13.07.2015 Views

nË Vitin e fesË - kishadhejeta.com

nË Vitin e fesË - kishadhejeta.com

nË Vitin e fesË - kishadhejeta.com

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjatë viteve të Koncilit Shqipëria nuk idha Kishës universale etër dhe ekspertëkonciliarë, por martirë dhe dëshmitarë tëfesë së gjallë.Imzot Rrok MirditaOrgan i pËrmuajshËm informacioni i METROPOLISË tIRANË-DURRËS Nr. 8Tetor 2012Çmimi 30 lekërrugË tË mbarËnË Vitin e fesë

tetor 2012 Kisha dhe jeta2PËRMBAJTJARrugë të mbarë nëVitin e FesëPredikimi i Sh.T Imzot RrokMirdita në Meshën përuruesetë Hapjes së Vitit të Fesë përShqipërinëDomethënia e Koncilittë Ii të të Vatikanit përKishën dhe për botënNga Imzot George FrendoMeshtari – Dinjitetimë i lartë njerëzorNga Drië ZefiKrenarì e ligjshme!Një vend për Nënë Terezën nëKatedralen e UashingtonitNga Keida KostreciFamilja, vendshembullor ungjillëzimi,për të dëshmuar dhetransmetuar FenëNga d. Carmine LeuzziBekohet kisha e re nëSpitallë - DurrësNga Tone FrokuForumi I -rë Rinor nëArkidioqezën tonëNga Motër Mimoza Palucafaqe 3faqe 5-7faqe 8faqe 9faqe 10faqe 11faqe 11Kalendari LiturgjikÇështja e ringjalljes(Luka 20, 27-39)Pastaj iu paraqitën disa saducenj.Saducenjtë thonë se nuk do të ngjallentë vdekurit. Ata i bënë këtë pyetje:“Mësues, Moisiu na urdhëroi:‘Nëse ndokujt i vdes vëllai i martuar enuk lë fëmijë, i vëllai le ta marrë gruane tij dhe le t’i lindë trashëgimtarë.Tashti, ishin shtatë vëllezër. I pariu martua e vdiq pa fëmijë. Edhe idyti edhe i treti e mori atë e kështume radhë të shtatët nuk lanë fëmijëe vdiqën. Në fund vdiq edhe gruaja.Tashti, kjo grua, në ringjallje, gruaja ecilit do të jetë, sepse të shtatët e patëngrua?”Jezusi iu përgjigj:“Bijtë e kësaj bote marrin graose burra. Kurse, ata që u gjetën tëdenjë të kenë pjesë në atë botë e nëringjallje të të vdekurve, as s’marringra as s’marrin burra.Ata as që mund të vdesin më: janëporsi engjëjt e, për arsye se e rifituanjetën me ringjallje, janë bijtë e Hyjit.E se të vdekurit do të ringjallenvetë Moisiu e shënoi në fragmentin‘mbi kaçubën’, në të cilin e quanZotin ‘Hyji i Abrahamit, Hyji iIzakut, Hyji i Jakobit.’Hyji nuk ështëHyj i të vdekurve, por i të gjallëve,sepse të gjithë për të jetojnë.”Atëherë disa skribë u përzinë nëbisedë e thanë:“Mësues, mirë the!”Nëntor 201201 nëntor – TË GJITHË SHENJTËRIT02 nëntor – Përkujtimi i të gjithë besimtarëvetë vdekur03 nëntor – Sh. Martini nga Porres04 nëntor – E DIELA XXXI GJATËVITIT (B); Sh. Karl Borromeo05 nëntor – Të gjithë shenjtërit dhe tëlumturit e Shqipërisë09 nëntor – Përkushtimi i Bazilikës sëLateranit10 nëntor – Sh. Leoni i madh11 nëntor – E DIELA XXXII GJATËVITIT (B); Sh. Martini nga Toursi12 nëntor – Sh. Jozafati15 nëntor – Sh. Alberti i madh16 nëntor – Sh. Margarita e Skocisë; Sh.Gertruda17 nëntor – Sh. Elizabeta e Hungarisë18 nëntor – E DIELA XXXIII GJATËVITIT (B); Kusht. Bazil. të Sh. Pjetrit e Palit21 nëntor – Kushtimi i Sh. Marisë Virgjër22 nëntor – Sh. Çeçilja23 nëntor – Sh. Klementi I; Sh. Kolumbani24 nëntor – Sh. Andrea Dûng-Lac e shokët25 nëntor – KRISHTI MBRET IGJITHËSISË; Sh.Katerina e Aleksandrisë27 nëntor – Sh. Valeriani30 nëntor – Sh. AndreaDrejtor i përgjithshëm:Imzot George FrendoKryeredaktor:D. Marjan LumçiSekretar:Nikollë LokaRedaksia:Kolec ÇefaAna StakajZef SkanjetiElidon DodajGrafika:Pjerin SheldijaFoto: PiciAdresa:Katedralja e Shën Palit,Bulevardi Zhan D’Ark,Tiranë, ShqipëriE-mail: kisha.jeta@gmail.comwww.kishadhejeta.com

tetor 2012 Kisha dhe jeta4Entuziazmi që përfshiu kishën universalegjatë viteve të Koncilit iu mohua Kishësnë Shqipëri, sepse kjo varej nga pushtetipolitik, por nuk iu mohua dëshmia efuqishme për Krishtin dhe për fuqinëe dashurisë së tij shpëtimtare, sepse kjovarej nga besimi që frymëzonte barinjtëdhe besimtarët e Kishë sonë. Gjatë vitevetë Koncilit Shqipëria nuk i dha Kishësuniversale etër dhe ekspertë konciliarë, pormartirë dhe dëshmitarë të fesë së gjallë.Fryma e Koncilit hyri në vendin tonë membërritjen e misionarëve menjëherë pasrihapjes së lirisë së besimit. Le të kujtojmë nëkëtë kremtim të gjithë ata vëllezër e motra