15.01.2015 Views

Shtator 2008 Çmimi 30 lekë Organ i ... - kishadhejeta.com

Shtator 2008 Çmimi 30 lekë Organ i ... - kishadhejeta.com

Shtator 2008 Çmimi 30 lekë Organ i ... - kishadhejeta.com

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

‘‘Do të merrni forcën e Shpirtit Shenjtë, i cili do të

zbresë mbi ju, dhe ju do të bëheni dëshmitarët e mi

deri në skajin e botës!’’

Be n e d i k t i XVI - Dita Bo t ë r o r e XXIII- të të Rinisë

Organ i permuajshem informacioni i METROPOLISE tIRANE-DURRES Nr. 7

Sh tat o r 2008 Çmimi 30 lekë

Shtator 2008 Kisha dhe jeta

2

PËRMBAJTJA

Kushtimi i Kishës Katedrale “E

lumja Nënë Tereza” Vau-Dejës

Nga Violeta Marashi

Dita Botërore e Rinisë ...

Nga Ana Stakaj

Shqipëria në Sidnej 2008

Nga Isidor Gurakuqi

Dita Botërore e të Rinjve

SIDNEJ 2008

Nga Elidon Dodaj

Do të merrni forcën e Shpirtit

Shenjtë, i cili do të zbresë mbi ju,

dhe ju do të bëheni dëshmitarët e

mi deri në skajin e botës!

Nga Dom Carmine Leuzzi

Shën Pali, misionari më i

madh i të gjitha kohrave

Nga Dom Marjan Lumçi

Kërkimi i Zotit është themeli

i Europës

Nga Prof. Lorenc Stojani

Mesazhi i Këshillit Papnor

për Dialogun Ndërfetar me

rastin e Bajramit

Një “PO” i thënë në

adoleshencë ...

Nga Motër Renata Chiossi

Ju duhet të jeni dëshmitarë të

dashurisë së Atit në mesin e

njerëzve

Nga Monda Legjisi

Programi i Baritore Rinore

Dioqezane 2008-2009

Mesazhet e Zojës - Medjugorie

Nga Majlinda Gjoni

faqe 3

faqe 4

faqe 5

faqe 5

faqe 6-7

faqe 8

faqe 9

faqe 10

faqe 10

faqe 11

faqe 11

faqe 12

Kalendari Liturgjik

Tetor 2008

Ringjallja e të vdekurve

Mt 22, 23-33.

Atë ditë erdhën tek ai disa saducenj që

thonë se nuk ka ringjallje të të vdekurish.

Ata e pyetën:

“Mësues! Moisiu tha: ‘Nëse ndokush

vdes pa lënë fëmijë, i vëllai le të martohet

me gruan e tij për t’i lindur vëllait të vet

trashëgimtarë.’

Tashti, ndër ne ishin shtatë vëllezër.

I pari u martua e vdiq e, pasi nuk pati fëmijë,

ia la gruan vëllait të vet.

Kështu ndodhi me të dytin, me të tretin...

deri tek i shtati.

Dikur, pas të gjithëve, vdiq edhe gruaja.

Në ringjallje, pra, gruaja e cilit ndër këta të

shtatë do të jetë

Sepse, të gjithë e patën grua!”

“Ju jeni gabim u përgjigji Jezusi sepse nuk

e merrni vesh Shkrimin shenjt as pushtetin e

Perëndisë. Sepse, në ringjallje as meshkujt

s’marrin gra as femrat burra, por janë porsi

engjëjt e Hyjit në qiell. E përsa i përket

ringjalljes së të vdekurvet a nuk keni lexuar

çka ju tha Hyji ‘Unë jam Hyji i Abrahamit,

Hyji i Izakut, Hyji i Jakobit’

Ai nuk është Hyji i të vdekurvet, por i të

gjallëvet!”

Kur e dëgjoi populli, u mrekullua nga

mësimi i tij.

1 tetor

Sh. Tereza e Jezusit Fëmijë

2 tetor

Engjëjt e rojës

4 tetor

SH. Françesku i Asizit

5 tetor

E DIELA XXVII GJATË VITIT (A)

6 tetor

Sh. Bruno

7 tetor

Sh. Maria Virgjër e Rruzares

9 tetor

Sh. Dionizi

12 tetor

E DIELA XXVIII GJATË VITIT (A)

14 tetor

Sh. Kalisti

15 tetor

Sh. Tereza e Avilës

17 tetor

Sh. Injaci i Antiokisë

18 tetor

Sh. Luka

19 tetor

E DIELA XXIX GJATË VITIT (A)

23 tetor

Sh. Gjoni nga Kapistrano

24 tetor

Sh. Anton Maria Klaret

26 tetor

E DIELA XXX GJATË VITIT (A)

28 tetor

Sh.Simoni dhe Juda

Drejtor i përgjithshëm:

Imzot George Frendo

Kryeredaktor:

D. Marjan Lumçi

Sekretar:

Nikollë Loka

Redaksia:

Kolec Çefa

Ana Stakaj

Zef Skanjeti

Grafika:

Pjerin Sheldija

Elis Gjoni

Foto: Pici

Adresa:

Katedralja e Shën Palit,

Bulevardi Zhan D’Ark,

Tiranë, Shqipëri

E-mail: mlumci@hotmail.com

http://kishadhejeta.googlepages.com

Shtator 2008

Kisha dhe jeta

3

Kushtimi i Kishës Katedrale “E lumja

Nënë Tereza” Vau-Dejës

Nga Violeta Marashi

Përshëndetja e Presidentit të Konferencë

Ipeshkvnore Shqiptare Imzot Rrok Mirdita, me rastin

e shugurimit të Katedrales Kushtuar të Lumes Nënë

Tereza në Dioqezën e Sapës

Ngjarje e madhe historike është shënuar

me 6 shtator 2008, për Dioqezën e

Sapës, e cila gëzoi në shugurimin e Kishës nënë,

Katedrales së re, kushtuar bijës së popullit shqiptar,

të Lumes Nënë Tereza. Qindra besimtarë shtegtuan

drejt Katedrales për të marrë pjesë në kremtimin

e kësaj dite, që na e dhuroi Zoti, duke kënduar e

galduar së bashku. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre

e gjithë hierarkia e Kishës Katolike në Shqipëri,

meshtarë e motra, përfaqësues të komuniteteve

fetare, përfaqësues të Ambasadave diplomatike,

Deputetë, autoritetet e larta civile vendore dhe

lokale, si dhe miq të ardhur nga Italia, Kosova,

Mali i Zi, etj.

Mesha e Shenjtë u udhëhoq nga Ipeshkvi

i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji (ish-ipeshkëv i

Sapës), në bashkëcelebrim me gjithë vëllezërit

meshtarë të pranishëm. Në fillim të meshës, Ipeshkëvi

i Sapës, Imzot Lucjan Avgustini iu uroj

mirëseardhjen të gjithëve, dhe falënderoi Zotin për

këtë tempull të ri që për ndërmjetësuese ka zgjedhur

të Lumen Nënë Tereza. Duke iu drejtuar Imzot

Dodë-s, ai tha se veprën të cilën ti vetë e fillove vite

më parë për ndërtimin e kësaj katedrale ne mbi të

mbimuruam, sot arritëm ta përfundojmë, ju lutem

që ta shuguroni. E menjëherë Imzot Doda bekoi

ujin me të cilin bekoi muret e Katedrales. Ndërsa

në homelinë e rastit imzot Dodë Gjergji falënderoi

Zotin që u arrit të ndërtohet kjo vepër. Është vullnesa

e tij, dashuria dhe kujdesi i bamirësve që kanë

ndihmuar në realizimin e këtij tempulli madhështor

në të cilin jemi mbledhur, dhe marrshim nga ky

vend i shenjtë bekime të shumta e mbi të gjitha

e bartshim dhe e zbatofshim në jetë porosinë dhe

shembullin e dashurisë së Nënë Terezes. Riti i

shugurimit vazhdoi me lyerjen e elterit dhe kushtimin

e tij, ku mbi të gjitha është shenjë e atij elteri

të gjallë që është Krishti. Ndërkohë, po në këtë elter

Ipeshkvi i Sapës, vendosi me duart e tij reliket e së

Lumes Nënë Tereza, Shën Crisante e Daria, Shën

Paola Frasineti, e Lumtura Giovana Scopelli, e në

bazë të dëshmive që i kemi tha Ipeshkvi i vendit,

dëshmoi se janë autentike. Reliket u vendosën në

krahun e majtë të elterit.

Një simbol tjetër i fuqishëm historik në këtë

Shumë i nderuar Shkëlqesia Juaj Imzot Lucjan,

Të nderuar vëllezër ipeshkvij, të dashur vëllezër e motra.

Shugurimi i kësaj katedraleje, kushtuar së Lumes Tereze të Kalkutës, kësaj gruaje shqiptare që i’a

kushtoi tërë jetën e sajë Krishtit, duke u’ shërbyer nê emrin e Tij të braktisurve të kësaj bote, është

një burim i madh gëzimi për besimtarët katolikë të Dioqezës së Sapës, por është gjithashtu një

burim gëzimi e një shenjë

shprese për të gjithë historinë shpirtërore të popullit tonë.

Në epokën kur rreth katedraleve europiane ishin formuar dhe zhvilloheshin shkolla dhe universitete,

katedralet e qyteteve tona mesjetare të pushtuara filluan të rënkonin dhe jeta shpirtërore dhe

intelektuale e kombit tonë pësoi humbje të mëdha.

Ky shekull mund të shikohet si shekulli i kthimit të katedraleve në vendin tonë, shekulli i një fillimi

të ri, ku shkëndija c besimit në Zotin ndez dritën që do ta

udhëheqë popullin drejt të Mirës se amshueshme, asaj të mire mbi të cilën nuk

ka pushtet asnjë forcë e sëmurë e kësaj bote. Kjo e Mirë, që është Zoti vetë, është e pranishme mes

nesh, me anë të besimit që frymëzon jetën e besimtarëve që kanë mbushur këtë katedrale, është e

pranishme në misterin e kishës, dhe

shfaqet në kremtimin e kultit të besimit. Vetëm kjo e mirë e amshuar është shpëtimi i çdo njeriu

dhe çdo kombi, Prandaj njerëzit dhe kombet i kanë kushtuar Hyjit përgjatë kohëve katedrale

madhështore.

Edhe populli i Sapës i ka kushtuar Hyjit katedralen e vet. Pas shkatërrimit të saj i ka kushtuar

katedralen e martirizimit dhe sot, nën udhëheqjen fillimisht të Imzot Dodë Gjergjit e tani të Imzot

Lucjan Avgustinit i kushton përsëri këtë katedrale, që është shprehje e lidhjes së thellë të shpirtit të

besimtarëve me Krishtin dhe shenjë e kujdesit baritor të Ipeshkvit.

Zoti e bekoftë këtë shtëpi të shenjtë të tijën, bekoftë punën dhe mundin e të

gjithë atyre që kanë ndihmuar për ndërtimin e saj dhe na dhëntë dritën e duhur për të ecur udhëve

të tij!

katedrale është se kolonat në të cilën u vendos

i Shenjtërueshmi Sakrament, janë të shekujve

XI & XII, dhe janë kolonat e Kishës “Lindja e

Zojës” në Dejë, e cila është rrënuar nga diktatura

komuniste.

Pak historik mbi Katedralet e Dioqezës

Historia e kësaj dioqeze është e lashtë me

plot vuajtje dhe rrënime, por edhe e lavdishme kur

kujtojmë së kjo dioqezë është toka e katedraleve,

siç janë:

- Sapa dikur kishte katedralen e Shën

Mëhillit, sot e rrënuar në majën e malit të Shën

Mëhillit.

