19.03.2015 Views

Kjo është dita që na e dhuroi Zoti - kishadhejeta.com

Kjo është dita që na e dhuroi Zoti - kishadhejeta.com

Kjo është dita që na e dhuroi Zoti - kishadhejeta.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kjo është dita që na e dhuroi Zoti, le të

galdojmë e të gëzojmë në të.

Ps a l m i, 118/117

Organ i permuajshem informacioni i METROPOLISE tIRANE-DURRES Nr. 8

Te t o r 2008 Çmimi 30 lekë

Kjo është dita

që na e dhuroi Zoti

Kisha e re e Zojës Ndihmëtare në Tiranë

tetor 2008 Kisha dhe jeta

2

PËRMBAJTJA

Kjo është dita që na e dhuroi

Zoti, le të galdojmë e të

gëzojmë në të.

Shugurimi i Kishës “Zoja

Ndihmëtare” në Tiranë

Shtegtim në Katedralen e

Shën Palit Tiranë

Për Vitin e Shën Palit

Imzot Ramiro Moliner Ingles

Nunc Apostolik në Shqipëri

Intervistoi: Sokol Paja

Shpirti im e madhëron Zotin

Nga don Dominik Qerimi

Zoja e Megjugorjes

Nga Majlinda Gjoni

Shën Pali, misionari më i

madh i të gjitha kohrave

Nga Dom Marjan Lumçi

Takimi i përmuajshëm i

meshtarëve, rregulltarëve dhe

rregulltarëve të Arkidioqezës

Nga Dom Mark Tusha

Aktivitet veror në Laç

Nga Mt. Monika Kolbuqaj B.D.H.

Aktivitete verore tek Shoqata Betania

Nga Don Francesco Guarnati

In memoriam Q Pretash Kaçaj

Nga: Franc Radoja

Reçension

Kastriot Marku, Kishat e Kurbinit.

(Kishat dhe organizimi kishtar në

Kurbin), Geer, Tiranë, 2008. 418 ff.

Nga Zef Pjetri, Giovanni Peragine.

faqe 3

faqe 5

faqe 5

faqe 6

faqe 7

faqe 8

faqe 9

faqe 10

faqe 10

faqe 11

faqe 12

Kalendari Liturgjik

Nëntor 2008

Jezusi Mbret i gjithësisë

Jezusi para Pilatit

Atëherë u ngritën të gjithë së bashku, e

çuan te Pilati 2 dhe zunë ta padisin: “Këtë

njeri e zumë duke nxitur popullin tonë në

kryengritje, ndalon t’i jepet Cezarit tatimi e

për vete thotë se është Mesia Mbret.”

Pilati e pyeti: “A je ti mbreti i

judenjve?”

Ai i përgjigji: “Ti po thua!”

Pilati u tha atëherë kryepriftërinjve dhe

vogjëlisë: “Kurrfarë faji s’po gjej në këtë

njeri.”

Por ata ngulnin këmbë duke thënë: “Ky

po çon popullin në kryengritje duke mësuar

në mbarë Judenë, qysh prej Galilesë, ku ia

filloi e deri këtu.”

Jezusi para Herodit

Në këto fjalë Pilati pyeti a mos është ky

njeri galileas. Kur e mori vesh se është nën

pushtetin e Herodit, e dërgoi te Herodi që,

ndër ato ditë, gjendej edhe ai në Jerusalem.

Herodi u gëzua fort kur e pa Jezusin.

Kaherë kishte pasur dëshirë ta shihte, sepse

kishte dëgjuar shumë për të dhe shpresonte

se do të shihte ndonjë mrekulli të tijën. I

bëri shumë pyetje, porse Jezusi s’i përgjigji

fare. Aty ishin edhe krerët e priftërinjve dhe

skribët, të cilët e paditnin me këmbëngulje.

Herodi, bashkë me ushtarët e vet e përbuzi

Jezusin dhe e vuri në lojë: e veshi me petk të

bardhë dhe ia ktheu Pilatit. Po atë ditë Herodi

e Pilati u bënë miq: më parë ishin armiq.

Jezusi i gjykuar për vdekje

Pilati grishi në mbledhje krerët e priftë

rinjve, anëtarët e Këshillit të lartë dhe

popullin dhe u tha:

“Këtë njeri e sollët para meje duke e

paditur se po nxit popullin në kryengritje,

dhe, ja, unë e pyeta para jush e nuk i gjeta farë

faji, për të cilin ju e paditni. Por, as Herodi,

pasi e ktheu prapë tek ne. Qe, pra, ai s’ka bërë

asgjë që të meritojë vdekjen. Prandaj, do ta

ndëshkoj e do ta lëshoj.”

1 nëntor – TË GJITHË SHENJTËRIT

2 nëntor – E DIELA XXXI GJATË VITIT (A)

Dita e purgatorëve

4 nëntor – Sh. Karl Borromeo

5 nëntor – Të gjithë shenjtërit dhe të lumturit

e Shqipërisë

9 nëntor

E DIELA XXXII GJATË VITIT (A)

Përkushtimi i Bazilikës së Lateranit

10 nëntor – Sh. Leoni i Madh

11 nëntor – Sh. Martini nga Toursi

12 nëntor – Sh. Jozafati

15 nëntor – Sh. Alberti i Madh

16 nëntor

E DIELA XXXIII GJATË VITIT (A)

17 nëntor – Sh. Elizabeta e Hungarisë

18 nëntor – Kushtimi bazilikës së Sh. Pjetrit e

Sh. Palit

21 nëntor – Kushtimi i Sh. Marisë Virgjër

22 nëntor – Sh. Çeçilja

23 nëntor

E DIELA XXXIV GJATË VITIT (A)

KRISHTI MBRET I GJITHËSISË

25 nëntor – Sh. Katerina e Aleksandrisë

30 nëntor

E DIELA I e ARDHJES (B)

Drejtor i përgjithshëm:

Imzot George Frendo

Kryeredaktor:

D. Marjan Lumçi

Sekretar:

Nikollë Loka

Redaksia:

Kolec Çefa

Ana Stakaj

Zef Skanjeti

Grafika:

Pjerin Sheldija

Elis Gjoni

Foto: Pici

Adresa:

Katedralja e Shën Palit,

Bulevardi Zhan D’Ark,

Tiranë, Shqipëri

E-mail: mlumci@hotmail.com

http://kishadhejeta.googlepages.com

Tetor 2008

Kisha dhe jeta

3

Kjo është dita që na e dhuroi Zoti, le

të galdojmë e të gëzojmë në të.

Shugurimi i Kishës “Zoja Ndihmëtare” në Tiranë

Predikimi i Shkëlqesisë

së Tij Imzot Rrok Mirdita

me rastin e Shugurimit

të Kishës “Zoja

Ndihmëtare” në Tiranë

Shumë ta dashur vëllezër e motra,

Me gëzim të madh jemi mbledhur

rreth altarit të Krishtit, për të shuguruar këtë

kishë të te, nê të cilën ndjehemi dhe jemi

familja e Hyjit, e shpëtuar me anë të vdekjes

dhe ringjalljes së Birit të tij, në udhëtim drejt

plotësisë së mbretërisë qiellore. Me gëzim

të madh, brenda kësaj kishe të re, përjetojmë

besnikërinë e Hyjit që, duke na dhuruar këtë

tempull të ri, na jep shenja të qarta të pranisë

së tij mes nesh.

Historia e ndërtimit të kësaj kishe është

e lidhur ngushtë me historinë shpirtërore e

shoqërore të vështirë, por plot shpresa, të

popullsisë katolike të kësaj zone. Gjatë këtyre

shtatëmbëdhjetë vjetëve lëvizjet, shpërnguljet,

orvatjet për të gjetur një vend ku mund të

ndërtohet një jetë sa më e mirë, kanë qenë

një domosdoshmëri për një numër shumê të

madh të familjeve shqiptare. Kur lexojmë

Besëlidhjen e Vjetër, vëmë re se si edhe për

popullin e Hyjit ka qenë e domosdoshme

shumë herë të shpërngulen, të emigrojnë, të

dëbohen. Megjithatë, popullit të vet Hyji i ka

premtuar një tokë, që do të jetë toka e tyre. Për

të gëzuar bekimin e jetës nê këtë tokë, Hyji

kërkon prej popullit të tij që të dëgjojë Fjalën e

Zotit, t’u bindet urdhërimeve dhe t’i rrijë besnik

besëlidhjes së bërë me Hyjin.

Lëvizjet e popullit tonë nê kërkim të një

jete më të mirë, endjet dhe emigrimet, mund t’i

ngjajnë shtegtimeve té popullit të Hyjit, nëse

edhe ne mbajmë gjithmonë parasysh premtimet

e bëra nga Hyji, nëse dëgjojmë vazhdimisht

fjalën e tij dhe u rrimë besnikë urdhërimeve

të tija. Sikurse hebrenjtë kishin një tokë të

premtuar, dhe një qytet të shenjtë, edhe ne kemi

një tokë te premtuar dhe një qytet të shenjtë.

Toka jonë e premtuar është qielli dhe qyteti

ynë i shenjtë është Jeruzalemi qiellor. Nëse me

anë të besimit i përkasim shpirtërisht atdheut

qiellor, atëherë do të dimë ta ndërtojmë me

dinjitet atdheun tokësor.

Vendi më i shenjtë i popullit të Zotit

në Besëlidhjen e Vjetër ka qenë tempulli i

Jeruzalemit. Aty banonte Lavdia e Hyjit dhe

në të shfaqej bekimi i pranisë së Hyjit në mes

të popullit të vet. Shkatërrimi i tempullit dhe

dëbimi i Hebrenjve në Babiloni ka qenë një

ndër ngjarjet më të dhimbshme të historisë së

Izraelit.

Përsëri mund të bëjmë një krahasim

ndërmjet Besëlidhjes së vjetër dhe historisë

sonë të vonë. A nuk ka qenë edhe për popullin

tonë dëbimi i besimit nga shpirtrat e njerëzve

dhe shkatërrimi i tempujve të Hyjit, njëra ndër

pikat me të dhimbshme të historisë shpirtërore

të shqiptarëve? A nuk ka qenë populli ynë i

dëbuar nga kishat si një popull i dëbuar nga toka

e vet? Kisha është toka shpirtërore, shumë më e

rëndësishme se çdo tokë tjetër materiale. A nuk

kemi qenë ne rrënjësisht të varfër pa kishën?

