11.07.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

QKSH“Migjeni”Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, tetor, 2010<strong>DITURIA</strong>E boton QKSH”Migjeni”Borås-SuediViti IV , Nr. 8SHTATORJA E NËNË TEREZËS PARA SHTËPISË MUZE NË SHKUP


UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE NE SUEDIALBANSKA FÖRENINGARS UNION I SVERIGETë nderuar Krijues letrarë e muzikorë,Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi është në rrumbullaksimine vperimtarisë për oganizimin Festivalit të VIII të Poezisë dheMuzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë. Në bazë të vendimit tëKryesisë së Unionit nga mbledhja e mbajtur më 18 shtator 2010,Festivali i Tetë, do të mbahet në Malmë më 30 tetor 2010, nëambientet e Druid Orden, (Ordens hus) që gjendet në këtë adresë:Västergatan 3 A, në Malmö. (Në të njëtjin vend ku është mbajturedhe Festival i kaluar).Në këtë manifestim të rëndësishëm kulturor, i vetmi i këtij lloji nëtërë diasporën shqiptare, do të prezentohen krijuesit letrarë dhe ata(Nën foto: Pamje nga Festivali, foto USHSH)në lëminë e muzikës që jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut. Nëcilësinë e mysafirëve do të prezentohen edhe krijues nga Kosova,Shqipëria, Maqedonia si dhe krijues suedezë, danezë, norvegjezë etë tjerë. Edhe në Festivalin e sivjem, sikurse edhe herave të tjera dotë kemi mysafirë eminentë nga Ministria e Kulturës dhe Shoqata eShkrimtarëve të Kosovës.Ju njohtojmë se Këshilli organizativ i Festivalit të Tetë, tashmë kapranuar punimet që do të konkurrojnë, prandaj lusim krijuesit që dotë marrin pjesë në Festival gjithësesi ta vërtetojnë pjesëmarrjen.Sikurse edhe herave të kaluara Këshilli Artistik do të bëj përzgjidhjene punimeve të paraqitura, të cilat i përcillen Jurisë së Festivalit.Juria do të ndajë këto shpërblime:Për poezi e muzikë:Vendi i Parë - 3.000 kr suedezeVendi i Dytë - 2.000 kr suedezeVendi i Tretë - 1.000 kr suedezeDo të ndahen edhe shpërblime të tjera si dhe mirënjohje e lavdatapublike nga ana e organizatorit.Organizatori për të gjithë pjesëmarrësit do të organizojë një koktel tëpërbashkët kurse për krijuesit do të shtrojë edhe darkë.Festivali i sivjem do të mbahet ditën, duke filluar nga ora 13,00 dhedo të përfundojë në orën 19,00.Për shkak të vështërsive ekonomiko-materiale, në bazë të vendimittë Kryesisë, organizatori kësaj here, nuk është në gjendje të kompenzojëshpenzimet e udhëtimit të pjesëmarrësve..MISS ALBANIA NË BENELUXMe datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik MissAlbania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një konkursi bukurie,do të përbejë evenimentin kulturor të vitit për shqipfolësit e Belgjikës dhemë gjerë pasi që tani kemi konfirmime pjesëmarrje nga bashkëkombësittanë nga Italia, Anglia e Suedia.Konkursinë vetvete iofron vajzësfituesemundësinëe pjesëmarrjesnë MissShqipëriadhe poashtu nëMiss EarthAlbania, pakonkurs.Përveçtë gjithapremisavepër një hyrjenë botën emodës, vajzafitues merredhe një çeksi dhe dhuratatë ndryshmengasponsorit eaktivitetit.Po ashtuspektakli Miss Albania në BENELUX përben edhe mundësinë mëfantastike për bizneset që u ofrojnë mallra dhe shërbime shqipfolësvetë diasporës pasiqë ai do të transmetohet nga të dy kanalet televiziveshtetërore TVSH dhe RTK si dhe nga një numër i rëndësishëm mediesh tëshkruara. Organizatorët e spektaklit kanë paraparë edhe mundësi të tjerareklamimi për Sponsorët që duan të behën pjesë e këtij spektakli.Për vajzat e interesuara:- ju lutem të dërgoni dy foto si dhe një përshkrimtë shkurtër tuajin në adresën e redaksisë journal.albania@gmail.com Kyemail po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa paradatës 02.10.10Për sponsorët:- mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e redaksisë journal.albania@gmail.comKy email po mbrohet prej spambots-ave, të duhetJavaScript me e pa ose në nr e tel 0032/476. 39 49 23Shitje biletash : journal.albania@gmail.com Ky email po mbrohet prejspambots-ave, të duhet JavaScript me e paMiss Albania në Benelux


FAQJA E POEZISËBAJAME HOXHAUnë nuk iki…Dashuri, oh, të kam dhënë,Ç’ke me mua, pse më vret?Pse me fjalë si gurë rrufeje,Më qëllon e më godet?!Shajmë e vramë, unë nuk iki,Ditë e natë me ty do jem,a më ndjen apo s’më ndjen,oh, në ëndërr, qemë, a s’qemë?Ëmbëlsinë e buzës tënde,Do ta marr për veten time,Që mos të të mbetem borxh,Do të jap nga buza ime!Arjana LoceMe lot krokodiliTundet, si një gjeth lëkundet,kacaviret dritash nëpër semafore...Dhe vjen e lutet, në zemër të futetMe lot krokodili falje më kërkon...Mos u hiq se vuan, kur nuk dashuronMe lot si krokodilMe kot ti mos u shtir, se dimer sjell nëprill...Pas lenteve ngjyre blu dhe me vështriminflusytë mua mos m’i lidh...Unë zërin ta degjoj dhe hapat i ngatërroje nga t’ia mbaj s’e diMe lotët si krokodil s’genjehet shpirti im !Fundja, po s’më deshe mua,bota nuk u shua dhe pa ty jetoj,duke flirtuar, veten ke mashtruarMe lot krokodili, falje pse kërkon?Me ty dhe pa ty jeta prapë vazhdon....Anjeza SakajÇAMËRI NJËAMANET!Nata më rrembeuprej djepiLodrat mi shkelime kembëDëshirat mi rrembeuMotra vëllëzer s’me la askend.Atje ku flaka perpiu zemrat,Ku lotët udhët lan më dhëmbje,Atje ku renkimet s’patën sosje,Atje ku brenga s’pat ngushëllime.Si mund të rrahi zemra e ngratë,Ku cifla, cifla s’di ku mbeti,Hija zezë më nuk laDjep e shpirt pa e prek.E rrugeve të Çamërisë endem sot,Një varr kërkoj të gjej,Mbi dhe të mbështes kokën,Një tufë me lot mbi te të derdhë....E ëndërrat aty ti hedhë,Ti mbjellë në tokën e bekuarAmaneti që na i la i pari,Amanet për tu trashëguar.Remzi BashaNënë TerezësA thua do të vijëNjë njeri si ti ?Me buzëqeshjen efutureNdër ata syE ngrohtë dora joteMe këmbët zbathurEcë e ecëPa u vrarë aspakQë nga Kalkuta e IndisëKu mijrërave të pashpresëU dhe shpirtin tëndFrymën tënde ,Dashurinë tëndeDhe sot në vegimeEndej kudoKu ka nevojëPër buzeqeshje e dashuriShqiptare mbete o shënjtorePranë zotitMe flamurin Kuq e ziSaranda ShalaTRI DITË ËSHTËJETAMysafirë të paftuarAskush s’na pyet, napëlqen ose jo!Thonë se java ka shtatë ditë, e viti, 365,Por jeta është vetëm tri ditë,Dje ,sot,neser.E djeshmja mbetet kujtim,Si gota e thyer në maturëQë n uk u kap më kurrë.Dhe për çudi, edhe pse na lëndon,nuk harrohet.E tashmja është vetëm një çast,Konsumohet pa u ndjere,Si vitet që ikën shpejtDhe nuk mundemi ti ndalim dot.Po e ardhmja çka na sjell ?Mbetet hipotezë e pa argumentuarNuk dihet se çfarë ndodh.Për ironi sot ngre dolliPër të nesërmen që pres të vijë...4Faruk tasholliSHPIRT MAGJIEPaska reshë kjo bukuriTrupit tënd si i ka hije,Vjen e bjen shikimit timSikur valë n’liqe Ohrie.Unë nuk di të jem poetTë bëj vjersha dashurie,Ku ka vjershë që e zë brendaFrymën tënde shpirt magjie?!A je bore e LybetenitA je erë e detit Jon,Zjarr n’u kallsha majë TomorritHija jote më freskon.Nuk ka ngjyrë në fund të detitAs në qiell aq shumë kaltri,Sa ka trupi - shpirti ytAq freski, aq bukuri.


