12.07.2015 Views

radio maria - kishadhejeta.com

radio maria - kishadhejeta.com

radio maria - kishadhejeta.com

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Mars 2009 Kisha dhe jeta2PËRMBAJTJABekimi i gurit të themelit tëSelisë së Radio Marisënë TiranëNga Orselina PalucaMesazhi i Papa BenediktiXVI-të me rastin e Ditës së24-t Botërore të RinisëJezu Krishti në kulturën dheteologjinë e shekullit XXImzot George FrendoPërkujtohet 60 vjetori ivdekjes së Imzot VinçencPrendushit– Durrës, 20 mars 2009 –Fjala e Sh .T. Imzot RrokMirdita në këtë rastMinistrantët françeskan tëArkidioqezës Tiranë-Durrëstakohen së bashku në Shenjtorene shna NdoutNga Elidon DodajPaqja është rrënja e jetësNga Rexhina BrishtajEj... ejjjj, im Bir ka vdekurpër ju!!!Nga Enkelejda Gjozafaqe 3faqe 5faqe 7faqe 9faqe 10faqe 9faqe 11faqe 11faqe 12Kalendari LiturgjikMars 2009Ringjallja e JezusitDitën e parë të javës, në mëngjes, endepa dalë drita, erdhi Maria Magdalenë tevarri dhe pa se guri ishte hequr prej varrit.Atëherë erdhi me vrap te SimonPjetri dhetek ai nxënësi tjetër, të cilin Jezusi e dontedhe u tha: “E kanë marrë Zotërinë prejvarrit e nuk dimë se ku e kanë vënë.”Atëherë dolën Pjetri dhe ai nxënësitjetër e u nisën drejt varrit. Vraponin tëdy bashkë, por ai nxënësi tjetër ia kaloiPjetrit dhe arriti i pari te varri. Ai u përkuldhe pa pëlhurat e vëna aty, por nuk hyri.Ndërkaq mbërriti edhe SimonPjetri qëpo vinte mbas tij dhe hyri në varr. I papëlhurat e vëna dhe rizën që pat qenë nëkrye të Jezusit. Kjo nuk ishte me pëlhura,por veçmas e palisur në një vend.Atëherë hyri edhe ai nxënësi tjetër, qëmbërriti i pari te varri, pa e besoi. Nëtë vërtetë, ende nuk e kishin kuptuarShkrimin shenjt: se duhej që Ai të ngjallejsë vdekuri. Atëherë nxënësit u kthyen nështëpi.5 prillE DIELA E LARIT6 prill – E hëna e madhe7 prill – E marta e madhe8 prill – E mërkurra e madhe9 prillE ENTJA E MADHE10 prill - E PREMTJA EMADHE11 prill - E shtuna e madhe12 prillE DIELA E PASHKËVERINGJALLJA E ZOTIT13 prill - E hëna e Engjëllit19 prillE DIELA II E PASHKËVE (B)21 prill – Sh. Anselmi25 prill – Sh. Marku26 prillE DIELA III E PASHKËVE (B)27 prillZOJA E KËSHILLIT TËMIRË29 prill – Sh. Katerina nga Siena30 prill – Sh. Donati. Sh. Piu VDrejtor i përgjithshëm:Imzot George FrendoKryeredaktor:D. Marjan LumçiSekretar:Nikollë LokaRedaksia:Kolec ÇefaAna StakajZef SkanjetiElidon DodajGrafika:Pjerin SheldijaElis GjoniFoto: PiciAdresa:Katedralja e Shën Palit,Bulevardi Zhan D’Ark,Tiranë, ShqipëriE-mail: mlumci@hotmail.<strong>com</strong>http://<strong>kishadhejeta</strong>.googlepages.<strong>com</strong>


mars 2009Kisha dhe jeta3Bekimi i gurit të themelit të Selisësë Radio Marisë në TiranëNga Orselina PalucaSh. T Imzot Rrok MirditaPredikimi në meshën e Bekimit të gurittë parë të Selisë Radio MarisëLajmërimi i ZotitShumë të dashur vëllezër e motra,Kur mungojnë pak më shumë se dyjave nga festa e Pashkëve, Kisha na fton të tëkremtojmë festën e shpalljes së mishërimit tëZotit tonë Jezu Krishtit. Historia e njerëzveështë e shënjuar një herë e përgjithmonë ngaai takim i frytshëm i Kryeengjëllit Gabriel meMarinë e Nazaretit. Vajza e re, e fejuar meJozefin, ka dëgjuar nga engjëlli këto fjalë, qëjanë pëshpëritur miliarda herë në historinë e tëKrishterëve në lutjet e devotshme të zemravebesimtare: “Të falem, o Hirplote! Zoti me ty.”Që nga momenti i parë i shqiptimit tëtyre, këto fjalë nuk kanë tingëlluar si njëpërshëndetje e zakonshme. Diçka krejtësisht ere dhe thellësisht e rëndësishme për njerëziminndryhej brenda këtij ligjërimi. Ungjilltari Lukëthotë se Maria “mbeti e turbulluar dhe e pyesteveten çfarë donte të thoshte kjo përshëndetje”(Lk 1, 29). Në atë orë të historisë takimi i Zotitme njeriun nuk është zhvilluar si herë të tjera nëBesëlidhjen e Vjetër në përvojat mistike, as nëzbulimet profetike, por në kraharorin virgjnortë vajzës së re nga Nazareti, që nuk e ka lënëFjalën e Zotit të tingëllojë në zbrazëti, por e kangjizur brenda trupit të saj.“Të falem, o Hirplote!” Kështu tingëllon nëgjuhën shqipe ajo përshëndetje që, e përthyer nëmënyrë më të përpiktë, do të thotë: “Gëzohu,o hirplote!” Engjëlli i sjell Marisë një lajm tëDitën e Lajmërimit të Zotit tonë JezusKrishtit, më 25 mars 2009 në Tiranë,në Babrru u bë bekimi i gurit të themelit tëSelisë së Radio Marisë Shqiptare.Pas 6 viteve të lutjes së vazhdueshme dhetë punës intensive, Zoti e bëri të mundshme qëedhe në vendin tonë të bekohet guri i themelittë Selisë së <strong>radio</strong> Marisë, në atë vend të cilinbesojmë, se e zgjodh vet Zoti që prej tij të buroiUji i gjallë dhe i freskët, zëri i ëmbël i RadioMarisë, i cili do ta shuaj etjen e zemrës së secilitdëgjues duke u bërë i pranishëm tek krevati isëmundjes dhe në burg, në shtëpi e spital, nëudhëtim dhe në punë, që të shoqërojë njeriuntonë në secilin vend ku gjendet në të gjitha gëzimitdhe vështirësitë e jetës së tij.Bekimi i gurit të themelit të kësaj ndërtese ubë gjatë kremtimit euharistik të cilin e udhëhoqishkëlqesia e tij Imzot Rrok Mirdita, ArqipeshkëvMetropolit Tiranë – Durrës dhe Presidenti Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Me tëbashkëkremtuan Nunci Apostolik në ShqipëriShkëlqesia e tij Imzot Ramiro Moliner Ingles,Gëzueshëm, lajmin e ardhjes së Zotit në jetën esaj, lajmin e ardhjes së Zotit në jetën e njerëzve:“Zoti me ty”.Mëkati e kishte ndarë njeriun nga Zotidhe, për shkak të mëkatit të vet, njeriu endej nëerrësirë, në kërkim të Zotit, në kërkim të lirisësë shpirtit, në kërkim të gëzimit të humbur. Kjopërshëndetje që e fton Marinë të gëzohet, lë tëkuptojmë se nuk ka gëzim të vërtetë pa Zotin,prandaj engjëlli thotë: “Gëzohu, o Hirplote!Zoti me ty”. Nëse mëkati na kishte ndarë ngaZoti dhe me këtë ndarje kishte prishur gëzimin,në Marinë e Nazaretit, me anë të ngjizjes sëBirit të vet në barkun e saj, Hyji i kthen tokësgëzimin e humbur, ai shfaqet si ‘Hyji me ne’,si Hyji që e kapërcen ndarjen që ka shkaktuarmosbindja jonë, falë bindjes së Gruas pa mëkat,që në mbarimin e pjesës së Ungjillit që kemidëgjuar, thotë: “Unë jamshërbëtorja e Zotit. U bëftënë mua sipas fjalës sate!” (Lk1, 38).Engjëlli e fton Marinë tëgëzohet dhe tregon arsyen egëzimit: “Zoti me ty”. Mariau trondit nga këto fjalë,sepse sipas mentalitetit tëBesëlidhjes së Vjetër, njeriunuk mund t’i afrohej Zotitdhe anasjelltas, për shkak tëgjendjes mëkatare të njeriut.As Moisiu nuk mund tashihte Zotin në malin Orebdhe aq më pak mund tëbashkohej me të. Nëse njeriuShkëlqesia e tij Imzot Zef Gashi Arqipeshkëv iTivarit. Në meshë ishte i pranishëm edhe ImzotCristorforo Palmieri, Ipeshkëv i Rrëshenit dhemeshtarët nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.Për këtë rast të festës sonë kishte ardhur edheZotëri Emanuele Ferrario, Presidenti i familjesBotërore të Radio Marisë.Në fillimin e Meshës të pranishmit i përshëndetiDrejtori i Radio Marisë Shqiptare Dr.Don Prekë Lazraj, për të vazhduar Mesha gjatëtë cilës u bë bekimi i gurit të themelit të Selisësë Radio Marisë Shqiptare.Në meshë kanë marrë pjesë dëgjuesit te RadioMarisë nga vende të ndryshme të Shqipërisë,dhe Kosovës, të Malit të Zi dhe nga Italia. Atyshihej gëzimi për fillimin e kësaj vepre të cilënata e shikojnë si vepër të cilën Zoti e bënë përtë mirën e të gjithëve. Nuk mungojnë as kontributitë cilin ata e dhanë konkretisht gjë qëdëshmon se dashuria e tyre për Radio Marinëështë më shumë së konkrete. I falënderojmë atadhe të gjithë të tjerët që do të kontribuojnë përndërtimin e kësaj ndërtese edhe në të ardhmen.do të shihte Zotin do të vdiste, sepse natyra etij mëkatare nuk do ta duronte peshën e lavdisësë Hyjit. Në këtë kontekst mund ta kuptojmëtronditjen e Marisë përballë përshëndetjes sëengjëllit.Por Engjëlli i thotë: “Mos ki frikë, Mari,sepse ke gjetur hir para Hyjit. Ja, do të ngjizëshdhe do të nxjerrësh në dritë një fëmijë. Dot’i vësh emrin Jezus. Ai do të jetë i madh dhedo të quhet Biri i të Tejetlartit. Zoti Hyj dot’i japë fronin e Davidit, Atit të tij, e do tëmbretërojë mbi shtëpinë e Davidit në amshim,e mbretëria e tij nuk do të mbarojë kurrë” (Lk1,30-33).Frika e njeriut përballë Hyjit vjen si shkak imëkatit, por Maria është pa mëkat dhe ngjiz pamëkat Birin e Hyjit në trupin e saj.faqe 4


