11.07.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

QKSH“Migjeni”Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010<strong>DITURIA</strong>E boton QKSH”Migjeni”Borås-SuediViti IV , Nr. 6TË GJITHË SHKOLLARËVE REVISTA “<strong>DITURIA</strong>” U URON PUSHIME TË KËNDSHME !Numri i ardhshëm i “Diturisë” vjen në shtator


FAQJA E POEZISËBaki YmeriArjana LoceNexhat RexhaO ZOT!Thuhet se gruajaNuk ka Zot.Dhe megjithate,Si e ke ngjeshurO Zot,Kur në trajtën e sajE ke vënë shpirtin tënd?Dhe si është e mundurTë vuaj duke e parëDhe më vjen t’i përkulemDhe të të harroj!Nëse në trajtën e sajE ke vënë krejt dashurinëE shpirtit tim,Atëherë si është e mundurQë ta lësh mbi dheKur ti mirë e shehSe do të bëhet Zot?Arsim HaliliMJERIM MBI SUPETë lodhur nga kohaMbi supe bartin mjerimShtegtim i pa fundSa trishtimVitet i harruanNuk e njohin vetënMallin e bartin në xhepKu keni tretëGjyshërit strukën në kujtimeA do të flitet gjuha imeTë falem o zotMe këto pika lotÇ’është kjo golgotëNdarjaNdarja erdhi krejt papritur,Pasi kishim kaluar një det të madhgëzimi,Shkreptiu si vetëtimë në qiell të pastër,Koha u prish dhe filloi shiu.Gjithçka u kthyeNë të kundërt,Dielli në shi,Puhiza në stuhi,Dasma në ndarje,Kuptimi në mëri,O Zot, sa çudi!Atë natë, qielliShfrynte nga tërbimi,Në mëngjes do t`ikje ti,Gjithë natën s`më zuri gjumi,Aeroporti më shfaqej pa drita, i zi.Një valixhe more me vete,Dhe le pas një tjetër,Mbushur që atë çast me mallin tim,Në tënden fshehe gënjeshtrën e hidhur,Sa do doja të kish humbur në udhëtim.Të paktën ti kishim ndërruar valixhet,Të kishe kuptuar kush peshon mëshumë,Malli im, a gënjeshtra jote,Të dyja të rënda si plumb.Tashmë, asnjë nga valixhets`lëviz,Rënduar nga pesha, e kujtimeve tëdashurisë.4SI IKËNLOJËRATPër të thënë njëfjalëAkuzoja veten dhe tyAs vetë nuk e dijaSe dikush na trembiNë lojën me shumë fatE buzëqeshja ime ndaloiNë stinën e luleve plot aromëDikush hyri ne kopshtin timMë vodhi aromën para syveDhe pastaj këputi një luleMe ngjyrë gjakuEdhe sot nuk kuptojIshte vetëm lojë e jonaApo shkëndijë e asaj skeneHeshtja na mbuloiMe çarçaf të ziPa e ditur se ajo ishte vetëm lojëE shikimeve ngazëllueseE buzëve të tharaLojën e bëmë krejt çorrëzaNuk më kujtohet si ikënStina e lulevePo si sot i mbajë në mendjeNgjyrat e aromën e tyreEdhe fletët kur binin në gjumëMë kujtohet edhe mengjesitI shtonin uratën për ditën e mbarëUdhëtarit shtegtim të kujdesshëmEdhe ujë loti i jepninPër kthim sa më të shpejtëVërtet ishin lojrëraNë kohë robërieAtdhedashuri për neAma të bukura e sa të bukura


Malli për Çamërinë.DUA TË ÇOJ MALLIN E GJYSHIT NË ÇAMËRINdodhi e jetuar.Një ngjarje e veçantë, e papritur, më ka ndodhur para pak ditësh në një orë mësimi në lëndën e gjuhës shqipe klasa IV,cikli i Ulët. Nxënësve u kisha lënë për detyrë të përgatisnin një përgjigje me shkrim rreth pyetjes: “Po ti, a do të doje tëmërgoje në vend të huaj “?-Përgjigja do të mbështetej në përmbajtjen dhe mesazhin e një vjershe, Vendlindja është shumë e rëndësishme për secilinprej nesh.Seicili i kishte ujdisur përgjigjet për bukuri, por me një përfundim: Nuk donin të mërgonin në dhe të huaj, sepse vendlindjaështë e shumë e shtrenjtë.Të gjithë prisnin që të mernin fjalën, dhe në fund mësuesja t’i përgëzonte. Vetëm njëri qëndronte i heshtur dhe si mendrojtje: Vallë si do ta prisnin shokët përgjigjen e tij? E shtërngonte fletën dhe më shikonte drejt në sy, sikur më pyeste ?-Roland !– I u drejtova.-Po ti, ke deshirë ta lexosh përgjigjen që ke shkruar ?-Po….Unë mësuse….. kam një mendim ndryshe nga shokët.–Dhe ndaloi si i zënë në faj. Të gjithë nxënësit kthyen shikimin nga ai.-Lexoje ! Lexoje se më pëlqen të dëgjojmë edhe nje mendim ndryshe !– I thashë për t’i dhënë zemër.Me një zë si të mekur, ai filloi të lexojë: -Unë… mësuese,… kur të rritem dua të emigroj jashtë shtetit. – Pastaj e ngritizërin. - Dua të çoj malli e gjyshit tim në trojet tona, në Çamëri ! Të shuajë mallini që atë e ka brengosu për shumë kohë. Aigjithmonë më ka folur për Çamërinë. Tani që po rritem dhe po e njoh vetë historinë e vendit tonë, i a premtova vetes këtëdeshirë të tij. Sa më shumë mësoj, aq më mirë i kuptoj lotët e tij dhe fytyrën që ai e këthen pas, kur më flet për vendlindjen.Atij i kanë shkulur një “Copë” nga shpirti, dhe e kanë lënë vetëm me kujtimet e tij. Ndoshta shokëve po ju duket epaderjtë, po unë e dua shumë gjyshin tim. Kjo ishte mësuese.– Mbaroi fjalën dhe e ngriti kokën nga ne si me dyshim.E shikonim Rolndin, po askush nuk fliste.Sytë mu mbushën, por e mblodha veten, edhe pse vetë jam çame.Heshtjen e theu Besarti, një djalë nga Tropoja, i cili pyeti:-Mësuse ! Po si do ta çojë Rolandi mallin e gjyshit në Çamëri ?– Kaq u desh dhe biseda u ndez. Nga nxënësit filluan të vinin mendime të ndryshëm. I vështroja plot ëndje dhe mëmbushej shpirti kur dëgjoja përgjigjet e tyre të sinqerta. Shikoja Rolandin. Fytyra i kish marrë një nur të bukur dhesytë shprehnin veç gëzim. Shokët e kuptuan premtimin e tij. Ata, si pa u ndjerë, u mblodhën rreth tij dhe dëgjonin plotkureshtje, historitë që gjyshi i kishte treguar për Çamërinë. Nuk flisnja. I lashë nxënësit të shprehin mendimet e tyre përvendlindjen, (për fat nxënsit e klasës i kam nga të gjitha trevat e shqiptare) . I shikoja me mall. Sa të bukur e të çiltër janë !E përqafova Rolandin. Na dhuroi mësimin më të bukur që kam zhvilluar deri sot.Nxënësit u larguan atë ditë, duke më përshëndetur si gjithënjë. Po unë ndjehesha ndryshe. Më kishin mbushur me njëndjenjë dashurie dhe krenarie. Ndjehesha e lumtur për nxënësit e mij, që po rriten plot shpresa për të ardhmen.Porsa hyranë shtëpi, e përqafova vajzën e vogël, që vrapoi të më priste tek dera. E putha dhe i thashë: Hajde ta këndojmë bashkë atëkëngën për Çamërinë.-Ta këndojmë që ta dëgjojë edhe gjyshi !–Më thotë vajza, që sa s’fluturonte nga gëzimi.Tek dëgjoj zërin e vajzës që këndon, me vete mendoj: ……U shtua edhe një bimë e re në kopshtin e pafund të rikujtimit tëhistorisë së shqipëtarëve, të kësaj historie plot luftë, dhimbje, vuajtje, lot e ndarje. Po ! …Kënga çame do të vazhdojë tëdëgjohet brez pas brezi !Mami ! A ta këndojmë edhe një herë ?–Më thotë vajza e lumturuar. Dhe të gjithë i gëzohemi atij çasti aq të bukur.Përgatiti: Lindita Rushiti (Gera), mësuesePlazh - Durrës5


