20.04.2015 Views

Bankë e grupit - Intesa Sanpaolo Bank Albania

Bankë e grupit - Intesa Sanpaolo Bank Albania

Bankë e grupit - Intesa Sanpaolo Bank Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Raporti Vjetor 2012

Ndërtimi dhe transporti janë sektorët që kanë regjistruar rritje negative përgjatë të gjithë tremujorëve

(përkatësisht me 17,10% deri në 18.10% dhe 10.70% deri 11.20%), ndërsa industria përpunuese e

mori veten, pas një rënieje prej 27.90% me bazë vjetore në tremujorin e parë, për t’u rritur përkatësisht

me 0,70% dhe 8.80% në tremujorin e dytë dhe të tretë dhe me 3.40% në tremujorin e fundit.

Posta dhe telekomunikacioni shënuan një rritje të lartë në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht

11.00% dhe 21.80%), pas një periudhe dy vjeçare gjatë të cilës sektori kishte regjistruar rritje negative

apo zgjerim mjaft të ulët pozitiv. Tendenca e rritjes vazhdoi edhe gjatë tremujorit të fundit, duke shënuar

një rritje prej 24.00% me bazë vjetore.

Bujqësia shënoi një rritje mesatare prej 5.50-6.00%, të udhëhequr nga eksportet e produkteve bujqësore

që regjistruan një performancë të mirë, si rrjedhojë e gjallërimit të prodhimit vendas.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në dhjetor 2012 u mbyll në nivelin e 2.70%, duke qenë brenda

objektivit prej 2.00-4.00% të vendosur nga Banka Qëndrore. Ndryshimet vjetore të indeksit nuk e

kaluan asnjëherë nivelin prej 3.00% përgjatë të gjithë 12 muajve, ndërkohë që në 5 muajt e parë të

vitit inflacioni qëndroi nën 2.00%.

Pasi u përshpejtuan në tremujorin e tretë të vitit, ritmet inflacioniste ranë sërish në muajt e fundit, duke

reflektuar tkurrjen më të lartë të indeksit të çmimeve të prodhimeve sezonale, krahasuar me mesataren

e tyre historike.

Moti i ngrohtë i vjeshtës (tetori dhe nëntori) favorizoi prodhimet vendase të vonshme, duke plotësuar

kërkesën, që tradicionalisht në këtë periudhë mbulohej nga produkte të importuara.

Kërkesa e brendshme e dobët, inflacioni i ulët i importuar, së bashku me stimujt e dobët fiskale

(shpenzimet buxhetore u frenuan për të mbajtur deficitin buxhetor nën kontroll) dhe rritja minimale e

të ardhurave ishin faktorë të tjerë që ndikuan në prirjet e moderuara inflacioniste përgjatë vitit 2012.

Për vitin 2013, inflacioni pritet sërish që të qëndrojë brenda objektivit prej 2.00-4.00%, duke qenë më

pranë kufirit minimal.

Në kushtet kur inflacioni ka qenë brenda objektivit dhe presionet për rritjen e tij kanë qenë të ulëta,

Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë lehtësuese monetare, duke ulur vazhdimisht normën bazë të

interesit. Që nga shtatori 2011 deri në korrik 2012, kjo normë bazë u ul me 125 pikë bazë, në 4.00%,

një rekord minimal historik ky, dhe në këto nivele qëndroi deri në fund të 2012. Në fillim të vitit 2013,

Banka e Shqipërisë uli sërish normën bazë në një rekord të ri minimal historik prej 3.75%.

Pavarësisht përpjekjeve të Bankës Qëndrore, përçimi i kësaj politike lehtësuese në uljen e kostos së

huadhënies në lekë ka qenë i ngadaltë dhe i vonuar në kohë, për shkak të faktorëve të tjerë, që kanë

ndikuar në sjelljen e bankave (si niveli i lartë i kredive me probleme, frenimi i kërkesës për kredi nga

bizneset, apo tërheqja nga kredidhënia e disa bankave me kapital perëndimor) që çoi në një rritje të

yield-it të bonove të thesarit në tetë muajt e parë të 2012.

Pas një fillim viti jo shumë të mbarë, eksportet u gjallëruan në gjysmën e dytë të vitit duke shënuar

një zgjerim prej 8.21% me bazë vjetore. Pavarësisht rritjes së kënaqshme, duke pasur në konsideratë

mjedisin e dobët ndërkombëtar, zgjerimi i eksporteve ka ardhur pothuajse tërësisht si rrjedhojë e shitjes

së pasurive natyrore jashtë vendit, me grup-mallin “minerale, lëndë djegëse, energji”, kryesisht naftë, që

u rrit me gati 30%, ndërkohë që dy grup-mallrat e tjera kryesore (“tekstile dhe këpucë” dhe “materiale

ndërtimi e metale”) shënuan tendencë negative, duke rënë përkatësisht me 3.22% dhe 2.65% me

bazë vjetore. Viti 2012 nuk shënoi ndonjë zhvillim pozitiv në drejtim të rritjes së eksporteve me vlerë të

shtuar, që mbeten një parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm.

Italia vijoi të ishte partneri kryesor i Shqipërisë përsa i përket eksporteve (5.12% të totalit, pothuajse i

pandryshuar me një vit më parë). Që prej fillimit të krizës në Greqi, eksportuesit shqiptarë po i largohen

këtij tregu. Një destinacion i ri i shitjes së produkteve shqiptare gjatë vitit 2012 ishte Spanja, eksportet

drejt të cilit pothuajse u trefishuan, duke e kthyer atë në partnerin e dytë tregtar të vendit, përsa i

9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!