Izet ABDYLIROMAN MBI TRAGJIKËN E SHQIPTARËVE TË TOPLICËSAh, Toplicë, Autor Hamit F. Gerguri, Shtepia Botuese ,,Shota” Gislaved, 2010Libri me i ri i Hamit Gergurit me titullin ,,Ah, Toplicë” që asocon me sintagmen e një klithme, apo rënkimi, në të vërtet na kthen në ngjarjet sa tëdhimbshme por edhe tragjike te popullit tonë, duke përshkruar kalvarin e vuajtjeve të shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre etnikesiç ishin rajonet e Toplicës, Nishit e Pirotit gjate viteve 1877-1878. Duke qene një nga pasardhësit e atyre familjeve te dëbuara me dhunë nga serbetautori ka vjelur kujtimet e të moshuarve dhe me besnikëri ato i ka transponuar artistikisht në prozë duke na dhënë kështu një roman te cilin do takonsideroja si një nga veprat me te mira dhe me të arrira ne fushë veprimtarinë e tij krijuese. Libri edhe pse i ndarë në 12 kapituj, lexohet si njëtërësi, pra libri lexohet me një frymë si një film me disa episode. Nga kapitujt e parë të romanit na epet përshkrimi i natyrës,ambientit përditshmërisëse njerëzve, punës dhe halleve te tyre duke na dhënë një tablo reale te jetës se shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Toplicë me gjithë traditatdhe kulturën e tyre te mikpritjes, punës, respektit e ndihmës ndaj njeri tjetrit. Autori me mjaft kujdes ka arritur te përshkruaj toponiminë origjinaleduke e zhveshur nga parashtesat dhe prapashtesat sllave, kështu që këto te dhëna janë mjaft bindëse dhe akëcili qe e lexon ketë libër fiton përshtypjenreale se toponimia e vendbanimeve ne Toplicë nuk dallon me ato ne Kosovë gjetiu ku jetojnë shqiptaret. Autori ne hollësi ka dhen edhe detaje tjerate rëndësishme te veshjeve, etnologjisë,eposit, veglave te punës nga bujqësia por edhe jetën baritore. Pothuaj ne detaje ka pasqyruar jetën e familjesshqiptare ne kontekstin kohor kur zhvillohet ngjarja e romanit..Ngjarjet e vrullshme te viteve 1877-1878 sikundër dihet edhe nga historia, do teshëndrrojnë rajonin e Toplices ne një kasaphane ku ekspeditat ndëshkuese serbe do djegin , vrasin e masakrojnë gjithçka qe ishte shqiptare. Peripecitëdhe vuajtjet e familjeve shqiptare te debuara me dhune te cilat gati te përgjysmuara arrijnë përmes maleve te depërtojnë deri te vëllezërit e tyre neKosove, dhe mikpritja e kosovareve janë skena qe përgjasojnë me luftën e fundit ne Kosove. Megjithatë autori përmes familjes se Fazli Pergurit naka dhënë fatin kolektiv edhe të dhjetëra familjeve tjera te cilat dhuna serbe i detyroi të degdisen viseve te ndryshme te Kosovës, Maqedonisë por edhene Turqi duke marr epitetin e muhaxhirëve. Se vërtet autori ka qene i kujdesshëm ne vjeljen e materialit por edhe shtrirjen e tij ne kapituj, tregon faktiqe ai me vite ka jetuar me këto kujtime te hidhura te këtij romani, ngase siç shpjegon edhe ai vete ne pasthënien e librit, ky është versioni i katërt iromanit pasi që si duket edhe dorëshkrimin e këtij romani e përcjelli fati tragjik, ngase dorëshkrimi i pare ne vitin 1977 përfundoi apo u zhduk neSekretariatin e punëve te brendshme te Kosovës, dorëshkrimi i vitit 1987-1988 iu dogj gjate ofensivës serbe ne Drenicë me 23 shtator 1998, dorëshkrimii vitit 2001-2002 u zhduk nga një pakujdesi gjate punës me kompjuter nga djali i tij, por vetëm kuraja e fort prej shkrimtari dhe fanatizmi i tijpër te kryer një amanet ndaj paraardhësve te tij beri që të rishkruaj edhe versionin e katërt gjate viteve 2007-2008 të cilin sot e ka në dorë lexuesi. Sipërfundim ky roman mund te merret edhe si një faktografi historike për këtë kapitull tragjik te historisë sonë, por duhet te jete edhe një sinjal për historianet,shkrimtaret dhe studiuesit tjerë te punojnë me shume për te treguar para botës se lufta e fundshekullit njëzetë ka një rrugëtim qindravjeçardrejt lirisë. Me gjase autori nuk do ndalet me kaq ngase ne pasthënien e librit ai paralajmëron edhe pjesën e dyte te këtij romani.Bahtir LatifiQKSH “Migjeni” e vetmja nga të huajat me shoqaatat suedeze në përvjetorin e Studiefrämjandet në BoråsEdhe sivjet si zakonisht Studiefrämjendet në qytetin Borås mbajti aktivitetin e saj të radhës të pagëzuar me emrin ”Familjedagen”.Të dielen e fundittë muajit gusht boråsarët ka¬luan caste të këndshme së bashku me disa shoqata suedeze dhe me shoqaten shqiptare Migjeni në piknik në periferi tëqyetit në afërsi të parkut dhe liqenit Dalttorpssjön.Një ditë me diell e ngrohët por për cudi edhe pse kishte diell, herë pas herë edhe riga shiu mirëpoedhe pse herë shi herë diell ishte një ditë e mirë dhe me plot kujtime që njeriu mund të ketë nga një takim i till.Si zakonisht tashmë jemi mësuar edhe me shoqërin suedeze që janë një popull i pa lodhur i pa pritueshëm në punën e tyre, gjithëmon të freskët dhetë vullnetshëm në punën dhe jeten e tyre për të ardhmën e tyre në shtetin e vet. Kjo është cka cdo pupull duhet tua ketë lakmi, duhet të mësoj dic ngakjo që këtë popull e bënë aq krenar dhe fisnik në jetën e tij.Studiefrämjandet është një organizat e cila punon dhe vepron me shqata kulturore si atosuedeze por edhe të huaja e në ketë rast edhe me shoqatën shqiptare “Migjeni” që tashmë po bëhen afro 5 vjet punë dhe bashkëpunimi me Studiefrämjandetnë qytetin Borås. Që nga ora 10:00 e mëngjesit e deri në ora 13:00 të ditës kaluam një ditë të këndshme se bashku me qytetar të shumtënga Borås të gjeneratave të ndryshme, të cilët ishin kurreshtar për punën tonë, për popullin shqiptar, shtet ku ky popull jeton. Ishte interesant lojae përgatiutur enkast për këtë ditë nga shoqatatë pjesëmarrëse në këtë manifestim.Çdo shoqatë kishte përgatitë nga disa pyetje nga puna e tyre, nëmënyrë që qytetarët tu pergjigjen dhe në fund ai që ka pergjigje më të mirëdo shpërblehet. Shoqatat pjesëmarrës ne ketë manifestim kishin përgatituredhe shperblimet që ishin komode per fituesit.Kjo ishte një prezantim i shoqatave dhe njëkohësisht një lojë interesante dhe zbavitëse për ata që kanëgjetë kohë të jene dhe argëtohen në mjediset e Byttorpssjön në Borås.Në mesin e tyre ishte edhe kryesia i Qendres Kulturore Shqiptare “Migjeni” ngaBorås,të cilet ishin të ftuar të merrnin pjesë si një nga shoqatatë me të suksesesshme gjatë këtyre viteve.edhe pse qyteti yn ka një numër të madh shqiptarësh nga vise të ndryshme shqiptare,nuk do të thotë që edhe të gjith suedezet apo edhe shqiptarët tadin se sa është numri i tyre dhe qfar bëjnë ata .Mrëpo një i takim i till të jep mundesi të argëtohesh, të mësosh dhe të përjetosh.Dy nga pyetjet e bëra nga qendra jon ishin : Cili është kryeqyteti i Kosovës dhe cfar ngjyrashë përmban flamuri i ri i shteti të ri të Kosovës?Shumë nga qytetarët nuk dinin aq shumë as për Kosovën e as për Shqipërin, e ky ishte rasti më i mirë që permes aktiviteteve tona ne tu tregojmë mëshumë për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët. Ishte rasti dhe momenti per konatkte të drejtpërdrejta me suedezët, mne ata të cilët kanë berë shumëdhe bejnë edhe sot për njerëzit tanë ne nevojë.Ne kishim përgatitur materiale enkast per këtë ditë të cilat materiale ua shperndam të gjithe atyre qëishin në këtë manifestim me informacione të shkurtëra per Kosovën, Shqiperinë dhe shqiptarët në suedisht, cka mendojme se edhe ia kemi arritë qellimitpër informim.Duke u përpjukurr të gjejnë përgjigjet e sakta edhe ne nuk e perjashtum mundësin tu ndihmonim nganjëher dhe duke ju sqaruarmirë e mirë në pika të shkurtëra se kush është Shqipëria dhe kush Kosova .Knaqësia jonë ishte që ne ta prezantojmë shtetin tonë dhe kënaqësia eqytetarëve suedez njekohësisht që mësonin diqka të re për ne dhe shtetin tonë me të ri në botë.Në këtë manifestim ishin pjesëmarrese shoqata suedezesi”NATUR SKYDDS FÖRENINGEN”,”PRILUFTSFRÄMJANDE”, “HÄXRINGEN SÖDRA ÄLVSBORG”, ”SVENSKA TURISTFÖRENIN-GEN”, QKSH”Migjeni”, ”BORÅS FÅGELGRUP”. Ishte hera e dytë që QKSH ”Migjeni” ishte në një takim apo dit familjare siq e quanin edhe vetorganizatorët këtë ditëBesojmë se vitin e ardhm ne do jemi me aktiv dhe do jemi prezent edhe në manifestiem tjera të këti lloj.5


Baki YmeriGOLGOTA KOSOVARE NË GJUHËN RUMUNE(Fehmi Kelmendi,Golgota kosovare, Botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Bukuresht, 2010)Këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht edhenjë libër i ri i një autori nga Kosova në gjuhënrumune. Golgota kosovare e Fehmi Kelmendit është një seleksionimvlerash lirike të shkëputura nga dy librat e tij të fundit të botuara nëTiranë: Plakur nga malli (2008) dhe Shpirti i ndezur (2009). Duke paturparasysh farefisninë linguistike të rumanishtes me shqipen, titulli tingëllonnjësoj në të dy gjuhët. Në cilësi të përkthyesit kemi patur kujdestë posaçëm për organizimin e lëndës poetike duke e ndarë në tre cikle:Selia e zanave (Sediul zânelor), Mikropoema (Micropoeme) dhe Shekullii ndezur (Secolul aprins). Librit i paraprin një parathënie e kritikutletrar Marius Chelaru (shq. Qelaru), si dhe bibliografia e autorit. Lëndapoetike botohet në gjuhën rumune, ndërsa titujt e poezive, parathënia,pasthënia dhe shënimet për autorin dalin në të dy gjuhët.Në ciklin e parë defilojnë vargje mbi valëvitjet e ajrit, idilën e tënjohurës, librat e shenjtë, lindjen dhe vdekjen e ditës, këshillat e lashta,lirinë e privuar, marshimin e rrugëve të vështira etj. Në ciklin e dytëdefilon tempulli i djajve, ngërçi, çelësi, tantali, harresa, shodoli, pajtimi,diplomacia perfide, jeta e hidhur, atdheu i ndarë etj. Në ciklin e tretëdefilon Kosova me dhembjet, durimin dhe triumfin e saj, me vargjekushtuar ardhacakëve, çudisë, hipokrizisë, sulmit barbar, zemërs sime,një vendi pa emër, unitetit, muzgut të jetës, Adem Demaçit, varrezavetë dëshmorëve, pavarësisë, pasojave të luftës, numrit të shqiptarëve,vashës me bukuri të rrallë, etj.Fehmi Kelmendi vjen në gjuhën rumune nga Kosova lindore, (aktualishte administruar nga Serbia). U lind më 18 maj 1930 në Preshevë.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Prishtinë, ndërsaFakultetin Filozofik (degën e Historisë), në Zagreb. Pas përfundimittë studimeve të larta u mor me studime dhe hulumtime historike, dukeu dhënë prioritet atyre të karakterit kombëtar shqiptar. Fitoi atributete profesorit duke dhënë leksione për studentët. Rrjedh nga një familjeme tradita të theksuara patriotike. Ka qenë i persekutuar politik dhe tëgjithë pjesëtarët e familjes Kelmendi, të ushqyer me ndjenja kombëtare,gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar çështjes së çlirimit kombëtar shqiptar.Gjithmonë ka qenë në shenjestër të UDB-es. Asnjë rresht nuk kapatur të drejtë ta botojë. Kur ka ardhur në Zvicër (1991), gjithë akumulimii tij ka shpërthyer si një vullkan, duke e derdhur lavën patrotike në letër.Ëndrra e tij e vetme është që krejt shqiptarët një ditë të jetojnë në një shtettë vetëm, me një flamur të vetëm, në Shqipërinë historike të rilindësvetanë. Parathënia e Golgotës kosovare në gjuhën rumune mban titullin Botae shikuar pas shpinës së pasqyrës, apo aventura e hidhur. Në vazhdim po ejapim versionin e saj në gjuhën shqipe.Golgota shqiptare me shkëndija mendimesh në mërgimFehmi Kelmendi vjen në gjuhën rumune nga një familje e moçme dhefisnike, e cila e ka shkrirë jetën për kauzën shqiptare. Këtë e dëshmojnëmadje edhe titujt e disa librave të tij. Profesor Kelmendi është autor idisa veprave të botuara me karakter historik dhe letrar. Ndër to shquhenlibrat Kush janë shqiptarët, Përjetime, Duke pritur agimin e kombit tim,Plakur nga malli, Shpirt i ndezur etj. Si pasojë e persekutimeve politiketë diktaturës serbe në Kosovë, autori është shpërngulur në Zvicër para20 vitesh. Nuk është lehtë të karkaterizoshfshehtësitë unitare në këtë vëllim, ku degjohenherëpashere tinguj rrëfimesh, përpjekjete shkarkimit të „ofshamës” së veshur nëpetkun e vjershërimit, tek-tuk duke qenë„kriptik”, madje edhe me nynca proliktiketë prozaikut. Vargun e tij e prek malli ndajshtëpisë dhe mllefi ndaj atyre që e determinojnëshqiptarin të shpërngulet në botën ehuaj. Tejmatanë aspekteve kualitative-stilistike,me pluse të panumërta që e anashkalojnëminusin, Fehmi Kelmendi mund tëlekturohet, vlerësohet dhe kundrohet edhepërmes një grile kriteriumesh të cilave nuku mungon patriotizmi dhe mënyra personalepër ti plasuar sentimentet në poezi. Në këtëkontekst, evident është edhe fakti se poetishkruan për atdheun tejmatanë kufinjve të tij,në një botë të huaj, atje ku autori e ka marrëme vete edhe të shkuarën e tij, së bashku meëndrrat, frustrimet, mundimet, problemet dheshpresat e prura nga atdheu në mërgim.Poeti ka sjellë me vete botën kosovare, tëcilën e sheh të prekur nga ideale fisnike, ngafaktet e atdhetarëve, por edhe të idiotëve, të përtacëve dhe tradhëtarëve,një botë e prekur nga konflikte të përzjera me atdhetarizëm dhe tradhëti,një botë që ka përjetuar luftëra të tmerrshme për liri, por pa e harruar edhespektrin e pamundësisë së një kohe dhe të atyre që nuk janë në gjendje tashpëtojnë botën nga traumat ekzistenciale të shpërbërjes dhe rraskapitjes.Ekzistojnë autorë të gjuhës shqipe te të cilët ndërshihet, qoftë qyteti,qoftë fshati, herë i ashpër, herë i ngarkuar me peshën sentimentale apometafizike, herë me rrezatime të skëtershme. Këtu kemi përballë një botëdisi amorfe, disa herë duke u ballafaquar me elemente që të shpiejnë nëdrejtim të fshatit, apo urbanes. Shpeshherë rrëfimet e autorit shndërrohennë vjershërime me aspekte personale. Origjinaliteti shtrihet dhe zgjerohete kullon nga njëra në tjetrën, konform jetës dhe qenjes së një individi qëi përket një bote, të një shoqërie në të cilën „parimet ekzistenciale kanërënë në humnerë”, pjesë e një universi të prekur nga shenjat e koncentracionizmit.Kësaj bote nuk i mungojnë engjëjt që digjen për komb eatdhe, por as „plehraxhinjtë” apo „plehu” moral i „tradhëtarit që trembetnga frika dhe përgjegjësia”. Përplasja (në këtë botë ku edhe „stinëtkalben”) është e lyer shpeshherë në nyanca të ashpra që shëmbëllejnë menjë shembje në atavizëm biologjik, edhepse nganjëherë autori shkëlqen6


