11.07.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës intervistojëdhe zhvillojë bisede me nxënësit e Boråsit. Ata biseduan për punën e tyre ne shkollë, recituan vjersha porishte ineteresant edhe biseda spontaneqë xhvilluan ata me redaktorin e JehonësShuquri Sejdijaj, për vendlindjenKosovën, punën dhe jetën në Suedi.Ora 12 ishte rezervuar për drekë nërestorantin madheshtor të SR, ku nemesin e shume fytyrave të njohura ngaTV suedez të cilët udheheqin programetë njohura dhe mjaft të shiquara. Këtavoglush drekuan ne mesin e tyre. Kjoishte nje kenaqësi e vërtetë per ta e ciladon gelet ne mendjen dhe kujetesen etyre nje kohe të gjatë.Me pastaj voglueshteboråsar vizituan muzen e SRdhe STV në të cilin jane te vendosurapaisje elektronike të SR deh SVT ngakoha e themelimit të tyre.Këto pasijeishin interesante për voglushit shqiptar.Ishte kamera e parë televizive që ishte përdorur në SVT si dhe mikrofoni i parë që ishte përdorur në emitimin elajmeve ne SR, pastaj TV të tipave të vjetra . Ishte nje kënqesi për voglushit shqiptar të ishin në Shtëpin e Radiosnë Stockholm me mikëpritësine tyre redaktorin e “Jehonës” Shuquri Sejdijaj.Këtu ata u njohtuan me diskun eemisionit të parë informativë në gjuhën shqipe në Radio Suedia program International I emituar në janar të vitit1994 nga ana e bashkekomabsve tanë Milaim Zeka, Albana Birinxhikaj dhe Shuquri Sejdijaj. Ky shirit magnetofonime programin e pare infomativ sot ruhet në lokalet e redaksisë shqipe “Jehona” dhe është një simbol meshumë rëndësi për brezat e ardhshëm të cilët do të rriten dhe jetojnë në shtetin Suedez.Ishte kënqesi për voglushit kosovar vizita e parë në metropolen suedeze Stockholm.3


HYSEN KËQIKUHysen Këqiku u lind më 05.07.1944 në Velegllavë (Velia Glaua) të Dardanës (ish-Kamenicë). Shkollën filloree filloi në Vendlindje dhe e vazhdoi në Vaksincë dhe Llojan të Kumanovës, nga se më 1956, pikërisht me 28Nëntor, familja e tij shpërngulet prej Velegllave dhe vendoset në Vaksincë, ku jetoi deri më 1973. Gjimnazin ekreu në Preshevë, kurse shkollën e Lartë Pedagogjike, grupi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Shkup. Më pastaj pau shkëputur nga marrëdhënia e punës, si mësimdhënës i gjuhës shqipe, i vazhdoi studimet në Universitetin ePrishtinës në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.Me shkrime ka filluar të merret si nxënës i shkollës fillore në Velegllavë, Vaksincë dhe Llojan, kurse si gjimnazist në vitin 1965, e botoi vjershën e parë në “Zani i rinisë” me titull “Vendlindjes”.Gjatë kohës sa ishte në marrëdhënie pune në Shkollën fillore “Rilindja” në Llojan, formoi grupin letrar“Migjeni” dhe bashkë me anëtarët e këtij grupi nxorri fletushkën mujore “Dielli” e më vonë “Gëzimi”. Poashtugjatë këtyre pesë vjetëve, sa punoi në Llojan, nëpër fshatrat e Kumanovës mblodhi doke, zakone dhe këngëdasme dhe me to, hartoi një libër “Doke e zakone të dasmës të përcjellura me këngë, në shtojcën e së cilës janëtë botuara 250 këngë dasme me interes folklorik. (ruhet në IA – Prishtinë)Në vitin 1968, me aktivitetin letrar që zhvilloi me grupin letrar, pati sukses që për herë të parë nëhistorinë e themelimit të Radio Kumanovës të emitohet një program 15 minutësh për fëmijë në gjuhën shqipe.Poashtu edhe gazeta javore “Nash vesnik” e Kumanovës pas kërkesve të parreshtura dhe dërgimit të punimevetë grupit letrar të shkollës fillore “Rilindja” në Llojan, u arrijt i njejti qëllim që në tetor të vitit 1968, ta botojëgjysmën e faqes së fundit me vjersha të këtij grupi letrar në gjuhën shqipe.Vjershat dhe tregimet e tij për fëmijë dhe të rritur janë botuar në revistat e kohës që dilnin në gjuhënshqipe si në “Flaka evëllazërimit”,, “Jehona”, “Gëzimi”, “Venera”, “Sogjetima”, “Shkëndija”,”Nositi”, “Fatosi”,“Pionieri”,”Gepi”,”Bashkimi” (Gjilan), “Agmia” (Gjilan”)dhe “Rilindja për fëmiijë”, “Ylberi” etj.Në vitin 1973, bashkë me familjen shpërngulet nga Vaksinca dhe vendoset në Gjilan, ku filloi punën, nëtë njëjtin profesion, mësues i gjuhës shqipe në shkollën fillore “Musa Zajmi”. Edhe këtu formoi grupin letrar“Migjeni” e më vonë “Ali Huruglica”, me të cilët vazhdoi nxjerrjen e një reviste vjetore të shkollës me titull“Mimoza”.Prej vitit 1983 - 1987, nxorri revistën komunale për fëmijë “Venera” dhe ishte redaktor i saj.Anëtar dhe sekretar i Klubit letrar “Dardania” ishte që nga viti 1975 - 1988, kur organet policore serbe epërjashtojnë nga Klubi si të papërshtatshëm ideopolitikisht.Në vitin 1990 bashkë me një grup humanaitarësh, në Gjilan themeloi SHHBK “Nëna Tereze” dhe zgjidhet kryetar i saj, të cilën e udhëhoqi deri në vitin 1997. Po ashtu, sa ishte kryetar i Shoqatës Humanitare, Bamirëse të Kosovës, në kuadër të saj, në Gjilan themeloi degën e parapligjitëve të Kosovës.Në kuadrin e Shoqatës, derisa ishte kryetar i saj, nxorri dy libra me shtojca letrare:”Bamirësia”dhe“Flakërima”.Është themelues i Sindikatës së Pavarur të shkollës fillore “Musa Zajmi” në Gjilan si dhe anëtar i grupitinicues për themelimin e Sindikatës së Pavarur për Arsim , Shkencë dhe Kulturë në Gjilan më 1990, ku pasthemelimit u zgjodh kryetar i Komisionit për Informim.Në vitin 1992, bashkë me Mehmetali Rexhepin dhe Shefik Shkodrën themeloi Klubin letrar “Rexhep Elmazi”, kurse me Nazmi Musën dhe Shaban Shabanin - Shoqatën e Pavarur Kulturore, e cila për disa vjet rreshtndikoi në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare në Gjilan.Që nga viti 1968, ka qenë i ndjekur dhe nën përcjelljen e përhershme të organeve policore serbe dhe tësherbëtorëve të tyre.Disa herë është arrestuar nga policia, ndaj të cilit është ushtruar dhunë psikike dhe fizike.Si krijues letrar është i prezentuar në disa pulikime të autorëve të ndryshëm: Autorë të ndryshëm:”Libriqë po shkruhet”, Gjilan 1979, Autorë të ndryshëm:”Bëmirësia”, Gjilan 1991, Autorë të ndryshëm:”Flakërimë”,Gjilan 1992, Autorë të ndryshëm:”Agurrona”, Gjilan 1993, Odhise Grillo:”Leksikon, Shkrimtarët shqiptarë përfëmijë 1872-1995”, Tiranë 1997, Revista letrare për fëmijë “Pionieri”, numri jubilar i 50- vjetorit të daljes,4