FRONTI DEMOKRATIK PER BASHKIM KOMBETARKRYESIA QENDROREPresidentit të Ndëruar të Revistës “Dituria” në Borås të SuedisëStafit të revistës shqipe “Dituria”,Të nderuar zotërinj!Ju sjellë përshëndetje të sinqerta dhe vllazërore nga Kryesia Qëndrorë e Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar meqendër në Tiranë. Ne kemi përcjellë me shumë vëmendje revistën tuaj, tashmë prestigjioze, në shërbim të çështjes kombëtareshqiptare, dhe konstatojmë me kënaqësi, se ju me punën dhe angazhimin tuaj, jeni kthyer në një tribunë letraroartistike të rëndësishme në propogandimin e vlerave fondamentale të kuturës sonë shqipe, të artit, letërsisë, gjuhës,simboleve kombëtare, duke i bërë një shërbim shumë të çmuar tërë komunitetit shqiptar në vendet nordike e më gjerë, nëmënyrë që ata në vazhdimësi të mbajnë të ndezur Brenda tyre ndërgjegjen kombëtare, të jenë pranë atdheut dhe Kombit tëtyre, të ndihen të vlefshëm për veten, familjet e tyre dhe tërë Shqipërinë tonë.Ne sot kemi parë me shqetësim se, ka ende njerëz, të cilët pretendojne se merren me shkencë (sigurisht në fushën e tyre)dhe të bëjnë gabime trashanike, për shkak të cektësisë me të cilin analizojnë prurjet historike, qofshin këto të mbështeturanë dokumentet arkivore. Mangësitë metodologjike në hulumtimet shkencore dhe përfundimet e gabuara në raste të tilla,jenë “si motër e vëlla” dhe ngarkojnë me emocione të tejkaluara, të mbështetura mbi bindje vetjake, pa marrë parasyshsituatën dhe psikologjinë që mbizotëron brenda kombit tonë. Me kënaqësi konstatojmë se, kjo nuk ndodh me revistën tuajdhe për këtë ndihemi krenarë.Të flasësh për vlerat fondamentale të kulturës dhe gjuhës shqipe, të krijimtarisë së gjerë letraro artistike në shërbim tëçështjes sonë kombëtare, është më shume se sa një angazhim, është një krenari kombëtare, sepse nuk gjen një rast tjetër nëbotë që një komb me gjuhën me të vjetër në botë, me vlera historike qytetërimore formuese, të jetë sot i nëpërkëmbur dhei ndarë në 5 shtete e në 8 pjesë, duke përjetuar një tragjedi shekullore. Kjo nuk është e sotme, as e djeshme, por kjo ështëaq herët, sa autorët e tragjedisë shqiptare ndoshta me dashje nuk u ka shkuar ndonjëherë ndërmend, se sa gjenetike janëprurjet tona tepër të lashta, nga pellazgo - iliret, maqedonasit, epiriotet, dardanët, arbëreshët, pra popullsitë e gadishullit ilirik,e deri tek shqiptarët e sotëm, të cilët kanë dëshmuar se edhe në periudhat më të vështira të mbijeteses për të ekzistuar,e kanë vënë vetëdijen e qytetërimit të tyre dhe tradicionalizmit të trashëguar në shërbim të popullit të tyre.Shqiptarët po jetojnë në dekadën e depresionit të madh shpirtëror, të kushtëzuar nga fenomenet negative, të cilat provojnëhumbjen e besimit dhe tendencat drejt rrënimit të psikologjisë dhe frymës sonë kombëtare. Nacionalizmi shqiptar sot e katë nevojëshme të rigjallërohet. Ai kërkon ripërtëritjen e moralit, duke u mbështetur në të kaluarën dhe duke na treguar, sesot, sistemi i vlerave të shoqërisë shqiptare vuan nga çoroditja politike, pagjumësia, apatia.Me brengosje të thellë ne shikojmë se autorë të ndryshëm shpesh i shikojnë referencat të shkëputura nga realiteti, duke ularguar me dashje nga koha në të cilën ato janë thënë, i kanë trajtuar shpesh me mendësitë e sotme, pra një gabim trashanikqë sot po gjallon tek autorë të tjerë shqipfoles, të cilët i janë nënshtruar me turp misionit antikombëtar për të goditur dhedenigruar figurat tona kombëtare dhe tërë sitemin e vlerave që kemi trashëguar nga e kaluara jonë historike.Ne ju përgëzojmë sinqerisht për korrektesën tuaj shkencore e historike, për vërtetësinë e materialeve që publikoni në faqete revistës suaj.Kori i kallogreve sot kanë vënë në dyshim vlerat e legjendarit Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, të Ismail Qemal Bej Vlorës,të shqiptares humanitare, Nënë Terezës së Madhe, të gjuhës sonë, të simboleve kombëtare. Ky kor kukuvajkash, i rreshtuarnë klane e nënë titujsh shkencor, po tentojnë sot të godasin në gurin e themelit të ngrehinës kombëtare shqiptare. Kanjë arësye shumë të fortë që në kampet antishqiptare ka rënë kambana e drithërimit: Kjo po ndodh pikërisht pas shpalljessë pavarësisë së Kosovës dhe rritjes së presionit popullor drejt Bashkimit Kombëtar. Antishqiptarëve u djegin veshët dhe udhembin sytë, kur dëgjojnë e shikojnë vullnetin e kombit më të lashtë të gadishullit, për të kërkuar dhe vendosur drejtësinë.6


