara të jetës,e në ketë kontest, mund të cekim veshjennë momentet e lindjes, në momentet edasmës dhe vdekjes. Veshja, si tek burratashtu edhe tek gratë, luan një rëndësi tëmadhe në jetën e përditshme, prandaj qyshgjatë përgatitjes së pajës, vajza i kushtontekujdes të veçantë punimit të veshjessë burrit. Dhe pikërisht në atë veshje,shkrihej mjeshtëria dhe shija, e bukuradhe artistikja. Për veshjet popullore kanëshkruar shumë nga kronistët e kohës, shqiptarëdhe të huaj, disa prej të cilëve kanëpërsh¬kruar traditën, me tërë etnosin dukeu bërë dëshmi me interes për lashtësinë,jo vetëm për veçoritë etnokulturore të njëpopulli, por duke përshkruar dukuritë evolutivemë themelore të historisë. Prandaj,arti popullor tek shqiptaret në përgjithësiështë zhvilluar në lidhje të ngushtë mevet jetën që ka bërë ky popull, duke eruajtur si pasuri artistike dhe si krijimtaritë përbashkët të tërë popullit gjatë epokavehistorike me një zanafillë të përhershme.Duhet theksuar se veshja tek femrat ështëmë karakteristike, prandaj edhe bartet etërë etnologjia e veshjeve dhe tek ato edheruhet e tërë ajo zanafillë artistike, krijuesee përbashkët apo e dallueshme e popullit,mbase për gjini më të bukur, këtu edhe dallohetmë së miri virtyti i bukur. Veshja e grave nëKosovë ka qenë disa llojesh e shtresash; janëklasifikuar në veshjet e katundit, të qytetit dhe nëveshje festive. Në këtë mënyrë në Kosovë ështëruajtur veshja për simbol kombëtar.Madje plisi i bardhë, ka qenë i paprekshëm dheishte krijuar një mit rreth paprekshmërisë së tij.Po ashtu kemi dëshmi të hershme arkeologjikeedhe2


Sokol DemakuPREZENTIM I BUKURISË SHQIPTARE PËRMES VESHJES KOMBËTARENë Borås të Suedisë, në këtë vend skandinavit për herë të parë u mbajt Sfilita e Modës me Veshje kombëtare shqiptare e organizuar nga Qendra KulturoreShqiptare ”Migjeni” shoqatë kjo kulturore e shqiptarëve në këtë qytet suedez.Kryetari i kryesisë së kësaj Qendre Bahtir Latifi thotë se ky manifestim Kombëtar që organizohet për herë të parë në qytetin Borås do të ketë efektine vet dhe rendësin.Në organizim te Qendrës Kulturore Shqiptare”Migjeni” nga qyteti Borås i Suedisë në bashkëpunimme Agjencinë e Modës ”Bora fashion”Gjakovë u mbajt Sfilitë Mode me veshje kombëtareshqiptare në lokalet e Muzeut të Textilitnë qytetin Borås të Suedisë për herë të parë nëSkandinavi Revy e Modës me veshje KombëtareShqiptare, organizuar nga Qendra KulturoreShqiptare “Migjeni” nga Borås, së bashku meMuzeun e Textilit të këtij qyteti si dhe me ndihmëne Studie främjande po nga ky qytet.Në këtë manifestim kulturor të organizuar përherë të parë në Skandinavi nga Qendra KulturoreShqiptare “Migjeni” e qytetit Borås morën pjesëstilistë nga Republika e Kosovës, pastaj të rinjëdhe të reja shq¬iptar nga qyteti Borås si dhenxënës dhe të rinjë e të reja nga qytetet fqinje siKinna e Skene, Gislaved, Nösjö, të cilët do jenëpjesë e këtij projekti.Të pranishmit argëtuan me këngë e valle anëtarëte shoqërisë kulturore artistike “Shqiponja emaleve” nga Fallkenberg, pastaj mysafirë tëSfilitës ishin edhe anëtarët e shqërsisë kulturore”Ardhmëria” nga qyteti Kristianstad, të cilët uparaqiten edhe ata para këtij publiku për të përshëndeturkëtë evenemang të madh kulturor.Pra në këtë Revy Mode, u paraqitë edhe Ekspozitëme fotografi me veshje kombëtare ngatë gjitha trevat shqiptare punuar nga fotografi injohur kosovar Shkelzen Rexha, këngë e vallepopullore shqipe të interpretuara nga anëtarëte shoqërisë kulturore “Shqiponja e maleve”,u shfaq premiera e filmit doku¬mentar mbipunimin e veshjeve kombëtare shqiptare punuarnga kameramani kosovar me renome Gezim Arifaji cili u promovua në mënyrë solemne këtu nëBoras të Suedisë. Është një dokumentar i punuarnga anëtaret e Agjensisë së Modës ”Bora” ngaGjakova me iden e kreatores së modës BoraBalajt, me skenarin dhe kamaren e kamremanit4të njohur kosovar Gëzim Arifit e fotografinëe Shkelzen Rexhës fotograf profesionist ngaGjakova.Ishte kënaqësi të shihje bashkëkombësit tëmbledhur rreth platosë së Revysë së modës sëVeshjeve të traditës sonë shekullore, por edh mëkënaqësi ishte se në sallë ishte dominonte edheprezenca miqve suedez që jep me kuptua se kypopull skanindav di të vlerësoj vlerat e kulturës,kësaj kulture të lashtë Ilire.Në mesin e të pranishmëve në këtë Sdfilatë ishteedhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetitBorås Per-Olof Höög, i cili me prezencën etij ia shtojë edhe më vlerën këtij manifestimi.Per-Olof Höög nderoi me dhurata organizatorete manifestimit dhe me fjalë miradije si për organizatorëtashtu edhe për shqiptarët qe jetojnë dheveprojnë në këtë qytet. Në fjalën e tij Kryetari iKëshillit Bashkiak foli edhe për bashkëpuniminmes Fjärdingskolan nga Borås me shkollënnëntëvjeçare Demokracia nga qyteti Durrës kume këtë rast tha se komuna e Borås është dukeplanifikuar që në një të ardhem të afërt këtëshkollë ta ndihmoj me kompjuter dhe materialtjetër mësimor dhe se në një të ardhme të afërt aipret që komuna er Gjakovës të bëjë një ftesë zyrtarepër zyrtares e Këshillit Bashkiak në Boråsnë mënyrë që të shikohet mundësia e një vizite


nga ana e tyre ne qytetin e ”Bora fashion” ngaishin edhe realizuesit e këtij projekti madhështortë Revysë së modës së veshjeve kombëtareshqiptare në Borås.Është më rendësi të përmendet se ditë më parëishin mysafir të Bashkisë së Borås dhe se ishte5një pritje madhështore për përfaqësuesit ngaKosova këtu në Borås. Anëtaret e suitës gjakovareishin në vizitë edhe në një shkollë fillorekëtu në Borås ku takuan edhe fëmijët shqiptartë cilët vijojnë mësimet në këtë shkolle fillore.Udhëheqja e grupit Bora Balaj thotë se ishte përne kënaqësi takimi me fëmijët shqiptar në këtëshkollë sepse ata kanë ruajtur gjuhën e tyre dhetraditën shqiptare.Të rinjët dhe të rejat shqiptare nga qyteti Falkenbergtë Shoqërisë kulturore ”Shqiponja e Maleve”në mënyrë solemne hapen revynë e modësme këngë dhe valle folklorike shqiptare nënudhëheqjen e mësuesit dhe koreografit të njohurHamdi Arifaj. Ishte një prezantim i denjë i vallesshqipe e cila beri përshtypje tek miqtë suedez tëpranishme në këtë manifestim. Pastaj paraqitje emjeteve dhe veglave tradicionale shqiptare ngaana e anëtarëve të kësaj shoqërie.