- Katedralen e Shën Gjergjit, e cila qëndron

si një bukuroshe në majën e malit të Nënshatit, ku

kanë shërbyer të mëdhenjtë e këtij kombi si: Imzot

Pjetër Budi, Imzot Frang Bardhi, Imzot Lazër Mjeda,

Imzot Vinçenc Prendushi, Imzot Gjergj Volaj, këto

dy të fundit të pushkatuar nga regjimi komunist.

- Në këto troje janë edhe katedralet e Dioqezës

së Dagnum (Deja), katedralja e Shën Markut

dhe Sarda, katedralja “Të Ngjiturit e Virgjëres Mari

në qiell” në ishullin e Shurdhahut.

Është e rëndësishme se tashmë në Katedralen e

Lumja Nënë Tereza në Vau-Dejës, pajtorët e këtyre katedraleve

janë të paraqitura në vetratat shumëngjyrëshe

të punuar me mjeshtëri nga dora e njeriut.

Shtator 2008 Kisha dhe jeta

4

Dita Botërore e Rinisë më mbush me besim për të

ardhmen e Kishës dhe për të ardhmen e botës sonë

Nga Ana Stakaj

Në mëngjesin e së Enjtes 17 Korrik,

në Government House të Sydney-t,

është zhvilluar ceremonia e mirëseardhjes

së Atit të Shenjtë Benedikti i XVI, ku kanë

qenë të pranishëm autoritete civile dhe fetare

australiane. Papa, i cili kishte ardhur të dielën

në Australi dhe kishte kaluar ca ditë pushimi,

falënderoi për mikpritjen duke kujtuar qëllimin

e vizitës së tij në këtë shtet: Dita e 23-të Botërore

e Rinisë

“Dikush mund të pyesë se çfarë i shtyn

mijëra të rinj të ndërmarrin një udhëtim që për

shumë prej tyre është i gjatë dhe i lodhshëm,

vetëm për të marrë pjesë në një eveniment të

këtij lloji – ka thënë Ati i Shenjtë në fjalimin

e tij. – Që nga Dita e parë Botërore e Rinisë,

në vitin 1986, ishte e dukshme që një numër

i madh të rinjsh vlerëson mundësinë për tu

gjendur bashkë për të thelluar besimin vetjak

në Krishtin dhe t’i bashkëndajnë njëri-tjetrit

eksperiencën e gëzueshme të bashkimit në

Kishën e tij. Ata përpiqen që të dëgjojnë fjalën

e Zotit dhe të mësojnë më shumë mbi besimin

e tyre të krishterë. Janë të dëshirueshëm për të

marrë pjesë në një eveniment që i vë përballë

faktit të idealeve të mëdha që i frymëzojnë dhe

kthehen në shtëpitë e tyre me kulmin e shpresës,

të ripërtërirë në vendimin për të ndërtuar një

botë më të mirë. Dhe për mua është një gëzim

për të qenë me ta, të lutem me ta dhe të celebroj

Eukaristinë bashkë me ta. Dita Botërore e

Rinisë më mbush me besim për të ardhmen e

Kishës dhe për të ardhmen e botës sonë”.

Duke ripërshkuar historinë e kontinentit,

Ati i Shenjtë ka nënvizuar që “Kisha në

Australi, përveç të qënit më e reja nga Kishat

e kontinenteve të ndryshme, është edhe një nga

më kozmopolitanet”. Uzurpimi i parë europian,

në fund të shekullit XVIII, dëshmon që Vendi

ka pritur emigrantë nga Europa dhe nga çdo

anë tjetër e botës. “që mijëra vjet më parë se të

arrinin kolonitë perëndimore, banorët e vetëm

ishin personat autoktonë të Vendit, vendas dhe

banorë të ishullit Stretto di Torres” ka rikujtuar

Papa, i cili citoi “vendimi i guximshëm i Qeverisë

australiane për të pranuar padrejtësitë e bëra në

të kaluarën kundrejt popujve indigjenë”, falë të

cilës janë duke u bërë hapa konkrete për “ arritur

në pajtim të bazuar në respektin reciprok”.

Impenjimi për të eliminuar diferencat mes

indigjenëve australianë dhe atyre jo indigjenë në

të gjitha fushat, një shembull i mirëfilltë pajtimi,

ofrojnë një shenjë shprese “në të gjithë botën

ndaj atyre popujve që përpiqen që të afirmojnë

të drejtat e tyre dhe t’u njihet dhe vlerësohet

kontributi i tyre në shoqëri”.

Pasi ka kujtuar kontributin e ofruar nga

katolikët e mbledhur në këtë tokë në ndërtimin

e Kombit, veçanërisht në fushat e edukimit

dhe shëndetësisë, Benedikti XVI ka cituar

të Lumturën e parë australiane, Motër Mary

MacKillop: “Qëndrueshmëria e saj përballë

vështirësive, ndërhyrjet e saj në mbrojtje

të atyre që trajtoheshin me padrejtësi dhe

shembulli konkret i shenjtërisë janë bërë si një

burim frymëzimi për të gjithë Australianët”.

Komuniteti katolik vazhdon edhe sot, në një

kontekst më të shekullarizuar, duke ofruar një

kontribut të rëndësishëm në jetën kombëtare

nëpërmjet edukimit dhe shëndetësisë, “ por

veçanërisht duke iu shfaqur dimensionin

shpirtëror çështjeve që janë më shumë evidente

në debatet bashkëkohore”.

Mijëra të rinj vizitojnë Australinë gjatë

këtyre ditëve, është një detyrë për ne të

reflektojmë mbi llojin e botës që ne po ju

dorëzojmë brezave të ardhshëm, ka afirmuar

Ati i Shenjtë. “mrekullitë e krijimit të Zotit na

kujtojnë nevojën për të mbrojtur ambientin dhe

të ushtrojmë një administrim të përgjegjshëm

të të mirave të tokës” ka thënë Papa, duke

përgëzuar angazhimin e Australisë. “në të njëjtën

mënyrë, kundrejt ambientit njerëzor, ky vend ka

ndërmarrë bujarisht aksione ndërkombëtare për

mbajtjen e paqes, duke kontribuar në zgjidhjen

e konflikteve në Paqësor, në Azinë Juglindore

e më tej. Për motivin e shumë traditave fetare

të përfaqësuara në Australi, ky është një terren

veçanërisht pjellor për dialogun ekumenik dhe

ndërfetar”.

Në pjesën përfundimtare të fjalimit të tij

Papa është kthyer në motivin kryesor të vizitës

së tij: “jam këtu për të takuar të rinjtë, si të

Australisë po ashtu edhe të çdo anë të botës,

dhe për t’u lutur për një shpërthim të rinovuar

të Shpirtit të Shenjtë për ata që do marrin pjesë

në celebrimet tona... Lutem që Shpirti i Shenjtë

të arrijë një rinovim shpirtëror në këtë Vend,

të popullit australian, të Kishës në Oqeani

dhe në të vërtetë deri në ekstremet e tokës. Të

rinjtë e sotëm gjenden përballë një variacioni

pasigurish zgjedhjesh jete, kështu që për ata

ndonjëherë është e vështirë të dish se si të

orientojnë më mirë idealizimin dhe energjinë

e tyre. Është Shpirti që dhuron urtësinë për të

dalluar qartë rrugën e drejtë dhe guximin për

t’a përshkuar atë”.

Në përfundim të ceremonisë së mirëseardhjes,

Ati i Shenjtë i është drejtuar "Mary MacKillop

Memorial Chapel" të Sydney-t ku ndodhet varri

i së Lumes Mary MacKillop, të Lumes së parë

australiane, bashkëthemeluese e Motrave të

Shën Jozefit, ku është përmbledhur një lutje, e

mbledhur nga rreth njëqind Motra të Kongregatës.

Kështu që kreu një vizitë kortezie te Guvernatori

i Përgjithshëm i Australisë dhe përfaqësuesin

e Mbretëreshës Elisabeta II, Gen. Michael

Jeffery, në Drawing Room të Admiralty House

of Sydney-t, ku ai ka zhvilluar edhe një takim të

shkurtër me Kryeministrin, Kevin Rudd.

Shtator 2008

Kisha dhe jeta

5

Shqipëria në Sidnej 2008

Nga Isidor Gurakuqi

Më kërkuan të tregoj eksperiencën time

për Ditën Botërore për të rinj në Sidnej

(Australi), Po ju pyes ju: si do ta përshkruani ju një

eksperiencë që përfshin 400.000 te rinj nga e gjithë

bota, në një qytet për një qellim Ishte thjeshtë e

Mrekullueshme.

Nje grup i vogël prej 10 te rinjsh nga Shqipëria

sfidoj çdo gjë dhe arriti të marrë pjesë në një festival

gjigant rinor, ishte një ëndërr që për ne u bë

Realitet.

Javen e parë e kaluam në një qytezë (country

town) 200 km larg Sidnejt që quhet Forbes. Atje u

habitem nga organizimi i përkryer, në detaje, të çdo

minute të kohës që kaluam në dioqezën e Forbesit.

Aktivitete nga më të ndryshme që nga Qethja e

dhenve deri tek kërcimet Aborigjene. Atmosfera

atje të jepte një shenjë respekti total për besimtarët

e kësaj dioqeze dhe për bariun e tyre Padër Polit,

harrova tju tregoj; se janë këto besimtarë që na

dhuruan veshjet e tyre, sepse bagazhet tona erdhën

1 javë me vonesë.

Unë kujtova se ne jo vetëm morëm prej këtyre

besimtarëve, por në të vërtetë dhe ne u dhuruam

shumë Lumturi.

Javen e dytë, Udhëtuam për në Sidnej, qëndruam

në një shkollë dhe e ndame atë me një grup

Italianësh.

Me mijëra grupe pelegrinësh të cilët ecnin,

ecnin dhe ecnin duke krijuar një atmosfere tepër të

lartë dhe unike nëpër rrugët e Sidnej. Kjo atmosfere

ishte në çdo moment qe nga Liturgjia Hapëse deri

tek mesha Finale e së Dielës. Kulmin arrinte kur

në Monitorët gjigante apo fizikisht ku shfaqte Papa

Benedikti XVI. Një det njerëzish që çdo njeri mund

t’i fliste çdo kujt si një familje e madhe.

Faleminderit për Mikpritjen dhe si është zakon

të thuhet Shihemi në Madrid.

Dita Botërore e të Rinjve SIDNEJ 2008

Nga Elidon Dodaj

Australia e largët i bashkoi të rinjtë sërish

nën të njëjtën sigël: Atë të Krishtit të

Ringjallur, Zotëruesit të Qiellit e Tokës.

Mira të rinj që u bënë pjesë e pelegrinazhit të

Oqeanisë kujtojnë momente gëzimi edhe pse nën

petkun e të ftohtit australian... Aroma e takimit

mes tyre dhe Papa që përshëndet gjithsecilin prej

tyre, që është aty nuk do të lejon të harrohet asnjë

çast sado i vështirë mund të ketë qenë. Nuk do të

mungonte në atë takim as flamuri ynë madje as

edhe prezenca e të rinjve shqiptare. Të pakët në

numër, por aktiv dhe shumë dinamik.

“Merrni fuqinë e Shpirtit Shenjtë, i cili do të

zbresë në ju e do të bëheni dëshmitarët e mijë.”

Ky ishte motivi që këtë vit Papa Benedikti i

XVI, i ftoi të rinjtë e barë botës në ditën e tyre në

Sidnej. Mes tyre edhe një delegacion i Dioqezës

sonë të organizuar me ndihmën e një komuniteti

mikpritës Australian. Mes tyre shtatë të rinj, dy

motra dhe një meshtar. Ja si na e përcjellin ditët

në Australinë e ftohtë të gushtit dhe mrekullitë,

mikpritjen dhe bujarinë në kontinentin e largët.