qëtë shtyrë nga besimi në Krishtin erdhën për tadëshmuar atë mes nesh me fjalë e me vepra.Shumë prej tyre mund të jenë tëpranishëm këtu sot. Të tjerë janë kthyer nëvendet e tyre ose kanë shkuar në misione tëndryshme për të shpallur të njëjtin Ungjill,kurse disa kanë hyrë në atdheun qiellor.Të gjithë këta misionarë e misionare janëbij e bija të Koncilit. Mundi dhe lodhjae tyre në vendin tonë është e shtrenjtëpara Zotit, ndërsa shpërblimi më i madhpër ta është rimëkëmbja e kishës vendase.Po, rimëkëmbja e kishës vendase.Dëshmia për Krishtin, qoftë ajo emartirëve, qoftë ajo e misionarëve, i kadhënë frytet e veta me lindjen e besimitnë zemrat e shume fëmijëve, të rinjve,burrave dhe grave të Shqipërisë. Gjatëkëtyre njëzet vjetëve i janë kushtuar Zotitshumë rregulltarë e rregulltare lë lindur e tërritur në Shqipëri e nga viti dymijë vijojnëshugurimet meshtarake vendase. Pamja e njëkishe të rilindur që po rritet është burim imadh gëzimi. Tani na takon neve, barinjvetë Kishës në Shqipëri, ta vendosim tërëbesimin tonë tek kjo kishë e re e saporilindur.Nëse nga njëra anë, për të shpallur Vitin eFesë, Ati i Shenjtë ka marre shkas nga Koncili,nga ana tjetër ka vënë si synim ungjillëzimine ri.Nëse gjatë Koncilit kisha shqiptare eka dëshmuar me martirizim besnikërinëe vet ndaj Krishtit dhe Kishës universale,sot, në kohën e ungjillëzimit të ri, kishashqiptare duhet të dijë t’i tregojë kohëssë vet bukurinë e besimit në Krishtin.Sikurse nxënësit në Ungjillin e sotëm, ajo duhettë jetë e gatshme t’i thotë Zotit të saj çfarë thonënjerëzit se ai është, dhe çfarë thotë ajo vetë.Çfarë thonë njerëzit për Krishtin në vendintonë? Nga njëra anë shumë vetë e kërkojnëatë edhe pa e ditur se po e kërkojnë, sepsegjendja e tyre i sjell më afër kategorive tëprivilegjuara ungjillore.Këta janë të varfrit që nuk shohin rrugëdaljenga varfëria e tyre, të sëmurë që nuk gjejnëshërim në sistemin shëndetësor, të shtypurit etë shfrytëzuarit të cilëve u përplasen në fytyrëdyert e drejtësisë, punëtorë që nuk marrinshpërblimin e merituar si edhe viktimat ekorrupsionit. Të tjerë nuk e kërkojnë sepsejanë të verbuar nga përfitimi dhe fitimi ipadrejtë, nga pushteti i keqpërdorur apo ngapushteti i shumëlakmuar, nga urrejtja dhe ngaetja për hakmarrje.Të gjithë këta kisha duhet t’i dëgjojëme vëmendje, që të dijë t’i thotë Zotit tësaj çfarë thonë njerëzit për të. Kundrejtkësaj shoqërie ajo duhet të qëndrojë ekristaltë në besimin e vet e duhet të shpallëme fjalë e me vepra, me Pjetrin dhe siPjetri: “Ti je Mesia, Biri i Hyjit të gjallë!”.Ungjillëzimi i ri i Shqipërisë ju takon juve,fëmijë e të rinj që e keni shikimin të ngulurtek e ardhmja. Mos kini frikë nga errësira eorës së vështirë historike! Lejojeni Krishtin tashpërndajë ketë errësirë me dritën e dashurisësë tij.Ungjillëzimi i ri i Shqipërisë ju takonjuve rregulltarë e rregulltare që e ndjeni gjernë qelizën e fundit përkatësinë ndaj këtijpopulli. Mos kini frikë nga lartësia e detyrëspër të cilën jeni thirrur. Ai që i njeh dobësitëtuaja do t’ju pajisë me forcën e hirit te vet,që ungjilli i shpëtimit të shpallet me fjalën eme jetën tuaj.Ungjillëzimi i ri i takon bashkësivefamullitare, kishave dioqezane dhe mbarëkishës shqiptare të bashkuar rreth të njëjtitZot, në të njëjtën fe dhe të udhëhequr ngapasardhësi i Pjetrit. Le të mos ketë frikë askushnë kishën tonë që të heqë dorë prirjet personalepër t’i lënë vendin Krishtit dhe fjalës së tij.“Kush beson në të nuk do të mbesë izhgënjyer”, thotë Shën Pali në leximin e dytë.Shumë të dashur vëllezër e motra, besimi nukzhgënjen, sepse Zoti është besnik.Le ta marrim për zemër ftesën e Papëspër të kremtuar si duhet Vitin e Fesë e për tepërtërirë kështu jetën e Kishës, sikurse thotëedhe ai vetë në letrën Porta e Fesë: “Përtëritjae Kishës kalon përmes dëshmisë së jetës sëbesimtarëve: me vetë ekzistencën e tyre në botëtë krishterët janë të thirrur t’i japin shkëlqimFjalë së të vërtetës që na ka lënë Zoti Jezus”.Maria, që e ka ngjizur Fjalën në kraharorine saj, qoftë për ne shembulli i fesë dhe eudhëheqtë Kishën tonë drejt ungjillëzimittë ri! Amen.