Me kalimin e kohës kërshëria për pikën kryesoretë këtij manifestimi ”Sfilitën e modës” sa vinte eshtohej tek të pranishmit.Kur moderatorët e programit Bahtir Latifi dheGrisellda Hallulli paralajmëruan të renë e parëqë të paraqitet para publikut salla e Muzeut tëTextilit jehoi nga brohoritja dhe duartrokitjamadheshtore e qindra të pranishmëve në sallë.Muzika e zgjedhur për mrekulli nga GezimArfifi, përgatitja fantastike e veshjeve nga BoraBalaj, grimini origjinal dhe me përmbajtje ngastilistja e njohur Flora Balaj edhe më ia shtoninmadhështinë këtij evenemang.Ishte kënaqësi dhe shihej gëzimi dhe krenaria ebashkëkombësve të pranishëm në manifestim merastin prezantimit të traditës sonë kombëtare ngaana e të rinjve dhe të rejave shqiptar nga qytetiBorås, Kinna, Skene, Gislaved, Nösjö, Falkenberg,Kristianstad, Trollhätan. Edhe të rinjtë dhetë rejat ndiheshin krenar, shihej ajo krenari në fytyrate tyre, u qeshte nuri në veshjet kombëtare,veshje të cilat nëpër shekuj kanë ruajtur traditëntonë shqiptare.Ky manifestim është i pari i këtij organizuar nëSkandinavi, por që beri jehonë tek bashkëkombësittanë. QKSH ”Migjeni” në Borås falënderongjithë ata që ndihmuan n ë realizimin këtij manifestimidhe përshëndet poetin Remzi Basha përkontributin e tij dhe dhuratat që ndau për të rinjëtpjesëmarrës në këtë manifestim, pastaj veteranen6Qibrije Hoxha për kontributin në prezantiminqë bëri rreth kulturës dhe traditës shqiptare përmiqtë suedez në këtë manifestim, shkrimtarindhe publicistin Hamit Gurguri për kontributine tij në afirmimin e gjuhës dhe historisë sonëkombëtare.Ekspozita e fotografive me veshje kombëtaree punuar nga fotografit profesionist kosovarShkelzen Rexha zgjoj interesim tek të pranishmitme atë spektër bukurish të veshjes shqiptare,bukurisë natyrore, asaj veshje karakteristike shqiptareme ata djem e vajza fantastik. Prezantimii Kullës shqiptare që ishte një kala e vërtetë eshqiptarëve me shkuj.


PRITJE MADHËSHTORE NË BASHKIN E QYTETIT NË BORÅSNjë vizitë e suksesshme në Borås të Suedisë eanëtareve të shoqërisë ”Bora fashion” nga Gjakova,me rastin e mbajtjes së Revysë së modësme veshje kombëtare këtu në Skandinavi.Për një javë reshtë qëndruan në Borås të Suedisëstilistja gjakovare Bora Balaj së bashku me suitëne saj në përbërje Flora Balaj, grimere, GzimArifi kameraman, Shkelzen Rexha fotograf dhedy koordina¬torët e projektit ”Bora fashion” aipër Kosove Binak Balaj dhe ai për diasporë Prendy qyteteve. Nga ana e sajBora Balaj përcjelli përshëndetjet e strukturavekomunale të Gjakovës për këta të Borås ku mengrohtësi u pranuan, pasatja Bora Balaj u beriftesë që këta të vizitojnë Gjakovën çka u pranuame dëshirë dhe mbetet qe komuna e Gjakovëstu bejë një ftesë zyrtare strukturave komunalenë Borås, në mënyrë që të shikohet mundësiae bashkëpunimit dhe binjakëzimit të këtyre dyqyteteve. Këta u priten në Bashkin e qytetit ngatë cilin këta kanë botuar vitin 2006 me titull”Veshje Tradi¬cionale Shqiptare në Kosovë”, tëcilin libër e pranuan me dashamirësi mikpritësitsuedez.Pastaj në Fjärdingskolan Bora dhuroj po tënjëjtin libër si dhe një fotografi nga ekspozita meveshje kombëtare shqiptare e cila do qëndroj nëlokalet e kësaj shkolle, ndërsa drejtori i Fjärdingskolanu dhuroj një figurë ”Knalle” që simbolizonqytetin Borås qytetin e textilit. Në saje tëBalaj. Këta për një javë ishin mysafirë të Qendrëskulturore shqiptare ”Migjeni” me seli nëBorås të Suedisë. Gjatë këtij qëndrimi në Borås,QKSH ”Migjeni” ishte kujdesur që bashkëkombësittanë nga Kosova të kenë kontakte me same shumë me vendësit sidomos me udhëhqejnkomunale të qytetit si dhe organizatat punuesete textilit këtu. Kështu që këta patën rastin tëvizitojnë Këshillin Bashkiak të qytetit Borås dhete bisedojnë me udhëheqjen komunale të qytetitku u priten në mënyrë të përzemërt dhe zhvilluanbiseda lidhur me mundësin e bashkëpunimit tëLars Dahlén, anëtar i Këshillit komunal dheKry¬etari i Këshillit Bashkiak Per-Olof Höög.Kjo ishte një bisedë e përzemërt me këmbimmendimesh dhe idesh lidhur me mundësit ebashkëpunimit mes këtyre dy qyteteve siç u thaqyteteve te textilit. Pastaj ky delegacion kosovarvizitoj edhe një shkolle fillore në ketë qytet kuu takuan me pedagogë dhe nxënës, por ishtekënaqësi takimi me nxënësit shqiptar këtu e qenuk janë ne numër te vogël.Bora Balaj udhëheqëse e grupi nga Kosovaudhëheqësve boråsar u dhuroj nga një libërasaj që u pa edhe me rastin e mbajtjes së Revysësë modës në këtë qytet del se ky manifestimishte shumë i suksesshëm dhe se edhe vizita ekëtyre kosovareve do jete edhe me suksesshmedhe se do ketë efekte pozitive si për shqiptaret qejetojnë këtu po edhe për marrëdhëniet mes qytetitë Gjakovës dhe Borås.9


