12.12.2012 Views

agrobiznesi 69 - KASH | Keshilli Agrobiznesit shqiptar

agrobiznesi 69 - KASH | Keshilli Agrobiznesit shqiptar

agrobiznesi 69 - KASH | Keshilli Agrobiznesit shqiptar

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

14 Agrobiznesi

13 - 26 Qershor 2008

MJEDIS

MJEDIS

Shqipëria në ditën botërore të mjedisit

Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, një ditë që kremtohet çdo pesë vjet në

më shumë se 100 vende anembanë botës

Dita Ndërkombëtare e

Mjedisit, e vendosur

nga Asambleja e

Përgjithshme e Kombeve të

Bashkuara në 1972, konsiderohet

si ngjarja më e rëndësishme

kalendarike mjedisore.

Edhe në Shqipëri, në kuadër

të kësaj dite parashikohet zhvillimi

i një sërë aktivitesh. Shqipëria

është vendi, që ndonëse

me sipërfaqe të vogël, ka potenciale

të mëdha mjedisore.

Veçoritë klimatike, pozicioni

gjeografik, relievi si dhe faktorë

të tjerë natyrorë favorizojnë një

zhvillim të madh të florës dhe

faunës, të vegjetacionit, shumëllojshmërisë

biologjike që është

e një rëndësie të veçantë, jo

vetëm për vendin tonë, por

edhe për rajonin e Mesdheut

dhe Europën.

Mjedisi shqiptar ofron kushte

për ekzistencën e mbi 3200

specieve bimësh të larta, që përbëjnë

30% të florës europiane

dhe 756 lloje rruazorësh, ku 91

prej tyre ndodhen në vendin

onë dhe kanë një status botëror

brojtjeje.

Situata e mjedisit në

Shqipëri

Parë në këndvështrimin e

raporteve të zhvillimit nga njëra

anë dhe me dëmtimin e mjedisit

nga ana tjetër, Shqipëria konsiderohet

në një situatë relativisht

të mirë. Megjithatë, jo pak

fenomene mjedisore që kanë

karakter global si degradimi i

tokës, ndryshimet klimatike dhe

ngrohja globale, shirat acide,

humbja e biodiversitetit biologjik

dhe dëmtimi i peizazheve,

evidentohen si problematike

edhe në mjedisin shqiptar.

Ndryshimet në jetën sociale

në Shqipëri vitet e fundit, sipas

specialistëve të mjedisit, kanë

sjellë një numër të madh problemesh

mjedisore, të cilat njëherazi

përfaqësojnë si trashëgiminë

negative historike, ashtu edhe

atë të periudhës së tranzicionit.

Kështu, toka si element natyror

i rëndësishëm, nuk është mbrojtur

dhe shfrytëzuar si duhet, në

mënyrë të qëndrueshme, por

është dëmtuar dukshëm nga

erozioni. Zonat më të dëmtuara

nga ky fenomen janë Shkodra,

Tropoja, Saranda, Gjirokastra,

etj.

Nga ana tjetër, Zonat e

Mbrojtura, janë territoret e

prekura nga dëmtimet në vitet e

fundit. Ato përmbajnë disa nga

vlerat më të mëdha të vendit si

nga pikëpamja ekonomike, ashtu

edhe ekologjike. Gjuetia pa

kriter ose me mjete të paligjshme

si ajo e faunës së egër, ashtu

edhe e peshkimit, kanë dëmtuar

në një farë mase fondin faunistik

të vendit.

Zonat problematike

të ndotjes në

Shqipëri

Nga aktiviteti industrial i

mëparshëm kanë mbetur një

numër zonash të kontaminuara

nga ndotja që po kërcënojnë

shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.

Janë të identifikuara 9 zona

të tilla, 5 prej të cilave janë njohur

dhe ndërkombëtarisht si

zona të nxehta mjedisore. Si zona

të tilla që janë në vëmendjen e

veçantë të qeverisë përmenden

zona e ish-ndërmarrjes Kimike

Durrës, fusha naftëmbajtëse e

Marinzës në Patos, Uzina e Plehrave

Azotike në Fier, etj.

Përsa i takon ujrave të lumenjve

dhe liqeneve treguesit mjedisorë

monitorues rezultojnë të

një cilësie shumë të mirë. Ndotja

e tyre është kryesisht e

natyrës organike, për shkak të

shkarkimeve të lëngëta urbane

që derdhen në to të patrajtuara,

fenomen ky që vihet re edhe në

detin Adriatik.