Kësaj drejtësie i shërbeni edhe ju me vendosmëri e mençuri. Kjo është një punë e mrekullueshme, e mbështetur në forcëndhe vullnetin tuaj për të realizuar rubrika serioze e kualitative, përmbajtja e të cilave do të rreshtohet me dinjitet në fondine kulturës sonë kombëtare.Sot ne i bëjmë nderimet bijve të Shqipërisë, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për të përmbushur amanetin e patriotëvetë Rilindjes Kombëtare, për një Shqipëri të Bashkuar. Duke respektuar gjakun dhe sakrificat e tyre, ne sot kemi kuptuarse lëvizjet e karaterit kombëtar për bashkim, kërkojnë sakrifica të mëdha, përballë nacionalizmit agresiv në veprim tëarmiqve tradicionalë të Kombit Shqiptar. Sot amaneti i Dëshmorëve të Kombit është ende i paplotësuar. Ata u ngritën dheluftuan, dhanë gjakun e tyre në Altarin e Shenjtë të Lirisë në emër të Bashkimit Kombëtar. Ne të gjithë sot kemi kuptuar sevetëm Dëshmorët e Kombit janë ata që kanë plotësuar detyrën dhe misionin e tyre të lartë ndaj Kombit Shqiptar dhe Shqipërisësonë. Ata dhanë gjakun e tyre, ne sot duhet të japin djersën dhe mundin tonë, për të plotësuar amanetin e papërmbushur.Është detyra jonë të sakrifikojmë të gjithë të bashkuar, duke qenë të bindur se bashkimi ynë bën fuqinë tonë, porbashkimi ynë bën dhe mençurinë tonë. Revista « Dituria » është bërë përcjellëse serioze e vlerave njerëzore e humane nëshërbim të çështjes kombëtare.Kryesia Qëndrore e Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar ju uron stafit të revistës shqipe “Dituria” dhe tërë lexuesvetë shumtë të saj kudo, mbaresi, shendet personal e familjar dhe shumë suksese në përpjekjet fisnike në shërbim të shqiptarizmësdhe Bashkimit Kombëtar.Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)Sekretar i Përgjithëshëm i FDBKTiranë, 9 maj 2010Suzana KuqiQeni im i vogël dhe tabuja e madhe...Në kohë të rinisë sime të herëshme apo më mirë të adoleshencës, banoja në qytezën e minierës së Manzës. Eshtëajo moshë kritike kur mundohen të na i fiksojnë fort tabutë në kokë. Mbaj mend që një ditë sa të zakonshme poaq të pazakonshme për të cilën më ngeli në kujtesë, një fshatar i kooperativës, kish çuar lopën për t’u mbarsurnë një fshat fqinj. Rrugës së kthimit, lopa për arësye enigmatike, ishte tërbuar e i kish kërcyer sipër një demi qëkalonte rrugës rastësisht me të zotin e tij. Fshatari i varfër, babai tri vajzave, nderi i të cilave i ishte bërë mani e fiksim e ishtenderë ndaj gjithshkaje që përbënte femëroren në shtëpinë e tij...u plagos për vdekje në sedër. Turpi... turpi... turpi... dhe zemërimi.Ndoshta, zemërimi përpara, apo të dyja bashkë njëherësh,dreqi e di cila qe që i dha rrugë veprimit. Të gjithë dinë atë qëpanë. Ja dha me sëpatë lopës në lule të ballit. Fund i lumtur apoi palumtur, ç’rëndësi ka. Ai shpëtoi, nderi ju vu në vend, lopa japat. Copat e saja përfunduan në kusitë tona, sigurisht blerë meçmim të lirë.Qeshën të gjithë teksa gatuanin e hanin mishin e asaj lopemendjelehtë. Qeshëm dhe ne vajzat, duke kapërdirë me zor njëkafshatë të hidhur morali. Mendjelehtësia e femrave nuk falet.Disa gjëra mbeten tabu përfshirë edhe kafshët kur bien ndënë kthetrat e gjykimit të njerëzve dhe rrethanave.


FAQJA E POEZISËAdem ZapluzhaMiradie Zymberi-AvdullahuShaban CakolliECJA I HUM-BURKur ne ishimNë shpirt të sakatosurMora një grusht dheNga kjo tokë e gjakosurTa solla ty në mërgimGjëmën e nëntokës sonëMendoja se do gjesh shpëtimDhe dhembja të pushonKurse ti kërrusur kalojeNëpër bulevardet e huajaNuk di se çka kërkojePor në ty gjëmonte kujaLetrat e shkruaraI gjuaje pas shpineNga dhembja i harrojeTë gjitha këto zemrimeEcje si i humburJetoje në kujtimeNë zemrën tëndeShtrëngata e shqetësimeNUK DUA TË LENDOJPranvera - me blerim,lulet , lulezojne,nje shprese e nje premtim,ne qiell, fluturojne.Fjalet i bartë era,shkresat i djeg flaka,ditet - berë te zeza,netet shume te gjata.Ne fytyren shoh,buzeqeshjen magjike,ne syte e tu gezime,Gezuar pra mik!Vazhdo, pa vese,më nuk të trazoj,se ti je rrezeshprese,nuk dua te lendoj.Une te dua shume,dua te me besosh,me këtë rrjedhe lumëgjithkah të blerosh.DARDANIATrupin ne valeemrin ne flakeDardania plake.Ne vale -nuk mbytetne flake-nuk kalletjeton-nuk ndalet.Ne gjak-ujiturplagosur ne zemerprape jeton-ka emer.Erdhi neper furtunetrupin -floriemrin-Liri.Suzana KuciÇAST I VJEDHURDhe koha ndaloi...Njihemi vallë?Vallë në ç’shekull jemi parë?Digjesha mbi një turrë drusha një bucelë mbaja mbi kryea u mbytëm oqeanitbashkë me Atlantidën...Koha step në një çast..... çast i vjedhur kohës hipokrite...Shpirt, pjesë e shpirtit timmall a trill çmënduriemë kalon përbri e më le pasnë shijen e një çasti klandestin përjetësie...Ku jemi parë...Kur do të shihemi vallë prapë..8


FAQJA E POEZISËMajlindaBajraliuDua te jemme tyErdhe si lule,në këtë pranëverë më shi.Buzqeshja joteishte sikur rrezet e diellit ,atje lart në kaltëresiujëvara lotëshderdha për ty.Pse se kupton ,dua te jem me tymë dëgjo hëne, diell,njeriun e zemrësmos ma merr.Pa atë unë skam asgjë,prap po të lus mos e merr.Pa buzqeshjen tënde,s’mund të jetoj.Pa syrin tënd shigjetëqë më shikonte,dikur drejt në sytë e mi.Pa fjalën tënde,TE DUAjo s’mund te rri.Sokol DemakuHIJA E JETËSHija e jetës më përcjellëE errët në horizontPor ylli pran yllit shëndritDhe jetës i jep dritë.E ndjej mallin e natësNë detin e ëndërrave te miaKu shpirti im notënNë përmallim.Noton lundra ime e pa trazuarDrejtim ka botën e panjohurPor shpirti im ka mallNë afshin e pashuar.Tutje mbi detin e kaltërUdhëtoj dhe unëDhe perfundimisht arrita të jemQë shpirti yt të jetë afër shpitit tim.MimozaDhimaDËSHIRËS’do desha te isha e bukur !Bukuria lendon ,mban xhelozi.S’do desha te isha e shemtuar !Shemtia vret e pabesi.Nje copez ajrido desha te isha ,te te prek pa u ndjere ,t’jem fryme per tyCdo cast ne krahe,ashtu te te kisha.T’me merrje mes buzeve,ne shpirt te te hyj !MENDIMI POZITIVDaut DemakuÇdo gjë që bën njeriu, bën përvete. Të tjerët mund t’i lëndosh meurrejtjen tënde, por lëndimin mëtë rëndë do t’ia sjellësh vetvetes,sepse urrejtja ka lindur në ty, nëkokën tënde. Nëse i do të tjerët,sidomos të afërmit që nga rrethifamiljar, ata do t’i shërosh me rrezatimine gëzimit e dashurisë sate,por do ta shërosh shumë më shumëvetveten, sepse dashuria e gëzimipo lindin në shpirtin tënd.9


