13.07.2015 Views

Profili Kombëtar i Menaxhimit të Kimikateve në Shqipëri - chemicals.al

Profili Kombëtar i Menaxhimit të Kimikateve në Shqipëri - chemicals.al

Profili Kombëtar i Menaxhimit të Kimikateve në Shqipëri - chemicals.al

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

12 Profili Kombëtar i Menaxhimit të Kimikateve në Shqipëritë madhe në ekonominë e vendit; 46.5% e popullsisë banon në zona rurale, ku bujqësia ështëaktiviteti kryesor për nxjerrjen e të ardhurave për jetesë.Shqipëria është e pasur me burime të ndryshme energjie, që nga nafta dhe gazi, qymyri dhekarburante fosile të tjera, deri te fuqia hidrike, biomasa natyrore e pyjeve dhe të tjera burimeenergjie të rinovueshme. Hidro-energjia përbën mbi 97% të energjisë elektrike të prodhuar.Aktualisht shfrytëzohen vetëm 30% e burimeve hidrike. Sektori i energjisë kontribuon meafërsisht 10% të PBB.Periudha tranzitore në Shqipëri gjatë viteve ‘90 solli mbylljen e shumë ndërmarrjeveindustriale dhe minerare. Mbetjet dhe kimikatet e prodhuara gjatë periudhave aktive janëdepozituar në këneta apo magazine, duke krijuar në këto vende zona të ndotura me pasojanegative për mjedisin dhe shëndetin. Shumë familje që kanë lëvizur nga njëri vend në tjetrinjanë strehuar në ndërtesat afër apo brenda këtyre zonave të ndotura, duke shkaktuar problemeshëndetësore për shëndetin e njerzve dhe për aktivitetet e menaxhimit të kimikateve në këtozona.Zhvillimi në sektorin industrial dhe minerar në disa rajone të vendit tonë ka ndikuar nëgjenerimin e mbetjeve, sterileve dhe kimikateve të cilat hidhen në vend-depozitime të cilat nukplotësojnë kushtet mjedisore.PRODHIMI, IMPORTI, EKSPORTI, RUAJTJA, TRANSPORTI, PËRDORIMI DHE ASGJËSIMI IKIMIKATEVEPara viteve ‘90, si rezultat i politikës së prodhimit të çdo gjëje në vend, prodhimi i pesticideve,i plehrave kimike, i sodës, i acidit sulfurik, i glicerinës, etj., kishte një përparësi të veçantë.Periudha pas viteve ‘90, pёrveç uljes sё prodhimit tё industrisё kimike, u shoqёrua meshkatёrrimin e disa ndёrmarrjeve kimike, tё cilat u shndёrruan nё zona tё ndotura shumёshqetёsuese dhe me risk tё lartё pёr shёndetin e njerёzve dhe mjedisin rrethues. Nё sajё tёpёrpjekjeve tё shumta ndёrkombёtare dhe kombёtare, njё pjesё e mirё e kёtyre pikave tё nxehtamjedisore tashmё jane rehabilituar, por vazhdon identifikimi dhe veprimi nё zona tё tjera mёpak kritike. Megjithatë, gjatë këtyre viteve një pjesë e industrisë filloi të riaktivizohet, sinëpërmjet privatizimit të objekteve të industrisë së lehtë, asaj të drurit, kimike, mekanike, tëdisa sektorëve minerare në kariera (gurore), ashtu dhe nëpërmjet dhënies nё konçesion të disaminierave të kromit, tё bakrit dhe tё qymyrit, të disa uzinave të prodhimit tё çelikut, ferrokromit,etj. Sot vendi ynë ka të zhvilluar industrinë e çimentos, pjesërisht atё metalurgjike,industrinë e prodhimit tё mallrave tё konsumit tё gjerё, të cilat kanë nevojë për lëndë të parë endihmëse kimike, qё kryesisht importohen dhe në pak raste prodhohen, por qё kërkojnё tregper eksport, si tё O 2 , N 2, etj .Pas viteve ‘90 nuk ka prodhim të produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB) në Shqipëri.Importi i PMB është shtuar rëndësish]ëm sidomos gjatë viteve të fundit. Vetëm PMB tëregjistruara mund të importohen dhe të tregtohen. Legjislacioni përkatës është mbështetur nëatë Europian.Përdorimi i PMB është i moderuar; mbas një rënie të përdorimit të PMB në periudhën 2005-2009 me një përdorim mesatar prej rreth 250 ton/vit, tendenca duket të jetë një ngritje nëpërdorimin e PMB gjatë viteve të fundit. Përdorimi i plehrave ka qëndruar pothuajse në tënjëjtat nivele për periudhën 1998-2009, me ndryshime të vogla në strukturën e tyre.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!