20.04.2015 Views

Bankë e grupit - Intesa Sanpaolo Bank Albania

Bankë e grupit - Intesa Sanpaolo Bank Albania

Bankë e grupit - Intesa Sanpaolo Bank Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Raporti Vjetor 2012

Marrëdhënia me punonjësit

Gjatë vitit 2012, Intesa Sanpaolo Bank Albania inkurajoi një mjedis konkurrues midis punonjësve të

vet, zhvilloi aftësitë e tyre komerciale dhe vlerësoi potencialet e punonjësve.

U aplikua një metodologji e re e sistemit të vlerësimit nëpërmjet përcaktimit të Treguesve Kryesor të

Perfomancës për çdo punonjës në drejtorinë qendrore krahas objektivave për sistemin e stimujve për

punonjësit e rrjetit, duke siguruar në këtë mënyrë realizimin e strategjive kryesore të bankës.

Në anën e tyre, punonjësit e bankës janë angazhuar duke bërë përpjekjet më të mira për të ofruar

klientëve të bankës një shërbim të përditshëm të pakrahasuar, duke dhënë ndihmën dhe përkushtimin

tyre në funksion të plotësimit të nevojave dhe përparësive të klientëve.

Banka vazhdoi të tërheqë, ruajë dhe zhvillojë aftësitë e biznesit të punonjësve. Në këtë kontekst,

Departamenti i Burimeve Njerëzore përgatiti dhe organizoi trajnime të specializuar për: Kulturën e

Kredisë për Korporatat, Sistemet Globale të Performancës, projekti “To Be” për të ristrukturuar dhe

thjeshtuar aktivitetet e operacioneve në degë dhe centralizimi i tyre në drejtorinë qendrore, trajnime

të ndryshme të ofruara nga Shoqata Shqiptare e Bankave.

Në vitin 2012, Banka implementoi me sukses një kanal alternativ mësimi duke përfshirë mësimin në

distancë, një mundësi nëpërmjet të cilës punonjësit do të kenë mundësi të përmbushin potencialet e tyre.

Kjo platformë është një mënyrë alternative krahas të mësuarit tradicional, duke përfshirë transferimin e

dijes dhe aftësive nëpërmjet mësimdhënies në rrugë elektronike sesa trajnimet në klasë.

Banka është e përkushtuar të zhvillojë dhe mbajë punonjësit e vet duke ofruar një karrierë transparente

dhe edukim të mëtejshëm profesional. Promovimi i punonjësve të cilët përmbushin detyrat e reja

dhe më të përgjegjshme që u janë ngarkuar menaxhohet me kujdes nga departamenti i burimeve

njerëzore duke marrë në konsideratë performancën e punonjësit, dijet dhe aftësitë për t’u zhvilluar

dhe shkëlqyer.

Fuqia e madhe e Bankës mbështetet në aftësinë e saj për të dëgjuar zërin e punonjësve të saj përmes

Sondazhit të Klimës së Brendshme, një iniciativë e grupit e cila kontribuon jo vetëm për të marrë në

mënyrë sistematike mendimin e punonjësve në lidhje me drejtimin e bankës, kënaqësinë në punë,

sjelljen në treg, perceptimin e klientëve, por gjithashtu mundëson dhe krahasimin kundrejt bankave

të tjera të grupit dhe i siguron drejtimit një platformë të qartë për përmirësime.

Gjatë dy tre mujorëve të fundit të vitit 2012, banka ishte subjekt i një procesi ndryshimi të shpejtë dhe

të përgjithshëm të strukturës organizative dhe ndarjes funksionale, ndryshime të cilat ishin rezultat

kryesisht i sistemeve operacionale (centralizimi i operacioneve) dhe modelet e biznesit (Korporata

dhe Individë). Këto ndryshime përfshinë një numër të madh punonjësish të cilët ishin pjesë e këtyre

strukturave duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për proceset e përgjithshme.

Banka përpiqet të japë hapësirën dhe të theksojë rolet dhe detyrat e secilit punonjës nëpërmjet një

jete të brendshme dinamike të mbushur me evente. Gjatë vitit 2012, banka organizoi aktivitete të

ndryshme kulturore dhe argëtuese si: Festa e karnavaleve për fëmijët; Fëmijët në Bankë; Ne jemi

Grupi Intesa Sanpaolo; Aktivitete të ndryshme sportive & argëtuese; “Live Inspire” dhe iniciativa e

brendshme “Ne jemi historitë tona”.

34

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!