Objektivat dhe

masat e marra në

fushën e mjedisit

Problemet që kanë të bëjnë

me mjedisin nuk mund të zgjidhen

menjëherë. Qëllimi është që

ato të mbahen nën kontroll sipas

kritereve bashkëkohore në

përputhje me standardet e

Bashkimit Europian, shprehen

specialistë të mjedisit. Kjo

kërkon forcimin e institucioneve

të mjedisit, hartimin e politikave

mjedisore, përmirësimin e

kuadrit ligjor dhe përafrimin e tij

me legjislacionin europian.

Eliminimi i zonave problematike

nga ndotja dhe rritja e shkallës

së ndërgjegjësimit të opinionit

publik për problemet mjedisore

janë disa nga objektivat, plotësimi

i të cilave kërkon bashkëpunim

me dikastere të tjera

dhe institute kërkimore shkencore.

Në vendin tonë prej disa

vitesh vazhdojnë të zbatohen tri

projekte të financuara nga Fondi

Global për Mjedisin si; Projekti

për ndryshimet klimatike,

për mbrojtjen e liqenit të Ohrit,

Projekti për mbrojtjen e zonës

bregdetare e ligatinore të Mesdheut,

Mbrojtja e mjedisit dhe

përdorimi i qëndrueshem i burimeve

natyrore.

Objektivat e Qeverisë për mje-

disin për periudhën 2005 - 2009

garantojnë efekte pozitive në

përmirësimin e mjedisit. Këto

objektiva po fillojnë me marrjen

e masave për forcimin e disiplinës

së ligjit në mbrojtje te

mjedisit, ku do të zbatohet parimi

“dëmtuesi paguan koston e

plotë”, me qëllim forcimin e

masave ndëshkimore ndaj çdo

ndotësi dhe dëmtuesi te komponenteve

mjedisore.

Në këtë kuadër Ministria e

Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit

të Ujrave ka vendosur si

përparësi disiplinimin e aktiviteteve

ekonomike që shkaktojnë

ndotjen e ajrit në zonat urbane,

ndotjen në ujrat bregdetare e liqenore

dhe që kompromentojnë

potencialet turistike, dëmtimin e

pyjeve dhe erozionin e tokës.

Gjithashtu politikat mjedisore

synojnë përgjysmimin e nivelit

të ndotjes së ajrit në zonat e

mëdha urbane të vendit, ku do

të adoptohen plotësisht standardet

mjedisore të shkarkimit në

ajër, duke i përafruar me standardet

europiane, sipas një programi

ambicioz.

Vëmendje po i kushtohet dhe

erozionit masiv, si një nga shkaktarët

e përmbytjeve dhe dëmeve

te mëdha njerëzore e materiale në

tokat e ulëta fushore. MMPAU

ka ndërmarrë një sërë kontrollesh

për ndalimin e veprimtarive të

ndryshme shfrytëzuese në vendet

me rrezik të lartë të erozionit,

si dhe po mbeshtet me programe

të posaçme rehabilitimin e sipërfaqeve

pyjore dhe kullosore.

Berisha: Mbrojtja e

mjedisit, prioritet

themelor i qeverisë

Kryeministri merr pjesë në

aktivitetin e zhvilluar në kuadër

huveli: Brenda 3 vjetëve, 900 mijë ha

yje e kullota janë transferuar në pronësi

po përdorim në komuna dhe bashki

Ministri i Mjedisit,

Pyjeve dhe Ad

ministrimit të

Ujrave, Lufter Xhuveli, vlerësoi

të martën, gjatë Aktivit Kombëtar

për Mbrojtjen e Pyjeve

nga Zjarri, të organizuar nga

MMPAU në Hotel Tirana International,

se për pyjet këtë vit

ndodhemi në një situatë të re,

të ndryshme nga ajo e viteve

të mëparshme.

