06.05.2013 Views

QELLIMI I KESAJ FLETE PALOSJE, eshte: T'ju jape fermereve disa ...

QELLIMI I KESAJ FLETE PALOSJE, eshte: T'ju jape fermereve disa ...

QELLIMI I KESAJ FLETE PALOSJE, eshte: T'ju jape fermereve disa ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

QELLIMI I KESAJ FLETE PALOSJE, eshte:

T’ju jape fermereve, te cilet kane nevoje te dine se

çfare duhet bere gjate kultivimit te domates ne serra,

disa njohuri dhe te dhena teknike.

QENDRA E TRANSFERIMIT TE TEKNOLOGJIVE

BUJQESORE LUSHNJE DISPONON HIBRIDE SHUME

TE MIRA DOMATESH PER SERRA DHE FUSHE.

Kultivimi i perimeve ne fushe dhe serra, ka rendesi

te madhe ekonomike, per aresye se ben te mundur

zgjatjen e periudhes se prodhimit dhe konsumit te

perimeve te fresketa gjate gjithe vitit.

Kultivimi i perimeve ne fushe dhe mjedise te

mbrojtura zgjerojne akoma me shume prodhimin e

perimeve gjate gjithe vitit.

KULTIVIMI I DOMATES. Domatja

(Lycopersicon esculentum Mill.) vlerësohet nga bimet

perimore më të rendësishme, jo vetëm në vendin

tonë, por pothuaj kudo. Kërkesat për të janë në

rritje, si për origjinalitetin e shijes, ashtu dhe për

diversitetin e mënyrave të të ushqyerit. Për këto

arsye, kultivimi dhe konsumi i saj është rritur

ndjeshëm, sidomos vitet e fundit, duke zgjeruar

kështu kalendarin e prodhimit të saj, rrjedhoje edhe

e kultivimit në mjedise të mbrojtura.

KERKESAT PER FAKTORET KLIMATIKE.

Domatja futet ne grupin e bimeve

ngrohtësidashëse dhe dallohet per kerkesa te larta

termike në mjedisin e kultivimit (toke si dhe ajrit).

Temperatura optimale e tokes eshte 12-22 ˚C, kurse

temperaturat e ulta gjithashtu edhe te lartat behen

frenuese ne pervetesimin e lendeve ushquese dhe

ujit nga sistemi rrenjor i bimeve.

REGJIMI TERMIK LUAN ROL TE RENDESISHEM TE

DOMATJA,

SEPSE NDIKON DUKSHËM NË TË GJITHA FAZAT E

RRITJES DHE ZHVILLIMIT TË SAJ, NE

PREGATITJEN E FIDANIT, RRITJEN DHE NE

PROCESIN E FRUTIFIKIMIT. NË KËTË TË FUNDIT,

SI NE KUSHTE TË TEMPERATURËS SË ULET DHE

TE LARTË VEREHET DESHTIM I LULEVE. EDHE

TEMPERATURA E TOKES LUAN ROL TE

RENDESISHEM NE PERVETESIM TE LENDES

USHQYESE DHE UJIT E PER RRJEDHOJE NE RRITJE

DHE ZHVILLIMIN NORMAL TE BIMEVE.

KERKESA PER TOKE.

Domatja rritet mire ne tipe te ndryshme tokash,

por parapëlqen tokat e pasura me lëndë organike,

me përbërje mekanike rano-argjilore, me strukure të

mire e të kulluara, me aftesi te larta ujembajtese e qe

ajrosen mire, me pH asnjanës ose lehtësisht acid

(6,5-7).

PARABIMA.

Domatja kultivohet me sukses pas te lashtave dhe

bishtajoreve. Eshte mire qe te mos mbillet per 2-3

vjet ne te njejten ngaster. Nga ana tjetër ajo eshte nje

parabime shume e mire per te gjitha kulturat, me

perjashtim te specit, patellxhanit dhe patates, qe i

takojne te njejtes familje pasi preken nga te njejtat

semundje dhe demtues.

PERGATITJA E TOKES.

Toka punohet disa javë para mbjelljes ne thellesi

28-35 cm. Kryhen ne kohe riparimet e sistemit te

ujitjes dhe plehërimit. Serrat pleherohen cdo vit per

te perballuar rendimentet e larta qe kerkohen të

merren. Per ta kryer ate sa me te plote, para

pleherimit baze behen analiza agrokimike te tokes

per lenden organike, makro dhe mikro elementet,

mbetjet toksike si dhe pH.

Domatja per 1 ton prodhim ka keto nevoje :4.5

kg azot ( N ),4.5 kg fosfor ( P 2O 5 )dhe 5 kg potas (

K 2O ). Ka hibride te vecanta qe kane kerkesa te larta

per potas duke rritur raportin N:P:K = 1:1:2.

STRUKTURA VARIETORE.

Hibridet e domates që qarkullojnë sot në

prodhim janë të shumtë; më të përshtatshëm

për kultivim janë: Rubin 18 F1, Rubin 12 F1,

Izmir F1, Viktor F1, Miranda F1, Shirley F1,

etj.