me shprehje të çmuara/kriptike, duke skalitur njëeksperiment të çuditshëm të një vendi pa emër, kutë çupit Trypanosama, të kafshon Çerberi, edhe atjeku varrosen njerëzit të gjallë, ku myshken ëndërrate thata, atje ku ulërijnë ulkonjat me barrë, ku djallika xhaketë me sumbulla të sidefta, atje ku ulërin zërii tellallit dhe priftërinjtë e djegin „kërcunën në skëterrë”.Përndryshe,braktisja e atdheut për të kërkuarekzistencën në botë të huaj kundrohet nga autori sinjë „aventurë”, një short i hidhur, një lojë e shtrembëte fatit, një „tentativë e dështuar”. Kështusoj,braktisja e atdheut është vetëm një „aventurë e hidhur”,pothuajse mashtrimtare, larg realitetit. Mundtë flitet për zvetënim, për vetminë lirike individualeqë gërshetohet me traumat sociale. Dhe, me siguri,duke patur parasysh mënyrën në të cilën shkruanautori, mesazhet/ substrati tematik nuk ka të bëjë meindividualizëm apo unitarizëm, por me ëndërrim,diversitet dhe llojllojshmëri.Po qe se do ti referoheshim vetëm kërkimit të lirisë,nganjëherë edhe ajo duket e „burgosur” („për fat tëkeq ende nuk jemi çliruar nga parantezat e lirisë sëprivuar”). Duke u ndërlidhur me shqetsimin ndajatdheut, Fehmi Kelmendi shkruan, për shembull,edhe për dimensionet e brendshme (Atdheu i ndarë),nevoja për unitet (Bashkimi, Adem Demaçi), përvërtetësi dhe drejtësi, shënon autori: „nuk gjendetaskund vend/ në favor të naivëve që flasin”, për tëshkuarën dhe të tanishmen, për pavarësinë e shenjtëdhe trimat e saj, pa e harruar të shkuarën kur „gjarpërinjtëe gjakut” e „helmonin lirinë me erëtimëne skllavërimit”. Apo për dashuri („me fantazinëqë e zbukuron bukurinë”), për femrën e dashur (site Beta, Denada, E dashur etj.), e kundruar në njëmënyrë të idealizuar, madje të levarashtë, e shikuarmë shumë si një ndjenjë e çiltërt, tejmatanë erotizmitku në vend të ndjenjës dhe shpirtit zotëron tuli ifemrës. Një numër i madh perlash poetike të këtijautori kosovar janë koncize, të tipit mikropoem (mostë harrojmë se edhe titujt, relativisht të ngjashëm,tingëllojnë pothuajse njësoj në të dy gjuhët: Aventura,Selia e zanave, Vampiri, Hipokrizia, Baladë kosovare,Tempulli i Dodonës, Murmurima, Panoramasekrete etj.). Ka edhe poema të cilave u mungonformula e vjershërimit, por të cilat janë „shkëndijamendimesh”, siç thoshte Vasile Voikulesku te ne. Përjustifikim po citojmë nga Dardania: „Në këtë vendtë njohur për trimëri/ Liria zgjohet disi vonë.”.Dukekonkluzionuar, nëse gjykojmë kualitativisht dhestilistikisht, mund të arrijmë te mendimi se Golgotakosovare e Fehmi Kelmendit na jep një „përgjigje”me shënime që dallojnë nga ajo që kemi diskutuarpër nevojën e kuptimit të nevojës për të thënë, përtu rrëfyer, për të dëshmuar, për të ndarë së bashku,në këtë mënyrë, ëndrrat, sentimentet dhe idealet.Padiskutueshëm, nuk është njëri nga emrat e ranguttë parë të poezisë shqipe në Kosovë, por mund tëthemi se është një tip eksponent i poezisë së njëgjenerate që është formuar nën shenjën e patriotizmitqë gjallëron edhe sot e kësaj dite, me shpirtin e ndarënë dy pjesë, duke shkruar me gjysmën e shpirtit nëatdhe dhe me gjysmën tjetrë larg vendit të tij, për atëse si dhe se çka përjeton shpirti shqiptar i mbetur nëkotaret e atdheut të vet. (Marius Qelaru)NJOHJE KRIJUESISH PËRMES POEZISË(Sokol Demaku, “Jehona e shekujve”, Antologji poetike, BKSHR, Bukuresht 2010, faqe)Bilall MaliqiDashuria për krijime, në çdo rrafsh qoftë, shpalos dëshirën, punën e palodhshme dhe entuziazminpër të fabrikuar dhe finalizuar elanin dhe frymëzimin e ngjeshur që ka krijuesi…e këtë rradhë sikurse edhe më herët krijuesi palodhshëm dhe prodhimtar Sokol Demaku,i cili si më parë dëshmoi veten se është një punëtor i madh i rrafshit kulturor letrar dukezgjedhur edhe këtë rradhë idenë e tij për përmbledhjen e disa poezive të autorëve tëndryshëm e për t’i futur në një libër të veçantë e që quhet Antologji poetike.Kësaj radheSokoli këtë Antologji e titulloi me një titull mjaft interesant “Jehona e shekujve” botuarnë Bukuresht.Në këtë libër përzgjedhës frymojnë krijues të ndryshëm të rrafshit letrar e qëtani janë brenda kopertinave të këtij libri me punime të tyre të motiveve të ndryshme…Së bashkuKy libër me tufëza vjershash të aromuara me motive të lloj-llojshme i identifikon protagonistëte tyre të cilët tani së bashku garojnë me peshë të fjalës së shkruar, me figurshmëri tëqëlluar diku-diku dhe me mbresë e shpresë për përparime poetike.Autori i kësaj antologjienuk ka pasur qëllime fikse që të merr në trajtesë krijues që shkruajnë vetëm për një motivtë caktuar, por i ka dhënë vizë këtij libri dhe autorëve që jetësohen brenda kopertinave tëlibrit tema të ndryshme me gamë të ngjyrosur artistike e letrare. Kjo pra është e veçantja ekëtij libri.Ky botim deficitar then heshtjen, i fut lexuesit brenda, iu jep detyrë të caktuar t’injohin këta emra të ndryshëm të cilët tani janë si një “familje” në një dhomë të stolisur mepërzgjedhje lulesh nga më të ndryshmet. Por jo vetëm kaq, lexuesi përmes leximit të poezivetë servuara që krijuesit me dëshirën e tyre kanë bërë perzgjedhjen punimeve të tyre eqë u kanë servuar lexuesve, e lexuesi tani përmes leximit të tyre mund ti dallon përparësitëe avancuara në art në njërën anë dhe ngecjet dhe dëshirat për avancim në anën tjetër.Nëtë hapur të këtij libri ndeshemi me parathënien e poetit të mirënjohur në mbarë hapësiratshqiptare, shkrimtarit Visar Zhiti, i cili në mënyrë kronologjike paraqet mendimet e tijalidhur me këtë libër të Sokol Demakut.Laryshia tematikeTham më lart se autori i kësaj Antologjie ka marrë në trajtesë një numër të caktuar poezishëme tematikë të larmishme, ku në lexim të poezive gjejmë frymëzime poetike ngamë të ndryshmet që muzat i kanë ngacmuar krijuesit present. Të krijohet përshtypja se nëshumicën e poezive rrahet motivi patriotik, pastaj motivi social e diku-diku edhe motivi idashurisë e që i ngjanë një “vetëshërbimi” me artikuj të ndryshëm.Në këtë libër lexuesi ndeshet me krijues të trojeve të ndryshme shqiptare të ndarë mekufinj artificialë, e që Sokoli përmes kësaj Antologjie i bashkoi të gjithë tok si një trungtë përbashkët. Pra ky libër nuk njeh kufinj të ndarë porse i bashkon shpirtërisht ata.Librifillon me një krijuese të Peqinit rrethi i Elbasanit Adelina Dokja, për të kaluar në Prizrentek poeti i njohur Adem Zaplluzha. Sokoli përsëri kthehet në Shqipëri për të marr forcëduke prezantuar kështu një krijuese dhe gazetare Arjana Loçe. Rrugëtimi i autorit për tëgjurmuar krijues u ndal në një qytet të Kosovës, Dardanë duke prezantuar një inetelektual,poet e kritik letrar Nexhat Rexha. Mimoza Bici nga Shqipëria u prezantua në vazhdim elindur në kryeqendrën shqiptare në Tiranë.Pastaj nga Bujanoci prezantohet Arsim Halili,krijues, për të rrugëtuar në diasporë duke prezantuar një krijuese të lindur në Ostrava tëÇekosllovakisë që quhet Suzana Kuqi. Bahtir Latifi vjen në vazhdim në faqet e kësaj Antologjienga Vushtria e Kosovës, për të kaluar në qytetin e Gjilanit ku iu krijua mundësiapër prezantim edhe një krijuese, Edona Beqiri. Presheva tani ishte në synim të autoritduke prezantuar shkrimtarin Bilall Maliqi .Nga Presheva kalon në Iliridë duke i dhënë rastkështu edhe krijuesit Ferit Ramadani nga Kërçova. Poeti Nehat Jahiu vjen nga rrethinae Kumanovës në këtë përzgjedhje.Remzi Basha , poet, prozator, pedagog, publicist dhehistorian vjen nga Suhareka, Shaban Cakolli nga Dardana dhe në formë modestie mbyllkopertinat e kësaj Antologjie autori Sokol Demaku i cili është nga Drenica e jeton dhevepron në Boras të Suedisë. Këta pesëmbëdhjetë emra e kompletojnë këtë libër të SokolDemakut.Vlera dhe kriteret:Antologjia poetike “Jehona e shekujve” e autorit Sokol Demaku ështënjë libër modest, ku duhet çmohet puna e palodhshme e këtij veprimtari të palodhshëm nëDiasporë me aq vlera sa ka ky libër. Kujtojmë se libri si i tillë i plotëson kushtet e librittë botueshëm si në aspektin teknik dhe atë grafik. Kujtojmë se libri në fjalë përbëhet medisa emra më, të dëshmuar në letrat shqipe. E veçantja e këtij libri është se autori ka futurnë faqet e antologjisë edhe emra të rinj në krijime letrare, këte e ka bërë që t’u jap kurajodhe vullnet për punë të mëtutjeshme në rrafshin e krijimeve poetike. Prej gjithë kësaj qëu tha deri më tani mund të themi lirisht se libri në fjalë i ka efektet e veta pozitive dukeu radhitur kështu në biblioteka të rajonit dhe në duar të lexuesve si një libër me vlera tëkënaqshme artistike…7


