20.04.2015 Views

Bankë e grupit - Intesa Sanpaolo Bank Albania

Bankë e grupit - Intesa Sanpaolo Bank Albania

Bankë e grupit - Intesa Sanpaolo Bank Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vështrim mbi

Ecurinë Tregtare

Gjatë vitit 2012, ekonomia shqiptare u prek në mënyrë progresive nga kriza e madhe në Eurozonë.

Lidhjet e rëndësishme tregtare, investimet, financiare dhe dërgesat me Eurozonën ndikuan negativisht në

rritjen, ndërsa kërkesa e brendshme mbeti në nivele të ulta për shkak të rënies së dërgesave dhe rritjes së

ngadaltë të kredisë.

Cilësia e portofolit të kredisë të sektorit bankar u përkeqësua më tej në vitin 2012 për shkak të vështirësive

ekonomike dhe kapacitetit të dobët të ekzekutimit të kolateralit.

Në kuadrin e kushteve sfiduese ekonomike dhe të tregut, Banka përforcoi fokusin e saj tek klientët me

kapital, likuiditet dhe pozicione financimi solid të shoqëruar me fleksibilitet dhe besimin për t’u përballur

me sfidat ekonomike në të ardhmen.

Banka vendosi një objektiv të qartë: të jetë sipërmarrësi më i mirë i shërbimeve financiare në tregun

shqiptar. Shtyllat kryesore të mëposhtme të strategjisë bankare kishin si qëllim krijimin e vlerës solide.

Gjatë vitit 2012, në kuadrin e sfidave të mëdha dhe të rëndësishme, Banka rishikoi strategjinë e saj të

biznesit bazuar në katër prespektikat kryesore:

• Prespektiva e klientit

• Prespektiva financiare

• Prespektiva e biznesit të brendshëm

• Prespektiva e inovacionit dhe mësimit

Me rishikimin e linjave të biznesit, Banka u përqëndrua në optimizimin, thjeshtimin dhe standardizimin e

modelit të shërbimit për klientët e saj. Gjithashtu, me riorganizimin e brendshëm, Banka kishte si synim

të përmirësonte fokusin e klientit nëpërmjet ri-segmentimit të nivelit të parë dhe të dytë dhe ofertës

përkatëse të dedikuar të produkteve. Banka organizoi njësitë e saj operative në shërbim të katër grupeve

të klientëve: Korporatë, Ndërrmarjet e Vogla edhe të Mesme, Biznes i Vogël dhe Individë.

Gjatë vitit të kaluar, Banka rishikoi krijimin e produkteve dhe shërbimeve duke theksuar lehtësinë, qartësinë,

zgjedhjen dhe vlerën duke synuar ofrimin për katër grupe klientësh, aftësitë dhe kapacitetet kryesore që

ata kanë nevojë për të menaxhuar biznesin e tyre dhe aktivet e tyre personale financiare.

Rruga e përsosmërisë operacionale u pasua me disa iniciativa dhe investime. Midis tyre, banka arriti të

përmirësojë mirëmbajtjen dhe procesin e procedurave ekzistuese të pagesave utilitare nëpërmjet debitimit

automatik; procesi i lëshimit dhe pranimit të kartës dhe migrimi i Chip-it u realizuan me sukses; të gjitha

aktivitetet e operacioneve të rrjetit u rishikuan me qëllim centralizimin e detyrave jo-komerciale në

Drejtorinë Qëndrore dhe duke fokusuar kapacitetet e punonjësve të degës në aktivitetet tregtare.

Krahas aktiviteteve të mësipërme, optimizimi i administrimit të riskut ishte një nga objektivat kryesore të

Bankës gjatë vitit 2012. Në këtë kuadër, fokusi kryesor ishte fusha e Riskut të Kredisë me disa projekte

duke përmendur projektin e harmonizimit të SNRF, me synimin për të harmonizuar kriteret e klasifikimit të

ekspozimit të kredisë në të gjithë Grupin, teknikat e zbutjes së riskut duke patur si synim trajtimin e njëjtë

homogjen të garancive për zbutjen e kredisë në përputhje me Bazel II, Ristrukturimi dhe automatizimi i

procesit të kredidhënies për të gjitha segmentet e biznesit. Ndër të tjera, projekti për sistemin e riskut

të likuiditetit u implementua në bazë të kriterit të Bazel III për matjen dhe monitorimin e likuiditetit të

integruar me grupin.

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!