06.04.2014 Views

Searching for Solutions for Kosovo's North (ENGLISH) - Cigonline.net

Searching for Solutions for Kosovo's North (ENGLISH) - Cigonline.net

Searching for Solutions for Kosovo's North (ENGLISH) - Cigonline.net

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

do të votonin për bashkimin me Shqipërinë, e serbët për bashkim me Serbinë”.

Është mëse e nevojshme të qartësohet koncepti i perspektivave dhe të mos

mbahen njerëzit nën iluzionin se do t’i bashkohen Serbisë në dhjetë vitet e

ardhshme. “Shumë prej nesh nuk duan t’i humbim edhe dhjetë vite tjera.” Ai ka

theksuar se dialogu mes Beogradit e Prishtinës ka qenë relativisht i suksesshëm

sepse perspektiva e integrimit evropian u është prezantuar të dyja shteteve. Ai

ka inkurajuar komunitetin ndërkombëtar që të bëjë më shumë në këtë drejtim.

Një pjesëmarrës tjetër ka kërkuar nga BE-ja që të zhvillojë një udhërrëfyes

të qartë me hapa të qartë që duhen ndërmarrë nga secila palë dhe me një

kushtëzim dinamik. Sipas këtij pjesëmarrësi, kriteri numër një do të duhej të

ishte që Beogradi e Prishtina të ulen së bashku dhe të fillojnë të pajtohen për

cështje të hapura.

Në tryezë është diskutuar edhe cështja e zgjedhjeve të ardhshme serbe në

Kosovë. Pasi që ka theksuar se Beogradi së shpejti do të tregojë nëse do ti

mbajë zgjedhjet në Kosovë, një folës serb ka thënë se Beogradi nuk është i

sinqertë në politikën e tij ndaj Kosovës. Beogradi duhet të jetë më transparent

dhe më i sinqertë rreth asaj se cka ai don që serbët e Kosovës të bëjnë. Edhe

Prishtina duhet të jetë më e hapur. “Ne dijmë për ultimatumin gjerman drejtuar

institucioneve serbe në veri por cka do të ndodhë me mijëra njerëz të cilët

punojnë në këto institucione?” Ky folës ka thënë se kjo cështje duhet të zgjidhet

duke marrë parasysh interesin e njerëzve në veri. Një tjetër pjesëmarrës ka

thënë se pjesa më e madhe e njerëzve që janë momentalisht të punësuar në

administratën lokale në veri do të punësoheshin në cfarëdo qeverie komunale

në të ardhmen. Një tjetër pjesëmarrës ka thënë se mesazhi i referendumit

nuk ka qenë i drejtuar vetëm drejt Prishtinës dhe kundër institucioneve të saj

por edhe drejt Beogradit duke shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e procesit

vendimmarrës atje. Ky folës ka kërkuar më shumë transparencë. “Na është

thënë se dialogu mes Beogradit e Prishtinës është teknik. Ka dalë se ka qenë

politik”. Një folës nga Beogradi ka thënë se nuk pritet të ketë shumë përparim

në këtë drejtim deri në fund të vitit për shkak të zgjedhjeve. “Vendimet e mëdha

nuk merren gjatë fushatave elektorale”.

Sipas një pjesëmarrësi shqiptar, Prishtina ka ndërmarrë një numër të vendimeve

që nuk janë pritur edhe aq mirë sikurse marrëveshja për përfaqësimin rajonal si

dhe ligjet për Hocën e Madhe dhe qendrën historike të Prizrenit. Ai ka theksuar

se rendi shtetëror i Kosovës mund të minohet nëse veriut i jipen shumë

kompetenca. Beogradit i është kërkuar ta ndalojë financimin e strukturave

paralele kurse Prishtinës i është kërkuar të jetë kreative. Por Prishtinës është

duke iu ngushtuar hapësira manovruese. Ky folës ka thënë se përderisa

Prishtina detyrohet ta implementojë planin e Ahtisarit të plotë në jug, komuniteti

ndërkombëtar nuk është duke i ndihmuar Prishtinës ta implementojë të

njejtin në veri. Kjo është më së shumti që qeveria e Kosovës mund të bëjë. Ajo

41

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!