nr.1, Prishtinë 1998, Demir Behluli:”Portrete shkrimtarësh”, Prishtinë 2002, Hasan Hasani:” Leksikoni ishkrimtarëve shqiptarë 1501-2001”, Prishtinë 2003.Hysen Këqiku është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, editor i Shtëpisë botuese”Kurora” dhejeton në Gjilan.Veprat të botuara:1. “Nëpërkëmbësi”, poezi për të rritur, “Shkëndija”, Prishtinë 1994,2. “Ti dil nga loja”, poezi për fëmijë, “Pionieri”, Prishtinë 1995,3 . “Kufij që preken”, dramë për të rritur, “Rilindja”, Prishtinë 1997,4. “Dritë mbi Lotinë”, poezi për të rritur, “Vatra”, Prishtinë 1999,5. “Ujëvarë e patharë”, poemë për fëmijë, “Rilindja”, Prishtinë 2000,6. “Qëndresë me besa-besë”, poemë për fëmijë”, “Ura” Gjilan, 2000,7. “Velia Glaua, ëndërr e ripërtërirë” I”, monografi, “Ura” Gjilan 2001,8. “Velia Glaua ëndërr e ripërtërirë I – gjenealogji 1720-1996”, “Ura”, Gjilan 2001,9. “Kujtim malli për shkollën time I”, poezi të fëmijëve, “Kurora”, Gjilan 2004,10. ”Psherëtimë për tokën”, panoramë letrare I, “Kurora”, Gjilan 2004,11. “Melodi e pritjes”, poezi për të rritur, “Kurora”, Gjilan 2005,12. “Kujtim malli për shkollën time II”, poezi të fëmijëve, “Kurora”, Gjilan 2007.13. Nazif Përlepnica, hero në mes të heronjëve”, “kurora” 2008, Gjilan14. “Një atdhe me dashuri”, “Kurora”, Gjilan 200815.”Demri Behluli”- monografi, “Kurora”, Gjilan 200817.”Vegim i përflakur” kurorë sonetesh, “Kurora”, Gjilan 2008E nderuara redaksi e revistës shqip në Suedi “<strong>DITURIA</strong>”, 29 mars 2009E theksova në këtë formë për ta shprehë në një formë përkrahjen time të fuqishme për punën që bëni aq largKosovës. Këtu tek neve, tash në Kosovën Republikë, nuk është punë e vështirë ta nxjerrësh një revistë apogazetë në gjuhën e bukur shqipe. Atje ku JU veproni nuk është punë e lehtë po gjaku i shqiptarit që u rrjedhnëpër damarë ua lahetëson veprimtarinë tuaj sa do e vështirë të jetë.Ju me revistën “Dituria” e ruani atë gjak që të rrjedh i kulluar dhe i pastër nëpër damarët e çdo shqipfolësinëpër vendet ku JUVE e shpërndani “Diturinë”Me këtëshënim dhe tri vjersha për fëmijë ju përshëndes juve dhe gjithë diasporën...Unë nuk ua di mundësitë, po do të dëshiroja shumë ta kem “Diturinë” në duart e mia, ta lexoj e ta ruaj nëarkivin tim krijues.Puna e juaj është e shenjtë.-Hysen KëqikuZOTI ju ndihmoftë!...E nderuara redaksi e revistës “<strong>DITURIA</strong>”, 7 prill 2009Sot postjeri m’i solli revistat që mi keni postuar në adresën time.Ishte një surprizë e madhe dhe një gëzim i papërshkrueshëm,Në mua u lajmëruan dy ndjenja: një emocion dhe dhembshuri se keni harxhuar mjete për postë.Unë e marrë memend se paraja e kurbetit është bukë me nëntë kore dhe një gëzim që t’i kam në bibliotekën time revistat që inxjerrni me një përkushtim, orientim dhe qëllim sublim.Për mua, se jam marrë me punë të tilla, nxjerrja e një reviste në kurbet, për diasporën, për fëmijët, të rinjtë dhelexuesit në përgjithësi është një veprimtari e shenjtë, një veprimtri që vetëm njerëzit që mendojnë për shumëshekuj kryejnë punë të tilla.Unë i kam kërkuar në internet dhe i kam gjetë të gjithë numrat e “Dituisë”, në pëprgjithësi i kam lexuar, potjetër është kur ta kesh në dorë, ta prekësh jo vetëm ta lexosh . Tash i kam dhe do t’i kem sigurisht.Ju falenderoj përzemërsishtdhe ju përshëndes të gjithëve-Hysen Këqiku5


Sokol DEMAKUKosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësoreNë qytetin Uddevala të Suedisë në organizim të shoqatës Kulturore Shqiptare ”Vehbi Ibrahimi” u bë promovimii librit ”Den mystiska sjukdomen” ( Sëmundja mistike )të autorit Göran WasseniusLibri bën fjalë për një ngjarje të vitit 1990 në Kosovë, atëherë kur kryesisht adoloshent, ishin goditur nga pasojate helmimeve.Kjo është një histori evertetë. Bëhet fjalë për atë që ndodhi në Kosovë në vitin 1990, kur tëpaktën 7500 shqiptarë (sidomos fëmijët dhe të rinjtë) i kishte kapluar simptoma e helmimit. Po ky libër përpiqettë shtjellojë dhe spjegojë ate që ndodhi këtu me këta të rinje?Göran Wassenius ka një interes në “sëmundje misterioze” që goditi rininë kosovare. Ai vetë ka vizituar Kosovëndisa herë. Në verë të vitit 2008, ai udhëtoi për në Gjenevë për të marrë përsipër dokumentet e nevojshme ngaana e OKB për këtë gjë.Ai ka intervistuar mjekë, mësues,dëshmitarë dhe njerëz tëprekur nga sëmundja. Ka marrëpjesë në takime ku kanë qenëtë pranishëm njerëz të cilëtjanë prekur nga kjo tragjedi.Ka qenë prezent kur një shqiptari Kosovës drejtor shkollepërshkroi atë që ndodhi në ditëtkur ai kryente punën e drejtorittë shkollës kur sëmundja/ helmim kishte goditur rinineshqiptare. Shumë fëmijëkishinë nevoje per ndihme,por ata nuk e dinin se pse. Tëgjithë kishin vështirësi frymëdhe ndërgjegje të humbur. Sytëe tyre ishin të shtrembëruarnë shiqime ishte një tragjedirinore. Pra helmimi kishte tëbente thot Goran megas nervor e kjo u vertetue nga nje mjek freng i cili kishte berë analiza laboratorike nga 150monstra te marra nga femije te prekur nga helmet.Pushtetaret e kohës që ishin serb thonin se kjo ishte ne histeri e shqiptareve.Disa thonë se kjo ishte një histeri dhe se “sëmundja” kishte vetëm një bazë psikologjike.Shfaqje të tjera dhe fakte flasin se ajo ishte helmim. Kjo u zbulua në labortatoret spitalore duke përfshirë analizatënë mostrat e urinës, plus faktin se një grup i pacientëve kishte jonormal prat të ulët vlerat cholinesterase.Për të gjitha këto që kanë ndodhë me fëmijët shqiptar tregon një dëshmitar, të cilin Goran e ka intervistua gjatëkohës se helmimeve ne Kosovë e ky është një nxënës shkolle:“Nëntë nga shokët e klasës sime jane te helmuar. Papritmas u erdhi shkumë nga goja, dhe lotët u shkoninë rrekenga sytë, por askush nuk e dinte se pse. Të gjithë kishin probleme të frymëmarrjes, dhe ishin më ndërgjegje tëhumbur, të gjithë qendronin të shtrirë në dysheme si të pa shpirt. Unë thotë Goran kamë pasurë kontakt edhe menjë mjeke te shquar shqiptare Flora Brovinën, të cilën e respektoj shumë dhe se ka bere nje punë të madhe nëkëtë kohë.Serbët pretendonin se viktimat ishin “aktor të mirë” se ata simulonin me këtë dhe se sipas tyre kjo ishte ishte njëhisteri. Ata dhanë një shpjegim shtesë: Shqiptarët i kishin helmuar “fëmijët e tyre” në mënyrë që të fitojë simpatinëbotë.6


Në librin tim “Sëmundjes mistike”, Unë jam përpjekur të marrë një pozicion për sqarimin e ketij fenomeni dhese besojë se ja kam arritur.Goran Wassenius i cili ka punuar si mësues në një shkollë të mesme në Spångberg në Filipstad dhe është njëshkrimtar në revista të ndryshme ka përshkruar vështirësit në gjetjen dhe mbledhjen e fakteve dhe provave përketë trgjedi të rinisë kosovare.Mostrat e gjakut dërguar përanalizë që janë bërë në qendratë ndryshme laboratorike janëhequr dmth janë fshehur nga anae zyrtarëve shtetror. Hetimet umbyllën nga ana a pushtetit si tëishin kryer ende pa u kryerë.E vështirë ishte kjo kohë thotëGoran në Ballkan, njerëzit përjetuanakte të dhunës, njerëzitnga ish-Jugosllavia janë tëfrikësuar nga faktet dhe atyre upërbishtnojnë. Kjo ka ndodhurnë Evropë në vitet 1990. Libri iGöran Wassenius merret me njëngjarje të veqantë që duhet tëhetohet më shumë se çka ështëbërë. Göran ka mbledhur gjërareale dhe i prezenton në librine tij, përmban me shumë referenca,foto dhe fakte të kohës.Ky libër ngjall reagime të fortanë mesin e azilkërkuesve dheemigrantëve në Suedi dheinteresi për këtë libër është imadh. Unë mendoj se libri është një dokument i rëndësishëm dhe unë rekomandoj atë që të gjithë ata që janëduke kërkuar përgjigje për të keqen që goditën Evropën kohët e fundit ta lexojnë këtë libër. Ky libër jepë njëpergjegje të saktë në pyetjen: ”Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore”Pas helmimeve të ndodhura në Kosovë, Beogradi zyrtar filloi një propagandë të egër ndaj shqiptarëve të Kosovës,posaçërisht ndaj personelit mjekësor shqiptar që kujdesej për të helmuarit. Minimizohej tragjedia e rinisëkosovare, të gjithë të helmuarit, afër 7500 nxënës dhe foshnje u quajtën “Aktorë të Kanit” I gjithë ky vrer dhehisteria antishqiptare që vinte nga Beogradi, në masë të madhe irritoi shqiptarët që ndodheshin jashtë Kosovës.Ata ishin të informuar shumë mirë nga burime të sigurta se në Kosovë që të helmuarit ishin viktima të sigurimitsekret serb. Ky libër vie tash, pas kalimit të afër 20 viteve nga koha kur ngjarja me hemlimet kishte tronditurrajonin. Përgjithësisht jam i kënaqur me librin megjithë problemet që pata në sajimin e tij e që ishin prezentene punën time. Dëshira dhe ëndërra ime është që ky libër të përkthehet edhe në shqip, thot autori i librit GöranWassenius. Prezent në këtë promovim ishte edhe shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar nga Gislavedi i SuediseHamit Gurugri i cil ka bërë edhe përkthimin e librit të Göran Wassenius ”Helmimi misterioz” eqë së shpejtipritet që libri në shqip të jetë ne duartë e lexuesve.Në promovim të librit kishte edhe suedez miqë të shqiptareve të cilët shprehen mendimin e tyre rreth kësajtragjedie të rinisë shqiptare në vitet 90.7


