12.07.2015 Views

radio maria - kishadhejeta.com

radio maria - kishadhejeta.com

radio maria - kishadhejeta.com

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mars 2009 Kisha dhe jeta6Shën Pali, dëshmitar i shpresësPali, i gjendur i rrethuar nga vështirësi dhe sprovatë ndryshme, i shkruante Timoteut, nxënësit tëtij besnik: “Ne i kemi vënë shpresat tek Zoti igjallë” (1 Tim. 4, 10). Si lindi kjo shpresë tek ai?Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, duhet të fillojmënga takimi i tij me Jezusin e ringjallur, rrugëspër në Damask.Atëherë Sauli ishte një i ri si ju, në moshërreth 20-25 vjeç, një përkrahës i ligjit të Moisiut,i vendosur për t’i luftuar me të gjitha mjetetata, të cilët ai i konsideronte si armiq të Zotit(shih. Apost. 9, 1). Ndërsa po shkonte për nëDamask për të arrestuar dishepujt e Krishtit, aiu verbua nga një dritë mjaft e mistershme dhendjeu ta thërrisnin në emër: “Saul, Saul, përsemë përndjek?”. Ai ra përdhe dhe pyeti: “Kush jeti, Zotëri?”. Dhe zëri u përgjigj: “Unë jam Jezusi,të cilin ti po e përndjek” (shih. Apost. 9, 3-5).Pas atij takimi jeta e Palit ndryshoi në mënyrëradikale: ai u pagëzua dhe u bë një Apostull i Ungjillit.Rrugës për në Damask ai u transformua së brendshmiprej dashurisë së Zotit, të cilin ai e takoi në personin eJezu Krishtit. Një ditë ai do të shkruante: “Përsa kohëdo të jetoj ende në këtë botë, do të jetoj në besimintek Biri i Zotit, i cili më ka dashur dhe është flijuarpër mua” (Gal. 2, 20). Pra, nga përndjekës ai u kthyenë dëshmitar dhe misionar; ai themeloi bashkësi tëkrishtera në Azinë e Vogël dhe Greqi; ai përshkoimijëra kilometra dhe u përball me çdo situatë, derinë martirizimin e vet në Romë. Dhe gjithçka e bëringa dashuria për Krishtin.Shpresa e madhe ndodhetnë KrishtinPër Palin, shpresa nuk është vetëm një idealapo vetëm një ndjenjë, por një person i gjallë:Jezu Krishti, Biri i Zotit. I përshkuar thellësishtnga kjo bindje, ai do t’i shkruante Timoteut: “Nei kemi vënë shpresat në Zotin e gjallë” (1 Tim. 4,10). Dhe “Zoti i gjallë” është Krishti, i cili ështëringjallur dhe është i pranishëm në botë. Ai ështëshpresa e vërtetë: Krishti, i cili jeton me ne dhenë ne, dhe na thërret për të marrë pjesë në jetëne Tij të përjetshme. Dhe nëse nuk jemi vetëm,kur Ai është pranë nesh; nëse Ai është e tashmjadhe e ardhmja jonë, atëherë përse duhet të kemifrikë? Pra, shpresa e të krishterit do të thotë, që“ne e kërkojmë lumturinë tonë në Mbretërinë eQiellit dhe në Jetën e Përjetshme, duke besuar nëpremtimet e Krishtit dhe jo duke u mbështeturnë forcat tona, por në ndihmën e Hirit të Shpirtittë Shenjtë” (Katekizmi i Kishës Katolike, 1817).Rruga për tek shpresa e madheAshtu si dikur takoi Palin e ri, ashtu kërkonJezusi të takojë edhe secilin prej jush, të dashurtë rinj. Por, përpara se ky takim të jetë dëshirajonë, ai është dëshira e gjallë e Krishtit. Tani,ndoshta dikush prej jush mund të më pyeste: Simund ta takoj sot unë Atë? Apo, në çfarë mënyreAi më afrohet mua?Kisha na mëson, se dëshira për të takuarZotin është