Në dritën e leximit të parë të kësaj liturgjie,

vëmë re sa shumë i ngjan shugurimi i kësaj kishe

asaj që ndodh nê librin e Nehemisë. Izraelitët e

kthyer nga Babilonia po rindërtonin Jeruzalemin

dhe gjatë këtyre punimeve kishin gjetur librin e

ligjit të Moisiut. I gjithë populli mblidhet dhe

dëgjon me mallëngjim fjalët e ligjit të lexuara

nga skribi Ezdra. Këto janë fjalët që kemi

dëgjuar në leximin e parë: “Dhe librin e ligjit

të Hyjit e lexonin pjesë pjesê dhe ia shpjegonin

kuptimin që populli ta kuptonte mirë atë që

lexohej. Atëherë qeveritari Nehemia, prifti dhe

skribi Ezdra si edhe levitët që mësonin popullin,

iu drejtuan mbarë popullit: ‘Kjo është ditë që i

kushtohet Zotit, Hyjit tonë. Mos jini të trishtuar

as mos qani’, sepse mbarë populli qante duke

dëgjuar fjalët e ligjit” (Neh 8, 8.9).

Shumë të dashur vëllezër e motra, pas

rrëzimit të Babilonisë, pra pas rënies së regjimit

komunist që kishte dëbuar Hyjin nga jeta publike

dhe është përpjekur ta dëbojë edhe nga shpirtrat

e të gjithë shqiptarëve, shumë prej jush keni

ardhur këtu aga anë të ndryshme të Shqipërisë

për të rindërtuar jetën tuaj. Megjithatë, një jetë

që nuk ka në themel fjalën e Zotit, është e brishtë

dhe lehtësisht e shkatërrueshme. Për këtë arsye,

Hyji ka dërguar tek ju shërbëtorët e tij, bijtë

e dashur të Don Boskos, për t’ju dëshmuar

dashurinë hyjnore dhe për t’ju drejtuar në udhën

e besimit, që është udha e vetme që na çliron

nga çdo skllavëri tokësore.

-Vijon në faqen 4-

tetor 2008 Kisha dhe jeta

4

Sikurse në leximin e parë qeveritari Nehemia,

prifti dhe skribi Ezdra si edhe levitët mësonin

popullin, aq më shumë bijtë e Don Boskos, që

besojnë në Krishtin, që jetojnë dhe veprojnë

në emrin e tij, janë mes jush gjatë gjithë këtyre

viteve, për t’ju kumtuar Fjalën e Hyjit, për t’ju

dëshmuar bukurinë e jetës me Krishtin, për t’ju

kujtuar se besimi në Krishtin është themeli i

patundshëm i jetës së njeriut.

Me anë të fjalës dhe të dëshmisë së jetës,

ndërsa janë kujdesur për të ndërtuar tempullin

e gurit, këtë kishê të bukur ku po kremtojmë

misteret e fesë, janë kujdesur gjithashtu dhe

kryesisht për të ndërtuar brenda jush kishën

e gjallë për të cilën flet shën Pjetri në leximin

e dytë të kësaj liturgjie: ‘që edhe ju, si gurë

të gjallë të ndërtoheni shtëpi shpirtërore, për

të qenë meshtari e shenjtë, për të kushtuar fli

shpirtërore, që i pëlqejnë Hyjit nëpër Jezu

Krishtin” (1 Pj. 2,5).

Besimi në Krishtin, rritja shpirtërore,

jeta nën dritën e Fjalës së Hyjit, përforcimi

me anën e sakramenteve që na ofron Kisha,

ushtrimi i vazhdueshëm i lutjes dhe veprave të

dashurisë, të gjitha këto gjëra për të cilat kisha

është shërbëtore dhe mësuese, ushtrojnë një

shndërrim thelbësor në jetën tonë dhe na bëjnë

të kuptojmë këto fjalë të apostullit Pjetër: “Ju që

dikur nuk ishit popull, tani jeni populli i Hyjit;

ju që dikur ishit të përjashtuar nga mëshira, tani

e keni fituar mëshirën” (1 Pj. 2,10).

Shumë nga ju, të dashur vëllezër e motra,

kanë vuajtur gjatë këtyre viteve për shkak të

vështirësive që rrjedhin nga jeta nê një vend

të ri e të panjohur. me shumë kundërshtime e

nganjëherë edhe për shkak të diskriminimeve.

Në këtë qytet që po bëhet gjithnjë e më i madh,

rrezikojmë të humbim ndjenjën e bashkësisë:

Kjo kishë e re e ngritur mes këtyre shtëpive

dhe pallateve na kujton fuqishëm fjalët e shën

Pjetrit: “Ju që nuk ishit popull, tani jeni populli

i Hyjit”.

Kisha, bashkësia e besimtarëve të krishterë,

që mblidhet rreth fjalës së Hyjit dhe rreth

tryezës eukaristike, është populli i ri i Zotit, dhe

ky popull jeni ju, jemi ne të gjithë së bashku, të

udhëhequr nga Krishti, Bariu i mirë.

Çfarë na bën ne popull të Hyjit? Shpallja e

besimit në Birin e Hyjit. Ajo shpallje besimi që

kemi dëgjuar në Ungjillin e sotëm nga Pjetri

pasi Jezusi i pyet nxënësit e vet: “Po ju, ç’thoni,

kush jam unë?” (Mt. 16,15). Pjetri thotë: “Ti je

Mesia, Biri i Hyjit të gjallë” (Mt. 16,16).

Shumë të dashur besimtarë, nëse e njohim

Jezusin si Krishti, si Birin e Hyjit, atëherë duhet

të jetojmë me Krishtin, sipas Krishtit dhe për

Krishtin. Nuk duhet të jetojmë që të na gënjejnë

e të na prijnë në udhë të rreme tundimet për një

jetë të lehtë që ofron shpesh herë bota e sotme.

Vetëm me Krishtin zgjedha është e ëmbël dhe

barra është e lehtë, sado të vështira të jenë sfidat

e kohës.

Besimi i qartë i Pjetrit na vendos me siguri

në udhën e Mësuesit hyjnor. Jezusi i thotë atij:

“I lumi ti, o Simon, biri i Jonës, sepse këtë nuk

ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im që është në

qiell! Edhe unë po të them: ti je Pjetër - Shkëmb,

dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën

time e dyert e ferrit nuk do të ngadhënjejnë

kundër saj!”.

Në këtë kishë të udhëhequr nga pasardhësi

i Pjetrit, nga Ati i Shenjtë Papa Benedikti XVI,

mund të mësojmë udhën e Krishtit dhe mund të

jetojmë me sigurinë se dyert e ferrit nuk do të

ngadhënjejnë korrë në jetën tonë. Kjo kishë e re

është pjesë e kësaj Kishe të madhe të Krishtit të

udhëhequr nga pasardhësi i Pjetrit dhe shtegtare

mes njerëzve të të gjitha kohërave. Në këtë kishë

jemi të sigurtë, prandaj mund të themi bashkë

me Neheminë: “Kjo është ditë që i kushtohet

Zotit, mos jini të trishtuar!” (Neh. 8,9).

Kjo kishë i kushtohet Zojës Ndihmëtare.

Shën Gjon Bosko, kur filloi veprën e tij të

madhe të themelimit të familjes saleziane, vuri

gjithçka tek këmbët e Zojës Ndihmëtare, besoi

në mbrojtjen e saj dhe asaj i drejtohej nê çdo

nevojë, veçanërisht kur gjërat ndërlikoheshin

dhe nuk dukej se do të gjenin zgjidhje.

Në këtë kishë ne e shohim Nënën e Krishtit

si ndihmën e të krishterëve. Kemi nevojë për

ndihmën e saj në jetën tonë. Kemi nevojë për

shikimin e saj të kujdesshëm e plot dashuri, për

këshillin e saj të mirë dhe për shembullin e saj në

ndjekjen e Krishtit. Kemi nevojë për ndërhyrjen

e saj nga qielli për nevojat tona të shumta.

Kemi nevojê për Birin e saj, qe do të na presë

këtu, nê këtë kishë, pandërprerë, në dëgjimin e

Fjalës, në rilindjen me anë të ujit dhe Shpirtit të

Shenjtë në Pagëzim, në Bukën Eukaristike, në

sakramentin e Rrëfimit, në lutjen e përbashkët,

në bashkësinë vëllazërore të besimit.

Kjo dëshirë për Krishtin, përmbushet sot me

këtë kishë, prandaj falënderojmë Hyjin që është

kujdesur për ne me anë të etërve dhe vëllezërve

salezianë.

Falënderojmë familjen saleziane këtu të

pranishme për përkushtimin e tyre ndaj të gjithë

atyre qê kanë trokitur tek kjo derë. Falënderojmë

të gjithë ata njerëz zemërgjerë që, të shtyrë nga

dashuria për Hyjin dhe nga kujdesi për rritjen

tonë shpirtërore, kanë ndihmuar për ngritjen e

kësaj shtëpie të Hyjit.

Hyji i shpëtimit ju dhëntë të gjithëve forcën

e besimit dhe Zoja Ndihmëtare e mbrojtë udhën

tonë të fesë. Amen.

Tetor 2008

Kisha dhe jeta

5

Shtegtim në Katedralen e Shën Palit Tiranë

Për Vitin e Shën Palit

ARQIPESHKVIA METROPOLITANE TIRANË-DURRËS

IMZOT RROK MIRDITA ARQIPESIIKËV I ARKIDIOQEZËS TIRANË-DURRËS TË

GJITHË MESHTARËVE, RREGULLTARËVE, RREGULLTAREVE DHE BESIMTARËVE

Fort të dashur,

Të gjithë e dimë se Kisha Katolike në mbarë botën kremton Vitin e Shën Palit, me rastin e

2000-vjetorit të lindjes së këtij apostulli.

Në letrën që ne, ipeshkvijtë e Shqipërisë, ju kemi shkuar para inaugurimit të këtij viti, ju

kemi kujtuar se Shën Pali ka një domethënie të veçantë për ne Shqiptarët, sepse atdheu

ynë krenohet se ka qenë ungjillëzuar nga vetë apostulli i madh. Në fakt ai shkruan se e ka

përhapur Ungjillin e Krishtit “qysh prej Jerusalemit e për qark në Iliri” (Rom 15, 19).