Përgatitur nga Arqile V. Gjata (Athinë)Minella Tanellari (Piktor)Pas një pune përgatitore dhe organizuese në shumë plane, organizatorja dhe drejtuesja e Studios – Galeri‘’Shtegtarët’’ Zonja Julija Janku qëmtoj me shumë përkushtim dhe shije artistike, për të ekspozuar veprën artistiketë piktorit të njohur Përmetar z. Minella Tasellari .Nga 11, deri më datën 18 Mars 2009 Galeria (ekspozita) e arteve pamore në Qendrën Kulturore Shqiptare ‘’Porta’’, në lagjen Kukaki të Athinës, për tetë ditë priti me qindra e qindra vizitor, një numër që i kalon dhe atotë galerive me emër në Athinë . Në hapjen e ekspozitës merrnin pjesë emigrantë nga trevat e Përmetit, miq dheshok të piktorit, krijues të fushave të ndryshëm të artit pamor Grek si dhe poet e shkrimtarë që jetojnë në Athinë. Merrte pjesë dhe sekretarja e Ambasadës së Shqipërisë në Athinëpër kulturën Zonja Floriana Paskali.Gjithë ambientet e Qendrës Kulturore ‘’Porta’’ dhe rrugica jashtësallës u mbushën tej mase me vizitoret e ta vizitonin ekspozitën epiktorit Tasellari .Ekspozita e Minella Tasollarit ishte shumë prestigjioze . Ai u shfaqatë natë marsi me një gjallëri të pazakontë . Ekspozita vetiake e z.Minella ishte e para që çelej në Athinë pas 20 vjetesh ne emigrimdhe si e tillë, ai u paraqit me dinjitet e me vlera shumë të larta artistike. Plotë 28 punime, të gjitha janë të realizuara në formatin dhenën konceptimin e artit realist-impresionues e shtrirë në disa gjini, sipeizazhi, portrete etj.Z. Minella Tanellari u rrit në truallin patriotik e filozofik të trevës sëPërmetit, që ka nxjerre Artiste të mëdhenj të artit dhe kulturës . Qënë moshë fëmijërore u vu re prirja e tij për artet pamore . U formua sipiktor si rezultat i një shkollimi e të një pune sistematike të pasionuarpas artit të pikturës .Prej vitit 1964, Ai ka marrë pjesë çdo vit në aktivitete kombëtaredhe ndërkombëtare . Deri në vitin 1990 ka marrë tre çmime të dyta në rang republike dhe një çmim të dyte neshkalle nderkombetare në Gracia të Austrisë .Puna e tij krijuese është pasqyruar (ekspozuar) në dy ekspozitapersonale në Tiranë në vitet 1984 dhe më 1987 ( me punime nga trevat e Përmetit, Beratit dhe Gjirokastrës) .22 (njëzetë e dy) krijimet e tija në Fushën e pikturës bëjnë pjesë në fondin e Galerisë, ndërkaq shumë pikturatë tij gjenden ne koleksionet e huaja, ku Minella ka çelur me autor të tjerë si në Francë, Greqi, Gjermani dheSH.B.A.Shtypi i kohës dhe kritika e kanë vlerësuar atë si një nga peizazhistët më të mirë të kombit dhe ku eshtenderuar dy herë me Urdhrin e Larte “Naim Frashëri” Ekspozitën e çeli organizatorja Julia Janku dhe më pas jadha fjalën Kryetarit të shoqatës kulturore ‘’Përmeti’’ z. Vasil Logo i cili i njohu të pranishmit me jetën e piktoritM. Tanellari . Midis të tjerave ai tha:- Siç po shohim, ngjyrat e tablove të Minellës janë të kursyera, të qarta, tëfreskëta e me shpirt mjeshtërori . Ai futet nëpër rrugicat e këndet më intime ku jetojnë njerëzit e thjeshtë, dukezbuluar e ndjekur bukurinë e trevave Përmetare, Gjirokastrite, Beratase e deri në Korfuz, Kretë e Zakintho .Figurat e njerëzve janë të skicuara me pak penelat, por të çuditin nga gjallëria e vërtetësia që kanë . Dëshirae tij është të pikturoj natyrën shqiptare, si një artist Shqiptar, jo vetëm nëpër qytete, por dhe në fshat, atje kugurgullojnë krojet . Dhe ja, siç e shikoni, këtu në këtë ekspozitë ai ka sjellë në kujtesën e tij burimin ku ka pirëpër herë të parë në jetën e tij . Në pikturat e tij ne shikojmë dimrin, acarin e ftohtë të një vendi të ashper, por aqte ngrohte ne mendjet dhe ne shpirtrat tona. Nuk ka në to pikë trishtimi, ato janë të qeshura e plotë optimizëm;Ky është qëndrimi i artistit para Atdheut të vet . Ngarkesat emocionale që ndjen vizitori kur shikon tablotë e tija,vijnë nga fakti se ato pasqyrojnë jo vetëm atë që shikon syri i piktorit, por tregojnë me shumë vërtetësi atmosferënku jeton një populli i thjeshtë e fisnik, siç është populli Shqiptar. Përfundimisht, piktura e Minellës mbetete ngrohte, shumëngjyrëshe, figurative e realizuar me mjeshtëri artistike prej tij .Qendra kulturore Shqiptare ‘’Porta’’ vazhdon të ketë aktivitete të ndryshme në dobi të Komunitetit Shqiptar.8


Arsim HaliliSHPENDI SHPËTIM I MALEVE DHE SINONIM I LIRISËMe mendimin e nënë Ramizes, sikur u pajtuan të gjithë dhe tërë ajo rrëmujë bisedash paraprake u mbyll qetësisht!Shpendi filloi të bëjë përgatitjet, për të udhëtuar! Qëllimi i tij ishte të shkonte në Gjermani. Filloi të bjerë nëkontakt me njerëz, të cilët organizonin udhëtime ilegale. Gjatë bisedës me ta u morën vesh që mjetet financiare,ti bëjë gati për një javë. Kështu Shpendi pas disa ditësh, e mori njërën lopë dhe dërgoi në treg për ta shitur. Eshiti lopën dhe parat e fituara prej saj i dorëzoi. Ata ranë dakord, që nisja të bëhet brenda dy - tri ditëve. ErdhiShpendi në shtëpi. Ja kumtoi lajmin, u tha se brenda dy tri ditëve do të nisem. Familja vërtet ndjente keqardhje,për këtë largim. Mirëpo rrethanat ishin të tilla. Pas pak u dëgjua cingërima telefonit! Teuta e ngriti receptorin.-Alo... a është Shpendi aty?-Po. - i tha Teuta,Në atë moment Teuta ia kaloi telefonin Shpendit.- Dëgjo, Shpend, ne do të nisemi sonte në ora nëntë. Bëhu gati dhe vij të marr në shtëpi.E lëshoi, telefonin Shpendi. Tregoi për gjithë atë që bëri bisedë në telefon. Kështu Shpendi, përgatitet që në oranëntë në mbrëmje të nisen për në Gjermani. Deri më tani ishin të pasigurt t’i tregonin vajzave apo jo! Ishin tëvetëdijshëm se do të përjetojnë rëndë këtë ndarje. Ora nëntë e mbrëmjes po ofrohej të gjithë qanin, por më sëshumti Blenda dhe Merita.-Babi pse po shkon? Pse po na le vetëm? Kur do të kthesh babi? -e pyetje të tilla...-Do të kthehem shpejt bijat e mija, por më duhet të shkoj se ashtu jam i detyruar. Do ta kuptoni kur të vij koha!–u mundua t’i qetësojë të bijat me dhembshuri.Erdhi ora nëntë, pas pak kohe erdhi edhe vetura me të cilën do të udhëtonte. Shpendi mori valigjen dhe ndahennë mbrëmje, nën dritën e hënës me lot në sy. Askush nuk përmbahej dot, shoferi priste në veturë.-Shpend a nisemi? – e pyeti ngasësi i veturës.-Po, nisemi. Nuk kemi më se çka presime.Shoferi e ndezi veturën dhe në atë errësirë duke u përshëndetur me duar dhe me lot në sy, humbi vetura.Kaloi një kohë e gjatë, kështu së paku iu dukej anëtarëve të familjes pa u lajmëruar bë një kohë, pa u lajmëruaras në telefon dhe për këtë ishin të shqetësuar edhe familja e tij.-Ku mbeti djali? Çka e gjeti atë?...Kështu i bënin pyetje njëri tjetrit.Blenda dhe Merita ende qanin për babin, sa herë zihej në gojë emri i tij. Teuta mundohej t’i qetësojë vajzat esaj. Kaluan dy javë, kur papritmas një cingërimë telefonit bie pa ndërpre. Teuta e ngriti receptorin dhe ende pae vënë në vesh thirri:-Alo, kush jeni?-Shpendi, jam...- A je mirë, Shpend?-Mirë jam! Ju si jeni? A jeni të gjithë mirë?-Mirë të gjithë jemi! Shpend mos u bë merak, për ne!-Dëgjo Teutë, unë kam arritur në Gjermani. Tani jam strehuar në qendrën e azilkërkuesve dhe së shpejti do tëadaptohem me këtë vend. Nuk keni çka bëheni merak për mua. Jam mirë, do të dëgjohemi edhe ditëve tjera.Pas përshëndetjes, Teuta e lëshoi telefonin. Ishte shumë e emocionuar. Të lente përshtypje se një dritë emagjishme ia kishte mbuluar fytyrën. E mbështjellur me një entuziazëm dhe gëzim, i tregoi familjes se çka bisedoime Shpendin në.-Më porositi –tha Teuta e mbushur frymë, që të mos bëhemi merak për asgjë.Të gjithë u gëzuan për këtë lajm të mirë, që erdhi nga Shpendi.9