FAQJA E POEZISËAdem ZapluzhaECIN PA QËLLIMKëtu nuk i thonëBukës bukëAs ujit ujëKrejt fjalë të tjeraKa në vend të huajGjatë tërë ditësLlomotisin fjalën okejThua seNuk dinë gjë tjetërPos të të qeshin në fytyrëMu si një lakejShpejtojnë dikuEcin pa qëllimAta e din cakunNuk janë në mërgimNe bredhim rrugëveKërkojmë punë e digjemi me mallZhytemi e baltosemiDeri sa bëhemi përrallëBahtir LatifiToka imePritëm tokë se po vi,Se n´ gyrbet s`po muj rri.Askush s`mundet me besuJetën në gyrbet pa e përjetuSa shumë vështirë është me jetu.Askush përshendetje nuk të bënëSi i humbur terenin e vëzhgon.Kalon koha tue menduA ja vlen këtu me jetu?Asnjëher përgjigje skamPse pa babë e nënë në gyrbet jamGjysma e zemrës na u ka thaPër Kosovë vetëm tuj qa!Shaban CakolliNË BRENDIKëndej gjithë zjarreandej akullvetëm gjurmë e kthtërave të stinës nëxhamZjarri djeg leckat e stinës së ikurnga fryma e detittë strukur në gjethe bajamejeNjë syth ëndrrezënë e ka zogun e bilbilitnë kafaz.E GJATË KJO NATËSonte gjithçka po flenë qetësinë ë vetNë dhomën timeqielli i ka ndezur fanarëttë mos tremben qelizatBilall MaliqiPËR DITË TË BARDHËDhembjet kur ruhenKëngët e mallitShoqërojnëGjurmët e humburaS’dinë rrugë kthimiNga sekret i kohësFigurat e kanë radhënLe të thonë ç’mundenKur gjoksi vlon nga dhembjaKur ëndrrat shtegtojnëPër ditë të bardhëArsim HaliliBALSAM I TURPITE mbarësuarKohë indigjenePërbindëshat hedhin valleBalsam i turpitUrithi kryqëzon kockatNuk erdha nga KartagjenaSatanizmi i juaj nuk njeh kufijBien kambanatLajmëtari i vdekjesPret në portën tjetërVenka CapaMË BESOMos mendo, i miri im,se të harrojHënën ta dërgoj sikurmin timE brishtë, e verdhë si një mallkim,Me yjet për rreth si qirinj....Steblevën kujtoj si emër gruajeE të shtrëngoj në gji me mall,Ti puth sytë e dritën ndjejNjë frikë mëkati, një frikë të rrallë.Dhe kokën mbështes mbi tëndin gjoksZemrën e çmendur nis ta dëgjojE dhimbja e saj më ngroh, më ngrohë,E puthje plotë etje pastaj kërkoj.Eh, kjo hënë e zbehtë e qiellit tim,Sa here në token time e ul, e ndjejSi drithërimë e lehtë dhe me habiBesoj se jeta më vdes ndër qiej….8


FAQJA E POEZISËMajlinda BajraliuOqean lotëshShiu që po bie,Etjen nuk mashuanVall aq plaga e rëndëNa qenka që nuk u sherua.Zemra gjak pikonAjo dashurin nuk harron,Sikur ta dija qëGjendem në njëOqean e vetmuar,Ska njeri këtu,Për të më ndihmuar.Valët shkojnë larg mejeDuartë e mia të vetmuara kanë mbetëButësin e tyre e shijove vetëm ti....Shikoj syte e mi,Shikoj për herë të fundit,Se do të zhduken në oqeanVendin ku të takovaSot më leNë ate oqean të mallkuar.Ti nuk më deshe mua.Sokol DemakuPËR TY POET IDASHURShkrimet tua fantastikeMe pervojën tende arkaikeTë prekun në shpirtDhe të insiprojnë për jetë.Unë studjoj atë formë shkrimiQë të jem i sugurtTë gërryej në jetëQë të gjejë qetësinë e zemrës sime.Ti më jep shpresëQë të jemKurajoz,I prekshëm,Dhe të jem ai që dua të jem.Mimoza DhimaDeshirëS’do desha të isha ebukur!Bukuria lendon,mban xhelozi.S’do desha të isha e shëmtuar !Shëmtia vret me pabesi.Një copëz ajri do desha të isha,të t’prek pa u ndjerë,t’jem frymë për ty.Cdo cast në krahe,ashtu te të kishaT’më thithje mes buzëve,në shpirt te të hyj !Skender haskoHarresëSi gjethe plepi ikin jetët,Ikin pa radhë e një nga një,Fëshfërijnë sa janë gjallë,Pastaj heshtin, s’bëjnë zë…Bëhen pleh për bimë të tjera,Por askush nuk i kujton,Çudi çudish është vërtet jeta,Sapo ke ikur, të harron.Delvina KërlukuPikëllim u ndamëCdo ditë vdes ngapak,sepse Zotima bën më të ëmbëlvdekjen!Cdo ditë vdes nga pak,sepse ofshamat e nënës Lokepër bijtë e saj shqiptar(pikëllim, u ndanë)vargojnë në cdo tokë amënore..,dhe ndjehet thellë në zemrën timeklithma e saj - me ndjek..,dhe unë po vdes nga paksepse Zotima bën më të ëmbël vdekjen!Agim GASHI- DRENICAKUR FLASINGURËT(Demonstratave të‘81)Kush nuk beson qëgurët flasin- kush nuk e dinurdhëroni në Prishtinë.Atje guri fletpër truallin e vet.Kush është gurikush ka më shumê se ai fortësi- pos fjalë e tij.Kur flasin gurët- dridhên murëtse ata s’din t’flasin mê bishtëgjuha e tyre ështëG u r ë r i s h t...9


Sokol DEMAKUBisedë me Blerina Hasën, durrësakja që studjon për master në universitetinLinköping të SuedisëMalli per familjen me bënte që ndonjëherë të kthehesha dhe ta lija përgjysëm ate që kisha nisur,por me pak vullnet po arrij ta mbaroj. Më merr malli shumë për ta sepse jemi shumë të lidhur menjëri-tjetrin, por si të gjithë prindërit, di qe ata duan më të mirën per mua dhe i mbaj në zemërgjatë gjithëkohës. Për momentin nuk e ushtroj profesionin tim këtu sepse është goxha e vështirëpër të gjetur një punë. Jam duke bërë aplikime nepër vende të ndryshme dhe shpresoj të filloj sëshpejti të ushtroj njohuritë e miaDo kisha deshirë te kontribuoja sadopak në sistemin arsimor në Shqiperi. Mendoj se ka akoma shumë per të dhënë në këtë sektordhe personalisht e gjej vetën shumë mirë në ketë fushë.Ju lutem nje prezentim të shkurtër për lexuesit tanë? (Kush jeni, nga jeni, gjendja familjare, shkollimi dhe cka punoni)Quhem Blerina Hasa dhe vij nga qyteti bregdetar i Durresit. Tashmë kam dy vjet që studioj dhe jetoj ne Suedi. Familja ime përbëhet nga prinderit dhetre motrat te cilet jetojne ne Shqiperi, ne qytetin tim te vendlindjes. Prinderit jane mesues dhe kjo me ka frymezuar gjithmone qe te ndjek gjurmet etyre: jo vetem mua, por edhe motrat e mia. Kam mbaruar shkollen e mesme te pergjithshme ne Durres dhe me pas kam studiuar gjuhe te huaja ne universitetine Tiranes, Anglisht dhe Italisht per me sakte. Gjuhet e huaja kane qene gjithmone nje pasion per mua dhe mendova ta kthej ate ne nje karriere.Gjate dhe pas shkollimit universitar kam punuar me kohe te pjesshme e te plote ne pune te ndryshme si p.sh. mesuese anglishteje, perkthyesedhe para se te vija ketu, kam punuar edhe ne nje bankë. Per momentin ndjek studimet master ne Suedi, pikerisht ne “Gjuhe dhe kulture Europiane” neUniversitetin e Linköping dhe nuk punoj.Keni kryerë shkollën e mesme të përgjithshme në Durrës, pastaj keni studjuar në Universitetin e Tiranës gjuhët e huaja cfarë mund të nathoni për kohën e studimeve tuaja atje?Pasi mbarova gjimnazin, vinte nje nga pjesët me të vështira të jetes sime: do me duhej te vendosja cfare doja te studioja sepse kjo zgjedhje do meshoqeronte per tere jeten. Sic ju thashe me siper vendosa qe pasionin tim per gjuhet e huaja ta shnderroja ne nje karriere dhe nuk jam penduar aspakper kete. Dihet qe kur kalon nga niveli mesatar ne ate te larte, ndryshimi sjell me vete edhe pasoja. Si fillim, beja cdo dite me tren rrugen Durres-Tiranedhe kthim, dhe tere diten e kaloja ne Tirane. Ishte paksa e lodhshme, por e perballueshme. M’u desh pakkohe te ambientohesha me nje qytet dhe shkolle te re, por gjithcka shkoi me mire nga cfare kisha menduar.Pas studimeve në Shqipëri ju keni punuar mësuese, perkthyese, kashiere në bankë, cka mundë të nathoni për këtë kohë të kaluar në punë?Kam kembengulur gjithmone qe te filloja punë me kohe te pjesshme edhe kur isha studente. Puna me motivonakoma me shume per te arritur ate c’ka dua. Te gjitha eksperiencat e mesiperme me kane dhene meshume besim tek ajo qe une studioj dhe qe jam e afte te percjell tek njerezit. Kam zgjedhur fusha te ndryshmeper te pare sa mund t’i perballoj ato dhe fatmiresisht e kam bere dhe jam e lumtur per kete.Cka ju shtyri të mërgoni dhe të studjoni mu këtu në Suedi?Pasi mbarova studimet e larta dhe punova per nje vit me kohe te plote, mendova qe do ndihesha me e plotesuarnese do ndiqja nje master. Zgjodha ta bej ketu ne Suedi per arsye te ndryshme. E para, sepse masteri qendjek eshte ne gjuhen angleze dhe i pershtatet profilit tim. E dyta, sepse shkollimi ishte falas dhe ky eshte njeplus i madh. E treta, nuk do ishte e domosdoshme te mesoja gjuhen suedeze, pasi ketu komunikoj ne anglishtme te gjithe.Ka kohë që jetoni në Suedi, cfarë mund të na thoni për jetën këtu, cfarë është ndihma e shtetit për tëhuajit këtu?Kur erdha ne fillim, gjithcka me dukej shume e huaj dhe ndryshe. Tashme kam arritur te ambientohem mejeten dhe njerezit. Persa i perket ndihmes së shtetit, une personalisht nuk kam marrë te drejten e burses dhe ndjek studimet me shpenzimet e mia.Eshte nje sakrifice qe ia detyroj prinderve te mi. Gjithsesi, kam njohur plot te huaj te cilet marrin ndihme nga shteti dhe e shikoj si dicka pozitive qefatkeqesisht i mungon shtetit shqiptar.Ju jeni me studime në nivelin master në Universitetin Linköping si e ndien vetën Blerina këtu?E ndjej veten mire, te ambientuar, por edhe te huaj ndonjehere. Nuk e them kete per pamjen time te jashtme (e cila dallon prejardhje mesdhetare), porper mundesite qe te jepen. Shoqeria qe kam ketu me ndihmon te kaloj nje pjese te mire te kohes ne menyre te shkelqyer.Si e kalon një ditë me studime Blerina?Pjesa me e madhe e studimeve te mia nuk perbehet nga leksione dhe seminare, por nga pune kerkimore individuale ose ne grup. Si pasoje, shkoj neuniversitet kurkam mesim, por pjesen me te madhe te kohes e kaloj ne biblioteke, pasi aty gjej kushtet me te mira per t’u perqendruar.Çfarë janë kushtet për të studjuar këtu, mund të na bëni një krahasim me ato në vendlinje?Kushtet per te vazhduar studimet ketu jane pak a shume te njejta me shumicen e universiteteve ne Europe. Sidoqofte, edhe ne krahasim me atote vendlindjes nuk ndryshojne shume. Mbaj mend qe nje ndryshim qe kam hasur nderkohe qe aplikoja per pozicionin e masterit ishte qe duhet teshkruaja nje leter motivimi, gje qe nuk eshte shume e perhapur akoma ne Shqiperi.Mësimin e zhvilloni në cilën gjuhë, është pengesë kjo për arritjen e rezultatave në studime?Jo, aspak. Kam zhvilluar studimet ne gjuhen angleze edhe ne Shqiperi, keshtu qe kjo per mua nuk perbente aspak pengese, Perkundrazi, jam e kenaqurqe arrij te kem rezultate te mira edhe ne nje gjuhe tjeter.Çfar është malli për të afërmit , si e ndjeni vetën këtu në një mes të huaj?Fillimisht e ndjeja veten krejtesisht te huaj kur sapo mberrita ketu. Gjithcka me dukej ndryshe: njerezit, moti, atmosfera, jeta studentore, etj. Malliper familjen me bente qe ndonjehere te kthehesha dhe ta lija pergjysem ate qe kisha nisur, por me mbeshtetjen e tyre dhe me pak vullnet po arrij tambaroj. Me merr malli shume per ta sepse jemi shume te lidhur me njeri-tjetrin, por si te gjithe prinderit, di qe ata duan me te miren per mua dhe i10