fryt i Hirit të Tij. Kur ne shprehimbesimin tonë në lutje, atë moment ne e takojmëAtë edhe në errësirë, sepse është Ai që na ofrohet.Lutja e vazhdueshme e hap zemrën për ta priturAtë, ashtu siç e shpall edhe Shën Agustini: “Zoti,Hyji unë, dëshiron që dëshirat tona të provohennë lutje. Kështu, Ai na përgatit për të marrë atë,që Ai është i dëshiruar për të na dhënë” (Letrat130, 8, 17). Lutja është një dhuratë e Shpirtit, ecila na shndërron ne në burra dhe gra të shpresës,si dhe e mban botën të hapur për Zotin (shih.Spe salvi, 34).Krijojini hapësirë lutjes në jetën tuaj! Edhekur lutemi vetëm është mirë, por akoma më bukurdhe përfituese është të lutemi së bashku; sepse Zotina ka siguruar, se Ai është i pranishëm atje ku dyose tre janë mbledhur në emrin e Tij (shih. Mt.18, 20). Ka shumë mënyra për t’u miqësuar meTë; ekzistojnë përvoja, grupe dhe lëvizje, takimedhe udhëzime, për të mësuar si të lutemi dhe nëkëtë mënyrë për t’u rritur në përvojën e besimit.Merrni pjesë në liturgjitë e bashkësive tuaja dhepërforcohuni sa më shumë në Fjalën e Zotit, si dhenë pjesëmarrjen aktive në Sakramente. Ashtu siçe dini, Eukaristia është kulmi dhe qendra e jetësdhe misionit të çdo besimtari dhe çdo bashkësietë krishterë. Ajo është Sakramenti i Shëlbimit, kuKrishti bëhet i pranishëm dhe jep trupin dhe gjakune Tij si ushqim shpirtëror për Jetën e Përjetshme.Vërtet një mister i papërshkrueshëm! Për Eukaristinëlind dhe rritet Kisha, familja e madhe e tëkrishterëve, në të cilën hyjmë nëpërmjet Pagëzimitdhe në të cilën ne përtërihemi vazhdimisht, falëSakramentit të Pajtimit.Më pas, të pagëzuarit përforcohen nga Shpirtii Shenjtë, nëpërmjet Përforcimit, për të jetuar simiq dhe dëshmitarë të vërtetë të Krishtit; kurse,Sakramentet e Shugurimit dhe të Martesës ibëjnë ata të aftë për të përmbushur detyrat e tyreapostolike në Kishë dhe në botë. Dhe së fundi,Vajimi i të sëmurëve na bën që të provojmëngushëllimin e Zotit në vuajtje dhe sëmundje.Të veprojmë sipas shpresëssë krishterëKur ju ushqeheni nga Krishti dhe ashtu siApostulli Pal jetoni në Të, atëherë nuk mundtë mos flisni për Të dhe ta bëni të njohurmes shumë miqve dhe bashkëmoshatarëvetuaj, duke u kujdesur, që ata ta duan Atë.Kur ju të jeni bërë dishepuj besnik të Tij, dotë jeni të aftë të kontribuoni në ndërtimin ebashkësive të krishtera, të cilat përshkohennga dashuria, ashtu si dhe ato për të cilatflitet në Veprat e Apostujve. Kisha shpresontek ju për përmbushjen e këtij misioni tëvështirë: mos u dekurajoni nga sprovat dhevështirësitë. Jini të duruar dhe të qëndrueshëm,dhe mposhteni prirjen natyrale të rinisë, përtë pasur dhe dashur gjithçka dhe menjëherë.Miq të dashur! Dëshmojeni të Ringjallurin siPali! Bëjani të njohur Atë të gjithë të rriturve dhebashkëmoshatarëve tuaj, që janë në kërkim “tëshpresës së madhe”, e cila u jep kuptim jetës së tyre.Kur Jezusi të jetë bërë shpresa juaj,atëherë manifestojani atë edhe të tjerëve,n ë p ë r m j e t g ë z i m i t d h e a n g a z h i m i ttuaj shpirtëror, apostolik dhe social.Të pushtuar nga Krishti, vëreni