Shpendi shumë shpejt iu adoptua rrethit ku e filloi një jetë krejt tjetër, në një ambient me kushte e rrethana tjera.Herë pas herë punonte, sa për t’i dërguar para, familjes së tij në shtëpi.U bënë katër vjet që Shpendi ishte larguar nga shtëpia. Tani ishte viti njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë,situata në Kosovë gjithë një e më tepër po rëndohej. Këto zhvillime edhe Shpendi i përcillte nga Gjermania.Çdo lajm, përcillte me vëmendje. Në bisedë me shokë u thoshte: “Gjërat duhet të lëvizin. Dikush duhet t’i thotëstop kësaj që po bënë armiku në Kosovë”.Për çdo lajm, por edhe në biseda telefonike Shpendi, informohej se gjendja në Kosovë është acaruar shumë. Ainë bisedë me shokë konkludonte: “Në Kosovë, vërtet po ndodhin gjëra të tmerrshme, por megjithatë po fryn njëfllad lirie”. Bisedohej edhe për hapat e mëtutjeshëm se çka do të bëjnë këta atdhetar! Një natë u ndalën në njëklub,Shpendi me disa shokë, biseduan deri vonë. Të gjithë, me vëmendje e dëgjonin Shpendin. Ai tregonte pseështë i arsyeshëm mobilizimi.-Kosovën duhet ta mbrojmë, vëllezër.Po na kanoset zhdukja e identitetit kombëtar, prandaj sa nuk është bërë vonë të japim besën dhe urgjentisht tëkthehemi atje prej nga kemi ardhur.Kjo nuk ishte vetëm një retorikë e Shpendit. Ai shpejt me shokë e bëri realitet atë. Kishte dhënë besën.Fillimisht u kthyen në Shqipëri. Zbritën në aeroportin e Tiranës, mandej u sistemuan në një hotel. Të nesërmen,kontaktuan me njerëz që ishin në krye të udhëheqjes për çlirimin e vendit.Pas dy ditëve, erdhën në Kukës, në bazat stërvitore për ushtrime ushtarake.Shpendi, pas katër vjetëve në mërgim po kthehej në Kosovë si çlirimtar. Për t’i falur Kosovës atë që e meritonnga çdo atdhetar. Një natë të vonë, në një konspiracion të thellë, dikush trokiti në dritare? U ngrit baca Ukë. Epyettë shoqen:- A thua kush është, moj grua në këtë kohë kaq të vonë! Ju. Mos janë ata qenët?!... Kanë ardhur prapë pasShpendit. Doli baca Ukë, bashkë me të edhe shoqja.Ç’të shohin Shpendi, ishte me dy shokë me uniforma ushtarake. I bubërroi sytë baca Ukë që t’i shoh se kushishte dhe i pa me sy e zemër. Nuk mundi t’i frenojë emocionet:-O lum ne dhe Kosova për ju o trima! Ejanibrenda, se qenkeni lodhur!...Hyn brenda.Pasi u çmallën, bacës Ukë nuk i shpëtuan pa i thënë oto që i ndjente.-Dëgjo bir, nëse vdes mos më qani. E di se çfarë djali po lë mbrapa meje.-Bir hallall gjirin që të kam dhënë.- i doli si një klithje krenare nënës.Ndërkohë u zgjuan të gjithë nga gjumi edhe Teuta, edhe vajzat. E përqafuanme mall të pashuar. Kishte kaluar kohë e gjatë që nuk ishin parë, ishin bërë katër vite. Atë natë qëndruan derivonë, por edhe u detyruan të largohen më herët. Kishin obligime me “besa-besë, besën t kemi dhënë se për Kosovësjetën kemi për ta dhënë”. Në një betejë u vra kushëriri i Shpendit, Shpëtimi, kurse Shpendi u plagos nëkëmbë. Plaga duhej shëruar në spital.Luftimet nuk ndaleshin ato vinin duke marrë përmasa tragjike.Paramilitarët kishin nuhatë se Shpendi i bacës Ukë udhëhiqte luftimet. I trokitën në derë me tërë egërsinë që ikarakterizonte. Katrahurë e paparë:-Ku e ke djalin?!...-Është në Gjermani. -ju drejtua baca Ukë që katër vite. Këtë e dini edhe ju.-Kjo është gënjeshtër... plak i fëlliqur. Ne dimë se ai është duke luftuar, kundër shtetit tonë. Ai vjen në shtëpivazhdimisht dhe sjell edhe shumë shokë të tjerë. Dëgjo plak: ose do t’i sillni këtu të gjithë, ose do ju vrasim pamëshirë.- iu kërcënuan njeri pas tjetrit.- Dëgjon plak, apo jo?! – iu vërsulën si të çartur.- Unë ju thash se nuk është këtu!10


Hysen KëqikuMËSUESIËSHTË ABETAREMësuesi është abetareSe bisedon me shkronjaAi është edhe matematikëSe na mëson sa bëjnë dy dhe triVajzat janë të bukuraSe flasin me dallëndysheDjemt nuk janë lepujSe nuk kanë bishtaMami është luledielliSe na e ngrohë shpirtinBabi nganjëherë na sjell gishtinKur të gjithë punojnëKurkush nuk ja nxjerr bishtin.Bahtir LatifiJetaJeta ështe e bukurëJeta ështe e shtrenjtëJeta ështe lumturiJeta ështe rrugëJeta është sakrific ëJeta është dashuriJeta është detJeta është ëndërrëJeta ështe realitetJeta ështe vuajtjeJeta ështe testJeta ështe lojëJeta është filmJeta ështe …!Sokol DEMAKUKënga shqip(ma thotë një mikeshë në mergim)Kam dëgjuar muzikën tuaj ngadhoma ime,Dhe unë kështu ndjejë kënaqësi neshpirtin tim.Muzikë shqipe,Që shpirtin ta ngrohë.Unë vetëm kërkoj nga ju që tëdini,Se unë jamë adhuruese e juaja.Kurrë nuk kisha menduarSe kjo do jetë miqësia jonë.Unë e kuptova dhe e ndjejënë shpirt,E shoh se jemi miq të vertetë.Kjo më bënë të sigurtë në jetë,Më jepë forcë dhe ideal.E dëgjojë kur i këndon Shotës,Ndjenja ma pershkon shpirtin.Sa kënaqësi ka jeta, me këngënshqip!Nebih BUNJAKUPAVARËSIAGjatë të pritëm rreze diellime shumë shekuj e dekadakurorë lulesh midis prillitë sfiduan në barrikadaakulli shesheve të Dardanisëi 17 Shkurtit me borë acartretej në zemra të shqiptarisëlavë vullkani magmë e zjarrpër Ty seç na dogji mallinuk të lejonin të vije dotkurrë s’të lëmë për së gjallipër Ty derdhëm gjak e lotme gjithë shpirt na buzëqesheNusja jonë në Kuvendballëlartë rrugëve e në sheshenë zemrat tona zure vendnë ballë të valles Nusja e jetësdasmë të tillë s’ka parë botaqë nga shekujt e Mesjetësnë Dardani si luhet shotaPuntorie ZibaE përshëndes ShqipërinëE përshëndes Shqipërinë,detin e bukur kaltërosh,se është i qetë e nuk gjëmonhijeshinë na përkujton.E përshëndes Shqipërinëprehrin e saj me shumë poetqë cicërojnë si zogj në degë.O Shqipëri, o shqiptarëkam mall e zjarr nga ana e Drinitt’i ngjani pak Konstandinittë na doni e të na ftonisofrën me fiq të na shtroni.12