mbaj ne zemer gjate gjithe kohes.Sa ka arritur Blerina të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend me kuturë tjetër nga ajo që ne kemi?Kam krijuar nje rreth shoqeror te pasur mund te them. Kjo me teper sepse jetoj ne nje banese studentesh dhe kontaktet me te shumta i kemi ndermjetnjeri-tjetrit. Kam krijuar shoqeri me se shumti me studente nderkombetare sepse ndoshta na bashkon fakti qe jemi ne nje vend te huaj pa familje dheshoqeri. Ndihem shume mire mes tyre edhe pse jemi nga vende dhe kultura te ndryshme; arrijme te kuptohemi shume mire.Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu dhejetën studentore në vend të huaj?Per momentin nuk e ushtroj profesionin tim ketu sepse eshte goxha e veshtireper te gjetur nje pune. Jam duke bere aplikime neper vende te ndryshme dheshpresoj te filloj se shpejti te ushtroj njohurite e mia. Persa i perket jetes studentore,ka gjalleri dhe levizje.Sa ka arritur Blerina të përshtatet në kohën, klimën dhe në natyrën suedeze?Kam arritur te pershtatem, edhe pse jo plotesisht. Mund te them qe pas dy viteshqendrimi ketu, nuk i druhem me dimrit pasi kam kaluar dy te tille te ashper.Gjithsesi, do deshiroja te zgjaste pak me teper sesa disa dite me diell sepse mepelqejne shume keto te fundit.Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmëne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?Do kisha deshire te kontribuoja sadopak ne sistemin arsimor ne Shqiperi.Mendoj se ka akoma shume per te dhene ne kete sektor dhe personalisht e gjejveten shume mire ne kete fushe. Duhet shtuar praktika e te pakesohet menyramekanike e te studiuarit. Dua te them qe nuk jam dakord me menyren sesistudentet ne Shqiperi vazhdojne te japin provimet e tyre, duke mesuar gjithckapermendesh dhe riprodhuar. E kam perjetuar vete kete eksperience dhe nuk meka sherbyer shume ne periudha afatgjata. Sic dihet, gjerat e mesuara permendeshharrohen me shpejt.Cfarë janë kontaktet e Blerinës me vendlindjen gjatë studimeve në këtëvend të largërt skandinav?Pa dyshim qe kam pakesuar disi kontaktet me vendlindjen; kjo jo per shkak teneglizhences, por per shkak te veprimtarive qe me duhet te kryej ketu. Me duhette studioj, te frekuentoj leksionet dhe te mbaj kontaktet edhe me miqte qe kamkrijuar ketu. Gjithsesi, mbaj kontakte te ngushta me familjen time sigurisht dheme miqte e mi me te mire dhe jam e lumtur per kete.Një i mërguar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka tëbëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.Si është nga natyra Blerina?Jam natyre energjike, me pelqen te njoh dhe te zbuloj sa me shume mbi vendedhe kultura te ndryshme. Gjithashtu me pelqen te mesoj gjuhet e ketyre vendeve. Jam kurioze, por deri ne njefare kufiri. Me pelqen te punoj dhe tejem e rrethuar nga njerez, te komunikoj me ta dhe te marr dije nga ata. Nuk jam natyre qe krijoj stereotipe dhe nuk jam paragjykuese, e shoh veten sidikush qe mund te pershtatet dhe te pranoje natyra te ndryshme njerezish.Ka kohë që jetoni këtu, sa janë kontaktet tuaja me shqiptarët këtu, keni miq dhe a shoqëroheni?Te them te drejten, nuk kam takuar shume shqiptare ketu sepse nuk ka shume, te pakten jo ne qytetin ku jetoj une. Gjithsesi kam takuar disa prej tyreketu dhe kam marredhenie te mira me ta.Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Blerina?Kjo eshte nje pyetje nje milion dollareshe. Sic thashe me siper, kam patur gjithmone pasion gjuhet e huaja dhe prandaj u kam dedikuar edhe studimete mia. Nese do e shikoja veten ne nje profesion tjeter, do preferoja ate te nje diplomateje. Kete mund ta arrij duke studiuar pak me shume ne ketefushe. Gjithsesi me ka pelqyer gjithmone arti dhe me pelqen te kendoj, keshtu qe mund te kisha bere edhe kengetaren ndoshta...E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që bothet këtu në Skandinavi, cka mund te na thoni për te?Po, e kam lexuar dhe me pelqen si ide. Me pelqen qe ka nje mjet mediatik qe e perfaqeson komunitetin tone ne Skandinavine e larget. Uroj dhe shpresojte kete ecuri sa me te mbare dhe jetegjate.Planet tuaja për të ardhmen, cka Blerina mendon dhe ka në fokus?Nder planet e mia me te aferta eshte te rifilloj te punoj pasi jam shkeputur prej dy vjetesh per shkak te studimeve te mia. Dua te ve ne praktike njohuriteqe kam marre ketu.Cka ju ben të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?Me ben te lumtur fakti qe kam nje familje qe me mbeshtet, qe m’u dha mundesia te studioja ketu dhe te njihja plot njerez dhe vende interesante dheqe tashme e ndjej veten me te plotesuar. Me mundon fakti qe ndonjehere nuk vleresohet aq sa duhet profesionalizmiper shkaqe te ndryshme si etniciteti,gjinia, etj.Përveç studimeve si e kalon kohen e lirë?Preferoj ta kaloj kohen e lire me miqte, duke pare ndonje film ose thjesht duke biseduar. Me pelqejne sporte te ndryshme, nder ta preferoj te luajvolejboll, tenis, etj. Gjithashtu lexoj ose edhe pikturoj kur jam ne humorin e duhur.Po të kishit mundësine të zgjidhni, ku do kishit jetu?Me pelqen shume Spanja dhe do me pelqente te jetoja atje per ca kohe. Me pelqen te udhetoj e te njoh vende te ndryshme, nuk ka rendesi shumevendndodhja.11


Zenepe Dibra:”Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare”(Parathënie)Historia e lavdishme e grave dhe vajzave shqiptare, kontributet e vyera për atdheun, kombin, në mbrojtje të familjes,atdheut, sakrificat deri në sublime për ato ideale që ato gjithmonë i konsideruan të shejta –janë këto disa nga shtysat që mepasionin dhe vullnetin tim më obliguan të shkruaj: ”Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare” .Ishte një shtysë e mbrendshme, që krahasmëdyshjes për shkallën e vështirësisë tëparaqitjes në disa faqe historinë e tyre të madhërishme, do të më bënteqë, pa marrë parasysh pengesat objektive dhe subjektive, t’i futesha njëpune kaq të madhe. Kam qënë e inkurajuar nga shumë dashamirës, përlibrin tim të parë në këtë fushë: “Bijat e Rozafës”(gra të shquara të hapësirësshkodrane)ku janë dhënëkontributet,vlerat dhesakrificat e gruasshkodrane nëluftë e përpjekje,në arsim e kulturë,shëndetësie sport. Më vonëmë erdhi njëftesë nga disastudiuse, profesoretë Universitetevenë Budapest(Hungari) eSofje (Bullgari),si Francisca deHaan, KrassimiraDaskalova dheAna Lufi për tëpërfshirë në njëlibër të lëvizjesfemërore të EuropësQëndrore,Lindore dheJuglindore, pesëgra të shquara tëlëvizjes femëroreshqiptare nëlidhje me përpjekjete tyre peremancipimin egruas shqiptare.Ftesa ishtebefasuese sepseshkalla e përgjegjësisë ishte e madhe por para dilemës së mosgjetjes tënjë varianti tjeter të përfshirjes së tyre, pranova që në këtë libër të ishinpesë gra të shquara të kësaj lëvizjeje si Motrat Qiriazi (Korçë), UraniRumbo ( Gjirokastër), Shaqe (Marie) Çoba (Shkodër) dhe studiesja meorigjinë shqiptare Dora D’Istria. Natyrisht është krenari që ato filluantë përfshihen në libra të tillë seriozë. Duke lexuar edhe veprimtaritë eshoqeve si motra të vendeve tjera në këtë libër, ato jo vetëm nuk janëprapa por shkëlqejnë në atë se çfarë bënë për kombin e tyre, bile mundtë themi se ndoshta edhe të vetmet në disa aksione, ku veçohet ai iParashqevi Qiriazit, që ishte e vetmja delegate femër në gjithë ato delegacionetë mbledhura për të mbrojtur të drejtat e kombeve në Konferencëne Paqës në Paris në vitin 1919. Libri quhet: ”A biographical dictionaryof WOMEN’S MOVEMENTS AND FEMINISMS –central, Eastern,and South Eastern Europe, 19th and 20th Centuries)- shtypur nga Entibotues i Universitetit Qëndror Europian –Budapest* Nju Jork.Për tëshkruar një enciklopedi nuk ka vetëm vështirësi, sakrificë dhe punë tëmadhe por në radhë të parë përgjegjësi për ato që shkruan, për kriteretqë zgjedh, për saktësinë e ngjarjeve, datave, të vërtetave historike që nëshkrime të ndryshme gjenden në variante dhe mënyra të ndryshme. Unëmendoj se nuk kam arritur gjithçka,por kam bërë diçka duke ditur qëky “Fjalor Enciklopedik i gruasshqiptare”, është i pari i këtij llojinë vendin tonë. Nuk është e gjithëhistoria e tyre, por pjesa më e madhee historisë së tyre, nuk janë të gjithavlerat por ato më të rëndësishmet,nuk janë të gjitha gratë shqiptarepor ato që dhanë kontributet më tëmëdha. Numuri i grave të shquarashqiptare është shumë i madh, rastetdhe ngjarjet të lidhura me to janë tëpanumurta, heroizmat, puna e tyree madhe dhe traditat janë një faqe elavdishme e historisë së kombit tonëdhe për t’i dhënë të gjitha këto në njëlibër ishte një punë kaq voluminozesa ishte mëkat po mos ta konceptojenë disa botime, duke patur parasyshqë për to mund të shkruhen shumëedicione të tjera. Kjo më ka sjellënjë lehtësim të madh në lidhje meatë se mund të jenë lënë shumë vleradhe kontribute që do të mund të përfaqësohennë botime të tjera. Kriteretqë janë marrë në konsideratë për tëvendosur zërat në këtë enciklopedikanë qënë:1. Momentet historike më të rëndësishmetë veprimtarisë së gruasshqiptare në luftë, arsim, kulturëdhe çdo fushë të jetës shoqëroreshqiptare, që nga lashtësia ilire e derimë sot;2. Zgjedhja e emrave të shquar në bazë të vlerave e kontributeve që atodhanë për atdheun e kombin;3.Gratë që kanë dhënë, por kanë vdekur në një moshë të re (si Heroinat eLuftës dhe të tjera)4. Gjithpërfshirja e hapësirës gjeografike shqiptare bashkë me diasporën5. Gra me vlera dhe kontribute që janë gjallë, kryesisht mbi moshën 55vjeç (është vendosur vetëm një perqindje e vogel e atyre që kanë vlera tëveçanta dhe që janë nën këtë moshë);6. Sportistet që kanë dhënë ndihmesa në fushën e sportit që, pavarësishtnga mosha e kanë kryer karierën e tyre sportive. Për sportistet janë zgjedhurkryesisht ato që janë shpallur “Sportiste të shekullit” dhe “Nderi isportit shqiptar”si dhe disa të tjera me kontribute të veçanta në sportetmë të rralla si gjimnastikë, not, pinpong dhe shah (nga një përfaqë-14