Sokol DemakuENGJËLLNjë engjëll me krahë te bardhë,Shoh flutron në kaltërsi.Nganjëherë i humbur në lartësi,Ku jeta e kërkon.Dua të të lutëm,Për ate që më shumë dhembë,E ndoshat ti je ai që ndihmon,Dhe dhëmbjen pushon.Dhe ja dhëmbja mbretëron kudo,E ndjej kudo,E gjejë në dritë dhe errësisë,Në ndjenjat e mia të ndrydhura.Engjull krahë bardhë,Lumturi më sjellë.Dhembjen largon, njerëzit gëzon,Jetën e benë të lumtur kudo.Lutjet e mia i dëgjove besoj,Errësirën largove.Na mëshirove të gjithëve,Me dritën që na sjellë.Kadrije MeniqiTinguj mbi rërëNuk e dua emrin timnë asnjë poezimë tha mbrëmë në qetësi deti.Nuk e dua vetminëqë nuk trazon dallgëtpër ty o xhan.Jeta ka një shtegshteg tek ti rërëpër mua dhe për ty.Më fal që hyra tek ti kaltërsie hënë e yjei linda për ty.Mëngjesi vjen sërish i përflakur dritedhe e vdes ëndrrën në agonie na lind në kushtrimvetëm mua dhe ty.Nuk e dua lotin në syajo krijon pasiguri,dua margaritarë të mbledhse ti det i fuqishëm ato tek unë i hedh...Shetita buzë teje me kënaqësi,më the ngadalë e qetë,unë kam magji...Delvina KërlukuKërkon fatAjo ndeshiMijëra sy.Mijëra shikimepor, si gjet sytë që e kuptoninderi në fund të shpirtittë qelizave,hormoneve...Ka një jetë të tërëandaj dhe sot jetoiandaj edhe kërkoitë gjej dy sy që e kuptojnëDy sy me shikim të ngrohtërrënqethës, miklues.Dy sy që e kuptojnë.Bilall MaliqiHIJA E DASHURISËEkspozohet zemraNë sirtarë dhembjejeËndrra kacafytetMe sekonda të djersituraDitëjavët pjellinKujtime të zgjebosuraShpjegimi i fatitPuthitet me kujtimlotinE motet pjellë kanëPortret të mërrolurHijen e dashurisëE fus në kornizëTa ruaj tëndenDashuri tejjetësishtAgim gashiDrenicaNDIZNI ZJARRET(Nates se zjarreve në Prekaz)Sonte zjarret ndezni gjithandejju qe gjak shqiptari keni nder dej.Se kete dite u ndez jarri i LirisëNë Drenicë -ne zemer te Arberisë- Në Prekazin e Emin Latitne Prekazin e Ahmet Delis.Jasharajt u ben flakadanqe ndezen zjarret e lirisë për vatan,E ndezen Ademi , Hamza dhe Bac Shabanise po poshtro...Hasime HotiKURRË NUK TË HARROJPo flas me hidhërim , me pikëllimse humba njeriun e zemrësajo më bën të dal me rrëmbimse jeta ushton prej erës !Ndjej zbrazëti - dhimbjeLotët më rrjedhin si gurrë që nuk ndaletDo të shkruaj vargjet se ndjej hataMë vuan zemra , dhe shpirti nga hallet !Lotoj çdo ditë po ti nuk përgjigjeshpërse më harrove, shkove pas tjetrës ?!Më dëgjo për këtë, kthehu të përligjeshnë dashurinë e vërtetë të asaj të vjetrës ...!Nehat JahiuZEMRA MË TRAZOHEJ...Me sy të kaltër e flokë të gjatahudhur pas shpine mbi shpatulla,kur dilje me mbushë ujë tek çezmafytyrën ta mbulonte buzëqeshja.Kur vinte puhia nga fusha e maliflokët të shkapërderdheshin tek balli,me ujë i mbaje dy shtamba në dorësi unazë gishti të dukej beli i hollë.Sa bukur të rrinin ato flokët e gjatabukuria yte si e bukura e malit zana,faqet e skuqura si mollë, zjarr e prushca rruza mbështjellur i mbaje në gushë.Shpirtin që më digjej doja ta shuaj unëpranë teje afrohesha të më jepje ujë,zemra më trazohej si një det i gjërëmë humbte fjala që doja për ta thënë.Ibrahim AbediniLargësijalargësi na bashkoj por edhe na ndauEdija se ishte veshtir për ty aq sa edhe për muaNuk isha optimist por edhe pesimist joSi në ëndërr u lidha me tyE di se kishim diqka të përbashketPor jo edhe shumë q`far ne donimNatyrisht se ti insistoje me forcat tuajaJam mirënjohës për këtë, por më vjen keqNdoshta më urren, ndoshta edhe joKëtë nuk e di, por e di që let nuk e kiMos u zemro se do të bëhet mirë për tyJam i bindur sepse e meritonNuk dua as të mohoj që s`ishe për mundoshta mos të na ishte kjo largësiDo ta kishim ruajt këtë lidhje si miqësiPër ta shëndërruar ma von në dashuri10


Shaban CakolliNË PREKAZ ZË FILL LIRIAMimoza BiciPENGFlora KelmendiPse Heshtë ?Kosovë- zemra e Dardanisëshumë pushtues të janë vardisësaherë ata janë dalldisëgrusht të rëndë kanë marrë n´Drenicëedhe tash-një shekull pasiu bë varri në Prekaznë Prekaz u mund robërianë Prekaz zë fill liriaJasharajt matën trimërinëpa pushtues e bënë Shqipërinë.Bahtir LatifiLARGËSIJAPër deri sa jem largë njëri tjetëritDashurija mundë të mos jet afer neshAfrimiteti krijon mundësin e letQë ta kem dashurin e vertetBAJAME HOXHAMOS ME BEJ QEJFIN!Nga një lëvdatë mbrëmë,Ashtu kot më erdhi drithërima.Ishte shumë vonë.Tek po rrija mendueshëm përpara ordinatorit,po flisja me vete dhe shkrova:Një poezi dashurie,si për të kujtuar kohërat furtunë,Të një dhimbjeje të pafund,Që prej saj mora një grimë helmi,Për ditët e stuhishme,Për mjerimin e rinisë sime,Dhe s’u shërova kurrë.Eh, psherëtimat nuk heshtinAto, flasin me veten time,Më shajnë, më bërtasin , më kritikojnë,E qahen prej meje,Thonë se paskam qenë e keqe...eh,“Na helmove”, më thonë.Po, e di, e keqe kam qenë,Helmova ndjenjat, psherëtimat, mendimin,Si të kisha dy psherëtima, dy ndjenja, dy mendime...Mjerisht,kisha vetëm një ndjenje e s’ubënë kurrë dy,Kisha një mendim të blertë, Dhe mbetën...Ah, mbetën shumë psherëtima përreth...Ulenvitet..sekondatShtrijnëhijen time...mjegullën të hapThërmuarkap rrënjëttë shtrydh kohënpeng më la...Jam ves`e mengjesit,brengta spërkat...Venka CapaSteblevaVendlindja ime , drejt viseve te tuakurr kaq e dehur s’kamudhetuar ...SHoh shtepite prej guri ,rrenuar,Qe ti i mbaje dikur ,Zemra fort me rrehE shpirti prej mallit me vlon...Stebleva ime kurre s’do te harroj ,Nga malet e larta mora krenarine,Nga fushat e blerta mora dliresine,Nga bora ne dimer shpirtbardhesine,Kedo qe takoj,miq te vjeter te rinje:“Jam nga Stebleva “,- u them gjithe kenaqesi...Anjeza SakajDËGJOMËNI MUAEci rugeve te zbrazura te qytetit,Heshtje , vuajtje dhe mjerim !Po ku eshte valle rinia?Njerezit e qytetit tim?Merguar larg me vjete,Cdo gje ka mbetur shkrete!Ku jane lulet eremira?Mengjeset gjithnje te fresket!?Po ku shkoni? Po ku veni?S’kuptoni gabimin tuaj!Pa degjomani nje fjale,Se jam endePse nuk shkruajn gishtrinjetkur ndjenjat te rrembejn?Rin e strukur nje qoshe,me friken qe e ndjen.Pse buzet nuk livizinshkrumbi i ka mbuluar?.Syte e kalter me lote,sikur liqeni i trubulluar.Jam bere si nje liseqe era shkund gjethet.E zhveshur si pemet,ne kete stine vjeshte.Ska me bukuri sikur me pare,c’do gje ka filluar me u thar.Edhe une si nje trandafil,me petalet e saja shkrujaj per ty.Ne mesin e nates ri pa gjumemendoj te nesermen si kam me kalu.Pse rri e heshtuar eshte misteri?..Kete zemra e ka mbyll me dry.Adelina DokjaPËR TË RUAJTUR NDERIN...hena po s’me pa te lumtur,lot do derdhedeshuria ime e burgosur brenda mureve teheshtjesnga zjarri i mallit - muret do rrezoje !prangat do ti hedhe ne ere,nga shtrati I varrit si Gjergj Elez Alia,do te dalë ne mejdan te dhjetë plagë të marrë !Per te mbrojtur nderin , e te ruaj lavdinëAdem ZapluzhaELEGJI PËR NJERIUNÇ’të gjeti or mikKu të zuri nataA nuk pate kaçikQë të lodhi lëngataKëndellu njëherëEja pakëz në vetiSe ndoll që tjetër herëMe të mallkua sikletiNuk të ndihmoi Kur_aniNë baltë të lë BiblaAni or mik aniSe kështu e kanë këto libraAndaj s’pata çareMiku im i mjerëPër ne më s’ka dritareNë këtë jetë të përmjerrë11


