13.07.2015 Views

plani hapësinor - parku kombëtar “sharri” - ammk-rks.net

plani hapësinor - parku kombëtar “sharri” - ammk-rks.net

plani hapësinor - parku kombëtar “sharri” - ammk-rks.net

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Parku Kombëtar “Sharri” – Plani HapësinorMMPH/AMMK – Instituti për Planifikim HapësinorNë ndërtimin gjeologjik të Sharrit marrin pjesë shkëmbinjtë epërbërjes dhe vjetërsisë së ndryshme. Përhapje më të madhekanë rasat paleozoike, pastaj shkëmbinjtë karbonat të mermeritdhe serpentinët si dhe formacionet diabaz, sedimentet e liqejveneogjenë dhe aluvionet lumore në pjesët më të ulta siformacion më i ri gjeologjik. Formacionet e paleozoikut kanë njështrirje më të madhe dhe pikërisht kjo e bënë diferenciminthemelor prej pjesëve të tjera malore të Kosovës. Formacionet epaleozoikut të përfaqësuara me filitet dhe rreshpet sercite, nëformë të brezit të ngushtë, shtrihen prej majës Bistra (2.640 m),duke vazhduar përgjatë kufirit të Kosovës me Maqedoninë.Krahas tyre, në mënyrë fragmentare janë paraqitur formacionete mesozoikut, përkatësisht kretakut dhe dolomitit në Shtërpcëdhe në lindje të majës Luboten 3 . Në afërsi të Brezovicës ështëgrumbulluar materiali morenik i procesit akullnajor.Veçoritë klimatike –Parku Nacional ”Mali Sharr” sipas klasifikimitklimatik të Kosovës hynë në klimën lindore kontinentale. Kurse,në vet Parkun Nacional dominojnë klimat alpke dhe ajokontinentale, e cila herëpashere ndikohet nga klima e mesmekontinentale. Faktorët kryesor që ndikojnë në klimën e një rajonijanë elementet dhe dukuritë meteorologjike. Në hapësirën eParkut Nacional, është vetëm një vend-matje (apo stacionmeteorologjik) në Brezovicë, me lartësi mbidetare 860 m, i cilidaton që nga viti 1949. Ndërsa, stacioni tjetër më i afërt, është aii Jazhincës me lartësi mbidetare të vend-matjes 950 m dhegjendet në Republikën e Maqedonisë, i cili ka raportuar tëdhëna meteorologjike gjatë viteve 1949 - 1991. Nga analiza ebazës së të dhënave në sektorin e meteorologjisë në IHMK, përkëto dy stacione (vend-matje) rezulton që temperatura mesatarevjetore shumë vjeçare është 8.4 gradë celsius. Muaji me i ftohtëështë Janari me -1.8 dhe -1.3 gradë celsius, kurse vleratekstreme të temperaturës në të dy vend-matjet janë ato të vitit1963 me -33 dhe -34 °C dhe se temperatura mesatare ditoreluhatët nga 18 – 20°C. Vlera mesatare e lagështisë relative është67-70 % për dy vend-matjet. Erërat arrijnë shpejtësinë nga 1-16m/s, dominojnë drejtimet e erës nga ana e Jugut,jugperëndimit dhe juglindjes. Sasia e reshjeve si vlerë mesatarenë Shtërpcë dhe Jazhincë varirojnë nga 670 deri në 1200 mm.Në muajin shkurt dhe mars shpesh herë shkaktohen edheortekët e borës ku si pasojë kanë humbur jetën edhe disaqytetar. Ditë me diell në ketë rajon janë 220 deri në 280.Vranësirat dhe lidhshmëria me rrezatimin e diellit dukshëmmund të ndikojnë në valorizimin turistikë të ndonjë territori esidomos malor. Mirëpo, për shkak të paraqitjes së inverzionit tëtemperaturës si dhe paraqitjet e shpeshta të mjegullës nëluginat rreth e rrotull, rrezatimi diellor në Malin Sharr zgjat metepër gjatë dimrit, sidomos në pjesët e ekspozuara kah diell.Ky rajon rrallë herë goditet nga breshëri. Numri i pamjaftueshëm i vend-matjeve sipas lartësisë mbidetare mbi 1000metra tregon se sasia e reshjeve nuk është reale për reshjet qëbien në zonat malore me klimë lindore kontinentale. Niveli iborës në ketë rajon ka arrit lartësinë deri në 3 metra në vitin1956. Numri i ditëve me reshje bore dhe lartësitë më të mëdhatë bores, pas asaj të vitit 1956, janë realizuar ne vitin 1981, nëJazhincë kemi 117 ditë me lartësi 89cm dhe në Shtërpcë 108ditë me lartësi 90 cm.Është karakteristikë e përgjithshme së klima e këtij territori ofronmundësi të jashtëzakonshme për valorizimin turistik si gjatëdimrit ashtu edhe për stinët e tjera vjetore. Vlerat etemperaturës së malit Sharr për dallim prej territorit që errethon, janë shumë të ulëta, nga kjo edhe gjatësia e periudhësme temperatura të ulëta, gjegjësisht periudhës dimërore ështëme e madhe, përkatësisht zgjatë deri në 4 muaj, e që kushtëzonkrijimin e mbulesës së trashë të borës dhe mundësinë evalorizimit turistik për sportet dimërore. Po ashtu, duhet cekurdukurinë meteorologjike - inverzionin e temperaturës, i cilikrijohet për shkak të nxehjes jo të barabartë të shpateve maloredhe ultësirave, e që përfaqëson përshtatshmërinë për valorizimturistik. Gjatë kësaj kohe në viset më të larta (territori shtëpisë sëStojkut, Piri bregu, Jelovaniku), temperaturat e ajrit mund tëjene per disa gradë me te larta se ne rrafshin e Kosovës gjatësezonës së dimrit. Kjo situatë kilamtike është e përshtatshme përqendrimin e skitarëve. Gjatë verës vlerat e lëkundjes setemperaturës në Malin Sharr nuk janë të larta që po ashtu shkonnë favor të zhvillimit të turizmit rekreativ veror.3Dr. Riza I. Çavolli, Gjeografia regjionale e Kosovës, Prishtinë 1997, Fq.14.18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!