suese me rezultate më të mëdha). Janë përfshirë “Heroinat e popullit”,“Artistet e popullit” dhe “Artiste të Merituara”, shumë nga “Mësueset epopullit”, “Heroinat e punës socialiste” etj..E kam ndjerë një detyrim moral përfshirjen në enciklopedi të shumëgrave të persekutuara që me sakrificat e tyre, munden të japin kaqshumë për kombin në kondita të një stresi të jashtëzakonshëm, dukeditur se për afro 50 vite, ato janë denigruar dhe nuk kanë dalë në dukjevlerat dhe kontributet e tyre. Duke ditur që Enciklpodia është histori,aty janë dhënë shumë figura që kanë bërë histori në jetën politike, kulturoredhe shoqërore, pavarësisht nga bindjet e tyre politike.Ndonëse jam përpjekur të jap informacion nga historia dhe kontributi ishqiptareve të Kosovës dhe Maqedonisë për historinë e tyre, për shumëarsye objektive dhe subjektive jam e ndërgjegjëshme që duhej bërë mëshumë.Gratë e huaja zënë një vend me rëndësi në këtë enciklopedi, sepse atokanë dhwnë kontribute të çmuara dhe shpesh u kthyen në mbrojtëse tëzjarrta të çështjes sonë kombëtare. Ato me shkrimet e tyre studimorenë fushën e politikës, artit, etnologjisë, me aktivitetet humanitare, ubënë jo vetëm simpatizante dhe dashamirëse por edhe kontribuese tëjashtëzakonshme të historisë dhe kulturës sonë, për të cilën do t’u jemimirënjohëse gjithë jetën.Perveç bigrafisë së grave të shquara në enciklopedi janë dhënë histori tëluftës dhe persekutimit të tyre, të arsimit femëror, të krijimit dhe funksionimittë shoqatave të grave, revistave të tyre, legjenda dhe balada qëkanë lidhje me gruan shqiptare, shpjegim i disa sëmundjeve të grave,të disa termave që kanë lidhje më barazinë gjinore, të mekanizmaveintitucionalë në dobi të saj etj.Në disa faqe të veçanta në fund të librit janë dhënë suksese të grave dhevajzave shqiptare pa u thelluar shumë në biografinë e tyre por vetëm nësukseset e tyre në botë.Burim i përfshirjes i shumë të dhënave në këtë libër kanë qënë studimete mirëfillta për gruan shqiptare si ai i prof. Fatmira Musajt, për të cilënshpreh respektin dhe konsideratën time, libri mbi historine e sportit dherezultatet e sportisteve shqiptare në vite të Marjeta Zaçes, studimet dheartikujt e shumtë të publicistëve dhe studiusve të njohur si: MoikomZeqos, të Abaz Hoxhës, Ferid Hudhrit, Fadil Podgoricës, Iljaz Goges,Ismail Demnerit e Shyqyri Rrelit, Zamir Këlliçit, Hysen Files, IdajetJahos etj. Fjalorët e ndryshëm enciklopedikë, leksikonet, artikuj tëgazetarëve dhe personave studius të tjerë, të cilët janë shfrytëzuarnë mënyrë racionale. Për këtë ka edhe artikuj që janë marrë kompletpër tu vendosur por pa u humbur autorësinë, që jepen ne bibliografitëperkatëse. Një ndihmë të madhe për këtë libër ka dhënë edhe Prof.Ahmet Osja, i cili me rekomandimet e tij për bibliografinë, sugjerimet,vërejtjet për shumë zëra dhe shumë çështje, ka qënë jo vetëm një kontributi vlefshëm por edhe një mbështetje morale shumë inkurajuese. Pokështu kam patur ndihmë nga ish ambasadori i jonë në Rusi, Z. ShaqirVukaj i cili më ka ndihmuar me sugjerime, rekomandime dhe ndihmesënë materiale për studiuset e shquara ruse që kanë dhënë kontribut mepunimet e tyre në historiografinë shqiptare. Shume gra të shquara kanëdhenë ndihmesë duke dërguar biografitë e tyre në mënyrë elektronike,të shkruar por edhe gojore. Ndihmesa e personelit te Bibliotekes seShkodrës ka qënë një nga më të rëndësishmet e mbarvajtjes së punëssime, duke mu përgjigjur në kërkesat që kam patur në çdo moment tëkohës.Dua të theksoj se në shumë burime, kur flitet për figura të shquara tëMesjetës, ka edhe kontradiksione të emrave, ngjarjeve dhe datave, qëme gjithë përpjekjet për t’i ballafaquar, nuk mund të mos i shpëtoshndonjë pasaktësie. Jam perpjekur që biografia e secilës grua të shquarshqiptare të ishte sa më e saktë, sa më e plotë dhe sa më përfaqësuese,por kjo nuk do të thotë se është arritur gjithçka dhe është plotësuar çdokontribut i tyre. Për këtë unë i kërkoj falje të gjithë atyre që për arsyeobjektive apo subjektive nuk kam arritur të jap në maksimum kontributintyre. Për këtë, mirëpres çdo sugjerim, vëretje, duke përfshirë edhendonjë gabim, që do t’i marr parasysh në botimin e dytë.AIITC shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në ndërtimin eUniversitetit të Shkencave Islame në ShqipëriDrejtori i InstitutitShqiptar të Mendimitdhe Qytetërimit Islam(AIITC) Dr. Ramiz Zekajmbështet vendimin ekryesisë së KomunitetitMusliman të Shqipërisë(KMSH) për hapjen euniversitetit të shkencaveIslame në Shqipëri dheofron asistencë profesionalee organizativepër t’u bërë pjesë e këtijprojekti të rëndësishëmkombëtar.Duke qene se mbi 70 përqind e popullsisë shqiptare i përket besimitislam, hapja e një universiteti me karakter teologjik do t’i përgjigjejkërkesave të besimtarëve për t’u kompletuar me dije mbi Islamin dhedo të shuante debatet dhe diskriminimet e praktikantëve të këtij besimi,të bëra herë pas here nga universitetet laike. Idenë për hapjen e njëuniversiteti të tillë nga KMSH, e mbështet edhe Instituti Shqiptar iMendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC). Ky institut, me një veprimtarirreth çerekshekullore në përhapjen e kulturës dhe vlerave madhështoretë Islamit, është i gatshëm për ta përkrahur KMSH-në me asistencëprofesionale e organizative, por edhe për t’u bërë pjesë e këtij projektitë rëndësishëm kombëtar me qëllim të krijimit dhe të forcimit të hapësirësintelektuale islame evropiane të arsimit të lartë islam në vendintonë. Këtë e ka deklaruar drejtori i AIITC-së, Dr. Ramiz Zekaj, i cilithekson se do të ndiqet rruga e bashkëpunimit të realizimit me suksestë këtij projekti madhor. Sipas tij, “hapja e një institucioni të kësajnatyre në Kryeqytetin e Shqipërisë ka rëndësi të madhe në arritjen estandardeve sa më të larta në lëvrimin e kulturës dhe qytetërimit islam,por edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social të vendit.Arsimimi fetar për shqiptarët është histori, aktualitet edhe perspektivë.Formimi, dijet, edukata dhe kultura fetare është oksigjeni që mundtë kontribuojë më së miri për shëndoshjen e klimës së rënduar socialenë vend”. Dr. Ramiz Zekaj përmend faktin se qeveria shqiptare dheorganizmat ndërkombëtare e kanë parë me shumë interes një nismë tëtillë, që nuk ka arritur të jetësohet akoma. Dihet se tashmë në qytete emetropole europiane kemi disa universitete siç është ai i Roterdamit,ndërsa në Ballkan kemi disa fakultete Islame si në Sarajevë, Prishtinë,Shkup, Pazar të Ri (Sanxhak), etj. Shumë prej të rinjve shqiptarë janëdetyruar që herë pas here t’i drejtohen këtyre universiteteve, por edhetë tjerave me karakter fetar për të përmbushur etjen e tyre në formiminmendor dhe shpirtëror mbi Islamin. Universiteti i Shkencave Islamenë Shqipëri do t’u vijë në ndihmë të gjithë të rinjve, që nuk kanëmundësinë të jenë pjesë e universiteteve jashtë vendit dhe gjithashtudo të ndikojë në reduktimin e shpenzimeve ekonomike për studentëttë cilët janë aktualisht në universitetet islame botërore. Konkretizimi ikëtij projekti, sipas Dr.Ramiz Zekaj ka nevojë për hartimin një projektplanitë detajuar që nënkupton bashkërendimin e punës me Ministrinë eArsimit dhe Shkencës dhe të shpejtohet me krijimin e grupeve të punësqë do të merren me kurrikulat e këtij Universiteti, krijimin e kapacitetevetë punës dhe zhvillimi e gjetja e burimeve njerëzore e financiare.Sigurisht kjo kërkon në rend të parë një mbështetje maksimale tëqeverisë shqiptare si dhe konsulta të shumta me specialistë e drejtuestë universiteteve homologe vendas dhe të huaj. Monitorimi i zbatimittë këtij projekti nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por edhe ngaKomiteti Shtetëror i Kulteve mundëson ndërmarrjen e veprimeve tëefektshme në formën e asistencës nga njësitë e specializuara lokale dhekombëtare.13