RUBIN 18 F1

TEKNIKA DHE MENYRA E MBJELLJES.

Domatja mbillet me fidane te pregatitur ne tava

polisteroli.

Cilesia e pergatitjes se fidanit ndikon ne shkalle te

larte mbi fatin e prodhimit si ne sasi, cilesi dhe

hershmeri. Konsiderohet i mire fidani me moshe,

madhesi dhe peshe normale, i paster nga semundjet

e demtuesit dhe me sistem rrenjor te

pademtuar.Fidanët në çastin e mbjelljes në vendin e

përhershëm duhet të kenë këta tregues: peshë

mesatare 10-15 g, gjatësi 15-20 cm, trashësi kërcelli

0,4-0,5 cm, 7-9 gjethe dhe lulërinë e parë të

diferencuar.

Tendenca që vrehet në ndonjë rast, për të nxjerrë

më shpejt fidanët në serrë, pa përmbushur kërkesat

e përshkruara, bënë që në serra me ngrohje të rriten

shpenzimet, kurse në serrat diellore të dëmtohet

hershmëria e prodhimit.

KULTIVIMI I DOMATE NE SERRA.

Kultivimi në mjedise të mbrojtura mund të

realizohet ne serra, me ose pa ngrohje. Teknikat dhe

teknologjitë bashkëkohore, krijojnë mundësi, në

veçanti në kushtet klimatike të zonës së ngrohtë të

vendit tonë, që të prodhohet domate gjatë gjithë

vitit. Për kushtet tona klimatike, mund të prodhohet

me leverdi ekonomike duke mbjellë:

Prodhim domate kulturë e parë:

- në serra me ngrohje,

- në serra diellore.

Prodhim domate kulturë e dytë:

- në serra diellore.

Dendësia e për njesi te siperfaqes rregullohet duke

levizur largesine midis bimeve ne rresht. Ndonese

dendësia kushtezohet nga shume faktore, mes te

cileve kultivari, metoda e rritjes, koha e mbjelljes,

gjatesia e ciklit te kultivimit, kostoja e fidanit,

rendimenti, etj. Gjate kultivimit ne serra, më shpesh

perdoret dendesia 3-3.2 bime/m 2 . Në kushtet e

kultivimit me mulcerim, para mbjelljes së fidanëve

në serrë, në drejtim të rreshtave, ngrihen kurrizet,

mbi të cilat shtrihen tubacionet e ujitjes me pika dhe

pas kesaj shtrohet fleta e mulcerimit.

SHERBIMET PAS MBJELLJES.

Plotësimi i boshllëqeve dhe shkrifërimi i tokës. 8-12 ditë

pas mbjelljes bëhen zëvëndësimet e mundëshme dhe

prashitja e parë.

Pas mbjelljes së fidanëve vendoset sistemi

mbështetës, i cili në serra është spango.

Operacionet e gjelbra konsistojne ne nderhyrjet e

tilla si heqja e sqetulloreve, rrallimi i gjetheve,

keputja e majes rritese, e tjerë.

Pleherimi plotesues. Bimet ne serra marrin ushqime

plotesuese gjate gjithe vegjitacionit, kryesisht me

plehra minerale azotike, potasike dhe fosforike.

Ujitja. Kjo kerkese duhet plotesuar me kujdes ne

kushtet e serrave.

Maksimumi i prodhimit dhe cilesise se frutit merret

kur lageshtia ne toke ruhet njelloj, pa luhatje.

MBROJTA E BIMEVE NGA SEMUNDJET DHE

DEMTUESIT Bimet e domates preken nga nje sere

semundjesh e demtuesish, mbrojtja e te cileve

kerkon mendimin e kualifikuar te specialistit.

Pse jane problem semundjet :

- Ka ulje te ndjeshme te prodhimit;

- Ulet vlera tregtare;

- Ulen te ardhurat per njesi prodhimi.

Demtuesit e domates.

Domatja si te gjithe bimet e familjes solanace preket

nga parazite shtazore si nematodat, insektet si ato

te rrenjeve ashtu dhe te gjetheve dhe frutave.

Vjelja dhe ruajtja e prodhimit.

Vlelja e domates eshte shume e rendesishme.

Kerkesat e tregjeve te Europes, jane orientuar

kryesisht drejt domateve ne forme globoze,

konsistente, me ngjyrim uniform e madhesi

mesatare 140 – 200 gr. Per tu realizuar keto

kerkesa te tregut te brendeshem e te jashtem, eshte e

nevojshem te futen ne perdorim hibride te rinj.

Rendimenti i domates ndryshon në varësi të

varietetit (hibridit), mjedisit dhe teknologjisë së

kultivimit.

TEKNOLOGJI E PRODHIMIT TE

DOMATES NE SERRA

PËRGATITI:

QENDA E TRANSFERIMIT TË

TEKNOLOGJIVE BUJQESORE

LUSHNJE

TEL/ 035222498

E-mail qttblushnje@yahoo.com

JANAR, 2012

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!