Mars 2009 Kisha dhe jeta4Ajo ka gjetur hir para Hyjit dhe ky hir,nëpërmjet aktit të saj të bindjes, falë mishërimittë Krishtit, është hiri i shpëtimit për çdo njeri.Falë mishërimit të Krishtit, fjalët që engjëlli idrejton Marisë: “Mos ki frikë!”, janë fjalë qëi drejtohen çdo njeriu që gjen në Krishtin emishëruar mundësinë e shpëtimit. Krishti vjenpër të hequr frikën, sepse ai vjen për të shpallurfaljen e mëkateve dhe për ta bërë atë të mundurme anë të flijës së Kryqit.“Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjeturhir para Hyjit”. Ky hir i Hyjit është misterii ngjizjes, i lindjes, i jetës, i vdekjes dhei ringjalljes së Krishtit. Në këtë takim tëKryeengjëllit me Marinë, Hyji e ka lidhurveten një herë e përgjithmonë me njeriun, dukeu bërë ai vetë njeri, dhe kjo lidhje e njeriutme Hyjin në trupin e Krishtit është dhuratahyjnore, prandaj engjëlli thotë: “Gëzohu, oHirplote! Zoti me ty”.Çfarë është hiri për të cilin flitet në këtëungjill dhe çfarë është në vetvete hiri i Hyjit?Fjala hir vjen nga greqishtja dhe do të thotëdhuratë, diçka e dhënë falas, edhe pse nuke meritojmë. Njeriu, për shkak të mëkatit,gjendet i ndarë nga Hyji dhe nuk e meritonbashkimin me të. Bashkimi i njeriut meHyjin është i mundur vetëm nëse Hyji, ngadashuria dhe mirësia e tij, e fal njeriun dhe idhuron edhe një herë mundësinë e bashkimitme Zotin e vet. Pikërisht kjo gjë, kjo dhuratëe madhe qiellore, ndodh në misterin e trupittë Krishtit, që ngjizet në kraharorin e VirgjërësMari. Krishti njeri, atëherë, është hiri i Hyjit,dhurata që ne nuk e kemi merituar, por që Atiqiellor na e ka dërguar, sepse ai është Atë i mirëdhe dëshiron shpëtimin e të gjithë njerëzve.Ky shpëtim ka një emër: Jezu Krishti. Prandajshën Pali shkruan në Letrën drejtuar Titit, qëlexojmë natën e Krishtlindjeve: “U duk hiri iHyjit, që u sjell shëlbimin të gjithë njerëzve”(Tit 2,11). Hiri i Hyjit, dhurata e tij e shpëtimit,nuk është më vetëm diçka e padukshme, njërealitet shpirtëror i pakapshëm. Hiri i Hyjitështë Krishti i mishëruar, Biri i Hyjit që ështëngjizur në kraharorin e Virgjërës nga Nazareti,që ka vuajtur në trupin e tij mundimet përshkak të mëkateve tona, që ka vdekur në kryqpër të shkatërruar vdekjen, që është ringjallurme trupin njerëzor të shndërruar në trup tëlavdishëm, që është ngjitur në qiell dhe rri në tëdjathtën e Atit, që bëhet i pranishëm për ne nëkëtë meshë dhe në të gjitha meshët e shenjta,gjatë gjithë historisë e në të gjithë botën, nëbukën dhe në verën eukaristike, me forcënshndërruese të Shpirtit të Shenjtë.Dokument i vendosur në themelin e SelisëSot bekojmë gurin e themelit të RadioMarisë dhe përshëndetja e kësaj Radioje thotë:“Hiri i Hyjit në shtëpinë tënde!” Në dritën e këtijungjilli dhe në dritën e kësaj feste, e dimë se kyhir i Hyjit është Krishti vetë. Në përpjekjet tonapër të gjetur dhuratën e Hyjit që është Krishtii bërë njeri, gjejmë një ndihmë të paçmueshmetek Virgjëra e shenjtë. Pas lajmërimit të engjëllitpër ngjizjen e Birit të Hyjit, ajo thotë: “Si do tëmund të ngjajë kjo, ndërsa unë jam virgjër?”(Lk 1,34). Edhe Maria është e habitur dhe emrekulluar nga kjo ndërhyrje e Hyjit në jetën esaj dhe në historinë e njerëzve.“Si do të mund të ngjajë kjo?” Maria e dimirë se njerëzit nuk mund të bëjnë asgjë për tëfituar dhuratën e shpëtimit, e në këtë mënyrëajo e njeh mirë natyrën e hirit, që është shenjae mrekullueshme e një Hyji plot dashuri.Prandaj engjëlli i thotë: “Shpirti i Shenjtë do tëzbresë në ty e fuqia e Hyjit të Tejetlartë do të tëmbulojë me hijen e vet: prandaj ky fëmijë do tëjetë i shenjtë – Biri i Hyji” (Lk 1,35). Shpirti iShenjtë end në trupin e Marisë, trupin e Birittë Hyjit. Kjo gjë është e pamundur për njerëzitdhe e pamendueshme, por, sikurse i thotëengjëlli Nënës së Krishtit në ungjillin e sotëm:“Vërtet, s’ka gjë të pamundshme për Hyjin”(Lk 1,37).Shumë të dashur vëllezër e motra, tërëmisteri i Krishtit është vërtetim i faktit se s’kagjë të pamundshme për Hyjin. Hyji, duke ubërë njeri, hyn brenda jetës, por edhe brendavdekjes sonë. Atë që është e pamundshmepër njeriun, mundjen e vdekjes, ai e bën tëmundshme me misterin e ringjalljes së tij nëditën e Pashkëve. Kjo fuqi e Hyjit, që bën tëmundshme atë që është e pamundshme përnjerëzit, është hiri i tij, i shfaqur plotësisht nëmisterin e mishërimit të Krishtit. Që ky hiri Hyjit të veprojë në jetën e njerëzve është enevojshme t’i hapemi atij dhe ta pranojmë tëhyjë brenda nesh.Këtë gjë bën Virgjëra e Nazaretit në ungjilline sotëm, kur thotë: “Unë jam shërbëtorja eZotit, më ndodhtë siç the ti!” (Lk1,38). Këtofjalë dhe kjo grua do të mbeten përgjithmonëdëshmia më e fuqishme e mrekullisë së hirit tëHyjit.“Hiri i Hyjit në shtëpinë tënde!” – uthotë Radio Maria dëgjuesve të vet herë pashere. Ky hir i Hyjit, që është Krishti njeri, kanjë shërbëtore të mrekullueshme: Marinë eNazaretit. Tek ajo Fjala është Bërë njeri me anëtë veprimit të Shpirtit të Shenjtë.Ai Shpirt i Shenjtë, që Ati e ka dërguar tekMaria për të ngjizur Birin e Tij, është Shpirtii Shenjtë që na ka rilindur në Pagëzim, qëna ka bërë bij në Birin e amshuar dhe na jepguximin t’i drejtohemi Hyjit, duke e quajturAtë. Në misterin e Trupit të Krishtit, njeriut,që gjendet në këtë trup të shkatërrueshëm, iështë hapur pamja e Trinisë së Shenjtë, pamjae Hyjit të dashurisë, që i ka shëruar sëmundjete mëkatit tonë me anë të plagëve të Birittë Tij. I gjithë ky mister i mrekullueshëmi shpëtimit, që në qiell nuk ka fillim dhembarim, në tokë ka një fillim historik tëmirëpërcaktuar: ky mister është ngjizur nëkraharorin e virgjërës Mari, kur ajo ka thënë:“Unë jam shërbëtorja e Zotit, më ndodhtë siçthe ti!”Falë këtij misteri edhe ne, të pagëzuarit qëpërbëjmë Kishën, jemi trupi i Krishtit shtegtarmbi tokë. Në këtë shtegtim kemi nevojë përndihmën e hirit hyjnor. Hyji nuk na e mungonkurrë këtë hir. Ai vazhdon të dërgojë Shpirtin eShenjtë, që na hap sytë e mendjes dhe të zemrëspër të parë Birin e tij në jetën tonë. Ky Shpirt iShenjtë na mëson të lutemi, shndërron bukëneukaristike në trupin e Krishtit, na jep shpresëne ringjalljes dhe na bën të themi plot gëzim:“Vërtet, s’ka gjë të pamundshme për Hyjin!”(Lk 1,37).Virgjëra e Shenjtë na udhëheqtë drejttakimin me hirin e Hyjit dhe ky hir i mbushtëzemrat dhe shtëpitë tona! Amen.