Bahtir LatifiMbrëmje kulturore kushtuar KosovësEdhe pse jemi larg vendlindjes në vend të huaj ku po kalojmë një pjes të jetës sonë ne duhet të punojmë dhe të lobojmpër shtetin tonë të dashur ku do që jemi dhe me ate cka do që kemi .Ide, mënyra të ndryshme që anojnë kahë ana e jonë, pra drejt shtetit ton,drejt vendëlindjes sonë ,aty ku lindem dhe shpresojmëtë vdesim .Nuk ështe edhe hera e parë që në qytetin Borås të Suedi mbahen mbrëmje kulturore kushtuar Kosovëse gjithë falë punës së palodhshme të anëtareve të Kryesisë së QKSH Migeni e kjo arrihet dhe sendertohet me kurreshtjendhe vullnetin që kanë shqipëtaret për vedin e tyre.Ka kohë që tashmë në këtë qytet që jeton shoqata “Migjeni”.Në kuadërtë saj zhvillohen aktivitete kulturore për shqipëtaret në qytet si dhe me rrrethinat e tij Në kuadër të shoqatës veprimtarinëe vet e zhvillojnë edhe radio lokale dhe revista shqipëtare “Dituria” pikrisht në këtë qytet u mbajt edhe mbremja kulturorekushtuar Kosovës shtetit tonë të dashur.Një mbrëmje madheshtore me shqipëtar dhe suedez se bashku për Kosovën.Në këtë mbramje kishte shumë shqipëtar nga qytetet të ndryshme të Suedisë, suedez po ashtu nga qytetet të ndryshme epikrisht nga qyteti Borås me rrethinë.Nata kulturore filloj me Grupin e valleve tashmë të njohur për bashkëatdhetarët nëSuedis e më gjërë grupi vallëzues “Shqiponja 2008” nga Gislavedi të cilet e madheshtuan me pranin e tyre këtë mbrëmje.Mandej Hamit Gurguri po ashtu i njoftur për diasporën shqiptare dhe vendin tonë si shkrimtar i sukësesshëmnë fushëneeltrave shqipe.Hamiti tregon dhe shpjegon për Kosovën dhe popullin kosovar nga kemi ardh, kush ishim dhe kushjemi sot. Kishte afer 2 orë ligjeratevetem për Kosovën.Më pas ishte mësuasja që edukonfëmijët shqipëtar në qytetin Tranemo,Smolandsstena Qerime Hajra që poashtu para të pranishmëve me njëfjal spjegojë për situaten e ma hershmetë gruas kosovare dhe fëmijëvekosovar , por edhe gjendjene në tëcilët keto kategori shoqërore jane sot.Programi vazhdoj me valle nga grupivalltar “Shqiponja 2008” .Dhe ne fund u paraqit Ronny Augustssonnjë prift Suedez i cili nëkohën e pasluftes ishte në Kosovë sishërbyes ushtarak.Nga koha që kishtekaluar ai në Kosovë kishte hasur nëshumë familje shqipëtare, me kushtetë veshtira dhe ishte i zemruar përgjendjen që kishte parë për aq kohësa kishte qenë në Kosovë,Sa ishte i zemruar për situatën e Kosovësaq ishte edhe i gëzuar që kishte pas fat ta njihëte edhe Kosovën ma për se afërmi dhe shqipëtarët ata njerëz fisnik siai i quan.Kishte mësuar shumë cka nga shqipëtarët dhe kishte fituar një bindje shumë mahnitëse sa që edhe sot e kesaj dite edhepse tashmë jeton në Suedi, ndihmon disa familje në Kosovë dhe ishte kurrshtar që ta ndihëmojmë edhe ne Kosovën sëbashku.Kishte bërë shumë fotografi sa që cdo njëren duke e shpjeguar veq e veq, të gjitha kishin të bëjnë me gjendjen emjerushme qe kishte pa ai në vedin ton. Nuk i perjashtoj edhe castet e mira pa i permend dhe të pa harruara me shokë qëkishte kaluar për aq kohë sa ishte deh se po ti ipet rati prap një dit ai dota vizitoj Kosovën.Nga musafirët që ishin si shqipëtarët po ashtu edhe suedezët u larguan nga kjo mbrëmje me fëtyra të lumtura që patenrastin të takohen së bashku e pikrisht në mbrëmjen për Kosovën.Mos të harrojm ta themi edhe fealenderimin e GLOKALA SJUHÄRAD një shoqate suedeze e cila ishte bashk organizatoresë bashku me shoqaten tjeter suedeze Vi Hässleholmen dhe QKSH Migjeni.E gjith kjo kaloj me një atmosferë miqësh dashamirës për një mendim të mirë për Kosovën e dashur shtet i ri dhe inevojshëm për tu ndihmuar në të gjitha aspektet .10


Përgatiti: Kadri TarelliMBRIN NË DURRËS “Lavirja në pentagramin tim”Në këtë fillim Maji e fund pranvere, shkrimtari nga Kosova Valdet Avdiu, vjen në Durrës me librin e tij të fundit metregime, të pagëzuar, “Lavirja në pentagramin tim”.Çudi e madhe me këta shkrimtarët ! Valdeti vjen pranë detit. Mbase një dashuri, apo një amanet i të parëve që i vunë emrin,për të ardhur në Durrës, pikërisht këtu ku valët e Adriatikut lodrojnë, përkëdhelen e puthen përjetësisht me bregun ekëndojnë vetëm këngë dashurie.Mysafiri i ndruar u prit nga shkrimtarët dhe artistët durrësakë në biblitekën e librit Britanik,në mjediset e Muzeut të Dëshmorëve. Një mjedis i ngrohtë mes kolegësh. Takohen letrarët e të dy anëve të trojeveshqiptare, por të një shpirti e të një zemre. Libri “Lavirja në pentagramin tim”, që në kopertinë, si një shtojzavalle mali tëfton të vallëzosh mbi tela, e me nota nota serenate të fton për dashuri. Një grafikë me penelatë të hollë, emërtim romantik,që të tërheq e të përkund në krahët e dashurisë së panjohur, që nga faqja e parë e deri në fund, e të thotë: A mos vallëdashuria është mëkat apo robëri , drejtë cilës ne shkojmë me deshirë ! ?. Libri përmban tregime të shkurtra, që tingëllojnësi proza poetike, me stil lakonik, fjali të ndërtuara bukur, që godasi drejtpërdrejt. Në pamje të parë duket si libër erotik, qëi shkon përshtat vetëm moshave të reja, por kur futesh në thellësi, duke çfletuar çdo faqe, ndjen ngrohtësi, dalldisje, nanuritje,por edhe mornica të ftohti, sepse ka thyerje të tilla të ndërgjegjes dhe psikollogjisë, që të çojnë drejt një përfundimifilozofik. Gjykojeni vetë këto dy rradhë: “Eva….Adami të nxori nga brinjët, unë të mbolla në zemër”, me të cilat ze fillfaqja e parë e librit. Ndoshta është pak ? Atëherë gjykoni më gjatë mbi përfundimin e tregimit “Gruaja ime, lavirja”. Mbikë hidhet baltë me këtë fjalë të rëndë, “Lavire”, mbi gruan që është dashuruar, e nuk gjen prehje nga fati që i ka rënë përpjesë e që duhet ta jetojë ?–A mund të shtoj dy fjalë, me lejën e autorit:-“Lavirja” !U drodh. Mbi shpinë i ra gjysma e baltës. Mëkot mundohej që ta hiqte”. Mendimi shtyhet mëgjatë: A ka dashuri pa dy veta ?-Po mëkatar cilimbetet ?-Pyetje e pyetje…..pa fund, që të ngacmojnëtë gjesh e të shohësh të vërtetën, por që autorime mjeshtëri i le pezull, për të vallzuar si valëtmbi pentagramin e detit.Përmbajtja është nëlibër. Ndjesitë, natyrisht janë të secilit. Është përt’u përshëndëtur Valdeti për kurajon, sepse kalëvruar prozën e shkurtër, por edhe duhet përgëzuarse i a ka arritur të krijojë tregime të bukura,copëza jete plot ndjenjë, që të fusin në prush tëepsheve, e të sjellin në vete sikur të rrahin meshufra akulli. Të le ta pish gotën e verës deri në fund, të shijosh pikën e mjaltit mes buzeve të puthitura, por që mund tëkafshosh edhe gjuhën e të bëhesh esëll. Është një stil i vështirë, larg tregimit të gjatë, që të lodh deri sa t’i gjesh fundin.Me pak radhë, e të thuash shumë, por edhe të kuptosh e ndjesh gjithëçka. Interesant ! Rrallë ndodh. Po mbas çdo tregiminë këtë libër, pse ndalemi dhe mendojmë ? -Dhe menjëherë nisim tjetrin plot kureshtje dhe kënaqësi. Analistët letrarë, apokritikët , siç u pëlqen që t’i thërresim, të cilët mbushim sallat, mund t’i venë emra nga më të çuditshmit stilit e formave tëtë shkruarit. Punë për ta. Le të rrinë e të mendohen gjatë e të na mbushin mendjen. Mirë bëjnë. Ata nuk i shtojnë librit, asvlerë e as bukuri. Po ! -Vlera e këtij libri qëndron tek eleganca e të treguarit, bukuria e fjalës, forca e gjykimit, duke lënëpak shtegun hapur për ne, që të shtojmë pak edhe nga vetja jonë. Mos vallë edhe ne jemi personazhe të tij ? - E për këtëautori ka meritë. Na solli diçka të re. Një befasim i këndëshëm.I lumtë Valdetit. Urimi mban mbi vete: Edhe shumë libra të tjerë të bukur !Nuk mund të rri pa thënë: Çudi apo mirësi, që në të gjitha tregimet nuk ka fjalë të huaja, të cilat na bezdisin e na prishinlezetin e leximit.Në mbyllje po përmend një fjali të autorit, e cila u kujtua shumë herë gjatë diskutimit:“Bota nuk shkëlqen vetëm nga dielli,Po më shumë nga dashuria”11