tetor 2012Kisha dhe jeta7shumë të rëndësishme. Flet me këmbëngulje mbinjë pikë shumë praktike: liri që domosdosmërishtkërkohet për martesën: “Detyra e prindit apokujdestarit është të udhëheqin të rinjtë duke ikëshilluar urtësisht kur të formojnë familjen, kurseata duhet të dëgjojnë me kënaqësi, por gjithnjëdo të ruhen që mos t’i shtynë me zor në mënyrë tëdrejtë apo të tërthortë të martohen apo të zgjidhinme kë të martohen” (52). Më parë kishte thënë:“Mjerisht këto të drejta themelore personale endenuk janë gjithkund të siguruara, si për shembullkur femra pengohet që të zgjedhë lirisht burrin”(29). Fatkeqësisht, deri më sot, pesëdhjetë vjetpas Koncilit, ende ekzistojnë situata të tilla.Koncili vëren zhvillimin e shkencave psikologjike,shoqërore, dhe historike, si edhe lëvizje siindustrializimi dhe urbanizimi (54); për mëtepër, është duke lindur një humanizëm i ri,“në të cilin njeriu përcaktohet më së pari sipaspërgjegjësisë ndaj vëllezërve dhe ndaj historisë”(55). Autoriteti duhet “të sigurojë mjetet përnxitjen e jetës kulturore për të mirën e të gjithëve,por edhe të pakicave kombëtare të çdo shteti” (59).Të gjithëve “do t’iu sigurohen kushtet e punës qënuk i pengojnë, por do t’i nxisin në kulturën e tyrenjerëzore” (60).Koncili thekson dinjitetin e punës njerëzore.Sepse puna e njeriut, e kryer me përgjegjësi,ka shumë vlerë kur ndihmon për përpariminnjerëzor e shoqëror. Nga ana e saj, Kisha, “edhepse s’ka gjithmonë përgjigje të gatshme në çdo pyetje,dëshiron të ndërlidhë dritën e Zbulimit me dijenprofesionale të të gjithëve për të ndriçuar rrugën tëcilën është duke ndjekur njerëzimi” (33).Duke folur për pabarazi mes njerëzve, thuhet sebashkëkohësit tanë janë të bindur “se mundësitëteknike dhe ekonomike, që bota e sotma i ka nëdispozicion, mund dhe duhet të ndreqin këtëgjendje të mjerë” (63). Reforma ekonomikedhe shoqërore janë të nevojshme; dhe gabojnëata që kundërshtojnë reforma të tilla “në emërtë kuptimit të gabueshëm të lirisë” dhe ata “qësakrifikojnë të drejtat themelore të individëvedhe të grupeve në favor të organizatës kolektivetë prodhimtarisë” (65). Puna e njeriut duhettë vlerësohet, dhe punëtorët mos të bëhenrobërit e punës së tyre (67). Punëtorët kanë tëdrejtë të organizohen në sindikatë të cilat dot’i përfaqësojnë që të mbrohen dinjiteti dhe tëdrejtat e tyre (68).Të krishterët duhet “të bashkëpunojnë me tëgjithë njerëzit për përforcimin e paqes midis tyrenë drejtësi dhe në dashuri, dhe që të përgatitetç’ka nevojitet për paqe” (77). Është rritur shumëprodhimi i armëve të tmerrshme; prandaj duhet“të vështrojmë rishtas pyetjen e luftës nga një aspektkrejtësisht i ndryshëm” (80). “Gara në armatimështë një prej plagëve më të rënda të njerëzimitdhe dëmton në mënyrë të padurueshme të varfërit”(81). Është urgjent më shumë bashkëpunimndërkombëtar për të shmangur rrezikun eluftës (83), për të plotësuar nevojat si ushqim,shëndetësi, edukim, punë, dhe nevojat e popujvenë zhvillim, e të mërguarve, etj (84). Popujt ezhvilluar kanë detyrë të ndihmojnë popujt nëzhvillim (86).Këtu besoj se duhet të theksoj ato fjalë: “përforcimii paqes në drejtësi”. Pali VI dhe Gjon Pali II kanëpërsëritur atë parim: “Nëse do paqen, angazhohupër drejtësi”. Kisha duhet të bëhet zë për ata qëjanë pa zë: të bëhet zëri i të mënjanuarve dhe iviktimave të padrejtësisë. Shpeshherë viktimat epara të një sistemi politik të korruptuar dhe tëpadrejtë janë më të dobëtit dhe më të varfërit. Tëfortët dhe të pasurit gjithmonë kanë mundësi tëkorruptojnë dhe të fitojnë çka të duan, ndërsa tëdobëtit e të varfërit s’kanë asnjë mundësi të tillë.Baritorja e Kishës, duke jehuar mesazhin e profetAmos, duhet të ndjekë shembullin e Jezusit dhetë zbatojë udhëzimet e Letrës së shën Jakobit. Ikrishteri nuk mund të mbetet indiferent përparasituatave të korrupsionit dhe të padrejtësisë, aqmë shumë nuk duhet të bëjë asnjë kompromisme korrupsionin dhe padrejtësinë.PËRFUNDIMTë dashur vëllezër dhe motra, jemi duke përuruarVitin e Fesë. Gjatë këtij viti le t’i pranojmë mekënaqësi porositë e Koncilit të II të të Vatikanitduke kërkuar përtëritjen e jetës sonë të krishterëdhe thirrjen e Zotit për një jetë të shenjtë. Prandajbëjmë disa apele të veçanta. Dhe së pari u bëjmëapel atyre që ende nuk e kanë njohur Krishtin,por janë duke kërkuar të vërtetën, që me zemërdhe mendje të çiltër ta kërkojnë dhe ta gjejnë.U bëjmë apel atyre që quhen katolikë, ndërsa nëfakt nuk janë as të pagëzuar, që të kenë vullnettë mirë të futen në rrugën e së vërtetës dhe tëbashkohen me Krishtin e të bëhen anëtarë tëKishës Katolike në sajë të pagëzimit. U bëjmëapel atyre që janë të pagëzuar, por kanë humburatë entuziazëm që prej shumë kohësh i ka çuardrejt ujrave të pagëzimit, që të rigjejnë atëentuziazëm dhe t’i afrohen Krishtit, i cili i pretme duar të hapura. U bëjmë apel atyre që janëtë pagëzuar dhe ndoshta edhe vijnë rregullishtnë kishë, por sjellja e tyre tregon një divorc mesfesë dhe jetës, që të kuptojnë dinjitetin dhepërgjegjësinë e tyre, të jenë dëshmitarë të vërtetëe besnikë të Jezu Krishtit që ua ka besuar këtëmision.Dhe së fundmi ju bëjmë apel të gjithë juve, tëdashur vëllezër e motra, të cilët keni pranuarftesën që sot të bashkoheni me ne në këtë ditë tëprivilegjuar për të përuruar Vitin e Fesë. Ju kenihyrë në këtë Kishë duke kaluar nëpër derën, qëështë Dera e Fesë, dera që ju lejon të takohenime Krishtin, i cili na ushqen me Fjalën dhe meTrupin e Tij. Por pas pak do të dilni nëpër tënjëjtën derë. Të mos rrimë këtu: duhet të dalim,që t’i shpallim botës Lajmin e Mirë që shpalletbrenda këtyre murëve. Le t’i tregojmë botës sevetëm Krishti është rruga jonë, vetëm ai është evërteta jonë, vetëm ai na dhuron jetën. Nuk ështënjë rrugë qorre, por një rrugë e ndriçuar që tashohim të vërtetën, një rrugë që na çon drejt jetës.Le t’i tregojmë botës se ka një shpresë të vërtetëpër njeriun e sotëm, i cili njeh brenda vetvetes njëboshllëk të madh që e çon drejt dëshpërimit osedrejt tekave që nuk janë veç maskë për të fshehurnjë fytyrë të dëshpëruar. Dhe le t’i tregojmë botësse ka një gëzim të vërtetë, të ndryshëm nga gëzimiqë shumë njerëz të sotëm e kërkojnë në drogë osenë gjëra të tjera të kota.Le t’i tregojmë botës se jemi të lumtur, shumëtë lumtur, sepse Krishti na ka thirrur, shumëtë lumtur sepse kemi pranuar ftesën e tij për tandjekur, shumë të lumtur sepse kemi pranuarfjalën e tij çliruese, shumë të lumtur sepsejemi bashkuar personalisht me të nëpërmjetsakramentit të pagëzimit, që është sakramenti ifesë. Dhe jemi të vendosur të vazhdojmë ecjentonën në këtë rrugë. Nëpër Krishtin, me Krishtindhe në Krishtin.