mars 2009Kisha dhe jeta5Mesazhi i Papa Benedikti XVI-të me rastine Ditës së 24-t Botërore të Rinisë“Ne e kemi vënë shpresën tonë nëZotin e gjallë” (1 Tim 4, 10).ROMË, 9 Mars 2009. – Po botojmëmesazhin, që ka formuluar Papa BenediktiXVI-të, me rastin e Ditës Botëroretë Rinisë, e cila ashtu si dhe vitin eardhshëm, do të mbahet në nivel dioqezan.Si një etapë shpirtërore e rrugës për nëMadrid 2011, ku do të zhvillohet Ditatjetër Ndërkombëtare e Rinisë, Dita e24-t Botërore Dioqezane e Rinisë do tëjetë nën moton: “Ne e kemi vënë shpresëntonë në Zotin e gjallë” (1 Tim 4, 10).Papa Benedikti XVI-të i fton të rinjtëtë mbështeten në shpresën e vërtetë,“shpresën e madhe”, e cila mund të jetëvetëm Krishti, dhe kjo shpresë ruhetnëpërmjet Kishës.* * *“Ne e kemi varur shpresën tonë në Zotine gjallë” (1 Tim. 4, 10).Të dashur miq,të dielën tjetër të Palmave do të celebrojmënë nivel dioqezan përvjetorin e 24-t të DitësBotërore të Rinisë. Ndërsa përgatitemi përfestën e përvitshme të kësaj dite, kujtoj memirënjohje të thellë para Zotit takimin qëu zhvillua korrikun e kaluar në Sydney:një takim i paharrueshëm, gjatë të cilitShpirti i Shenjtë ka përtërirë jetën e shumëtë rinjve që kishin ardhur nga e gjithë bota.Gëzimi festiv dhe entuziazmi shpirtëror qëu ndien gjatë këtyre ditëve, u kthyen në njëshprehje mjaft domethënëse të pranisë sëShpirtit të Krishtit. Tashmë po i afrohemitakimit ndërkombëtar, i cili është caktuar në2011 në Madrid. Tema për këtë takim do tëjenë fjalët e Apostullit Pal: “Hidhni rrënjënë Krishtin dhe të qëndrueshëm në besim,mbështetuni në Të” (shih. Kol. 2, 7). Dukepasur parasysh këtë takim ndërkombëtar tërinisë, do të përshkojmë së bashku rrugën epërgatitjes dhe në vitin 2009 do të meditojmëmbi thënien e Shën Palit: “Ne i kemi vënëshpresat në Zotin e gjallë” (1 Tim. 4, 10), kursenë vitin 2010 do të reflektojmë mbi pyetjen edjaloshit të pasur: “Zotëri i mirë, çfarë duhettë bëj për të fituar jetën e përjetshme?” (Mk.10, 17).Rinia, kohë e shpresësNë Sydney e kemi drejtuar vëmendjen ngaajo, se çfarë ka për t’ju thënë Shpirti i Shenjtëbesimtarëve në ditët e sotme, dhe para së gjithashjuve të rinj të dashur. Në përfundim të Meshëssë Shenjtë ju kërkova, që ju ta lejoni Shpirtine Shenjtë t’ju formësojë, që të jeni lajmëtarë tëdashurisë së Hyjit, si dhe të aftë për të ndërtuarnjë shpresë për të gjithë njerëzimin. Në tëvërtetë, çështja e besimit qëndron në qendërtë jetës sonë si njerëz, si dhe të misionit tonësi të krishterë, sidomos në kohën e sotme. Netë gjithë e ndjejmë nevojën për shpresë, porjo për një shpresë çfarëdo, por për një shpresëtë qëndrueshme dhe të besueshme, ashtu siç ekam theksuar edhe në Enciklikën “Spe salvi”.Rinia është para së gjithash një kohë e shpresës,sepse ajo shikon shumë mundësi për të ardhmen.Kur njeriu është i ri, ai ushqen ideale, ëndrra dheplane; rinia është koha kur piqen vendimet, tëcilat janë përcaktuese për pjesën tjetër të jetës.Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, ajo ështëpjesa e jetës, kur shtrohen fuqishëm pyetjeekzistenciale: përse jam në botë? Çfarë kuptimi kajeta? Çfarë do të bëhet me mua? Si dhe: si mundtë arrihet lumturia? Përse ekzistojnë vuajtjet,sëmundjet dhe vdekja? Çfarë ka pas vdekjes?Në pah dalin pyetje themelore ekzistenciale,si dhe pengesa, të cilat shpesh duken tëpakapërcyeshme: vështirësi gjatë studimeve,mungesë vendesh pune, mosmarrëveshjenë familje, probleme në lidhjet e miqësisëapo në krijimin e një marrëdhënie në çift,sëmundje apo të meta fizike, mungesa nëmjetet e nevojshme të jetesës, si pasojë ekrizës së përgjithshme ekonomiko-sociale tësotme. Përballë këtyre të gjithave, njeriu pyet:nga duhet ta marr flakën e shpresës dhe simund ta ruaj në zemër zjarrin e kësaj flake?Në kërkim të “shpresëssë madhe”Përvoja tregon, se cilësitë personale dhe tëmirat materiale nuk mjaftojnë për të siguruaratë shpresë, në kërkim të së cilës shpirti njerëzorështë vazhdimisht në kërkim. Ashtu siç e kamshkruar edhe në Enciklikën e përmendur “Spesalvi”, politika, shkenca, teknika, ekonomia dheçdo burim tjetër material, nuk munden të vetmetë dhurojnë atë shpresë të madhe, për të cilën neëndërrojmë. Kjo shpresë “mund të jetë vetëm Zoti,i cili përfshin gjithçka dhe që mund të na japë dhedhurojë atë, që ne vetë nuk jemi në gjendje” (31).Tek rrjedhojat kryesore të harresës së Zotitbëjnë pjesë mungesa e orientimit që karakterizonshoqërinë e sotme, me pasojë vetminë dhedhunën, pakënaqësinë dhe humbjen e besimit,të cilat jo rrallë çojnë drejt dëshpërimit.I qartë dhe i kuptueshëm është paralajmërimiqë na vjen nëpërmjet Fjalës së Zotit: “I mallkuarështë njeriu, i cili u beson njerëzve, mbështetetnë mishin e dobët, dhe zemra e të cilit largohetnga Zoti. Ai është si një kaçube djerrë në stepë,që nuk sheh kurrë të bjerë shi” (Jer. 17, 5-6).Kriza e shpresës prek para së gjithash brezate rinj, të cilët jetojnë në një ambient socialkulturor,në të cilin nuk ka siguri, nuk kavlera dhe pika referimi të qëndrueshme,duke u gjindur të përballur me vështirësi,të cilat i tejkalojnë fuqitë e tyre personale.Të dashur miqtë e mi të rinj! Mendoj përshumë nga bashkëmoshatarët tuaj, të cilët janëtë plagosur nga jeta, janë të kufizuar për shkaktë ndonjë mungese zhvillimi, e cila shpeshështë rrjedhojë e një boshllëku familjar, e njëedukimi liberal pa rregulla të qëndrueshmeapo e përvojave negative e traumatike. Për disa,dhe fatkeqësisht të tillë nuk janë pak, kjo çon,praktikisht në mënyrë të imponuar, në një arratishpërfytyruese drejt sjelljesh të dhunshme dhetë rrezikshme, në varësi nga droga dhe alkoli,si dhe në shumë forma pakënaqësie rinore.Dhe megjithatë: edhe tek ata që gjinden nënjë situatë të vështirë, sepse kanë ndjekurkëshillat e “mësuesve të këqij”, nuk zhdukenshpresa për dashurinë dhe lumturinë e vërtetë.Por si duhet t’ua shpallim shpresën këtyre tërinjve? Ne e dimë se njeriu e gjen përplotësimine tij të vërtetë vetëm në Zotin. Atëherë,misioni ynë kryesor që na prek të gjithëve,konsiston në një Riungjillëzim, i cili dot’u ndihmojë brezave të rinj të kuptojnë,se fytyra e vërtetë e Zotit është dashuria.Juve, të dashur të rinj, që jeni në kërkim të njëshprese të sigurt, ju drejtoj të njëjtat fjalë, qëShën Pali u drejtoi të krishterëve të përndjekurnë Romën e dikurshme: “Zoti i shpresës jumbushtë ju me të gjithë gëzimin dhe të gjithëpaqen në besim, në mënyrë që ju të bëhenitë pasur në shpresë, me fuqinë e Shpirtit tëShenjtë” (Rom. 15, 13). Gjatë këtij viti jubilar,i cili i është kushtuar Apostullit të Popujve,me rastin e lindjes së tij para dymijë vitesh, letë kërkojmë të mësojmë prej tij, për t’u bërëdëshmitarë të besueshëm të shpresës së krishterë.faqe 6


Mars 2009 Kisha dhe jeta6Shën Pali, dëshmitar i shpresësPali, i gjendur i rrethuar nga vështirësi dhe sprovatë ndryshme, i shkruante Timoteut, nxënësit tëtij besnik: “Ne i kemi vënë shpresat tek Zoti igjallë” (1 Tim. 4, 10). Si lindi kjo shpresë tek ai?Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, duhet të fillojmënga takimi i tij me Jezusin e ringjallur, rrugëspër në Damask.Atëherë Sauli ishte një i ri si ju, në moshërreth 20-25 vjeç, një përkrahës i ligjit të Moisiut,i vendosur për t’i luftuar me të gjitha mjetetata, të cilët ai i konsideronte si armiq të Zotit(shih. Apost. 9, 1). Ndërsa po shkonte për nëDamask për të arrestuar dishepujt e Krishtit, aiu verbua nga një dritë mjaft e mistershme dhendjeu ta thërrisnin në emër: “Saul, Saul, përsemë përndjek?”. Ai ra përdhe dhe pyeti: “Kush jeti, Zotëri?”. Dhe zëri u përgjigj: “Unë jam Jezusi,të cilin ti po e përndjek” (shih. Apost. 