Jehona e shekujve të Sokol DemakutNga Baki YmeriSokol Demaku vjen para lexuesit me një antologji të re poetike, Jehona e shekujve, botim i redaksisë së revistës Shqiptarinë Rumani, në bashkëveprim me redaksinë e revistës Dituria në Borås të Suedisë. Libri e pa këto ditë dritën e botimitnë Bukuresht, duke patur për autor të parathënies poetin e mirënjohur shqiptar, Visar Zhiti, sipas të cilit, “Dëshira për t’umarrë me poezi është e hershme, aq sa ç’është i hershëm dhe njeriu, madje dhe ikja e tij në kërkim të vendeve të tjera,mbase në fund të fundit është kërkimi i poezisë së vetvetes, i thelbit, zbulim i së bukurës. Nëse përsëritet shpesh thënia eDostojevkit se e bukura do ta shpëtojë botën, mua më pëlqen të shtoj se poezia është ajo që na shpëton ne nga kotësia dhezvetënimi i gjërave dhe na jep emocionin e duhur, aftësinë për t’u mrekulluar. Këto po sillja nëpër mend, kur m’u përzienbefas në kokë fjalët Antologji, Grua, Shqiptar, Ballkan, Itali, Xhejm Xhojsi në Trieste, që mblidhte fjalë shqip, Diasporë,Naim Frashëri që botonte në Bukuresht, Ecje, Bashkë, shoqatat e shkrimtarëve shqiptarë në Greqi, Suedi, SHBA, etj.Shqiptarët janë në një udhëtim të madh. Të paduruar tani që Europa të vijë sa më parë tek ata, një pjesë kanë iku ta gjejnëata sa më parë Europën. Nuk është fjala thjesht për kontinentin e vjetër, se trualli i shqiptarëve në Europë është i patjetërsueshëmaty, por nënkuptohet dhe metafora e Europës së qytetërimit dhe mirëqenies, e vlerave dhe e viryteve, e thënëhapur, e Poezisë.Që kapton dhenë kontinentet etjera, në Amerikë,po dhe në Azi eAfrikë, edhe nëAustrali, ku kudokanë mbërriturshqiptarët. Dhe, siçthamë, udhëtimine tyre edhe ata eshoqërojnë mekëngë. Bij të gadishullitmë poetik,me fqinjë grekërit,prej të cilëve kanëmarrë shumë, kubesoj, se s’kanëdhënë më pak, mesllavët e Jugut, qëndajnë dhe me tamite dhe legjendatë përbashkëta, merumunët, që i lidh një bashkëpunim brilant rilindas, shqiptarët, tashmë në dy shtete, në Shqipërinë e lashtë dhe në Kosovë,në Republikën më të re në botë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, me një diasporë më të madhe se veten...Një antologji tekefundit u rrekërka qysh në gjenezë që të bashkojë sa më shumë, nëse është e mundur: tufën e luleve dhetë emrave, aromën - edhe të fjalëve, tryezën me ushqime të shijshme, por dhe me metafora, dehjen me pije dhe me ndjenja,si në një të kremte të përbashkët thërret të tjerë në heshtje, lexues edhe përtej kufijve, bën miq, etj. Pse? Sepse poeziambi të gjitha është liri, mrekulli e saj. Po antologjia që kemi ndër duar ç’kriter ka? Ajo sikur do të na tregojë që një punë etillë mund të jetë e kujdo, mjafton dëshira. Pastaj sikur na fton që jo vetëm ta pranojmë tjetrin, por edhe ta bëjmë mik. Se,kur shpërndahemi, është poezia piktakimi më i bukur. Që ta shvleftësojmë nocionin i huaj dhe Kullën e Babilonit. Pra, ethënë shkurt, kjo është një antologji miqsh, që merr përsipër ta shpallë atë, duke krijuar tensione sentimentale, ku harresatdhe mungesat falur. Është si një trokitje e beftë në derë, ku pritet esklamacioni i thjeshtë dhe i gëzueshëm: - O, mirëserdhe!- Kush je? - Një si ti! - Nga vjen? - Nga vendi i poezisë!12