F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J ËRifat KukajNËNË KAM POR JAM JETIM(Mikut të sinqertë, shkrimtarit Odhise Grillo,që ma frymëzoi këtë vjershë).Udhëtova nga anë e anësDeri n’sheshin e Tiranës.Aty pashë një vogëlushQë i kishte sytë si rrush!Dhe e putha në dy faqeÇ’aromë lulesh-manushaqe!E përkëdhela dhe në gushëSi rrezja zogun në fushë.Ai më pa me habi:-Or xhaxha, kush je ti?!Jam poet - ca i krisurNga Drenica larg i nisur...Erdha të thithë nënën në gjiBashkë me një vëlla të ri.M’i fshij lotët ylli imNënë kam por jam jetim.Na ndau skilja EvropëQë u ndaftë: copë - copë!BALADËZMe pushkë në krahNjë ditë dola për gjah.N’shteg qëndroja si guhakZagari lehte n’imshtak.U mbështeta për një ahHarrova zagar e gjah,Mbi doborën e ndriturPikasa një zog të përhitur,Aq i brisht e krejt i ngrirëNë acar ai martirNë shpindë i shtrirë!Këmbët thik përpjetëAh jetë, sa e shkretë.Mbase shpresa i ka thënë:“Shtriji e ngrohi në Hënë!”Në mua vajtonte ditaNë dy zyçka ende dritaPo fiksonte por e mekurPorsi Hëna e paprekurNga këmbët e zogut të gjorëOrëprerit në dëborë.Mbaron rrëfimi për një jetëNë vargun e njëzetetretë!NËNATi ke pak zjarrmiVoglushe Leonorë,E nënës i digjetZemra në krahërorë.N’mëngjes, po e zëmëS’të hahet - nuk ha,Urinë e tërë botësNëna at’ ditë e ka...Oh, pa pandehur gishtinE gërvishte pak,E di ç’ndodh me nënën?Zemra i pikon gjak!Mbi shtrojen më t’butëAjo shpesh këlthet:-Kam dro’ ndonjë pupëlVashëzën mos ma vretDY MOTRA“Dy motra, ven’ e vijnë,Njëra tjetrën s’e arrijnë...”Kujdes, në kthesëMos e ngre kokën lartSe më puthesh me asfalt!Lëviz me këmbë mbaju me dorëHapi sytë-në semaforë!Je i lehtë në Biçikletë, a dëgjon?Por s’je vetëm në komunikacion...ZOGU I LASGUSHITYll i ndritur në natë qershoriSikur ra prej gjithësisë,Ngazëllyeshëm, sytë m’i moriNë degë t’qershisë.U purtekëm unë e gjethetQetë e lehtë me petalet,Qielli vetë nisi të prehetEdhe malet.Kënga nga zogu i brishtëLindi krejt ëndrrimtare,Dritë feksoi n’flatra e bishtDhe n’për dritare.Gëzim, shpresë, në gji më derdheE hare të butë si pushi,Zog-magji ti mirë se erdheNga Lasgushi!Ato porosi të lartaTe dritarja e shtëpisëPo m’i thotë me vargje t’artaKalorësi i bukurisë.BUKUROSH EDHE LAROSHKryet në detëBishtin te retë...Në këtë shpatPuth shtëpitë,Në atë shpatZogjtë e fëmi’ të...Degë më degëEdhe qershitë...Bukurosh edhe laroshAh, ta kisha për krahosh!Lart në qiellI larmi harkE gudulisLumi në bark...Nuk është urëËshtë pikturë!Këndoi trishtili:“Ciu, ciu, ciu...Se ç’na doliPas shiut?!!!”VESHËT E LEPURITNë arën me grurëNë fshatin VeleshtëLepuri herë i çonteHerë i palonte veshtë...Në fshat po qante një fëmijëKëtë lepuri s’desh ta dëgjonteNdaj veshët i palonte...Në fshat po qeshte një fëmijëKëtë lepuri desh ta dëgjonteI lumtur veshët i çonte...15


AVARI NË TURNIN E NATËSTregim nga Luan ÇipiFabrika e Çimentos në Vlorë u ndërtua në pjesën lindore të qytetit, në “Grykën e Mesovunit”. Ata që e projektuan,mendonin se pozicioni i saj mund të ishte i tillë që mos të tymoste qytetin, por, me sa duket, trajtuan pa kopetencë“trëndafilin e erërave” dhe kishin bërë të kundërtën. Në shumë ditë të vitit pjesa më e madhe e qytetit mbulohejplotësisht nga smogu i tymit të çimentos dhe i gazit karbonik.Nga të gjitha nyjat lidhëse të tubacioneve,nga mullinjtë, kompresorët dhe oxhakëtdilte pareshtur një pluhur i ndotur tymi ebloze, që ishte i pranishëm, pothuajse përngaherënë territorin e fabrikës dhe që dendur shtrihej, si një re e zezë,në tërë qytetin. Në të gjitha fabrikat mjedisi ishte aq i pistë dhe erëkeq,saqë të dukej se aty çdo qenie njerëzore, prej rrobave të veta, nga çdopore e trupit, prej mushkërive të tij dhe deri në jashtëqitje, kutërbontenjë erë të keqe, karakteristike.Por duhet thënë se makineritë e plakura të kësaj fabrike, më së shumtigjermane në origjinë, ashtu siç ishin të konsumuara dhe të lodhura ngavitet, punonin pa pushuar, në linjë zinxhir me proces të pandërprerëprodhimi dhe rrallë binin në “avari”. Kështu, punëtorët duhet të ishinprezentë dhe vigjilentë, për të pikasur çdo farë zhurme dhe ndryshimetzanore në punën e tyre, për të parandaluar ndonjë defekt të mundshëm.Në kushte normale punëtori atje duhej vetëm për ndonjë takim apoçtakim butoni, në rastin fatkeq. Pra, mjafton që ata mos të flinin. Poku t’i gjeje këta punëtorë kaq të gatshëm e të ndërgjegjshëm? Ata grae burra, në shumicën e rasteve, vinin të lodhur nga shtëpitë e tyre, tërropatur nga punët e përditshme familjare dhe të paushqyer mirë. Sidomosnë turnet e dyta dhe të treta, puna e parë që bënin ishte përgatitjae kushteve për të fjetur. Dhe aq të lodhur e të papërgatitur, siç ishin,edhe në atë mjedis të pistë mbytës, i zinte menjëherë gjumi dhe flininpër shtatë palë qejfe. Frikë ata kishin vetëm nga përgjegjësi i turnit, përmë tepër se ai, në të njëjtën kohë, takoi të ishte dhe sekretar i partisë.Ai, njeri i mbrapshtë në të gjitha drejtimet, i kontrollonte dhe i bezdisteherë pas here dhe, po t’i zinte në gjumë, iu hiqte ditën e punës dhe,në rast përsëritjeje, i pushonte fare nga puna. Për të mënjanuar zënien“gafil” ishte gjetur një rrugëzgjidhje efikase: Secili, në mirëbesimtë ndërsjellët, e lidhte veten me litar me shokun e vet dhe, sipas njëradhe, çdo ditë lihej zgjuar në krye të linjës, një i zgjedhur si roje. Aisa dallonte ndonjë kontroll në largësi, sinjalizonte me tërheqje litari.Edhe për mbledhjet e turnit, për ndonjë komunikim të përbashkët, apopër të lexuar artikujt e rëndësishëm të shtypit të partisë, siç qe e përditshmeaso kohe, lajmërimi po me litar bëhej. Zgjoheshin, me radhë dhepas kësaj, hiqej kapela prej letre dhe rrotullohej rreth kokës: mbledhje,mbledhje. Zakonisht mbledhjet organizoheshin aty afër, nën furrënnumër një të klinkerit, ku kishte edhe ndriçim të bollshëm, ishte sishtrojerë, më ngrohtë dhe kënd i fshehur, që nuk dallohej lehtë ngalarg.Kështu ndodhi dhe në një mesnatë dimri gjatë turnit të dytë, kurRema, një brigadier mekanik i shkathët dhe gjithnjë gazmor, i njohurdhe me shumë shokë e miq aty, dha sinjalin me rrotullim të kapelësmbi kokë, për një mbledhje urgjente dhe të rëndësishme. Mbledhjae turnit ishte në kompetencë të përgjegjësit, figurës së parë drejtuesetekniko organizative e partiake, po duket se ai përkohësisht ishte izënë. Bash për këtë më shumë e mori vetë iniciativën e lajmërimit, imiri Remë. Përgjegjës turni Anastasi, ishte një djalë i ri, po i prerë keq,që kishte kryer me shumë sukses në Urale, në Bashkimin Sovjetik, njëkurs të gjatë për fugist furi. Ai ishte fort i gjallë, gjithnjë në lëvizje, menjë trup muskulor e të ngjeshur dhe me qafë si të demit. Duket se prejandej, nga Rusia e largët, veç profesionit të fugistit, kishte përvetësuardhe zanate të tjera...Kur të gjithë ishin mbledhur aty afër TEC-it, ku i priste Rema, midis zhurmësshurdhuese të makinerive në lëvizje, ai, duke qeshur ndenë buzë, mekapelën prej letre çimentoje mbi kokë, në shenjë madhështie dhe shpagimi,me gishtin tregues të dorës së djathtë të shtrirë,tregon në drejtim të “Qoshes së Fshehtë”, ndërsa me gishtin e dorës tjetërnë buzë, jepte porosi të prerë, që të drejtohen për te vendi i zakonshëm imbledhjeve, shpejt dhe pa bërë zhurmë.- Hapni sytë dhe shikoni se ç’bëhet aty, - thotë me zë të ulët, Rema. Tëgjithë i drejtuan shikimet andej. Ç’të shihje: Një çift me kurriz nga rrugabënin dashuri haptazi. Të gjithë i njohën menjëherë, se u binte drita mbifytyre: Ishin përgjegjësi dhe një punëtore e bukur, e sapoardhur në turn.Ata të paturp, megjithëse në atë mjedis të pistë dhe fare të papërshtatshëmpër lidhje intime, ishin të pleksur keqas dhe nuk shihnin se pas tyre, sipasthirrjes okatare të Remës, ishin mbledhur punëtorët e turnit, burra e gra,që ulnin kokën, zinin sytë me njërën dorë, po me gishtat hapur dhe medorën tjetër, i binin ballit, për çka shihnin para tyre.Ç’është e vërteta, sipasmësimeve të moralit socialist, nuk mund të bëheshin gjëra të tilla haptazi eaq më tepër në orarin e punës. Anastasi edhe si drejtues partiak këtë e dintemirë, po ai ishte i papërmbajtur dhe si i plotfuqishëm e maniak, duket momentalisht,kishte dalë nga normaliteti. Ai mendonte se në turnin, pronë tëtij, mund të bënte ç’të donte dhe kur të donte, paçka se ishte i martuar dheme fëmijë. Ajo ndërkohë, e lehtë e delikate, përfitonte nga favoret e çastit,po duke menduar edhe se ishte nënë me fëmijë, u ndie si e detyruar dhe ubë pishman edhe pse po bezdisej, në atë pozicion fare të pavolitshëm, kështuqënisi të ankohet, të kundërshtojë e të protestojë.Punëtorët, pas kurrizittë tyre, shikonin kokulur me turp dhe rrinin e prisnin të shqetësuar këtë veprimtë papëlqyer. Atyre u shkonte ndër mënd demagogjia dhe dyfytyrësiae drejtuesit të tyre, që predikonte moral në ato pesë minutshet dhe leksionete përditshme, ndërsa tani abuzonte paturpësisht. Por momentalisht edhe atasikur po vuanin vonesën dhe mundimin e përgjegjësit të tyre... Kur, më sëfundi, dëgjuan prej çiftit grahmat e fundit zëlarta, u larguan me shpejtësidrejt vendeve të tyre të punës, pa u pikasur, si të ishin edhe ata fajtorë, po tëçliruar nga ky makth.- Aty, më larg, afër TEC-it, brigadier Rema, i ndriçuar nga projektori ikullës së kranit, përshëndeste me dorë punëtorët, sikur nuk kishte ndodhurgjë e veçantë, po thjesht, si të qe regjisori i asaj shfaqjeje komikopornografike,duke menduar se bëri një punë të mirë demaskuese përpërgjegjësin dyfytyrësh imoral, po dhe që u kishte kthyer humorin ehumbur dhe u kishte larguar gjumin drobitës, kolegëve të vet. Enkas, ai fletme zë të lartë:- Mos e keni parë gjë shokun Anastas, përgjegjësin e turnit, se më duhetta lajmëroj që kemi avari, një këputje rripi, andej nga Krani dhe rreshti iautomjeteve, që presin në radhë, po shtohet.Përgjegjësi, që ishte fare afër, i pakënaqur fare nga procesi i tij i ndërprerëpa e marrë plotësisht kënaqësinë e kërkuar, si gjoja i pa shqetësuar dhe meintimitet, përgjigjet, po me zë të lartë:- Erdha, vëlla. Erdha. Edhe te ju avari? Paska qenë nata e avarive sot. Emora vesh. Ti nisu para, sa të lajmëroj shokët e brigadës avaro-shpëtuese,për të prurë përforcime!- Po unë, ç’të bëj - pyeti lumëmadhja, zë ulët.- Ik bukuroshe! Nuk ke ç’pret më. Natë avarie, sot. Ik e mlidhu në shtëpime fëmijët. S’ke faj ti, qetësohu e shlodhu, se u merove. Ditët e punës, megjithë shtesat për orët e natës i more, për sot dhe për nesër! Do shihemipasnesër, ditën e hënë. Javë e re – kismet i ri ...Shënim: Ripunuar në shtator 201016