tetor 2012 Kisha dhe jeta8Meshtari – Dinjiteti më i lartë njerëzorNga Drië Zefiithçka të lidhësh mbi tokë, do të“Gjjetë e lidhur edhe në Qiell e gjithçkatë zgjidhësh mbi tokë, do të jetë e zgjidhuredhe në Qiell.” (Mt 16;19) A ka Pushtet më tëmadh se ky? Meshtari është Princ i Tokës dhe iQiellit. Sa herë Meshtari gjendet mes stuhive, nëkohë lufte e paqeje, përballë fyerjeve e keqtrajtimeve,e për më tepër edhe martirizimit. VetëJezusi u pati thënë, “Shkoni! Ja, po ju dërgojporsi qengja midis ujqish!” (Lk 10; 3) efatkeqësisht kjo realizohet shpeshherë edhe prejtë krishterëve. Pa Meshtarë nuk ka Shenjtër.Nëpërmjet Meshtarit rrjedhin hire të panumërtatek njerëzit. Meshtari është Ndërmjetësi mes Qiellitdhe Tokës, në planin vertikal, përsa i përketshpirtit njerëzor duke i kthyer njeriut dinjitetine humbur me Pushtetin që i ka dhënë Krishti,ndërsa në planin horizontal është i dhuruarkrejtësisht njeriut, krejtësisht në shërbim tënjeriut. “Eukaristia e Shenjtë është Thesari më iMadh që Kisha ka mbi tokë. Është Krishti vetë.”(Kardinal Arinze) Po të mos ishte Meshtari nukdo të ekzistonte ky Thesar. Çfarë Madhështie,pikërisht në duart e Meshtarit zbret Krishtivetë. Shën Françesku i Asizit e më pas edheShën Gjon Maria Vianney thoshin, “Nëse doshihja një Engjëll dhe një Meshtar, ma parë dotë ulesha në gjunj përpara Meshtarit, sesa paraEngjëllit.” Meshtari është Zëvendësi i Krishtit nëTokë. “Sikurse Ati më dërgoi mua, edhe Unë poju dërgoj ju.” (Gjn 20;21) Shën Gjon MariaVianney thoshte, “Kur një person shkon tekMeshtari për tu rrëfyer, Meshtari nuk i thotë,“Zoti të ka falë mëkatet”,por, “Unë potë zgjidh nga mëkatetnë emër të Atit etë Birit e të ShpirtitShenjtë. Kush dëgjonju, ka dëgjuarMua, kush përbuz Ju,ka përbuzur Mua.”Gjatë Kushtimit Ainuk thotë, “Ky ështëTrupi i Zotit tonë”,por; “Ky është Trupiim”, “Hoc est Corpusmeum”“Gjithçka erdhitek ne nëpërmjetMarisë e ne mundtë themi, gjithçkavjen tek ne nëpërmjetMeshtarit, po,e gjithë lumturia, tëgjitha hiret, të gjithadhuratat e Qiellit.Nëse nuk do të ishteSakramenti i Urdhrittë Shenjtë, ne nuk dota kishim Zotin tonë”(Shën Bernardi).“Shko në rrëfim tek Virgjëra e Bekuar, osetek një Engjëll, a do të mund të zgjidhnin ngamëkati Ata? Jo. A do të mund ta jepnin AtaTrupin dhe Gjakun e Krishtit? Jo. Virgjëra eShenjtë nuk mund të bëjë, që të zbresë Biri iSaj Hyjnor në Hosten e Shenjtë. Ju mund tikeni edhe 200 Engjëj rreth, por Ata nuk mundtu zgjidhin nga mëkatet ju, ndërsa një Meshtarsado i thjeshtë të jetë, Ai mundet ta bëjë këtë. Aitë thotë, “Shko në paqe, Unë të fal ty!” Meshtariështë Administruesi i Pasurisë së Qiellit. PaMeshtarin, Mundimi dhe Vdekja e Jezu Krishtit,nuk do të kishin vlerë. Një prift nuk është priftpër vetveten, por Ai është aty për ty” (Shën GjonMaria Vianney).Për dinjitetin e Meshtarit, në letrën drejtuartë krishterëve të Myrnas, Shën Injaci Martirshkruan, “Meshtari është Qenja më sublime etë gjitha qenjeve, është maja e krejt dinjitetitnjerëzor” Shën Efremi e thirrte me këtë emërMeshtarin; “DINJITETI I PAFUND” Thoshte,“Meshtari është mrekulli mahnitëse, e madhe,e pamasë, dhe e pafund”. Së fundi Shën Efremithoshte, “Dhurata e dinjitetit Meshtarak etejkalon çdo kuptim, çdo zgjuarsi, çdo njohuri.Për ne mjafton të dimë se Jezu Krishti naka thënë, se ne duhet ti trajtojmë Meshtarët, siJezusin vetë” “Meshtari është ndërmjet Zotitdhe njeriut, inferior ndaj Zotit dhe SUPERIORndaj njeriut” (Papa Inoçenti i III). Shën Denisie quante Meshtarin, “Njeriu YJNOR”.Pikërisht për respekt të dinjitetit MeshtarakShën Maria e Oignies dhe Shën Tereza puthnintokën ku Meshtari kalonte.“Dinjiteti i Meshtarit e tejkalon edhedinjitetin mbretëror, sepse edhe vetë mbreti epërkul kokën e vet në duart e Meshtarit për tëmarrë bekimin prej tij” (Shën Gjon Gojarti). “Odinjitet i mrekullushëm i Meshtarit, - thërristeShën Agustini, - në duart e Tyre, si në Trupine Virgjërës së Bekuar, Biri i Zotit mishërohet,e biles sa herë që Meshtari të dëshirojë, ndërsatek Virgjëra e Bekuar kjo ka ndodhur vetëmnjëherë. Të gjitha krijesat njerëzore apo Engjëjtnuk janë në gjendje Ti dhurojnë Zotit nder dhelavdi të pafundme, siç mund t’ia dhurojë Zotit,Meshtari në një Meshë të vetme” (Shën AlfonsMaria De Liguori).Duke menduar në dinjitetin e Meshtarit, nëmadhështinë e Tij, më vjen ndërmend koha ekomunizmit, që i vrau Meshtarët, e humbi fejae gjithçka e mirë që vjen prej Zotit nëpërmjetMeshtarit. Me të drejtë ka thënë Shën Gjoni,“Lëreni famullinë për 20 vjet pa Meshtarë eata do të bëhen si kafshë”, e aq më tepër që nembetëm për disa dekada pa Meshtarë, kush mëmirë se ne e ka provuar mbi kurriz një gjë tëtillë. E sot që ka ardhur dita për ti dhënë ndere lavdi Zotit, ku janë njerëzit? Dikur Meshtariështë vrarë sepse i ka ndarë Sakramentet fshehtasatyre që e kërkonin. Sot të dashur vëllezër e motraështë liri. Në urdhrin e katërt thotë, “Nderoprindin tënd , nëse do të jetosh shumë përmbidhe”, e unë me respektin më të madhin që kampër Meshtarin, por edhe për 10 Urdhërimet eZotit, po guxoj ta shtoj këtë pjesë: “Vlerësojee respektoje pafundësisht Meshtarin e Sakramentetnëse dëshiron të jetosh shumë përmbidhe” e ta kesh Jetën e Pasosur.. Se në këtë mënyrëe ke dashur vetë Jezu Krishtin.