Për dioqezën tonë, shën Pali ka edhe një rëndësi të veçantë, sepse ajo e ka si Pajtor, dhe

Kisha Katedrale i është kushtuar atij. Për këtë arsye, inaugurimi i Vitit të shën Palit për

mbarë Shqipërinë më 28 qershor të këtij viti, është kremtuar në Kishën Katedrale të Tiranës.

Për të njëjtën arsye kemi vendosur që të shtunën, më 22 nëntor, ora 10:00, të organizojmë

një shtegtim drejt Kishës Katedrale, për gjithë dioqezën.

Në vitet e fundit të jetë,s së tij, Pali ka përjetuar përvojën mizore të vetmisë. Nxënësit e tij,

Timoteut, i shkroi: “Në mbojtjen time të parën në gjyq askush nuk qe me mua; të gjithë më

lanë në baltë” (2 Tim 4, 16). Është vërtetë shumë e dhimbshme të lexosh këto fjalë nga dora e

Palit. Ai kishte hequr dorë nga martesa dhe nga familja për t’iu kushtuar krejtësisht shpalljes

së Ungjillit; ai kishte punuar me duart e veta me mundë e lodhje që të mos i bëhej barrë

ndokujt; ai kishte përballuar çdo Hoj rreziku për t’u bërë misionar i zellshëm i dashurisë së

Krishtit. Tashmë nuk ka asnjeri për t’i qenë pranë.

Prandaj, takimi ynë me Palin më 22 të këtij muaji le të shprehë mirënjohjen tonë ndaj këtij

misionari të madh, që ka udhëtuar me mijëra kilometra për ta shpallur Lajmin e Mirë të

Jezu Krishtit. Para njëzet shekujve, ishte shën Pali që ka ardhur në vendin tonë për t’u

takuar me paraardhësit tanë. Tani, jeni ju që jeni të ftuar në Kishën Katedrale për t’iu

kushtuar atij e për t’u takuar me atë.

Duke ju uruar një shtegtim të frytshëm në Katedralen tonë të shën Palit, ju përcjell bekimin

tim baritor.

Imzot Ramiro Moliner Ingles

Nunc Apostolik në Shqipëri

Intervistoi: Sokol Paja

Emri: Imzot Ramiro Moliner Ingles

Ditëlindja: 13 mars 1941

Vendlindja: Castelseras, Spanjë

Shugurimi meshtarak: 19 qershor 1965

Diplomuar: Shkenca Sociale, Universiteti Papnor

Gregorian

Bëhet pjesëtar i Trupës diplomatike të Vatikanit:

më 1973

Shërbeu: Zelanda e Re, Ekuador, Kosta Rika,

Brazil, Uruguai, Sudan, Britani e Madhe

Emërohet Nunc Apostolik në Guinea e Re: 2

janar 1993

Emërohet Nunc Apostolik në Guatemala: 10

prill 1997

Emërohet Nunc Apostolik dhe i deleguar Apostolik

në: Etiopi, Xhibuti dhe Somali: 17 janar 2004

Emërohet Nunc Apostolik në Shqipëri: 31 korrik

2008

Gjuhët e huaja: Anglisht, Spanjisht, Italisht,

Frëngjisht, Portugalisht

Monsinjor Ramiro Moliner Ingles, Ambasadori

i Vatikanit flet për herë të parë

pas emërimit si Nunc Apostolik në Shqipëri.

Nunci Apostolik: toleranca fetare në Shqipëri,

shembull për vende e tjera

Nunci Apostolik në Shqipëri Monsinjor Ramiro

Moliner Ingles ka deklaruar se Shqipëria është një

vend që me tolerancën dhe harmoninë fetare po

jep një shembull të mirë edhe për vendet e tjera

në të cilat besimtarët duhet të jetojnë në paqe e

në harmoni. Nunci Imzot Ramiro Ingles tregon

se para se të vinte në Shqipëri për të shërbyer ka

marrë disa këshilla të posaçme nga Papa Benedikti

i 16-të për popullin shqiptar. Ruajtja e shpresës,

falja e njëri-tjetrit dhe kontribuimi në zhvillimin

dhe ruajtjen e paqes, kanë qenë disa nga mesazhet

për kishën, popullin dhe shtetin. Edhe pse ka pak

ditë që është në Shqipëri, prapë se prapë, ka një përshtypje

shumë pozitive për tolerancën fetare dhe

harmoninë ndërmjet besimeve dhe besimtarëve.

Ajo që vë në dukje si shumë të rëndësishme, Nuni

Apostolik Imzot Ingles, tregon dëshirën e madhe

që kanë besimtarët për të punuar e jetuar në paqe

më njëri-tjetrin dhe në shërbim të zhvillimit të

shoqërisë.

-Vijon në faqen 6-

tetor 2008 Kisha dhe jeta

6

Monsinjor, si e pritet vendimin e Vatikanit për

të shërbyer në Shqipëri?

Para se të emërohesha për të shërbyer në Shqipëri, isha

Nunc Apostolik në Etiopi për rreth katër vjet e gjysmë

dhe kur më komunikuan transferimin në Shqipëri,

vendimin e Selisë së Shenjtë e prita më shumë gëzim.

Ne jeni në dispozicion të Papatit dhe një vendim që e

merr ai e konsiderojmë si të ardhur nga Zoti dhe jemi

të gatshëm për të shërbyer kudo dhe të angazhuar për

të bërë më të mirën në misionin që na caktohet. U

gëzova shumë edhe për faktin, se tashmë, isha akoma

më afër Vatikanit dhe Spanjës që është vendi nga kam

origjinën. Për mua personalisht, ardhja në Shqipëri,

është një moment mjaft i rëndësishëm në jetën time.

Para nisjes për Shqipëri jeni takuar me Atin e

Shenjtë Papa Benediktin XVI. A ju ka dhënë

ndonjë porosi të veçantë për Shqipërinë?

Nunci Apostolik, kur transferohet nga një vend

në një vend tjetër, pikë së pari takohet me Papën.

Unë e kam takuar Papa Benediktin XVI në Castelgandolfo,

më 25 shtator. Unë para se të vija

në Shqipëri i kërkova Atit të Shenjtë nëse kishte

një mesazh special për popullin shqiptar dhe për

Kishën Katolike në Shqipëri e për komplet vendin.

Ai më tha që të bëja të pamundurën që së bashku

me ipeshkvijtë, me priftërinjtë dhe me njerëzit e

klerit për të inkurajuar dhe ndihmuar njerëzit që

asnjëherë të mos e humbasin shpresën. Shqipëria

është një popull që ka vuajtur shumë dhe ka qenë

kjo shpresë që e ka mbajtur të gjallë dhe ruajtja

e shpresës është shumë e rëndësishme për këtë

popull të vuajtur. Shpresa nuk duhet humbur

asnjëherë. Shpresa është një enciklikë e Papës që

do të botohet shumë shpejt. Enciklika e parë ka

qenë e Dashurisë. Fjala e parë që më tha, ishte

ruajtja e shpresës ku të gjithë të angazhohemi të

sforcohemi që të mos e humbim shpresën. Fjala

e dytë e rëndësishme që më ka thënë ka qenë,

falja. Duhet falje me qëllim që të shërojmë plagët

e së kaluarës. Dhe për të kuruar dhe harruar të

shkuarën e dhimbshme të këtij populli duhet falje.

Nuk duhet vetëm të kalojmë kohën si faqe historie,

por duhet të falim njëri tjetrin. Si të krishterë kemi

marrë mësimin nga Jezusi se duhet të falim edhe

ata që na kanë bërë keq dhe na kanë bërë të vuajmë.

Në këtë hap duhet të ecë kisha dhe shoqëria

dhe vetëm në këtë mënyrë fillojmë një kapitull të

ri në marrëdhëniet shoqërore dhe në histori. Nëse

nuk ka falje, urrejtja qëndron në zemrat e njerëzve

dhe prishet raporti i harmoninë, paqes e dashurisë

në mes një populli. Fjala e tretë që më ka thënë

ka qenë fjala: Paqe, e cila vjen nëse punohet dhe

angazhohemi për të përmbushur dy fjalët e para të

Shpresës dhe të Faljes. Pa shpresë të gjallë dhe pa

falje nuk mund të kemi paqe të vërtetë. Paqja që

dëshiron, Vatikani, Kisha dhe e gjithë Shqipëria

nuk qëndron në paqen e luftës, por flitet për një

dhuratë të Zotit. Paqja është fillimi i progresit dhe

zhvillimit të një individi dhe e shoqërisë.

Si e vlerësoni tolerancën fetare në Shqipëri,

është tolerancë apo bashkëjetesë?

Edhe pse kam pak kohë që jam këtu në Shqipëri,

kam përshtypjet më të mira për tolerancën fetare.

Kam pasur fatin të takohem me disa nga liderët e

komunitetit Mysliman me rastin e Festës së Fiter

Bajramit dhe përshtypja ime ka qenë shumë pozitive.

Më pritën me shumë respekt dhe mikpritje.

Edhe fjalët që shkëmbyen ishin shumë të sinqerta

siç dilnin nga zemra. Fjalë të qeta dhe shumë bujare;

jo fjalë të fjalorit zyrtar, por fjalë shumë

miqësore dhe të sinqerta. Me kaq sa kam kuptuar

dhe parë unë, ka më shumë se tolerancë. Ka një

dëshirë në popullin besimtar për të jetuar bashkë në

harmoni e paqe. Ka dëshirë për të punuar bashkë,

për të ndihmuar njëri-tjetrin në ecjen përpara dhe

në zhvillimin e shoqërisë. Impresioni im është

shumë pozitiv dhe kjo tolerancë është një vlerë e

madhe e shoqërisë.

Rasti i tolerancës fetare që ofron Shqipëria, a

është një shembull për vendet e tjera?

Unë mendoj se ky shembull që jep Shqipëria në bashkëjetesën

dhe tolerancën fetare duhet të merret si pikë

referimi edhe për vendet e tjera. Në Etiopi, ku kam

shërbyer para se të vija në Shqipëri, kishte besime të

ndryshme, dhe në disa raste kemi pasur disa trazime

të vogla, por që me ndihmën e Zotit dhe të krerëve të

religjioneve, këto trazime u shuan. Shqiptarët kanë

pasur bashkëjetesë gjithmonë dhe nëse ecet në këtë

rrugë, Shqipëria do të jetë shembulli i mirë edhe për

vendet e tjera për tolerancën e besimeve fetare.