SI U NJOHEN NË TRAGJEDI SE ISHIN VËLLEZËR?Dikur ishim vëllezër të një babë dhe një nëne.E neve nuk na krijuan kushte të njihemi dhe te rritemi me njeri-tjetrin. Babai ishte më shumë fajtor se agja. Ishte me ilazdruar dhe s`kishte qene i lidhur me shtëpin apo familjen. Te gjitha mundimet e shtëpisë i kishte bartur agja me kurrizine tij, ndersa babai nuk e kishte dashur punen. Ky ka qenë shkaku qe ata të ndahen per tu njohur ne nje moment aq te keqsa te turpërohemi të gjithë.Babai im, pas nje zënke me vëllain e tij, kishte marrë botën në sy dhe ishte betuar ne pragun e shtëpisë se më nuk do tëkthehej te jetoj aty. Gjyshi ishte merzitur aq shumë sa kishte pësuar infarkt sa pas një jave kishte vdekur. Gjyshja nga zemrimii kishte thenë atij se mund te bënte cdo gje,madje edhe te dilte nga shtëpia për të mos u kthyer kur.Babai kishte braktisurë shtëpin dhe kishte perfunduar ne Europë duke bërë be se kur më nuk do te kthehej ne qytetin e tijF.Në punë në kurbet kishte pësuar aksident. Atje ishte pensionuar me nje pension shumë të mirë. Kishte marrë edhe demshpërblimdhe ishte kthyer ne Kosovë. Por jo më në vendlindje por ne nje qytet tjeter. Keshtu pa i dhenë askujt rast te dintese ishte kthyer ne Kosovë ishte martuar me nënën time dhe kishin filluar jetën bashkeshortore.Thenë shkurt ishte mbushurmend per të krijuar familje.Ne rrethana te tilla fëmija i parë isha unë e pas meje edhe dy djem. Babai investonte shume për ne dhe dëshironte të nashkollonte. Asnjëherë nuk na spjegonte asgje per familjen dhe prejardhjen e tij. Kur ne e pyesnim i nevrikosur kundershtontedhe pastaj perdorte tableta per qetësim. Kjo u be tabu temë për ne qe nuk dinim se kush ishin te paret tanë dhe ngavinin,ku mund ti gjenim dhe si mund ti njihnim.Pas perfundimit te shkollës së mesme u regjistrova ne fakultet. Ne fakultet e njoha një vajzë me emrin Nora. Ishte e bukur.Kur u thosha shokëve dhe shoqeve se nuk me duket askush me e bukur se ajo ata reagonin aq ashpër sa i gjenin tek ajonjëmijë te meta. Por unë nuk pajtohesha me ta dhe vazhdoja simpatine time ndaj saj. Ajo me kishte hyrë në zemër.Vinte erregulluar, pedante dhe ishte nxënëse e zellshme. Dalngadal filluam ta njihnim njeri-tjetrin. Më tregoj se ishte nga qyteti F.Ne kalonim ditët së bashku ne intimitetin tonë. Une e dashuroja ate. Ditët kalonin e ne u morrem vesh te fejoheshim dhe tenjiheshim me familjet tona.Babai i saj kur kishte degjuar se dhendri i ardhshem i tij vjen nga qytet F i kishte thene bijes se nuk ishte ne traditen e tyrete lidhnin miqesi me ata te asaj ane,per faktin se ndryshonin zakonet.SI U TAKUAN VELLEZRIT?Ishte ditë e dielë mora baban dhe vendosa te mësyj shtëpinë e Norës.Ishte koha që të njihemi familjarisht. Dhe ja shkuam.Na pritën si më së miri. Unë vesht cingare. Kur babai priste per tu njohur me familjen e të dashures sime.Unë u tregovane shtepi se duhej te silleshin mirë dhe ta prisnin mirë si miku mikun. Duhej te ofroheshin qendrimet e dy familjeve per tupergaditur nje miqesi e re.Kur hyme brenda na priten si më se miri. Dhe filloj biseda. Pyetje pa nda, po zakon ishte.“O mik a ban me ditë pak më shumë për ty, nga e ke rrenjen dhe prej nga ke ardhur ketu? pyeti baba i vajzës.Jam vendas.Une sa e di ” ti nuk je bash nga ky qytet tha babai i vajzes.Ne fillim ne u shtangem se ku i dinte ai këto gjëra dhe se kjo tregonte se ai kishte informacione per prejardhjen tonë. Popara disa vitesh kemi ardhur nga qyteti F. Babai i vajzës vazhdimisht thoshte me ze “Zoti hajr e befte” dhe fshante thelle.Ne krijuam bindjen se kjo miqesi nuk do te arrihej pasi atij nuk i pelqente kjo miqesi.JEMI VELLEZER, NGRIHU E MERREM NGRYKÊ O BURR!Pas drekës, në momentin kur erdhen kafet ,mysafiri e rihapi temen: “Ku e lam muhabetin, me thuaj, atje ku keni jetuar, kekeni pasur fqinje të parë dhe si e ka pas emrin nena e juaj?shtoi plaku. Baban sikur e ngulfatke dicka në fyt megjithate inxori disa fjale nga goja. Ai i tregoj per emrin e nënës dhe të fqinjëve te parë, por ne vazhdim tha se ishte larguar nga atypara dyzet viteve. Me në fund babait te vajzes i rrodhen lotet e tha: “Cohu e merrme ne gryk bre burre, se jemi vllezer tenënës dhe të babait. Te gjithë u shtangem dhe nuk dinin se cka po ndodhë !U njohen se ishin vëllezër. U prish cdo synim yni në dashuri.Nga ai moment ne krijuam lidhjen e ngushtë familjare dhe pas dy vitesh u bemë bashk që të gjithë duke u kthyer nëvendlindjen e babait në qytetin F dhe te jetojme si një familje.13


Nehat JahiuProfesioni i mësuesitProfesioni i mësuesit është mjaftë i mirë, por edhe shumë i vështirë.Kjo thënie aq kuptimplote dhe aq e thellë mund të kuptohet seriozishtvetëm nga ana e atyre arsimtarëve apo edukatorëve, që këtë profesion ekonsiderojnë si të tillë: të mirë, të vështirë dhe shumë me përgjegjësi.Që të edukosh të tjerët duhet vetë të jesh i edukuar, që të ndikosh drejtë tebrezi i ri, duhet të jesh shembull i mirë.Mësuesi me punën dhe shembullin e sjelljes së tij ndikon drejtëpërsëdrejti në trajtimin e personalitetit të brezittë ri, prandaj ai duhet të jetë i sinqertë, i drejtë, i ngritur dhe i arsimuar në shkallë të duhur, të ketë pikëpamjetë drejta e të qarta, kulturë të gjërë shkencore, të luftojë primitivizmin dhe të kontribojë në ngritjen arsimore ekulturore. Mësuesi si edukator i gjeneratës së re, të cilit i është besuar kjo detyrë shumë e rëndësishme, duhet tëjetë shembull për nga cilësitë e karakterit, ndër të cilat në radhë të parë duhet të numërojmë modestinë, si vyrtytshumë i lartë i njeriut.Ky profesion, profesioni i mësuesit, edukatorit është i rëndësishëm, sepse mësuesi i mëson dhe edukon lulet mëtë bukura - të vegjëlit dhe të rinjtë, brezin e ardhshëm.Mësuesi duhet të arsimojë dhe edukojë brezin e ri, ta pajisë me tërë atë që do t’i kontribojë zhvillimit të mëtejmëtë shoqërisë. Nisur nga kjo, duhet thënë se para mësuesit - mësimdhënësit, edukatorit dhe profesorit shtrohendetyra të rëndësishme. Mësuesi, jo vetëm që është transmetues i shkencës dhe kulturës, i traditës dhe historisënjerëzore, por edhe i vlerave materiale e morale.Puna e mësuesit nuk është punë e rëndomtë e një punëtori apo e një nëpunësi, punë e një zejtari, por ështëpunë që kërkon para së gjithash, ideal. Sepse, ai ka në duart e veta forcën subjektive të zhvillimit të mëtejmë tëshoqërisë, ka në duar dhe duhet të edukojë gjeneratën e re, e cila duhet ta zëvendsojë të vjetrën. Në duart e mësuesitnuk do të jenë vetëm punëtorët dhe ekspertët e ardhshëm të veprimtarive të ndryshme, por do të jenë edheshkencëtarët edhe letrarët, edhe piktorët dhe skulptorët e shumë e shumë talentë të tjerë të profesioneve të ndryshme.Prandaj, është detyrë e mësuesit, që këta talentë t’i zbulojë dhe t’u japë mundësi për zhvillim të plotë.Mësuesi duhet të punojë jo vetëm për aftësim intelektual të nxënësve, por edhe për aftësimin e përgjithshëm, përzgjërimin e kulturës në të gjitha fushat, t’i aftësojë për të kuptuar dhe për ta adhuruar artin, sepse atë mund takuptojnë vetëm njerëzit e ngritur në këtë pikëpamje. Funksioni i mësuesit gjatë jetës nuk do të jetë vetëm dhëniae mësimit, por edhe edukimi i drejtë i brezave të rinj. Do të mbështeten në synimet dhe idealet e zhvillimit shoqëror,duke mbjellë kështu farën e ardhmërisë më të mirë dhe më të lumtur.Dihet mirëfilli se, të gjithë mësuesit e mirë, njëkohësisht kanë qenë njërëz me ideale dhe e kanë dashur arsimindhe punën edukative, kanë dhënë gjithë mundin për arsimin dhe edikimin e drejtë të gjeneratave të reja. Mësuësite vyeshëm edhe nëse nuk kanë lënë vepra të shkruara, kryevepra e tyre është puna edukative me brezat erinj, me masat e gjëra popullore. Mësuesi gjithmonë ka qenë edhe mbetet njeriu më i afërtë i masave popullore.Edukimi i atij brezi të ri do të bëjë punën e mësuesit të përjetshme.Sado e vogël dhe e thjeshtë të duket kjo punë e mësuesit, ajo shkruhet në analet e shkollës, edhe pse mësuesi atënuk e shkruan me laps, por me punë dhe me mund. Pikërisht për këtë arsye, mund të them se puna e mësuesitgjatë jetës do të mbështetet në ideal dhe në pasion për përparim kombëtar14