Arsim HaliliINTERVISTË ME PËLLUMB GORICEN- POET DHE STUDIUESËshtë dëshirë e gjithsecilit krijues që në një mënyrë a një tjetër të komunikojë me fjalën. Në bashkëbisedimin tonë për lexuesit jemi me poetin dhestudiuesin Pëllumb Goricën.Një prezantim të shkurtër për z. GoricaPëllumb Gorica është me origjinë nga krahinae Sulovës (Elbasan) dhe prej 20 vjetësh ështëintegruar natyrshëm në jetën e përditshme tëTira¬nës. Shkruan poezi, merret me studimeletrare, historike, kulturore.Të njohësh atë sigurisht duhet të përballesh menjë njeri, që ka një kulturë të gjerë, që përmesnjë bashkëbisedimi shumë mbresëlënës e shprehqartë. Ajo çka u jep peshë fjalëve të tij ështëimponimi vetvetiu i respektit dhe ke dëshirëta dëgjosh gjatë, kur flet në lidhje me pasionete tij. Krahas pasionit për të shkruar pëlqenfotografinë, udhëtimet,shoqërinë, librat, forumet.Është një admirues i madh i natyrës. Pa u zgjaturshumë për të bërë portretin e tij, mund të themise Pëllumbi me ndjenjën e pastër e të pafundpër krahinën e tij, Sulovën, hulumton në traditate saj historike, etnokulturore, figurat e njohuraqë kanë bërë emër, njerëzit punëtor e gjithçka tëmirë e të bukur të saj.Është me interes për lexuesit tanë një njohje përkrahinën Tuaj, Sulovën. Ku gjendet ajo?Ndihem krenar për Sulovën ku jam lindur erritur, se po të mos isha bir i saj mbase nuk doisha ky që jam, krenar siç dëshirojnë ata që duanvendin e tyre. Sulova është krahinë e bukur. Atyndjehet ndërthurja e krijuesit natyrë me dorëne njeriut. Sulova shtrihet në këmbët e shtatoresTomorr, malit të perëndive. Thepisjet e malit Tomorrthyhen në kodrat e Sulovës. Veç kësaj lumiDevoll, që kalon përfund saj, ja shton më tepërbukurinë. Fshatrat ndërthuren me peizazhin egjelbëruar të kodrave dhe bardhësinë e kreshtaveshkëmbore. E admiroj me ëndje imazhin emrekullueshëm të Sulovës edhe kur është dimëre bie shi, por, që, gjithmonë është mikpritës embresëlënës. Edhe pse ndonjëherë kalojnë muajpër shkak të impenji¬meve mezi pres të shkojatje, të çmallem me njerëzit e mi, me natyrënqë është e rëndësishme. Është kjo magji që mëçon shpesh drejt saj fizikisht e shpirtërisht, dukeu kthyer ku jetoj e banoj me një bagazh të ripërsh¬typjesh. Të tilla përshtypje mora edhe ngafesta e “Ditës së Verës”“Dita e verës” është një nga festa pagane e cila12i tejkalon kufijtë e qytetit të Elbasanit. Çfarë mëtepër mund të na flisni rreth organizmit të saj?“Dita e Verës” është një festë e bukur, pjesë etraditës së lashtë pagane, që lidhet me kalimin edimrit dhe fillimin e stinës së pranverës. Traditëe mrekullueshme me vlera të së shkuarës.Elbasanasit këtë ditë me ndjenja të theksuarapër gëzim e festojnë në një manifestim popullor.Elbasani si asnjë ditë tjetër zien nga zhurma efestës. Një natë para kësaj dite nisin përgatitjet.Qyteti vesh petkun e shndritshëm të festës mengjyrat e dritave që e zbukurojnë akoma mëshumë dhe ngjajnë sikur janë derdhur mijëra yje.Njerëzit derdhen rrugëve e pushtojnë bulevardinme gjallëri deri vonë. Festa e gërshetuar meelementë të qytetarisë ka marrë vlera edhe mekarnavalet, koncertet. Edhe poetët bëhen pjesëe festës me festivalin e për¬vitshëm poetik“Trëndafilat e Elbasanit” ku simbolike ështëedhe mbjellja e një peme për poetin më të mirë.Gëzimi dhe hareja e kësaj feste rrëmben edherrethinat e tij me rite në përshtatje me kohën esotme në ndjesinë e bukur të mjediseve me vleratë spikatura peizazhesh çlodhëse të trevës së Elbasanitsi në Byshek, Burimin e Bankës, Çezmëne Kasinës, por edhe në vende të tjera në Dumre,Shpat, Sulovë, e cila merr një tjetër dimensiondhe e shton më shumë kënaqësinë për të festuartok me të afërmit, miqtë e shokët. Është vështirëtë thuhet në fjalë gëzimi i kësaj feste.Le t’i kthehemi për pak punës tuaj krijuese, çfarëi ofron z. Gorica art¬dashësve të tij?Me pasionin tim qëmtues, tashmë të kthyernë qëllim të vetvetes, kam vite që jam i lidhurshpirtërisht. Shkruaj poezi, vështrime letrare,studime historike, të traditave etnokulturore,me koncepte artistike dhe me dëshirën për tëqenë vetvetja i pasqyroj në media, një pjesë etë cilave do t’i botoj së shpejti. Nuk shkruajthjesht se duhet të shkruaj, por e ndjej të shkruajsi shkëndijë e shndërruar në zjarr, të cilën nuk ekam lënë të shuhet me gjithë sakrificat që bëj, ikënaqur me atë që realizoj me pasion. Sot nuk kapengesa ideologjike. Kush ka dëshirë ulet e merrpenën dhe shkruan me liri dhe hapësirë. Veçsekrijuesit ndjehen në vështirësi për të botuar krijimetnga pamundësia financiare. Çdo krijues egjen veten në një fushë apo disa syresh. Pasioniim më i madh është studimi i historisë dhe itraditave. E kam lidhur pjesën më të madhe tëkrijimtarisë time me krahinën time, Sulovën. Njëarsye më shumë për të shkruar e domosdoshmëripër kohën tonë është e vërteta dhe përgjegjësiapër ta shpallur atë.Ç’mund të na thoni diçka më tepër për lexuesittanë, të kontributit hulum¬tues që po jepni, e qëbënë fjalë për vlerat, traditat e krahinës Tuaj?Për krahinën time, Sulovën, me vështirësitë