T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLITKUJTIM AGALLIUKËSHILLA E BABAITNjëherë, në një fshat të largët, jetonte një plak i moçëm. Plaku ishte shumë i Kamur, por i vetmuar. Ai kishte edhe një djalë.Djali na qenkësh shumë i llastuar dhe i përkëdhelur. Ai ishte rritur jetim, por me të gjitha të mirat e kësaj bote. Nuk e njihte as varfërinë, as vuajtjen.Jeta për atë ishte, tek rënça mos u vrafsha, siç i thonë.Kaluan vite. Një ditë dimri të acartë dhe me ngrica plaku i moçëm ra i sëmurë dhe zuri shtratin. Ai ishte shumë rëndë dhe askush nuk i dha shpresapër të jetuar më. U bind se jeta e tij varej në fije të perit dhe e thirri djalin e vetëm pranë shtratit. Ai donte t’i linte një amanet para se të mbyllte sytëpërgjithmonë:- Biri im! — mërmëriti plaku me zë të fikur. — Jeta ime po këputet. Pas pak shpirti im do të fluturojë nga trupi. Mendja do të më pushojë së menduaridhe trupin tim do të ma kallin në dheun e zi.Djali, me lot në sy, e dëgjonte gjithë sy e vesh të atin pa i shpëtuar asnjë fjalë.- Desha të të jap një porosi, - vazhdoi plaku i moçëm. – Pasurinë që po të lë, e kam vënë me mund dhe me djersë për një jetë të tërë. Nuk dua qe tabësh rrush e kumbulla sapo të mbyll unë sytë. Prishe me masë dhe shtoje dyfish në mundesh. Mos lejo të ta hanë njerëzit e këqij kot së koti.- Po baba, - ia kthen djali, - siç më thua zotërote do të bëj!- Po qe se nuk ma dëgjon fjalën dhe një ditë ndodhesh duarbosh, më mirë vdekur se sa gjallë.- Si urdhëron, baba!- Ne odën e miqve, në traun e mesit, kam lidhur një litar. U pa puna, bëje lak litarin dhe var veten, - vazhdoi me një fije zëri plaku.- Po, baba, siç më urdhëron zotëria jote!Kaq tha plaku dhe fjala iu këput në buzë. Ai i mbylli sytë për të mos i hapur kurrë më. Të nesërmen, i gjithë fshati, e varrosi me dhimbje dhe lot.Taniqë plaku vdiq dhe e gjithë pasuria i ngeli të birit, ende pa i plasur sytë të vdekurit, djali filloi ta prishë pasurinë me grushte. Paraja e trashëguar dhe efituar pa djersë qenkësh shumë e lehtë për t’u prishur.Djaloshi filloi të pijë në mejhanen e fshatit deri vonë pas mesit të natës. Në shoqërinë e tij gjithmonë do te gjeje njerëz interesaxhinj dhe të paskrupullt.Edhe ata që deri dje nuk e përfillnin fare, tani, hiqeshin si shok të ngushtë, vetëm e vetëm që të zhvatnin ca para të majme nga ai. Kishte edhenga ata që kërkonin borxhe për gjëra të kota. Ai, vuuu, me të dyja duart i jepte paratë që i kishte lënë i ati pa iu dridhur dora. Një ditë, duke vepruarkësisoj, pasuria u sos. Djali plangprishës ngeli pa një lek në xhep. Tani, që ngeli me xhepa bosh dhe i braktisur nga shokët interesaxhinj, iu kujtuaamaneti i plakut të mençur. Ishte tepër vonë. Pasuria shkoi e vajti. Mbeti pa miqtë dhe shokët e dikurshëm, me të cilët pinte gjithë natën në mejhanene fshatit. Le që nuk i jepte borxh askush, por as paratë e tija nuk po ía kthenin. Jeta iu bë sterrë dhe ai nuk po e donte veten nga inati. Mendoi emendoi, dy net e dy ditë dhe nuk po i jepte dot rrugëzgjidhje gjendjes ku ishte katandisur. Ai nuk ishte mësuar as me punë që ta nxirrte kafshatën medjersën e ballit.U betua e u stërbetua se, sikur ta kishte përsëri në dorë gjithë atë pasuri qe i kishte lënë i ati, tani e tutje do të dinte se si ta përdorte. Ne djalltë vinin të gjithë ata, që i ishin hequr si miq dhe shokë të mirë dhe në këtë gjendje të mjerë i kishin kthyer kurrizin. Po ku ta gjente pasurinë se? Ajo,tani, kishte fluturuar e gjitha sa hap e mbyll sytë. Gjë që nuk bëhej. Ai vendosi të varë veten, sepse rrugë tjetër më të mirë nuk po gjente dot. Kështue kishte këshilluar edhe i ati, para se të mbyllte sytë. E bëri lak litarin që kishte lidhur i ati te trari i mesit dhe e vuri në qafë. Poshtë këmbëve vendosinjë trung. Hoqi trungun me njërën këmbë dhe... sa çudi! Nga pesha e trupit të tij të ngjallur, trari u thye dhe ai u gjend në dyshemenë e odës. Qëlart, sipër kokës se tij, u derdh një lumë me florinj dyllë të verdhë, që të verbonin sytë. Djali mbeti i hutuar për sa ndodhi. Kur e mblodhi veten ngatronditja i futi shpejt e shpejt florinjtë në një qyp të ri e të fortë. Duke mbledhur florinjtë, iu kujtua porosia e plakut. Nga sytë i rrodhën ca pika lot tënxehtë. Tani e kuptoi pse e këshilloi i ati të varte veten. A mund ta këshillonte, cilido baba që të ishte, të varë veten biri i tij i vetëm?!- Të falënderoj, o at! — mërmëriti djali i penduar. — Më dhe një mësim të mençur. Këto para unë do t’i shtoj dhe shumoj trefishin e tyre.Pas ca muajshdjali u martua dhe jetoi i lumtur, gjersa u plak. La mbrapa nipër e mbesa, të cilëve u tregonte gjithmonë për këshillën e babait të tij të mençurKëshilla një gazetariFaik Konica boton në të përkohshmen “Albania” me datë 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë që kish nërment të botonte një gazetëshqip në Misir.Nga Faik KonicaI dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’ështëgazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je“hamall” e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, nëshkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë seprishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltanitë holla që t’a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar;në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjetmë parë; në folç për nevojën të përpiqemi t’a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s’qënke shqiptarëi vërtetë.Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; nëfolsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikëmos të zërë gjumi.Gazeta “Dielli”, 10 prill 195717


P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R ENga Bardhyl Selimi• Problema e BashesKemi 8 masa verë dhe 3 enë, përkatësisht me nxënësi 8 l, 5 l dhe 3 l. Ndani verën në dypjesë, 4 l me 4 l.Zgjidhje:I paraqesim veprimet e njëpasnjëshme me këto rreshta sasish në secilën enë.8 0 03 5 03 2 36 2 06 0 21 5 21 4 34 4 018


ANEKDOTAT SHQIPTAREAnekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit endryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetittonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanasnë të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë),arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojëklasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemete ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanësiguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare,por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janëtë vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe“Tregime shqiptare” shkruar nga Daut DemakutPrej Xhamisë e në kafe të rakisë!Pajaziti nga Kuqica, “poreznik” i pashpirt. Në kohën e tij, s’kishte lënë gjë pa bërë, për t’u treguar besnik i hyqymetit. U plak ky Pajazit aga dhe upensionua,kur erdhi e lumja demokraci, na e vuri kapuqin e zi me një antenë përmbi kry llafet e njerëzve më mirë me i ndipër me tregue në milici, na i bleu dhe një palë tespi,e shkoj drejt e në xhami!…Ditë tregu. Ramazan. Po e takoj një vendas, i cili e mbante ramazanin.Për habi, ai në kafene. Cigare e birrë përpara!!!Hë Agim, çka u bë me ty kështu? E din ti që është ramazan, apo unë nuk jam në terezi?-Eh, more vëlla - po tregon Agimi - ramazanin e kam mbajtur shumë. Parmbrëmë shkova me i falë edhe taravitë në Mitrovicë, plot xhamia me xhemat,kur ç’të shoh, Pajazit “Porezniku” ishte bërë myezin. Eu, - i thashë xhematit, po a mas Pajazitit me u fal a?! Jo bre pasha zotin kurrë, - u thashë,- e drejt prej xhamisë e në kafe të rakisë. Dhe m’beso, qysh prej djehit nuk e kam hjek prej goje.Puthu me mua, o me priftin!Një vajzë e sapomartuar po e vëren se i shoqi po i kthehet vonë në shtëpi. Një ditë ajo vendosi që ta përcjell të shoqin. Ajo e pa se i shoqi hyri nënjë objekt, ku zakonisht mbaheshin rituale fetare. Ajo u afrua e po e shikonte të shoqin, i cili kur u përshëndet me priftin e puthi në të dy faqet. Nusjau kthye në shtëpi dhe po e pret të shoqin. Mirëpo i shoqi nga ritet fetare kishte shkuar në kafene, ia kishte grahë rakisë dhe u kthye si zakonisht pasmesnate. Kur i erdhi i afrohet nuses dhe po do me e puthë. Nusja e hidhëruar në kulm që i shoqi ishte vonuar prap, ia priti: -O puthem mua në faqe, opriftin e kafenenë, se qebesa, kështu më jo!19


REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “<strong>DITURIA</strong>”Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; koli284@hotmail.comKeshilli redaktues:Rrahmon Jashari, rrahmanjashari@hotmail.com; Lena Liden, lenadarlene@yahoo.se;Bahtir Latifi; bahtirlatifi@live.se;Hakif Jashari; hakif@dituria.seBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,arsimhalili@hotmail.com;Bilall Maliqi; b.maliqi-press@hotmail.com dhe e rejanga Gjilani:Edona Beqiri; edona.beqiri.2009@hotmail.comAdresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedidituria@live.seDiturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!