Si janë marrëdhëniet e sotme mes Shqipërisë

dhe Vatikanit?

Raportet e Shqipërisë me Vatikanin janë marrëdhënie

shumë të mira. Pas rrëzimit të diktaturës dhe

me ardhjen e Papa Gjon Palit II, mes Shqipërisë

dhe Vatikanit u vendosën marrëdhëniet në mes dy

shteteve. Raportet janë shumë miqësore dhe të forta

si me shtetin e aq më shumë me Kishën, që është një

element shumë i rëndësishëm i zhvillimit dhe integrimit

të shoqërisë. Marrëdhëniet janë përforcuar

edhe me vizitat që kanë bërë drejtuesit më të lartë

të shtetit shqiptar në Selinë e Shenjtë dhe në këtë

mënyrë janë forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë

dhe Vatikanit. Unë shpresoj që këto marrëdhënie

miqësie do të intensifikohen edhe më shumë.

Si e shikon gjendjen e Kishën katolike në Shqipëri?

Kisha Katolike ka ardhur nga një epokë diktatoriale

shumë e vështirë në të cilën u dëmtua shumë. Vetëm

shpresa e ka mbajtur të gjallë edhe sot. Me ruajtjen

e forcës dhe të shpresës, doli edhe më energjike

e dinamike dhe e konsoliduar. Kisha ka dhënë

një ndikim të madh në shoqëri. Në shumë qytete

po rindërtohen objekte fetare dhe po bëhet një

rimëkëmbje e madhe e kishës. Kisha po rinovohet

dhe po bëhet akoma më e pranishme dhe po luan

një rol në zhvillimin e shoqërisë qoftë shpirtërisht

por edhe nga ana kulturore.

Shpirti im e madhëron Zotin

Nga don Dominik Qerimi

Fort të dashur besimtarë,

fort të dashur miq,

Kisha e Re e "Zojës Ndihmëtare në Tiranë"

E gëzofshim!

nëse ka një rast në të cilin fjala e Zotit bëhet pjesë

e ndjenjave dhe të lutjes së shpirtit tonë, atëherë ky

është ai çast; ky është momenti në të cilin lutja e Marisë

“Shpirti im e madhëron Zotin, shpirti im me hare i

brohoret Hyjit shëlbuesit tim”, është bërë dhe vazhdon

të jetë zëri i lutjes dhe i falënderimit tonë drejtuar Zotit,

për dhuratën e paçmueshme që na e ka bërë duke na

dhuruar një Tempull të ri të Zotit, një shtëpi të Zotit e

të njeriut, një shtëpi ku Zoti dhe njeriu mund të takohen

qoftë ne heshtjen e lutjes e qoftë ne takimin e tryezës

Eukaristike, në të cilën Hyji bëhet ushqim i shpirtit tonë

në shpalljen e Fjalës së Tij dhe në flijimin eukaristik të

mishit dhe të gjakut të Birit të tij.

“Shpirti im e madhëron Zotin...” klithi me gëzim

Maria, kur Biri i Hyjit mori banesën e vet në kraharorin

e saj dhe u mishërua duke u bërë njëri prej nesh.

“Shpirti ynë e madhëron Zotin ...” brohorasim me

hare ne sot për praninë e Zotit në mesin tonë nëpërmjet

Kishës së re kushtuar Zojës Ndihmëtare.

Prandaj me të drejtë e bëjmë tonën edhe lutjen

e psalmistit: “Kjo është dita që na e dhuroi Zoti, të

gëzojmë dhe të galdojmë në të” (PS 118 /117/), kjo

Tetor 2008

Kisha dhe jeta

7

është dita që na e dhuroi Zoti sepse na do, kjo është

dita që na e dhuruan bamirësit tanë që na ndihmuan

dhe vazhdojnë të na ndihmojnë në realizimin e këtij

projekti.

Në një nga motot e don Boskos ishte shpesh: Oratori

duhet të jetë “shtëpi që mirëpret, shkollë që përgatitë

për jetë, oborr për të jetuar në miqësi dhe kishë

që ungjillëzon...”, dhe në Qendrën don Bosko, vend

që ka shërbyer dhe shërben në aktivitete të ndryshme

shoqërore dhe fetare për më shumë se 1500 të rinj çdo

ditë, me realizimin e kësaj kishe u plotësua një nga katër

hapësirat themelore të një ambienti salezian.

Më datën 25 tetor 2008, në ora 10.00 filloi kremtimi

i meshës së kushtimit të Kishës famullitare e udhëhequr

nga Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i

Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës, me bashkëkremtimin e

Imzot Georg Frendo, ipeshkëv ndihmës i po të njëjtës

Arqipeshkvi, Imzot Moliner Ingles, Nunci apostolik i

Selisë shenjte, don Pierfausto Frisoli, eprori rajonal i

Italisë dhe lindjes së mesme, don Pasuqle Martino provinciali

i provincës saleziane Don Michele Rua me seli

në Napoli, autoritete tjera shtetërore dhe lokale... e mbi

të gjitha një numri shumë të madh besimtarësh pjesa

më e madhe e të cilëve ishin të rinj. Atë ditë, edhe pse

fundi i muajit tetor, edhe vetë qielli gëzohej dhe merrte

pjesë me një kohë të bukur dhe me një qiell të kaltër

në gëzimin e besimtarëve në tokë dhe me gëzimin e

engjëjve dhe shenjtërve në qiell.

Në fjalët e shkëlqesisë së tij Imzot Rrok Mirditës

jehonte gëzimi se më në fund në qytetin e Tiranës u

ndërtua edhe një tjetër kishë e re, një kishë e kushtuar

jo një shenjti, por asaj që është mbretëresha e të gjithë

engjëjve dhe shenjtërve. Në një tokë dhe në një vend ku

më parë ishin të pozicionuar më shumë se 66 bunkerë,

simbole e një regjimi dhe një ideologjie anti-teiste, sot

qëndron kisha që mbart edhe altarin simboli i të cilit

paraqet pikërisht kupolën e bunkerit të përmbysur dhe të

kthyer mbrapsht, si shenjë e një dhurimi që i bëhet Hyjit,

që pikërisht ato që ishin shenjtë e shkatërrimit të fesë, sot

të përmbysur mbi të kremtohet flija eukaristike.

“Kjo kishë është para së gjithash për ju të rinj...”

theksoi don Pasquale Martino, provinciali salezian i

provincës së don Michele Rua në Napoli, duke ju drejtuar

besimtarëve pjesë marrës në këtë meshë kushtimi

por në veçanti të rinjve që ishin pjesëmarrës aktiv të

kësaj meshe.

“Kjo kishë është Shenjë e ringjalljes së Kishës

Katolike në Shqipëri”, këto janë fjalët nxitëse dhe

inkurajuese të don Pierfausto Frisoli, eprorit rajonal të

salezianëve për Italinë dhe lindjen e mesme.

Edhe pse projekti i ndërtimit të një kishe brenda

ambientit të Qendrës sociale don Bosko nisë që nga viti

1993, kur Selia e shenjtë me anë të nunciaturës apostolike

i ka besuar Kongregatës saleziane këtë hapësirë për

të zhvilluar aktivitetet ungjillëzuese dhe edukuese, deri

më sot aktivitetet fetare dhe ungjillëzuese janë zhvilluar

në një pre-fabrikat dhe në salla të improvizuara, por

jeta e famullisë ka vazhduar të rritet veçanërisht me

një ecje të vazhdueshme fetare protagonistë të së cilës

janë para së gjithash të rinjtë që janë edhe subjekti të

cilit i drejtohet edukimi ynë.

Nuk duhet harruar këtu një nga udhëzimet e

Kongregatës saleziane për sa i përket punës baritore

mes të rinjve: “të ungjillëzojmë duke edukuar dhe të

edukojmë duke ungjillëzuar” një mësim që vjen nga

sistemi preventiv i don Boskos, sistem i mbështetur në

tri shtyllat që janë: Besimi, arsye dhe dashamirësia.

Duhet cekur këtu se në altarin e kishës së re

janë vendosur 4 relike: reliket e 2 martirëve të

shenjtë salezian nga Spanja: shën Bartolome’

Blanco Marquez, salezian bashkëveprues dhe Jose’

Blanco Salgado salezian laik dhe dy të lumturve:

don Luigi Variara, meshtar salezian dhe së lumturës

Nënë Tereza e Kalkutës, dhuratë kjo e fundit

e motrave MC me seli dhe me shërbim në Tiranë.

Pikërisht këtyre dy shenjtërve dhe dy të lumturve

u drejtohet lutja e ndërmjetësisë që pas ndërtimit

të kishës si objekt të mund të ndërtohet edhe kisha

e vërtetë edhe kisha e gjallë, sepse kisha e gjallë

është bashkësia e besimtarëve, e ne të gjithë, çdo i

krishterë është gjymtyrë e trupit mistik të Krishti,

që është Kisha.

Zoti i bekoftë të gjithë ata që na kanë ndihmuar

në ndërtimin e kësaj kishe, dhe Zoti i bekoftë edhe të

gjithë ata që në këtë kishë do kërkojnë bekimin dhe

ndihmën e Tij me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar,

Ndihmëtares së të Krishterëve dhe të të gjithë atyre që

janë në nevojë.

Zoja e Megjugorjes

Mesazhi i ditës 25 Tetor 2008

Bijtë e mi, në mënyrë të veçantë u bëj thirrje të gjithë

juve të luteni për qëllimet e mia, përmes lutjes, ju mund

të ndaloni planet e djallit mbi botën, e cila çdo ditë e më

shumë është larg Zotit, që vendos veten e tij në vend të

Zotit dhe shkatërron çdo gjë që është e bukur dhe e mirë

në zemrat e secilit prej jush. Për këtë bijtë e mi forcojeni

veten tuaj me lutje dhe agjërim kështu që ju mund të jeni

të vetëdijshëm se sa shumë ju do Zoti dhe bëni vullnetin e

Zotit. Ju falënderoj që i jeni përgjigjur thirrjes sime.