për të sjellë e evidentuar, por edhe i zhveshur Poezinë e konsideroni vetëm pasion, apo jetoninga ndikime politike në këndvështrimin real po brenda saj ?qëmtoj thellë, duke gjurmuar lashtësinë e saj Së pari, sipas meje, poezia nuk është thjeshthistorike, traditat etnokulturore, veçori e vlera. pasion. Ajo është një frymëzim qiellor, që lindMë së shumti kam pasqyruar ngjarjet interesante, bashkë me poetin dhe zhvillohet me të. Askushfigurat që kanë luajtur rol kohërave në historinë nuk mund të bëhet poet dhe të shkruash poezie saj, traditat e bukura. I kam bërë të prekshme nuk është e lehtë. Në asnjë shkollë nuk mund tëpër të mos mbetur në humbëtirën e harresës këto mësojë për këtë lloj arti, po nuk pate bekiminvlera dhe veçori historike e shpirtërore të saj, atëçka kemi trashëguar nga e kaluara si një pasuritë popullit.Para dy vjetësh botova një libër “Sulova ePoshtme në shekuj”, vështrim enciklopedik përtë gjithë ata që duan të dinë për Sulovën. Njësipërmar¬rje jo e lehtë. Historia e Sulovës ështëpjesëz e historisë së Shqipërisë, histori liridashëse,punëdashëse, arsimore kulturore. Këtëpjesëz historie jam përpjekur ta përshkruaj mengjyra të gjalla dhe me detaje konkrete. Përpjekjetpër liri e mbijetesë, për zhvillim ekonomik,për dramat sociale që kanë kaluar, emërtimet,bukurinë, peizazhin, traditat e bukura, këngët,dasmat, festat, urimet, të gjitha i kam mbledhurnë këtë libër.Ne lidhje me profesionin që ushtroni sa reflektohetpuna profesionale në pasionet, në punën tuajkrijuese?Do ta konceptoja me një fjalë: ditët rrjedhinmes profesionit dhe pa¬sioneve të mia. Tirana,qyteti ku unë jetoj e ushtroj profesionin prej dydekadash i ka dhënë një spektër të gjerë vështrimirealizimit të pasioneve të mia. Mjafton qënjeriu të ketë në shpirt dëshirën e mirë, por gjenkohën, pa u ndikuar nga profesioni, që të krijojë,të eksplorojë natyrën, të fotografojë, hulumtojëhistorinë, të bukurën, vlerën. Dhe këto janëelementë ku unë gjej qetësi e paqe me veten,duke u munduar të bëj atë që më pëlqen. Gjëratë tilla i ndjej të përfshira edhe në kënaqësinë etakimeve me miq krijuesë, apo edhe në përshkrimete mbresave nga udhëtimet. Në pasionet esidomos punën krijuese gjej forcë për të krijuaratë që ndjej. Çdo gjë që shkruaj e kthej në qëllimpër të realizuar pasionin tim.dhe frymëzimin qiellor. Sipas një shprehje turke,poezia është Iddajeti hak, pra, frymëzim dhebekim nga Perëndia. Ata kanë lindur të tillë, ndajjanë poetë. Atë që perëndia ia ka dhuruar krijuesit,asnjë lloj shkence nuk mund t’ia mohojë.Kur jemi te poezia , mendimi i juaj, sot ku ështëky art hyjnor ?Është shkruar dhe folur shumë. Sot ka mjaft poetë,të të gjitha kategorive. Tendenca për të bërërevolucion në poezi, shumë syresh i ka larguarnga poezia tradicionale, në emër të modernizmit.Por gjithsesi, poezia lirike shqiptare ka arriturnjë zhvillim të admirueshëm sot edhe pse nëkushtet e globalizmit dhe imitimit. Tendencagjithmonë e më tepër për lirizmin, në një farëmënyre ka shmangur poezinë patriotike, atë metë cilën ne jemi frymëzuar në shekuj dhe që naka mbajtur gjallë krenarinë tonë kombëtare. Kjonuk do të thotë se unë jam kundër kësaj formepoetike, por e theksova për të vënë në dukje këtërealitet, që bie në sy në të gjitha vëllimet poetiketë ditëve të sotme.Sa kam lexuar për ju z Gorica dhe nga ju, kenitrajtuar disa vepraËshtë një pyetje që zgjon interes.Letërsia sot është në rrugë progresive, edhepse lexohet pak. Modernizimi i shkencës elektronikeka tërhequr vëmendjen e lexuesit, dukeia rrëmbyer vëmendjen nga leximi i librave,prapëseprapë letërsia ka njohur një zhvillim tëpaparë. Çdo ditë, çdo muaj apo vit, me dhjetëralibra botohen. Dhe, natyrisht, e përmbledhur medy fjalë, kur ka sasi ka edhe cilësi. Përherë e mëshumë gëlojnë talente të reja që sjellin risi dheforma origjinale në letërsinë e sotme e që perfomojnëartin sinjikativ dhe proverbial të kohës qëpërjetojnë. Aktualisht, në Klubin e Shkrimtarëve13“Kostandin Kristoforidhi”, të Elbasanit, ku unëbëj pjesë, botohen të paktën 50 libra letrare nëvit të të gjitha gjinive e zhanreve. Natyrshëm, nëshfletimin e vëllimeve poetike, tregimeve, romaneve,monografive jo vetëm për të shijuar vërtetëmë në thellësi leximin e tyre, por, duke kundruarbrenda këtyre krijimeve risitë që sjellin, jammunduar në një vlerësim dhe evidentim për figuracionin,forcën shprehëse, tematikat e trajtuara,përshtypjet, mendimin filozo¬fik, mesazhet etyre dhe vlerat e çdokujt që shkruan poezi, prozëapo hulumton. Në krijimtari është me rëndësi tëjesh vetvetja në çdo gjë që shkruan sepse ështëmë mirë të mos shkruash se sa të mbushësh faqetme përsëritje apo imitime.Në udhëtimet tuaja s’reshtni së pasqyruarinatyrën, monumentet, qytetet, që vetëm një njeripasionant pas tyre i përshkruan në këtë mënyrë.A mund të na përshkruani në pak rreshta këtëpasion?Dëshirën për udhëtime ka kohë që e ushqej mepasion. Ndjesi kjo që nga fëmijëria ime. Memënyrën se si i përshkruaj, përherë me forcën efjalës dhe imagjinatës së saj, e cila është gjë emirë për të shprehur përshtypjet, mundohem t’igërshetoj edhe me mjaft elementë të tjerë informacionihistorik, gjeografik, kulturor të vendeveqë shkel, duke përcjellë te të tjerët një pjesë tëmrekullisë, lashtësisë, vlerave kulturore. Çdovend, qytet, krahinë ka të veçantën apo unikenqë të magjeps. Natyra me mrekullinë e saj përmua mbetet përherë një frymëzim dhe unë jam iprirë ndaj udhëtimeve shumë më tepër se sa përpasionet e tjera. Takimet e niveleve të ndryshmeletrare, gjithsesi e kanë edhe efektin e vet njohës.Për ju z. Gorica, sa sinjifikative janë këto takimedhe ç’mesazhe përcjellin?Takime të tilla padyshim janë ngjarje të bukurapër komunitetin e kri¬juesve. Ato të japinndjesinë të përjetosh mbresa të paharruara. Edhediku tjetër e kam thënë se takime të tilla janë njëmjet i fuqishëm shpirtëror, sinteza të shkëlqyerames miqsh të penës, përvojë krijuese, konkurrim,burim dijesh. Sidomos kur krijohen atmosferatë tilla të ngrohta gëzimi e të mrekullueshme mepjesëmarrje të madhe krijuesish. Një ngjarje tëtillë e përjetova edhe nga “Takimet Poetike tëKaradakut” në Kumanovë. E prita me gëzim dhekënaqësi ftesën e miqve të mi për të marrë pjesënë këtë manifestim shumë të këndshëm në Kumanove,si një motiv të bukur me krenarinë që jeedhe mes krijuesve vëllezër të trojeve shqiptaretë Maqedonisë dhe Kosovës. Në takime të tilla umbledhshim gjithmonë, me miq të mirë të penës.Ndonëse mund të flasim shumë çka, por ju vetz Gorica çka do të shtoni për lexuesit tanë nëpërmbyllje të kësaj interviste?Ndërmjet këtij bashkëbisedimi dua të përcjell njëmesazh: Të ruajmë e revokojmë traditat tona sikomb, traditat historike, kulturore, njerëzore, tëvlerave. Të përhapim këtë kulturë të lashtë e tëveçantë, kudo që jetojnë shqiptarë.Ju faleminderit!