Ditët nëpër Dioqeza

të na tregoj motër Roswitha, pjesë e delegacionit

shqiptarë çdo gjë shkoj për mrekulli. Programi

që na priste, që sa argëtues aq dhe mbresë lënës.

Përfunduam në një qytet ku e vjetra bënte kontrast

ndaj së resë. Pjesë e aktiviteteve të shumta

delegacioni ynë mes të tjerave na tregojnë se si u

gjenden në fermat e mëdha australiane. Arritëm

në “Abarixh” komunitetin më të vjetër australian,

që jetonin akoma në jugun e Globit. Pamë nga afër

kulturën e tyre, se si dhe me sa fanatizëm rrisnin

delet karakteristike e zonës. Programi sipas traditës

së DBR-së gjithmonë në pjesën e parë të saj

na jep mundësi të njihemi nga afër me komunitete

të ndryshme dhe kulturat e tyre.

Përjetuam madhështinë e Australisë me tokën

e kuqe, kakadus-ad dhe kangurët. Në të vërtetë

nuk i pamë - shton motër Roswitha, por shijuam

mishin e tyre. Përjetuam mes tyre një dashuri që

nuk është aq tipi në Evropën tonë. Njerëz energjik

dhe të organizator shumë mirë.

Bashkësia mikpritëse dhe Ipeshkvi qenë

njerëzit që bashkëndanë historitë e tyre si në të

mirë ashtu edhe në vështirësi me ne. Ku gjithkush

ishte i mirëpritur; Këtu nuk kishte rëndësi ngjyra,

kultura apo e folura të gjithë ishin barabartë dhe

shumë të dashur. Zona kishte një sipërfaqe pothuajse

Franca sot.

Ndërsa celebrimi eukaristik ishte shumë i

entuziast. Pasi mes gjithë atyre që gjendeshin në

atë famulli pjesa me e madhe e kremtimit ishte në

gjuhën shqipe, që na jepte një tjetër mundësi për

ta ndjerë vetën edhe më shumë siç ishim.

Me të mbërritur në Australi, pas disa peripecive

në bagazhe dhe vendin e rezervuar për ne - vijon vijon në faqen 6

Shtator 2008 Kisha dhe jeta

6

Të gjithë për në Sidnej.

Autobusi që priste në mëngjesin herët të asaj

ditë do ishte prirësi drejt takimit të madh me Papën

dhe të rinjtë e mbarë botës. Me të mbërritur u

sistemuam në disa ambiente publike të qytetit (një

shkollë afër qendrës). Nuk mungonin as grupet

e tjera, mes nesh kishte italian e lituanez. Që të

gjithë për të njëjtin qëllim “Jezu, Krishti nga fuqia

e Shpitit Shenjtë dhe takimi i madh me Papën!”.

Hapja e madhe ose dita e parë e DBR ishte e martë.

Të gjithë nga mbarë bota do të merrnin pjesë në

celebrimin eukaristik. Motër Roswitha kujton se

si rruga drejt “Barangaroo” vendi ku do celebrohej

Mesha e Shenjtë, vinte e ngushtohej nga prezenca

aq e madhe e të rinjve, por jo vetëm. E nga lart

diçka po kalonte ishte një avion ku shkruhej me

të madhe “Welcome” - mirësevini.

Mesha madhështore dhe mbresë lënëse, pjesëmarrja

masive dhe valëvitjet e flamujve të kujtojnë

unitetit e kombeve në të njëjtin qëllim Krishtin e

Ringjallur. Në përshëndetjen e rastit Kryeministri

dhe Arqipeshkvi i Sidnejt do uronin mirëseardhjen

gjithë secilit nga të rinjve që gjendeshin aty. Më

pas emrat e shteteve kalonin njëra pas tjetrit dhe

ne ndër të parët, pas Aborixhisë, një komuniteti e

pasues të parë të Australisë ishim ne, Shqipëria.

Ditën që vijuan parapërgatitje për natën e

madhe ishin katekeza ku shumë Ipeshkvij patën

rastin të ndanin me ne temën aq të bukur që Papa

na kishte dërguar prej kohësh. Ndërsa pasditet

ishin të mbushura me plotë aktivitete muzikë,

kërcime, takime... etj.

Të enjten, eventit ju shtua edhe ardhja e

Shenjtërisë së Tij, Papa Benedikti XVI. Si për

traditë edhe këtë herë Papa kishte preferuar që

takimin e parë më të rinjtë, përshëndetës, ta bënte

nga anija që e shoqëronte, e me pas më makinën

tradicionale duke na përshëndetur nga afër. E

premtja e kushtuar Udhës së Kryqit në qendër të

qytetit. Ndjeva dhimbjet e Krishtit - shton motër

Roswitha, vërtet ashtu si dy mijë vite më parë

nëpër rrugët e Jeruzalemit. Inskenimet e bëra të

jepnin mundësin për të përjetuar më shumë ato

momente kulmore kur Qengji i Hyjit do flijohet

për mëkatet e mbarë botës.

Vigjiljes po i afroheshin orët. Vetëm 6 km

larg Sidnej-t në aeroportin e madh të saj do ishte

edhe nata e madhe e shumë pritur nga gjithë ne.

Tradicionalisht të gjithë në përkujtim të Jezu

Krishtit, i cili Ungjillëzonte në këmbë kudo edhe

ne si pelegrin të mirë iu drejtuam qendrës: Krishtit

të Ringjallur.

Arritja e takimi më komunitetin shqiptare

të diasporës do ishte një tjetër gëzim i radhës.

Po nisesh drejt Krishtit që ishte vërtet Aty me

ne - shton motër Roswitha. Vigjilja tashmë

kishte vijuar. Kudo shikoje grupe të organizuar

bukur e ku këndohej e lutej në emrin e Jezu

Krishtit. Kudo shikoje qirinj që tregonin dritën

e botës, të vërtetën, Zotin tonë Krishtit. Qetësia

që mbizotëronte pushtohej vetëm nga zërat e

nënhundëshme të lutjeve dhe të emocioneve

vende - vende të ndonjë të riu që me dëshirën e

tij ia kish kushtuar gjithë zemrën Krishtit Mbret.

Ishte kjo një parapërgatitje për Meshën e madhe

e falënderimi që të rinjtë së bashku më Atin e

Shenjtë do celebronin në agimin e ditës.

Pas përshëndetje së Atit të Shenjtë ambienteve

iu kthye alegria mes muzikës. Ndërsa në shumë

pika të ndryshme gjithsecili nga ne kishte mundësi

të merrte sakramendin e faljes, atë të rrëfimit e të

ishim më pranë Atij nesër ne kremtimin Eukaristik.

Mbi 400 mijë qenë atë natë ku për çudi vetëm

shi nuk ra dhe çdo gjë shkoj për mrekulli. Ndërsa

e nesërmja do sillte me mira besimtar Australian

që do ti bashkëngjiteshin këtij eventi.

Agimi erdhi dhe të gjithë njëzëri nisën të këndojnë.

Papa që vinte me makinën e Tij karakteristike

shoqërohej nga një shumicë e madhe Ipeshkvijsh dhe

një numër rekord meshtarësh. S’ka si të harrosh që të

nisur nga kontinente të ndryshme për një takim dhe

në mbyllje të saj mos të besosh, që Shpirti Shenjtë,

tashmë është me ty dhe këtë le t’ia dërgoj edhe të

tjerëve në vendin tim - do të shprehej një e re në

mediat ndërkombëtare. Po ashtu edhe delegacioni

ynë, i mbushur me Shpirt Shenjtë u drejtua drejt

Shqipërisë për të na sjell me vete kujtime të bukura

e çaste emocionuese. Ditën e ardhshme - shton motër

Roswitha, morën rrugën e kthimin nëpër shtëpitë

tona, ku ndjenim Shpirtin Shenjtë me vete, që e

kishim dhe do ta kemi gjithmonë pranë.

Ati i Shenjtë në emrin e Krishtit shpërndau

bekimin Apostolik dhe uroj të gjithëve një kthim

të mbarë nëpër familjet, komunitetet e famullit

e tyre. Ndërsa pyetja shqetësuese e të rinjve

ishte: Po Dita Botërore tjetër ku do zhvillohet

Përgjigja që gati: Takohemi në 2011 në Madrid

në Spanjë.

Do të merrni forcën e Shpirtit Shenjtë, i

cili do të zbresë mbi ju, dhe ju do të bëheni

dëshmitarët e mi deri në skajin e botës!

Dita Botërore XXIII- të të Rinisë

14-21 Korrik 2008

Nga Dom Carmine Leuzzi

Famullitari misionar dioqezan në Shqipëri

Që prej një jave gjendesha në Bari, për të

kaluar një periudhë pushimi, së bashku me

nënën dhe familjarët e mi. Papritmas, një ditë, më

telefonon një meshtar: “Kisha programuar për t’u

nisur në Sidnei, së bashku me të rinjtë e grupeve

dioqezane dhe me komunitetet neo-katekumenale

të Puglia-s. Por duke bërë disa vizita dhe analiza

klinike, me këshillën e mjekëve, duhet të shtrohem

në spital për t’u operuar me urgjencë! Të kërkoj,

nëse mund të më zëvendësosh dhe t’i shoqërosh ti

Hyji ka menduar për shpenzimet e tua!”

Në fillim, u mundova të gjeja justifikime që

kisha hequr dorë qoftë për shpenzimet ekonomike,

qoftë për frikën se do të përballoja me avion, një ud-

hëtim rreth njëzetë e dy orë. Por më pas, e kuptova

që kjo kërkesë ishte një thirrje nga Hyji! Më pas,

më informoi, se shtegtimi në Sidnei do të ishte një

mision angazhues, për të shpallur falas, Ungjillin e

shpëtimit dhe të shpresës për çdo Njeri që beson në

Krishtin Jezus, me kurajë dhe zell apostolik, me

përulësi, dashuri, vërtetësi, pasiguri dhe vështirësi

shoqërore-mjedisore. Do të mbështeteshim vetëm

nga hiri i Shpirtit Shenjtë të Hyjit Atë, e cila

ishte tema e Ditës Botërore XXIII- të të Rinisë: “Do

të merrni forcën e Shpirtit Shenjtë, i cili do të

zbresë mbi ju, dhe ju do të bëheni dëshmitarët

e mi deri në skajin e botës!” (V.Ap. 1, 8). Në atë

moment, të gjitha mbrojtjet e mia u shembën! Pranova

me gëzim! Mora me vete gjërat e nevojshme

sepse në Australi ishte dimër!

Të premten 11/7/2008 kremtuam liturgjinë

pendesore, duke rinovuar pendimin e mëkateve

tona, për të marrë faljen nga mëshira e Hyjit Atë

dhe për të qenë të shenjtë dhe në hirë të Hyjit.

Ishte e dukshme nga fytyrat tona, frika për këtë

aventurë! Por në zemrat tona, të gjithë, ishim plot

me entuziazëm, të gatshëm për të dhuruar dhe për

të rrezikuar jetën tonë për të shpallur Lajmin e Mirë

të rinjve australianë, dhe të gjithë atyre që do të

takonim. Famullitari, na bekoi, dhe nën mbrojtjen

e Zotin tonë Jezu Krishtit, të Lumes Virgjër Mari,

Nëna e Kishës dhe e Apostujve, na dërgoi në mision.

U nisëm për në Romë për të marrë avionin

për në Sidnei të shtunën.

Me një surprizë të madhe, së bashku me ne

udhëtuan shumë Ipeshkvij dhe Kardinalë, që do të

zhvillonin katekezat grupeve të ndryshme gjuhësore.