Nga Majlinda Gjoni

tetor 2008 Kisha dhe jeta

8

Shën Pali,

misionari më i madh i të gjitha kohrave

Nga Dom Marjan Lumçi

vijon nga numri i kaluar

Kohëzgjatja e misioneve nëpër qytete

Një lexim pak i shpejtë i Veprave të Apostujve të bën

të krijosh idenë se shën Pali kalonte shumë shpejt

nga njëri qytet në tjetrin. Përkundrazi, misionet e

tija në një qytet zgjateshin me muaj e shpesh herë

me vite. Për misionin në Siri (Antioki) V.Ap 11,26

flitet se zgjati një vit. Misioni në Maqedoni dhe në

Akaia zgjati tre vjet, prej vitit 49 deri në vitin 51. Në

atë kohë shën Pali themeloi katër bashkësi: Filipin,

Selanikun, Berean dhe Korintin. Misioni në Azi, prej

vitit 52 deri në 55, u përqendrua në Efes, aty ku edhe

shën Pali punoi për tre vite më radhë (V.Ap 20,31):

mësoi për tre muaj në sinagogë (V.Ap 19,8), dy vjet

në shkollën e Tiranos. Ky misionar e dinte mirë se si

dhe se ku duhej ta kalonte kohën për tu transmetuar

njerëzve fenë në Jezu Krishtin.

Si komunikon shën Pali?

Frytshmëria e madhe e apostullit, mbase na bën edhe

që ta kemi lakmi! Sikurse e kemi parë, ky Apostull

është si një vazo argjile i dobët. Por në të banon forca

e Hyjit me veprimin e Shpirtit Shejt. Pali bën gjithçka

për Ungjillin e nëpërmjet Ungjillit. Kjo shpallje e

Ungjillit bëhet nëpërmjet dy formave: predikimit dhe

ushtrimit të karizmave.

Gjithçka për Ungjillin e nëpërmjet Ungjillit.

Kushti kryesor për ushtrimin e misionit sipas apostullit,

është koherenca e jetës. Vetë jeta e tij duhet të

jetë shpallje e Ungjillit. Pali e shpreh këtë koncept në

një mënyrë interesante. Ai nuk do që të jetë barrë për

bashkësitë që viziton për tu shpallur Ungjillin, por në

të njëjtën kohë thotë se predikuesi ka të drejtë më jetu

në sajë të predikimit të tij.

Bashkësia e vetme nga e cila ai pranon një mbështetje

financiare është bashkësia e Filipit. Ndërsa shën Pali

ishte në burg, kjo bashkësi e ndihmon me ushqimet

e nevojshme sa për të mbijetuar. Të burgosurit aso

kohe, shpesh herë ushqeheshin vetëm me ushqimin

që u sillnin familjet e tyre! I burgosur, Pali nuk mund

të merrej me punimin e tendave.

Predikimi

Shën Pali është mësues i predikimit. Nga leximi i

letrave të tija, të krijohet ideja sikur shën Pali fliste

shpejt, drejtëpërdrejtë, pa u menduar shumë, me

fjalë të tjera “i frymëzuar” nga Shpirti Shejt, pra në

kontrast të plotë me rektorët sofistë të kohës. Është

krejtësisht e kundërta. ! Kor 2,1-5 na tregon më së

miri mekanizmin e predikimit të tij. Sigurisht, Pali i

kundërvihej asaj retorike boshe, që kërkonte vetëm

thjesht shkëlqimin e relatorit, por vetë ai vjen nga një

shkollë e mirë dhe e njeh shumë mirë efektshmërinë e

aplikimit të retorikës greke. Ai të gjitha këto njohuri i

vendosë në shërbim të Ungjillit. Dhe është pikërisht

kapitulli i dytë i letrës drejtuar Korintasve që na jep një

ide më të qartë mbi atë se ku bazohej predikimi i tij.

Duke qëndruar kritik ndaj artit të të diskutuarit, Pali

zhvillon teologjinë e predikimit. Apostulli na kujton

para së gjithash së misioni i tij është të shpallë Ungjillin,

dhe në të Krishtin si Mesia, por në të njëjtën

kohë një Mesi të kryqëzuar. Kjo shpallje e vdekjes

së Zotit është qendrore në predikimin e tij. Ata që

marrin pjesë në tryezën e Zoti shpallin vdekjen e tij

(1 Kor 11,26).

Pali nuk kërkon, sikurse bëjnë oratorët e kohës, të

kënaqë auditorin me fjalë të bukura dhe pastaj të largohet

nga mesazhi i Ungjillit. Atij i intereson shpallja e

misterit të Krishtit të kryqëzuar. Këtu qëndron e gjithë

përmbajtja e mesazhit të tij. Ai vetë e mishëron këtë

realitet. Krishti i kryqëzuar jeton në të (Gal 2.20).

Përtej kontekstit historik i cili është kushtëzues sa

i përket bisedave të Apostullit, mund të vëmë në

dukje disa elementë të rëndësishëm të për shpalljen

e Ungjillit. Mesazhi i tij përqendrohet mbi misterin e

Kryqit, që do të thotë mbi shëlbimin. Fryti i shpalljes

është feja, dhe jo thjeshtë bindja e auditorit me fjalë të

bukura. Feja në shën Palin karakterizohet nga bindja

(Rom 1,18). Kjo fe është bashkimi i njeriut me fjalën

dhe më personin e Krishtit. E gjithë kjo është fryt i

veprës së Shpirtit Shejt i cili është folësi i vërtetë, i

mishëruar në personin e misionarit.

Karizmat dhe mrekullitë

Çështja e karizmave dhe e mrekullive nuk duhet të

nënvlerësohet, por as edhe të mbivlerësohet. Veprat

e Apostujve na ndihmojnë të ndërgjegjësohemi se

mrekullitë nuk janë shkaku kryesor i ungjillëzimit,

edhe pse shpesh herë kontribuojnë shumë për të. Kur

turmat kthehen, kjo nuk ndodhë për shkak të ndonjë

mrekullie, por në radhë të parë si pasojë e fjalës ë

predikimit. Ndodh shpesh herë se disa mrekulli edhe

nuk kuptohen si duhet dhe bëhen shkak për ngatërresa.

Mjafton të kujtojmë shërimin e një të paralizuari në

Listër, V.Ap 14. Banorët e qytetit kishin menduar për

një moment, se Pali dhe Barnaba ishin Zotat Zeus dhe

Ermes! Menjëherë pas kësaj ndodhie, thuhet se Palin

e godasin me gurë. Ndërsa në V.Ap 28, Pali, i kafshuar

nga një gjarpër nuk vdes. Dëshmitarët nuk kthehen

në krishterim, por thjesht shikojnë njëri tjetrin si për

të thënë se Pali është një zot.

Megjithatë, mrekullitë dhe karizmat nuk duhet të

nënvlerësohen apo të konsiderohen si jo ekzistuese

apo të kota. E gjithë historia e shpalljes së Ungjillit

është e mbushur nga këto dhurata të Shpirtit Shejt, që

në rrugë të zakonshme apo të jashtëzakonshme sjellin

jo besimtarët në fe. Për tu bindur për këtë mjafton të

lexojmë 1 Kor 12-14.

Pali, në letrat e tija flet pak për mrekulli, me përjashtim

të fjalimit të tij mbi karizmat në 1 Kor 12-14 si dhe

në 1 Kor 2,4. Vetëm Veprat e Apostujve dëshmojnë

për realitetin e tyre. Por, duhet pranuar se, edhe pse

shpesh herë keqkuptohen nga të pranishmit, ato janë

edhe burim kthimi. Shërimi i të paralizuarit në Lidda

dhe ringjallja e Tabitës në Giaffa (V.Ap 9,32-43),

çlirimi në mënyrë të mrekullueshme i Palit dhe i Silës

(V.Ap 16,25-34). Në V.Ap 14,3, Pali dhe Barnaba ungjillëzojnë

Ikonin. Aty thuhet se ata “flisnin me besim

të madh në Zotin, i cili i bënte dëshmi predikimit të

tyre me hirin e tij dhe nëpërmjet tyre bëheshin shumë

shenja dhe mrekulli”

Tetor 2008

Kisha dhe jeta

9

Takimi i përmuajshëm i meshtarëve, rregulltarëve

dhe rregulltarëve të Arkidioqezës sonë

Nga Dom Mark Tusha

Me 06-10-2008 në Katedralen e Shën Palit

në Tiranë u bë takimi i klerit dioqezan

të Tiranë-Durrësit në praninë e Arqipeshkvit Metropolitan

Imzot Rrok Mirdita dhe të Ipeshkvit

Ndihmës George Frendo. Ky takim u nda në dy

momente: i pari është momenti i konferencës dhe

i njoftimeve. I dyti Mesha Shenjte e udhëhequr nga

Nunci i ri Apostolik S. E. Imzot Ramiro Moliner

Ingles.

Tani po ju paraqesim në mënyrë më të

zgjeruar konferencën e mbajtur nga Rektori i

seminarit dioqezan Shkodër p. Mario Imperatori

sj, ku paraqiti predikimin e tij mbi jetën e Shën

Palit, me titull “Predikimi i Ungjillit” Pagëzimi

dhe Eukaristia.

Për Palin predikimi i Ungjillit është një

sakrament i mirëfilltë. Fjala e predikimit bëhet

shenjë e efektshme e shpëtimit, “sepse ajo është

dëftim i Shpirtit Shenjt dhe i fuqisë” (1 kor 2,4)

është “ fuqia e Hyjit për shëlbimin e atij, që

beson” (Rom 1-16). Pali pohon: “ Krishti nuk

më dërgoi të pagëzoj, por të predikoj Ungjillin”

(1 Kor 1,17). “Kushdo që predikon zëvendëson

Krishtin, është shenjë e tij” sipas hirit, që Hyji

më ka dhënë, unë porsi arkitekt i mirë, vura

themelin, një tjetër vazhdon me mur mbi të,

por secili t’ia vërë mendjen si ndërton.”(1 Kor

3,6,10) Siç pohon vetë Pali, “pra, besimi vjen nga

predikimi, e predikimi është shpallje e Fjalës së

Zotit” (Rom 10,17)

• Feja që lind nga dëgjimi nuk “themelohet

në dijen njerëzore, por me fuqinë e Hyjit” (1 Kor

2,5) dhe mundëson arsyen e Shpirtit Shenjt (Gal

3,5) “Jetoj, por jo unë, në mua jeton Krishti. E këtë

jetë që tani e jetoi në trup, e jetoi në fenë e Birit të

Hyjit, i cili më deshi dhe flijoi vetveten për mua”

(Gal 2,20)

• Pali pohon urgjencën e një harmonie

të saktë dhe të frytshme të predikimit, fesë dhe

pagëzimit: “Të gjithë jemi bijtë e Hyjit në fuqi të

fesë në Jezu Krishtin, sepse gjithësa jemi pagëzuar

në Krishtin – me Krishtin jemi veshur” (Gal 3,

26-27)

Pali me thënien “të qenit në Krishtin” i referohet

vdekjes së tij, duke lidhur mëkatin, vdekjen,

jetën.