Bahtir LatifiTë krenohemi kush jemi dhe si jemiVeshja kombëtare është një ditarë i historisë shqiptare, tregon dhe dëshmon me për se afërmi identitetin e shqiptarëve ndaj miqve tanë e në këta rastmiqve suedez16 prilli në qytetin e Borås në Suedi ishte njëditë jo e zakonshme për shqiptarët dhe suedezët.Një ditë ku bashkoj shqiptarët jo si zakonishtme aktivitete kulturore.Kësaj radhe me njërendësi dhe pasuri ta quaj kështu kulminante qëu përket Shqiptarëve .Një pasqyrim, një identitet,një prezantim i shqiptareve të vërtet.Veshjakombëtare është një ditarë i historisë shqiptare,tregon dhe dëshmon me për se afërmi identitetine shqiptarëve ndaj miqve tanë e në këtarast miqve suedez.Një punë, pasqyrë e till nukkishte ndodh më herët në Skandinavi,pra Sfilit eveshjeve kombëtare shqiptare në qytetin e Boråspa interesim nga shqiptarët që nuk e kishin bërënjë punë të tillë më herët.Them kështu pasi tëgjithë e dimë se si migruan dhe migruam tashsë fundi nga regjimi serb dhe nuk ishte edhemundësia e një prezantimi apo lobim ta quajkështu për vendin dhe sheqerin si duhet. Na udeshtë punë, sakrificë dhe mund i madh deri nëkrijimin e shtetin dhe tani jemi më të lirë dhe mëme mundësi dhe arsyeje që të jemi më prezentkarshi miqve tanë ku do në Evropë edhe Botë.17shkurti 2008 ndryshoj shumë çka për shqiptarët.Tani më jemi shtet, tanimë kemi shtëpinë tonëdhe tanimë kemi mundësin të tregohemi dhe tëtë gjithë mundë të jemi ambasador për shtetintonë që e ëndërruam me vjet e shekuj.Themkështu sepse askush nuk mundë ta ndiej vetëntë lirë përderisa nuk ka shtetin e vet si duhet dhese askush nuk mundë të krenohet përderisa nukpunon për vendin e vet, familjen e vet, gjuhën evet, kulturën dhe za¬konin e vet. Andaj unë dotë çmoja çdo njërin që i merr si obligim moraldhe të punoj sa të jetoj në këtë rrugë të jetëspër ndërtimin e personalitetit të vet,shtetit dhefamiljes.Pikërisht 16 prilli në qytetin Borås mebashkatdhetarët tanë kishte një synim të tillë.Jorrallë herë QKSH ”Migjeni” shoqatë e bashkatdhetarëvekëtu në këtë qytet bënë punë për tapasqyruar dhe mbrojtur identitetin shq¬iptarë.QKSH punon dhe nuk lodhet kurrë , andaj edhekëtë festë kaq të madhe për ne diti të punoj tëbashkëpunoj dhe të organizoj me dashuri dheme sinqer¬itet të plot si gjithëmon për shqiptaretne skandinavi.Për veç që bashkon shqiptaretme shqiptar me aktivitete kulturore bash¬konedhe suedezet me shqiptarët dhe kështu një urëlidhëse krijon kudo që shkon.Kësaj feste të kësajshoqate ju bashkëngjiten pa pritës dhe pa asnjëlodhje ”Bora Fashion”Agjencia e Modës në Gjakovënë krye apo idenë e kreatores Bora Balajdhe Flora Balaj,stiliste dhe migrim origjinalnga gjakova .Mandej skenari dhe kameramani ipalodhur dhe i njohur edhe për diasporë zotriuGzim Arifi. Vlen të veçohet fotografi shumë içmuar dhe i merituat për ekspozitën me fotografinga zotriu,profesionisti Shkelzen Rexha ngaGjakova.Manifestimin e madhështuan grupii valltarëve nga Fallkenbergu ”Shqi¬ponja eMaleve”në krye me Hamdi Arifin, Mustafë Berishadhe Valentina Sejdiu.Anëtarët e shoqërisëkulturor”Ardhmëria”Nga KristianstadiMysafirët:Qibrije Hoxha veterania e cila foli për ”Etnokulturëndhe zakonet e veshjeve kombëtare Shqiptare”,Shkrimtari dhe publicisti Hamit Gerguri,Remzi Basha poeti ynë i njohur. Kameramani,fotografi dhe skulptori Sejdi Zeka.ku jetojnë një numër i madh shqiptarë.Një punë e tillë nuk kishte ndodh më herëtedhe pse me vjet të tëra shq¬iptarët kishinmigruar në skandinavi.Nuk e kisha quajtur tëprezantohemi para Evropës dhe botës se kushishim, kush jemi dhe kush duam të jemi .E gjithëkjo është një obligim moral për të gjithë ata qëjetojnë dhe veprojnë në boten e jashtme, pasi që14