9, 3-5).Pas atij takimi jeta e Palit ndryshoi në mënyrëradikale: ai u pagëzua dhe u bë një Apostull i Ungjillit.Rrugës për në Damask ai u transformua së brendshmiprej dashurisë së Zotit, të cilin ai e takoi në personin eJezu Krishtit. Një ditë ai do të shkruante: “Përsa kohëdo të jetoj ende në këtë botë, do të jetoj në besimintek Biri i Zotit, i cili më ka dashur dhe është flijuarpër mua” (Gal. 2, 20). Pra, nga përndjekës ai u kthyenë dëshmitar dhe misionar; ai themeloi bashkësi tëkrishtera në Azinë e Vogël dhe Greqi; ai përshkoimijëra kilometra dhe u përball me çdo situatë, derinë martirizimin e vet në Romë. Dhe gjithçka e bëringa dashuria për Krishtin.Shpresa e madhe ndodhetnë KrishtinPër Palin, shpresa nuk është vetëm një idealapo vetëm një ndjenjë, por një person i gjallë:Jezu Krishti, Biri i Zotit. I përshkuar thellësishtnga kjo bindje, ai do t’i shkruante Timoteut: “Nei kemi vënë shpresat në Zotin e gjallë” (1 Tim. 4,10). Dhe “Zoti i gjallë” është Krishti, i cili ështëringjallur dhe është i pranishëm në botë. Ai ështëshpresa e vërtetë: Krishti, i cili jeton me ne dhenë ne, dhe na thërret për të marrë pjesë në jetëne Tij të përjetshme. Dhe nëse nuk jemi vetëm,kur Ai është pranë nesh; nëse Ai është e tashmjadhe e ardhmja jonë, atëherë përse duhet të kemifrikë? Pra, shpresa e të krishterit do të thotë, që“ne e kërkojmë lumturinë tonë në Mbretërinë eQiellit dhe në Jetën e Përjetshme, duke besuar nëpremtimet e Krishtit dhe jo duke u mbështeturnë forcat tona, por në ndihmën e Hirit të Shpirtittë Shenjtë” (Katekizmi i Kishës Katolike, 1817).Rruga për tek shpresa e madheAshtu si dikur takoi Palin e ri, ashtu kërkonJezusi të takojë edhe secilin prej jush, të dashurtë rinj. Por, përpara se ky takim të jetë dëshirajonë, ai është dëshira e gjallë e Krishtit. Tani,ndoshta dikush prej jush mund të më pyeste: Simund ta takoj sot unë Atë? Apo, në çfarë mënyreAi më afrohet mua?Kisha na mëson, se dëshira për të takuarZotin është fryt i Hirit të Tij. Kur ne shprehimbesimin tonë në lutje, atë moment ne e takojmëAtë edhe në errësirë, sepse është Ai që na ofrohet.Lutja e vazhdueshme e hap zemrën për ta priturAtë, ashtu siç e shpall edhe Shën Agustini: “Zoti,Hyji unë, dëshiron që dëshirat tona të provohennë lutje. Kështu, Ai na përgatit për të marrë atë,që Ai është i dëshiruar për të na dhënë” (Letrat130, 8, 17). Lutja është një dhuratë e Shpirtit, ecila na shndërron ne në burra dhe gra të shpresës,si dhe e mban botën të hapur për Zotin (shih.Spe salvi, 34).Krijojini hapësirë lutjes në jetën tuaj! Edhekur lutemi vetëm është mirë, por akoma më bukurdhe përfituese është të lutemi së bashku; sepse Zotina ka siguruar, se Ai është i pranishëm atje ku dyose tre janë mbledhur në emrin e Tij (shih. Mt.18, 20). Ka shumë mënyra për t’u miqësuar meTë; ekzistojnë përvoja, grupe dhe lëvizje, takimedhe udhëzime, për të mësuar si të lutemi dhe nëkëtë mënyrë për t’u rritur në përvojën e besimit.Merrni pjesë në liturgjitë e bashkësive tuaja dhepërforcohuni sa më shumë në Fjalën e Zotit, si dhenë pjesëmarrjen aktive në Sakramente. Ashtu siçe dini, Eukaristia është kulmi dhe qendra e jetësdhe misionit të çdo besimtari dhe çdo bashkësietë krishterë. Ajo është Sakramenti i Shëlbimit, kuKrishti bëhet i pranishëm dhe jep trupin dhe gjakune Tij si ushqim shpirtëror për Jetën e Përjetshme.Vërtet një mister i papërshkrueshëm! Për Eukaristinëlind dhe rritet Kisha, familja e madhe e tëkrishterëve, në të cilën hyjmë nëpërmjet Pagëzimitdhe në të cilën ne përtërihemi vazhdimisht, falëSakramentit të Pajtimit.Më pas, të pagëzuarit përforcohen nga Shpirtii Shenjtë, nëpërmjet Përforcimit, për të jetuar simiq dhe dëshmitarë të vërtetë të Krishtit; kurse,Sakramentet e Shugurimit dhe të Martesës ibëjnë ata të aftë për të përmbushur detyrat e tyreapostolike në Kishë dhe në botë. Dhe së fundi,Vajimi i të sëmurëve na bën që të provojmëngushëllimin e Zotit në vuajtje dhe sëmundje.Të veprojmë sipas shpresëssë krishterëKur ju ushqeheni nga Krishti dhe ashtu siApostulli Pal jetoni në Të, atëherë nuk mundtë mos flisni për Të dhe ta bëni të njohurmes shumë miqve dhe bashkëmoshatarëvetuaj, duke u kujdesur, që ata ta duan Atë.Kur ju të jeni bërë dishepuj besnik të Tij, dotë jeni të aftë të kontribuoni në ndërtimin ebashkësive të krishtera, të cilat përshkohennga dashuria, ashtu si dhe ato për të cilatflitet në Veprat e Apostujve. Kisha shpresontek ju për përmbushjen e këtij misioni tëvështirë: mos u dekurajoni nga sprovat dhevështirësitë. Jini të duruar dhe të qëndrueshëm,dhe mposhteni prirjen natyrale të rinisë, përtë pasur dhe dashur gjithçka dhe menjëherë.Miq të dashur! Dëshmojeni të Ringjallurin siPali! Bëjani të njohur Atë të gjithë të rriturve dhebashkëmoshatarëve tuaj, që janë në kërkim “tëshpresës së madhe”, e cila u jep kuptim jetës së tyre.Kur Jezusi të jetë bërë shpresa juaj,atëherë manifestojani atë edhe të tjerëve,n ë p ë r m j e t g ë z i m i t d h e a n g a z h i m i ttuaj shpirtëror, apostolik dhe social.Të pushtuar nga Krishti, vëreni të gjithë fenë tuajnë Të, dhurojani Atij të gjithë besimin tuaj dhepërhapeni këtë shpresë edhe përreth jush. Merrnivendime, që shprehin besimin tuaj! Tregoni, seju i njihni rreziqet dhe idhujtarinë e parasë, tëmirave materiale, të karrierës dhe suksesit, pornuk gënjeheni nga këto imazhe mashtruese.Mos u jepni pas logjikës së interesave egoiste,por ushtrohuni në dashurinë për tjetrin;përpiquni, që t’i vini veten dhe aftësitëtuaja njerëzore e profesionale në shërbimtë së vërtetës dhe të mirës së përgjithshme;të qëndroni vazhdimisht të gatshëm, për t’ifolur dhe përgjigjur kujtdo, që ju pyet përshpresën që juve ju mbush” (1 Pjetri 3, 15).I krishteri i vërtetë nuk është kurrëi dëshpëruar, edhe nëse ai është përballësprovave të ndryshme; sepse, prania e Krishtitështë mister i gëzimit dhe paqes së tij.Maria, nënë e shpresësQoftë Shën Pali për ju një shembull ikësaj rruge të jetës apostolike; ai, i cili jetëne vet e ka përforcuar në besim dhe shpresëtë qëndrueshme, duke ndjekur shembulline Abrahamit, për të cilin në Letrën drejtuarRomakëve shkruan: “Përkundrejt çdoshprese, ai ka besuar plot shpresë, se do tëbëhej ati i shumë popujve” (Rom. 4, 18).Në të njëjtat gjurmë të popullit të shpresës,të cilin e formuan profetët dhe shenjtërite të gjitha kohërave, ne ecim vazhdimishtpërpara drejt krijimit të Mbretërisë sëQiellit; dhe Virgjëra Mari, nëna e shpresës,na shoqëron në rrugëtimin tonë shpirtëror.Ajo, mishërimi i shpresës së Izraelit, e cilai dhuroi botës Shpëtimtarin dhe qëndroi epalëkundur në shpresën e Kryqit, është përne shembull dhe përkrahje. Mbi gjithçka,ndërmjetësoftë Maria për ne dhe na shoqëroftënga errësira e vështirësive tona drejt agimitvezullues të takimit me të Ringjallurin.Të dashur miq të rinj, dëshiroj ta mbyll këtëmesazh me një thirrje të njohur dhe të bukurtë Shën Bernhard-it [të Clairvaux-it], e cilamori shtytje nga titulli “Stella maris”, Ylli iDetit, për Marinë: “Nëse zgjohen stuhitë etundimit, nëse gjendesh në mes të shkëmbinjvetë pikëllimeve, ngriji sytë nga ylli i detit dhethirri Marisë për ndihmë! Nëse përplasesh ngadallgët e mendjemadhësisë, ambicies, shpifjesdhe smirës, vështro nga ylli, thirri Marisë…Në mes rreziqeve, nevojave dhe pasigurive,kujto Marinë, thirre atë… Ndiqe atë, dhe nukdo të humbasësh. Thirre atë, dhe nuk mundtë dëshpërohesh; kujto atë, dhe nuk do tëgabohesh. Mbahu tek ajo, dhe nuk do të biesh.Nëse të mbron ajo, atëherë mos iu frikëso asgjëje!Nëse të udhëheq ajo, nuk do të lodhesh. Nëse tëmëshiron ajo, do t’ia mbërrish i sigurt synimittënd!” (In laudibus Virginis Matris, Homilia2, 17; Predikim lavdi për Virgjërën Mari).Maria, Yll i Detit, i shoqëroftë të rinjtëe të gjithë botës në takimin me JezusinHyj, Birin e saj dhe qoftë rojtarja qiellore eshpresës dhe besnikërisë së saj në Ungjillin.Të dashur të rinj, duke ju siguruar, se e kujtojsecilin prej jush çdo ditë në lutje, ju bekoj ngazemra juve, si dhe njerëzit tuaj të dashur.Nga Vatikani, 22 Shkurt 2009.Benedictus PP. XVI


mars 2009Kisha dhe jeta7Jezu Krishti në kulturën dhe teologjinëe shekullit XXImzot George FrendoD. “TEOLOGJITË” E NDRYSHMENë gjysmën e dytë të shekullit të 20 lindin“teologji” të ndryshme si ndërmjet katolikëve ashtuedhe ndërmjet protestantëve. Asnjë nga ato pretendontetë ishte e vetmja teologji e vlefshme dhe emundshme: ajo çka i dallon është emfaza mbi disatema apo hermeneutika e zgjedhur. Ndërsa këmbëngulinmë shumë në veprimtarinë praktike (janë“teologji të veprimtarisë praktike”) janë teologjitë hapura ndaj dialogut me botën, me kulturën,me njeriun e sotëm, e me ideologjitë dhe situatathistorike të reja. Prandaj e interpretojnë ungjillinbrenda këtyre rrethanave të reja. Këtu na interesonpër më tepër teologjia politike, teologjia e shpresës,dhe teologjia e çlirimit.a. Teologjia PolitikeKjo teologji e zhvilluar mbi të gjitha ngaMetz, konsideron Krishtin si atë që është i aftëtë shndërrojë shoqërinë. Premtimet themelore tëMbretërisë së Hyjit të shpallura nga Krishti janëliria, paqja, drejtësia, pajtimi, dhe këto premtimenuk mund të jenë të interpretuara në kuptimindividualist. Kjo është përmasa politike e lajmittë krishterë, që duhet të përmbushet nëpërmjetnjë mohimi kritik të botës ashtu si është, njëmohim i shprehur nga realiteti i kryqit.Më pas teologjia politike përkufizon rolin eKishës përballë shoqërisë: Kisha duhet të mbrojënjeriun nga çdo manipulim. Njeriu nuk ështënjë objekt i thjeshtë i historisë. Pra të varfrit e tëmënjanuarit janë në planin e parë të këtij veprimitë Kishës. Kisha duhet të jetë profetikisht kritikepërballë çdo totalitarizmi politik (kapitalist aposocialist). Duhet të jetë kritik edhe drejt vetvetes:është në shërbim të shpëtimit