• Ai shkruan: “të gjithë sa jemi të pagëzuar

në Jezu Krishtin, jemi pagëzuar me vdekjen

e tij”.

(Rom 6,3), jemi varrosur më Të në vdekje,

d.m.th “krejtësisht bashkuar me Të, me një vdekje

të ngjashme me të tijën” (Rom 6,5). Bëhet fjalë

për atë vdekje nëpërmjet të cilës Krishti është bërë.

“Ai vetë Mallkim – sepse është shkruar: I mallkuar

është gjithkush varet në kryq” (Gal 3,13). Duke

vdekur kështu, si një mëkatar, Biri ka bashkëndarë

me ne deri në fund fatin tonë, deri në atë pikë sa

“Hyji për ne bëri mëkat, në mënyrë, që në Të ne

të bëhemi drejtësi e Hyjit” (2Kor 5,21) deri në atë

pikë sa ka vuajtur në mishin e tij dhe ka bërtitur

me gojën e vet lartësinë tonë të dënueshme nga

Hyji Atë. Është vdekja e Krishtit, që i jep kuptim

pagëzimit tonë. As mëkati nuk bëhet ndalesë në

bashkësinë me të sepse në Krishtin, Qengjin e

pafajshëm, Hyji na ka shoqëruar deri në vdekjen

tonë si mëkatarë.

• Pas vdekjes është jeta e re në trishtimin e

ngjallur, Shpirti Shenjt. Pali thotë:

“Vetë Shpirti Shenjt dëshmon bashkë me

Shpirtin tonë se jemi fëmijët e Hyjit” (Rom 8, 15-

16) Jeta e re në Shpirti Shenjt është jetë birnore, e

futë pagëzimin në intimitetin e marrëdhënies mes

Atit e Birit.

• Pali Shkruan: “ Nëse Shpirti i Atij që

e ngjalli nga të vdekurit Jezusin banon në ju,

atëherë Ai që e ngjalli Krishtin prej të vdekurve,

do t’i japë jetë edhe trupave tuaj të vdekshëm

me anë të shpirtit të vet, që banon në ju” (Rom

8,11)

• Por pagëzimi zotëron edhe një përmasë

thellësisht Kishtare, Eukaristinë, që

ushqen dhe zhvillon të qenit një trup i vetëm

të filluar me pagëzim. Pali thotë: “Kushdo ha

bukën ose pi kelkun e Zotit padenjësisht do

të jetë fajtor i Trupit dhe i Gjakut të Zotit” (1

Kor 11,26-27) Secili duhet të shqyrtojë veten

e vet, sepse do ta hajë e do të pijë dënimin e

vet. Sipas Palit, qëllimi kryesor i Eukaristisë

dhe kremtimi javor i saj është krijimi i njësive

së trupit krishterë të Krishtit. Po e mbyllë me

thënien e tij: “Edhe në qoftë se duhet, që gjaku

im të derdhet si fli njomëze e shërbesës hyjnore

për fenë tuaj, jam i kënaqur dhe galdoj bashkë

me ju” 2 Tim 4,6

10 gjëra për të cilat

Hyji nuk do t'ju pyesë

atë ditë

... Hyji nuk do t'ju pyesë çfarë makine keni

drej tuar. Do t'ju pyesë sa njerëz keni drejtuar

në rrugën e duhur.

… Hyji nuk do të kërkojë sa m2 ishte shtëpia

juaj, do t'ju pyesë se sa njerëz keni mirëpritur

me dashuri në shtëpinë tuaj.

… Hyji nuk do t'ju pyesë sa rroba keni pasur

në dollapin tuaj, do t'ju pyesë se për sa njerëz

jeni munduar që të vishen.

... Hyji nuk do t'ju pyesë se sa rrogë të madhe

keni pasur. Do t' ju pyesë nëse keni bërë kompromise

të këqija për ta arritur.

... Hyji nuk do t'ju pyesë çfarë shkolle keni

pasur. Do t'ju pyesë nëse e keni kryer punën

tuaj sa më mirë që keni mundur.

... Hyji nuk do t'ju pyesë sa miq keni pasur.

Do t'ju pyesë se për sa njerëz keni qenë një

mik i vërtetë.

... Hyji nuk do t'ju pyesë çfarë fqinjësh kishit.

Ai do t'ju pyesë se sa jeni kujdesur për të

afërmit tuaj.

... Hyji nuk do t'ju pyesë se çfarë ngjyre ka

pasur lëkura juaj, do të pyesë se çfarë ndjenjash

dhe çfarë karakteri keni pasur.

... Hyji nuk do t'ju pyesë se përse ju ka marrë

kaq gjatë për të kërkuar shëlbimin. Ai do t'ju

çojë me dashuri në shtëpinë tuaj në Parajsë.

... Hyji nuk do t'ju pyesë sa njerëzve ua keni

tre guar këtë tekst. Ai e njeh vendimin tuaj.

tetor 2008 Kisha dhe jeta

10

Dashuria e realizuar është vullneti i Hyjit, sepse

vullneti 1 Hyjit është dashuria. Dashuria është

bashkim, orientim drejt tjetrit. (MIVAN Rupik)

Bijë dhe bija të Zotit njerëz vullnetmirë, jeta e njeriut

ka si qëllim që ta gjejë, ta njoh dhe ti shërbejë ZOTIT.

Rruga ku e gjejmë Atin Zot është rruga që vetë Biri

i tij, Jezu Krishti na ka mësuar është rruga e dashurisë

(Gjn13. 34-35). Po ju jap një urdhër të ri duani njëritjerrin

siç ju desha un ju. Nëse ju e duan njeri tjetrin do

t’ju njohin se jeni nxënësit e mi.

Ne Bijat dashurisë Hyjnore e kemi edhe si porosi të

themelueses sonë, Franciska Lehner, që dashurinë e zotit

ta bëjmë të dukshme në botë. Për ketë dashuri ju flitet

shume fëmijëve, të rinjve në katekeza dhe në tema të

ndryshme të cilat mbahen në ambientet e kishës.

Ketë dashuri ju dhuruam fëmijëve e të rinjve të Laçit

gjatë gjithë vitit katekistik, dhe gjatë verës, në aktivitetet

tona verore ku i patëm rreth 150 fëmijë të moshave të

ndryshme që nga data 15-25 qershor. Nën udhëheqjen e

m. Luiza Milani dhe m. Monika Kolbuqaj. Gjatë këtyre

ditëve kemi shfrytëzuar çdo rast dhe çdo mënyrë që këta

fëmijë të cilët shumica e tyre vijnë nga zonat e thella të

Mirditës të mbushen me gëzim në praninë e zotit, dhe ti

mbeten gjithmonë mirënjohës dashurisë se Zotit që na

është dhuruar në vetë Birin e tij Jezu Krishtin.

Historia e pinokut ka përcjellë gati një muaj

(nga 07-07-08 deri 31-07-08) disa fëmijë

të Shoqatës “Betania” në Bubq (Fushë Krujë) së

bashku me 6 animatore dhe 5 ndihmëse; 3 vajza

prej tyre janë rritur në Betania ndërsa 2 të tjera

ishin italiane.

Protagonistët e kësaj nisme kanë qenë 43

fëmijë nga 4 deri 13 vjeç të ndarë në grupe sipas

moshës; ata jetojnë brenda strukturës dhe familjet

e tyre nuk patën mundësi t’i merrnin me vete në

kohën e verës. Prandaj vullnetarët e Shoqatës Betania,

të cilët veprojnë përditë me këta të mitur, kanë

dashur t’u ofruar një muaj të veçantë, të organizuar

rreth përrallës së Pinokut, që përmbledh thirrjen e

jetës dhe tundimet e saja.

Njëkohësisht janë zhvilluar dy kampe të tjera

tek Famullia Shën Mëhilli në fshatin Sukth. I kemi

koordinuar së bashku, unë dhe tre Motrat Benediktine

që jetojnë aty, mt. Irma (eprorja braziliane), mt.

Aktivitet veror në Laç

Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve kemi trajtuar tema

të ndryshme kulturore, edukative dhe fetare. Në fund

të këtij aktiviteti kemi përgatitur një program kulturor e

artistik, ku i kemi ftuar të gjithë prindërit dhe familjaret e

fëmijëve të marrin pjesë në një mbrëmje festë dhe gëzimi,

ku në këtë program kemi përgatitur këngë e valle, dramë

dhe humor, dhe kështu kemi dhuruar dashuri dhe gëzim

Nga Mt. Monika Kolbuqaj B.D.H.

të shprehur në gjeste.

Unë pas një viti katekistik në këtë famulli, kam pasur

shumë kontakte me fëmijë, rinj e të reja të cilët shpesh të

mbushur me plot vuajtje e probleme të ndryshme; kam

menduar cili është mesazhi që Zoti i flet zemrës sime për

një ungjillëzim të ri në këtë tokë martire në dobi të shëlbimit

të të gjithë njerëzve e në dobi të kishës mbarë.

Jeta jonë është para një urgjence e cila thërret dhe

lëshon alarme; bëje dashurinë e zotit të dukshme sepse

njerëzit janë të etur për ketë, dhe kërkojnë që jeta të flet

ma shumë se fjala.

Kemi një tokë të larë me gjak, kemi një terren ku

mund te angazhohemi të gjithë. DUAJ DHE BËJ SOT,

SE NDOSHTA NESËR ËSHTË VONE.

Këtë aktivitet e pati edhe simotra jonë m. Valentina

Dushi në Sanxhak nga data 8-16 gusht ku ishin 6 vullnetar

nga Sllovenia se bashku me P. Tomoz Nikush, jezuit.

Ata gjatë këtyre ditëve kanë punuar me shumë

dashuri me fëmijët, ku i kanë mësuar shumë gjëra të

bukura të artit dhe kulturës.