Pastaj, pasi bëmë një ndalesë në Bangkok,

në Tajlandë, u nisëm për në Sidnei. Ishte e Diele

në mëngjes, Dita e Zotit! Donim të kremtonim

Shtator 2008

Kisha dhe jeta

7

meshën e shenjtë! Por si mund të bëhej! Provuam

të kërkonim leje komandantit të avionit, i cili ishte

shumë i lumtur që të na vendoste në dispozicion një

kënd të avionit, për të kremtuar meshën e shenjtë në

një lartësi prej 12.000 metra nga toka. Një mrekulli

e vërtetë! Por vendosëm një rekord të parë dhe të

jashtëzakonshëm.

Në fakt, për herë të parë, në të gjithë historinë

e shoqërisë ajrore australiane të “Qantas”, është

bërë e mundur që të kremtohej eukaristia, që unë

udhëhoqa në mes të shumë meshtarëve dhe më pas

shugurimi, i është shpërndarë Korpi i Krishtit

pothuajse 600 pasagjerëve. Çfarë gëzimi qiellor!

Sapo arritëm në Sidnei, kaluam natën e parë

në një hotel të madh, për tu transferuar pastaj në

ditët pasardhëse, nëpër palestra dhe salla të një

shkollë fillore në një qytet në periferi të Sidnei.

Flinim në tokë. Ndërsa për mëngjes, drekë dhe

darkë, kemi ngrënë gjithmonë panine, lëng frutash

dhe zupa. Sa na mungonin makaronat dhe picat!

Ditën e hënë 14 korrik, fillonte misioni ynë

i vërtetë, duke marrë pjesë së bashku me të gjithë

të rinjtë shtegtarë të Kombeve të

ndryshme, në meshën e shenjtë të

inaugurimit, e udhëhequr nga Kardinali

i dioqezës së Sidneit. Në ditët

e tjera, ishim të pranishëm në nisma

të ndryshme dhe takime të programuara,

në përgatitje të ardhjes dhe të

kremtimit të meshës së Papës.

Kanë qenë të mjaftueshme

pak ditë për të njohur realitetin dhe

situatën e të rinjve australianë, që filluam

të takonim dhe të dialogonim

me ta. E kuptuam, shumë shpejt, që

sistemi i tyre i jetesës, teknologjik,

modern dhe përparues në Australi,

për popullsinë dhe në mënyrë të

veçantë për të rinjtë, është “parajsa

tokësore”, që shumë të rinj në

shumë vende të kombeve të botës,

si Italia, si Shqipëria, ku jam në mision

dioqezan, do të kishin dashur të

përjetonin dhe ëndërronin. Në fakt,

duke përshkuar në këmbë ose me

mjete publike, rrugët e qytetit, e mrekullueshme

me pallatet e saj dhe me veprat e artit, viheshin

re vende tërheqëse, fusha sportive, palestra dhe

diskoteka.

Kur pastaj, kemi filluar të shpallnim nëpër

lokale, nëpër sheshe dhe nëpër rrugë, Lajmin e

Mirë, të Zotit tonë Jezu Krishtit, i vdekur për

mëkatet tona, por i ringjallur për të na dhuruar një

jetë të re, për të ndërtuar identitetin dhe dinjitetin

e bijve të Hyjit, në liri, dashuri, paqe dhe drejtësi,

shumë prej të rinjve australianë që takonim, na

përgjigjeshin: “Nuk na intereson feja! Nuk ka

hapësirë për Hyjin në jetën tonë! Nuk shkojmë

në meshë! Ajo që shpallni nuk na intereson!

Çfarë është mëkati! Kemi gjithçka, për të qenë

të lumtur! Studiojmë, punojmë nga e hëna deri

të premten në darkë. Pastaj, nga e shtuna deri të

dielën, jetojmë nëpër hotele, me diskoteka, sport,

para dhe çdo argëtim! Pse keni ardhur! Çfarë

mesazh jete vjen nga kultura e besimi juaj”

Sa mjerim shpirtëror! Sa verbëri në zemrat

dhe në mendjet e shumë të rinjve dhe të rriturve!

Pohonin se ishin të lumtur në këtë tokë! Por, pse na

refuzonin dhe na përqeshnin, lavdisë të Hyjit Pse

nuk e mirëprisnin një mesazh kthimi Nëse studimi,

puna, paratë, sporti, diskoteka, ishin plotësia e lumturisë

pse droga, alkooli dhe shumë vetëvrasje tek të

rinjtë Nuk e vinin re se po shkatërronin vetveten,

ëndrrat e tyre, idealet e tyre, të ardhmen e tyre,

por edhe rrënjët e fesë së krishterë, e transmetuar

nga prindërit, vlerat morale, shoqërore dhe fetare,

familja, jeta në çift dhe martesa

Tani bëhej e qartë brenda nesh, pse Ati i Shenjtë,

na kishte ftuar në Australi! Për ta drejtuar këtë

brezni, në rrënjët e fesë së Krishtit, Zot i Ringjallur,

të shikojmë nga qielli; të zbulojmë jetën e amshuar,

që është parajsë e vërtetë!

Që të mos të mashtrohemi nga perspektivat

false të “parajsës tokësore”, por të kërkojmë që t’i

japë fryt talenteve në shërbim të të tjerëve dhe për

të mirën e njerëzimit.

Në vigjiljen e së shtunës 19, dhe në Eukaristi,

e udhëhequr të dielën 20 korrik, nga Papa

Benedikti XVI, në hipodromin e Randwick, në

Sidnei, ishin të pranishëm 350 mijë të rinj! Ishin

australianë, besimtarë dhe jo ateistë dhe shumë të

rinj të tjerë të ardhur nga të gjithë anët e botës. Ishte

një dimension tjetër jete dhe feje! Papa, Profet dhe

Mësues i Historisë së Njerëzve, gjatë homelisë,

na ngushëllonte, na ndriçonte dhe na inkurajonte

me pohime të sakta: “ Në këto ditë edhe unë kam

ardhur, si Pasardhës i shën Pjetrit, në këtë tokë

të mrekullueshme të Australisë. Kam ardhur për

t’ju pohuar juve, vëllezër e motra të reja, në besimin

tuaj dhe që t’ia hapni zemrat tuaja fuqisë

së Shpirtit të Krishtit dhe pasurisë së dhuratave të

tija. Lutem që kjo asamble e madhe, që bashkon

të rinj “prej të gjitha kombeve që është në qiell”

(V.Ap. 2,5), të bëhet një Cenakull i ri. Që zjarri i

dashurisë së Hyjit të zbresë dhe të mbushë zemrat

tuaja, për t’ju bashkuar edhe më shumë Zotit dhe

Kishës së tij dhe t’ju dërgojë, si brez i ri i apostujve,

që të çojë botën tek Krishti!...

Të dashur të rinj, më lejoni që t’ju bëj tani

një pyetje. “Çfarë do t’i lini ju brezit tjetër A

po i ndërtoni ju ekzistencat tuaja mbi themele të

qëndrueshme, po ndërtoni diçka që do të zgjasë

Po i jetoni jetët tuaja në mënyrë që t’i lini vend

Shpirtit në mes të një momenti që dëshiron të

harrojë Hyjin, ose derisa ta hedhë në emër të një

koncepti fals të lirisë Si po i përdorni dhuratat

që iu janë dhënë, “forca” që Shpirti Shenjtë

është edhe tani gati për tu përhapur tek ju Çfarë

trashëgimie do t’i lini të rinjve që do të vijnë Cilat

diferenca do të bëni ju” Forca e Shpirtit Shenjtë

jo vetëm na ndriçon, as vetëm na ngushëllon. Na

drejton edhe drejt së ardhmes, drejt ardhjes së

Mbretërisë së Hyjit. Çfarë vizioni magjik të një

njerëzimi të shëlbuar dhe të rinovuar, ne kuptojmë

në epokën e re të premtuar nga Ungjilli! Shën

Luka na thotë se Jezu Krishti është plotësimi i të

gjitha premtimeve të Hyjit Atë, Mesia që zotëron

në plotësi Shpirtin Shenjtë për t’ia komunikuar

mbarë njerëzimit. Përhapja e Shpirtit të Krishtit

mbi njerëzimin është një peng i shpresës dhe

lirimit kundër të gjithë asaj që na varfëron. Një

përhapje e tillë i jep një pamje të re të verbrit,

liron të shtypurit dhe e krijon të bashkuar në dhe

me ndryshueshmërinë ( Lk. 4,18-19; Is. 61, 1-2).

Kjo forcë mund të krijojë një botë të re: mund të

“rinovojë fytyrën e tokës” (Ps.104,30)!

E forcuar nga Shpirti Shenjtë dhe e mbledhur

nga një vizion i pasur besimi, një brez i ri

të krishterësh është thirrur që të kontribuojë në

ndërtimin e një botë në të cilën jeta të pranohet,

respektohet dhe të kujdeset me dashuri, të mos refuzohet

ose të mbahet si një kërcënim dhe kështu

të shkatërrohet.

Një epokë e re në të cilën dashuria të mos

jetë lakmuese dhe egoiste, por e pastër, besnike

dhe sinqerisht e lirë, e hapur ndaj të tjerëve, e

respektueshme për dinjitetin e tyre, një dashuri

që nxit mirësinë e tyre dhe të rrezatojë gëzim dhe

bukuri.

Një epokë e re në të cilën

shpresa na liron nga sipërfaqësia,

nga plogështia dhe nga mbyllja

që i lëndojnë shpirtrat tanë dhe i

helmojnë raportet njerëzore. Por,

Zoti po ju kërkon që të jeni profetë

të kësaj epoke të re, mezazhierë

të dashurisë së tij, të aftë për të

tërhequr njerëzit drejt Atit dhe të

ndërtojmë një të ardhme me shpresë

për të gjithë njerëzimin.

Bota ka nevojë për këtë

rinovim! Në shumë shoqëri tona,

afër mirëqenies materiale, po largohet

shkretëtira shpirtërore: një

boshllëk i brendshëm, një frikë e

papërcaktuar, një kuptim i fshehtë

dëshpërimi. Sa bashkëkohës tanë

janë si cisterna të plasaritura

dhe boshe (Jer. 2,13) një kërkim i

dëshpëruar domethënieje, të asaj

domethënieje të fundit që vetëm

dashuria mund ta japë Kjo është

dhurata e madhe dhe liruese që Ungjilli sjell me

vete: ajo zbulon dinjitetin tonë si burrë dhe grua

të krijuar në imazhin dhe përngjasimin e Hyjit.

Zbulon thirrjen madhështore të njerëzimit, që

është ajo e të gjeturit vetëplotësimin në dashuri.

Ajo zbulon të vërtetën mbi njeriun, të vërtetën

mbi jetën. Edhe Kisha ka nevojë për këtë rinovim!

Ka nevojë për besimin tuaj, për idealizmin

dhe bujarinë tuaj, kështu që të jetë gjithmonë e

re në Shpirt. (DP. 4)

Që secili prej nesh të jetë i rinovuar në

shpirtin e diturisë dhe të inteligjencës, shpirtin

e gjykimit të drejtë dhe të kurajos, shpirtin e

njohurisë dhe mëshirës, shpirtin e mrekullisë dhe

druajtjes së pranisë së Hyjit!

Nëpërmjet ndërmjetësimit të dashurisë

së Marisë, Nënën së Kishës, të jetë jetuar si një

Cenakull i ri, kështu që të gjithë ne, të ndezur nga

zjarri i dashurisë së Shpirtit Shenjtë, të mund të

vazhdojmë të shpallim Zotin e ringjallur dhe të

tërheqim çdo zemër tek ai. Amen!”