universal, ështëbashkësi në dalje (Moltmann).Paupert pohon se mishërimi i Birit të Hyjite detyron të krishterin që të marrë përgjegjësinëpolitike. Jezusi ka qenë gjithmonë në anën e tëvarfërve e të mënjanuarve, ka predikuar dashurinëuniversale, ka flakur idhullin e parasë, e ka përkufizuarautoritetin si shërbim dhe ka mbrojtur tështypurit: këto janë parimet që duhet të frymëzojnëpolitikanin.b. Teologjia e ShpresësTeologët protestantë Jurgen Moltmann eWolfhart Pannenberg mund të konsiderohensi protagonistët e kësaj teologjie, të shoqëruarmë vonë nga katolikët Karl Rahner, EdwardSchillebeeckx, e Johannes Baptist Metz. Sipaskësaj teologjie, zbulimi hyjnor na thotë jo vetëmkush ka qenë Jezusi, por edhe kush do të jetë Ai,e cilin angazhim kërkon nga ne sot.Teologjia e shpresës është frymëzuar nga filozofiae shpresës e Ernst Bloch, neo-marksist gjermanme origjinë hebraike. Është shumë interesant kykoment i tij: “Bijtë e Izraelit që mërmërisnin janëata që nuk pranojnë botën ashtu siç është, mehierarkitë e saj, logjikat e hipokrizitë e saj, meprepotencat e saj. Bibla e të varfërve është ajo qëhidhet me fuqi kundër zotërinjve me Hyjin e tyrepriftëror e që ka si mbrojtëse fjalën e përflaktë tëprofetëve”.Moltmann ka bazuar mesazhin e krishterë nëparimin e shpresës, që, nga ana e saj, themelohet nërealitetin e shpëtimit të përmbushur në Krishtin enga Krishti. E thotë: “Besimi i krishterë jeton meringjalljen e Krishtit të kryqëzuar e zgjatet drejtpremtimeve të të ardhmes universale të Krishtit.Dhe atëherë shpresa e krishterë nuk është njëshpresë abstrakte: është një shpresë e themeluarnë të vërtetën e ringjalljes së Krishtit, shtyn besimtarinnë veprim, e i jep kuptim e qëllim veprimitshoqëror për shndërrimin e shoqërisë.c. Teologjia e ÇlirimitKjo teologji ka, si rrënjë biblike, daljen ehebrenjve dhe Pashkët e krishtera, por është edhee bazuar mbi teologjinë politike të Metz dheteologjinë e shpresës së Moltmann, dhe është edhei dukshëm ndikimi i filozofisë marksiste. Në faktdisa mendimtarë neo-marksistë si Ernst Bloch eRoger Garaudy kanë parë në Jezusin një shembull tënjerëzimit të vërtetë, që shtyn në luftën për çlirimine njeriut nga format e ndryshme të shtypjes.Teologjia e çlirimit ka lindur dhe është zhvilluarveçanërisht në Amerikën latine, nga teologësi Gutierrez, Boff, e Sobrino; pra në një kontinentkatolik por në një gjendje shtypjeje dhe padrejtësieqë kundërshtojnë kërkesat e Mbretërisë së Hyjit.Jezu Krishti na çliron nga mëkati, që është rrënjae çdo padrejtësie. Vetëm çlirim nga mëkati mundta bëjë njeriun me të vërtetë të lirë dhe të aftë tëhyjë në bashkësi me Hyjin dhe me vëllezërit. Sepsemëkati mbyll njeriun në vetvete dhe pengon procesine çlirimit. Dalja dhe Pashkët e Krishtit janëmomente të këtij çlirimi që duhet të vazhdojë.Jezusi është shfaqur i lirë përballë ligjit, kultit,dhe pushtetit. Dhe kështu është bërë më solidarme të varfrit e me të shtypurit, por në konflikt meautoritetin. Vdekja e tij ishte rezultati i veprimittë tij çlirues, dhe ringjallja e tij ishte paradhënia elirisë së plotë.Dashuria e krishterë është një proces konstanti kthimit drejt të afërmit, që, thotë Gutierrez, nukështë vetëm individi. Është klasa shoqërore, raca,të varfrit, etj.E. LËVIZJET E REJA TË KRISHTERAGerald O’Collins, në librin e tij Teologjia eShekullarizimit, pohon se nuk është e vërtetë qënjeriu ka humbur ndjenjën e tij fetare. Dhe kujtonkur në 1966 anëtarët e grupit The Beatles thanë seishin më popullor se Jezu Krishti; por vetëm disa-vijon nga numri tjetër-vjet më vonë grupi u prish, dhe George Harrison,njëri nga grupi këndoi këngën, që më vonë u bëshumë e njohur, My Sweet Lord. Kujton edhesuksesin e filmave me Krishtin si temë, si Godspelle Jesus Christ Superstar dhe fenomene të tjera qëO’Collins konsideron si shenja të një rizgjimi tëinteresit në personin e Krishtit.E në fakt, në gjysmën e dytë të viteve 60, kanëlindur lëvizje të ndryshme si Jesus Freaks, JesusPeople, Straight People, Street Christians, etj, që mëpas kanë qenë emërtuar me titullin e përbashkët tëJesus Revolution. Kjo Jesus Revolution ishte shenjë epost-modernizmit (që është bërë të ndihet shumënë vitet 60): duke kërkuar të mbushë zbrazëtinëe krijuar nga modernizmi, rinia e atyre viteve katreguar një interes të veçantë për personin, veprëndhe fjalën e Krishtit. Por në realitet, këto lëvizjeishin një entuziazëm me kohëzgjatje të shkurtër,më shumë efekti i një “mode” sesa i një besimi tëvërtetë. Por në të njëjtën periudhë (dhe edhe mëparë: mjafton të mendosh për shembull lëvizjen eFokolarinëve, e lindur menjëherë pas luftës së dytëbotërore) kanë lindur shumë lëvizje të reja kishtare.Janë lëvizje të lindura nga bindja se Krishti ështëi gjallë në Kishë, dhe atëherë janë lëvizje brenda,dhe jo jashtë Kishës. Disa nga këto lëvizje janë tëpranishme edhe këtu në Shqipëri, si vetë Lëvizjae Fokolarinëve, Ecja Neo-Katekumenale, Grupi iTezesë, etj.Këto lëvizje janë, në një farë kuptimi, një reagimkundër politicizimit, njerëzimit, e shekullarizimittë mesazhit të krishterë. Theksojnë aspektinpersonal të përvojës së krishterë, me kthimin ezemrës dhe paqes së brendshme; por kjo përvojëduhet t’u komunikohet të tjerëve.Karakteristika të tjera të këtyre lëvizjeve janëveçanërisht dy: një familjariteti më i thellë meShkrimin e Shenjtë, dhe një ndjenje e thellë tëbashkësisë. Më pas çdo grup thekson ndonjë aspekttë veçantë të përshpirtërisë biblike: për shembullFokolarinët, bashkimin; neo-Katekumenët, kristologjinëe Shërbëtorit të Jahweh; Karizmatikët,eksperiencën e ditës së Rrëshajëve. Në përgjithësi,për këto grupe, liturgjia është vendi i privilegjuarpër veprimin shpëtues të Hyjit.Duhet që grupe të tilla të jenë shumë tëkujdesshëm që të mos bëhen as sektarë as fondamentalistë.


Mars 2009 Kisha dhe jeta8Por jam i bindur se janë një shenjë e veprimittë Shpirtit Shenjt në Kishën e sotme, ai ShpirtiShenjt që, në fjalët e Karl Rahner-it, është gjithmonë“Shpirt i paqetë”.Jam edhe i bindur se grupe të tilla apo lëvizjejanë kundërhelm kundër sekteve, që edhe këtunë Shqipëri, duke përfituar nga injoranca fetaree njerëzve, janë shumë aktive. Përse shumë tëkrishterë, në të gjithë botën, janë duke lënë Kishënsë cilës i përkisnin, për të përqafuar një sekt? Mendojse për dy arsye kryesore. E para, sepse sektetparaqesin në mënyrë tërheqëse mesazhin biblik.E dyta, sepse në sektet gjejnë një vend, dhe nukjanë thjesht numra, por anëtarë të një bashkësie.E megjithatë Bibla është pasuri e të vetmes Kishetë Krishtit, dhe është nëpërmjet kësaj Kishe qëBibla ka mbërritur në duart e sekteve. Ne jemitrashëgimtarët e vërtetë të kësaj Fjale të Hyjit. Dhejemi, veçanërisht si rregulltarë, “ekspertët” e jetëssë Kishës si bashkësi. A jemi ndoshta ne më paktë aftë se sektet për t’u komunikuar besimtarëvetanë Fjalën e Hyjit dhe një ndjenje më të thellëtë bashkësisë? Por, falë këtyre lëvizjeve të rejakishtare, ka vend, brenda Kishës, për ata që duantë bëhen më familjarë me Fjalën e Hyjit e duantë ndihen pjesëtarë të një familjeje.PËRFUNDIMETJam dakord me Gerald O’Collins, që njeriunuk e ka humbur ndjenjën fetare. Dhe Krishtimbetet një figurë shumë interesante për njeriune sotëm. Por ky interes nuk mund të jetë ivërtetë, për personin e Jezusit, derisa të kufizohetnë një Jezus hero, zheni fetar, apo superstar.Bëhet i vërtetë vetëm kur Jezusi bëhet model.Është model për secilin nga ne për aspekte tëndryshme: në qëndrimin tonë drejt Hyjit, nëqëndrimin tonë drejt njeriut, në qëndrimin tonëdrejt botës, dhe në qëndrimin tonë drejt vetëjetës (kuptimi i saj dhe vendmbërritja e saj).Shikoni Marinë, të dashurit e mi; shihni,se si Gabrieli vjen tek ajo dhe mbani veshpyetjen e saj: „E si do të ndodhë kjo?“. Shërbëtorii Shpirtit të Shenjtë i dha këtë përgjigje: „Asgjënuk është e pamundur për Zotin“. Vini re, sesa shumë i besoi ajo atyre fjalëve që iu drejtuan,duke u përgjigjur: „Unë jam shërbëtorja e Zotit“.Më pas Zoti zbriti në një mënyrë, që vetëm Aie di. Ai u nis dhe erdhi në atë mënyrë, si Atiji pëlqeu. Ai hyri në të dhe ajo nuk e ndjeu,duke e mbartur pa provuar dhimbje. Ajo embarti Atë si një fëmijë, me të cilin u mbushe gjithë bota. Ai zbriti për të qenë shembulli,që do të përtërinte imazhin e vjetër të Adamit.Prandaj, bëhu edhe ti i heshtur, kur dikushtë shpall lindjen e Zotit. Fjalët e Gabrielit tëqëndrofshin para syve; sepse, për këtë Zot tëlavdishëm, i cili për hirin tonë zbriti dhe u lindnga mishi ynë njerëzor, asgjë nuk është e pamundur.Atë ditë Maria u bë për ne Qielli që mbanZotin; sepse Hyji i madhërishëm zbriti dhe ustrehua në Marinë. Në të Zoti, u vetëzvogëluaKrishterimi nuk është një ideologji apo njëmoralizëm. Është thelbësisht një person: ështëJezu Krishti: “Çka ishte qysh në fillim, çkadëgjuam, çka pamë me sy të tanë, çka soditëmdhe duart tona prekën .... çka pamë e dëgjuampo jua kumtojmë edhe juve, që edhe ju të kenibashkësi me ne” (1 Gjn 1, 1.3).E atëherë duhet të flasim për Krishtin jo nëmënyrë abstrakte. Është thelbësisht model jete.Por dëshiroj akoma të theksoj tre aspekte të tjeratë Krishtit si model. Është model besnikërie nëmisionin e tij: pa kompromise e pa iu dorëzuaropinioneve dhe pritjeve të publikut për sa i përketidesë së tyre të “Mesisë” dhe pa iu dorëzuartundimeve të Shejtanit.