20.04.2015 Views

Bankë e grupit - Intesa Sanpaolo Bank Albania

Bankë e grupit - Intesa Sanpaolo Bank Albania

Bankë e grupit - Intesa Sanpaolo Bank Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Fjala e Drejtorit

të Përgjithshëm Ekzekutiv

Viti 2012 u karakterizua nga një mjedis makroekonomik sfidues, si në

aspektin lokal, ashtu edhe në aspektin global. Pavarësisht vitit të vështirë

për industrinë bankare, Intesa Sanpaolo Bank Albania arriti rezultate

pozitive duke vazhduar të ruaj tendencën pozitive të rritjes së depozitave

dhe aktiveve, si dhe duke ruajtur një portofol solid kredie në bazë të

parimeve themelore të administrimit të kujdesshëm të riskut.

Viti që shkoi, shënoi gjithashtu fillimin e riorganizimit strategjik dhe

strukturor të Bankës. U ndërmorën shumë investime dhe iniciativa të

rëndësishme për të krijuar një bazë të shëndoshë për rritjen e qëndrueshme

të biznesit duke synuar krijimin e vlerës për grupet tona të interesit:

klientët, aksionerët dhe punonjësit.

Të përkushtuar për t’u ofruar klientëve tanë një shërbim bankar të përsosur

duke ruajtur ndërkohë cilësinë e rentabilitetit dhe efikasitetit operativ,

Intesa Sanpaolo Bank Albania, gjatë vitit 2012, bëri përpjekje të mëdha

duke përqendruar fokusin e saj në aktivitetet bankare për korporatat dhe

individët nëpërmjet implementimit të një numri të madh projektesh me

qëllim përmirësimin e mundësive të Bankës për t’iu përgjigjur në kohë dhe

me efikasitet nevojave të klientëve.

Duke qenë një nga Bankat kryesore në vend, me një rrjet prej 31 degësh,

duke i shërbyer afërsisht 143 mijë klientëve, me një mbështetje të madhe

italiane, të udhëhequr nga parimet e Grupit Intesa Sanpaolo, Banka

vazhdoi të mbështes zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe shkëmbimet

ekonomike në rritje midis Shqipërisë dhe Italisë, ku lidhjet midis tyre

vazhdojnë të ndikojnë fuqishëm tek të dyja vendet. Sot Intesa Sanpaolo

Bank Albania luan një rol të rëndësishëm si kredituesi kryesor për klientët

korporatë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e frymëzuar nga parimet

e “qëndrueshmërisë” dhe “ekonomisë reale”, duke vepruar si një Bankë

urë midis Shqipërisë dhe Italisë.

Suksesi i Intesa Sanpaolo Bank Albania është padyshim rezultat i punës

së punonjësve tanë. Unë dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për

profesionalizmin dhe angazhimin e tyre të përditshëm. Gjithashtu dëshiroj

të falënderoj klientët dhe partnerët tanë të biznesit për besimin e tyre

në Bankën tone. Unë ju siguroj se ne do të bëjmë maksimumin për të

zhvilluar dhe përmirësuar shërbimet tona në përfitim të klientëve tanë.

Drejt të ardhmes me ju!

I juaji,

Alexander Resch

Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv

5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!