Sa shumë forcë në këto fjalë! Tani, ishim

gati të shpallim haptas me kurajë fenë tonë në

Krishtin Jezus, i ringjallur dhe për t’ia shpallur

të gjithëve për të shndërruar botën! Të mbushur

me hirin e Shpirtit Shenjtë, u nisëm nga Sidnei,

për tu kthyer në vendet tona të jetesës, të sigurt që

kjo eksperiencë na ka vulosur në zjarr dhe dritë, të

dhuratës dhe hirit të Shpirtit Shenjtë të Hyjit.

Shtator 2008 Kisha dhe jeta

8

Shën Pali,

misionari më i madh i të gjitha kohrave

Nga Dom Marjan Lumçi

vijon nga numri i kaluar

Misionari

Pali komenton se kjo dukje – paraqitje e Krishtit i

është bërë dhuratë “që ai ta shpalli (misterin e Krishtit)

në mes të paganëve. Dukja e Krishtit e destinon që të

jetë misionar, dhe këtë mision ai e interpreton duke

u bazuar mbi modelin e thirrjes së profetëve. Pali e

kupton thirrjen e tij misionare ndër kombe, si një vazhdimësi

e misionit të profetëve, duke marrë si model

shërbëtorin e Zotit që përshkruhet në librin e Isaisë.

Misionari është lajmëtari që përmbush misionin e

shërbëtorit të Zotit sikurse thuhet në Is 49,1. Në të

njëjtën mënyrë, në Korint, Pali ka një vizion në të

cilin i thuhet: “Mos ki frikë por vazhdo të flasësh dhe

mos hesht, sepse unë jam me ty dhe askush nuk do të

të bëjë keq, sepse unë kam një popull shumë të madh

në këtë qytet (V.Ap 18,9-10). Pothuajse e njëjta gjë

lexohet tek Is 41,10: “Mos ki frikë, sepse unë jam me

ty; mos u habit, sepse unë jam Hyji yt. Do të të bëj të

fortë dhe do të vij në ndihmën tënde më të djathtën

time të fuqishme”. Pali duhet të përmbushë në Korint

veprën e shërbëtorit të Hyjit.

Për kombet

Universalizmi është një prej karakteristikave të

thelbësore të misionit të shën Palit. Është rrjedhoja

e drejtëpërdrejtë e natyrës së fesë së re. Ai duhet tua

shpallë Ungjillin Paganëve. Kjo shprehje e Gal 1,16

përforcohet më së miri në V.Ap 26,17: “Për këtë do

të të çliroj nga populli e nga paganët tek të cilët po të

dërgoj”. Pali do të jetë përballë hebrenjve dhe paganëve

një dëshmitar i të Ringjallurit, i dërguar i Zotit,

që në mënyrë të barabartë më të dymbëdhjetët, e ka

parë Atë personalisht.

Pali, pra, duhet të takojë “kombet”. Kjo i referohet

qoftë jo hebrenjve, ashtu edhe popujve që jetojnë

jashtë Jeruzalemit. Dhe këtu kemi një prej pikave

themelore të fesë së krishterë dhe të teologjisë së Palit:

universalitetin e Shëlbimit. Krishti e ka dhënë jetën e

tij për shumëkënd dhe don që çdo njeri të shëlbohet.

Dashuria i tij, që digjej në një zemër Apostulli, do ta

çojë atë deri në Spanjë (Rom 15,24), që ishte edhe

kufiri i botës së njohur deri atëherë.

Misioni dhe Kisha

Pali quhet Apostull edhe pse nuk bënte pjesë në grupin

e të dymbëdhjetëve. E drejta e Palit për ta mbajtur këtë

titull, mbështetet mbi faktin se ai është dërguar nga

Krishti i ringjallur për të predikuar (1 Kor 1,17). Për

tu zbuluar njerëzve misterin e Krishtit (Gal 1,16; Ef

3,8), dhe është shumë i ndërgjegjshëm për nderin që

i bëhet duke e quajtur kështu: “Unë në fakt jam më i

mbrami i apostujve, dhe nuk jam i denjë as të quhem

apostull, sepse e kam përndjekur Kishën e Hyjit” (1

Kor 15,9).

Kështu Pali e përsëritë shumë shpesh se misioni i tij

nuk është thjeshtë një detyrë kishtare, por një karizëm

e vërtetë hyjnore. Ndoshta për këtë arsye shën Pali

shkon ta takojë shën Pjetrin për të mos rënë në zhgënjimin

se mos vallë ka vrapuar kot (Gal 2,2).

Misioni i Palit

I udhëhequr nga Shpirti

Pali para së gjithash u drejtohet hebrenjve dhe më

pas paganëve, Pali ishte misionar për të dy popujt

(Rom 1,16). Plani strategjik i Palit ishte i thjeshtë:

donte, për të përmbushur detyrën e tij, tu shpallte

paganëve Ungjillin, e veçanërisht në vendet ku asnjëherë

nuk ishte shpallur Gal 2,7; Rom 15,14-21).

Pali shkonte nga njëri qytet në tjetrin duke përshkuar

rrugët që kishin bërë romakët, në Arabi, në Siri, në

Silici, në Qipro, në Azinë e Vogël, në Maqedoni, në

Iliri, e sikurse e kishte parashikuar ai vetë edhe në

Spanjë. Pali ja lë në dorë vullnesës së Zotit, drejtimin

e rrugës së tij misionare. Edhe pse në të vërtetë ai

e bënte projektin e udhëtimit ë tij, gjithnjë është

shumë i ndjeshëm nda veprimit të Shpirtit Shejt dhe

e lëshon veten të udhëhiqet nga Ai (V.Ap 16,9), i cili

shpesh e udhëheq edhe nëpër persekutime. Ky është

edhe shkaku i spostimeve të shpeshta të Palit, që e

detyrojnë të largohet nga vende të ndryshme: Antioki

(V.Ap 13,50-51); Ikon (14,5-6); Filipi (16,19-40);

Selanik (17,5-9) dhe Efes (20,1).

Sinagoga, sheshi publik

Strategjia e Palit përqendrohet në qendrat e qyteteve,

në qendrat e administratës romake, të kulturë greke

dhe të pranisë hebraike, me qëllim që Ungjilli të

përhapej duke u nisur nga bashkësitë që ai themelonte

në ato vende.

Kur Apostulli arrinte në një qytet, vendi i parë ku ai

shkonte ishte sinagoga, në ditë e Shabbat, për të marrë

pjesë në kultin fetar. Duke qenë i huaj, ai ftohej nga

autoritetet fetare për të bërë interpretimin e Torah.

Ishte rasti i volitshëm për të që të merrte fjalën dhe të

shpallte Krishtin e ringjallur. Duke shpallur Ungjillin

nëpër sinagoga, njerëzit mbesnin të habitur prej Palit.

Edhe në mbarim të jetë së tij, kur arrin në Romë, i fton

hebrejt që të vinin tek ai dhe ta dëgjonin (V.Ap 28).

Përsa i takon ambientit pagan, tregimi i predikimit

ne Agora-n e Athinës (V.Ap 17,16-34) na e bën

të mundur të imagjinojmë se Pali shkonte shumë

shpesh në ato vende publike për të predikuar.

Sa herë që i jepej mundësia, ai nuk ngurronte ta

shpallte Ungjillin e Krishtit, deri edhe në burg

(V.Ap 16,25-34), ku thuhet për kthimin e një

familjeje të tërë.

Shtëpitë private

Një vend tjetër thelbësor për misionin e Palit ishin

shtëpitë private. Jeta e bashkësive të para të krishtera

është ngushtësisht e lidhur me shtëpitë private. Ky

vend ishte edhe pika e referimit dhe ishte edhe vendi

i bashkimit të asamblesë së ditë së diel. Ky vend

jepte edhe një farë sigurie, pasi kështu mund ti iknin

persekutimeve dhe urrejtjes së sinagogës.

Është shumë interesant fakti, se si Pali, e fton gruan e

një pagani që mos ta lëshojë burrin (1 Kor 7,13-14).

Kjo bëhet interesante ku vërejmë se shtëpia ishte

vendi i kultit familjar. Zotat paganë kishin elterin e

tyre. I zoti i shtëpisë ishte krejtësisht i lirë të shkonte

në tempujt paganë për tu lutur, apo për të ushtruar

funksionin meshtarak.

Në shumë raste vërehet kthimi i tërë familjes: familja

e Lidias dhe e rojës së burgut në Filipi (V.Ap 16,14-

15.32-34), familjet e Krispos dhe Stefanës në Korint

(V.Ap 18,8; 1 Kor 1,16; 16,15).

Dëgjuesit e Pali

Pali u drejtohet të gjitha shtresave të shoqërisë. Nëse

korintasit ishin persona me nivel kulturor të ulët,

Luka na e paraqet shpesh herë Palin në kontakt me

persona që i përkasin shkallëve të larta të shoqërisë:

Lidia, tregtarja e purpurit, por edhe me shumë gra

që u përkisnin shkallëve të larta të shoqërisë në

Selanik dhe në Berea (V.Ap 17,4.12), si dhe me

shumë asiarkë (V.Ap 19,31) Këta të fundit përshkruhen

edhe si miq të Palit. Është e mundur që këto

të jenë edhe fryt i predikimit të tij. Në V.Ap 13,7

Na paraqitet shembulli i Sergio Paolo, i cili ishte

prokonsull në Pafo.

Takimi me prokonsullin Festo si dhe me mbretin

Agripa është shumë interesant, sepse na paraqet

Palin i cili ju drejtohet dy personazheve të cilët janë

në majat e shkallës shoqërore. Përballë Festos që e

akuzon se është një i marrë, Pali i përgjigjet duke i

bërë apel mbretit Agripa i cili besonte ne profetët

(V.Ap 26,27), dhe e mbyll bisedën duke shprehur

dëshirën që, herët a vonë, të gjithë të bëhen si ai, pra

besimtarë V.Ap 26,29).

Sipas 2 Tim 4, 16-17, Pali e ka shpallu Ungjillin edhe

gjatë një procesi gjyqësor me romaket: “Në mbrojtjen

time të parën në gjyq askush nuk qe me mua: të gjithë

më lanë në baltë: mos iu marrtë askujt për të keq! Por

Zoti qe me mua. Ai më dha fuqi që predikimi i Ungjillit

të kumtohej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë

paganët. Hyji më shpëtoi nga goja e luanëve”.

Këto kontakte dhe këto kthime, tregojnë më së miri

se. Ungjilli, është i përshtatshëm dhe i domosdoshëm

për të gjitha shtresat e shoqërisë.

vijon në numrin e ardhshëm

Shtator 2008

Kisha dhe jeta

9

Kërkimi i Zotit është themeli i Europës

Nga Prof. Lorenc Stojani

PARIS, 13. Shtator 2008 – Para mbi 700

intelektualëve dhe përfaqësuesve të botës

së kulturës, midis të cilëve edhe Presidentët

e dikurshëm të Francës Jacques Chirac dhe

Giscard D’Estaing, Papa Benedikti XVI-të

mbajti pasditen e djeshme fjalimin ndoshta më

të shumëpritur të udhëtimit të tij pastoral në

Francë. Para 2 vitesh, në të njëjtën ditë, ai kishte

mbajtur fjalimin e famshëm të Regensburg-ut.

Këtë herë bëhej fjalë për origjinën e teologjisë

së Perëndimit dhe rrënjët e kulturës

europiane. Benedikti XVI-të theksoi, se një

kulturë thjesht pozitiviste, e cila në mënyrë jo

shkencore do ta reduktonte çështjen e Zotit në

diçka subjektive, do të përbënte kapitullimin e

arsyes, heqje dorë nga premisat më të mëdha

të saj dhe në këtë mënyrë një përmbysje të

humanizmit, pasojat e së cilës nuk mund të

ishin përveçse katastrofike. Ajo, çfarë e ka

themeluar kulturën e Europës – kërkimi i Zotit

dhe devotshmëria për t’i përkitur Atij, mbeten

edhe sot themeli i kulturës së vërtetë. Në këtë

çështje, diferencimi ndërmjet bindjes dhe lirisë

nga njëra anë dhe ekstremeve të arbitraritetit

subjektiv dhe fanatizmit fondamentalist nga

ana tjetër, mbetet përsëri një mision edhe për

gjeneratën e sotme.