Është model vërtetësie që mund të flasë meautoritet. Askush s’mund ta akuzonte për mëkat(Gjn 8, 46): e atëherë mundte të predikontependimin dhe kthimin, të falte mëkatet, tëtregonte udhën e shpëtimit, të paralajmërontembi rreziqet, të kërkonte falje për armiqtë e tij,pa patur nevojë të kërkonte falje për vetveten; edhe as përballë vdekjes nuk u dëshpërua.E më në fund, është model lirie. Kjo ështënjë pikë e theksuar shumë nga shumë rrymateologjike të shekullit të 20: teologjia e vdekjessë Hyjit, teologjia e shekullarizimit, teologjiapolitike, teologjia e shpresës, dhe teologjia eçlirimit. Por është një pikë shumë e vlefshmepër predikimin tonë dhe për katekizmin. Krishtiështë shfaqur i lirë në ballafaqim me ligjin: “Kenidëgjuar se u që thënë të vjetërve .... Por unë poju them ....” (Mt 5) U shfaq i lirë në ballafaqimme autoritet qoftë civile qoftë fetare. U shfaq ilirë në krahasim me idetë vijuese: për sa i përketdivorcit, ditës së shtunë, etj; pas bisedës së tijmbi bukën e jetës, nuk u shqetësua nëse disa egjetën këtë ligjërim shumë të fortë, dhe nuk endiqnin më. Me lirinë e tij na mëson se njeriuduhet të shqetësohet jo për atë që thonë apo– pa qenë për këtë shkak më pak Hyj - për të nabërë madhështorë. Brenda saj Ai endi për ne njëpëlhurë, me të cilën Ai donte të na shpëtonte.Brenda saj janë përmbushur fjalët e të gjithë tëdrejtëve dhe profetëve.Prej saj rrezatoi drita, që zboi errësirën epaganizmit. Sa të shumtë janë titujt e lavdit përMarinë...: Ajo është pallati, ku banoi më i fuqishmiMbret i mbretërve; dhe Ai nuk u largua prejsaj siç erdhi, sepse u lind prej saj dhe mori mishprej saj. Ajo është Qielli i ri, ku Mbreti i mbretërveka jetuar. Në Marinë Ai është ngritur; i mbrujturdhe formësuar sipas figurës së saj, Ai është ngjiturpër të ndriçuar tërë krijesën. Ajo është hardhia qëka bërë rrushin; ajo i ka dhuruar natyrës një fruttë mbinatyrshëm; dhe Ai, megjithëse i ndryshëmme të për nga natyra, u përshfaq sipas saj, teksalindi prej saj. Ajo është burimi, nga ku rrjedhinujërat e gjallë për të eturit; dhe ai që pi tek ajo,do të prodhojë fryte të pafund.Amen!Përgatiti Prof. Florenc Stojaniqë dëshirojnë të tjerët, por për atë që Hyji do.Dhe prandaj liria e tij u bë burim i dashurisë sëplotë për Atin dhe e dashurisë së pakufizuar dhepakushtëzuar drejt të tjerëve.Liturgjitë tona qofshin gjithmonë shprehje emesazhit të Krishtit, që është një “lajm i mirë”.Çdo liturgji e krishterë duhet të ketë, sipas mendimittim, dy cilësi të domosdoshme: që të jetë efrymëzuar nga besimi (dhe atëherë e devotshme),dhe që të jetë e frymëzuar nga gëzimi (një ngafrytet e Shpirtit Shenjt). Kështu për ta ndjerë mëshumë praninë e Krishtit në veprimin liturgjik.Dy vëzhgime të fundit. Hyji ynë është Hyjii Jezu Krishtit. Është Jezu Krishti zbuluesii përkryer i fytyrës së vërtetë të Hyjit. Hyji ishfaqur në Krishtin, vëzhgon Barth, është atiqë gëzon për kthimin e birit të tij të humbur,zotëria që fal shërbëtorin e tij borxhli, samaritaniqë ndihmon viktimën e kriminelëve.E dyta: duhet të rizbulojmë ndërlikimet antropologjikedhe etike të misterit të mishërimit,që do të thotë se Fjala e Hyjit është bërë plotësishtsolidare me ne, kështu që shën Pali guxontë thotë: “Atë që kurrë nuk bëri mëkat, Hyji përne e bëri mëkat” (2 Kor 5, 21); dhe: “Krishti nashpërbleu prej mallkimit të ligjit duke u bërë Aivetë mallkim” (Gal 3, 13). Misteri i mishërimitështë themeli i dinjitetit të ri e të madh të njeriut(shën Leoni i Madh), themeli i vëllazërimit tonë(Michael Shmaus), dhe baza e barazisë sonëthemelore (Gal 3, 28). Dhe është ftesa për të hyrënë bashkësi personale dhe intime me Krishtin(përshpirtëria e Ungjillit të Gjonit).Yves Congar tha që në misterin e Jezu Krishtitvëmë re që nuk ka “teologji për njeriun” pa“antropologji për Hyjin. E njëjta gjë pohohetnë shprehje më të thjeshta nga Gjon Pali i II,që thotë se Jezusi është udha drejt Hyjit dheudha drejt njeriut, dhe si e tillë duhet të jetë eparaqitur dhe e propozuar.Imzot George Frendo O.P.“I Plotfuqishmi ka bërë mrekulli në mua”(Lk. 1, 49)


mars 2009Kisha dhe jeta9Përkujtohet 60 vjetori i vdekjessë Imzot Vinçenc Prendushit– Durrës, 20 mars 2009 –Ish nxënësja: Ana Maria Mëshkurti“Vinçenc Prendushi”Kush këndoi me zë bilbiliDhe i thuri lavde nënës?Kush frymoi erë trëndafiliDhe dritëroi argjend’n e hënës?Kush i dha krahë mëshirësDhe mërinë e urtësoi,I dha dorën fukarasëBir’n e Zotit e Lartoi?Kush i tha fjalët magjike“Dielli lind nga perëndon”?Ai rron në zemrat tonaAshtu quhet shkolla jonë.Më 20 mars 2009 në sallonin e konferencavetë shkollës “Vinçenc Prendushi”Durrës, nën drejtimin e Motrave Benediktine,u zhvillua një pasdite artistiko-letrare me rastine 60 vjetorit të vdekjes së Imzot Vinçenc Prendushit.Morën pjesë shumë autoritete shoqërore efetare, si dhe prindërit e nxënësve të klasave tënënta. Në një atmosferë festive u përkujtua jetadhe vepra e ipeshkvit të madh, edukatorit, poetitdhe martirit të fesë, emrin e të cilit mban shkolla.Na nderuan me prezencën e tyre Shkëlqesia e TijImzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolitani Dioqezës Tiranë – Durrës, Nunci Apostoliknë Shqipëri: Shkëlqesia e Tij Imzot RamiroMoliner Inglés.Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre autoritetetcivile si: Prefekti i qytetit të Durrësit,Drejtori dhe disa inspektorë të Drejtorisë Arsimore.Shkëlqesia e Tij Imzot Rrok Mirdita përshkroinë mënyrë të detajuar figurën dhe veprën eVinçenc Prendushit, “bari i mëshirshëm”, “njeri iZotit”, “udhëheqës për njerëzit” Ipeshkvi i funditi Durrësit deri në periudhën e rilindjes së kishësnë Shqipëri.Në fillim të pasdites artistiko-letrare nxënësitrecituan dhe dramatizuan disa poezi tëImzot Vinçenc Prendushit të marra nga vepra etij “Gjeth’ e lule” nën sfondin e disa imazhevetë lidhura me temën e dashurisë për atdheun,temën e varfërisë, ndershmërisë, familjes, nënder të popullit shqiptar.Në vazhdim për prindërit ishte përgatiturnjë projektim surprizë mbi fëmijët e tyre tëcilët ndjekin klasën e nëntë, në aktivitete tëzhvilluara në vite nga shkolla. Çaste veçanërishtemocionuese për të gjithë ishin ato të dhëniessë çmimeve, të cilët iu dorëzuan nxënësve më tëzotë (në total 13 çmime) çmimi “Vinçenc Prendushi”për letërsinë, çmimi për matematikën,çmimi për aftësi artistike, çmimi për paqen, përpërkushtim shkollor dhe shoqëror. Në intervale udëgjuan tingujt e veglave të grupit instrumental“Vinçenc Prendushi” të përbërë nga mësues tëshkollës.Në fund Shkëlqesia e Tij Imzot RamiroMoliner Inglés, me një diskutim spontan e tëpaparashikuar përshëndeti nxënës e prindër dhei nxiti të jenë të ndërgjegjshëm për pozicionine tyre të privilegjuar në botë e në veçanti nëAtdheun e tyre, e të falënderojnë Zotin me njëpunë konkrete nga njëra anë, e kujdesshmenë vlerësimin e talenteve të dhuruara prej Tij,dhe nga ana tjetër të hapur ndaj mikpritjesdhe solidaritetit ndaj kujt nuk i ka pasur këtoprivilegje.Në mbyllje të mbrëmjes, në një atmosferëplot me emocione, çdokush ka mundur tëmarrë me vete momente reflektimi mbi vlerëndhe rëndësinë e edukimit në secilin nivel,duke nxjerrë në pah rolin e fortë pozitiv qëvazhdon të ketë shkolla, në bashkëpunimme familjen në formimin e “njerëzve të sënesërmes”.Kujtim nga një nxënëse:Andia AgastraVinçenc Prendushi ishte një njeri në të cilinndërthureshin mjaft bukur feja dhe kultura.Gjatë gjithë jetës së tij ai u shqua për aktivitetinfetar, patriotik e edukues.Gëzonte simpatinë dhe respektin e tëgjithëve saqë myslimanët e thërrisnin engjëll.Kushdo që e ka njohur teksa e përshkruan nukmund të mos përmendë ëmbëlsinë, thjeshtësinëe qetësinë e karakterit të tij. E shikonte letërsinësi një instrument të vlefshëm për rritjen e kombitprandaj një pjesë të jetës ia kushtoi asaj.Me anë të vargjeve të tij kërkonte të përhaptedije për të ndriçuar sadopak jetën e popullitshqiptar.Një njeri që do të mbetet gjithmonë nëmendjet dhe zemrat jo vetëm të nxënësve dhemësuesve të shkollës që mban emrin e tij poredhe të të gjithë shqiptarëve.Një mësuese e shkollësVinçenc Prendushi Durrës.