Për çdo gjë që Zoti e bën në Kishën e vet, falënderimi

i takon Atij, gjithashtu e falënderojmë Zotin i cili i thërret

dhe i dërgon bijtë e vet si dëshmitarë të DASHURISE

së Tij në botë.

Aktivitete verore tek Shoqata Betania (Bubq – Fushë

Krujë) dhe në Famullinë Shën Mëhilli (Sukth)

Nga Don Francesco Guarnati

Tetor 2008

Kisha dhe jeta

11

Gjystina dhe mt. Flora (shqiptare).

Bashkëpunëtorët tanë kanë qenë edhe 16

animatorë të rinj, në përgjithësi në moshën 16-17

vjeç, me të cilët jemi takuar që nga muaji qershor

për programimin e aktiviteteve.

Kampi i të vegjëlve ishte një përvojë krejtësisht

e re për ata fëmijë në moshën 6-9 të fshatit.

Përralla e Borbardhës na ka përcjellë për një javë

(nga 30-06-08 deri 06-07-08); Borëbardha përfaqëson

bukuria e vërtetë dhe mirësia e vërtetë që

ne dëshirojmë.

Dy javët e tjera të organizuara u kanë pëlqyer

shumë fëmijëve dhe adoleshentëve që kanë marrë

pjesë në Kampin Veror në Sukth (nga 21-07-08 deri

03-08-09). Hirushja e keqtrajtuar nga njerka dhe

simotrat na ka mësuar respektin ndaj çdo qenieje

njerëzore.

Gjatë këtyre aktiviteteve verore nuk ka

munguar kurrë momenti i lutjes dhe momenti i

reflektimit, laboratori me punime të ndryshme,

ashtu si edhe ekskursionet, loja, kënga, banset

dhe... “merenda”!

Caritasi Kombëtar na ka ndihmuar ekonomikisht

për realizimin e Kampit “Pinoku” dhe Kampit

“Hirushja”, duke na propozuar për reflektimin dhe

sensibilizimin edhe temën e shfrytëzimit të grave

dhe fëmijëve në Shqipëri. Faleminderit.

Por një falënderim të veçantë i drejtojmë

sidomos Zotit që na ka dhënë këto mundësi të

edukojmë dhe të rritemi në fe. Shpresojmë që më

ndihmën e Tij mund të përsërisim përvoja të tilla

edhe vitin tjetër.

In memoriam Q Pretash Kaçaj

Nga: Franc Radoja

Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 85 vjeçare,

ndërroi jetë në Tiranë më datë 30 tetor të këtij

viti, besimtari i devotshëm, intelektuali i palodhur dhe

linguisti shumë i vyer, Pretash Kaçaj.

Pretashi lindi në Bajzë të Kastratit me 2 prill 1923

në një familje të mrekullueshme malësorësh, dhe si bir i

një familjeje të tillë nuk kishte se si të mos e pasqyronte

fortësinë e karakterit të malësorit të vërtetë edhe në të

gjitha ditët e kalvarit të jetës së tij. Vitet e para të jetës

së tij shkollore, i kreu në bankat e shkollës së fshatit të

tij, për të shkuar e vazhduar edukimin e tij arsimor në

gjimnazin françeskan “Illyricum”, e sikurse u shprehte

vetë sa qe gjallë, ai studioi në atë gjimnaz, pikërisht

në kohën kur drejtor i tij ishte i madhi Padër Gjergj

Fishta, për të cilin fliste me aq shumë mallë, respekt dhe

emocion. Në bisedat e vazhdueshme me të, ai nuk linte

asnjëherë pa përmendur edhe profesorët e tij si Prof. Dr.

Gjon Shllakun, P. Athanas Gegaj, P. Frano Kiri, P. Leon

Kabashi, P. Danjel Gjeçaj., etj... . Që në moshë ende të

vogël, merrte pjesë në korin e kishës së bashku edhe me

kushëririn e tij, baritonin me famë shqiptare dhe botërore

Luk Kaçaj. Që herët mësuan të interpretonin pothuajse

gjithë repertorin klasiko-kishtar.

Me shumë dhimbje dhe me buzë që i dridheshin

nga malli, kujtonte pjesëmarrjen e tij në funeralin e atij

që ishte shndërruar në udhërrëfyes të të gjithë të rinjve

françeskan e më gjerë, pra Padër Gjergj Fishtës, në vitin

1940. Në vitin 1942 shkon për një vit formimi në kuvendin

françeskan të Troshanit. Gjatë viteve të shkollës ndër

fretër, përvetësoi në mënyrë shumë të mirë disa gjuhë të

huaja si; greqishten e vjetër, latinisht, gjermanisht, italisht

dhe frëngjisht. Në vitin 1945, e pikërisht me 4 dhjetor,

me urdhër të qeverisë shqiptare, Pretashi së bashku me

42 kolegë të tjerë shkon në Kosovë për të hapur shkollat

shqipe duke qëndruar atje deri në vitin 1948. Po në

këtë vit kthehet në Shqipëri dhe fillon punën si mësues

në fshatin Rrjodh të Malësisë së Madhe. Në periudhën

1949-1979, Pretashi punoi si mësues në shumë fshatra të

zonës së Lezhës si; Kaçinar, Piraj, Shënkoll si dhe fshati

i fundit ku punoi ishte Grykë Manati, por kësaj periudhe

i takon edhe burgu stërmundues. Dhe do të ishte pikërisht

viti 1951, në të cilin ndërkohë që po jepte mësim në

shkollën e Kaçinarit, kur e arrestuan në shkollë duke i’a

lidhur duart me një tel të ndryshkur. Arsyeja? Arratisja

e vëllait të tij Prekës. Që nga ai çast nis edhe rruga e

gjatë e kalvarit të mundimeve të kësaj familjeje. Gjatë

kësaj periudhe ai pa me sytë e vet tmerret poshtëruese të

burgjeve të Lezhës, Shkodrës, Durrësit e Tepelenës. Nga

jeta në burg, -kujtonte Pretashi, - e tmerrshme ishte dita e

shokëve që nuk arrinin të realizonin normën pasi ishin të

vjetër ose të sëmurë, e vjetërsisë apo sëmundjes i shtohej

edhe dajaku në mbrëmje para se me fjetë. Me shumë

kënaqësi nga burgu, kujtonte vetëm ditët që arrinte të realizonte

normën edhe për D. Nikollë Mazrrekun, P. Leon

Kabashin, P. Zef Pllumin., etj..., pasi duke qenë më i ri

se ata, mundte të lëvizte disa lopata material më shumë e

kështu ata merrnin disa të rrahura më pak. Gjithashtu me

shumë dhimbje kujtonte ditët kur në burgun e Tepelenës,

i erdhi lajmi i vdekjes së babait të tij, por që nuk arriti as

të shkonte për ta përcjellur për në banesën e fundit. Besoj

kjo nuk do koment. Pas lirimit nga burgu, Pretashi shkoi

të jetonte në Bajzë pranë farefisit të vet, edhe pse tashmë

nuk kishte as shtëpi dhe asnjë pronë sado të vogël, por

i duhej ta fillonte gjithçka nga fillimi. Gëzimi i vetëm

i tij në gjithë ato vite të tmerrshme, sikurse shprehej ai

vetë, ishte Katerina, gruaja e tij, si dhe dhurata prej shtatë

fëmijësh që Zoti i kishte bërë, e që Katerina me gjithë

vuajtjet e një gruaje heroinë arriti që ti rriste me shumë

nder dhe dinjitet.

Pas daljes së tij në pension, Pretashi iku nga Bajza

e Kastratit dhe u vendos së bashku me familjen e tij në

Ishull të Lezhës, ku me shumë mundë, arriti të krijonte

një jetë modestë e dinjitoze për familjen e tij. Më pas,

nga 1994 dhe deri në mbarim të ditëve të jetës së tij jetoi

në Tiranë, bashkë më djalin e tij të vogël Salvadorin, ishfutbollistin

e talentuar të kombëtares sonë. Gjatë ditëve

të sëmundjes së tij, kërkoi vazhdimisht të kishte pranë

meshtarin, pasi vetë shpesh herë e thoshte se, pa rrëfim

dhe kungim, jeta e tij nuk do të kishte asnjë kuptim. Dhe

ashtu ndodhi në të vërtetë: i pajtuar me njerëzit nëpërmjet

rrëfimit, i forcuar për falje nëpërmjet kungimit, me 30

tetor mbylli sytë për këtë jetë, për ti hapur për në jetën

e pasosur.

Pushoftë ne paqe!

tetor 2008 Kisha dhe jeta

12

Reçension

Kastriot Marku, Kishat e Kurbinit. (Kishat dhe organizimi

kishtar në Kurbin), Geer, Tiranë, 2008. 418 ff.

Nga Zef Pjetri, Giovanni Peragine.

I njohur

fillimisht si

studiues i letërsisë,

pastaj si poet, autor

tekstesh didaktikë

e më pas vijon

me disa sprova të

historisë së arsimit

dhe kulturës; më tej

përgatiti për botim

dorëshkrimet e

Imzot Frano Illisë,

së fundmi Kastriot

Marku riparaqitet

para lexuesve me

një tjetër botim,

krejt të veçantë

me titullin: Kishat

e Kurbinit, duke na shfaqur kështu një profil tejet

befasues, përmes në vepre të realizuar nga një punë

origjinale, e cila përbën një kontribut të veçantë, e pse

jo, të munguar dhe të shumëpritur në bibliotekën tonë

kulturore. Ky libër, është pa as më të voglin dyshim

një guidë e rëndësishme që prezanton denjësisht

trashëgiminë kulturore të trevës së Kurbinit, dhe në

një kuptim më të gjerë ai në vetvete përbën një ngjarje

kulturore, e cila vjen si rezultante e një studimi

kompetent të bërë nga autori i tij.

I nisur në fundin e viteve 90, ku ndihej mungesa

e dokumentacionit si dhe përvoja e pakët në studimet

e këtij lloji, studimi na paraqet shembullin e një

studimi shkencor në kuptimin qenësor të fjalës,

duke qenë kështu një model se si mund të bëhet

një punë e tillë e ngjashme edhe për famullitë dhe

dioqezat e tjera, kryesisht atyre të veriut. Në studim

nuk janë vetëm kishat subjekti që është trajtuar, por

autori na ka sjellë një varg dokumentesh, saktësime

dhe interpretimesh që ngërthejnë gjithë historinë

e krahinës. Çdo lexues i interesuar, gjithçka që do

t’i interesojë mbi këtë krahinë, do t’i mjaftonte

shqyrtimi i bibliografisë se këtij libri, dhe problemin

menjëherë e vendos në rrugën e zgjidhjes.