Baki Ymeri (Bukuresht)Kosova dhe prezantime të reja shqiptare në gjuhën rumunesova ka nderin ta ketë në Bukuresht një mik tëmadh të saj: Shkëlqesinë e Tij, zotin Sami Shiba,ambasadori fuqiplotë dhe i jashtëzakonshëm iShqipërisë në Bukuresht. Kosova ka nderin taketë edhe një revistë me të njëjtin titull në Bukuresht(„Kosova”), e cila kërkon përkrahje përkontinuitetin e saj. Kosova ka qenë dhe ka nderintë jetë prezente në shtypin e Bukureshtit dheprovincës me një serë reçensionesh dhe vargjeshtë poetëve tanë, jo vetëm nga Kosova, por edhenga Shqipëria dhe diaspora shqiptare. Kështu,revista Dor de Dor (Malli ndaj Mallit), botonnë numrin e saj më të ri (Nr. 54,55,56/2011)poezitë e Remzi Limanit „Erë e panjohur” dhe„Kosova”, të dinamizuara me fotografinë dheshënime për autorin. Po ky autor defilon edhe nëfaqet e revistës Impact literar përmes kronikës sëVictor Steromit „Vargje të frymëzuara që rrokullisensi valët e detit”. Revista Cronica e Jashit,në numrat e shkurtit dhe marsit të lëtij viti, eprezanton Skënder Zogajn dhe Vezir Ukajnpërmes reçensioneve të kritikut Marius Chelaru:„Vdektari i një vendi ku koha vjen nga zemrae një ore antke” dhe „Eshtrat e fjalëve duke ekurdisur formulën e jetës dhe vdekjes”.Në kuadrin e reçensionit „Syri për një lot tëmadh sa Kosova”, botuar në revistën Impactliterar (Nr. 377/2011), Mihai Antonescu nxjerrnë pah vlerat lirike të Sadik Krasniqit, poet iKosovës me banim në Gjermani. Në faqet e sënjëjtës revistë, Victor Steromi prezanton an-15Nuk është hera e parë kur vijmë para opinionitshqiptar me të njëjtin titull: „Prezantime të rejashqiptare në gjuhën rumune”, dhe nuk ështëhera e parë kur revistat rumune i hapin mezemërgjerësi shtyllat e tyre edhe për kulturënshqiptare, duke mos e anashkaluar Kosovënpër të cilën Dhimitër Polena theksonte se është„Koka e Shqipërisë”. „I shfletova me kujdesfotografitë e dhembjes së flaktë të vitit 1999,dhe e rikujtova, gjithë helm, atë pranverë tëpërgjakur, e cila i pati përgjakur edhe ëndrrate gjithë njerëzve të botës, që, të kapluar ngaankthi, shpërthyen në protesta nëpër meridianete ndryshme të rruzullit tokësor, duke manifestuarpërshpirtjen e tyre për shqiptarët e Kosovës dheurrejtjen ndaj rregjimit barbar serb. Mënyra dhepërmasa e solidaritetit me shqiptarët e Kosovësdhe forca e përbuzjes kundër makinerisë vrastarebëri që, barbaria serbe të ndalej dhe, Kosovës t’ihapej shtegu i lirisë, që u arrit, në saje të pjesëmarrjessë gjerë botërore, që me forcën e zjarrittë hekurt që u derdh dhe ia ndali turrin bishës sëegër karpatike. E theksova këtë fakt, në shenjëtë mirënjohjes së përjetshme që ne që ua kemiborxh të gjithë popujve të cilët na u ndodhënpranë, në çastet më të vështira dhe, pse të mos ethemi hapur se pa ndihmën e tyre, Kosova nukdo të mund të arrinte këtu ku është sot.”Kështu na shkruan një shkrimtar i zellshëm ngaKosova: Skënder Zogaj, duke shfletuar disa ngafotografitë që ia prezantojmë lexuesit tonë. Kotologjinëe përbashkët „Bukuria e bukurive”dhe poezinë „Guri i trollit” (shqip/rumansht) tëSadik Krasniqit. Po kjo revistë, kohë më parë iapat dhënë publicitet Vilhelme Vranarit dhe NuriPlakut nga Shqipëri, si dhe vëllimit „Gologotakosovare” të Fehmi Kelmendit nga Zvicra.Radije Hoxha nga Kosova defilon me pesë poezinë revistën Amurg sentimental (Muzgu sentimental,Nr.4/2011), ndërsa Adelina Dokja ngaItalia në faqet e revistës Climate literare (Nr. 40/mars/2011) me poezitë „Diamanti i dhembjes”,„Engjëll drite”, „Digjem nga malli” dhe „Natëne mirë”, së bashku me vlerësime eseistike ngaMarius Chelarut. Po në këtë numër del edheartikulli „Anija e fjalëve”, ku Lucian Constantinipërshkruan suksesin e përurirmit të TheodorDamianit dhe Xhelku Maksutit në restorantin„Boema 33” të Bukureshtit. Kjo revistë, kohë mëparë e prezantoi Monica Mureshanin me librine saj „Kosova letrare”, ndërsa Revista noua,vargjet e Nexhat Rexhës, Kozeta Zylos, SabitRrustemit, Merita Bajraktari McCormack etj.Kaq sa për sot, duke kërkuar falje për të papërmendurit,siç janë Ali Podrimja, Sabri Hamiti,Sali Bashota, Miradije Ramiqi, Sabile Kepmezi-Basha, Basri Çapriqi, Liman Zogaj etj., ngasenumri i krijuesve shqiptarë që i fisnikërojnë faqete revistave rumune (që nga viti 1970 e këndej)është i panumërt.


F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J ËPoezi për fëmijë nga Vaso PapajPo ku je qenushi im?Falëm pak xhaxhi polic,veç një pyetje të drejtoj:E ke parë qenushin tim,semaforit të kalojë?Nga mëngjesi me trafikun,shumë shofera kam gjobitur,porse një të tillë qenush,s’e kam parë, more vogëlush.Po ku je qenushi im?Un’ të dua në prehrin tiTë kërkoj poshtë e përpjetëSa i madh ësht’ ky qytet!Falëm pak, një pyetje kisha:Mundem, xhaxhi lulishtar?Qenin tim me pulla-pulla,në këto anë, a e ke parë?Vogëlush, që në mëngjes,unë krasis lule me vesë,por qenush me pulla-pullanuk kam parë asnjë, për besë.Po ku je qenushi im?Un’ të dua në prehrin timTë kërkoj poshtë e përpjetëSa i madh ësht’ ky qytet!Falëm pak, xhaxhi shoferkam një pyetje këtë herë:Një larush, qenush të mbarë,nëpër rrugë a e ke parë?Gjith’ mëngjesin kam udhëtuar,se urbani rrotull vjen,por qenush nuk kam takuar,xhaxhi ty, nuk të gënjenPo ku je qenushi im?Të të mbaj në prehrin timTë kërkoj poshtë e përpjetëMos ke shkuar vallë në det!?Dimër a pranverë?!Unë në shkollë kisha mësuar:Kur pranvera vjen në qytet,kodra bëhet e bleruar,shkojnë fëmijët e lozin vet.Por unë kodrat i kam parë.Erdh’ pranvera përsëri,kan’ beton e nuk kan’ bar,ngjitur -ngjitur plot shtëpi.I habitur pyes mamin:- Si na qenkësh kjo pranverë?- Po nuk preke lulen, barinQenka vjeshtë, dimër përherë.Dhe sivjet kemi mësuar:Kur nga larg pranvera vjen ,çelin vjollcat e praruar,përmbi kodra prush i gjen.Prapë te kodrat dje kalova,Desha stinën pak ta prek,Vetëm ferra unë dallovadhe një diell të butë që djeg.I habitur pyes babin:- Si na qenkësh kjo pranverë?- Po nuk preke lulen, barin,Qenka vjeshtë, dimër përherë.Shpesh mësuesja ka shpjeguar:Kur pranvera vjen në qytet,pemët çelin pa pushuardhe pastrojnë natyrën vetë.Por kur dola në dritare,n’lagjen time pashë veç shtylla,ngulur rrjesht në trotuare,me neonet si zymbyla.U mendova gjatë me vete:Kjo pranverë nuk ka ngjasim.Po nuk pati lule, jetë,dimër kemi pambarim.Hija ime, shoqja imeSapo dielli ndrin në qiell,hijen time e kam pranë.Sa të eci, pas më vjenDhe nga vetja nuk më ndan.Hija ime në çdo vend,vjen pas meje, tund e shkund.Për çdo gjë që mund të bëj,dhe gjithçka që dot nuk mund.Hija ime, shoqja ime,Për gjithçka më imiton.Në mëngjes ësht’ shum’ e gjatë,si një pemë që fërgëllon.Hija ime, shoqja ime,a e dini ç’far’ ngatrron?...Afër mbrëmjes nis e zgjatet,pastaj zhduket në ballkon.Hija ime vjen pas meje,kur vrapoj un’ bashk me shok’.Kur shetis me biçiklet’,pedalon me mua tok.Dhe kur shkoj në eskursion,shtigje mali duke ngjitur,hija ime më shoqëron,se ajo nuk ësht’ e mitur.16