Në fjalën e tij, ministri Xhuveli

u ndal në arritjet në këtë

drejtim, duke theksuar se

“brenda një periudhe 3 vjeçare

ne arritëm të kryejmë studimet

e nevojshme dhe të mundësojmë

vendimmarrjen e Këshillit

të Ministrave në përmasa të

mëdha, duke transferuar në

pronësi, apo në përdorim të komunave

dhe bashkive rreth 900

mijë ha pyje dhe kullota ose 2/

3 e gjithë fondit kombëtar”. Sipas

ministrit të Mjedisit, gjatë

kësaj periudhe, në krahasim me

vitet 2000-2005, në vitet 2006,

2007 dhe 2008, shfrytëzimi i

planifikuar i pyjeve është ulur

tre herë, janë dyfishuar sipërfaqet

e zonave të mbrojtura,

janë shtuar në mënyrë të dukshme

pyllëzimet e reja dhe në

sezonin dhjetor 2007-mars 2008

janë mbjellë rreth 1 milion fidana

pyjorë, sasia më e madhe e mbjellë

gjatë këtyre 18 viteve të

fundit.

“Frutet e kësaj reforme janë

të shprehura qartë në gjendjen

e mirë të pyjeve, në shkallën e

lartë të gjelbërimit dhe të

ripërtëritjes”, theksoi zoti Xhuveli,

duke shtuar se “në bazë të

vlerësimit të ekspertëve për

herë të parë pas shumë dekadash,

bilanci vjetor i volumit

midis prerjes dhe rritjes në pyje

është pozitiv, dmth, rritja e

pyjeve është më e madhe se

sasia e prerjeve”

Karierat e gurit

gëlqeror - MMPAU:

Janë mbyllur 12

subjekte në Dajt

Ministria e Mjedisit, Pyjeve

dhe Administrimit të Ujërave, në

kuadër të veprimtarive ekonomike

me ndikim në mjedis, siç

janë gurorët në Parkun Kombëtar

të Malit të Dajtit, deklaroi të

mërkurën se inspektimet kanë

mbyllur 12 shoqëri që shfrytëzonin

karierat e gurit gëlqeror.

“Nga 14 subjekte vetëm 2 prej

tyre kanë zbatuar urdhërin duke

mbyllur aktivitetin, pasi që me

datën 25 shkurt të vitit të kaluar,

ministri Lefter Xhuveli nxori urdhërin

ku caktoi datën 1 qershor,

si afat përfundimtar për

mbylljen e veprimtarive të

gurorëve, i cili është publikuar

dhe dorëzuar subjekteve të

guroreve”, deklaroi në një konferencë

për shtyp, Tom Therçaj,

zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit,

Pyjeve dhe Administrimit

të Ujërave.

Sipas tij pas skadimit të këtij

afati, për tri ditë me radhë u ushtruan

kontrolle nga strukturat

inspektuese të ministrisë, ku rezulton

se nga 14 subjekte vetëm

2 prej tyre kanë zbatuar urdhërin

duke mbyllur aktivitetin. 12 subjektet

e tjera të cilat nuk kanë

zbatuar urdhërin, janë gjobitur

me maksimumin e parashikuar

në ligj, shumën prej 500 mijë lekësh.

të Ditës Botërore të Mjedisit

Kryeministri Sali Berisha siguroi

të enjten se qeveria që ai

drejton do të ndërmarrë studimet

me serioze për të evidentuar

dëmet që mund të shkaktojnë

industritë që do të ngrihen

si dhe do të pengojë çdo

rast kur ky dëm kalon standardet

e pranuara.

I pranishëm në aktivitetin e

zhvilluar sot në mjediset e hotel

‘Sheraton’ në Tiranë, në kuadër

të 5 qershorit, Ditës Botërore të

Mjedisit, z. Berisha tha se zhvillimi

dhe mbrojtja e mjedisit është

dhe do të mbetet një nga prioritet

më themelore të punës së

kësaj qeverie.

Z. Berisha e cilësoi këtë Ditë

si, dita e jetës, pasi siç u shpreh

ai, “asgjë nuk është e lidhur më

shumë me jetën sesa mjedisi ku

jetojmë”.

Duke përshëndetur për

punën e çmuar të gjithë punonjësit

e kësaj fushe, shoqërinë

civile dhe organizatat për

mbrojtjen e mjedisit, z. Berisha

siguroi se zëri i tyre është dëgjuar

dhe do të dëgjohet me

shumë interes nga qeveria që

drejton. “Vlerësoj kontributin e

tyre dhe mbështes të gjitha përpjekjet

e Ministrisë së Mjedisit

për të mbrojtur standardet e

domosdoshme për zhvillimin e

mjedisit”, tha kryeministri.