“DHURATA MË E BUKUR E LULES SIME MË TË DASHUR”Dielli e mimozat kurrë nuk kishin ndricuar më bukur se atë ditë......Meditim -Esse nga Raimonda MoisiuSa i kam dashur mimozat! Tërë jetën time i kam dashur marrëzisht këto lule që i quajnë budallaqe. Budallaqe,sic është dashuria – budallaqe. Dashuria ngjan shumë – shumë me mimozat. Mimoza, hmmm, ja, lulja ime mëe dashur, sapo del pak diell, veshë fustanin e verdhë të vajzërisë dhe del në bulevardin e pemëve, të cilat ngurrojnëtë nxjerin gjethe dhe lule.Edhe dashuria nuk do të dijë as për ofiqe, as për para, as për rracë, as për shtresë shoqërore, por vetëm për carrahje zemre; sikurse mimoza ca rreze diellore.A nuk u ngjajmë pra ne mimozave, kur biem në dashuri?A nuk është aq e brishtë dashuria, sikurse brishtësia e mimozave?O, sa herë jam dehur prej këtyre budallackave të bukura!Furgoni i Korcës më zbriti atë ditë para kinema “Partizanit “dikur.Nuk e kisha ndjerë rrugën aspak.Në Pogradec,u ndala për pak. Nuk largohesha dot nga liqeni i kthejllët si syri i trishtuar i një djali të rënë në dashuri memimozat.Pranë meje ishte një mimozë. Kish celur e tëra , sikur ishte mbuluar me florinj. M’u dhimbsen shumë.Mua, sa herë që shkoj në atdhe, kam një dhimbje të patreguar për të gjithë. Një herë kam hequr byzylykun timtë florinjtë dhe ia kam vënë në dorë një vajzë jetime me flokë të verdhë si prej lulelimozash.Ndjeva…dhe ktheva kokën. Një miku im po i afrohej ato caste vetmisë sime ; më thërriti me emër. Më bënëpërshtypje shumë sytë e tij ndërsa nxori si një madem të shtrenjtë dicka nga canta. Ishte një roman që fliste përnjë vrasje. Oh, mua më dhurojnë një roman që flet për vrasje dhe, për më tepër,në ditën e dashurisë?U ndava me autorin pogradecar Bardhyl Berberi; e dija se, kushedi se kur do të shiheshim sërish. Por, ngamënyra se si buzëqeshte ai me vete, ndërsa më shkruante dicka si kujtim, e kuptova mirë se po më dhuronte njëcikëz nga zëmra e tij dhe nga ajo mimozë që ishte pranë . Nga ajo mimozë që rrinte mbi mua, si një tufë e bukurqë dashuria i dhuronte liqenit të Pogradecit. Atij që, sikurse edhe kjo mimozë mbi mua, kushedi se sa psherëtimadashurie do të kenë dëgjuar dhe ruajtur fshehur. Tërë rrugës lexova romanin, që po më tërhiqte shumë -“Vrasje në Shën Valentin”.Lexoja romanin e fundit të mikut tim, dhe më dukej se, qark mikrobuzit që rendëteme furi, nuk ishin gryka malesh dhe peme gjysëm të cveshura, por liqen, ujra dhe mimoza…Dhe…arritëm në Tiranë. Ngado – mimoza.Tirana kish hapur krahët e mimozave për të më pritur mua, dashnorene përjetëshme të atyre, të harlisur si ato .Sa herë shoh mimozat më sjell nostalgjinë e dashurisë së parë.Në një pemë të madhe e të madhërishme, mbushur plot me mimoza,nën rrezet e verdha dhe aromën e tyre, kamprovuar puthjen e parë. Një tufë mimoza kisha për jastëk, kur provova misterin e dashurisë; kur shijova castet etë qënit princeshë.Qëndra e Tiranës gumëzhinte nga njerëzit e shumtë që lëviznin, borijet e makinave, motorëtuturitës të autobuzëve, frenat e tyre, edhe hingëllimën e ndonjë kali, që tërhiqte karrocën, packa se ishte qëndërqyteti.Nuk kisha më shumë se një javë që kisha ardhur në atdhe, dhe po endesha në bulevardet e kryeqytetit tim,për të shijuar gjithcka që shikoja e më rrethonte, atë të dashurën, të shtrenjtën, -Aromën e Mëmëdheut.Mundohesha të hetoja gjithshka, se cfarë kish ndryshuar në një vit.-Një tufë mimoza, teta, a dëshironi,-dëgjova një zë të butë fëminor nga pas kurrizit. Ktheva kokën e para mejeqëndronte një djalë, jo më shumë se 12 vjec. Kishte dy tufa të bukura me mimoza në duar. Donte t’i shiste. Ziljae celularit më shkëputi një moment…-Sa e ke një tufë mimoza, shpirti i tetës?E pyes kot dhe i jap kartmonedhën më të madhe shqiptare që kam me vete.- Po nuk kam kusur, moj teta.- Nuk ka gjë, moj zemër.Po më shihte me sy të habitur që u gëzuan shumë menjëherë.- Mbaje kusurin dhe bli cokollata dhe një libër ady. E puth në faqe djalin nga atdheu im dhe ai i fshin faqet që ia kam bërë me të kuq me mëngën e dorës.- Po pse nuk ke shkuar në shkollë sot?- Po , po teta, po sot e bëmë pushim, festuam “Neëborn Kosova,”-një vjetorin e Pavarësisë.- Uuu, sa mirë…Sa miiirëëëë….Dale, ti më dhurove mimoza dhe unë do të të dhuroj një libër për Kosovën.Kujtohem se në cantë kam edhe dy tre kopje nga vëllimi i mikut tim shqiptaro-amerikan,poeti Mëhill Velaj15