Kujtim AgalliuT R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLITLumi dhe përrenjtë e vegjëlQë lart nga mali zbrisnin përrenjtë e vegjël. Ata e zbraznin ujin e tyre në lumin e madh, që ecte midis fushavedhe e mbushnin plot e përplot. Mirëpo, njëherë, lumit iu duk vetja më i madhi në botë e iu rrit mendja. Iu drejtuapërrenjve dhe filloi t’i ngacmonte:- Shikoni, shikoni, o përrenj të vegjël, se sa i madh jam! Kurse ju...ha-ha-ha! Sa për të qeshur më vjen!Mburrjet e tij nuk kishin të sosur:- Sa të veckël jeni përpara meje! Ha-ha-ha! – shkrihej së qeshuri ai.Përrenjtë e vegjël iu zemëruan mburravecit.- Mjaft, mjaft na u mburre, o mendjemadh! – i thanë. – Mos harro, se po të mos jemi ne, as ti nuk je!- Ama, ç’na thatë! – ua ktheu lumi. Qenkeni budallenj fare!Atëherë ata nuk pritën më, por iu lutën reve të mos lëshonin shiun. Retë pranuan dhe iu lutën erës t’i largonte.Era pranoi. I largoi larg e larg. Pastaj përrenjtë ndërruan rrugë Nuk u derdhën më në lumë, por nëpër ara, drejt enëpër të mbjellat.Pak nga pak lumi shteroi. Gurët e tij u veshën me myshk të gjelbër. Peshqve u dukej kurrizi, tek notonin. Lumiheshtte i mërzitur. Ai sa nuk qante nga inati. Donte t’u lutej përrenjve t’i dërgonin ujë, por i vinte turp. Por përrenjtë,kur e panë se lumi kishte filluar të pendohej, i folën vetë:- E, o lumë, ku je?Ai heshti. Nuk iu përgjigj. Atëherë ata i thirrën erës t’u sillte retë. U thanë reve të lëshonin shiun. Dhe shiu ra. Umbushën plot e u derdhën në lumë. Lumi u gjallërua. Dhe thonë se që nga ajo ditë ka venë mend e nuk mburretmë.17


P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R ENga Bardhyl SelimiMbrojtësit e kullësNjë kullë në formë gjashtëkëndëshi të rregullt mbrohet nga një numër luftëtarësh, gjithsej48, që komandanti i ka vendosur nga 16 në çdo faqe. Më saktë, nga 4 në çdo kulm dhenga 8 midis çdo dy kulmeve, pra 4*4+4*8=48. Mirëpo gjatë luftimit vriten 4 mbrojtës.Për të mos i dhënë të kuptojë armikut që mbrojtja u dobësua, komandanti i radhitindryshe luftëtarët, në mënyrë që në çdo faqe armiqtë të shihnin sërish 16 luftëtarë. Si iradhiti ai ushtarët?Zgjidhje:Pozicioni i mëparshëm: nga 4 në çdo kulm dhe nga 8 ndërmjet kulmeve, kështu 4*4+4*8 = 48.Tani janë 4 ushtarë më pak, d.m.th. 44 ushtarë. Ai mund t’i radhisë kështu: në çdo kulmtë vendosë nga 5 dhe midis kulmeve nga 6, sepse 4*5 +4*6 = 44.Po sikur të vriten edhe 4 luftëtarë të tjerë, a mund ta gjeni një radhitje tjetër?(Në çdo kulm nga 6 ushtarë dhe ndërmjet kulmeve nga 4 ushtarë).18


ANEKDOTAT SHQIPTAREAnekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohendukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhealegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimitek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent,edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje tëvogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetetpublike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, ikanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturësshqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar ngaInstituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut DemakutKu mbeti nusja?Dikur moti udhëtohej me qerre kuaj ose qe. Një farë burri i sapomartuar, nga fshati Saradran shkoj për ta marrë nusen e tij që ndodhej në gjini. Kyecte para qeve dhe nuk shikonte mbrapa, sepse “burrat” nuk shikonin mbrapa. Afër një lumi qetë kërcyen me vrull. Nusja u rrëzua e ky nuk e shikoifare. Ai vazhdonte rrugën pa u shqetësuar. Kur shkoi në shtëpi i doli e ëma përpara dhe po e pyet: -Ku mbeti nusja?Ky edhe nga inati se çka mund t’i kishte ndodhur nuses u përgjigj: -Burri nuk e kthen kokën mbrapa për një nuse, nënë!Si ta këndojmëVjen një Sylë Luboveci tek Imer Beqa dhe i thotë se të kam pru një fjalë nuseje për djalë. Kërset defi e daireja, dreka e kafeja e bëhet për hajr nusja.Vajzat që e këndonin nusen po e pyesin shkuesin se si e ka emrin nusja. -Ky edhe i zënë ngusht thotë: -këndoni sonte oj Lulije e pastaj do t’iu tregojë.Pas pak ditësh Imeri mbledh farefisin dhe ja mësyen “mikut të ri”, mirëpo “miku i ri” nukkishte vajzë fare.Imer Beqa, rrugës, në të kthyer në shtëpi po këndonte:Oj Lulije me limana,A po e sheh se m’u kajt nana!19


REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “<strong>DITURIA</strong>”Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; koli284@hotmail.comKeshilli redaktues:Rrahmon Jashari, rrahmanjashari@hotmail.com; Lena Liden, lenadarlene@yahoo.se;Bahtir Latifi; bahtirlatifi@live.se;Hakif Jashari; hakif@dituria.se, Griselda HallulliBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,arsimhalili@hotmail.com;Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedidituria@live.seDiturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!