Mars 2009 Kisha dhe jeta10Përvjetori i vdekjes së Imzot Vinçens PrendushiFjala e Sh .T. Imzot Rrok Mirdita në këtë rastTë nderuar mësues, të dashur nxënës,Kam ardhur me gëzim të madh për tëpërkujtuar bashkë me ju paraardhësin timtë nderuar, Arqipeshkvin e Durrësit imzotVinçens Prendushin, emrin e të cilit mbanshkolla juaj.Para gjashtëdhjetë vjetësh shuhej në një burgtë regjimit komunist shërbëtori i Ungjillit, njeriui artit, miku i të vuajturve Imzot Prendushi. Njëshok burgu i Imzot Prendushit, njeriu i shquari letrave shqipe Arshi Pipa, shkruan në librin ekujtimeve të burgut këto fjalë: “Përpara mejeasht nji burrë me flokë të bardhë, i mbledhunkruspull, i veshun me një mantel të zi të dalunboje. Nuk ka lëvizë gjithë kohën. Lëviz tashnë thirrje të nji emni: Vincenc Prennushi!Ngrihet ngadalë, mundshëm, dhe ulet mandejpa thanë nji fjalë. Prokurori lexon pretencëne të pandehunit. Akuzat janë krejt gjenerike,pa asnji fakt konkret [...] anmik i popullit [...]fashist [...] klerik reaksionar, agjent i Vatikanit.Në fund kërkimi i dënimit: njizet vjet [...] Nëfjalën e fundit Imzot Prennushi thotë me za tëramë: “Nuk i kam dashtë kujt të keqen. Jammundue me ba mirë.”Ky është komenti i shkurtër që shpreh botënshpirtërore të njeriut që përkujtojmë sot.Shpesh here duket sikur bota është skena kuluftojnë e keqja dhe e mira dhe, fatkeqësisht,shpesh herë duket sikur në këtë dyluftim fitone keqja. “Nuk i kam dashtë kujt të keqen. Jammundue me ba mirë” – thotë Imzot Prendushipak para se të marrë dënimin. Për më shumëse katër dekada pas vdekjes së tij kjo e mirëështë mbuluar nga e keqja e një sistemi që ekishte dënuar atdheun tonë me errësirë. Sot,gjashtëdhjetë vjet nga dita e vdekjes së tij,tingëllojnë edhe një herë fjalët e këtij njeriu, qëpër të mbrojtur të mirën, flijoi jetën e tij: “Jammundue me ba mirë”.Shumë të dashur nxënës, bota ka nevojë përvullnetin e mirë të njerëzve. E mira është thellëbrenda nesh. Edukimi i vërtetë dhe i plotë nukqëndron thjesht në mbledhjen dhe përpunimine disa njohurive, që përbëjnë pasurinë tonëintelektuale, por në gjetjen e këtij vullneti tëmirë, me të cilin mund ta bëjmë më të mirëjetën mbi tokë. Ky vullnet i mirë fiton gjithmonëmbi të keqen. Njeriu e ka brenda vetes forcënpër ta mundur të keqen. Këtë mesazh na kalënë Vinçens Prendushi.Edukimi juaj në shkollën që mban emrine tij, ka si synim pikërisht t’ju hapë pamjen emrekullueshme të njohjes, të organizojë dijenbrenda mendjes suaj, të shtojë dritën brendashpirtit tuaj, që, kur të dilni nga këto banka,të jeni të gatshëm për të realizuar çfarë është emirë për ju dhe për të tjerët, në një të ardhmeqë do të mund ta ndërtoni me duart tuaja.Ju jeni të rinj dhe kujt më fort se juve ipërket e ardhmja? Që e ardhmja të mund t’jupërkasë me të vërtetë, duhet ta duani atë, duhettë ëndërroni për të, duhet të përgatiteni për të.Me një fjalë, që sot është e vështirë për ju, porqë shpejt do ta kuptoni se çfarë do të thotë, judo ta plotësoni formimin tuaj në këtë shkollëvetëm nëse do të zënë vend në ju idealet dhevlerat e pamohueshme, për të cilat ia vlen tëpaguhet çdo çmim.Prof. Arshi Pipa, duke parë vdekjen eadmirueshme të Imzot Vençens Prendushitnë burgjet e diktaturës, bën këtë koment tëshkurtër dhe kuptimplotë: “Asht vështirë mepranue se gjithçka mbaron me trupin, kurvërejmë qysh njerëzit vdesin për ideale”.Sot ne e kujtojmë Vinçens Prendushin,përveçse si martir, edhe si edukator. Fjala martirdo të thotë dëshmitar. Mësuesi më i mirë ështëai që e njeh të vërtetën, por nuk ndalet vetëmtek njohja e saj. Mësuesi i mirë jeton për tëvërtetën dhe, po qe nevoja, vdes për të vërtetën.Në këtë kuptim Imzot Prendushi mbetet njëmësues i mirë. Duke njohur dashurinë e tijpër të vërtetën, që e ka dëshmuar me anë tëmartirizimit, mund të kuptojmë se edhe artii tij poetik ka një përmbajtje me një ngarkesëtë fortë edukuese. Kjo shkollë, shkolla juaj, tëdashur nxënës, duke mbajtur emrin e tij, ndjekidealin e tij. Dhe idealet, për t’u realizuar,shpesh herë kërkojnë durim dhe flijim.Mosdurimi për të arritur mirëqenien dheshmangia e gatishmërisë për të flijuar diçka,shpesh herë e çojnë shoqërinë drejt gabimeve.Sa zgjat qëndrimi juaj në bankat e shkollës?Fillimisht nëntë vjet, pastaj edhe tre vjet të tjerae për shumë vetë edhe pesë vjet universitet e vitetë tjera studimesh pasuniversitare. Gjatë këtyreviteve, me durim dhe flijime, me ndihmën eprindërve, të mësuesve dhe të të dashurve tuaj,formoheni për të ndërtuar një shoqëri ku çdonjeri të mund të ndjehet sa më i sigurtë dhe samë i lumtur.Asnjë flijim i bërë për dashuri gjatë këtyreviteve nuk do të shkojë bosh, por do të japëfryte. Flijimi i jetës së Imzot Vinçens Prendushiti ka dhënë frytet e veta, sepse ka qenë flijim ifrymëzuar nga dashuria. Shkolla juaj është njëfryt i këtij flijimi. Një fryt i mrekullueshëm.Këtu ju përgatiteni për për fryte më tëmrekullueshme, falë përkujdesit të prindërvetuaj, falë përkushtimit të Motrave Benediktinetë Provanisë Hyjnore, falë angazhimit dhepunës së mësuesve të kësaj shkolle.Pse i japim rëndësi sot martirizimit tëImzot Prendushit? Sepse vendi ynë, kombi ynë,shoqëria jonë, ka nevojë për figura të fuqishme,që tregojnë se flijimi për të mirën jep fryte.Këto figura të mëdha e edukojnë ndërgjegjene kombit. Kjo shkollë është në shërbim të këtijedukimi.Si pasardhës i Imzot Vinçens Prendushit,gëzohem thellësisht me të gjithë ju për këtëtempull të vlefshëm të dijes, dhe lutem që Zotit’ju shndrisë e të ju bekojë gjithmonë.