Në “lectio magistralis”-in e tij, Benedikti

XVI-të e shtjelloi idenë e tij duke u bazuar në

dy terma: atë të “kulturës” dhe vetë “fjalën”,

logos-in e Shkrimit. Ai sqaroi, se ekzistojnë

dimensione të kuptimit të fjalës apo fjalëve, të

cilat u zbuluan vetëm në shoqërizimin e gjallë të

kësaj fjale histori-bërëse. Përmes perceptimit në

rritje të dimensioneve të ndryshme kuptimore,

fjala nuk zhvlerësohet, por veçse shfaqet në

dinjitetin dhe madhështinë e saj të plotë. Në këtë

mënyrë, Krishterimi nuk është thjesht një fe librash,

në kuptimin klasik; tek fjalët perceptohet

fjala, vetë Logo-ja, e cila përmes kësaj larmie

shpalos misterin e saj.

Kjo strukturë karakteristike e Biblës është,

sipas fjalëve të Papës, gjithmonë një sfidë

e re për çdo brez. Nga vetë natyra e saj, ajo

përjashton gjithçka që sot quhet “fondamentalizëm”.

“Sepse fjala e vetë Zotit nuk është

kurrë thjesht dhe vetëm aty në fjalët e tekstit.

Për të mbërritur tek ajo kërkohet një transhendim

dhe një proces i të kuptuarit, i cili vjen

nga një lëvizje e brendshme e tërë qenies dhe

për këtë arsye duhet të jetë edhe një proces

jetësor. Gjithmonë dhe vetëm në unitetin dinamik

të së tërës të gjithë librat bëhen një libër,

në fjalën njerëzore dhe historinë njerëzore

tregohet fjala dhe veprimi i Zotit në botë.”

Në lidhje me këtë, Papa kujtoi se vendi ku po

mbahej fjalimi i tij kishte lidhje me kulturën

e manastireve. Natyrisht, synimi i murgjve

nuk ka qenë të krijojnë një kulturë. Synimi i

tyre ishte: “quaerere Deum” – kërkimi i Zotit.

“Në trazirat e kohëve, të cilave dukej se nuk u

rezistonte asgjë, ata kërkonin të bënin atë që

ishte thelbësore – të përpiqeshin të gjenin atë

që vlente dhe ekzistonte përgjithmonë, të gjenin

Shkenca nuk mund të ndahet nga Zoti

jetën vetë. Ata ishin në kërkim të Zotit.” Dhe

kërkimi çoi tek fjala. Ka qenë e domosdoshme

të mësoje të depërtoje në misterin e gjuhës, ta

kuptoje atë në strukturën e saj dhe në mënyrën e

të shprehurit të saj. Kështu, përmes kërkimit të

Zotit do të bëheshin të vlefshme edhe shkencat

profane, të cilat tregonin rrugën për tek gjuha.

Për këtë arsye, shkolla dhe biblioteka në manastir

ishin së bashku: “Manastiri i shërben

eruditio-s, formimit dhe arsimimit të njeriut

– formim në fund të fundit drejt asaj, që njeriu

të mësojë t’i shërbejë Zotit. Por pikërisht kjo,

përfshin edhe formimin e arsyes, arsimimin,

përmes të cilit njeriu mëson të kuptojë tek fjalët

fjalën e vërtetë.

Fjala e Zotit, tha Papa Benedikti, të çon

drejt lutjes, dhe lutja është e etur për muzikë.

Nga kjo kërkesë e brendshme e dialogimit me

Zotin dhe e të kënduarit për Zotin me fjalët e

dhuruara prej vetë atij, ka lindur muzika madhështore

e Perëndimit. Dhe këtu nuk bëhej fjalë

për “kreativitet” privat, në të cilin individi i

kushton vetes një përmendore dhe ka si bosht

kryesor paraqitjen e Uni-t të vet; por, bëhej

fjalë për të kuptuar me vëmendjen e “veshëve të

zemrës” ligjet e brendshme të muzikës së vetë

krijimit, format bazë të muzikës të vendosura

nga krijuesi në botën e tij dhe tek njeriu, dhe

në këtë mënyrë, për të gjetur muzikën e denjë

për Zotin, e cila është njëkohësisht e denjë edhe

për njeriun dhe mund t’i këndonte me dëlirësi

dinjitetit të tij”.

Papa theksoi, se Shkrimi ka nevojë për interpretimin

dhe bashkësinë, në të cilën ai është

krijuar dhe jetohet. Përmes perceptimit në rritje

të dimensioneve të ndryshme kuptimore, fjala

nuk zhvlerësohet, por veçse shfaqet në dinjitetin

dhe madhështinë e saj të plotë.

Një tregues thelbësor është liria dhe bindja,

të cilat dilnin përtej çështjes së interpretimit të

ligjit, duke përcaktuar mendimin dhe veprën

e murgjve, si dhe hedhur rrënjë në kulturën e

Perëndimit.

Duke u nisur nga parimet bazë të manastireve,

Benedikti XVI-të nënvizoi tre konkluzione

themelore për shoqërinë moderne.

Së pari, do të ishte fatale, nëse kultura e

sotme europiane do mund ta perceptonte lirinë

vetëm si mungese detyrimi (bindje), dhe në

këtë mënyrë, ajo do të lihej në mënyrë të

pashmangshme në duart e fanatizmit dhe arbitraritetit.

Mungesa e detyrimit (bindjes) dhe

arbitrariteti nuk janë liri, por shkatërrimi i saj.

Më pas, motoja benediktine “ora et labora”

tregon për atë që, Zoti, një, i vetmi dhe i

vërteti, është edhe krijues: “Ai, Zoti i vetëm,

punon; ai punon vazhdimisht në historinë

dhe për historinë e njerëzimit. Në Krishtin

ai shfaqet si person në punën e mundimshme

të historisë.” Pikërisht në këtë mënyrë, manastiret

kanë krijuar një “kulturë të punës”.

Së treti, kjo kulturë e punës ishte e tillë, që

pa të nuk mund të përfytyrohet krijimi i Europës,

ethosit dhe botëkuptimit të saj. Me

këtë ka të bëjë ajo që, puna dhe formimi i

historisë së njeriut nënkupton bashkë-punim

me krijuesin dhe bazohet në Zotin. Dhe, “aty

ku kjo bazë mungon dhe njeriu vetlartësohet

si zot krijues, ndërtimi i botës mund të

shndërrohet shpejt në shkatërrim të saj.”

Në fund të fjalës së tij, Benedikti XVI-të iu

kthye kërkimit të Zotit, të cilin ai e cilësoi si

qëndrimin e vërtetë filozofik – për ta hedhur

shikimin nga e parafundit dhe për t’u nisur në

kërkim të të fundit dhe të vërtetit”.

Prandaj, duhet “të ekzistojë shpallja, e

cila i flet njeriut dhe krijon bindje, që mund

të shndërrohet në jetë. Në mënyrë që të hapet

një rrugë në brendësinë e fjalës biblike

si fjalë e Zotit, kjo falë duhet folur fillimisht

së jashtmi.” Besimi i krishterë të mëson

në këtë mënyrë mbi “arsyen e shpresës”.

Shpallja misionare nuk është propagandë dhe

nuk ka për qëllim të zgjerojë një grup të caktuar.

Përkundrazi, ajo është një domosdoshmëri

e brendshme, e cila rrjedh nga natyra e

besimit: ”Zoti, të cilit i besuan të krishterët

e parë, ishte Zoti i të gjithëve, i vetmi dhe i

vërteti, i cili u shfaq në historinë e Izraelit dhe

së fundi në birin e tij, duke dhënë përgjigjen,

e cila lidhej me të gjithë dhe të cilën të

gjithë njerëzit e presin në brendësinë e tyre.”

Papa Benedikti tha, se pika më e thellë e meditimit

dhe ndjesisë njerëzore e di në një farë

mënyre, se duhet të ketë Zot; që, në fillesën e të

gjitha gjërave nuk duhet të jetë e paarsyeshmja,

por arsyeja krijuese; jo rastësia e verbër, por liria.

“Risia e shpalljes së krishterë është, se ajo

mund t’u thotë tashmë të gjithë popujve: Ai

është shfaqur. Vetë Ai. Dhe rruga për tek Ai

është tani e hapur. Lajmi i shpalljes së krishterë

konsiston në një fakt: Ai është shfaqur. Por

ky nuk është një fakt i verbër, por një fakt, që

është vetë fjala – prani e arsyes së përjetshme

në mishin tonë.”

Sot duket vërtetë, sikur Zoti është kthyer

për shumë njerëz në të panjohurin e madh. Por,

ashtu si në kohën e Palit, edhe mungesa aktuale

e Zotit është e shtrënguar në heshtje nga pyetja

për të: “Quaerere Deum – Kërkoje Zotin dhe

lëre atë të të gjejë; sot kjo nuk është më pak e

nevojshme sesa në kohët e shkuara.”

Shtator 2008 Kisha dhe jeta

10

Mesazhi i Këshillit Papnor për Dialogun

Ndërfetar me rastin e Bajramit

Të dashur Miq Myslimanë,

1. Me afrimin e përfundimit të muajit të Ramazanit, kam

kënaqësinë që, sipas traditës tashmë të konsoliduar,

t’ju dërgoj urimet e përzemërta të Këshillit Papnor për

Dialogun Ndërfetar. Gjatë këtij muaji, të krishterët që

jetojnë afër jush kanë ndarë me ju meditimet tuaja dhe

kremtimet tuaja familjare; dialogu dhe miqësia janë

forcuar. Lavdi i qoftë Zotit!

2. Por, ashtu si edhe në të kaluarën, ky moment

takimi miqësor na jep rastin të meditojmë mbi një

temë aktuale e cila mund t’i pasurojë marrëdhëniet

tona dhe të na ndihmojë ta njohim më mirë njëritjetrin,

me vlerat tona të përbashkëta dhe me dallimet

tona. Për këtë vit kemi menduar t’ju parashtrojmë

temën e familjes.

3. Një ndër dokumentat e Koncilit Vatikani II Gaudium

et Spes, që flet për Kishën në botën e kohës sonë,

pohon: “Shpëtimi i njeriut dhe i shoqërisë, si njerëzore

ashtu dhe të krishterë, është i lidhur ngushtësisht

me mirëqenien e bashkësisë bashkëshortore dhe

familjare. Për këtë arsye të krishterët, së bashku

me të gjithë ata që kanë nderim të madh për këtë

lloj bashkësie, gëzohen sinqerisht për mbështetjet

e ndryshme të cilat bëjnë të rritet sot mes njerëzve

nderimi për këtë bashkësi dashurie si dhe respekti

ndaj jetës, dhe që i ndihmojnë bashkëshortët dhe

prindërit në misionin e tyre kryesor. Ata gjithashtu

presin prej këtyre mbështetjeve rezultate më të mira,

ndërsa përpiqen që t’i çojnë ato përpara” (n.47).

4. Këto fjalë na kujtojnë me vend se zhvillimi i njeriut

dhe i shoqërisë varet në pjesën më të madhe prej

mirëqenies së bashkësisë martesore dhe familjare!

Sa janë ata që mbartin, nganjëherë, gjatë gjithë

jetës, peshën e plagëve të një gjendjeje familjare të

vështirë ose dramatike Sa janë ata që rrokullisen

në humnerën e drogës ose të dhunës duke kërkuar

të mbushin më kot një fëmijëri të vështirë Të

krishterë dhe myslimanë, ne mundemi dhe ne duhet

të veprojmë të bashkuar për të ruajtur dinjitetin e

familjes, sot dhe nesër.