- “Lule që rritemi në gurë” - dhe e nxjerr. Kujtoj Mëhillin zemërbardhë këta caste si dhe “zilinë” e tij të trishtuar,kur i thashë se do të shkoj në atdhe, në Tiranë. E kam mik të vjetër Mëhillin dhe e di se do të kishte lënëgjysmën e jetës , sikur të provonte këto caste kaq të bukura në atdhe, sikurse unë … – me këto mimoza të bukuranë duar, nën këtë qiell të pastër si sy, nën këtë diell të ngrohtë dhe më këtë bukurosh të vogël nga atdheu sidhe…oh…Heroin tonë Komëbtar në krye të sheshit që mban emrin e tij…- Po unë nuk ta dhurova tufën e mimozave, moj teta, por ta shita…. E di…nesër…Nesër do të mbledh mimozaprapë…ateherë është dhuratë…Sa e mirë që qënke, moj teta! Mirë, mirë…Nesër teta nuk është këtu…ja të tëlexoj një poezi nga ky libri për Kosovën. Dhe nis e i lexoj në syprinën e pasme të librit të Mëhillit duke përfytyruarse sa do të gëzohej ai , kur të merrte vesh se librin e tij ia kisha dhuruar një fëmije që kish festuar në mestë Tiranës ditën Pavarësisë të Kosovës së tij:Oh,jetoj unë i mjeri, mes ujrash Atlantikut,fshehur derdh lot më njelmët se ujrat e Adritatikut.Përjashta lozin, qeshin, më pret gruaja, fëmijë,c’bëhet te shpirti i babit, asnjeri, s’mund ta dijë!Askush nuk mund ta dijë, pse zgjohem natën unë,sirenat e atdheut më thërresin në gjumë!Moj Kosovë, në u kthefsha te ty dhe njëherë,a do më njohë njeri, sikur Ago Ymerin?Ago Ymer Ulqini kish në llërë dhëmbë nga një kalë,unë i mjeri s’kam tjetër, vec këta lotë të valë....Celulari sërish.Bukuroshi i vogël i mimozave vazhdoi telexonte dhe unë…“Erdha Kozata!”Po vinte, ja, atje, te,kafja e intelektualëve ethërresin,kafe “Europa”, Kozeta Zavalani, Gruaja e Botës për vitin 2007, mikesha ime e vjetër e motra korcare.Më duhej të nxitoja. Ja, pak metro më tej është “Europa”Ja ku po qeshnin një gup poetësh të Tiranës, që të gjithë të njohur dhe aq të këndëshëm në vargjet e tyre. Muamë magjeps gjithcka sa herë që vij në atdhe. Edhe poezitë e këtyre poetëve; edhe vetë ata. Ata që, ja po qeshinme të madhe dhe janë në krah të një mimoze e të një manjole.Janë Xhevahir Spahiu , Faslli Haliti dhe RizaLahi. - Oh, kush na qënka, Raimonda,-shpërtheu, XhevahiriQë të tre poetët gëzohen për praninë time me mënyrat e tyre. Xhevahir Spahiu me këtë klithëm gjithë hare,Faslli Haliti me sytë e qeshur dhe përpirës, Riza Lahi me buzëqeshjen e mrekullueshme melankolike.Pastaj të qeshura sërish. Kalimtarët vështrojnë nga ne ; nga hareja jonë zëlartë..Ja po vjen dhe Kozeta e veshur bukur, ylli I dikurëshem televizionit shqiptar…- Ju të dyja me siguri që jeni korcare….A nuk kanë dicka nga blirët e Korcës sytë e këtyre korcarkave, moreFaslli?Xhevahir Spahiu e di përgjigjen që më parë të pasionantit të përjetëshëm, Faslli Haliti, që na vështronnë thellësirat e syve Kozetën e bukur dhe mua.Riza Lahi shikon me dhëmbshuri nga rudhat në fytyrën ekspresivetë Xhevahirit pa e hedhur fare vështrimin e tij melankolik mbi sytë tanë, nga janë ngulur rrezet e syve plotadhurim, të dy poetëve të tjerë.Më pas hymë në brëndësi të kafe “Europa”, e të tjerë miq e kolegë erdhën, poetjarebele e dashurisë ,e talentuara, gazetarja Fatime Kulli, gazetari,Afrim Himaj, analisti,studiuesi dhe një nga ishliderëtkryesorë të UCK-së, Kolonel Dilaver Goxhaj, botuesi Mehmet Gëzhilli,etj. Ishte ngrohtë dhe bashkuamtavolinat jashtë kafenesë. Të përfshirë në biseda të ndryshme me filxhanët me salep, përpara, tufa e mimozavembi tavolinë, i dhurova miqve të mij librin e sapo botuar, romanin “Pafajsia e Evës”, dhe librin me poezi “Luleqë rritemi në gurë”, të poetit dhe kolegut tim nga Kosova , Mëhill Velaj, të shoqëruar me autografe sipas porosisënga vetë autori. Xhevahiri e shfletoi për një moment vëllimin me poezi të Mëhillit, duke bërë një vlerësimmaksimal për kopërtinën e librin në përgjithësi, lexoi këto vargje:OTRANTOS…KANALIT TË VDEKJESMe dritëzën e hënës, me qerpikë të lagur ,me ëndërra parajse e shumë shpresa në gji,vërsulen si shtriganë të detit skafet natën,16


skafistë…dallgë…det… frikë e lemeri.“Mbahuni fort do arrijmë gjallë, të gjithë,gjer në Brindizi fryj moj erë e mallkuar!”,ulërijnë skafistët …Nuk qajnë dot me zë,nëna me fëmijë, cifte të fejuar.dhe të ankorohesh e qetë në Parajsën italiane…??!!*Eva Brauni-dashnorja e Hitlerit.-Ja se cfarë bën magjia e tridhjetegjashtëshkronjave, magjia e gjuhës shqipe, që nuk të bën të gabosh në përcaktimine fuqisë së ndjenjave poetike, mbi bazën e shkëlqimit të vecantë të shpërthimit të tyre.Një poet duhetta ketë të vetin këtë shpërthim të jashtëzakonshëm,-sepse poeti që në vargjet që sapo lexova ,dashuron jetën,njerëzit atdheun, bën të vetat vuajtjet e të tjerëve , i derdh në poezi, në vargëzime e gurgullon poetikisht shpirtinjerëzor e ndjenja kombëtare e pasuruar me krenari, për historinë, heronjtë , atdheun,Kosovën.Gëzuar një vjetorine Pavarësisë!- e mbylli patriarku i poezisë, Xhevahir Spahiu komentin rreth librit të Mëhillit.Heshtje.Të gjithë dëgjonim poetin.- Po vjen Driteroi,Driteroi me Sadijen- u dëgjua zëri i ëmbël ,i butë i Kozetës .Drejt nesh po vinte ai i madhi, ai Patriarku i letrave shqipe, Patriarku Devolli! Në krah të mjeshtrit Sadija, edashura e tij,besnike dhe fisnike tërë jetën. Thinjat që e kishin zbardhur “malin’ krejt, krekoseshin hijshëm nështatin e dy bashkëshortëve.U cuam në këmbë.Me zërin e tij baritoni karakteristik, fytyrën e qeshur, cigaren nëmes gishtave, i mbajtur nga krahu,nga Sadija e tij, iu afrua tavolinës.Si zuri vëndin e nderit apo të “dollibashit”, në tavolinë ngrihem dhe e përqafoj fort Driteroin tonë të madh.Iu hodha sytë lulemimozave.Ndrisnin më shumë atë moment.Iu marr erë përsëri.Sa fat më sollët!-iu thashë, ei putha.Sa fat më solle o bohemi i vogël i Tiranës sime me këtë tufë mimozash!Ma bëre ditën më të bukur tëjetës!Biseda u ndez më e zjarrtë.Fotot të shumta bëmë së bashku të gjithë sa ishim në tavolinë.Janë kujtime tëpërjetëshme e të paharruara.Më pas me Kozeta Zavalanin,”motrën time korcare”-shkuam te shtëpia e Patriarkutdevolli.Një shtëpi e bukur, ku mbizotëronte antikiteti, lulet shumëngjyrëshe, pikturat e bukura ,plot kolor tëlarmishëm e ndjenjë,kombinim i përkryer i modernes në lashtësi me modernen e kohës së sotme.Libra pafund.Frymëzim pafund! Një pritje shumë e ngrohtë, miqësore, një bisedë si prindi me bijtë rreth shumë temavetë ndryshme. Me gotat e rakisë së rrushit përpara, që Driteroi ynë e pëlqen shumë, trokisnim ato “Gëzuar”,ebisedonim shtruar. Aq shpirtërore u bë biseda sa Sadija u ndje si një mike e hershme me ne sikur njiheshimprej vitesh-vitesh e na tregoi disa intimitete të jetës së saj, me Driteroin.Ato ishin një mesazh i bukur për ne,sinëna,bashkëshorte intelektuale.Pyetjes time se:- A ka pasur raste të jesh ngritur natën, kur nuk ke gjumë, e frymëzimin e castit ta hedhësh në letër?- Po ,poezia është si tështima.Kur të vjen nuk e mban dot.Duhet të tështish.Poeti duhet të flerë më laps,letër egomë poshtë jastëkut.- Po një poezi mund ta bësh në disa variante?- e pyeta përsëri.- Po poezia ka delikatesë. Është një konfiguracion i gjërë që mund ta bësh në disa versione.Biseda vazhdoi, rreth arësimit në Shqipëri e Amerikë, rreth arësimimit të nipërve e mbesave dhe Driteroi ynei madh na tregonte me një dashuri të madhe për nipin e mbesën e tij, ashtu sic dinë dhëmbshur të tregojnëgjyshërit. I dhurova Mjeshtërit romanin tim të parë “Pafajsia e Evës”, dhe vëllimin me poezi të poetit, MëhillVelaj.- Më ke dhuruar një dhuratë shumë të bukur sot në një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, -do të më thoshteDriteroi, ndërsa shikonte librin e Mëhillit.Të lutem uroje poetin e Kosovës tonë të dashur ;Urime dheSuksese!Edhe këtu bëmë fotot me ciftin Agolli, në shtëpinë e tyre.Dolëm nga shtëpija e Patriarkut të letërsisëshqipe, duke bëlbëzuar këngën e kompozuar nga artisti korcar i serenatave Nonda Kajno,e kënduar ngakëngëtarja korcare Ermira Kola në 70 -t vjetorin e ditëlindjes .Ajo ditë ishte nga më të bukurat e jetës sime.Kisha takuar atë që kisha ëndërr dikur.Më pas me mikentime,Kozeta festuam një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, mes bashkëkombasve tanë, dhe me mikeshat e tjera,te sheshi,”Nënë Tereza”.Delli e mimozat kurrë nuk kishin ndricuar aq bukur si atë ditë....17