“Të korrat janë të mëdha, kurse punëtorë kapak. Lutjuni pra Zotërisë së të korrave, të dërgojëkorrtarë në të korrat e veta” (Mt 9,37-38) Edheunë unifikohem me këtë thirrje të Krishtit, qëme të vërtetë Zoti të ketë mëshirë për ne e tëmos na lërë kurrë pa korrtarë.“Ju kërkoj, miq të dashur, ta doni Kishën,që ju lindi në fe, sepse të vetëm nuk mund ecnipas Jezusit”, tha Ati i Shenjtë Benedikti i XVInë Ditën Botërore të Rinisë. Zoti dhashtë qësecili Meshtar ta gjejë forcën në Krishtin për tëvazhduar përpara Misionin e Tij, sepse Ai vërtetëështë me Ta deri në të sosur të botës: “Shkoni ebëni nxënës të mi të gjithë popujt! Ja, Unë jamme ju gjithmonë - deri në të sosur të botës” (Mt28,20) Vërtetë asnjëherë Zoti nuk i ka lëshuarMeshtarët nga Dora e Vet, edhe në situatat mëtë vështira të jetës. E thërras bekimin e Zotit, enë mënyrë të veçantë të Zojës së Bekuar, që ështëNëna jonë, e shumë më tepër e Meshtarëve, qëti bekojë të gjithë Meshtarët, që me zell ta udhëheqingrigjën e tyre drejt Limanit të Amshuar!Zoti e bekoftë secilin Meshtar dhe secilinnjeri që e respekton dinjitetin e Meshtarit!Amen!

tetor 2012Kisha dhe jeta9Krenarì e ligjshme!Një vend për Nënë Terezën në Katedralen e UashingtonitNga Keida KostreciZëri Amerikës 27.10.2012Një portret i skalitur në një nga pjesëtmë simbolike të Katedrales Kombëtaretë Uashingtonit, e radhit Nënë Terezënmes figurave të tjera që kanë bërë veprakuptimplota në mbrojtje të të drejtave tënjeriut, drejtësi sociale, dhe mirëqenien eindividëve. Një ceremoni e posaçme kombinontenderimin për një nga dekanët mëme ndikim të Katedrales dhe për veprën eNënë Terezës.Katedralja e Uashingtonit është njënga objektet më të rëndësishme të qytetit,me peshë fetare dhe kombëtare. Ditët efundit në një shërbesë të veçantë lutjeshtë mbrëmjes, Nënë Tereza u bë pjesë e historisësë saj. Një portret i skalitur në njënga kolonat e saj në Këndin e të Drejtavetë Njeriut, duket sikur shikon nga lartvizitorët.Ceremonia ishte organizuar për t’iakushtuar bustin e saj ish- dekanit tëKatedrales, i Përndershmi Samuel T.Lloyd III, i cili mbajti edhe predikiminpër Nënë Terezën. Ai foli për punën epareshtur të Nënë Terezës, e cila e vuriveten në shërbim të atyre më pafat dhe qëmegjithëse nuk kërkonte famë u bë një ngafigurat më të njohura dhe të admiruara nëbotë dhe fitoi Çmimin Nobel të paqes.“Askush nuk mund ta kishte imagjinuarkëtë lloj fame për këtë 18 vjeçare shtatvogëlshqiptare që la shtëpinë e saj për t’u bashkuarme urdhrin katolik të Motrave të Loretos”.Duke folur për figurën kompleksetë Nënë Terezës dhe për vuajtjen e sajkur për shumë vjet nuk e ndjeu praninëe Krishtit, megjithatë besoi deri nëfund ai tha se ajo nuk ishte shenjtoreqë nuk ngrinte pikëpyetje për asgjë.“Ajo ishte si ne, plot me dyshime, shpesh engatërruar nga errësira”.Skalitja e bustit nuk ishte punë ethjeshtë, pasi u krijua nga guri ekzistues,pjesë e kolonës. Chas Fagan është skulptoriqë krijoi modelin, ndërsa Sean Callahan,është skalitësi i Katedrales që e gdhendi atë.“Sfida ime ishte që të krijoja skulpturën edikujt që e njeh gjithë bota por që njëkohësishttë ishte një vepër e veçantë”.Zoti Callahan tha se me gjithë sfidat egdhendjes në një gur 100 vjeçar, ishte kënaqësipër të skaliste portretin e Nënë Terezës.“Nënë Tereza është një zgjedhje e natyrshmepër një kënd të të drejtave të njeriut.Dhe është e mrekullueshme të kesh përballënjëra tjetrës dy gra modeste që plotësojnënjëra-tjetrën. Duket një zgjedhje e natyrshme”.Zoti Callahan e ka fjalën për aktivistene të Drejtave Civile Rosa Parks, portreti i sëcilës qëndron përballë atij të Nënë Terezës.Të dy portretet u vendosën vitin e kaluar.Vetëm tre figura të tjera janë të skalitura nëkëndin e të drejtave të njeriut, ArqipeshkviOscar Romero, ish-zonja e parë EleanorRoosevelt dhe ish dekani i Katedrales dhePeshkop i Uashingtonit, John T. Walker.Motrat Mushkolaj, janë të prekura ngaceremonia.“Përshtypjet janë të mrekullueshme. Jamshumë e gëzuar që jam këtu në Uashingtonpër vizitë këto ditë. Jam shumë e gëzuar qënë Katedrale është edhe busti i Nënë Terezës”.Kam nderin të jetoj këtu sonte ku zbulohetbusti i Nënës Terezë dhe shumë krenohem qënë fjalimin që mbajtën ata përmendën qëNëna Terezë është shqiptare”.Patty Johnson, misionere e Katedralesthotë se Nënë Tereza ishte një simbol dinamikedhe modestie.