Studimi paraprihet nga një hyrje e gjatë, e cila

i lë vend më pas një trajtesë hyrëse për gjendjen e

studimeve kishtare, kishën katolike, arkidioqezën

Tiranë-Durrës dhe Ipeshkvinë e Arbënit gjatë

mesjetës. Libri është tejet interesant përsa i takon

gërshetimit të elementëve fiziko-gjeografikë,

historikë, fetarë dhe atyre etnokulturorë. Ndarja në

pjesë dhe kapituj është e qartë, çfarë ka bërë që punimi

të jetë i strukturuar qartë nga ana përmbajtësore.

Libri, i cili është i ndarë në tre pjesë fillon me pjesën

e parë Organizimi kishtar në Kurbin, në të cilin jepet

një vështrim dhjetëshekullor në historinë e krishterimit

në trevën e Kurbinit, çfarë përbën një sintezë të

përhapjes së krishterimit dhe gjendjes kishtare, duke

qenë ky kështu, një kre edhe një pjesë e rëndësishme

e kontributit të autorit për historinë e përgjithshme të

kësaj krahine. Me mjaft rëndësi është argumentimi i

plotë për herë të parë i vendndodhjes së fshatit Kurbin,

i cili ka qenë vazhdimisht një endje sa andej-këtej e

studiuesve. Këtu janë trajtuar me kujdes me të dhëna

dhe argumente dokumetare që kanë të bëjnë me Ipeshkvinë

e Arbënit, lista e ipeshkvijve që banuan në Shën

Prende (1615-1856) dhe në Delbnisht (1856-1937),

personaliteti i Papa Klementit XI dhe roli i tij në

Kuvendin e Arbënit. Pjesa e dytë trajton monumentet

kishtare në Kurbin, të cilat janë vështruar sipas famullive

kryesore, Milot, Laç dhe Mamurras. Shqyrtimi i

burimeve dhe i literaturës historike veçanërisht përqasja

me relacionet e relatorëve apostolikë dërguar Vatikanit,

por edhe verifikimi konkret në terren duke ndjekur edhe

përgjigjet e anketimit të bërë banorëve, kanë dhënë

identifikimin e saktë të shumë prej ndërtimeve, dhe

për rrjedhim dhe hartimin e listës së plotë të 33 kishave

në territorin e kësaj krahine, prej të cilave sikurse e

thamë edhe më sipër tashmë janë dokumentuar me

siguri. Disa prej këtyre kishave janë të pa identifikuar,

çfarë do të thotë se ato përbëjnë pontencialisht një

objekt për kërkime të mëtejshme. Pjesa e tretë i kushtohet

kontributit të dhënë nga Kisha katolike e kësaj

treve, për zhvillimin e arsimit. Kjo ka qenë një shtysë

interesante që ka tërhequr interesimin dhe kërkimin e

autorit të punimit në gjurmimin e shkollimit në këtë

krahinë, i cili daton 386 vjet më parë në gjysmën e

parë të shekullit XVII në vitin 1632, pra plot 255 para

hapjes së Mësonjëtores shqipe të Korçës. Seminari që

përgatiste studentët kishtarë, që funksionoi në kishën

e Shën Prenes (asokohe Selia Ipeshkvnore e Arbënit e

më pas e Arqipeshkvisë së Durrësit) në fshatin Gallatë,

e njohur si Shkolla e Kurbinit, i bie të jetë shkolla e

parë shqipe në trojet shqiptare.

Monografia Kishat e Kurbinit, dëshmon për

punë dhe kërkime këmbëngulëse e të frytshme,

për erudicionin dhe njohuritë e gjëra në fushën

përkatëse, fryt i një pune shumëvjeçare e me pasion

në gjurmimin, mbledhjen, përshkrimin, sistemimin

dhe analizën e materialit shoqëruar me vërejtje dhe

konsiderata të vlefshme bile me qëndrim kritik ndaj

shkrimeve të ndryshme që në mënyra të ndryshme

kalimthi kanë prekur këtë temë. Burimet bibliografike

të shumta kanë pasuruar dhe mbështetur mendimet

vetjake të autorit.

Organizimi kishtar shqiptar gjatë Mesjetës na

vjen përmes të dhënave dokumentare, kryesisht të

relacioneve të dërguara Propagandës Fide nga ana

e ipeshkvijve vizitatorëve, prelatëve, misionarëve,

informatorëve, inspektorëve apostolikë me detyrën e

inspektimit të përgjithshëm, delegatëve për ndjekjen

dhe zgjidhjen e çështjeve që kishin të bënin me

juridiksionin kishtar, klerikëve vendas, misionarëve

rregulltarë ose klerit shekullar në dioqezat përkatëse

të Shqipërisë sikurse ato Marin Bicit (1610), Gjon

Kolesit (1625), Mark Skurës (1641), Shtjefën

Gasparit (1671), Gerard Gallatës (1673), Vinçens

Zmajeviçit (1702 etj. Janë shfrytëzuar Farlati dhe

Coleti, në veprën e tyre monumentale Illyricum

Sacrum, sidomos vëllimi i VII-të i saj, në të cilën

përmblidhen akte të papëve, kryepeshkopëve,

ipeshkvijve, akte të sinodeve kishtare të nxjerra nga

Arkivi i Vatikanit. Gjithashtu botimet e Valentinit,

Cordignanos, e posaçërisht relacionet Zamputit kanë

qenë mbështetja kryesore. Pra edhe pse burimet

dokumentare të historisë sonë, janë relativisht të pakta

në numër e me mjaft zbrazëti sidomos për periudhën

mesjetare, studiuesi ka sjellë një mori dokumentesh e

të dhënash nga burimet të drejtpërdrejta e të tërthorta

dhënë përmes citimesh dhe shënimesh të bollshme

referuese në fundfaqe duke synuar mbështetje faktike

në materialet e krahasuara nga burime të ndryshme

për të njëjtin problem mbi të cilat ka siguruar

mbështetjen e argumenteve shkencore, d.m.th. çdo

gjë e thënë është provuar dhe njohur mbështetur në

fakte shkencore të provuara përmes dokumentesh.

Ndarja e mësipërme e 33 kishave mbështetet

në historinë e organizimit kishtar të kësaj dioqeze.

Analiza studimore e pikturës murale të Shën Mërisë

në Shën Mëri, ndonëse e ruajtur në mënyrë fragmentare,

merr rëndësi specifike sepse janë të pakta

kishat e Veriut të Shqipërisë të afreskuara që kanë

mundur t’i rezistojnë dëmtimeve të kohës. Gjithashtu

paraqet interes analizimi i emrat të shenjtorëve pajtorë

të kishave të Kurbinit ku autori vë re se emri më i

përhapur i kishave është Shën Kolli (6 raste), Shën

Mëria (3 raste), Shën Mëhilli, Shën Illia, Shën Gjergji,

Shën Vlashi, Shën Marku, (2 raste) Shën Prendja,

Shën Mëhilli, Shën Ndreu, Shën Iza, Shën Deodori,

Shën Shtjefni, Shën Luka, Shën Gjoni, Shëlbuemi,

Shna Ndoj me nga një rast.

Nuk duhet lënë pa përmendur edhe dokumentimi

fotografik, i cili plotëson dhe mbështesë konkretisht

ato çfarë janë thënë prej studiuesit.

Kishat mesjetare të Kurbinit përbëjnë një

pasuri të rëndësishme për të njohur arkitekturën

dhe organizimin kishtar të kësaj zone. Një pjesë e

ndërtimeve të këtyre kishave përkon me lindjen dhe

zhvillimin e principatave feudale shqiptare. Disa prej

këtyre kishave ruhen deri diku mirë e disa të tjera

ruhen në gjendje rrënoje. Me përjashtim të kishës

së Shën Mërisë në Shëmri, në asnjë prej objekteve

të kultit të krishterë në Kurbin nuk janë realizuar

gërmime në mënyrë të posaçme. Punimi është një

studim i plotë monografik mbi këtë temë, në të cilin

autori i saj dëshmon se është mjaft i informuar, duke

sjellë të dhëna të hollësishme, duke bërë saktësime

dhe interpretime të reja, si dhe duke ndrequr shumë

keqinterpretime.

Autori nisur nga terminologjia specifike, për të

ndihmuar lexuesin e thjeshtë gjatë leximit, librin e

ka pajisur me një fjalorth të vogël. Është përdorur

metoda historiko-topografike në mënyrë sistematike

mbështetur në argumente shkencore.

Punimi përmbyllet me një bibliografi

jashtëzakonisht të pasur (363 zëra), përmes së cilës

është sjellë maksimumi i burimeve të mundshme të

arkivore dhe dokumentare të botuara dhe të pabotuara

më parë, që ua lehtëson disi punën studiuesve të

ardhshëm që do të merreshin me këtë temë.

Është kjo një vepër historiografike është hartuar

sipas metodës kronologjike dhe asaj deskriptive, në

të cilën jepet një inventar i plotë i kishave përmes

mbledhjes së të gjitha gjurmëve të kishave të vjetra

të Kurbinit përpara se lënia e tyre në mëshirën e fatit

dhe harresa t’i zhdukë përfundimisht, duke bërë

kështu që t’i përcillet brezit të sotëm dhe atyre që

do të vijnë një ndër pjesët më vitale të historisë së

kësaj krahine.

Sado që libri na paraqitet një studim i specifikuar

mbi një fushë të caktuar, ai na shpërfaq gjithashtu

profilin e një dijetari, ku bie në sy shkathtësia e

frazës dhe stili i tij i zhdërvjellët euridit.

Kjo monografi plotëson një mangësi të djeshme

të vënë re në fushën historisë specifikuar në atë

religjioze, por në të njëjtën kohë ai është pa asnjë

dyshim vepra më e plotë dhe më e serioze që i

është kushtuar Kurbinit dhe veçanërisht historisë së

kulturës së tij, pjesë e së cilës janë edhe vlerat që ka

konservuar religjoni katolik.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!