5. Në këtë fushë, ne kemi patur shpesh raste për të

bashkëpunuar, qoftë në nivel lokal, qoftë në nivel

ndërkombëtar, sepse të dyja palët, të krishterë dhe

myslimanë, kanë një konsideratë të lartë për familjen.

Familja, vendi ku dashuria dhe jeta, respekti për

tjetrin dhe mikpritja takohen dhe përcillen, është

sigurisht “qeliza bazë e shoqërisë”.

6. Të krishterët dhe myslimanët nuk duhet të

ngurrojnë të angazhohen jo vetëm për t’i ardhur

në ndihmë familjeve në vështirësi, por edhe për

të bashkëpunuar me të gjithë ata që dëshirojnë të

përkrahin qëndrueshmërinë e institucionit të familjes

si dhe ushtrimin e përgjegjësisë prindërore, në

mënyrë të veçantë në fushën e edukimit. Nuk është e

tepërt të kujtohet këtu se familja është shkolla e parë

ku mësohet respekti për tjetrin, sipas identitetit të tij

dhe dallimit të tij. Dialogu ndërfetar dhe ushtrimi i

qytetarisë nuk kanë veçse dobi nga kjo gjë.

7. Të dashur Miq, ndërsa agjërimit tuaj po i vjen

fundi, të pastruar dhe të përtërirë prej riteve të fesë

suaj, ju uroj që së bashku me familjet tuaja dhe me

ata që i keni për zemër të njihni një jetë të qetë dhe

të lumtur!

Zoti i Tejetlartë ju mbushtë të gjithëve me mëshirën

e tij dhe me paqen e tij!

Një “PO” i thënë në adoleshencë është bërë angazhim jete.

Motrat a Dashurisë së Shën Xhovana Antidës në festë në

Katedralen e Tiranës.

Nga Motër Renata Chiossi

Eprore Rajonale e Evropës Lindore.

Kushtet e para rregulltare nuk janë kurrë për t’u

festuar në mënyrë solemne, sepse shënojnë fillimin

e një ecjeje në kërkim të Zotit Dashuri, kërkim i

konkretizuar në shërbim të të varfërve që Biri i Tij Jezusi

na ka mësuar. Zakonisht forma solemne u jepet Kushteve

të Përjetshme...

Ne kemi menduar të celebrojmë këtë rit gjatë meshës

të së dielës, e celebruar nga Imzot George Frendo, sepse,

në një moment në të cilin në Katedralen tonë ndiqnin njëra

tjetrën dasmat, donim të jepnim një shenjë, se si, edhe sot,

Jezusi thërret të rinjtë për ta ndjekur në jetën e shuguruar

në komunitet. Të lexosh shenjat e kalimit të Zotit në jetën

e personave është shumë interesante dhe liron nga zemra

lavdërimin Atij.

Pesë vite më parë Elda Nikolli, e shoqëruar nga i ati,

vinte në shtëpinë tonë, të motrave të Dashurisë së Sh. Xh.

A. Thouret për të filluar studimet universitare. Pas disa

muajsh ka kërkuar të nisë një ecje për të njohur kongregatën

tonë sepse ndjente që Zoti e thërriste të bëhej murgeshë.

Kështu, hap pas hapi, Elda mori vendimin e saj për të filluar

ecjen si postulante, foli me familjen. Nga ai moment

nisi “lufta”, Elda mbeti vetëm për “vetëm me Zotin” për të

vazhduar për të thënë “PO-në” e saj. Ne e kemi shoqëruar

me përkushtim dhe dashuri, por edhe me reflektim dhe

verifikim të vazhdueshëm për t’u siguruar që thirrja a saj

të ishte e vërtetë. Pastaj Elda bëri hyrjen në novicjatin tonë

evropian që ndodhet në Romë dhe ka qëndruar atje për dy

vjet, gjithmonë e kundërshtuar nga familja.

Dje, në Tiranë, Elda ka thënë “PO-në” e saj dhe aty

të pranishëm ishin babai, motra me fëmijët, xhaxhallarët,

daja dhe hallat. Zoti me të vërtetë i shndërron ndjenjat e

zemrës sonë.

Kemi pasur gëzimin të kishim, si bashkëcelebrues

shumë të dashurin tonë don Gjergj Meta, i ngarkuari i atëhershëm

(kur Elda ishte studente) i baritores universitare, ishte

edhe don Beni famullitari i Fanit, si dhe don Carmine.

U mallëngjeva dhe ndjeva që po lindte nga zemra ime

lavdërimi Zoti. “ kur Zoti thërret dhe ne e dëgjojmë, Ai na

jep gjithçka kemi nevojë”. Këto fjalë që themeluesja jonë

theksonte shpesh dhe që ne këndojmë për t’i pohuar. Me të

vërtetë Zoti na jep gjithmonë ndihmën e Tij.

Edhe Arqipeshkvi ynë Imzot Rrok Mirdita na kujtoi

me një dhuratë të vogël dhe kjo na bën të çmojmë akoma

fjalët që themeluesja jonë thoshte “jam bijë e Kishës, jini

edhe ju me mua”. Ne me të vërtetë duam të jetojmë brenda

realitetit tonë kishtar duke dhënë maksimumin tonë, për

ta ndihmuar të rritet duke ofruar edhe ndonjë sakrificë të

vogël, sepse e dimë se për të krijuar “bashkësi” sakrificat

janë të domosdoshme.

Ndërsa ndjej të falënderoj të gjithë për praninë e shumtë,

bashkmotrat e mija të bashkësisë së Elbasanit, të bashkësisë

së Fanit, por edhe ato të kongragatave të tjera. Dua të

falënderoj vajzat që jetojnë dhe që kanë jetuar me ne dhe

të gjithë pjesëtarët e famullisë, duke përfshirë korin. Me të

vërtetë fjala “Faleminderit” tingëllon bukur.

Pastaj kemi bërë një festë të vogël në sallat e famullisë

ku kemi parë, që gëzimi dhe thjeshtësia e pjesëmarrësve,

nën tingullin e çiftelisë, që i ka rënë kopshtari i famullisë,

Gjergji, u shprehte në kërcim dhe në këngë. Të mëdhenj

dhe të vegjël, laik dhe rregulltarë, së bashku që shprehin

gëzimin.

Me tu kthyer në shtëpi motër Elda i ka telefonuar s’ëmës

e cila, shumë e qetë, i ka thënë “tani që ti dhe Adelina jeni

veshur, mos t’ju shkojë mendja ta hiqni kurrë më”. Me të

vërtetë ndërrimi ka qenë i plotë, edhe i s’ëmës që aq fort e

ka kundërshtuar deri para pak ditësh. Erdhi, në zemrat tona

ftesa për besnikëri. Edhe unë, bashkë me të gjitha motrat e

Dashurisë të Sh. Xh. Antidës kërkoj dhuratën e besnikërisë,

të koherencës dhe të gatishmërisë për të punuar në këtë

vresht, e vendosur në këtë tokë të Shqipërisë, vresht që ka

shumë nevojë për punëtorë/re të tjerë/ra.

Shtator 2008

Kisha dhe jeta

11

Ju duhet të jeni dëshmitarë të

dashurisë së Atit në mesin e njerëzve

Nga Monda Legjisi

Që prej momentit të parë ta hapjes, apo me mire

të themi të fillimit të punës dhe shërbimit

baritor në famullinë tonë të Don Emanuelit, vendi

përherë gumëzhin nga prania e shumë fëmijëve, të

rinjve e të rejave që përherë e frekuentojnë kishën

tonë.

Mamurrasi, si qytet i harruar prej gjithkujt,

larg prej rrugës kombëtare, pa ndonjë industri të

rëndësishme në të, nuk ofron për të rinjtë pothuajse

asgjë që të mund të quhet moralisht argëtuese, me

përjashtim të klubeve, bilardove apo lojërave të

fatit. Mamurrasi pra, i harruar prej pushtetarëve,

prej njerëzve, por jo prej Zotit. Këtë e them me

plot bindje kur shprehem kështu, pasi Zoti vetë ka

dashur që të gjithë ata që nuk duan rrëmujën e pa

kriter, zhurmën që duket se të mbush plot e përplot

përbrenda por që sapo mbaron të lë boshllëk të pa

imagjinueshëm, por duan një vend ku të mund të

rrinë të qetë, larg zhurmave dhe shanseve të këqija

të kësaj bote, por afër Zotit që i ka krijuar, i don e

i mbron si krijesa të tija, na ka dhuruar Kishën tonë

dhe ambientet e saja. Aty neve, luajmë, qeshim,

ankohemi dhe lutemi. Aty është streha e jonë. Dhe

këtë strehë famullitari ynë Dom Emanuele Cutajar,

si dhe Motrat Adhurueset e Gjakut të Krishtit kanë

ditur më së miri të na hapin, të na pranojnë, të na

mësojnë dhe me mirësjellje dhe butësinë që u takon

shërbëtorëve të Zotit, një meshtari apo një motre,

si dhe të na përcjellin përjashta saj, me misionin që

dhe të tjerëve nëpër familjet tona tua përçojmë këtë

mirësi që ne marrim aty.

Gjatë kësaj vere, aktivitetet që kemi bërë më

grupmoshat e ndryshme kanë qenë të shumta. Njëri

ndër aktivitetet që na ka lënë të gjithëve mbresa të

pashlyera ka qenë një kamp veror i organizuar për

tre ditë për fëmijët dhe adoleshentet që frekuentojnë

kishën e Mamurrasit. Të pranishmit që kanë marrë

pjesë në këtë kamp veror kanë mbetur te kënaqur nga

bukuria e natyrore e vendit, pra famullisë së Bizës

ku kemi qëndruar si dhe nga afërmiteti i njerëzve të

fshatit Bizë.

Në fakt, gjatë vitit, famullia organizon edhe

aktivitete e takime të ndryshme sociale e kulturore

ndër të cilët;

-shëtitje ne plazhin e Shëngjinit.

-shëtitje kulturore në Shkodër Krujë e Berat etj.

-momente pasimi çdo ditë.

-lojra sportive si psh: footboll ping-pong, etj.

Çdo ditë kisha dhe shtëpia e famullitarit hapet

për fëmijët dhe adoleshentet që dëshirojnë të

frekuentojnë kishën tonë. Aty të gjithë në ndihemi si

një familje ku bisedojnë për jetën e përditshme, ose

duke parë ndonjë film, video. Përveç bisedave dhe

lojërave argëtuese, bujaria e famullitarit tonë nuk na

lë asnjëherë pa një kafe, biskota etj.

Qoftë gjatë kohës së Krezhmeve po ashtu edhe

gjatë kohës së Ardhjes, përherë të gjithë jemi të

angazhuar që shpirtërisht ti presim sa ma mirë festa

që shënjojnë bazën dhe themelin e fesë sonë, dhe si

rrjedhojë përherë jemi të angazhuar që edhe nga ana

e jashtme ti përgatisim sa ma mirë, edhe nëpërmjet

dramatizimeve me personazhe të gjalla, ku secili prej

nesh kërkon të mishërojë edhe ndonjë personazh të

historisë biblike që në të njëjtën kohë bëhet edhe

historia e jonë.

Një gjë e cila nuk mund të kalojë pa u përmendur,

ka lidhje edhe me realitetin tonë shqiptar, por në rastin

konkret flas për Mamurrasin dhe Famullinë tonë.