“Jam shumë e lumtur që e nderuam sot nëKatedrale, që e bëmë pjesë të këndit të të drejtave tënjeriut dhe që ndoshta të gjithë ne të frymëzohemitë ndihmojmë ata që janë më pa fat në rrugët tonatë Washingtonit dhe në gjithë vendin dhe botën,ata që kanë më pak, ata që janë të humbur dhetë lënë pas dore, sepse Nënë Tereza për ata luftoidhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë”.Ndërsa Abne B. Lall që është nga India,e vë theksin tek lidhja e veçantë e NënëTerezës me atë vend.“Ishte shumë interesante që një e krishterëu mbështet në fillim nga njerëz të besimitHindu për të filluar misionin e saj të madh”.Por ndoshta i përndershmi Lloyd epërmblodhi më mire kuptimin e kësaj shtesenë Katedralen Kombëtare.“Falenderojmë Zotin që në një kënd tëkësaj Katedraleje madhështore, do të jetëgjithmonë fytyra e thjeshtë, por njëkohësishtme një bukuri rrezatuese e kësaj gruaje shtatvogëlshqiptare që gjithë jetën deshi njerëzitdhe deshi Krishtin”.Përgatiti për botim Zef Skanjeti

tetor 2012 Kisha dhe jeta10Familja, vend shembullor ungjillëzimi,për të dëshmuar dhe transmetuar FenëKomisioni Kombëtare për Laikë dhe FamiljeNga d. Carmine LeuzziUngjillëzimi ka për qëllim transmetimine thesarit të fesë së krishterë, solide dhee shëndoshë, për anëtarët e familjeve tona, përkomunitetet tona ekleziale, edhe për komunitetetë tjera që janë jashtë Kishës, nëpërmjet dëshmisësë jetës së shenjtë dhe veprave të dashurisë, nëshërbimin e Kishës. Me ndihmën e ShpirtitShenjtë ky ungjillëzim, e animuar nga njëentuziazëm i ri, i transmeton njeriut bashkëkohordhe pritjeve të shoqërisë aktuale, të vërtetën epërjetshme të Jezu Krishtit, gjithmonë i ri dheburim risie. Kisha, besnike ndaj misionit që kamarrë nga Apostujt, për të shkuar dhe të bëjëdishepuj të gjithë popujt, duke i pagëzuar dheformuar me dëshminë, është e thirrur sot që tëmatet me shndërrimet shoqërore dhe kulturoreqë po e modifikojnë thelbësisht perceptimin qënjeriu ka për vetveten dhe për botën globale, dukekrijuar kështu çorientim, mosbesim, largim tëbesimtarëve mbi mënyrën e besimit tek Hyji. Nëtë vërtetë, feja gjendet e nënshtruar, më shumë sesa në të kaluarën, një serie pikëpyetjesh që vijnënga një mendësi e ndryshuar që, veçanërisht sot,e kufizon fushën e sigurive racionale në atë tëarritjeve shkencore e teknologjike. Megjithatë,Kisha nuk ka pasur kurrë frikë të tregojë se si mesfesë dhe shkencës së përnjëmendtë nuk mund tëketë asnjë konflikt sepse të dyja, edhe pse nëpërrrugë të ndryshme, priren nga e vërteta. Ështëshumë urgjente që të vihemi në lëvizje, për t’inxjerrë burrat dhe gratë jashtë nga shkretëtira,drejt miqësisë dhe takimit me Jezu Krishtin, dritae njerëzve, Ungjill i Hyjit Atë për njeriun, që ishndërron, i mbledh dhe i integron, falë dhuratëssë Shpirtit, në një jetë të re. Është e nevojshmeqë të zbulojmë gëzimin e të besuarit, të vetëidentitetit të krishterë e të gjejmë entuziazmindhe arsye të reja në komunikimin dhe shpalljen edhuratës së fesë, në një ecje shenjtërie dhe kthimi,duke besuar tek dashuria, për faljen e mëkatevetona dhe mirësisë e mëshirës së Hyjit Atë, nëpërmbushjen e vullnetit të tij.Ungjillëzimi është oferta e Ungjillit qëshndërron njeriun, botën e tij, historinë e tij,jetën e tij familjare. Kisha ungjillëzon kur, falëfuqisë së shpalljes së Lajmit të mirë të Ungjillit,bën që të rilindë nëpërmjet eksperiencë sëvdekjes dhe ringjalljes së Jezusit, çdo eksperiencënjerëzore, duke e integruar në risinë e pagëzimitdhe jetës sipas Ungjillit, në marrëdhënien e Biritme Atin në Shpirtin duke e çuar njeriun që ështënë Krishtin tek Ati në Shpirtin.Ungjillëzimi i përgjigjet shndërrimeveshoqërore të sotme që i kanë dhënë filliminnjë procesi kontrollimi dhe kritik i vlerave dhethemeleve të jetesës së përbashkët që kanë prekurfenë e personave edhe në brendësi të bërthamësfamiljare. Por nëse është e vërtetë që njerëzimika përftuar të mira të pamohueshme nga këtoshndërrime dhe Kisha ka marrë vlerësime përt’ i dhënë rëndësi shpresës së krishterë, është evërtetë edhe që është verifikuar një humbje pakshqetësuese e kuptimit të shenjtë, duke shtuar edhevënien në pyetje të atyre themeleve që shfaqeshintë padiskutueshme, si feja në një Hyj krijues dheprovanues, zbulimi i Jezu Krishtit Shpëtimtarii vetëm, dhe mirëkuptimin e përbashkët tëeksperiencave thelbësore të njeriut, si lindja,vdekja, jetesa familjare, institucion hyjnor dheqelizë e shoqërisë, pikë referimi i një ligji moralnatyror. Mëkati nuk më rëndësi dhe atëherë nukshihet asnjë e keqe në miratimin e martesave meshomoseksualëve, mentalitetit egoist, konsumistdhe të shekullarizuar, mohimi i heshtur, masmediat,krizat ekonomike dhe politike dhe kultii kërkimit shkencor dhe teknologjik i cili në njëkontekst të dixhitalizuar dhe të globalizuar, bëhet“feja e re”, “mysterium iniquitatis”, misteri i sëkeqes, e betejës së Dragoit kundër pjesës tjetërtë Breznisë së Gruas, “kundër atyre që ruajnëurdhërimet e Hyjit dhe kanë që janë