Arsim HaliliORË LETRARE NË SHKOLLËN FILLORE “ MULLA IDRIZ GJILANI” NË VELEKINCË TË GJILANITNë vazhdën e organizimeve letrare të klubit letrar “ Feniks”nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, këto ditë fillimi tëpranverës, organizoi një orë letrare, në shkollën fillore “ Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë të Gjilanit. Sipas sekretarit tëkëtij klubi letrar Bilall Maliqi, i cili theksoi e zgjodhëm këtë shkollë jo rastësisht, sepse ajo mban emrin e një patrioti tëmadh, siç është Mulla Idriz Gjilani, i cili dha shumë për çështjen kombëtar. Por ajo që vërehet, se kjo shkollë ka edhe nëmikpritje po ashtu bujare. Siç mësuam fillimisht nga drejtori i kësaj shkolle z, Faredin Rashiti, i cili tha se kjo shkollë kambi 800 nxënës ka një paralele të ndarë në fshatin kufitar Muqibabë. Shkolla ka objekt modern ku zhvillohet mësimi nëshkollën qendrore në Velekincë.Ora letrare, filloi ashtu siç ishte paraparë në agjendën respektove, mes klubit letrar dhe drejtorisë së kësaj shkolle. Së paripërshëndeti dhe e shpalli të hapur orën letrare, drejtori i shkollës z, Faredin Rashiti, i cili ndër të tjera tha, se ndihem inderuar që sot po e vizitojnë shkollën tonë vëllezërit tanënga Lugina e Preshevës, të cilët janë krijues të zhanrevetë ndryshme letrare, këta krijues sot para nxënësve tanëdo të deklamojnë krijimtarinë e tyre artistike u shpreh z,Faredin Rashiti. Më pas fjalën e mori sekretari klubit letrarz, Bilall Maliqi i cili në fillim theksoi ai falënderoi drejtorine shkollës arsimtarët e kësaj shkolle si dhe nxënësittë cilët do të kenë rast të dëgjojnë krijimet tona e që do tëjetë edhe një inspirim krijues për gjenerata të reja siç jeniju nxënës të nderuar.Njëherë Bilalli edhe bëri prezantimine krijuesve të cilët merrnin pjesë në këtë orë letrare dhetheksoi se ora letrare ndahet në tri pjesë, pjesën e parë dotë lexojnë krijimet e tyre poetet nga klubi letrare “Feniks”,mandej me krijimet të tyre do të paraqiten edhe nxënësit ekësaj shkolle si dhe pjesa fundit, do t’i kushtohet pyetjeve të nxënësve të interesuar drejtuar poeteve mysafir nga Lugina.Së pari poezi nga krijimtaria e tij artistike lexon poeti, Nehat Ramizi, ai i lexon këto poezi ”Kosovës”, “Jam krenarpër djalin”, “Për ty flet historia”. Me aforizma nga përmbledhja e fundit të këtij zhanri, paraqitet Halim Hasani . NdërsaArsim Halili, deklamon para nxënësve poezitë “ Në udhëtimin e shkronjave” “Legjendë të thonë”, “ Beni në treg”.Bilall Maliqi, para nxënësve deklamon poezinë “Kanarina” nga përmbledhja “Kodra e luleve”. Vend të veçantë në këtëorë letrare zënë edhe poeteshat e reja të cilat me emocionedhe me një pedanteri, paraqiten para moshatarëve tëtyre nxënëset e shkollës fillore “ Muharrem Kadriu”ngaTërnoci, respektivisht anëtarët e Grupit letrar “ NondaBulka “ , grup i cili vepron po në kuadër të kësaj shkolleato ishin, Lorita Ismaili, e cila e ka një përmbledhje tëbotuar “ Lulja e vetmuar”, e cila deklamon para nxënësvedy poezi”Atdhe” dhe “Malli për atdhe “,ndërsa EdinaFetahu, e cila ka të botuar përmbledhjen e saj me poezi,deklamon dy poezi” Dëshmorët e Tërnocit” si dhe “ Pavarësia“, Fatma Salihu, nxënëse e klasës katër deklamonpoezinë “Prishtina” nga përmbledhja e saj poetike “ Ylberii Luginës”dhe në fund edhe Almedina Ahmeti, deklamonpoezinë” Kë e dua më shumë” Jam vajzë shqiptare” ngapërmbledhja e saj poetike “Hëna mbi fshat” kjo ishte edhe paraqitja e krijuesve nga Lugina. Para mësimdhënësvedhe nxënësve të shkollës së lartpërmendur. Por që edhe nikoqirët e kësaj shkolle, demonstruan aftësitë e tyre krijueseletrare, duke u paraqitur me recitale jashtëzakonisht të bukura siç ishin:“Adem Jashari”, “Dita e Pavarësisë”,“Mulla Idriz Gjilani” si dhe disa nxënës recituan poezi për të treguar edhe ata aftësitë e tyre krijuese. Dhe fare nëfund, respektivisht në pjesën e kësaj ore letrare, nga shumë nxënës u bënë pyetje rreth çështjes së kur filluan të merrenime poezi apo edhe me zhanre tjera artistike, mandej çka ju inspiron që të krijoni , si dhe pyetje nga më të ndryshmenë interes të kësaj ore letrare. Pas përmbylljes së kësaj ore letrare, drejtori shprehi edhe njëherë falënderimpër pjesëmarrje dhe na ftoj për një koktej rasti. Me kaq edhe përfundojmë udhëtimin tonë artistik në këtë shkollë.18


ANEKDOTAT SHQIPTAREAnekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmessë cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohuraetj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemiçdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanasnë të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse tëzbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, nëdukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit,tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemete ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizëndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. njëvend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, menjë humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosuramë poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjiki Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut DemakutDIKUJT FTOHTË E DIKUJT NXEHTËNë një odë malësorësh të Rugovës, ku nga skamja e varfëria, ishte edhe odë edhe shtëpi, se nukkishte konak tjetër, plaka ua shtronte vendin për të fjetur dhëndrit e vajzës së vet e, pak më tutje, nën tënjëjtën mbulojë, djalit e resë.Plaku pinte duhan pranë oxhakut dhe i vështronte.Vendin e keni gati! - u tha plaka dhëndrit e vajzës dhe mori jorganin t’i mbulonte.Afrohuni pak nga njëri-tjetri se nata është e ftohtë e do të mërdhini, - u thoshte plaka derisa i mbulonte.Pakë më tutje, plaka u bëri vend djalit e resë. Duke i mbuluar u thoshte:Ç’jeni ngjitur trup për trupi, largohuni pak, largohuni se natën ju vjen nxehtë e djersiteni!Plaku, që i shihte e i dëgjonte, krejtësisht i qetë pranë oxhakut, foli ngadalë:Haj medet, haj medet!... Nën një jorgan dikujt ftohë e dikujt nxehtë!GJYGYMI I ÇAJITShkon njëri n’Shtime, n’pazar. E sheh njërin që kish ra në varfëri e e kishte qitur për ta shitur edhegjygymin e çajit. E kishte pas shitur edhe tokën, e tash e kishte qitur për ta shitur edhe gjygymin.Po e pyet ky tjetri.A po e shet gjygymin a?Po, po e shes - përgjigjet ky.E muarr në duar e po e shikon gjygymin e po i thotë:I mirë tek ashtë, po pak i vogël po doket!Po t’doket i vogël, se valla dymdhetë hektar tokë m’i ka hangër.19


Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër, maj, 2009Albanska -- ShqipNyheter och program på albanskaJEHONAProgramet në gjuhën shqipe në Sveriges Radio datojnë që nga 4 janari i 1994. Emisioni i lajmeve ”Ditari”vazhdoi deri më 13 janar 2006.Që nga 16 janari i 2006 ndrron formati i ”Ditarit” dhe shndërrohet në program të aktualiteteve. Me këtëpason edhe ndrrimi i emrit të programit. Që nga 16 janari 2006 ”Ditari” bëhet ”JEHONA”.Orari i transmetimeveTransmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe E martë: 14:30 -15:00“Jehona” me arkiv 30 ditëshDhe në internet www.sr.se/albanskaNëse ju ka ikur ndonjë program i “Jehonës”, ose ndonjë program tjetåer që do të dëshironit ta dëgjoni prap,atëhere ju informojmë se redaksia”Jehona” ruan për 30 ditë me radhë këto programe dhe këto mund ti gjeninë internet kur të doni dhe ju vetëm duhet të hyni në adresën www.sr.se/lyssnaigen.Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; Koli284@hotmail.comKeshilli redaktues:Rrahmon Jashari, rrahmanjashari@hotmail.com; Lena Liden, lenadarlene@yahoo.se;Hakif Jashari; Agron Cela agron@glocalnet.net; Bahtir Latifi; bahtirlatifi@live.se,Bashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,arsimhalili@hotmail.com; Julia Janku,Athinë;juliajanku@gmail.comAdresa e redaksisë,dituria@live.se;Revista dituria,Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr20,503 07 Borås,SuediDiturinë mund ta lexoni edhe ne internet: www.immi.se/tidskrifter/dituira20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!