Në vend të përkujtimit...Nga Sabir KrasnqiNDJEJ MALL!Koha lëviz në procesin e vet të pandalshëm... ajo nuk është e varur prej nesh! Ne po, ne jemi në varësi të saj! Nenumërojmë sekonda, minuta, orë, ditë, vite... Disa thonë se koha shëron plagët, por kjo nuk më duket e qëndrueshme: samë tepër që koha kalon, aq më e ndjeshme bëhet dhembja e tyre... por për një gjë u binda në kontekst me kohë: Ajo nabënë ta kuptojmë se sa i fuqishëm është malli i dashurisë.Ditët e janarit janë të ftohta!... Edhe kur rrezaton dielli, përveç shkëlqimit që reflektohet mbi borë e ngrica, acari mbetetsunduesi i heshtur dhe i plotfuqishëm i këtij muaji. Ndryshe nga rrezet e diellit pranverorë, kur gjithçka frymon, merrjetë... kjo gjallëri është e zbehur në këtë muaj të akullt. Dhe kjo atmosferë e zymtë shtresohet edhe në qenien time nëtrajta të lloj-llojshme duke provokuar lojën e dhembjes por edhe të mallit. Megjithëse fjalët nuk arrijnë ta zgjidhin asnjëherëenigmën e shpirtit, unë do të vazhdoj t’i rendis ato mbi letër të bardhë, si udhërrëfyese të ndjesive më të thellashpirtërore... Thellësitë shpirtërore janë të pafundme m’u sikurse edhe universi... ndoshta edhe vet shpirti është univers nëvete - pa fillim e pa mbarim!Renditja e shkronjave nuk është edhe aq e lehtë, sepse shpeshherë dora rrëmbehet nga emocionet e çastit dhe ndjek plagëte zemrës, plagë të pashërueshme... Dhe derisa lundroj me shkronja mbi valët e kujtimeve, nuk mund t’i ik ndjesisë sëmallit... sa më thellë që depërtoj, aq më e fuqishëm bëhet edhe kjo ndjesi e cili papërshkrueshëm pushton gjithë qenientime... Përpiqem e përpiqem me gjithë fuqinë që kam për t’i kapur ato copëza të shpërndara nëpër vite e për t’i vendosurnë mozaikun e dikurshëm, për ta përmbushur sërish atë - s’paku virtualisht! E në kërkim të shtigjeve për zgjidhjen e kësajenigme shpirtërore, vërtitëm pafund në labirintin e ngatërruar të jetës.... pa shtegdalje...Nuk kam frikë e as nuk vuaj nga temperamenti mashkullor! Jo, jo, as nga komplekset e gjinisë së fuqishme e as ngamentaliteti patriarkal. Unë jam ky që jam dhe nuk mund ta mohoj as ndryshoj realitetin, andaj as nuk dua t’i fsheh dhembjete zemrës... para askujt - ndjej mall! Po a ka ndonjë mendje të ndritur që nuk e ka ndjerë peshën e mallit, ju lutëm mëthoni?!...dhe lexoj vargje të Çajupit:Doje dritë o qiell more dritën timedhe ma mbushe jetën plot me hidhërimeTani rroj pa shpresë ndaj s’dua të rrojSe dhe perëndinë tani s’e besoj.Por malli nuk është dukuri organike, edhe pse pasojat e tij reflektohen fuqishëm në botën materiale, malli është ndjenjë,ndjenjë e thellë shpirtërore, dhembje dhe dashuri njëkohësisht!... Kot mundohet ta fsheh ndokush mallin, ai shpërthen nëbrendi me fuqinë e vullkanit dhe llava e derdhur prej tij është përvëluese... Atë e ndjen, e përjeton secili në botën “sekrete”të unit të tij, pavarësisht kamuflimit që mundohet t’ia bëj!...Edhe ky vit që kaloi, sikurse edhe tre vitet e tjerë, përveç zgjimit të kujtimeve për kohën e kaluar, përfytyrimeve imagjinaredhe bredhjes nëpër to, nuk e lehtësoi aspak mungesën e pranisë së saj... por unë, megjithatë, provoj ta mbajë ritmin etingujve të shthurur. E di se ato nota nuk mund t’i kap e rendis më asnjëherë sipas dëshirës sime në pentagramin e jetës,por përpiqem të ndjek valëzimin e pakoordinuar të tonalitetit të tyre! Thjesht, t’i vë në lojë ndjenjat - t’i gënjej ato!!! Tëaktroj në teatrin e jetës për hir të engjëjve të dritës. E keni parë ylberin?! Fenomen që të mahnit me ngjyrat e bukura tëtij... dhe sado që të mundohemi, ne nuk do të arrijmë kurrë ta prekim madhështinë e atyre nuancave!Koha lëviz në procesin e vet të pandalshëm... ajo nuk është e varur prej nesh! Ne po, ne jemi në varësi të saj! Nenumërojmë sekonda, minuta, orë, ditë, vite... Disa thonë se koha shëron plagët, por kjo nuk më duket e qëndrueshme: samë tepër që koha kalon, aq më e ndjeshme bëhet dhembja e tyre... por për një gjë u binda në kontekst me kohën: Ajo nabënë ta kuptojmë se sa i fuqishëm është malli i dashurisë.Mall i përjetshëm...Më të dashurës sime që kaloi në amshim më 20 janar 2006Kreuzlingen , janar 201013


14J U P R E Z E N T O J M ËS A B I R K R A S N I Q I (1966)Sabir Krasniqi u lind më 17 janar 1966. Si opojar merrënjë, por banues në qytetin e bukur, piktoresk e historiktë Prizrenit.Shkollën fillore dhe atë të mesme i mbaroi në Prizren,ndërsa studimet e larta i regjistroi në Fakultetin Teknik nëPrishtinë.Që i ri filloi të merret me mjeshtërinë e artit figurativ, sidomosme pikturë e më vonë filloi të studioj edhe fenomenetparapsikologjike, në veçanti hipnozën.Me vepra arti kahapur ekspozita personale dhe kolektive nëpër disa qendratë Kosovës.Në fillim të viteve ’90 emigron në Zvicër, kujeton dhe vepron edhe sot e kësaj dite.Edhe në Zvicër është aktiv në lëmin e artit figurativ,përmes ekspozitave dhe si bashkëpunëtor i revistave tëndryshme. Gjithashtu ai vazhdon thellimin e njohuriveparapsikologjike dhe, përmes kurseve të ndryshme, studion edhe lëmin e informatikës. Ka botuar punime të shumta nëpërgazeta dhe revista shqiptare, si: „Zëri i Rinisë“, „Sharri“, „Lulëkuqet e Marsit“, „Rilindja“, „Zëri i Kosovës“, „Republika“,„Ngucakeqi“, „Astra“ etj.Përveç aktiviteteve tjera ai merret edhe me shkrime. Deri më tani ka shkruar këto libra:- „Parapsikologjia – shkencë që troket në dyert e të sotmes“, Prizren, 1996- „Hipnoza – shkencë apo fiksion“, Prizren, 1998- „Windows 98 – kurs për fillestarë“, Kreuzlingen, 2000- „Marsi – planet i mistereve“, Kreuzlingen, 2006- „Memoare për Bijen“– Kreuzlingen, 2007,si dhe galerinë digjitale me vepra arti (në CD-ROM), “Sakras Art Gallery”, Kreuzlingen, dhjetor 2007.Sabir Krasniqi është anëtarë i disa shoqatave dhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës Informatike S&S si dhe ShoqatësAlternative-Shkencore “UNIVERSI”, shoqatë e parë shqiptare që zhvillon aktivitete në lëmin e parapsikologjisë në Perëndim.Artifigurativ, sidomos piktura, është profesioni im shpirtëror.Në opusin e veprimtarisë sime artistike radhitën qindra punime të llojeve dhe stileve të ndryshme, që nga skica deri teskulptura. Pjesa më e madhe e tyre i është prezantuar publikut përmes ekspozitave individuale dhe kolektive, si në qytetintim të bukur dhe historik të Prizrenit ashtu edhe jashtë tij. Shumë prej veprave të mia janë publikuar në forma të ndryshmenëpër gazeta dhe revista, qoftë shqiptare e qoftë edhe të huaja. Disa prej punimeve janë përdorë edhe si ilustrime përkopertina librash.Në këtë Galeri digjitale janë të ekspozuara vetëm disa nga punimet e mia. Them disa, pasi pjesa më emadhe e tyre, mjerisht, nuk është më pronë e koleksionit tim. Një pjesë të madhe të veprave ua kam dhuruar të afërmve,miqve dhe shokëveNjë pjesë tjetër, bukur të mirë, sidomos ato të punuara gjatë viteve rinore, për arsye financiare në atëkohë, më është dashur që t’i qes në treg. Mbi 20 punime, dhe ato të dimensioneve të mëdha (deri në 4 metra gjatësi), tëpunuara gjatë shërbimit ushtarak 1987 -1988, kanë mbetur pronë e kazermave të Shkupit. Disa prej veprave më janë zhdukurgjatë luftës së fundit në Kosovë (1999), gjatë së cilës agresioni serb pos popullin shqiptar u mundua të shkatërrojë methemel edhe artin dhe kulturën e pasardhësve Ilir - njërit ndër popujt më të lashtë të Gadishullit Ballkanik.Për shkak të kostos së lartë botuese në formë libri të shtypur, këtë Galeri më është dashur ta përpunoj dhe editoj në formëdigjitale. Punimet artistike të plasuara në këtë faqe, të punuar me gjuhën e www-së (html), nuk janë të vendosura sipasrendit kronologjik, por në formë të lirë.Gjithashtu, është me rëndësi të ceket se disa prej punimeve, sidomos një pjesë evizatimeve, karikaturave dhe fotografive të kombinuara, përkojnë me situatën aktuale-politike që ka zotëruar në kohënkur janë bërë ato. Prandaj kuptimi i tyre objektiv, shikuar nga prizma e aktualitetit të sotëm mund të duket më i zbehtë osemund të ketë humbur fare.Shpresoj se kjo Galeri e vogël, ndonëse me karakter personal, do të jetë një kontribut modest nëthesarin e artit tonë kombëtar, e ndoshta edhe si frymëzim për artistët e rinj që vrullin e emocioneve të brendshme dëshirojnëta shprehin në formë estetike përmes artit figurativ.