të gjithë fenë tuajnë Të, dhurojani Atij të gjithë besimin tuaj dhepërhapeni këtë shpresë edhe përreth jush. Merrnivendime, që shprehin besimin tuaj! Tregoni, seju i njihni rreziqet dhe idhujtarinë e parasë, tëmirave materiale, të karrierës dhe suksesit, pornuk gënjeheni nga këto imazhe mashtruese.Mos u jepni pas logjikës së interesave egoiste,por ushtrohuni në dashurinë për tjetrin;përpiquni, që t’i vini veten dhe aftësitëtuaja njerëzore e profesionale në shërbimtë së vërtetës dhe të mirës së përgjithshme;të qëndroni vazhdimisht të gatshëm, për t’ifolur dhe përgjigjur kujtdo, që ju pyet përshpresën që juve ju mbush” (1 Pjetri 3, 15).I krishteri i vërtetë nuk është kurrëi dëshpëruar, edhe nëse ai është përballësprovave të ndryshme; sepse, prania e Krishtitështë mister i gëzimit dhe paqes së tij.Maria, nënë e shpresësQoftë Shën Pali për ju një shembull ikësaj rruge të jetës apostolike; ai, i cili jetëne vet e ka përforcuar në besim dhe shpresëtë qëndrueshme, duke ndjekur shembulline Abrahamit, për të cilin në Letrën drejtuarRomakëve shkruan: “Përkundrejt çdoshprese, ai ka besuar plot shpresë, se do tëbëhej ati i shumë popujve” (Rom. 4, 18).Në të njëjtat gjurmë të popullit të shpresës,të cilin e formuan profetët dhe shenjtërite të gjitha kohërave, ne ecim vazhdimishtpërpara drejt krijimit të Mbretërisë sëQiellit; dhe Virgjëra Mari, nëna e shpresës,na shoqëron në rrugëtimin tonë shpirtëror.Ajo, mishërimi i shpresës së Izraelit, e cilai dhuroi botës Shpëtimtarin dhe qëndroi epalëkundur në shpresën e Kryqit, është përne shembull dhe përkrahje. Mbi gjithçka,ndërmjetësoftë Maria për ne dhe na shoqëroftënga errësira e vështirësive tona drejt agimitvezullues të takimit me të Ringjallurin.Të dashur miq të rinj, dëshiroj ta mbyll këtëmesazh me një thirrje të njohur dhe të bukurtë Shën Bernhard-it [të Clairvaux-it], e cilamori shtytje nga titulli “Stella maris”, Ylli iDetit, për Marinë: “Nëse zgjohen stuhitë etundimit, nëse gjendesh në mes të shkëmbinjvetë pikëllimeve, ngriji sytë nga ylli i detit dhethirri Marisë për ndihmë! Nëse përplasesh ngadallgët e mendjemadhësisë, ambicies, shpifjesdhe smirës, vështro nga ylli, thirri Marisë…Në mes rreziqeve, nevojave dhe pasigurive,kujto Marinë, thirre atë… Ndiqe atë, dhe nukdo të humbasësh. Thirre atë, dhe nuk mundtë dëshpërohesh; kujto atë, dhe nuk do tëgabohesh. Mbahu tek ajo, dhe nuk do të biesh.Nëse të mbron ajo, atëherë mos iu frikëso asgjëje!Nëse të udhëheq ajo, nuk do të lodhesh. Nëse tëmëshiron ajo, do t’ia mbërrish i sigurt synimittënd!” (In laudibus Virginis Matris, Homilia2, 17; Predikim lavdi për Virgjërën Mari).Maria, Yll i Detit, i shoqëroftë të rinjtëe të gjithë botës në takimin me JezusinHyj, Birin e saj dhe qoftë rojtarja qiellore eshpresës dhe besnikërisë së saj në Ungjillin.Të dashur të rinj, duke ju siguruar, se e kujtojsecilin prej jush çdo ditë në lutje, ju bekoj ngazemra juve, si dhe njerëzit tuaj të dashur.Nga Vatikani, 22 Shkurt 2009.Benedictus PP. XVI

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!