Ai nënvizoi se duhet të mbrohet

gjithnjë dhe më shumë kauza

e standardeve apo e zhvillimit

të qëndrueshëm, duke siguruar

se “tek unë ekziston bindja

e thellë se një mjedis i mbrojtur

dhe i zhvilluar është trashëgimia

më e shkëlqyer që mund t’i

japim brezave që vijnë”.

Kryeministri vuri në dukje se

qeveria është e vendosur për të

marrë çdo vendim për mbrojtjen e

mjedisit. “Ne jemi një vend ku falë

përpjekeve tona dhe një kompkesi

rrethanash kuotohemi në një

pozicionim të lakmueshëm nga

shumë vende të tjera përsa i përket

mbrojtjes së mjedisit në tërësi”,

tha ai. Kjo është pozitive, Z.

Berisha por nga ana tjetër, ne jemi

një vend me potenciale të mëdha

për t’u zhvilluar duke kujtuar

ndër të tjera se ne jemi një vend

me pasuri minerare shumë të

mëdha, por realisht me nje batërdi

mjedisore në zonat minerare.

Kryeministri informoi se po

punohet që të grupohemi ne ato

vende që në shfrytëzimin minerar

vendosin dy nga parimet kryesore,

mbrojtjen e mjedisit dhe

transparencën financiare në

shfrytëzimin e tyre. Këto shanse

ne i kemi edhe në turizëm, vijoi

Kreu i Qeverisë, duke nënvizuar

se investime shumë të mëdha po

bëhen gjatë këtyre dy viteve për

pastrimin e ujërave tona.

Dy vjet më parë, kujtoi z. Berisha

, ne përuruam impiantin e

parë të pastrimit të ujërave të zeza

në Shqipëri dhe sot kemi një

numër të madh të këtyre impianteve

në disa rrethe.

Duke vënë në dukje përpjekjet

serioze për një përballje sa me

eficente me të gjithë ndotësit e

mjedisit, z. Berisha siguroi se do

të persistojme që në programin

e shkollave tona, mbrojtja e mjedisit

dhe zhvillimi i tij të ketë vendin

që meriton.

Ai ftoi organizatat për

mbrojtjen e mjedisit që të bashkëpunojnë

me qeverinë me qëllim

që këtë vit të ndërmarrim veprimin

më të fuqishëm që kemi

marrë ndonjëherë për

mbrojtjen e zhvillimin e

mjedisit.

Ndryshimet e klimës në

deltat e lumenjve në

një projekt 4 vjeçar

Qeveria shqiptare dhe PNUD lancojnë

projektin në kuadër të programit ‘Një OKB’

Qeveria shqiptare dhe

PNUD lançuan të

mërkurën, gjatë një takimi në

Hotel Tirana International, projektin

e ri “Identifikimi dhe implementimi

i masave përgjegjëse

për adaptim ndaj ndryshimeve

të klimës në deltat e lumenjve

Drin dhe Mat”.

Projekti që zbatohet në

kuadër të Programit “Një OKB”,

me kohëzgjatje 4 vjet, financohet

nga Fondi për Mjedisin Global,

Qeveria shqiptare, PNUD

dhe Qendra Rajonale e Mjedisit.

Projekti që do të zbatohet në

lumenjtë Drin dhe Mat, me vlera

të rëndësishme për biodiversitetin

në këndvështrimin global

dhe kombëtar, synon të asistojë

Qeverinë shqiptare në zbatimin

e strategjive për të zbutur dhe

përballuar ndikimet e ndryshi-

meve të pritshme klimatike. Projekti

parashikon disa masa për

adaptim si rivendosja e habitatit

të dunave bregdetare, modifikimi

i planeve të mbrojtjes së zonës

midis deltës së lumenjve Drin

dhe Mat. Në projekt përfshihen

dhe masa të tjera adaptuese

lidhur me peizazhin e kësaj zone.

Raporti i fundit i OKB-së ka

konfirmuar ngrohjen e klimës, e

cila ndikon në aktivitetin njerëzor

dhe jetën social-ekonomike.

Ndikime të tilla klasifikohen nga

rritja e nivelit të detit, shkrirja e

akujve, ngjarjet ekstreme, thatësirat,

përmbytjet, ngrohja dhe

ndryshimet në ekosisteme. Ashtu

si vendet e tjera, Shqipëria nuk

ka imunitet nga këto ndikime, pavarësisht

se kontributi në sasinë

e shkarkimeve të gazeve me

efekt me serë është i ndryshëm.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!