F A Q J A EP O E Z I S Ë P ËJusuf ZenunajRizah HaziriGezim AjgerajKUSHTI I GJYSHESKur zgjohet gjyshja nga shtrati,Në dhomën e ndejes pa hydëgjon krismat e tasterit,Beni n’internet veç ka hy !;Pse ore Ben flet n’internetdo ngelish sikur vjet.Librin kurrë s’e prek me dorëMe shokë e shoqe fol .Herë me kamerë, herë pa kamerëNë kompjuter dimër e verë.Qyshkur fillove edhe në FacebookShpeshherë harron të hash bukë.Dikur i pari i klasës, tash as i fundit,pa i kryer detyrat të zë gjumi.Shkon në shkollë si turist,prilli që po ikën , ti kokën s’e qan hiq.Si zogjtë e pranverës vjen qershori,do të të zënë Diellza e Tomori.Jo,jo, kështu më nuk të lejojqysh sot një kusht do ta shtroj.Përshendetu n’internet me Diellin eBesenme ta do të flasesh sërish Beni,Kur të ma sjellish librezën me nota tëmiraGJUHA HELM, GJUHAMJALTËDisa herë më pat thënëGjyshja ime, Fatë:Gjuha është helm,Gjuha është mjaltë.Me gishtin në kokëTretesha në mendime,Nuk i kuptoja dotFjalët e gjyshe sime.Përpara pasqyrës,Nxirrja gjuhën jashtë,Nuk kishte fare helm,Nuk dukej as mjaltë.Shpeshherë me gjuhëBuzët i lëpija,As ëmbël, as idhtëFare nuk ndieja.Me vite të tëra,U mundova kot,Fhehtësinë e kësajNuk e gjeja dot.Tash së voni arrita,Misterin ta zbulojFjalëve të gjyshesZura t’u besoj.TOPI I BENITHerë andej, herë këndejLuante Beni pa ia nda,Por për befasi topi laroshPas një gjuajtje në therrë i ra.Nga një shpuarjeshshsh - u ç`fry topi,Beni sa u skuqnga sytë i rrodhi loti.Topi Benit fort i dhimbsejSe ruante shumë kujtime,Ia bleu gjyshi me dëshirëNë Kosovë për ditëlindje.Me vehte e solli këtu në ZvicërE ruante me zili,- S`ka gjë jo, nuk merakosemgjyshi më dërgon një top të ri.15


Malmö mbahet Mbledhja e Rregullt Vjetore e Unionit.Unioni i Shoqatave Shqipëtare në Suedisëmbajti mbledhjen e vititSipas kryetarës është knaqësi të thuhet se janë realizuar të gjitha objektivat e parapara për këtëperiudhë raportuese, në përputhje me planin global dhe programin e miratuar nga mbledhja efundit vjetor për këtë vit.Shkroi: Bahtir LatifiMbledhjen e kryesoi z. Fikrije Bajraktari, kryetare e Kryesisë së Unionit .Gjatë shqyrtimit të Raportit mbi vemprimtarinë e Unionit për vitin 2009, për të cilin raportoi Ahmet Bella, sekretar organizativ,u theksua se gjatë kësaj periudhe Unioni, kryesia dhe shoqatat anëtare kanë zhvilluar një aktivitet të dendur. Përposveprimtarisë së vazhdueshme për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës dhe integrimit të bashkëkombasëve tanë nërrjedhat e jetës dhe të shoqërisë suedeze, me sukses janë zhvilluar edhe manifestime të ndryshme, ku kanë marrë pjesë meqindra anëtarë dhe veprimtarë të shoqatave anëtare. Eshtë mbajtur me sukses Festivali i Poezisë dhe i Muzikës KrijueseShqiptare në Diasporë, në Malmë, Festivali iFolklorit Shqiptar në Fallkenberg dhe disaveprimtari të tjera kulturore e sportive.Kryesia vendosi që Festivali i rradhës iPoezisë dhe e Muzikës Krijuese Shqiptareedhe sivjet të mbahet në Malmë, më 1 dhe 2tetor dhe që Festivali i Folklorit Shqiptar tëmbahet në Falkenberg më 8 Maj. Lidhur meorganizimin e këtyre festivaleve u caktuangrupet punuese.Në mbledhje u vendos gjithashstu që nëmënyrë sa më dinjitoze të shënohet Dyvjetorii Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.Manifestimi qëndor i Unionit, u tha se dotë mbahet më 19 shkurt në Falkenberg, kubartëse e organizimit do të jetë Shoqata jonë”Shqiponjat e Maleve”. Turniri tradicionali fudbollit do të mbahet në Kalmar nënnikoqirrlekun e shoqatës ”Kosova”. Kryesiacaktoi veprimtarët që në emër të Unionit dotë marrin pjesë në këto manifestime.Anëtarët e Kryesisë shqyrtuan edhe çështjetë tjera nga kompetenca e vet si dhe u informuan lidhur me raportin e revizorit legjitim të Unionit lidhur me veprimtarinëfinansiare për vitrin 2009.Ishte konstatim i përgjithshëm se duhet të vazhdojnë kontaktet e Kryesisë së Uninonit me shoqatat anëtare, posaçërishttash kur deri në fund të muajit mars, shoqatat duhet të mbajnë mbledhjet vjetore dhe të hartojnë të gjitha raportet për veprimtarinëe vitit të kaluar. Administrata e Unionit, edhe kësaj here, shprehu gadishmërinë për ndihmë profesionale për çdoshoqatë anëtare.Sipas kryetarës është knaqësi kur dihet që janë realizuar të gjitha objektivat e parapara për këtë periudhë raportuese nëpërputhje me planin global dhe programin e miratuar nga mbledhja e fundit vjetore për këtë vit.Që nga mbledhja e kaluar vjetore janë kryer shumë punë që ajo nuk hezitoj as për ti permend si:- kompletimi i dokumentacionit të shoqatave me anëtar të regjistruar,-rrumbullaksimi i raporteve mbi veprimtarin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009.16