në zotërimtë dëshmisë së Jezusit” dhe në fund të misterit tëlirisë njerëzore, dhuratë e Hyjit që njeriu e përdoredhe në mënyrë të gabuar, duke iu revoltuar Hyjitdhe duke iu kthyer kundër Kishës së tij. Nëse egjithë kjo është përcaktuar si një çlirim, shumëshpejt e kemi vënë re shkretëtirën e brendshmeqë lind aty ku njeriu, duke e konsideruar vetensi i pari i vetëm i natyrës dhe fatit të vet, e gjenveten të zbrazur nga ajo çka e përbën themelin etë gjitha gjërave. Është shumë e nevojshme për“ungjillëzimin e re”, duke qenë të vetëdijshëmse çdo Komb dhe Popull nuk duhet të pyesëveten; sot, për trashëgimin e tyre të krishterë,por në fakt nevojitet që të jenë në gjendje tëvendosin sërish për të ardhmen e tyre në takiminme Personin hyjnor dhe me mesazhin e JezuKrishtit. Ungjillëzimi i ri i përgjigjet një pyetjejeqë Kisha duhet të ketë kurajon ta bëjë, për tapërdorur thirrjen e vet shpirtërore dhe misionare.Nevojitet që komunitetet e krishtera, familja, tëndikuar nga ndryshimet e forta shoqërore dhekulturore, të gjejnë energji dhe rrugë për t’ukthyer dhe bashkuar me praninë e të Ringjalluritqë i animon nga brenda. Viti i Fesë na fton tëbëjmë një akt besimi mbi mesazhin e krishterëmbi martesën dhe familjen si “Kisha shtëpiake”që është një dhuratë e madhe që e bën familjenvendin shembullor për dëshmimin e fesë, përaftësinë e saj profetike për përjetimin e themelevetë eksperiencës së krishterë: dinjitet dhe plotësimii burrit dhe gruas, të krijuar në përngjasimin eHyjit, për hapjen ndaj jetës, për bashkëndarjendhe bashkimin, për përkushtimin ndaj më tëdobëtit, për përgjegjësinë atërore dhe amënoretë edukimit të fesë fëmijëve dhe duke ia besuarHyjit si burim i dashurisë. Duhet ta lëmë vetentë udhëhiqemi nga Shpirti Shenjt dhe të shijojmëdhuratën e bashkimit me Hyjin Atë, i pari iveprës së shpëtimit, që në Zotin Jezus, nëpërmjetmandatit misionar që ka e ka dashur dhe dërguarnë botë, të mund të dëshmojë shpëtimin e fesë sëmarrë, si dhuratën më të çmuar që zotërojnë.Gjatë këtij Viti do të jetë vendimtare tëpërshkojmë përsëri historinë e fesë sonë. Në këtëkohë do ta mbajmë vështrimin të ngulitur në JezuKrishtin, “Autorin dhe Përkryesin e fesë” (Heb 12,2):në të gjen plotësi çdo travaj dhe dëshirë e zemrësnjerëzore. Gëzimi i dashurisë, përgjigjja ndaj dramëssë vuajtjes e të dhimbjes, forca e faljes para fyerjes sëpësuar dhe fitorja e jetës para zbrazëtirës së vdekjes,gjithçka gjen plotësi në misterin e Mishërimit tëtij, të bërjes së tij njeri, të bashkëndarjes me ne tëdobësisë njerëzore për ta shndërruar atë me fuqinëe Ngjalljes së vet. Në Të, të vdekur e të ngjallur përshpëtimin tonë, gjejnë dritë të plotë shembujt e fesëqë i kanë karakterizuar këto dy mijë vjet të historisësonë të shpëtimit.Prej fesë Maria e pranoi fjalën e Engjëllit dhe ibesoi lajmit se do të bëhej Nëna e Hyjit në dëgjesëne përkushtimit të saj. Prej fesë Apostujt lanë çdogjë për të ndjekur Mësuesin. Prej fesë shkuan nëtërë botën, duke ndjekur mandatin për t’ia çuarUngjillin çdo krijese (krh. Mk 16,15) dhe, pa asnjëfrikë, u kumtuan të gjithëve gëzimin e ngjalljesdëshmitarë besnikë të të cilës kishin qenë. Prej fesënxënësit formuan bashkësinë e parë të mbledhurpërreth mësimit të Apostujve, në lutje, nëkremtimin e Eukaristisë, duke e bërë të përbashkëtgjithçka kishin për të plotësuar nevojat e vëllezërve.Prej fesë jetojmë edhe ne: prej njohjes së gjallë tëJezusit Zot, të pranishëm në ekzistencën tonë dhenë histori. Askush të mos bëhet dembel në fe. Ajoështë shoqe e jetës që lejon të perceptohen mevështrim gjithmonë të ri punët e mrekullueshme qëHyji bën për ne. E prirur të shohë shenjat e kohëvenë të sotmen e historisë, feja e angazhon secilinprej nesh që të bëhet shenjë e dukshme e pranisësë të Ngjallurit në botë. Ajo për të cilën bota sotka veçanërisht nevojë është dëshmia e besueshmee atyre që, të ndriçuar në mendje e në zemër prejFjalës së Zotit, janë të aftë të hapin zemrën dhemendjen e shumë vetëve ndaj dëshirës për Hyjindhe për jetën e vërtetë, atë që nuk ka fund. Nebesojmë me siguri të patundur se Jezusi Zot i kamposhtur të keqen dhe vdekjen. Me këtë besim tësigurt i besohemi Atij: Ai, i pranishëm në mesintonë, e mposht pushtetin e të keqit (krh. Lk 11,20)dhe Kisha, bashkësia e dukshme e mëshirës së tij,mbetet në Të si shenjë e pajtimit përfundimtar meAtin. Le t’ia besojmë Nënës së Hyjit, të shpallur “elume” sepse “ka besuar” (Lk 1,45), këtë kohë hiri.Pyetësorë:• Cilat janë sfidat aktuale që po përballon familjashqiptare për të jetuar idealin e krishterë?• Çfarë iniciativa konkrete mund të merren përungjillëzimin e familjes së krishterë në vitine Fesë, në ambjente të ndryshme shoqërore,kulturore dhe baritore derisa ajo të jetë e aftëtë ungjillëzojë?• Si mundet vatra familjare ta kremtojë dhe dëshmojëfenë e saj që të ndihet një kishë shtëpiake?