Dua të them, si kudo, popullsia e krishterë shqiptare

bashkëjeton me besimet e tjera, dhe ato persona ne

i kemi kudo, në rrugë, shkollë, punë e në të gjitha

sferat e jetës. Rinia e cila frekuenton ambientet e

famullisë sonë, nuk është e gjitha e krishterë, dhe

ky fakt për famullitarin tonë nuk përbën asgjë tjetër

veçse një motiv gëzimi edhe më të madh. Për atë, të

gjithë ne, nuk jemi asgjë më shumë e as më pak, sesa

krijesa të Zotit, që dashuria e Tij i ka sjellë në këtë

botë dhe që dashuria e Tij duhet ti mbajë e ti drejtojë.

Ai shpesh herë na e thotë këtë gjë: “Ne duhet të jemi

dëshmitarë të dashurisë së Atit në mesin e njerëzve,

dhe jo gjykatës të atyre që na rrethojnë”.

Kuptohet se, ajo që e mban të gjallë frymën

vëllazërore në famullinë tonë është lutja. Kështu,

përveç momenteve të përbashkëta me gjithë

besimtarët e famullisë, grupi i të rinjve më të rritur,

një herë në javë, çdo të shtune, përgatisin për gjysmë

ore lutjet e “Taize”.

Me shpresën se së shpejti do t’ju tregojmë për

aktivitetet tona të dimrit, dëshirojmë që edhe nga të

rinjtë e famullive të tjera të dimë mbi punën e tyre,

në mënyrë që eksperienca e të qëndruarit tonë me

Zotin të pasurohet dhe forcohet edhe më shumë.

Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës

Programi i Baritore Rinore Dioqezane 2008-2009

Edhe këtë vit Baritorja Rinore Dioqezane

nisi punimet e saj rreth programit një vjeçar

për ministranta, adoleshentët dhe të rinjtë. Në

takimin e parë mbajtur pranë ambienteve të Arkidioqezës

sonë me praninë edhe të drejtorit të këtij

komisioni At Giovanni Salustri u paraqit programi,

i cili do t'i shërbej grupeve rinore, lëvizjeve, etj, të

Dioqezës si rekomandim për takimet e ndryshme

që do të zhvillohen.

Komisioni Baritor Rinor, fton të gjithë të

rinjtë të bëhen pjesë e këtij programi dhe të

kontribuojnë me sa të kenë mundësi gjatë këtyre

aktiviteteve. Po ashtu u kërkohet edhe drejtuesve

të tyre vëmendje dhe përkushtim rreth temave

dhe debateve që do të zhvillohen në takimet

e ndryshme. Pas takimeve dhe reflektimeve u

vendos që për vitin Baritor 2008-2009 të jetë

ky programi:

08.11.2008

Forumi I - Tiranë (Shkolla Ylber)

15.11.2008

Takimi i Adoleshentëve I - Tiranë (Qendra Don

Bosko)

17.01.2009

Lutja për Paqen

21.02.2009

Forumi II - Tiranë (Shkolla Ylber)

07.03.2009

Takimi i Adoleshentëve II - Tiranë (Qendra Don

Bosko)

04.04.2009

Dita Rinore Dioqezane

18.04.2009

Forumi III - Tiranë (Shkolla Ylber)

09.05.2009

Dita e Ministrantave

23.05.2009

Konkursi Biblik

Duke uruar që edhe gjatë këtij viti të kemi

një bashkëpunim të frytshëm, po jua dërgojmë

të gjithëve si ftesë këtë program, të bindur që

do t'i mbani këto nisma parasysh në programet

tuaja.

Komisioni Baritor pret çdo lloj sugjerimi dhe

për ndryshime të mundshme do të jeni të informuar

në kohë. Duke ju falënderuar paraprakisht për

bashkëpunimin tuaj ju përshëndesim dhe ju urojmë

një vit baritor plot hire.

Shtator 2008 Kisha dhe jeta

12

Mesazhet e Zojës - Medjugorie

Nga Majlinda Gjoni

DUKJA VJETORE MIRJANA

DRAGICEVIC - SOLDO 18

MARS 2008

Vegjentja Mirjana Dragicevic - Soldo ka pasur

dukje të përditshme që prej 24 qershorit

1981 deri me 25 dhjetor 1982. Në rastin e

dukjes së sajë të fundit të përditshme, ku i

ka zbuluar dhe sekretin e dhjetë, Virgjëra

i thaj asaj se do ti paraqitej çdo vit me 18

mars, dhe ashtu ka ndodhur gjatë gjithë këtyre

viteve.

Më shumë se një mijë shtegtarë mblidhen

për të lutur Rruzaren pranë bashkësisë

“Cenacolo”.

Dukja e Zojës ka filluar në orën 14:01 dhe

ka zgjatur deri në orën 14:08.

Mirjana ka thënë këto fjalë:

Nuk e kam parë asnjëherë Zojën ta na drejtohet

neve në atë mënyrë. Ka shtrirë krahët e

sajë drejt nesh dhe krahë të shtrira ka thënë:

“Të dashur bij, sot i shtrij krahët e mi drejt

jush. Mos kini frikë ti pranoni. Ato duan

tu japin dashuri, paqe dhe tu ndihmojnë

në shëlbim. Për këtë, bijtë e mi, pranojini.

Mbusheni zemrën time me gëzim dhe unë

do t’ju udhëheqi drejt shenjtërisë. Rruga mbi

të cilën unë ju udhëheqi është e vështirë, plot

me prova dhe me rënie. Unë do jam me ju

dhe krahët e mi do ju mbrojnë. Të jeni të

qëndrueshëm me qëllim që në mbarimin

e ecjes sonë të përbashkët, me gëzim dhe

dashuri të mund të kapemi dorë për dorë më

Birin tim. Ejani me mua, mos kini frikë, Ju

falënderoj”.

DUKJA VJETORE

E VIRGJËRËS VEGJENTES

IVANKA

Vegjentja Ivanka Ivankovic Elez ka pasur

dukjen e saj të zakonshme vjetore me 25

qershor 2008. Sipas dëshmisë së vegjentes

Vicka, Marija dhe Ivan e shohin Zojën çdo

ditë, ndërsa Mirjana, Ivanka e Jakov e shohin

çdo vit.

Me rastin e dukjes së saj të fundit të përditshme

me 7 maj 1985 Zoja, duke i zbuluar

sekretin e dhjetë dhe të fundit, I pati thënë

Ivankës se që gjatë gjithë jetës së saj do ti

shfaqej një herë në vit. Kështu ka ndodhur

edhe këtë vit. Ivanka e ka parë Zojën, për 6

minuta, në shtëpinë e familjes së sajë. Pasi e

ka parë Zojën, vegjentja Ivanka ka thënë:

"Zoja më ka folë për sekretin e nëntë. Na ka

dhënë bekimin e saj si nënë."

25.01.2008

Të dashur bij, me kohën e Krezhmeve ju i

afroheni një kohë plot hire. Zemra juaj është

si toka e papunuar dhe është gati të marrë

frytin në të cilin do të rriteni të mirë. Bijtë e mi ju

jeni të lire të zgjidhni të mirën ose të keqen. Për

këtë ju ftoj të luteni dhe të bëni pendesë. Mbillni

gëzimin në zemrat tuaja, fryti i gëzimit do të rritet

në zemrat tuaja, për të mirën tuaj dhe të tjerët do të

shohin dhe do të marrin nëpërmjet jetës tuaj. hiqni

dorë nga mëkati dhe zgjidhni jetën e pasosur. Jam

me ju dhe ndërmjetësoj për ju përpara Birit tim. Ju

falënderoj që i jeni përgjigjur thirrjes time.

25.02.2008

Të dashur bij, në këtë kohe hiri ju ftoj përsëri në

lutje dhe pendesë. Që dita juaj të jetë e ndërthurur

me lutje të shkurtra dhe të zjarrta për të gjithë ata

që nuk e kanë njohur dashurinë e Zotit. Ju falënderoj

që i jeni përgjigjur thirrjes time.

25.03.2008

Të dashur bij, ju ftoj të punoni për kthimin tuaj.

Jeni akoma larg me zemrat tuaja në takimin me

Zotin. Për këtë kaloni me shumë kohë që të jetë

e mundur në lutje dhe adhurimin e Jezusit në të

Shenjtërueshmin Sakrament të altarit, derisa ai tu

ndryshojë, dhe të vendosë në zemrat tuaja një fe

të gjalle dhe dëshirën e jetës së pasosur. Çdo gjë

kalon bijtë e mi, vetëm Zoti qëndron. Jam me ju

dhe ju inkurajoj me dashuri. Faleminderit qe i jeni

përgjigjur thirrjes time.

25.04.2008

Të dashur bij, edhe sot ju ftoj të gjithëve të

rriteni në dashurinë e Zotit si një lule në rrezet e

ngrohta të pranverës. Në këtë mënyrë gjithashtu

bijtë e mi rrituni në dashurinë e Zotit, dhe transmetojuani

të gjithë atyre që janë larg nga Zoti.

Kërkoni vullnetin e Zotit dhe bëjuni mirë atyre

që Zoti i ka vendosur në rrugën tuaj, dhe të jeni

dritë dhe gëzim. Faleminderit që i jeni përgjigjur

thirrjes time.

25.05.2008

Të dashur bij, në këtë kohë hiri në të cilën Zoti

me ka lejuar të jem me ju përsëri, ju ftoj në

kthim. Punoni për shpëtimin e botës në mënyrë

të veçantë ndërkohë që unë jam me ju. Zoti

është i mëshirshëm dhe jep hire të veçanta, këtë

kërkojeni nëpërmjet lutjes. Unë jam me ju dhe

nuk ju lë vetëm. Faleminderit që i jeni përgjigjur

thirrjes time.

25.06.2008

Të dashur bij, edhe sot me gëzim të madh në

zemrën time ju ftoj që të më ndiqni dhe të dëgjoni

mesazhet e mia. Jeni transmetues të gëzueshëm

të paqes dhe të dashurisë në këtë botë pa

paqe. Jam me ju dhe ju bekoj të gjithëve me Birin

tim Jezusin mbret i paqes. Faleminderit që i

jeni përgjigjur thirrjes time.

25.07.2008

Të dashur bij, në këtë kohë që ju po mendoni për

pushimin e trupit, unë ju ftoj në kthim. Lutuni e

punoni në mënyrë që zemra juaj të ketë etje për

Zotin krijues që është pushim i vërtetë për trupin

dhe shpirtin tuaj. Qe ai te kthejë fytyrën e tij dhe

t’ju japë paqen e tij. Jam me ju dhe ndërmjetësoj

para Zotit për secilin nga ju. Faleminderit që i

jeni përgjigjur thirrjes time.

25.08.2008

Te dashur bij, edhe sot ju ftoj në kthimin personal.

Jeni ju që shndërroheni dhe me jetën tuaj

dëshmoni, duani, falni dhe transmetoni gëzimin

e të Ringjallurit në këtë botë në të cilën Biri im

ka vdekur dhe njerëzit nuk e ndjejnë nevojën për

ta kërkuar dhe zbuluar në jetën e tyre. Adhurojeni

dhe shpresa juaj të jetë shpresë për ata që nuk

e kanë Jezusin. Faleminderit qe i jeni përgjigjur

thirrjes time.

25.09. 2008

Të dashur bij, të jetë jeta juaj përsëri një vendim

për paqe. Të jeni të gëzuar dhe transmetoni paqe

dhe mos harroni që ju jetoni në një kohë hiri ku

Zoti ju jep juve hire të mëdha nëpërmjet pranisë

time. Mos u mbyllni në vetvete bijtë e mi, por,

bëni mirë në këtë kohë dhe kërkoni dhuratat e

paqes dhe dashurisë për jetën tuaj, kështu që ju

të mund të bëheni dëshmitarë tek të tjerët. Unë

ju bekoj me bekimin e një nëne.

Faleminderit qe i jeni përgjigjur thirrjes time.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!