Gjatë kësaj periudhe në saje të angazhimit të anëtarve të kryesisë në familjen tonë kanë ardhur edhe shoqata të reja si“Alba” nga Lessebo, shoqata “Migjeni” nga Boråsi, ajo ”Dardania” nga Höganäsi dhe shoqata e të rinjëve “Vera 2008”nga Hörby, kështu që jemi në rrugë të mbarë thuhet më tej nga kryetarja e Unionit Fikrije Bajraktari që në mesin tonë tëkemi edhe shoqata tjera.Kryetarja nuk e përjashtoj mundësinmadje edhe duke i falenderuar edheshoqatat për korrektsin dhe ndihmen etyre ndaj Unionit.Më pas shtoj duke thënë se suksesitjetër ishte se janë realizuar edhedisa kontakte mbi bashkëpuniminee ndërsjelltë me disa institucionesuedeze dhe ato kosovare që kishin tëbënin me veprimtarit tona kapitale siqjanë:Festivali i Poezis dhe i muzikës krijuesenë Diaspora e shumë të tjera.USHSH permendin njashtu Ministrine Kulturës së Repoblikës së Kosovëspër mbështetjen që i është bërëUnionit për futjen në programin e sajfestivalen ton duke e mbështetë edhematerialisht dhe duke llogaritur simanifestim Tradicional të Krijuesve në Diaspora.Festivali është mbajtur me sukses në vegjilin e shenimit të ditës së flamurit.Në fund sipas Bajraktarit e gjithë mbetet të vazhdohet edhe me një intensitet më të madh dhe bashkëpunim të mirë qënë mënyrë sa më të mirë ta prezantojmë vetën si Shqipëtar në Suedi e më gjërë.Në mbledhjen vjetore prezent ishte edhe shkrimtari yne Hamit Gerguri që sipas tij roli i USHSH në bashkëpunim me ShoqatatShqipëtare luan rol të rëndësishëm në këtë shtet po ashtu edhe në shtetet tjera. Ai ishte kurreshtar që bashkëpunimitë jetë në nivel të duhur dhe drejt synimeve tona që të jem sa më afër vetëvetës, kulturs, traditës, gjuhës dhe vendit ton sishqipëtar duke mos e përjashtuar edhe integrimin në shoqërin suedeze.Në këtë mbledhje u aprovua dheplani i punës së unionit për këtë vitqë është një plan mjaft ambicioz nërealizimine synimeve të Unionit dheshoqatave shqiptare në Suedi.Mbetemi me shpresë si gjithmonë serealizimin e synimeve tona ta bëjmëme punë dhe përkushtim dhe bashkëpunimsa më të ngusht drejt njëtë ardhmëje të shëndosh dhe përparimtarepër shqipëtarët që jetojnë nëSuedi dhe në diaspora e më gjerë.Të respektojm vetëvetën duke eruajtë gjuhën, kulturen dhe traditëntonë qe kishim, kemi dhe ta mbajmpërgjithëmon ku do që jemi dhe tëidentifikohemi dhe të tregohemi sishqiptar.17


P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R ENga Bardhyl Selimi• Varri i Diofantit 2Mbi gurin e varrit të Diofantit shkruhej pak a shumë si vijon:“O ti kalimtar i rastit, nëse do të dish sa vjet kam rrojtur unë, atëherë merr vesh sefëmijëria ime zuri 1/6 e jetës, ndërsa djalëria 1/12. Pasi kaloi edhe 1/7 e jetës, u martovadhe pas pesë vjetësh u bëra me djalë, i cili mjerisht më vdiq pasi mbushi gjysmën emoshës sime. Më vonë studiova matematikë për katër vjet të tjera për t’u ngushëlluar dhepastaj vdiqa”.Varri i Omer KhajamitZgjidhje:Shfrytëzohet një ekuacion i thjeshtë me një të panjohur të fuqisë së parë:1/6 x+1/12 x +1/7 x + 5 +1/2 x +4 = xDuke shumëzuar me emëruesin e përbashkët 84 marrim:14x +7x +12x + 5*84 +42x +4*84 = 84x75x - 84x = - 5*84 - 4*84- 9x = - 756x = 8418


ANEKDOTAT SHQIPTAREAnekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit endryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetittonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanasnë të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë),arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojëklasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemete ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanësiguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare,por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janëtë vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe“Tregime shqiptare” shkruar nga Daut DemakutMENDJA E MADHENë një kuvend të burrave, hyri me pakë vonesë edhe Shaban Hoxha i Isniqit. Ishte vonuar pak dhe, natyrisht, plakun emençur e pret kuvendi.Mirëpo, një mendjemadh i Strellcit, me mustaqe të holla si bishti i miut, që ja kishte mbushur mendjen vetes se e ka vendinnë kuvend të burrave, i hidhëruar pse kuvendi po e respektonte Shabanin, mezi priste që t’ia thoshte ndonjë fjalë.Shaban Hoxha u rahatue në kullë. Ia sollën edhe kafen.Njëri prej pleqve në kuvend tha:- Fol diçka Shaban Hoxha!Ende pa e çelur gojën Shabani, ai mendjemadhi ia priti:- Çka ka me fol Shaban plehu që vonohet në kuvend të burrave?Të gjithë u prekën. Ai plaku që i tha Shabanit më parë “fol diçka”, u zu ngushtë, por foli:- Mos u hidhëro lum Shabani, se është martue rishtas dhe e ka pak veten n’qejf?- Jo - tha Shabani Hoxha, -nuk hidhërohem. Plehut ia sheh hajrin dikush, se plehu e rrit bimën, e mendjes së madhe,pasha zotin, kush mbi dhe hajrin deri sot s’ia ka pa!MATE PUNËN E UJIT SE...Bajram Selimi i Uçës shkon tek miqtë në Kërninicë. Për darkë miqtë po bien reçel.Duke e trazuar reçelin (duke i qitur ujë), i zoti i shtëpisë i qetë ujë pak si shumë. Edhe duke i qitur ujë, po e pyet Bajramin:- A t’qes ma?Bajrami po e sheh që nuk është kah i ndalet dore e që nuk është më hajri i reçelit, se u mbush me ujë, po i thotë:- Valla bre mik, mate punën e ujit - a ki a s’ki, se reçeli, me nerë me thanë u ba m....19


REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “<strong>DITURIA</strong>”Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; koli284@hotmail.comKeshilli redaktues:Rrahmon Jashari, rrahmanjashari@hotmail.com; Lena Liden, lenadarlene@yahoo.se;Bahtir Latifi; bahtirlatifi@live.se;Hakif Jashari; hakif@dituria.seBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,arsimhalili@hotmail.com;Bilall Maliqi; b.maliqi-press@hotmail.comdhe e reja nga Gjilani:Edona Beqiri; edona.beqiri.2009@hotmail.comAdresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedidituria@live.seDiturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!