mars 2009Kisha dhe jeta11Ministrantët françeskan të Arkidioqezës Tiranë-Durrëstakohen së bashku në Shenjtoren e shna NdoutNga Elidon DodajLaç 07 mars 2009. Ministrantëte Famullive ku shërbejnë fretnitfrançeskan kanë zhvilluar se bashku një takimnjohje, bashkëpunimi dhe lutje. Të gjithë sëbashku kanë preferuar të zgjedhin Shenjtorene Shën Ndout, një nga të paktat shenjtore nëvend ku dhe shërbejnë fretnit minor.Afro dyzet ministrat të ardhur nga Tirana,(Famullia e Shën Ndout, Filialet e Shën Mëhillit,Shën Jozefit dhe Allias) Laçit dhe Mamurrasitjanë takuar dhe kanë përshëndetur njëri-tjetrinduke u uruar mirë se ardhjen. Programi ka qenëi ndërtuar në mënyrë të atillë sa që ministrantëtkanë gjetur kohën të lëvizin nëpër ambientet eshenjtores. Një mënyrë e mirë kjo për të njohuredhe miq e tyre që takoheshin për herë të parë.Në orën 10.00 në pranin edhe të besimtarëveqë gjendeshin aty, ka celebruar Meshën eShenjtë, At Mikeli me dy bashkë celebruesit AtLandi dhe At Sokoli. Në përshëndetjen e parëAt. Mikeli u ka uruar mirë se ardhjen të gjithëministrantëve dhe besimtarëve dhe më pas ështëndalur në shërbimet dhe jetën që ministrantëtbëjnë pranë altarit, pra në shërbimin që ato ibëjnë Krishtit që nga bukë e verë kthehet nëtrupin dhe gjakun Zotit tonë, Jezu Krisht.Ndër ta tjera ai ka shtuar se ministrantët duhetMbase nuk di të shkruaj mbase nukdi të lexoj por dy fjalë di ti tregoj.Ti krijove dashuri mbi njerëzim, e them sepseshpesh herë kërkojmë diçka dhe shumë gjëra,por nuk kërkojmë Zotin ... kërkojmë Zotin përnjë shërim, por jo Zotin për shëlbimin tonë.Është gabim. Jezusi, në Ungjillin e tij shënMateu na thotë: “kërkoni më parë mbretërinët’i shërbejnë altarit me tënjëjtin devocion sikurse poi shërbejnë Krishtit.Pas Meshës, në tarracëne madhe për disa minutaministrantët kanë shkëmbyermendime dhe ide tëndryshme rreth shenjtoresduke ngritur herë pas hereedhe aludime të ndryshmeqë lidhen me gojëdhënate vjetra të treguar nga gjyshëritapo edhe njerëz qëherë pas herë kanë studiuarkëto zona.Dreka e shtuar ngaadministratori i Shenjtores AtSokoli ka ofruar një larmi të madhe ushqimesh.Para se të niseshim për drek, At Sokoli kishtepremtuar që do ishte ai që do i shërbente kësajradhe ministrantëve, sepse gjithnjë ato i shërbejnëaltarit e meshtarit gjatë Meshës. Dreka ështëshoqëruar nga një paraprije rreth historikut tëShenjtores si dhe mbërritjes së fretërve të parë nëkëtë vend. At Sokoli u ka bërë me dije se ky vendi përkiste popullsisë që jetonte prej shekujshatje, por zona që rrethuar e pushtuar disa herësa që nga këtu ranë 40-martirë, por dhe martirimë i madh qe Shën Vlashi, ipeshkëv, që kishtePaqja është rrënja e jetëse Zotit e aty do të gjeni të gjitha gjërat që unevojiten pastaj për jetën tuaj tokësore”. Netë krishterët bëjmë një gabim duke parë tëardhmen me sy mosbesues, pasi mendojmë mëpër të keqen që na shqetëson në jetën tonë sesapër të mirat që vetë Zoti Atë na i ka dhënë.Për të krishterët si dhe për të gjithë njerëzit, kavetëm një zgjedhje drejt së ardhmes “shpresae shpëtimit”. Nëse ne fillojmë sotkëtë ecje, nesër do të jemi më pranëe do të kemi një jetë gjithnjë e mëtë pasur me vepra të mira e mund tëjetojmë një jetë shpirtërore plot mefryte mirësie dhe dashuri. “Detyrajonë është të pranojmë e të jetojmëtë përhapim paqen e shenjtë jovetëm me fjalë por me jetë”. Nëseduhet ta kuptojmë e ta arrijmë këtëpaqe për të cilën po flas nëse nenuk falim armikun as Zoti nuk dotë na falë neve atëherë për të arriturpajtimin, faljen, duhet të arrijmëme gjithë realitetin ndërmjet Zotitdhe neve.Zoti është i vetmi që mund t’izgjidhë problemet e mia unë duhettë kërkoj Zotin, e më pas është vetëZoti ai që më dhuron çdo gjë tjetërshërbyer me zell dhe si eremit ishte lutur bashkëme si vëllezërit e tij për paqen në këtë tokë embarë njerëzimin. Në shenjë falënderimit ndajfretërve dhe punës që ato bëjnë çdo ditë nëpërfamullitë e tyre ministrantët u kanë dhuruaratyre duartrokitje të pa fundme si shenjëbashkëpunimi edhe në vijim...Pas drekës ministrantët kanë bërë njëpelegrinazh drejt shpellës së shën Vlashit,si dhe janë ngjitur po ashtu dhe tek Kryqi,simboli i shpëtimit të mbarë njerëzimit. Dukepërshëndetur njëri-tjetrin ato janë ndarë për t’ulënë radhë takimeve të tjera.Nga Rexhina Brishtajpër të cilën unë kam nevojë.Mbase kërkoj pak më shumë dashuri nganjerëzimi dhe them si duhet të sillem? Por,menjëherë më duhet të them se unë dua që vetëZoti të vërë sa më shumë dashuri në zemrëntime, që unë të arrij e ti kuptoj të tjerët. Siduhet të ndryshoj? Çfarë duhet të bëjë? Jam njëkatekiste që s’shkruaj mbi këtë temë dhe kam 3vjet që punoj me fëmijët dhe u shpall fjalën eZotit, por, unë nuk punoj për para, por dua tëfitoj patjetër diçka sepse dua të hyj në familjene Zotit në “Mbretërinë qiellore” sa të jem gjallëe sa të rroj nga goja fjalët e Zotit kurrë s’do t’ilargoj.Nëse Zoti na ofron një dhuratë, na thotë njëfjalë të ungjillit, të jemi të aftë të gëzojmë, tëlëvdojmë: “eja në dashuri, eja në paqe”. Atëherëshumë të dashur, duhet ta kuptojmë çfarë doZoti në këtë moment prej nesh. Të lejojmë qëmesazhi i Zotit të hyjë në thjeshtësinë tonë.Do të doja të shpjegoja edhe diçka tjetër. Nësene nuk kuptojmë se çfarë do të thotë “kryq”atëherë ne nuk dimë asgjë nga feja jonë. Kryqdo të thotë “vuajtje”. Nëse ne nuk kemi kuptuarkryqin kurrë asgjë nuk do të kuptojmë ngajeta e krishterë. Fjalët e mia për Jezusin s’do tëmbarojnë asnjëherë dhe ndihem krenare që ditë shpallë fenë fetare.


Mars 2009 Kisha dhe jeta12Ej... ejjjj, im Bir ka vdekur për ju!!!Nga Enkelejda GjozaMbasdite.... është një të premte tëzakonshme e ti je në makinë dukeshkuar në shtëpi. Ndezë <strong>radio</strong>n e dëgjonlajmet… një lajm i parëndësishëm: Në një vendtë largët tre të vdekur nga një virus i panjohur.Nuk i kushton vëmendje këtij lajmi… Te hënënkur zgjohesh, dëgjon se nuk janë më 3, por30000 të vdekur, diku larg në kodrat e Indisë.Të marten bëhet lajmi më i rëndësishëm në faqete para të gazetave, sepse tani nuk është vetëmnë Indi po dhe në Pakistan, Iran e Afganistan.Tashmë e quajnë “Virusi misterioz” e të gjithëpyesin: Si do ta kontrollojmë? Në Evropë kapanik, kufijtë mbyllen, dëgjon në lajme që njëburrë u gjet i vdekur në spital për shkak të këtijvirusi misterioz. Mëson që kur e ke këtë virus,për një javë nuk e kupton që je bartës, porme pas për 4 ditë ke dhimbje të forta e pastajvdes. Edhe Anglia mbyll kufijtë, por tashmëështë shumë vonë… Ditët ne vazhdim njerëzitmblidhen në kisha për tu lutur, që të mund tëgjendet një kurë për të kuruar këtë sëmundje.Shkencëtarët po punojnë për të gjeturantidotin… e së shpejti vjen lajmi që ështëdeshifruar kodi i ADN i këtij virusi. Mund tëbëhet antidoti por duhet një kampion gjaku ipastër.Të gjithë vrapojnë në spital për të bërëanalizat, kështu dhe ti me familjen tënde.Në spital, pas analizave dikush thërret njëemër. Më i vogli i fëmijëve të afrohet. Djali i yt,duke të tërhequr nga mënga e xhaketës të thotë:“Babi, është emri im” Doktorët të shpjegojnë segjaku i djalit tënd është i pa infektuar, por ështëgjaku i tij që do të përdoret për të bërë antidotinqë do shpëtoje botën... Lajmi përhapet meshpejtësi, të gjithë qeshin e këndojnë të lumtur.Doktori të afrohet ty e gruas tënde duke juthënë e duhet aprovimi juaj për të marrë gjakune djalit tuaj. E ti, për herë të parë pyet: “sa gjakduhet?” Buzëqeshja e doktorit zhduket, e aipërgjigjet: “Nuk e dinim që do ishte një fëmijë,duhet të përdorin të gjithë”... Nuk beson...,e fillon të protestosh: “Por, Por...”. Doktorivazhdon duke këmbëngulur. “Nuk kupton, poflasim për kurën që do shpëtojë gjithë botën. Tëlutem firmos. Ti pyet: Nuk mund të bëni njëtransfuzion? E përgjigja është: “nëse gjejmë gjaktë pastër po, por... firmos, firmos”Në heshtje duke shtrënguar stilolapsin nëduar ti firmos…. Të pyesin “A do ta shikoshdjalin tënd” Ecën deri në sallën e urgjencës kuështë djali jot e që pyet. “Babi, mami, çfarë pondodh”? Merr dorën e tij e i thua “Bir ne të duamshumë e do të duam gjithmonë… Doktorikthehet e ju thotë se duhet të procedojnë shpejt,njerëz në të gjithë botën po vdesin…Ti do kisheikur? Do kishe lënë djalin tënd atje, ndërkoheqë ai të thotë: -Baba, baba, pse më braktise?.....Një jave më vonë, ndërkohë që po bën njëceremoni për të nderuar kujtimin e djalit tënd,dikush është duke fjetur në shtëpinë e tij… tëtjerët nuk erdhën sepse preferuan të shkoninnë një ndeshje futbolli, e të tjerët vijnë duke ushtirur sikur i intereson. Do doje që të ulërijeduke thënë:”Ej... ejjjj, im bir vdiq për ju!!!!Nuk ju intereson?.... Ndonjëherë kjo ështëajo që Zoti dëshiron që të na thotë: “Im Birvdiq për ju, nuk e kuptoni sa shumë ju dua?Është e çuditshme të shikosh si njerëzitrefuzojnë Zotin, e pastaj pyesin pse bota shkonkeq e më keq.Është kurioze të shikosh se si i besojmë asajqë shkruhet në gazeta, dhe e kundërshtojmëatë që shkruhet në Bibël. Është kurioze sipërpiqemi çdo ditë të sigurojmë të miramateriale, para, terrene e nuk ndalojmë as njësekondë të reflektojmë mbi atë që na ka dhënëZoti. Është kurioze të dëgjosh dike që thotë:“Unë besoj në Zot”, por me veprimet e tijtregon që ndjek qëllime të tjera. E çuditshmeapo jo? Ne mendojmë atë që njerëzit mendojnëpër ne e nuk shqetësohemi për atë që mendonZoti kur na shikon.Ju vij në ndihmë, - thotë Zoti !|----------------------------------------|Є kush jemi ne që të shqyrtojmë “plánet e Zotit”?A nuk është Zoti që krijon “kombet & kohërat”?Po , sigurisht që po ...At’herë dijeni mirë pra, se do të vijë dita, madje po vjen ... kur vdekja s’do të ekzistojë më, qyteti ynë - Ar i Kulluar ... ‘ në fytyrat tona -vetëm buzëqeshje, - shtëpitë tona (?) ... të përbashkëta, - rrobat tona … Të mrekullueshme!A nuk është kjo ajo që kemi dashur, … të jetojmë pranë njëri tjetrit përjetë, me Zotin në krye?Por kini kujdes ... të paktë do të jenë të zgjedhurit!*Por dijeni edhe këtë: kur “të shumtët” ndjekin “të paktët”, - të paktët bëhen të shumtë ...Amen .Shejnti qoftë i bekum!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!