tetor 2012Kisha dhe jeta11Bekohet kisha e re në Spitallë - DurrësNga Tone FrokuMe 3 tetor 2012, u bë festë e madhenë Spitallë, sepse nga Arqipeshkvi iArkidioqezës sonë Tiranë-Durrës Imzot RrokMirdita, u bekua Kisha e kushtuar Familjes sëShenjtë dhe Shën Leonardo Murialdo.Padre Giovanni, si meshtar i kësaj kishe, nënkujdesin e tij të veçante, kishte përgatitur gjithçkapër kremtimin e kësaj Meshe të Shenjtë, e dhepër një festë nga fëmijët e kësaj kishe, duke qenë indihmuar edhe nga motrat e Nënë Terezes.Ishin të pranishëm shumë famullitarë tëArkidioqezës sonë.Arqipeshkvi ynë, Imzot Rrok Mirdita falënderoipërzemërsisht të gjithë ata që kanë kontribuar dhevazhdojnë të kontribuojnë në këtë zinë baritore,por në veçanti falënderoi Atë Giovannin dhemotrat e Nënë Terezes, për punën e madhe dhe tëpalodhshme që zhvillojnë në mesin tonë.Na gëzuan me praninë e tyre e dhe bamirësitIrlandezë, të cilët ishin dhe kontribuesit kryesorëpër ndërtimin e kësaj kishe.Ata mbetën shumë të kënaqur sepse kanëshikuar dhe vërtetuar sakrificat e tyre, dhe këtëgëzim e shtonte edhe më shumë fjala e Arqipeshkvittonë, ku i ftoi të gjithë ta pranishmit që këtanjerëz të ardhur prej së largu ti marrin si model tëbamirësisë dhe kishën si ndërtesë që ata na e lanësi dhuratë ta shndërrojmë në kishë të gjallë mepraninë tonë të përhershme në Meshën e Shenjtë.Të gjithë besimtarët ishin shumë të gëzuar përndërtimin e kësaj kishe.Uroj që të gjithë ata besimtarë që janë endelarg besimit, duke parë shembuj të tillë të mund tiafrohen kishës, për të mirën e tyre shpirtërore pordhe për të bërë të mundur edhe më shumë forcimine vetë bashkësisë tonë të krishterë.Forumi I -rë Rinor në Arkidioqezën tonëNga Motër Mimoza Palucae kemi dëshirën e Hyjit? Me këtë pyetjeA provokuese të don Francesco Guarnati-t,fillon Forumi I Rinor, që u zhvillua nën “çadrënmikpritëse” të Shkollës Ylber në një ditë plot mebekim shiu nga qielli. Të rinjtë pjesëmarrës edhepse të paktë në numër, nuk ishin të paktë nëentuziazëm dhe në interes për të thelluar më tepërfenë në të cilën “Unë besoj – Ne besojmë”.“Zoti e vendosi tendën e tij mes nesh duke ubërë pelegrin nëpër rrugët e botës”.Një pohim i tillë a duket i arsyeshëm? A duhetvetëm besuar?” Besim dhe arsye: çfarë lidhjejemes tyre? Njeriut i është shkruar në ADN-në etij aftësia për ta kërkuar Zotin”, thotë don GjergjMeta, ligjërues dhe moderator i këtij takimi. Nëfakt këto dy dhurata, besimi dhe arsyeja gjenden nëçdo njeri. Dy “krahë” me anë të cilëve fluturojmëdhe kundrojmë Zotin. Dy rrugë me pikënisjetë ndryshme por me një qëllim të vetëm: takimi Zotit me njeriun. Nuk ka rëndësi nëse niseshme arsye apo me besim. E rëndësishme është tëvihesh në udhëtim, të kërkosh. Shumë të rinj, ngabashkëndarjet që u bënë nëpër grupe dhe asamble,theksuan vështirësitë e këtij kërkimi duke shënuardisa nga shkaqet, tashmë të përhapura në realitetinshqiptar të të rinjve. Materializmi i tepruar mepasojën e konsumizmit, indiferencës fetare,kazinove dhe bixhozit, instrumentet mediatikë, tëpërdorura pa një kritikë të shëndoshë, si facebookqë sjell si pasojë individualizmin, mbylljen nëvetvete, vetërealizmin dhe largimin nga angazhimi ijetës së përditshme qoftë studentore, punëtore apofetare. Këto dhe shumë faktorë të tjerë ndikues nëjetën e të rinjve prekin edhe pjesën më të thellëtë njeriut: botën shpirtërore. Në fakt, të ndikoshnë botën perceptive (trupin) dhe atë psikike(mendjen) do të thotë të ndikosh edhe në botën eshpirtit. Këto “tre sfera në marrëdhënie me Zotinjanë të lidhura ngushtë” dhe duhen harmonizuarvazhdimisht.“Jezus, bëj që unë të shoh!”. Po, bëj që unëtë shoh me sytë e fesë mrekullinë tënde që ështënjeriu dhe mbarë universi dhe bëj të shoh me sytëe arsyes praninë tënde të qëndrueshme. “Jezus,bëj që unë të shoh” me të dy sytë sepse po të shoh“vetëm me një sy do të më mungonte thellësia”, dotë isha sipërfaqësor. Bëj që të të kërkoj gjithmonëme besim dhe arsye duke e ditur se nuk jam i vetëmnë këtë kërkim por me mua është një njerëzim tëcilin Ti e ke menduar që nga përjetësia. Bëj që tëtakoj e të të shpall duke e thënë me jetë: Unë besoj– Ne besojmë se “Ti e ke vënë çadrën tënde mesnesh duke u bërë pelegrin nëpër rrugët e botës”.

tetor 2012 Kisha dhe jeta12Mos thuaj AT’ ...Mos thuaj AT’në kjoftë se çdo ditë nuk sillesh si bir.Mos thuaj YNËnë kjoftë se jeton i mbyllun në egoizmin tand.Mos thuaj QË JE NË QIELLnë kjoftë se mendon vetëm gjanat e tokës.Mos thuaj SHEJTNU KJOFTË EMNI YTnë kjoftë se nuk e nderon.Mos thuaj ARDHTË MRETNIA E JOTEnë kjoftë se e ngatërron me suksesin material.Mos thuaj U BAFTË VULLNESA E JOTEnë kjoftë se nuk e pranon kur asht e dhimbshme.Mos thuaj BUKËN TONË TË PËRDITSHME JEPNA NEVE SOTnë kjoftë se nuk shqetësohesh aspak për njerëzit që kanë uri, që janë pakulturë e që nuk kanë minimumin për me jetu.Mos thuaj NDJEJNA NE FAJET E MËKATET TONAnë kjoftë se në zemër ke inade me vëllanë tand.Mos thuaj MOS NA LEN ME RA NË T’KEQnë kjoftë se e ke ndërmend me vazhdu me mkatnu.Mos thuaj POR LARGONA PREJ GJITH’ S’KEQnë kjoftë se nuk e kundërshton të keqen.Mos thuaj AMENnë kjoftë se nuk i merr me seriozitet fjalët e lutjesATI YNË

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!